Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tregime Islame! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tregime Islame! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tregime Islame!

5 posters

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:40

Tregohet se një djalë erdhi te Ebu Derdai r.a. dhe kërkoi këshillë, e ky iu përgjigj:

"Djali im, përmende Allahun në mirëqenie, Ai do të përkujtoj kur je në fatkeqësi!

Djali im, bëhu dijetar (alim) ose nxënës (muteal-lim)ose dëgjues i mirë, e mos u bëj i katërt se do të shkatërrohesh!

Djali im, mesxhidi yt le të bëhet shtëpia jote, sepse kam dëgjuar nga i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. duke thënë: "Mesxhidi është shtëpia e secilit njeri të vetëdijshëm dhe të pastër".

Djali im, ai i cili e bën shtëpinë mesxhid , Allahu ia ka siguruar mëshirën e Tij dhe ia siguron kalimin nëpër urën e Siratit.

Një prej shkatërrimit të këtij ummeti është se ka të tillë që dëgjojnë ligjëratën (dersin) të shtunën, të dielën veç fillojnë të mbajnë vazë, ndërsa të hënën bëhen të ashtuquajtur dijetar!"

Shpëtimi është në vetëdijen e lartë dhe në vetëkontroll, siç thotë verseti kur'anor: "Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet". (1)

Secili kërkon lumturinë dhe kënaqësinë por njerëzit dallojnë për mënyrën se si e arrijnë këtë. Dikush mendon se lumturia është në pasuri, dikush nëpërmes epsheve, dikush në gjëra të kota, dikush në alkool ose drogë, dikush në pushtet dhe nam, dikush në pozitë dhe privilegje, dikush në femra, dikush në rroba luksoze, etj.

Mirëpo sikur lumturia të ishte në pasuri, Karuni do të ishte njeriu më i lumtur në botë, sikur lumturia të ishte në pushtet dhe dominim dhe privilegje, Faraoni dhe Hamani do të ishin më të lumturit në botë.

Sikur lumturia të ishte në nam dhe rroba luksoze, "yjet" e njohur botëror nuk do të vdisnin në mjerimin më të madh.

Lumturia e vërtetë dhe kënaqësia është në bindje ndaj Zotit dhe ruajtja nga mëkatet. Ky është shkas i suksesit të përhershëm: "Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues". (2)

I Lartësuari gjithashtu thotë: "Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre". (3)

Njëri prej robërve të Allahut ka thënë: 'Të mjerët banorët e dynjasë! E lëshuan këtë botë e nuk e shijuan gjënë më të ëmbël në te?' - Dikush e pyeti: "E cila është gjëja më e ëmbël në dynja?" Robi i Allahut u përgjigj: 'Njohja e Allahut!'

Njëherë tre thirrës në islam, kaluan pranë një populli i cili adhuronte zjarrin, dhe i ftuan që ta adhurojnë vetëm Allahun dhe vetëm Atij t'i luten, mirëpo populli nuk pranuan. Kur dëgjuan për këta, ushtria e këtij populli i prangosi dhe i solli para mbretit të tyre. Kur i dëgjoi mbreti, thirri prijësit e tij fetar që të bëjnë dialog më këta.

Kleriku i tyre u tha thirrësve islam që do t'ju bëjë disa pyetje, ndërsa këta thanë:

"Nëse përgjigjemi në pyetje, a do ta pranosh Islamin?!" Kleriku tha që pranon dhe filloi me pyetjet:

Çfarë është ajo që Zoti nuk e njeh?
Çfarë kërkon Zoti prej robërve të Tij?
Çfarë Zoti nuk ka në thesaret e Tij?
Çfarë ka njeriu e që Zoti nuk e ka?
Çfarë Zoti ia ka ndaluar vetit?
Në këtë njëri prej thirrësve në islam filloi të përgjigjej në pyetjet:

Atë që Zoti nuk e njeh, është shirku (politeizmi); "...Thuaj: "Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç'ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre,..." (4) Pra, Ai nuk njeh ortak në pushtet!

Atë që Zoti kërkon prej robërve të Tij është huaja: "Nëse Allahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; Allahu është shumë mirënjohës, i butë". (5)

Atë që Zoti nuk ka në thesaret e Tij është varfëria, sepse thesaret e Tij janë gjithnjë përplot dhe jep sa të dojë dhe kujt të do; Atë që njeriu e ka e Zoti nuk ka janë gruaja dhe fëmijët; Atë që Zoti vetit ia ndaloi është zullumi (padrejtësia)!;

Kur dëgjoi këto përgjigje kleriku filloi me qarë dhe tha: "Kjo është vërtetë fe e vërtetë! Si ta pranoj?

Thuaj: La ilahe ilallah Muhammedun resulullah!

Kleriku me sy të përlotur e tha shehadetin e pas tij të gjithë e përsëritën këtë.



Takimi i Shejtanit me Jahjanë a.s.

Erdhi njëherë Iblisi te Jahjai a.s. dhe i tha: "Dëshiroj që të këshilloj!" Jahja a.s. i tha: "Gënjen, ti nuk dëshiron të më këshillosh mua, por më trego për njerëzit?!"

Iblisi tha: "Ne njerëzit i ndajmë ne tre grupe. Grupi i parë është më i rëndi për ne, ne mundohemi që t'i shmangim nga rruga e vërtetë, por pas kësaj ata pendohen dhe ne na shkon mundi huq. Përsëri përpiqemi nga fillimi, por ata përsëri pendohen dhe ne nuk kemi sukses. Me këtë kategori vazhdimisht mundohemi.

Grupi i dytë i njerëzve për ne janë si topi në duart e fëmijëve, i kapim kur të duam, i lëshojmë kur të duam. Këta na janë të bindur tërësisht.

Të tretët janë si ti, të pagabueshëm, këtyre s'mund tu bëjmë asgjë".

Jahjai a.s. e pyeti: "A ke mundur ndonjëherë të më mashtrosh?"

Iblisi tha: "Njëherë! Të ofruan ushqim, e unë ta bëra aq të shijshëm sa që ti ke ngrënë më tepër se duhet, dhe atë natë nuk je zgjuar për namaz të natës".

Jahjai, a.s. tha: "Mirë, kurrë më nuk do ta teproj me ushqim".

Iblisa tha: "Edhe unë kurrë më nuk do ta këshilloi njeriun".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:40

Shansi i fundit


Që nga fëmijëria i kam urryer hapësirat e ngushta... sepse ndjeja frymënxënie... andaj gjithmonë ikja nga këto... por gjithnjë me frikë duke u dridhur nga ngushtësia...

Kur u rrita kuptova se kjo ishte sëmundje psikike, por nuk kam mundur të shërohem dhe të lirohem nga kjo.

Tani hyra në një vend të ngushtë, por me forcë... pa dëshirën time. Më vendosën në një arkë të ngushtë... por zërat mirë i dëgjoja rreth meje... sytë i kisha të mbyllur, por disa shikoja... bërtitnin.

"Oh, ah i mjeri ky... vdiq në moshën e rinisë...kishte shumë shpresa dhe punë të cilat nuk i kishte kryer!"

Dhe vërtetë kisha shumë punë të pa përfunduara, si p.sh. nuk arrita t'ia hapë një lokal birit tim... nuk i kisha paguar këstet e fundit të kredisë për veturë dhe televizor plazma... ndërsa shpresa ime që të formoj një ndërmarrje të madhe ku do të punësoja miqtë e mi ishte një iluzion i largët... nuk kisha blerë dru dhe thëngjill për dimër, dhe nuk kisha bërë disa meremetime në shtëpi.

Derisa këto mendime silleshin në kokën time, për t'i përfunduar këto gjëra, papritmas një zë tronditi veshin tim... zë nga i cili u frikësua shpirti im... vinte nga thellësia e trurit tim, ku edhe fillonte jehona e tij... dëgjohej sikurse të ishte nga megafoni.

"Fund, koha jote kaloi!"

Me keqardhje i thashë vetes: "Ah, sikur mos t'ishte fundi dhe koha mos të kalonte!"

Nuk di si më ndodhi fatkeqësia... kur unë jam shofer i mirë... dhe derisa po mundohesha të lëvizë, ndjeva që miqtë që më rrethonin më mbuluan me çarçaf të bardhë... U mundova të bërtas me sa fuqi që kisha dhe të ngrihem nga vendi që t'i ndaloi... por nuk pata sukses... nuk mund të bëja asnjë lëvizje dhe as të flas asnjë fjalë.

Nuk kaloi shumë kohë dhe u gjeta në një vend të errët... dhe nëpër vrima shikoja një dritë të zbehtë... me frikë e cila nuk mund të përshkruhej, thashë me vete:

"O Zoti im! Çfarë do bëhet me mua? Çfarë të bëj?"

Nga frika as nuk mund të mendoja.

Pastaj më bartën në tabut... Jashtë binte shi i madh. Më vendosën në gurin e xhenazes para xhamisë. Kur vërejta xhaminë, më ra ndërmend sa afër shtëpisë e kam pasur, dhe asnjëherë nuk kisha hyrë në te sepse nuk gjeja kohë... por me vete gjithmonë thosha, do të vendos të falem kur t'i mbushë të pesëdhjetat... këtë gjithkush e dinte. Edhe miqve u thosha, posa t'i mbushë të pesëdhjetat do t'i lë gjërat e këqija dhe do të falem rregullisht.

Po,... po..., ah mos të ndodhte kjo fatkeqësi... do të bëhesha njeri i mirë në të ardhmen.

Edhe për herë të dytë deri te veshi im arriti zëri i njohur, që nuk e dija nga vinte:

"Fund, koha jote kaloi!"

Kaloi pak kohë dhe përsëri më bartën mbi supe... me siguri me kishin falë xhenazen.

Kur kalova pranë kafenesë, dëgjova shokët duke qeshur, me ata që për çdo ditë lozja me letra... pa dyshim nuk kishin dëgjuar lajmin e vdekjes sime. Duke më bartur dëgjoja njerëzit, miqtë e mi duke thënë... nuk po ec tregtia... disa tjerë flisnin për sport... ndërsa të tjerët pëshpëritnin: "Shih çfarë dite miku ynë e zgjodhi të vdes!"... edhe jetën e ka pasur kësisoj, vërtetë është ters, u lagëm prej kokës deri te këmbët.

Mos është ky ndoshta një gabim... ndoshta kjo që dëgjoj nuk është e vërtetë... a është e mundur të flasin kështu shokët e mi, për të cilët sa herë jam sakrifikuar?

Arritëm në varreza... më lëshuan në varr.

"O Zot, thash me vete.... çfarë bëj unë këtu? A nuk është ky varr?"

Përse deri më sot nuk më ra asnjë herë në mend që do të hyj këtu? Përse në këtë nuk kam menduar kurrë?... askush nuk i dëgjonte klithmat e mia, askush...

Miqtë e mi filluan ta hedhin dheun mbi mua... sikur dëshironin të garonin... dhe unë përsëri mbeta i vetmuar në errësirën e pafund...

Nga dobësia që ndjeja ... nga thellësia e zemrës sime fillova të lutesha:

"O Zot! O Zot, a ekziston edhe një shans për mua... do të bëhem i dëgjueshëm në urdhrat e Tu... do të jem rob i Yti, ashtu si dëshiron Ti... do të jem ashtu që Ti do të jesh i kënaqur me mua dhe këtë varr të ma bësh prej kopshteve të xhenetit... o Zot!"

Ai zë i fuqishëm përsëri jehoi në veshët e mi:

"Fund, koha jote kaloi!"

Dëgjoja zërin e dheut i cili binte mbi dërrasat e varrit... secila goditje jehonte si bubullimë... tërë trupi im dridhej nga frika dhe pritja.

I dëshpëruar me lëvizje të fundit u mundova të lëvizë nga vendi... hapa sytë... isha në krevat, në spital... pranë meje ishte mjeku i cili mundohej të më zgjojë nga kjo ëndërr e vështirë... thoshte ja tani, kaloi kjo... ishte vërtetë makth i rëndë.

Ngadalë u ngrita në krevatin tim... tërë trupi im ishte mbuluar me djersë të ftohta... ndërsa jashtë binte shi rrëke, i përcjellur me zërin tronditës të bubullimës.

Duke mbledhur veten pëshpërita në vete me zë të heshtur...

"O Zot, të faleminderit Ty! Të falënderoj sa qeliza ka në trupin tim... që më dhe shansin e fundit që të pendohem sinqerisht, që të bëhem rob i mirë... të falënderoj o Zoti im!".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:40

Imam el-Shatibiu, Allahu e mëshiroftë ka thënë: "Çuditem me gjendjen time. Kur isha në Mekë, ose Horasan, apo në vende tjera, shumica e tyre me të cilët jam takuar, qoftë të njëjtit mendim me mua apo jo - të gjithë më ftonin të pasoj atë që ata flisnin dhe përfaqësonin, që ta pranoj me zemër tregimin e tyre, dhe që të dëshmoj në sinqeritetin e tyre.

Nëse e vërtetoja tregimin e dikujt dhe dëshmoja sinqeritetin e fjalëve të tyre - e që këtë e bëjnë shumica e njerëzve të kohës së sodit, në këtë rast isha i dashur, i mirë, simpatik - me një fjalë, i të njëjtit mendim (muvafik).

Nëse kritikoja në ndonjë sjellje të tij, apo ndonjë shkronjë të folurit e tij, atëherë bëhesha person i padëshiruar, jo i dashur, i keq, me një fjalë kundërthënës (muhalif).

Nëse thosha që Kur'ani dhe Sunneti thonë të kundërtën me atë që ai flet ose vepron - më quanin harixhi!?

Nëse citoja ndonjë hadith nga lëmi i teuhidit më quanin - mushebbih!?

Nëse ishte në pyetje fjala për ëndrrat, më quanin - salimijj!?

Nëse ishte në pyetje imani, më quanin - murxhijj!?

Nëse ishte në pyetje biseda për veprat, më quanin - kaderijj!?

Nëse ishte në pyetje fjala për njohuri të zemrës (ma'rife), më quanin kerramijj!?

Nëse ishte në pyetje fjala për vlerat e Ebu Bekrit dhe Omerit, më quanin - nasibijj!?

Nëse ishte në pyetje fjala për vlerën e Ehlul - Bejtit, më quanin - rafidijj!?

Nëse them për një ajet ose hadith ashtu si është ajeti dhe hadithi, më quanin - dhahirijj!?

Nëse mundohem të komentoj, më quanin - batinijj!?

Nëse përgjigjem me te'vil, më quanin - esh'arijj!?

Nëse e mohoj, më quanin - mu'tezilijj!?

Nëse flas për disa sunnete, sikurse kiraeti, më quajnë - shafijj!?

Nëse flas për duanë e kunutit, më quajnë - hanefi!?

Nëse flas për Kur'anin, më quajnë - hanbeli!?

Nëse preferoj mendimin e një imami, më akuzojnë për keqsjellje me imamët tjerë, duke iu zvogëluar shkallën!?

Ç'është më e keqe se kjo, këso emërtime dhe të ngjashme më japin atëherë kur lexojnë hadithe të caktuara të Pejgamberit, s.a.v.s. pranë meje, dhe nëse pajtohem me mendimin e njërit, atëherë hasi në armiqësi tek tjetri, por nëse jam indiferent për shkak të xhematit, frikësohem se do ta hidhëroj Allahun, xh.sh. dhe nga Ai askush nuk mund të më mbrojë!

Andaj kam vendosur t'i përmbahem fuqishëm Kur'anit dhe Sunnetit, duke kërkuar falje nga Allahu i Madhërishëm, sepse Ai falë dhe është mëshirues!



Takimi me Allahun e Madhërishëm

Në hadithin - sahih, përmendet që Allahu i Madhërishëm do t'i thotë robit të Tij në Ditën e Gjykimit:

"A nuk ta dhashë bashkëshorten? A nuk të nderova? A nuk t'i nënshtrova kuajt, devetë dhe të bëra udhëheqës i të tjerëve?! Ai do të thotë: "Po!" Ndërsa Allahu i Madhërishëm do t'i thotë: "A ke menduar se do të takohesh me Mua?" Ai do të thotë: "Jo!" Ndërsa Allahu xh.sh. në këtë do të thotë: "Sot do të harroj Unë, ashtu si më ke harruar ti!"

Secili nga njerëzit do ta takoj Zotin e Madhëruar ditën e Gjykimit dhe Allahu xh.sh. do t'i thotë njeriut: "Robi im, a nuk të bëra me parë dhe dëgjuar? A nuk të dhashë fëmijë dhe pasuri? Çfarë ke përgatitur?" Njeriu do të shikoj rreth vetes, ndërsa para vetit do të sheh zjarrin. Allahu i Madhërishëm do të thotë: "Robi Im, kush është ai që të bëri të pavarur prej Meje, dhe të nxiti dhe udhëzoi te tjetër kush përveç Meje?

Unë tu afrova dhe ti ike nga Unë. Robi Im, Unë të dhashë dynjanë, e ajo të mashtroi dhe hutoi e largoi nga Unë dhe i dha përparësi mbi Mua dhe e nënvlerësove mëshirën Time.

A kështu bëjnë ata të cilëve u tregohet mirësia? Kush ishte ai i cili të mbuloi (fshehu), të ruajti dhe të mbrojti? Robi Im, ke bërë këtë e këtë, në këtë kohë e në këtë vend, dhe nuk e ke ditur se Unë të shikoj? A më ke çmuar më pak të rëndësishëm se tjerët që të kanë parë?

A nuk je frikësuar nga dënimi Im, a nuk je turpëruar nga melekët e Mi, a nuk je frikësuar nga dënimi i rëndë që të pret? Dhe Allahu do të vazhdoi duke e kritikuar më tej, ndërsa njeriu do të shkrihet nga turpi dhe frika dhe do të thotë:

"O Zoti im, vërtetë zjarri është më i lehtë se turpi prej Teje!" Pastaj, Allahu i Madhërishëm do të thotë: "Hyr në zjarr!"

Njeriu do të niset nga zjarri , por do të kthej kokën duke thënë:

"O Zoti im, nuk kam bërë mëkate për shkak se të kam nënçmuar të drejtën Tënde, por kam menduar se mëshira Jote është e pafund dhe se kjo që kam bërë nuk ndikon në mirësinë Tënde". Allahu xh.sh. do të thotë: "Të vërtetën e thua, mos e humb asnjëherë shpresën në mëshirën Time. Betohem në Madhërinë Time, sot Unë po të falë, o melek, futni në Xhenet!"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:41

Në një vend jetonte një baba me të birin. Të dy ishin të dijshëm. Babai ishte punëtor e djali përtac.

Babai e nxiste të punojë duke i treguar për pasojat e papunës dhe përtacisë duke ia përkujtuar që Kur'ani udhëzon në punë me fjalët: "Ve en lejse lil-inseni il-la ma se'a" (Njeriut nuk i takon përveç ajo që ka punuar), dhe se nuk ka gjë më të mirë për njeriun se puna dhe përpjekja e tij.

Ndërsa djali i përgjigjej se Allahu i madhërishëm ia ka garantuar secilit nafakën me fjalët e Kur'anit: "Ve ma min dabbetin fil-erdi il-la alall-llahi rizkuha" (Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që Allahu nuk ia ka garantuar furnizimin). Babai i tha se e di këtë ajet kur'anor, por në pyetje është se çfarë nafake garantohet. Por djali edhe më tej qëndronte pranë mendimit të tij.

Një ditë, djali shprehi dëshirën që të shëtit nëpër botë dhe të provojë nafakën. Erdhi në një vend që i pëlqeu, por pasi i shpenzoi të hollat dhe askush nuk e pranoi, vendosi të kthehet në shtëpi. Rrugës për në shtëpi e zuri nata në një mal dhe djali u strehua në një gërmushë.

Në mëngjes u zgjua herët dhe vërejti një dhelpër të sëmurë e cila mezi arriti te gërmusha dhe aty u ndal, ngase nuk mundi më larg. Djali mendoi në vete: "Kjo dhelpër qenka e sëmurë dhe vetë nuk mund ta gjejë nafakën", dhe ngeci tri net për të parë si do të arrijë dhelpra te furnizimi.

Pas tri netësh pa një ujk i cili mbante në dhëmbë një gjah të cilin e hodhi afër dhelprës.

Pas e hëngri të tërin i la vetëm eshtrat dhe shkoi. Dhelpra me mund duke u zvarritur shkoi deri te kockat dhe filloi t'i lëpirë dhe ngrënë nafakën e saj.

Pas kësaj ndodhie, djali vazhdoi rrugën. Kur erdhi në shtëpi, babai e pyeti si kishte kaluar. Djali ia tregoi ndodhinë e dhelprës dhe ujkut duke potencuar që ai kishte të drejtë, që Allahu xh.sh. secilit ia ka garantuar nafakën, bile edhe dhelprës së sëmurë. Babai në këtë u përgjigj: "Ah djali im, është e vërtetë se Allahu secilit ia ka garantuar nafakën, por çfarë nafake? Ti e ke parë dhelprën e sëmurë e cila tek pas tre ditësh, diç shijoi nga kockat e mbetur prej dikujt tjetër e përse nuk e vërejte, marre të qoftë, ujkun i cili e ushqeu veten por edhe tjetrit i la diç."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:42

Lexo dhe Mendohu!


Njëzet e dy pyetje prej priftit për muslimanin e një pyetje nga muslimani



Një musliman e kishte një shokë të krishter. Krishteri i lutet muslimanit që të shkojë me të në kishë, për të prezantuar në ligjëratën e priftit e më pas t’i japë mendimin krishterit për këtë. Muslimani pranoi që të shkonte, kur shkoi prifti e kuptoi se në mesin e të pranishmëve gjendet një musliman prandaj dhe tha: Ndërmjet jush gjendet një Muhammedan (musliman). Muslimani u ngrit dhe i tha si e dite këtë? Prifti tha: tregojnë shenjat në fytyrat e tyre. Muslimani buzëqeshi, ndërsa prifti i tha: Dëshiroj t’i bëj njëzetedy pyetje:

Cfarë është një i cili nuk mund të jetë dy?

Cfarë janë dy të cilët nuk mund të jenë tre?

Cfarë janë tre të cilët nuk mund të jenë katër?

Cfarë janë katër të cilët nuk mund të jenë pesë?

Cfarë janë pesë të cilët nuk mund të jenë gjashtë?

Cfarë janë gjashtë të cilët nuk mund të jenë shtatë?

Cfarë janë shtatë të cilët nuk mund të jenë tetë?

Cfarë janë tetë të cilët nuk mund të jenë nëntë?

Cfarë janë nëntë të cilët nuk mund të jenë dhjetë? Cfarë janë dhjetë të cilët nuk mund të jenë njëmbëdhjetë? Cfarë janë njëmbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë dymbëdhjetë?

Cfarë janë dymbëdhjetë të cilët nuk mund të jenë trembëdhjetë?

Cfarë janë trembëdhjetë të cilët nuk mund të jenë katërmbëdhjetë?

Cila është ajo gjë e cila merr frymë e shpirt nuk ka?

Cili është ai varr i cili ka ecur me të zotin e tij?

Kush janë ata të cilët kanë gënjyer e kanë hyrë në xhennet?

Cila është ajo gjë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren?

Cilët janë ata të cilët Allahu i ka krijuar pa baba dhe pa nënë?

Kush është krijuar prej zjarri, kë e ka shkatërruar zjarri e kush është i mbrojtur prej tij?

Kush është krijuar nga guri, kush është shkatërruar prej tij dhe kush është mbrojtur prej tij?

Cfarë është ajo të cilën e ka krijuar Allahu dhe e ka konsideruar si dicka të madhe?

Cila është ajo pemë e cila i ka dymbëdhjetë degë dhe në çdo degë tridhjetë gjethe, në çdo gjethe pesë fruta, tre në hije e dy në diell.


Buzëqeshi muslimani duke qenë i sigurtë në besimin e tij në Allahun.

Filloi me emrin e Allahut "BISMIL LAHIRR RRAHMANIRR RRAHIM"

Allahu i Lartësuar është Një që nuk ka pas Tij të dytë.

Ndërsa dy pas të cilit nuk ka tre: Nata dhe dita. “Ne i bëmë natën dhe ditën dy fakte (që dokumentojnë për fuqinë Tonë)” (El Isra : 12)

Ndërsa tre pas të cilit nuk ka katër: Arsyetimet e Musai me Hidrin në shkatërrimin e anijes, mbytja e djaloshit dhe ndërtimi i murit.

Ndërsa katër pas të cilit nuk ka pesë: Teurati, Zeburi, Ingjili dhe Kur’ani.

Ndërsa pesë pas të cilit nuk nuk mund të ketë gjashtë, janë pesë namazet e obliguara.

Ndërsa gjashtë pas të cilit nuk ka shtatë, janë ditët në të cilat Allahu e ka krijuar botën.

Ndërsa shtatë pas të cilit nuk ka tetë, janë shtatë qiejt. “Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast” (El Mulk : 3)

Ndërsa tetë pas të cilit nuk ka nëntë, janë bartësit e arshit të Rrahmanit, “E atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete arshin e Zotit tënd” (El Hakka : 17)

Ndërsa nëntë pas të cilit nuk ka dhjetë, janë mu’xhizet e Musait alejhis selam, shkopi i cili u shndërrua në gjarpër, dora e cila i bënte dritë, vërshimi i Nilit, bretkosat e shumta, uji i cili u shndërrua në gjak, qimkat të cilat nuk linin askënd të flinte, dërgimi i karkalecae të cilët dëmtonin bimët, thatësia e madhe, zvogëlimi i prodhimeve.

Ndërsa dhjetë pas të cilit nuk ka njëmbëdhjetë, janë sevapet “kush vepron një të mirë do të shpërblehet dhjetë fish e Allahu ia shton shpërblimin kujt të dojë”

Ndërsa njëmbëdhjetë pas të cilit nuk ka dymbëdhjetë, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa dymbëdhjetë pas të cilit nuk ka trembëdhjetë, është mrekullia e Musait alejhis selam, “Dhe (përkujto) kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, e Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd” , atëherë nga ai u gufuan dymbëdhjetë kroje” (El Bekare : 60)

Ndërsa trembëdhjetë pas të cilit nuk ka katërmbëdhjetë, janë vëllezërit babai dhe nëna e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa ajo që merr frymë e shpirt nuk ka është agimi, “Pasha agimin kur ia shkrep” (Et Tekvir : 18 )

Ndërsa varri i cili ka ecur me të zotin e tij, është peshku i cili e përbiu Junusin alejhis selam.

Ndërsa ata të cilët gënjyen e hynë në xhennet, janë vëllezërit e Jusufit alejhis selam.

Ndërsa atë të cilën e ka krijuar Allahu dhe e urren është zëri i gomarit, “Zëri më i egër është zëri i gomarit” (Llukman : 19)

Ndërsa ata që i ka krijuar e janë pa baba dhe pa nënë janë Ademi, devja e Nuhut, dashi i kurbanit dhe meleqt.

Ndërsa ai i cili është i krijuar prej zjarrit është Iblisi, ai i cili është shkatërruar prej zjarrit është Ebu Xhehli, ndërsa ai i cili është mbrojtur prej zjarrit është Ibrahimi alejhis selam.

Ndërsa ai i cili është krijuar prej gurit, është Deja e Salihut alejhis selam, e ai që është shkatërruar prej gurit janë Es habul fijl (poseduesit e elefantit) dhe ata të cilët janë mbrojtur prej gurit janë Es habul kehf (të vendosurit e shpellës).

Ndërsa atë që Allahu e ka krijuar dhe e ka konsideruar si dicka të madhe është kurthi i grave "Dhe vërtet i madh është kurthi juaj" (Jusuf : 28 )

Ndërsa pema është viti i cili i ka dymbëdhjetë muaj “degë” ndërsa tridhjetë gjethet janë ditët e çdo muaji, pesë fryte janë pesë kohët e namazit, e tri nën hije janë: Namzi i sabahut i akshamit dhe i jacisë, e dy në diell janë dreka dhe ikindia.

Këto ishin përgjigjjet e muslimanit, prifti dhe të pranishmit u cuditën por prifti u befasua nga një pyetje të cilën ia drejtoi muslimani. E jo është:

Cili është celësi i xhennetit?

Këtu nuk mundi prifti t’i përgjigjet kësaj pyetje, por ai u detyrua të përgjigjet pas lutjes së shumtë të të pranishmëve.

A e paramendoni pse?!

Sepse përgjigjja është: “Eshhedu en la ilahe il lall llah ëe enne muhammeden resulull llah”
Prifti dhe të gjithë të pranishmit të cilët ishin në kishë e pranuan Islamin.

A e shikoni se sa madhështore që është besimi në Allahun?.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:42

Dhurata e bukur e maturantit

""selam alejkum te gjthve muslimanve ju deshiroj lexim te kendshem.

Një djalë i ri bëhej gati t'i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund pa problem t'ia blinte, i tha atij se jo ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej dita e diplomimit, djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.


Një djalë i ri bëhej gati t'i mbaronte studimet. Për muaj të tërë ai kishte admiruar një veturë të bukur sportive në një sallon automobilash dhe duke e ditur se babai i tij mund pa problem t'ia blinte, i tha atij se jo ishte e tëra që e dëshironte për maturë. Derisa afrohej dita e diplomimit, djaloshi priste të shihte shenjat se babai ia kishte blerë veturën.

Ditën e diplomimit, babai e ftoi në zyrën e tij të punës dhe i tha se ndihej shumë krenar që kishte një djalë kaq të vyeshëm dhe i tregoi se sa shumë që e donte. Me këtë rast, ia dhuroi të birit një kuti dhurate të mbështjellë bukur. Kureshtar, mirëpo paksa edhe i zhgënjyer, djaloshi e hapi kutinë dhe brenda pa një Kur'an të dashur, të mbështjellë me lëkurë. I inatosur, e ngriti zërin kundër babait duke i thënë: "Me të gjitha ato para që ke, po ma jep një Libër të shenjtë?". Doli me vrull nga shtëpia duke e lënë librin e shenjtë.

Për një kohë bukur të gjatë ky nuk kontaktoi më me të atin. Kaluan shumë vite dhe ky djaloshi u bë një njeri shumë i suksesshëm në biznes. Ai tanimë kishte një shtëpi të bukur dhe një familje të mrekullueshme. Mirëpo, dikur iu kujtua se babai duhej të ishte plakur dhe se ndoshta duhej të shkonte ta vizitonte. S'e kishte parë atë që nga dita kur diplomoi.

Para se të fillonte me përgatitjet për udhëtim, mori një telegram se babai i kishte ndërruar jetë dhe se i kishte lënë me testament krejt pronën e tij për trashëgim të birit. Ky duhej të shkonte menjëherë në shtëpi dhe të kujdesej për sendet që i kishte lënë i ati. Kur mbërriti te shtëpia e të atit, papritmas zemrën e tij e kaploi zija dhe keqardhja. Nisi të kërkonte letrat e rëndësishme të të atit dhe e gjeti atë Kur'anin akoma ashtu të ri e të paprekur, mu ashtu siç ia kishte dhuruar i ati vite e vite më parë.

Me lot në sy, e hap Kur'anin dhe fillon t'i shfletojë faqet e tij. Derisa lexonte pjesë nga Kur'ani, çelësi i veturës ra nga një mbështjellës i lidhur për anën e pasme të Kur'anit. Ai kishte një etiketë me emrin e shitësit, të të njëjtit shitës të veturës sportive të cilën ky e kishte shumë qejf atëkohë. Në etiketë ishte shënuar data e diplomimit të tij si dhe fjalët "E PAGUAR".

Sa e sa herë ne nuk i vëmë re bekimet e Zotit nga arsyeja e thjeshtë se ato nuk janë paketuar ashtu si duam ne?!".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:42

Janë lotët e mëkatit që nga sytë e mi rrjedhin...


...A thua, mbeti një pikë loti,
që të nesërmen të qaj,
apo i tëri është derdhur,
për mëkatet është tretur...

Çfarë ndjenje shkatërruese, ndjenjë ironie, ndjenjë që ta rëndon zemrën dhe
shpirtin...! Sa shumë më ka përfshirë një errësirë! A thua, ka pak dritë për mua?
A thua, a do të më ndihmojë dikush mua? Të shoh ty dhe me mall të afrohem, të
shoh ty që fshehurazi më largohesh...? Të shoh dhe më s'të shoh... Pse vallë, largohesh
nga unë? Pse nuk më merr me vete? Apo, aq i tmerrshëm është fati im andaj ke frikë
se një pikë e tij të përfshin edhe ty?!

Athua, vetëm mua më ka përfshirë ky mëkat apo janë me miliarda që mëkatojnë por
unë jam nga ato të paktat që pas mëkatit dëshiroj edhe të pendohem?! Nuk di t'i
përgjigjem vetes që çdo ditë më mijëra pyetje parashtron, ndërsa përgjigjet e tyre
më rëndojnë, qenien ma shkatërrojnë. Sepse, unë dua që ta arrijë lumturinë diku, por
përreth s'ka asgjë që një shpresë ma zgjon dhe që m’i ngjallë ndjenjat për të jetuar.
Mëkati zemrën ma ka rënduar dhe devotshmëria e dikurshme më është shkatërruar...

Janë lotët ata që nga sytë e mi rrjedhin dhe më përcjellin çdo ditë, lotët e mëkateve
që më kanë shkatërruar. Si të arrijë vallë tek pendimi i dëshiruar?
Shkoj poshtë e lart botës që më rrethon dhe gjithashtu besoj se Zoti ekziston.
Dhe, mendoj se veç Ai mund të më ndihmojë dhe s'ka kush tjetër përveç Tij që të
më udhëzojë...

…Marrë libra lexoj, shfletoj por e ndjej që diçka më mungon. Vallë, si të arrijë te ai
udhëzim, kur asnjë njeri s'më ndihmon? Nuk e di ç'ndodhë me njerëzit që më largojnë,
s'dëshirojnë asnjë çast afër t'më qëndrojnë...Jo, s'më mbeti pikë loti, ashtu unë mendoj,
por të nesërmen shoh se lotët më kanë pushtuar, por tani janë lotët e gëzimit që kam
takuar.
Gëzim i çdo lumturie që kam kërkuar dhe gëzim për mëkatet që dikur kam mëkatuar
se sot për ato mëkate pendimin kam kërkuar...

Pendimi është ndjenjë që të jep shpresë për të jetuar dhe të thotë NDAL për të
mëkatuar. Është ndjenjë që ngjallë dëlirësi në zemrat e vdekura dhe iman për zemrat
me mëkate të ngjeshura...
A thua, a është dikush që këta lot i sheh dhe me bindje kthehet tek Zoti që e krijoi?
Ja, çfarë mësimi nga mëkatet fitova e veten time me njerëzit përreth e shkatërrova.
Asnjë mirësi nga ato nuk fitova veç me gjynahe veten e mallkova...

Pa më thuaj, pse nuk kthehesh ti sot? Pse nuk i kthehesh Allahut sa nuk të ka larguar
ende nga kjo botë?!
Leri lotët, le t'i vërshojnë sytë dhe mëkatet t'i largojnë sepse lotët e mëkatit faljen
kërkojnë!
Janë rënduar supet nga barra që peshojnë, s'kanë rregull as ligj që jetën t'ua drejtojë,
s'kanë dritë rrugën t'ua ndriçojë...

Kthehu sot dhe e përulur para Krijuesit qëndro, me ligje të Kur'anit jetën përparo!
Hiqi rrobat e xhahiljetit që në trup ke ti, vishi rrobat e lumturisë, sepse tash ke në duar
lumturinë e dëshiruar dhe kënaqësinë e Allahut, inshAllah e ke fituar!.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:43

Pëshpëritja që e bëri mjekun të qajë


Një djalosh që kishte mbushur 16 vjeç kishte shkuar në xhami dhe po lexonte Kuran duke pritur që të thirrej ikameti për namazin e sabahut. Pasi u thirr ikameti, e la Kuranin në vendin e vet, pastaj u kthye që të rreshtohet në saf, mirëpo papritmas ra përtokë pa vetëdije. Disa persona e dërguan këtë djalosh në spital. Mjeku El Xhubejr, i cili mori përsipër rastin e tij, thotë: “E kanë sjellë këtë djalosh duke e mbartur si të ishte i vdekur. Pas kontrollit që i bëra, pashë se ishte goditur nga një sulm në zemër, që sikur ta godiste devenë, do ta linte të vdekur.


Djaloshi ishte në momentet e fundit të jetës. Shpejtuam që t’i riaktivizonim të rrahurat e zemrës përmes elektroshokut. Mjeku i ndihmës së shpejtë u ndal te koka e tij duke shikuar gjendjen e djaloshit, kurse unë vrapova t’i sillja disa barna për ta shëruar. Pasi u ktheva, pashë se djaloshi kishte kapur dorën e mjekut dhe i pëshpëriti diçka në vesh.

Papritmas ai e lëshoi dorën e mjekut dhe me shumë mund u kthye në krahun e djathtë dhe tha: “Esh-hedu en la ilahe il-la Allah ue eshhedu enne Muhammeden abduhu ue Resuluhu (Dëshmoj se nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguar i Tij). E përsëriti këtë fjalë disa herë.

Të rrahurat e zemrës filluan t’i ngadalësohen, kurse ne tentonim t’i shpëtonim jetën, mirëpo caktimi i Allahut ishte që ai aq do të jetonte. Djaloshi vdiq.

Në këtë moment mjeku i ndihmës së parë nisi të qante, aq sa nuk mundi të qëndronte në këmbë. U çuditëm dhe i thamë: -Pse po qan?! Nuk është e para herë që sheh njerëz duke vdekur...

Mirëpo mjeku nuk mund të përgjigjej nga të qarët. Pasi u qetësua, e pyetëm se çka i kishte pëshpëritur djaloshi në vesh. Mjeku u përgjigj: -Djaloshi, pasi të pa ty o mjek duke u munduar ta shpëtosh atë duke vrapuar nëpër spital dhe duke i urdhëruar të tjerët që të shpejtojnë, e kuptoi se ti ishe mjeku përgjegjës për të dhe më tha:

“O mjek, thuaji kolegut tënd që të mos mundohet dhe të mos e lodhë veten. Unë po vdes dhe nuk ka shpëtim. Vallahi, unë që tani po e shoh vendbanimin tim në xhenet!”



Marrë nga "Meësuatu Garaib El Kisas" (El Kasem Eterbevi).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:44

A kemi ne zemër?!

Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala] ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin Muhammed [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], mbi familjen e tij, shokët e tij, dhe mbi gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.


Pyetjen të cilën kemi dëshirë t'i përgjigjet secili prej nesh është: A kemi ne zemër?

Nese themi: Po! Atëherë ku është ajo?!


Ku është ajo, kur Aksaja e robëruar thërret dhe i kërkon vëllezërit e vet, kërkon muslimanët e vërtetë, edhe atë qe sa e sa vjet...?!

Ku është ajo, kur rënkojne fëmijtë në Irak, atje ku vetëm po derdhet gjak, atje ku njeriu nuk mëshirohet, nga vëllezërit e vet kur nuk ndihmohet, nën thundrën e okupatorit kështu lehet, se vëllezërve tanë ende ju flehet.

Ku është ajo, kur vëllezërit çeçen sakrifikojnë, jetën e tyre po flijojnë, vendin e tyre ata e mbrojnë, fenë e All-llahut po e ndihmojnë, ndërsa muslimanëve përreth s'iu bjen në mend, së paku të bëjnë dua për atë vend.


Në Afganistan edhe Keshmir, a e sheh ti jetën shumë të vështirë, a e ndjen ti dhembjen e tyre, apo s'të ka mbetë një pikë mëshire, a spo i sheh tash vëllezërit në Somali, nëse je duke shikuar ende me sy, shiko pra zemra a të rreh ty?!


Nëse zemra yte fare nuk rreh, nëse vëllaun tënd ajo s'e njeh, nëse me sytë e realitetit me të nuk sheh, nëse s'ndjen dhembje për këtë fe, e vëllezërit e vet t'vetmuar i le, atëherë më thuaj se i vdekur je..., apo ende më thua se ti zemër ke?!


Ku është ajo zemër, kur vëllezërit tanë po luftohen, femijtë tanë masakrohen, motrat tona torturohen, nënat tona malltretohen, shtepitë e tyre po rrënohen, e ata nga vendi i tyre po dëbohen...?!


Vëllezërit tanë nën hijen e plumbave jetojnë, në çdo moment jetën e rrezikojnë, femijtë e tyre ende vajtojnë, e sa prej tyre vdekjen e dëshirojnë, e sa nga uria po rënkojnë, nën padrejtesine e tiranëve po durojnë, por ku janë ata që dëgjojnë?


Ku janë gjithë ata muslimanë, a nuk shohin çka bëhet me vëllezërit tanë?!


Të gjithë ende në gaflet, duke e kënaqë armikun e vet...
O vëlla, mos mendo se gjithë kjo që po ndodhë, është shkaku vetëm i kryetarëve dhe i udhëheqësve, por shkaktar jemi unë edhe ti, e din pse?!


Sepse ne pas dynjasë të preokupuar, në mes te ditës jemi hutuar, sikur sytë tash më na janë verbuar, pas dëfrimeve të kësaj bote duke vrapuar, edhe namazet po i lëshojmë, fjalën e All-llahut po e harrojmë, të Dërguarin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] nuk po e pasojmë, kohën tonë në thashetheme po e harxhojmë, e për ardhmëri fare s'mendojmë, se televizionin dhe radion e adhurojmë, ditën pa to s'mund ta kalojmë, çdo film tash më po e percjellim, muzikën në zemrën tonë po e mbjellim, edhepse dikur këtë helm ne do ta vjellim, por atëherë kurrfar dobie nuk mund të sjellim, duhet ta kuptojmë me kohë, se shumë po gënjehemi, dhe se te All-llahut jemi, dhe tek Ai do të kthehemi...


O vëllezër!

Kur vëllezërit tanë atje, mundohen ta kënaqin All-llahun, ne ketu përçahemi, vëllau me vëllaun...

Kur ata atje, armiqtë i kanë mbi kry, ne këtu vëllaun tonë s'duam ta shohim me sy...

Kur ata atje, luftojnë me të fëlliqurit jehudë, ne këtu pasojmë "yjet" në Holiwood...

Kur ata atje mendojnë, si t'i farojnë Sharonat, ne këtu mendojmë si t'i fitojmë miljonat...

Kur atje lufton i fundit dhe i pari, ne këtu mend i kemi vetëm te dinari...

Kur atje motrave iu merret nderi me dhunë, motrat tona këtu nuk kanë tjetër punë...

Kur motrat merren nëpër këmbë, atyre iu vjen marre, e motrat tona këtu, e shesin veten pa pare...

Kur vëllezërit atje luftojnë për të vetmin qëllim, që fitorja ose shehidllëku për ta t'jetë përfundim, ne këtu prej publikut vetëm korrigjojmë, se a kanë të drejtë për luftë, apo ata e kanë gabim...

E pastaj dikush ende të flet guxon ,thotë pse All-llahu neve nuk po na ndihmon?

E si të na ofron All-llahu neve zgjedhje, kur ne ende jemi në këtë gjendje?

All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "O ju që keni besuar, nëse ju e ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja." [Muhammed, 7]

O vëlla! A ka ndryshuar premtimi i All-llahut, që është vonuar ndihma, apo ti se ke plotësuar kushtin? Unë po të pyes ,e ti bëhu i sinqertë me vetveten, para se të bëhesh me mua:

A po e falë namazin e sabahut në xhami, apo me pritesë po e falë edhe në shtëpi, e pastaj është vonuar ndihma?!

A po i falë namazet çdo ditë me xhematë, apo do të thuash se imami shumë e zgjatë, e pastaj është vonuar ndihma a?!

Që sa kohë librin e All-llahut nuk e ke shfletu, se çka thotë All-llahu aty, ti krejt ke harru, e pastaj u vonua ndihma?!

A ka pasë zemra yte prej All-llahut frikë, kur je nda me vëllaun tënd ti për politikë, e mandej është vonuar ndihma?!

A je ti pasardhës i Omerit dhe Salahuddinit, apo prej frikës futesh ti nëpër birat e minit, e mandej është vonuar ndihma a?!

A je zgjuar ndonjëherë natën që të bësh dua, ndihmoi vëllezërit tanë kudo o All-llah, e mandej është vonuar ndihma?!

Vajzat dhe motrat tua a lotojnë për muslimanet, apo ato çdo hap, pasojnë evropianet, e pastaj u vonua ndihma a?!

Pyetje pas pytje do të dalin shumë, derisa qëndrojmë duarkryq ti dhe unë...


O vëllezër, ne të gjithë duam që të çlirohet Aksaja, dhe të ndihmohen muslimanët kudo që janë, por para se të çlirohen ata, duhet ne së pari ta çlirojmë vetveten. Duhet ta pastrojmë shpirtin tonë, e ta largojmë nga vetja jonë veshjen e përtacisë, e të largohemi nga pasimi i modeleve të huaja, e t'ia shtërngojmë dorën vëllau vëllaut, të pajtohemi me All-llahun, e padyshim se ndihma e All-llahut do të jetë shume afër.


All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: "Po ju menduat se do të hyni në Xhennet, pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre që ishin para jush, të cilët i patën goditur skamjet e vuajtjet dhe qenë tronditur, sa që i dërguari thoshte, e me te edhe ata që kishin besuar: "Kur do të jetë ndihma e All-llahut?!" Ja (u erdhi ndihma) vërtetë ndihma e All-llahut është afër!"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:44

Ibn Asakiri [rahimehull-llah] tregon në historinë e tij se:

Një njeri i varfur kishte mushkë me të cilin punonte me qira nga Damasku e në Zebdani. Ky njeri tregon: një herë me mua erdhi një burrë, e kur kaluam në disa rrugë të panjohura tha: zgjidhe këtë rrugë, se kjo është më e afër…i thashë: skam nevojë për këtë rrugë se nuk e njoh…më tha: mirëpo është më afër…morëm këtë rrugë dhe erdhëm në një vend të trishtueshëm dhe afër një lugine të thellë, ku kishte shumë njerëz të vrarë, më tha: kape mushkën për koke derisa të zbres. Zbriti, i përvjeli krahët dhe më sulmoi me një thikë… ika prej tij, kurse ai erdhi pas meje. E luta në emër të All-llahut e i thashë: meri mushkat me gjith mallin. Kurse ai mu përgjigj: dëshiroj të të vras…e frikësova me All-llahun dhe denimin, mirëpo nuk pranoi…iu dorëzova dhe i thashë: më le ti fali dy rekate? Tha: shpejto…u ngrita të falem, dëshirova të filloj të lexoj Kur'an, nuk mu kujtua asnjë shkronjë…qëndrova një kohë i hutuar, kurse ai thoshte: më shpejtë, më shpejtë, atëherë All-llahu më solli në gjuhë ajetin:
"أمن يجيب المضطر إذا دعاه ويكشف السوء"

“A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen …”. (En-Neml: 62). E përsërita këtë ajet disa herë.

Për moment na erdhi një kalorës nga brendësia e luginës, në dorë kishte një shtizë, me të cilën e gjuajti këtë njeri dhe e qëlloi në zemër, e vdiq… u kapa për këtë kalorës e i thashë: Pash Zotin, kush je ti? Tha: unë jam i dërguari i atij që i përgjijget lutjes së nevojtarit dhe i largon të këqijat. Unë jam melek nga qielli i katërt. Më ka dërguar All-llahu që ti përgjigjem lutjes tënde dhe ta largojë të keqen. Tha: i mora mushkat dhe mallin e u ktheva shëndosh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:45

Fjalët e këndshme

Mus’ab ibn Umejr ishte ambasadori i parë i të Dërguarit të Allahut (salallahu alejhi ve selem) në Medine. Para ardhjes së Resul Allahut në Medine, Mus’abi ua mësonte njerëzve të Medines Islamin dhe ata filluan ta përqafonin Islamin.

Kjo e tërboi Sa’d ibn ‘Ubadin, njërin prej prijësve të Medines. Ai e futi shpatën ne këllëf dhe u nis për t’ia hequr kokën Mus’ab ibn Umejrit. Kur e takoi Mus’abin ai e kërcënoi me fjalët : " Pusho me këtë predikim të pakuptimtë se ndryshe do ta gjesh veten të vdekur !" Ky vazhdoi me ashpërsinë dhe injorancën e vet, duke dashur që t’ia priste kokën Mus’abit.

Mus’abi tha :”A nuk ulesh një moment që të dëgjosh çka predikoj unë ? Nëse pajtohesh me atë që them unë-pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë". Sa’di u ul.

Mus’abi foli për Allahun dhe të dërguarin e Tij derisa fytyra e Sa’d ibn Ubaadit shndërriti si hëna e plotë dhe tha : ” Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ? ” Pasi Mus’abi i tregoi, ai tha : ” Ka një njeri që nëse ai e pranon islamin, asnjë shtëpi e Medines nuk do të mbetet pa u bërë musliman. Ai është Sa’d ibn Mua’aadhi.”

Kur Sa’d Ibn Mu’aadhi dëgjoi se ç’po ndodhte, edhe ai u tërbua. E la shtëpinë e tij dhe u nis që ta vriste këtë njeri të quajtur Mus’ab ibn Umejr, për hutinë që kishte mbjellë në Medine. Kur e takoi Mus’abin i tha : " Do të pushosh ta përhapësh këtë fe, ose do ta shohësh veten të vdekur."

Mus’abi u përgjigj : ” A s’ulesh një çast të dëgjosh se çka predikoj unë. Nëse pajtohesh me atë çka them unë pranoje, nëse jo, do ta ndalim këtë bisedë." Sa’di u ul.

Mus’abi foli për Allahun dhe të Zgjedhurin e Tij – Muhammedin (s.a.v.s), ndërsa fytyra e Sa’d Ibn Mu’aadhit shndërriti si hëna e plotë dhe ai tha : » Ç’duhet të bëjë ai që dëshiron ta përqafojë këtë fe ?

Shikoni se çfarë arriti ky njeri me fjalët e tij të këndshme. Atë natë, Sa’d ibn Mu’aadhi shkoi në shtëpi, te fisi i tij dhe u tha : » Gjithë çka keni ju për mua është haram përderisa ju të gjithë nuk pranoni Islamin. »

Atë natë çdo shtëpi në Medine ra të flinte me fjalën La ilahe il-la Llah.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:45

Një ngjarje me Abdullah Ibën Mubarek

Në kohën e Abdullah Ibën Mubarekut në Meke për një kohë të gjatë nuk po binte shi.
Kudo zotëronte një thatësirë e tmershme.
Bagëtia po rrezikohej të ngordhte , ndërsa bimësia po thuaj ishte zhdukur.
Të gjithë , duke filluar nga imami i Mekes ( që në atë kohë ishte Fudejl Ibën Ijadi i njohur për devotshmërinë e tij ) ,dijetarët në mesin e tyre edhe Abdullah Ibën Mubarek (të cilit Allahu shpeshherë ia pranonte duan , një herë ai luti Allahun që t'ia kthente sytë një të verbëri dhe Allahu ia pranoi duan dhe ia ktheu sytë të verbërit) dhe besimtarët , i bënin dua Allahut që t'u lëshonte shi .
Por prapë se prapë shi nuk po binte , ose thënë në mënyrë tjetër Allahu nuk po ua pranonte duatë!

Abdullah ibën Mubarek ishte shumë i shqetësuar , për gjëndjen që ishte krijuar dhe nuk po dinte se çfarë të bënte .
Duke ecur i shqetësuar atij ia tërheq vëmendjen një zë fëmije që po qante në heshtje!
Abdullah ibën Mubareku u afrua për të parë se kush ishte ai që po qante .
Dhe pa aty një djalë të vogël , me fytyrë shumë të zezë dhe të shëmtuar.
Kur e shihje për shkak të shëmtisë që kishte të shkaktonte neveri.
Ky djalë i veçuar nga njerëzit e tjerë , po i bënte dua Allahut duke qarë .
Abdullahu pa u hetuar nga djaloshi , u afrua më afër me qëllim që të dëgjonte duan që po bënte ky djalë.
Abdullah ibën Mubareku arriti të dëgjonte fajlët që ky djalë po ia drejtonte Allahut Zotit të botrave !
Ato fjalë nuk ishin fjalë të veçanta , por ishin fjalë të thjeshta dhe nga fjalët më të përdorshme ato ditë .
Teksti i atyre fjalëve ishte:

"O Allah ! Të lutem dërgoje shiun tani , tani, tani!"

Thotë Abdullah ibën Mubarek:

"Sa mbaroi duan djaloshi , çova sytë nga qielli dhe pasha Allahun aty s'pashë kurrëfarë reje.
Djali sikur të kishte marrë përgjigjen se duaja iu pranua , u ngrit dhe filloi të ikte qetë qetë.
Kur pashë këtë veprim të djaloshit çova edhe njëherë sytë nga qielli kur çtë shoh:
Kishin filluar të dilnin retë e para.
Nuk po u besoja syve .
Ngela i mahnitur nga kjo gjë ."

Pas kësaj Abdullah ibën Mubareku filloi të ndiqte nga mbrapa djalin dhe të shihte se ku do të shkonte.
Pasi e pa se ku u fut , u nis për tek imami i Qabes , që siç thamë më sipër ishte Fudejl ibën Ijadi, me qëllim që t'i tregonte ngjarjen që e kishte parë me sytë e tij .

Rrugës duke shkuar për tek Fudejli e zuri shiu .
Sapo arriti tek Fudejli , ky i fundit i gëzuar i tha :

"O Abdullah ! Allahu na e pranoi duan!"

Kurse Abdullahu ia ktheu :

"O Fudejl ! Allahu e pranoi duan , por jo duatë tona !"

Dhe i tregoi ngjarjen që kishte parë.
Pasi u konsultuan me Fudejlin , Abdullahu u nis për tek shtëpia ku u fut djali , të cilit iu pranua duaja.
Trokiti në derë dhe po rrinte duke pritur .

Derën e hapi një burrë që për habi të Abdullahut kishte një fytyrë të bardhë.
E kuptoi Abdullahu se djali që iu pranua duaja ishte rrob i këtij burri që Abdullahu e kishte para syve.
Nga ana tjetër burri kur pa Abdullah ibën Mubarekun tek dera e shtëpisë së vet u gëzua shumë dhe e ftoi brenda.
Ai mundohej që të bënte çdo gjë me qëllim që ta kënaqte mysafirin e nderuar.
Në fund Abdullahu i tha :

"Kam ardhur që të blejë njërin prej rrobërve të tu!"

Tha burri me gjithë qef dhe ia nxorri , para të gjithë rrobërit me përjashtim të djaloshit që iu pranua duaja .
Tha Abdullahu :

"Nuk është në mesin e këtyre ai rob që kërkoj unë !"
Prandaj të lutem m'i nxirr të gjithë rrobërit e tu !

Tha burri:

"Kam edhe një djalë të vogël , të shëmtuar , dhe që s'është i aftë për punë .
Atë doja ta mbaja për vete , sepse që kur ka ardhë në shtëpinë time Allahu më ka dhuruar shumë të mira .
Unë mendoj se ai është sebepi që Allahu m'i ka dhuruar të gjithë ato të mira !"

Por për shkak të respektit që kishte ndaj Abdullah Ibën Mubarekut , pronari i djalit pranoi që t'ia jepte djalin Abdullah Ibën Mubarekut .

Abdullah Ibën Mubareku u gëzua shumë që ia arriti qëllimit dhe së bashku me djaloshin dolën dhe filluan të iknin për tek Fudejl Ibën Ijadi .

Ecën një copë rrugë , bukur të gjatë dhe asnji nuk po i fliste njëri-tjetrit.
Abdullah Ibën Mubareku kishte turp t'i fliste këtij djali , sepse atij Allahu ia kishte pranuar duan , kurse Abdullahit Jo!
Nga ana tjetër edhe djali kishte turp që t'i fliste Abdullah Ibën Mubarekut , për shkak të famës së tij të madhe si dijetar dhe muxhahid.
Kështu pra të dy ecnin pa i folur njëri-tjetrit , derisa djali mori guximin i pari që të flasë duke i thënë :

"Përse më bleve mua , kur ti kishe mundësi të merje nga rrobërit e tjerë , që janë më të fuqishëm se unë dhe që janë më të dobishëm se unë ?" .

Tha Abdullah Ibën Mubarek :

"O djalosh mua nuk më duhet shërbëtor që të më bëjë punët , por unë ty të mora për shkak të lidhjes tënde me Allahun dhe i tregoi gjithëçka që kishte parë !

-Cfarë the?
Ti ke zbuluar lidhjen time me Allahun ?! - tha djaloshi- dhe filloi të qante me zë!

Abdullah Ibën Mubareku për ta qetësuar i tha :

-O djalosh mos qaj , se vetëm unë dhe Fudejl Ibën Ijadi e dimë këtë gjë! .

-E dika edhe Fudejl Ibën Ijadi ?! -tha djaloshi dhe filloi të qante akoma më shumë!
Abdullah Ibën Mubareku nuk dinte se çfarë të bënte që ta pushonte djalin së qari!
Ndërkaq djali fshiu lotët dhe i tha Abdullah Ibën Mubarekut :

"Mirë , më jep leje sa të fali dy rekate namaz !
Abdullah Ibën Mubareku kur pa se djali pushoi , sikur u çlirua nga një barë e rëndë dhe i dha leje me gjithë qejf.

Djaloshi mori abdes dhe filloi të falej , pasi fali dy rekate namaz , hapi duart dhe filloi të bënte dua .
Kur e pa në atë gjendje Abdullah Ibën Mubareku , përsëri u afrua , pa u hetuar nga djaloshi , me qëllim që të dëgjonte se çfarë duaje do të bënte tani djali.
Ndërsa djali , pasi lavdëroi Allahun dhe dërgoi salavatë mbi profetin filloi t'i bënte dua Allahut me fjalët:

"O Zoti im ma merr shpirtin tani , tani , tani!" .

Kur dëgjoi këto fjalë Abdullah Ibën Mubareku u shtang!
Nuk dinte çfarë të bënte!
Nuk vonoi shumë dhe djaloshi ra përtokë i vdekur.
Abdullah Ibën Mubareku filloi të qante .
Pastaj tha ajetin:

"Kjo është dhuratë e Allahut ia jep Ai kujt të dojë."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:45

Një ngjarje e cuditshme

Para disa vitesh,gjatë muajit të Ramazanit,në Aleksandrit të Egjeptit ndodhi një histori e cuditshme.Ajo qe tregon historin është një grua e martuar.''Komshinjtë pranë neshe,tregon ajo,-kishin një vajze që ndiqet veshjet e modes.Gjithmonë e shihje me të shkurtra dhe te tejdukshme.Por kur bisedoje me të,tregonte se ishte njeri zemermirë dhe e dashur.Vinte tek ne dhe filluam të krijonim shoqëri me të.Një ditë më kërkoi që të dilinim në treg që të blinte një fustan,pasi nuk kishte kush ta shoqëronte .Pranoj,-i thash,por me një kusht,të vish dhe ti me mua të dëgjojmë një bised fetar.Ajo pranoi dhe pasi blemë fustani e saj ,shkuam të degjonim bisedën,e cila ishte mbi pendimin.Vajza ,duke dëgjuar biisedën,u prek aq shumë saqë në fund të saj filloi të qajë me dënesë dhe thoshte: ''O Zot,jamë penduar!O Zot më fal!..Ju lutem më vishni hixhabin...! Une ,duke u munduar ta qetësoj,i thoja që,më parë të shkojmë në shtëpi,pastaj shohim dicka të përshtashme që ta veshësh.Por ajo këmëguli deri s i gjetëm një fustan dhe një shami,me të cilat u mbulua dhe nuk doli jashtë deri sa veshi hixhabin.Por,sa dolëm jashtë,një makinë me shpejtësi e përplasi dhe si rezultat vdiq në vend.

Pendohu tani, o Moter para se të vije Dita e Kijametit ku do të dëshiron të pendohesh,por nuk do të mundësh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:45

Ai piu per ilac...

Fudail bin Ijjadi (r.a.) transmeton: ' erdha para shtratit te vdekjes te njerit nga nxenesit e mi dhe i thashe qe ta shqiptonte Shehadetin,por ai nuk e shqiptonte dot.pastaj i thash se e kam plotesuar obligimin ndaj tij dhe e lash duke qare.pas njefare kohe pashe ne enderr se ate po e terhiqnin zvare drejt Zjarrit.i thash: I mjeri ti,pse te la dituria jote? mu pergjegj: o mesuesi im,une vuajta nga nje semundje kronike,per te cilen u keshillova me nje mjek.ai me keshilloi te pija nga nje gote vere ne vit;perndryshe gjendja ime nuk do te permiresohej.prandaj kam praktikuar pirjen e nje gote vere ne vit,si ilac.
Atehere pra,nese kjo eshte gjendja e nje personi qe ka pire vere per ilac,cfare do te jete gjendja e personit qe pi per arsye tjera? e lusim All-llahun qe te na fale dhe te na ruaje nga sprovat!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:46

Prej kishes ne xhami dhe prej xhamise ne varr

Paqa dhe meshira e Allahut qofshin mbi ju!
U takuam me Shejhun ne nje hotel te Mekes se nderuar.Patem shkuar t'a benim Umren.Filluam te bisedonim per shume te krishtere qe koheve te fundit jane duke e pranuar Islamin.Cdo jeri prej nesh fliste atë qe e dinte apo kishte lexuar prej ngjarjeve te tilla.

Ajo qe vlen per t'u permendur ne këtë kontest është se ky shejh na tregoi nje tregim shume interesant.Ishte takuar me nje imam te Tarablus-it ne Libi dhe e kishte njoftuar per tregimin ne vijim:

Isha duke u pregaditur per t'a falur namazin e sabahut kur jam mu afrua nje njeri dhe me tha: Dua te behem musliman!
I thashe :Ti..Po kush je ti,nga je ti,si,cfare,kur…
Dua t'a pranoj Islamin,a mund te me ndihmosh-ia ktheu njeriu.
I thashe: Ne rregull.Thuaji dy shehadetet Eshhedu En La Ilahe Il-La Allah Ve Eshhedu Enne Muhammedun Resulullah ( Deshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjeter perveq Allahut dhe deshmoj dhe deklaroj se Muhammedi është rob dhe i derguari i Allahut),pastaj ia mesova formen e pastrimit dhe i thashe : Shko pastrohu! Pasi qe te pastrohesh dhe te marresh abdes,eja qe te falesh me ne.I thashe: Une do te pres!

U fal namazi. U kthye imami por nuk e pa njeriun dot.Pasi u ben gati per te shkuar imami shikonte ta gjente njeriun kur ja ne te dalur nje djalosh e lajmeroi se nje njeri i zi kishte rene i vdekur ne vendin e marrjes se abdesit.Kur shkoi imami pa se vertet ai ishte dhe kishte mbetur ne vend i vdekur.

O Zoti yne! Sa vdekje e mire… O Zoti yne! Sa vdekje e mire…
Ky njeri i zi ishte i krishtere dhe punonte afer xhamise.Ky tregim është i vertete dhe ka ndodhur ne vitin 1974.Xhenazen e tij e kishin percjellur shume vellezer muslimane.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:46

"ngjarje e ndodhur para 100 vjetesh ,,,burri alkolist si u shendrua ne shehid,,nga motra prej shqipnie merjem,, nje maskara hindus shkruajti liber''imoraliteti i muhammedit a.s...Dhe per nje dite u shiten te gjithe librat.U shqetesuan muslimanet e u mblodhen 100 mije ne qender te qytetit.E degjoi nje karrocier ngjarjen dhe tha..sot per mua ska shtepi,,pyeti per hindusin dhe u ngjit ne shtepine e tij e i preu cdo gjymtyre gjuhen te paren.Ekapen dhe e denuan me i prer koken,pas 20 ditesh,,,

Evizitojn karrocierin dijetaret e botes dhe vete imami i qabes.E kryetari i vendit i thot..mohoje muhamedin e une do te ndihmoj,,karrocieri gjithe jeten kishte pire alkol e sfalej.Filloi namaz ne burg,dhe e nxjerrin ne gjygj,kerkon te fale 2 rekat namaz,e kryetari i thote prape mohoje.Ai i tha..-o burracak,isha pijanec,asnje pune nuk bera te mire ne jeten time,po kurre sdo lejoj qe profetin tim tma poshteroj kush,,-Ne ender i kish dale profeti e i kish then-EJA te une.Ja pren koken dhe populli e varrosi ne qender te qytetit dhe ja shenuan emrin shehidi,kjo para 100 vjetesh,Sot e vizitojne varrin e tij dhe bejne dua per te,Ishte me *****arai...e nje musliman i bleu shtepine me te bukur ne qytet,dhe ja martoi vajzat e tij ,,burrat e vertet..."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:46

DASHURIA DHE KOHA!

All-llahu i madhërishëm në Kur'anin fisnik thotë: "Betohem në kohën!" (Asr, 1)

Njëherë në një ishull jetonin të gjitha llojet e ndjenjave: lumturia, mërzia, dituria dhe dashuria. Një ditë të gjithëve ju njoftuan se ishulli do të fundoset dhe të gjithë ndërtuan aniet e shpëtimit përveç dashurisë. Dëshiroj të mbetet deri në momentin e fundit.

Kur ishulli gati u fundos dashuria vendosi të kërkoj ndihmë: Pasuria kaloi pranë saj në një anije të madhe.

Dashuria e pyeti:

"Pasuri, a më merr me vete?"

"Jo, nuk mundem" u përgjigj pasuria. "Kam aq shumë ar dhe argjend në anije, sa që nuk ka vend për ty".

Dashuria e luti mërzinë që ta marrë:

"Mërzi më merr me vete në anijen tënde!"

"Oh dashuri, aq jam e mërzitur, dhe më duhet të jem vetëm".

Lumturia kaloi pranë dashurisë por meqë ishte aq e gëzuar nuk e dëgjoi fare thirrjen e dashurisë.

Papritmas, dikush pëshpëriti:

"Eja dashuri, unë do të marrë." Ishte ky një plak i moshuar.

Aq e lumtur dhe e gëzuar dashuria harroi ta pyes plakun se ku po shkojnë. Kur arritën në vendin e caktuar plaku shkoi rrugës së tij. E vetëdijshme sa i kishte borxh plakut dashuria e pyet një dijetar:

"Kush më ndihmoi dhe shpëtoi?"

"Ishte koha" u përgjigj dijetari

"Koha?" u habit dashuria. "përse më ndihmoi ajo?"

Dijetari qeshi dhe me urtësi iu përgjigj:

"Sepse vetëm koha është e aftë të kuptoj vlerën e vërtetë të dashurisë".

Muhammedi, a.s. e kishte dërgua një njeri në udhëtim i cili shokëve të tij ju kishte bërë imam gjatë namazit dhe e fillonte dhe mbaronte namazin me kaptinën Ihlas (Kul Huvull-llahu). Kur u kthyen i treguan për këtë Pejgamberit a.s. i cili tha:

"Pyeteni, përse ka vepruar kështu"

Ata e pyetën dhe ai u përgjigj:

"Sepse kjo është kaptinë e atributeve të Gjithëmëshirshmit dhe unë e dua ta lexojë"

Pejgamberi a.s. tha:

"Lajmëroni se edhe All-llahu e donë atë!" (Transmeton Aisha, shënon Buhariu)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:47

Zoti, e keqja dhe pyetjet e pakëndshme!

Profesori i universitetit u bëri studentëve këtë pyetje: "A krijoi Zoti çdo gjë që ekziston?" Një student me guxim u përgjigj: "Po, Zoti krijoi çdo gjë që ekziston." "Zoti krijoi çdo gjë?" pyeti edhe njëherë profesori.

"Po, profesor." u përgjigj studenti. Profesori vazhdoi pastaj: "Nëse Zoti krijoi çdo gjë, atëherë krijoi edhe të keqen. Meqë e keqja ekziston dhe duke marrë parasysh principin që si na përcakton çfarë të punojmë, atëherë Zoti është i keq! Studenti heshti, ndërsa profesori përplot ego konstatoi dhe argumentoi edhe njëherë që ajo që besojnë të krishterët në realitet është mit. Studenti tjetër ngriti dorën dhe kërkoi ta pyet diç profesorin. "Natyrisht" u përgjigj profesori . . .

Studenti u ngrit dhe tha: "Profesor a ekziston të ftohtët?"

"Çfarë pyetje është kjo? Natyrisht që ekziston. A nuk e ke ndier kurrë të ftohtë?" Studentët u çuditën në pyetjen e kolegut. Studenti u përgjigj:

"Në realitet, profesor të ftohtët nuk ekziston. Sipas ligjeve të fizikës, atë që ne e mendojmë të ftohtë, në realitet është mungesë e nxehtësisë. Secili trup ose objekt sipas studimeve ka ose transmeton energjinë, ndërsa nxehtësia është ajo që trupi ka ose transmeton energjinë. Zeroja absolute d.m.th. mungesë totale e nxehtësisë, të gjitha gjërat bëhen inerte dhe të paafta për reaksion në këtë temperaturë. Ftohtësia nuk ekziston. Ne e kemi krijuar këtë fjalë që të përshkruajmë si ndihemi nëse nuk kemi nxehtësi.

Studenti vazhdoi me pyetje: "Profesor a ekziston errësira?" Profesori u përgjigj: "Natyrisht që ekziston."

Studenti në këtë vazhdoi: "Përsëri e keni gabim profesor, as errësira nuk ekziston. Errësira në realitet është mungesë e dritës. Dritën mund ta studiojmë, por errësirën jo.

Në realitet mund të shërbehemi me prizmën e Njutonit që të zbërthejmë dritën e bardhë në shumë ngjyra dhe të studiojmë gjatësitë e ndryshme valore të dritës në secilën ngjyrë.

Nuk mund ta masim errësirën. Rrezja më e rëndomtë dritës mund të depërtojë në botën e errësirës duke e ndriçuar atë. Si mund ta dini sa është e errët një hapësirë e caktuar? Duke matur sasinë e dritës prezente. A nuk është kjo e saktë? Errësira është term që njerëzit e përdorin që të përshkruajnë çfarë ndodh nëse nuk ka dritë."

Në fund, studenti pyeti: "Profesor a ekziston e keqja?" Tani diç më i sigurtë profesori u përgjigj: "Natyrisht siç kam theksuar më parë. E shohim të keqen për çdo ditë. Më së shumti në shembujt e përditshëm të njerëzve të panjerëzishëm ndaj tjerëve . . . në krimet dhe dhunën në tërë botën. Këto manifestime nuk janë asgjë përveç se e keqja."

Në këtë studenti u përgjigj: "Profesor, e keqja nuk ekziston, ose së paku nuk ekziston në vete. E keqja thjeshtë është mosprezenca e Zotit. Mu sikur errësira dhe të ftohtët, këto janë terme që njerëzit i kanë krijuar të përshkruajnë mungesën e Zotit. Zoti nuk e krijoi të keqen. E keqja nuk është sikur feja dhe dashuria të cilat ekzistojnë mu sikur që ekziston drita dhe nxehtësia.

E keqja është pasojë e asaj që ndodhë kur në zemrën e njeriut nuk paraqitet dashuria e Zotit. Mu sikur ftohtësinë që e përjetojmë në mungesë nxehtësie, ose errësirën që e përjetojmë në mungesë të dritës." Profesori u ulë pa fjalë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:47

Për pak sa nuk e shita fenë islame !!!

Para disa viteve, imami i një xhamie u transferua në qytetin e Londrës (Britanisë së Madhe), i cili thuhet se çdo ditë udhëtonte me autobus nga vendi ku banonte, deri në Londër. Pas disa javësh të transferimit të imamit në Londër,i cili në të shumtën e rasteve udhëtonte më të njëjtin autobus si dhe më të njëjtin ngasës, një ditë prej ditësh gjersa bëri pagesën e biletës, vërejti se drejtuesi i autobusit i kishte kthyer 20 penc më shumë se sa që ishte dashtë t'i ktheheshin nga shuma e biletës. Duke parë se kishte në duart e tij një shumë që doemos duhej kthyer tek pronari i saj, përsëri mendoi; harroje këtë çështje, është vërtetë një shumë e vogël, andaj askush nuk do të interesohej për këtë, duke mos harruar faktin se kompanitë e transportit publik, në këtë rast autobusët, përfitojnë të hyra të mëdha për çdo ditë, prandaj 20 penc nuk do t'i dëmtoj aspak, përkundrazi këto 20 penc do t'i ruaj dhe do ta llogaris si një dhuratë nga Allahu i Madhërishëm dhe do të heshti.

Koha po kalonte dhe erdhi momenti që autobusi të ndalej në destinacionin ku imami ishte nisur, para se të zbriste nga autobusi, u ndal pak dhe zgjati dorën për t'i dhënë shoferit 20 cent (penc), duke i thënë atij: Ja urdhëro këtë shumë, më keni dhuruar më shumë se sa duhej!!! I mori shoferi parat dhe buzëqeshi, më pas pyeti: A nuk jeni ju Imami i ri i këtij rajoni? Unë që shumë kohë jam duke u menduar që të vi në xhamin e juaj për t'u njohur me fenë islame, për këtë qëllim të dhurova shumën e tepruar të parave për të parë se si do të jetë veprimi i juaj !!!! Më të zbritur të imamit nga autobusi, i ndjeu një dobësi në këmbët e tij dhe derisa nuk ra për toke nga kjo gjendje e frikshme, me tutje u mbështet për pemën më të afërt që ishte aty pari, u mbajt për të që mos të rrezohej, shikoi lart në qiell duke e lutur Allahun lotët filluan t'i rridhnin: O Zot, desha ta shes Islamin për vetëm 20 penc (cent).

Të nderuar vëllezër dhe motra, neve nuk jemi në gjendje t'i njohim qëllimet e njerëzve se çfarë në të vërtetë dëshirojnë nga ne.
Nganjëherë mund ndodh që të mos jemi në gjendje që njerëzit të na lexojnë, apo të jemi ai islami që do dalloj muslimanin nga jomuslimani, së këndejmi, nga gjithë ne kërkohet që doemos të tregohemi shembull për të tjerët dhe gjithnjë të jemi të drejtë dhe komfor dispozitave të Allahut të Madhërishëm, pasiqë nuk jemi në dijeni se kush i mbikëqyrë sjelljet tona, e më pas të na gjykoj si musliman, e mbi të gjitha si rezultat i sjelljeve tona, gjykohet dhe sulmohet islami në tërësi. Lusim Allahun e Madhërishëm që të na furnizoj me dituri të dobishme dhe punë të mira, të pranuara, gjithashtu i lutëm Allahut që të na mbrojë nga dija e padobishme dhe të na bëj prej atyre që gjithnjë ndjejnë pranin e Krijuesit Fuqiplotë. Lusim Allahun e Madhërishëm që të mos na sprovoj me sprova të tilla dhe t'na bej prej atyre që i kanë frikë Allahut haptas dhe fshehurazi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:47

Gjenerata e cila nuk përsëritet


Një ditë përderisa halifi Omer b. Hattabi r.a. ishte në shoqëri të sahabëve, erdhën dy djelmosha duke sjellur para vetit një beduin. Posa erdhën tek Omeri r.a., ai tha:

"Çfarë do të thotë kjo?" Ata thanë:

"Ky njeri e ka mbytur babain tonë."

"A e ke mbytur babain e tyre?" - pyeti Omeri r.a..

"Po." - u përgjigj beduini.

"Si e mbyte?" - pyeti halifi.

Beduini u përgjigj: "Hyri me devetë e tij në tokën time. Unë i tërhoqa vërejtjen, por ai nuk vëri veshin fjalëve të mia, dhe hodha një gur mbi te. Guri e goditi në kokë dhe ai vdiq."

Omeri r.a. në këtë tha: "Hakmarrja është varja!" Urdhri i cili shkruhej dhe gjykimi nuk pranoi diskutim. Omeri r.a. nuk pyeti për familjen e këtij njeriu. Omeri r.a. nuk pyeti fare se a ishte nga familja me nam, e fuqishme, e madhe dhe çfarë pozite kishte në shoqëri. Omeri r.a. asgjë nga këto nuk e interesonte, sepse ishte i drejtë në gjykim në ligjin e Allahut. Sikur të ishte në pyetje edhe i biri, do ta kryente hakmarrjen.

Ky njeri tha: "O udhëheqës i besimtarëve, të lutem në emër të Atij që krijoi qiejt dhe tokën, të më lirosh vetëm një natë. Dëshiroj të shkoj te familja ime, bashkëshortja dhe fëmijët në shkretëtirë. Dëshiroj t'i njoftoj që do të më varësh. Pastaj do të kthehem. Betohem në Allahun, se përveç Allahut nuk kanë askënd."

Omeri r.a. tha: "Kush garanton për ty që do të kthehesh?" Të gjithë njerëzit heshtën. Këtë beduin nuk e njihte askush. Nuk e dinin as ku jeton, ku e ka tendën, e as cilit fis i takon. Si mund të garantonte dikush për te? Ishte kjo garancë për jetë. Kush do t'i kundërvihej Omerit r.a. në aplikimin e ligjit të Allahut nëse beduini nuk kthehej? Kush ishte ai që të ndërmjetësonte për te?

Sahabët heshtën. Omeri r.a. ndjeu një vështirësi dhe ishte në dilemë. Çfarë të bënte? A thua ta varë njeriun e t'i lërë fëmijët e tij të vdesin nga uria? Apo ta lëshojë pa kurrfarë garance, me ç'rast do të humbasë haku i të vrarit?

Njerëzit heshtën, ndërsa Omeri r.a. hamendej dhe u kthye kah djelmoshat duke i pyetur: "A po ia falni?"

"Jo." - u përgjigjen djelmoshat.

Omeri r.a. përsëri tha: "Njerëz, kush do të garantojë për këtë njeri?"

Ebu Dherr el-Gifari u ngrit dhe ashtu plak përplot askezë dhe sinqeritet tha: "O udhëheqës i besimtarëve, unë garantoj për këtë njeri." Omeri r.a. i tha: "Ky është vrasës." Ndërsa Ebu Dherri tha: "Po, edhe pse është vrasës."

Omeri r.a. e pyeti: "A e njeh?" Ebu Dherri tha: "Jo."

Omeri r.a. përsëri e pyeti: "Si do të garantosh për këtë?" Ebu Dherri tha: "Vërejta në fytyrën e tij shenjat e besimtarit. Kuptova që nuk po gënjen dhe inshallah do të kthehet."

Omeri r.a. tha: "Ebu Dherr, mos mendo se do të lëshoj nëse nuk kthehet brenda tri ditëve!" Ebu Dherri tha: "Allahu është i vetmi Ndihmues, o udhëheqës i besimtarëve."

Omeri r.a. e lëshoi këtë njeri të shkojë në shtëpi dhe të përgatitet: të përshëndetet me gruan dhe fëmijët e tij, e pastaj të kthehet.

Omeri r.a. nuk harroi terminin e marrëveshjes dhe numëronte çdo ditë. Ditën e tretë në kohën e ikindisë, tellalli thirri njerëzit. Populli ishte mbledhur si dhe dy djelmoshat e babait të vrarë. Ebu Dherri qëndronte pranë Omerit r.a..

Omeri r.a. e pyeti: "Ku është njeriu?" Ebu Dherri u përgjigj: "Nuk e di , o udhëheqës i besimtarëve!"

Sahabët heshtnin, ndienin vështirësi për të cilën askush nuk e dinte përveç Allahut xh.sh.. Është e vërtetë që Ebu Dherri ishte ngulitur thellë në zemrën e Omerit r.a. dhe e dinte që do të jepte çdo gjë për te, por ky ishte ligj i Allahut. Ky ishte sistem i jetës. Këto ishin rregullat e Zotit dhe askush nuk kishte të drejtë të luajë me këto rregulla.

Diç para se të perëndojë dielli, njeriu u paraqit. Omeri r.a. solli tekbir, poashtu edhe myslimanët tjerë.

Omeri r.a. tha: "O njeri, sikur të mbeteshe në shkretëtirë, nuk do të dinim për ty as vendin ku jeton." Ai u përgjigj: "O udhëheqës i besimtarëve! Për Allahun, unë nuk frikësohem nga ti, por nga Ai i cili di të fshehtën dhe të brendshmen. Ja, udhëheqës i besimtarëve, e lashë bashkëshorten dhe fëmijët në mes shkretëtirës pa ujë dhe pa asnjë thërrmi buke, erdha që të ekzekutohet urdhri mbi mua për vrasje. U frikësova mos do të thotë dikush në mes njerëzve se e theva premtimin."

Omeri r.a. e pyeti Ebu Dherrin: "Përse ke garantuar për te?" Ebu Dherri tha: "U frikësova që njerëzit mos të thonë se ka humbur mirësia në mesin e njerëzve."

Omeri r.a. u kthye kah djelmoshat dhe tha: "Çfarë ju mendoni?" Ata duke qarë thanë: "Ja falim për sinqeritetin e tij, o udhëheqës i besimtarëve. U frikësuam që të mos thotë dikush se ka humbur falja në mes njerëzve."

Omeri r.a. klithi: "Allahu ekber", ndërsa lotët lagnin mjekrën e tij, pastaj tha: "Allahu ju shpërbleftë për faljen tuaj, djelmosha. Allahu e shpërbleftë Ebu Dherrin që e shpëtoi këtë njeri! Allahu e shpërbleftë beduinin për sinqeritetin e tij dhe për mbajtjen e premtimit! Allahu e shpërbleftë Omerin për drejtësinë dhe dhembshurinë e tij!"

Një prej muhadithëve ka thënë: "Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, lumturia e imanit dhe islamit është varrosur në çefinat e Omerit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:48

Lotët e njeriut më të shtrenjtë

Më lër, vëlla i dashur, të të njoftoj me disa raste, në të cilat ka qarë i dashuri ynë i zgjedhur Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), para shokëve të tij të ndershëm (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Pas betejës së Uhudit Profeti (alejhi selam) zbriti në fushëbetejë dhe filloi të vështrojë shehidët (dëshmorët) prej muslimanëve dhe gjeti në mesin e tyre xhaxhanë e tij, luanin e Allahut, Hamza ibn Abdulmutalib, të vrarë, me hundë e me veshë të prerë, me bark të shqyer, mëlçia e tij ishte hequr dhe pasi ishte hequr një pjesë e saj (mëlçisë) ishte hedhur mbi trupin e tij. Profeti (alejhi selam) qau e nga të qarët e tij të shumtë filluan të qajnë të gjithë shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur prej tyre!).

Dhe ja një moment tjetër nga jeta e tij. Njëherë Profeti (alejhi selam) ishte me shokët e tij duke u kthyer nga njëra prej betejave të tyre. Gjatë rrugës Profeti (alejhi selam) qëndroi te një varr i vjetër, i vetmuar në shkretëtirë, asgjë nuk kishte përreth këtij varri, u ul dhe filloi të qajë me një të qarë të madhe. Kur erdhën sahabët, e pyeti atë Umer ibn Hatabi për shkakun e kësaj të qare të madhe te ky varr dhe ai u përgjigj: "Ky është varri i nënës time, i kërkova leje Allahut për ta vizituar atë e më dha leje, i kërkova leje që të kërkoj falje për të e nuk më dha leje."

Sikurse që e di, vëlla i nderuar, se nëna e Profetit (alejhi selam) Emineja nuk ka qenë në Islam dhe se ajo ka vdekur shumë kohë para profetësisë së të dërguarit të Allahut dhe se kërkimi i faljes nuk lejohet për jomuslimanët, mirëpo Profeti (alejhi selam) me mëshirën e tij dhe me dashurinë që ndien një bir për nënën e tij qau me këtë të qarë të fortë.

Dhe, së fundi, e mbyllim këtë përkujtim me një rast të tretë, në të cilin ka qarë Profeti (alejhi selam). Kjo ka ndodhur kur Ebu el Asi ra rob në duart e muslimanëve pas njërës nga luftërat (e në atë kohë Ebu el Asi ka qenë idhujtar) dhe ky ishte bashkëshorti i Zejnebes bijës së Profetit (alejhi selam), ndërkohë që martesa me idhujtarët nuk ishte ndaluar ende. Zejnebja erdhi që ta lironte bashkëshortin e saj dhe me vete nuk kishte të holla, përveç një varëse që e kishte trashëguar nga nëna e saj Hatixhja, dhe kur e pa Profeti (alejhi selam) këtë varëse kujtoi bashkëshorten e tij të mirë e të sinqertë e cila kishte ndërruar jetë dhe qau.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:48

I verbër i keq i varfër e refuzojnë gratë


Tregon shejh Abdulaziz Elakl duke thënë: Nga tregimet që i kamë dëgjuar është edhe tregimi i njërit nga të afërmit e mijë që ishte hafëz i Kur'anit dhe ishte njeri shumë i sinqertë, e përkrahnin gjithherë të afërmit, ishim në shoqëri me te qysh kur ishim të vegjël..... ishte njeri që i mbante lidhjet farefisnore, njeri i drejtë në kryerjen e obligimeve ndaj All-llahut xh.sh., ishte i verbër.

Më kujtohet kur një ditë prej ditëve më kishte thënë mua: o biri im -- (e unë në këtë kohë isha në moshën 16 ose 17 vjeçare) --- Pse nuk po martohesh? Unë i thash: Deri sa ta lehtësoi All-llahu xh.sh. ....Gjendja është e atillë që nuk kemi mundësi --- gjendja ekonomike është e vështir --- Pastaj tha: o biri im bëhu i sinqertë me All-llahun xh.sh. trokit në derën e All-llahut xh.sh. dhe të përgëzoi për lehtësim.

Një herë donte të ma tregonte ndodhin e tij e unë përgatitesha që ta dëgjoja me vëmendje, e më tha : o biri im të tregoj se çka më ka ngjarë mua, pastaj tha: Kamë jetuar në varfëri, babai im ishte i varfër, nëna ime ishte e varfër dhe jetonim si familje në varfëri maksimale, dhe prej se kam lindur kam qenë i verbër, i keq, i shkurtër dhe i varfër.....

Të gjitha cilësitë që i donë një grua që t'i ketë një burrë asnjë nuk e kam pasur !.... Pastaj thotë: kisha dëshirë të martohem, por si ti qahem All-llahut xh.sh. për këtë gjendje e cila është shkak për largësinë time nga martesa! Kam shkuar te babai dhe i kam thënë: o babai im unë kamë dëshirë të martohem, babai im ka qesh dhe dëshironte të qeshi edhe unë në mënyrë që ti humbi shpresat për martesë! pastaj tha (babai ): a je budalla?!, kush është ai që të jep nuse ty?!, së pari ti je i verbër pastaj ne jemi të varfër edhe po e bënë këtë punë të lehtë, mendova dhe thash s'ka rrugë tjetër veç ta lë këtë punë.

All-llahu xh.sh. e dinë më mirë se çka do të bëhet.

E vërteta është se babai im më ka fyer por si të qahem para All-llahut xh.sh., dhe e kam lënë këtë punë derisa i kam bërë 24 apo 25 vite, kam shkuar te nëna që ti ankohem për gjendjen në të cilën jam ndoshta ajo bisedon me babain dhe gati sa nuk qava para saj, e ajo më tha: si do t'ia marrësh mëndët nuses që ajo të mos pyet nga do t'i marrësh parat dhe siç po e sheh ne kemi nevojë për gjërat më elementare për jetesë, pastaj borxhet që borxhlinjtë na i kërkojnë mëngjes e mbrëmje, kam shkuar te babai për të dytën herë dhe te nëna por e njëjta përgjigje.

Një natë thash në vetvete ku jam unë te Zoti im më i mëshirshmi i të mëshirshmëve, qahem para babait dhe nënës e ata janë të dobët nuk kanë mundësi të bëjnë asgjë e unë nuk trokas në derën e të dashurit tim All-llahut xh.sh. të plotfuqishëm, jam ngrit kamë falur namaz nate si gjithherë i kam ngritë duart dhe i jam lutur All-llahut xh.sh. me këto fjalë: "O Zoti im më thonë se jam i varfër e Ti je ai qe më ke bërë kështu, më thonë se jam i verbër e Ti je ai që ma ke marrë të pamurit, më thonë se jam i keq e Ti je ai që më ke krijuar, o Zoti im o pronari i çdo gjëje, një i vetëm s'ka tjetër pos teje Ti e dinë se çka kamë në shpirtin tim dhe sa kam dëshirë të martohem Ti e dinë që nuk kamë kurrfarë dredhie as mashtrimi dhe nuk kam rrugë tjetër.... o All-llahu im kërkoj ndjesë që i kamë munduar babën e nënën e ata janë të dobët e ti je më fisniku e jo i dobët.... o Zoti im kam nevojë për ndihmën tënde o më i ndershmi më fisniku.... o më i mëshirshmi i të mëshirshmëve .... ma cakto mua një martesë të bekuar, të sinqertë të mirë e të shpejtë që të më pushoj zemra ime të më qetësohet dhe të më gëzohet zemra ime.

Gjatë lutjes sytë më qanin zemra ime ishte e thyer para All-llahut xh,sh., jam zgjuar herët kam fal namazin e sabahut, por pas namazit më ka zënë një gjumë i shkurtër dhe gjatë këtij gjumi kam parë një ëndërr.

Në ëndërr kamë parë sikur isha në një vend të nxehtë sikur po ndizej zjarr e flakë dhe pas pak e shikoja tek zbriste një çadër (shator) nga qielli, ishte një çadër shumë e bukur që nuk kishte më të bukur dhe më të mirë se ajo, ka zbrit mbi mua dhe më ka mbuluar pas pakë është bërë ftohtë sa që nuk mund ta përshkruaj sa ishte e rehatshme, dhe nga ftohtësia pas asaj nxehtësie të fortë jam zgjuar nga gjumi i gëzuar që pashë një ëndërr të tillë.

Në mëngjes kam shkuar te një nga dijetarët që i komentojnë ëndrrat dhe ia kam treguar se çka kam parë në ëndërr, dijetari (shejhu) më ka thënë: A je i martuar apo ende nuk je martuar?

I kam thënë : Pasha All-llahun xh.sh. nuk jam i martuar. Shejhu më ka thënë: Pse nuk je martuar?! E unë ja tregova gjendjen dhe siç po e sheh vetë unë jam një njeri i dobët i verbër dhe i varfër... gjendja është e tillë që s'kam mundur të martohem.

Shejhu më ka thënë: o biri im a ke trokitur në mëngjes në derën e Zotit tënd? I thash: po kam trokitur në derën e Zotit tim dhe iu kam lutur me dëshirë dhe vendosmëri.

Shejhu më tha: shko biri im e shikoje më të mirën vajzë më të bukurën që të pëlqen ty dhe fejohu me te sepse për ty dyert janë të hapura, merre më të mirën që njeh shpirti yt, mos heqë dorë e të thuash unë jam i verbër dhe do ta kërkojë një të verbër si unë. Por, shiko më të mirën vajzë se për ty është dera e hapur.

Mendova në vetvete dhe thashë se nuk ka vajzë më të mirë dhe që më pëlqen më shumë se filania, ajo ishte e njohur në mesin e saj si shumë e bukur me prejardhje të mirë dhe familje të mirë, kamë shkruar te babai e i kamë thënë: dua të shkosh dhe ta fejosh filanen për mua, por babai veproi shumë më rreptë se në herën e pare dhe refuzoi kategorikisht duke ma shikuar gjendjen time shëndetësore dhe gjendjen ekonomike të keqe e unë po dua të fejohem me vajzën më të bukur po edhe mos të ishte më e bukura.

Kam shkuar vetë kamë hyrë në shtëpinë e familjes së saj i kam përshëndetur (esselamu alejkum), i kamë thënë babait të saj e kërkojë filanen (dua të fejohem me te) babai i sajë më tha po e kërkon filanen? I thash: po, babai i saj tha: Pasha All-llahun ti je i mirëseardhur o biri i filanit o bartës i Kur'anit (hafëz), pasha All-llahun o biri im nuk gjejë më të mirë se ti, por lutem ta gëzosh vajzën time, pastaj babai i vajzës shkon te vajza e tij në dhomë dhe i thotë: oj bija ime ky është filani, vërtetë ai është i verbër por me vete ka Kur'anin... librin e All-llahut xh.sh. e ka në gjoksin e tij e nëse e sheh të arsyeshme të martohesh me të mbështetju All-llahut xh.sh., vajza tha: nuk kamë çka të them më shumë se çka fole ti vetëm se i mbështetem All-llahut xh.sh... dhe brenda një jave i verbëri është fejuar dhe martuar me vajzën me ndihmën e All-llahut xh.sh.

Falënderimi i takon All-llahut xh.sh.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:48

Një tregim interesant!

"Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?
Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të
maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes,
gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe
lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë
në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: 'Gjysh,


kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë
çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi
i Kur’anit?'

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua
nipit: 'Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a
sjell prapë!' Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta
para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha: 'Duhet të ecësh pak më
shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet
dhe e dërgoi atë përsëri.

Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para
se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur
të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: 'Nuk dua
një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet', dhe
doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.

Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i
tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të
mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.

Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur
arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: 'E sheh
gjysh, është e padobishme'. Plaku ia ktheu: 'Shikoje shportën'. Djaloshi
shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe.
Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të
pastër, brenda dhe jashtë. 'Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund
të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë,
do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona'.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:49

Tre pyetje...

"Një djalosh i ri udhëtoi larg vendit për të mësuar. Qëndroi një kohe bukur të gjatë dhe pasi qe u kthye ne shtëpi kërkoi nga familja t'ia sjellin një hoxhe, qe t'i përgjigjej tri pyetjeve "konfuze" te tij. Ia sollën një hoxhe dhe ne mes tyre u zhvillua kjo bisede:
Djaloshi: Kush je ti dhe a ke mundësi t'i përgjigjesh tri pyetjeve te mia?
Hoxha: Unë jam rob prej robërve te Allahut dhe me lejen e Tij do t'iu përgjigjem pyetjeve tua.
Djaloshi: A je i sigurte ngase shume te tjerë para teje kane dështuar ne përgjigje.


Hoxha: Do te mundohem dhe me ndihmën e Allahut do te përgjigjem!
Djaloshi: Unë kam tri pyetje:

1. A ekziston ne te vërtetë Allahu, dhe nëse po, atëherë ma trego pamjen (formën) e tij?
2. Cfarë është Kadaja dhe Kaderi?
3. Nëse djalli është i krijuar prej zjarrit atëherë perse ai te ndëshkohet ne te kur zjarri nuk ndikon ne te?

Hoxha i ra një shuplake te forte ne fytyre.
Djaloshi duke fërkuar faqen nga dhimbja i tha hoxhës: Perse me godite? Perse u hidhërove prej meje?
Hoxha: Nuk jam hidhëruar por ajo e rene është përgjigje e tri pyetjeve tua.
Djaloshi: Si, nuk po te kuptoj.
Hoxha: ?farë ndjeve pas goditjes?
Djaloshi: Dhimbje natyrisht.
Hoxha: A beson se kjo dhimbje ekziston?
Djaloshi: Po.
Hoxha: Ma trego formën e dhimbjes?
Djaloshi: Nuk kam mundësi.
Hoxha: Kjo është përgjigja ime e pare. Ne te gjithë ndiejmë ekzistimin e Allahut por nuk mund ta shohim.
Hoxha vazhdoi ta pyesë: Mbrëmë a pe në ëndërr se unë do te godas ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: A ke imagjinuar se unë sot do te bie shuplake ne fytyre?
Djaloshi: Jo.
Hoxha: Ky është Kadaja dhe Kaderi.
Hoxha: Dora me te cilën te godita prej çka është krijuar?
Djaloshi: Prej dheut.
Hoxha: Po fytyra jote?
Djaloshi: Prej dheut gjithashtu.
Hoxha: ?farë ndjeve pasi qe te godita?
Djaloshi: Dhimbje.
Hoxha: Mire, djalli edhe pse është i krijuar prej zjarrit ai do te ndieje dhimbje në të siç ndjeu fytyra jote prej dheut nga rënia e dorës sime po ashtu e krijuar prej dheut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:49

MAGJISTARET NUK KORREN SUKSES ME KETE GRUA…PERSE?


Kësaj gruaje burri i saj deshi t'i bënte magji ngase ai kishte lëshuar fenë dhe nuk falte namazin. Gruaja, muslimane e devotshme, kishte shkuar tek gjykatësi dhe i kishte thënë: Burri im nuk falet, dua te ndahem prej tij!
Gënjen se unë falem- ishte përgjigjur burri në foltore.
Nuk e dua më atë, madje as për para- shtoi gruaja.
Atëherë ma kthe mehrin (dhuratën martesore)- insistoi burri.
Gruaja se bashku me babain e saj ia kthyen 40. 000 dinarë.
Pas shkurorëzimit burri shkoi tek një magjistar dhe kërkoi t'i bënte magji asaj. U pajtuan se bashku me te por magjistari nuk ia arrinte dot qëllimit. Pas një kohe, magjistari ra në kontakt me burrin dhe i tha: Ka kohe qe unë lidhem me djaj dhe mundohem t'i bej magji asaj gruaje por nuk mundemi. Pasi qe shkove ti hyra ne dhome dhe me erdhën djajtë qe i dërgova tek shtëpia e saj.
Cfarë bëtë?- i pyeta.
Gjetëm melaike te shtëpia e saj, qe e kishin rrethuar atë dhe nuk lejonin askënd te hynte aty. Kjo për arsye se ajo ditën dhe natën lexon Kur'an- iu përgjigjën.
Kush e ruajti këtë grua? Atë e ruajti Allahu, i Cili thotë:
... po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve". (Jusuf, 64),
Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij". (et Talak, 3)
Atë qe e ruan Allahun nuk mund ta dëmtojnë a xhinët dhe as njerëzit andaj vëlla dhe motër mbështetuni ne Allahun se Ai ju mjafton juve!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:49

FEMIJE QE U BE SHKAK TE HYJE NE ISLAM NJE I KRISHTER?




U ftuam në një darke unë, gruaja dhe fëmijët e mi. Djali im i vogël pa një shërbëtor që shërbente aty dhe e pyeti: A je musliman apo jo? Jo, nuk jam- iu përgjigj shërbëtori. Fëmija im e mori shërbëtorin për dore dhe e dërgoi tek stufa që ndizej zjarre ngase ishte kohe vjeshte dhe i tha: Nëse nuk bëhesh musliman Allahu do të fus ne një kësi zjarri te nxehte. Thuaj: La ilahe il-la Allah!- i tha fëmija disa here.
Fatbardhësisht prezent ishte një hoxhe, qe dinte mire anglishten, i cili u afrua pranë këtij shërbëtori dhe filloi t'i flas për Islam dhe t'i përgjigjet pyetjeve te tij deri kah ora 1:30 pas mesnate deri atëherë kur shërbëtori i bindur për vërtetësinë e Islamit dëshmoi deklaratën hyjnore: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!
&&&
Të gjithë muslimanët duhet te thërrasin ne fe qofte me gjuhe, pasuri, dituri, kulture, moral, pozite, fame, apo me te gjitha se bashku. Le te jete çdo musliman kureshtar për udhëzimin e tjetrit ngase për këtë gjë ka shpërblim te madh. Thotë Muhammedi, alejhi's selam:
"Që Allahu të udhëzojë vetëm një njeri nëpërmjet teje është me mire për ty se sa pasuria më me vlerë". (Transmetim unanim)
Le ta dije çdo musliman se ai ose do te ftoje për tek Allahu ose do te ftoje për tek e kota andaj le te zgjedhe i mençuri atë qe duhet zgjedhur!
Dobitë e tregimit:-
Ftimi ne Islam nuk ka kohe dhe vend te caktuar; musliman fton kudo dhe kurdo qe i jepet rasti.
Ke e ka begatuar Allahu me përvetësimin e ndonjë gjuhe te huaj le ta falënderojë Allahun dhe le ta shfrytëzojë atë për shërbim te fesë.
Fjale e fëmijëve te vegjël kane ndikim ne zemra andaj perse te mos i përgatisim për ftim ne rrugën e Allahut?
Obligimi ynë i pare ndaj te gjithë jomyslimanëve qe vijnë ne trevat tona është qe t'i ftojmë ne Islam

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:49

SAMIU DHE ARROGANCA NDAJ NENES


Tregimi jonë sot do të jetë për një grua e cila ka derdhur shumë mund e energji për ta edukuar të birin e saj. Shumë ditë e net kaloi pa pushim vetëm e vetëm për ta zëvendësuar babain e tij, të cilin ai e humbi kur ishte i vogël. Kjo grua për hirëë të edukimit dhe që askush të mos ishte bashkëpjesmarrës në butësinë, bamirësinë dhe dhembshurinë saj për djalin e saj, gjatë tërë jetës refuzoi të martohet. Sa shumë duroi e sa shumë u përpoq që fëmijës së saj t’ia siguroj një kafshatë buke.
Me ju sot do të jetë tregimi i nënës së Samiut...
Ajo tani e pret të kthehet nga universiteti ngase sot Samiu do të diplomoj. Pas pak çastesh ajo dëgjon zërin e Samiut, i cili ia ndërpret kujtimet: Nëna ime! Diplomova me sukses të lartë. Nëna nuk mundi ta përmbaj veten kështu që filloi të qajë.
Përse qanë moj nënë?- e pyeti Samiu. Cdo mundim, lodhje e përpjekje që ke bërë unë do t’i kompensoj,-shtoi ai për ta qetësuar nënën.
Nënë dua të martohem- tha Samiu.
Mirë, vajza e fqiut tonë është e ndershme, fetare dhe e bukur- propozoi nëna.
Ajo nuk më pëlqen. Ajo nuk është e nivelit tim. Mentaliteti i saj nuk është bashkëkohor dhe i hapur. Unë dua të martohem me motrën e shokut tim, Semirit, ngase ajo është vashë universiteti, është e kulturuar dhe është shumë e hapur-transparente.
Samiu ishte njoftuar me të një ditë kur kishte thirrur shokun e tij Semirin në telefon dhe i qe përgjigjur ajo. Zëri i saj i kishte bërë magji...
Përpjekjet e nënës nuk patën sukses kështu që, pa dashjen e saj, ajo pajtoi që Samiu të martohej me atë vajzë. U martua Samiu dhe kaluan ditë por nëna asnjëherë nuk ishte e kënaqur me sjelljet e gruas së tij. Ajo nuk kishte preokupim tjetër përveç telefonatave, shëtitjeve vetëm apo me shoqet e saj, dhe gjëja që më së shumti e hidhëronte nënën e Samiut ishin rrobat e saj. I foli Samiut për rrobat e gruas së tij djersa ai me plot gjakftohtësi ia ktheu: Oj nënë, çdo kohë ka stilin e vet të veshjes dhe zbukurimit.
Nëna e fshehu zemërimin dhe vazhdoi të heshtte. Ditët vinin ndërsa gruaja vetëm sa tejkalonte kufijtë normal në veshje kështu që nëna prapë i foli Samiu por përgjigja ishte: “Oj nënë, të lutem mos u përziej në jetën e saj private”, kështu që nëna iu kthye heshtjes ndërsa dhimbjet ia çanin zemrën.
Me kalimin e kohës gruaja filloi edhe ta akuzonte nënën e Samiu se kinse ajo po e anashkalon atë, ia lëndon ndjenjat dhe se e quan të papjekur. I tërë problemi ishte se Samiu i zinte besë shpifjeve të saja. Problemet në shtëpi sa vinin e shtoheshin më tepër. Samiu erdhi deri në atë gjendje saqë ngriti zërin lartë kundër nënës dhe e qortoi por durimin e saj assesi nuk e mposhti. Ajo ende ishte kureshtare për lumturinë e djalit të saj e në veçanti familjes që të mos shkatërrohej.
Dashuria e Samiut për gruan u rrit edhe më kur ajo lindi fëmijën e parë. “Shtëpia nuk na zë të dyjave, ose më zgjidh mua ose zgjidhe nënën tënde”- tha gruaja.
Zgjidhja nuk ishte e vështirë për Samiun. Ai zgjidhi që gruaja të mbetej në shtëpi ndërsa nëna të dilte jashtë saj. Ekzekutimi i këtij propozimi famëkeq të nuses u realizua ditën e enjte pas namazit të sabahut kur Samiu erdhi te nëna e cila sapo kishte falur namazin dhe, jo si zakonisht, ai e puthi në ballë. Sot do të dalim për një shëti tek deti së bashku?- i tha Samiu. Nëna nuk pajtoi por kur Samiu insistoi ajo iu përgjigj kërkesës së tij. Dolën në shëti dhe pasi që drekuan, Samiu i tha nënës: Unë dhe gruaja po shkojmë ta përshëndesim një shok në një tëndë afër dhe ja numri i mobilit tim që nëse vonohemi të na thërrasësh prej ndonjë kabine këtu afër.
Nënën e mori gjumi dhe nuk u zgjua përveçse pas namazit të ikindisë. Samiu dhe gruaja nuk u kthyen deri tash- tha e frikësuar në vete. I kërkoi por nuk i gjeti kështu që ia plasi vajit. Iu kujtua letra që kishte “numrin” e Samiut në të. Kërkoi ndonjë kabine telefonike por më e afërmja ishte 1.5 km. Meqë nuk i mbeti zgjidhje tjetër ajo doli në rrugën kryesore ndoshta do ta gjej djalin e saj. Pas një kërkimi të gjatë dhe pas një lodhjeje, frikë e urie që e kapën, pranë saj kaloi një veturë e një njeriu të devotshëm, i cili kur e pa duke qajtur ndaloi veturën dhe e pyeti për hallin e saj. Ia tregoi tregimin në përgjithësi dhe ia dha letrën në të cilin kishte numrin e Samiut. Kur njeriu e mori atë letër nuk pa numër por pa se në të shkruante: “Lutet çdokush që takon këtë plakë të humbur ta dorëzoj në shtëpinë më të afërte të të moshuarve”.
Ky njeri insistoi që ajo të shkonte në shtëpinë e tij me të dhe gruan e tij por plaka refuzoi kështu që ai e dërgoi në shtëpinë e të moshuarve. Kështu filloi jeta e re e nënës në këtë shtëpi. Ajo pyeste veten: A mund ta marr me mend se ky është Samiu? A kështu shpërblen ai mundin tim për të? Derisa ishte nëna në një gjendje të tillë, kujdestarja i tha: Na ka telefonuar Samiu dhe na ka dhënë numrin e tij që nëse kemi nevojë për diç ta thërrasim. Thirreni kur të vdes- tha nëna me një tonë të ashpër.
U munduan ta thërrasin kujdestarja dhe nëna Samiun disa herë por nuk ia dolën. Një ditë kur gjendja shëndetësore e nënës u keqësua, kujdestarja kishte thirrur Samiun në telefon dhe e kishte lajmëruar se ajo nuk ndihej mirë dhe se ai duhej ta vizitonte. “Me vjen shumë keq por unë dhe gruaja ime sot do të shkojmë për pushime në Paris, kur të kthehem do ta vizitoj atë”- premtoi Samiu.
Shëndeti i nënës sa vinte e keqësohej dhe kur i kishte humbur vetëdija, kujdestarja kishte dëgjuar nënën tek thoshte: O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij! O Zoti im, hakmerru ndaj tij dhe gruas së tij!
Në mbrëmje gjendja e saj u stabilizua. “Ndiej se e kam vdekjen afër”- i tha kujdestares. Kur të vjen biri im për ta marrë kufomën time thuaja atij këto fjalë nga nëna e tij: Allahu mos të faltë! Allahu mos të faltë as në dunja dhe as në ahiret! Filloi gjendja t’i përkeqësohej. Dhimbjet e vdekjes shtoheshin nga çasti në çast. Pas shqiptimit të shehadetit ajo dorëzoi shpirtin tek Allahu. Kujdestarja e mori në telefon Samiun por ishte dikush tjetër qe u përgjigj. Ku është Samiu, unë jam kujdestare në shtëpinë e të vjetërve dhe dua t’i flas për diç shumë me rëndësi- kërkoi kujdestarja. Samiu ka shkuar dhe më nuk do të kthehet- u përgjigj ai njeri. Nëna e Samiut ka vdekur dhe duhet të vijë e ta marrë kufomën e saj- sqaroi arsyen e telefonatës kujdestarja. Njeriu ia plasi vajit dhe tha: Unë jam vëllai i gruas së Samiut, jam Semiri. Samiu dhe gruaja e tij morën udhën për në Aeroport por gjatë rrugës derisa ishin në shpejtësi të madhe shpërtheu një gomë dhe vetura u rrokullis disa herë kështu që Samiu, gruaja dhe fëmija i tyre janë gjymtuar e bërë copë-copë të shkapërderdhura. Ishte një tragjedi e vërtetë dhe trishtuese- rrëfeu Semiri.
Allahu iu përgjigj lutjes së kësaj nëne andaj a ka kush që merr mësim nga tregimi i këtij djali të pasjellshëm me nënën e tij?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:49

VENDOSMERIA E NJE TE SEMURI
Një djalosh i ri punonte në një kompani me pagë të lartë por për shkak të procedurave që binin ndesh me fenë, ai kishte hequr dorë nga puna. Një kohë të gjatë mbeti pa punë dhe kishte rënë në varfëri.
E nxita të dilte në ndonjë vend të gadishullit arabik dhe të kërkonte punë- rrëfen njëri prej predikuesve muslimanë. Gjeti punë dhe shkoi por sëmundja e kancerit të gjakut ishte ajo që e ktheu mbrapsht pas ca muajsh. U kthye në vend ndërsa sëmundja vetëm sa i bëhej më e rëndë. Mjeket e këshilluan për një mjekim kimik por ai shkaktoi rënien e flokëve dhe mjekrës së tij.
Do të shtohen dhimbjet- i thashë.
Më shumë ndiej dhimbje kur mendoj se do ta takoj Allahun pa mjekër- mu përgjigj.
Edhe pse kishte ngulur këmbë, mjekët ia dhanë disa barëra qetësuese, të cilat edhe ashtu nuk i ndihmonin shumë.
E këshillova të shkonte në Mekke për Umre dhe të pinte ujë nga Zemzemi. Shkoi dhe atje një natë kishte parë një ëndërr. Ai së bashku me dy veta kishin hyrë në Xhennet me ç’rast iu ishte hapur një derë e madhe ku kishte parë një pallat. Shikojeni, është i imi- iu kishte thënë shokëve. U zgjua nga ëndrra ndërsa zemra i ishte mbushur me gëzim nga kjo ëndërr. Mori abdes dhe filloi të falej derisa hyri koha e sabahut.
Pas disa ditësh u kthye në vendin e tij. E vizitova, rrëfen hoxha, që t’ia lehtësoja pak dhimbjet dhe t’ia përkujtoja Allahun por në fakt ai ishte që ma përkujtonte mua Allahun, dhe më besoni, sa herë që doja ta mbaja ndonjë ligjëratë, më parë shkoja tek ai që të më zbutej zemra dhe të më rritej vullneti.
Ishte kureshtar për këshilla dhe ndihmë ndaj çdokujt e sidomos ndaj atyre që i kishte në dhomë. Derisa ishte në spital, kishte ardhur një pasanik dhe ua kishte shpërndarë disa të holla pacientëve. Ky kishte marrë të hollat e tij dhe ia kishte lënë nën jastëk njërit pacient i cili kishte dalur për një analizë.
Ai kishte edhe një bindje të fortë. ?doherë thoshte: Unë kam bindjen se Allahu është duke ma ruajtur një të mirë të madhe. Pas një kohe refuzoi hapat qetësues dhe tha: Këto dhimbje dhe mundime janë mëshirë prej Allahut. Ato m’i shlyejnë mëkatet dhe m’i ngritin gradat ndërsa leximi i Kur’anit dhe dhikri për mua janë më qetësues se sa ata hapa.
Mëngjesin e së premtes, ishte ngritur dhe kishte pyetur njërin nga pacientët: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Edhe dy orë. U shtri edhe pak dhe pastaj pyeti: Edhe sa ka mbetur koha e sabahut? Ende ka kohë- iu përgjigj. Dikur kur koha ishte afër, ai u ngrit, mori abdes, e fali sabahun dhe pasi që dha selam, e ngriti gishtin tregues e tha: Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij. Ngriti shikimin kah qielli dhe buzëqeshi shumë e pastaj ra i vdekur në shtrat.
Meqë kishte lënë amanet që ta pastroja, e pastrova. Pasha Allahun, nuk kam parë trup më të butë, fytyra e tij shndriste. Sikur nuk kishte vdekur fare. Ia falëm xhenazen ndërsa ai që e futi në varr tha se ai shndriste nga nuri dhe se buzëqeshja asnjëherë nuk iu largua.
Pas disa javësh e takova njërin nga vëllezërit e tij. Përgëzohu o hoxhë, durimi i vëllait tim dhe qëndrimet e tij madhështore si dhe vendosmëria e tij gjatë sëmundjes kanë qenë shkak i udhëzimit tim, të babait tim dhe të vëllezërve të mi. Allahu e pastë mëshiruar vëllain tonë!
Mësimet e tregimit:
Aq sa mbahet njeriu për feje dhe për gjërave që ia forcojnë lidhjet me Allahun, ai po aq gjen lumturi, kënaqësi dhe bindje, me të cilat i bën ballë fatkeqësive dhe brengave të kësaj bote.
Vendosmëria gjatë sprovave është mirë dhe në dobi edhe të tjerëve.
Fatkeqësia është e caktuar dhe nuk mund të kthehet mbrapsht porse është mirë që ajo të pritet me durim dhe pajtim në mënyrë që të jetë shpërblim.
Jeta e vërtetë është jeta e shpirtrave e jo ajo e trupave andaj të mos e neglizhojmë këtë.
Njeriu nuk guxon ta shesë ahiretin e tij për ndonjë haram apo marrëdhënie të ndaluar ngase dynjaja, sado që të ketë kohëzgjatje, ajo prapë ka jetë të shkurtër, dhe sa do që të hijeshohet, ajo prapë është e shëmtuar.
Vizita e spitaleve dhe të sëmurëve të jep mësim për jetë.
Ne duhet të marrim mësim nga fatkeqësitë që ndodhin rreth nesh dhe duhet të nxitojmë që të pendohemi tek Allahu që të mos na vjen vdekja befasisht.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:50

CFARE E SHTYRI KETE FEMIJE TE FALET NATEN?


Ebu Jezid el Bestami u ngrit të falë namaz nate kur ja e pa fëmijën e tij te vogël pranë. Meqë ishte i vogël, nata ishte e ftohte dhe pagjumësia ishte e vështirë, e mëshiroi dhe i tha:
O biri i babait, fle ngase nata është e gjate.
E perse ti u ngrite te falesh- ia ktheu djaloshi.
O biri im, mua me duhet te ngrihem ngase kështu ka kërkuar preje meje Allahu- shtoi Ebu Jezidi.
Kam mbajtur mend një ajet kur'anor -u arsyetua fëmija- ku Allahu thotë:
20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj, a një të tretën e saj.". (el Muzzemmil, 20)
…tash po të pyes: Kush janë ata qe u falen me Muhammedin, alejhi's selam?- pyeti fëmija.
Janë shokët e tij - iu përgjigj Ebu Jezidi.
Nëse kështu qenka puna atëherë mos me privo nga nderi i shoqërimit tënd për adhurimin për Allahun.
Ebu Jezidi i mahnitur tha: O biri im, ti je ende fëmijë dhe nuk ke arritur moshën madhore?!
O babai im, unë e kam pare nene time kur donte ta ndezte zjarrin fillonte me drunjte e vegjël ne mënyrë qe te ndezën edhe te mëdhenjtë- u justifikua fëmija. Kam frike se ndoshta Allahu ne Ditën e Llogarisë do te filloj se pari prej neve te vegjëlve nëse ne nuk e adhurojmë Atë.
Babait iu mbushen sytë lot nga frika prej Allahut, e lejoi te birin te falej me te dhe i tha: Ngrihu o biri im e falu ngase ti ke me shume merita tek Allahu se sa unë.
***
?ështja e namazit te natës është duke përjetuar një kurbet te vërtetë tek muslimanët. Të rrallë dhe te pakte janë ata qe e falin namazin e natës ndërsa i dashuri jone, Muhammedi, alejhi's selam na ka porositur:
Faleni namazin e nates ngase ai ehte tradite e njerëzve te mire para jush, ehte afrim tek Allahu, ndalese nga mëkatet, shlyerje e te këqijave dhe largues i sëmundjes nga trupi". (Hadithin e transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani hadithin e ka cilësuar autentik)
Pejgamberi, alejhi's selam, edhe pse i ishin falur te gjitha mëkatet, falej tere natën saqë edhe këmbët nga qëndrimi i gjate ne namaz i ishin ënjtur. Falej madje edhe kur ishte i sëmure. Kjo jo për tjetër por për rëndësinë dhe shpërblimin e madh që ka falja e namazit te natës. Ndërsa ne; te forte, te shëndoshë, por prape namazin e natës e kemi lënë anash dhe përtojmë, edhe pse kemi mëkate te shumta.
Pejgamberi, alejhi's selam nxiste dhe stimulonte shokët e vet për faljen e namazit te natës. Abdullah b. Umeri, Allahu qofte i kënaqur me të dy, transmeton se Pejgamberi, alejhi's selam i kishte thënë:
Njeri i mirë është Abdullahu sikur të falej edhe natën". (Transmetim unanim)
Ebu Malik el Esh'arijj transmeton se Muhammedi, alejhi's selam ka thënë:
Në Xhennet ka dhoma, brendësia e të cilave duke nga jashtë dhe anasjelltas, të cilat i ka përgatitur Allahu per ata që japin ushqim, flasin butë, përcjellin agjërimin dhe falen natën kur njerëzit janë fjetur".
Vëlla musliman!
Dije se namazi i natës ka një kënaqësi te madhe, për hire të së cilës të parët tanë gëzoheshin kur vinte nata për te falur namaz dhe pikëlloheshin kur shkonte ajo e humbnin lezetin dhe kënaqësinë e atij adhurimi. Ali b. Be******************** ka thënë: Ka dyzet vite që përveç lindjes së diellit asgjë nuk më pikëllon.
Ebu Hazimi ka thënë: Asnjë natë nuk kam mundur të ngopem me kënaqësinë e namazit të natës.
E lusim Allahun që të na bëjë neve dhe juve prej atyre që falin namaz nate dhe shijojnë kënaqësinë e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:50

RREFIME NGA PASTRUESIT E KUFOMAVE




I
Erë kundërmuese
Era kundërmonte rëndë madje kaploi të gjitha anët e dhomës...Këtu u bindëm se kjo është shenjë e...por megjithatë u munduam ta kryejmë pastrimin e kufomës.
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Do t’ua rrëfej një ngjarje që më pati ndodhur gjatë pastrimit të një të vdekuri, për të cilin e lus Allahun ta ketë mëshiruar dhe falur sikur që e lus të ma mundësojë rrëfimin e drejtë të kësaj ndodhie.
Ditën e martë, pas mesnate, telefoni cingëroi. Na ka vdekur një i afërm dhe duam ta pastrosh ti- me foli një njeri, që nga zëri vërehej se ishte i ri. Pasi ma përshkroi vendin e banimit u nisa Kur mbërrina i ngushëllova dhe bëra një pyetje, që normal, e bën çdo pastrues: I vdekuri ka qenë apo jo prej atyre që falnin namaz? A e di përse e bëra këtë pyetje? Ngase i vdekuri, nëse nuk ka falur namaz, atij nuk i pastrohet kufoma, nuk qefinoset, nuk i falet namazi i xhenazes dhe nuk varroset në varrezat e muslimanëve. Mu për këtë, bindu se ditën kur do të vjen pastruesi i kufomës sate do ta bëjë këtë pyetje. Njëri prej djemve të tij tha: Po, ai madje edhe kishte një vend të caktuar në xhami. Hyra ta pastroja me një ndihmës. I vdekuri ishte i moshuar dhe kishte kaluar të 60-tatë. Filluam pastrimin: I dhamë abdes por sikur punën tonë për pak çaste e bllokoi një erë e rëndë e cila doli nga trupi i të vdekurit. Para tij pata pastruar shumë veta por nuk më ka ndodhur që nga një i vdekur të kundërmon një erë e tillë e rëndë. Vërtet ishte shumë e rëndë.
Ndoshta është era e asaj që i del nga barku- më tha ndihmësi.
Thashë: Po, por...Era kundërmonte rëndë madje kaploi të gjitha anët e dhomës...Këtu u bindëm se kjo është shenjë e...por megjithatë u munduam ta kryejmë pastrimin e kufomës. E pastrova me kafur, një lëndë me erë të këndshme, e cila largon erërat e këqija por kot. Pas përfundimit të pastrimit e parfumova me ud (lloj parfumi), jo vetëm në pjesët me të cilat ka bërë sexhde por tërë trupin, dhe prapë, era nuk dinte të ndalur. Dola nga dhoma e pastrimit dhe vërtet ndihesha keq. Njëri nga të afërmit e tij, që nga pamja shihej se ishte i devotshëm, më dha një kupë ujë dhe me pyeti: A vërejte ndonjë shenjë?????
Kjo pyetje edhe më shtoi bindjen time se ky njeri paska patur një rrëfim por cili është as unë nuk e di madje as nuk pyeta.
Mirë, inshaAllah, mirë- u përgjigja. Ai do të shkoj atje me atë që ka përgatitur...
Imagjinoni vëllezër dhe motra që ndonjëri prej nesh të jetë sikurse ky plak, a do ta dëshironim këtë për vete?! Nëse nuk kemi dëshirë, gjë që unë e di për secilin prej nesh, atëherë le të nxitojmë para se të na paraprijë caktimi i Allahut duke e lutur Atë që vdekja jonë të jetë vdekje e mirë!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:50

II
O ju që keni lënë namazin, dëgjoni!
O ti që ke braktisur namazin, a ke dëshirë të vdesësh në këtë mënyrë?
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Lexues i nderuar,
Ja ne prapë takohemi për të kaluar çaste në rrëfimin e disa përjetimeve që pata gjatë pastrimit të kufomës së një të vdekuri. Paraprakisht duhet ta dini se këto ngjarje nuk ua rrëfej që kohën tuaj ta kaloni duke dëgjuar apo lexuar “ngjarje të çuditshme”. Jo, dhe pasha Allahun, sikur të ishte për qëllime të tilla kurrë nuk do t’i shkruaja. Këto ua transmetojmë që të merrni mësim dhe të këshilloheni ngase i lumtur është ai që këshillohet nga ndodhia e tjetrit dhe i dëshpëruar e i humbur është ai, që nga ndodhia e tij marrin mësim të tjerët.
Kah ora 11 e mbrëmjes më telefonoi një i ri se djali i tezes kishte vdekur në një aksident trafiku dhe se kufoma e tij tani ishte në spital. Pas pak arrita në spital dhe pashë se nga ndodhia e aksidentit e deri tani nuk kishte kaluar as një orë e plotë. Kur hyra në dhomën e emergjencës pashë trupin e tij të shtrirë të mbuluar me një çarçaf të bardhë. Ia hoqa çarçafin dhe pashë si ai ishte një djalosh që nuk kishte kaluar të 18-tatë ende. Ishte në rininë e hershme. Në tru kishte një hemorragji (derdhje gjaku) të madhe dhe kishte shumë gjymtyrë të thyera. Filluam procedurën e pastrimit shumë shpejt pasi që mjeku na këshilloi për një gjë të tillë ngase hemorragjia me gjasë, pas ftohjes së trupit, do të rritej. Filluam pastrimin por gjatë pastrimit iu shfaq një shenjë, e cila lëndoi zemrën dhe e shqetësoi shumë atë. Për Zotin o vëllezër dhe ju motra, prej pjesës së lartë të krahut e deri mbi kokë, në pjesën më të lartë të saj, ngjyra e trupit i ndryshoi. Nuk ishte e zezë. Ishte tamam si një re, hije. Që ta kuptosh më mirë ngjarjen, dorën tënde largoje nga tastiera dhe do ta vëresh qartë dallimin e shndritjes në mes vendit ku e pate dorën dhe pjesës tjetër të tastierës. Këtë e kam për qëllim…Fytyrën e kishte të mërrolur…Pas pastrimit ia falëm xhenazen këtij djaloshi dhe e dërguam në varreza. Isha i pari që zbrita në varr ta pastroj sipërfaqen e poshtme dhe t’ia largoj gurët. Vet unë e pastrova atë pjese por shikoni, vëllezër dhe motra, unë vet e pastrova atë pjese, por Pasha Allahun filloi të shfaqet një pamje tmerruese. Filluan disa krimba të vegjël t’ia mbulojnë trupin. Nuk di nga dilnin, sigurisht se prej trupit të tij jo. Fillova t’i largoj me dorën time por pa dobi; e largoja një hipte mbi të tjetri. E lamë në varr ashtu dhe e mbuluam me dhe. Pas ca ditësh më erdhi në xhami një djalosh i ri, i cili ishte musliman i mirë dhe më pyeti: A ti e pastrove filanin? Thashë: Po. A vërejtje diç të pazakonshme? - më pyeti. Jo, përveç gjërave të mira asgjë tjetër nuk pashë- ia ktheva. Më tha, dëgjoni vëllezër dhe motra, më tha se ai nuk falte namaz. Ai falte një farz e linte shumë sosh…Thashë në vete: Ky qenka shkaku i krimbave.... E lus Allahun ta ketë falur dhe mëshiruar!
O ju që keni lënë namazin, mendoni!
O ju që keni lënë namazin dhe kaloni kohen pranë TV-së, internetit apo lojërave të ndryshme, a keni dëshirë të vdisni në këtë mënyrë?
A doni një përfundim të tillë? Shpejto vëlla e pendohu ngase do të vijë dita kur do të ndiesh keqardhje dhe pishmanllëk por do të jetë tepër vonë…

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:51

III
Nga fytyrëngrysuri në të buzëqeshur
Nuk dua t’ua marrë kohën tuaj, dua të kthehem e tua rrëfej një tregim prej atyre që përjetova dhe përjetojmë zakonisht në dhomat e pastrimit të kufomave…
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
E lus Allahu që mua dhe ju të na bashkojë në Xhennetet e Firdevsit!
Nuk dua t’ua marrë kohën tuaj, dua të kthehem e tua rrëfej një tregim prej atyre që përjetova dhe përjetojmë zakonisht në dhomat e pastrimit të kufomave…
E fala namazin e drekës dhe u nisa për në shtëpi. Gjatë rrugës një djalosh i ri më njoftoi në celular se babai i tij kishte ndërruar jetë dhe se ai tani gjendej përpara vendit ku bëhet pastrimi i të vdekurve. E ndërrova drejtimin dhe kur arrita atje një pamje i shkaktoi dhimbje zemrës sime. Një grup vëllezërish në një veturë të vjetër ndërsa i vdekuri ishte i vendosur aty. Më erdhi keq shumë se si nuk patën mundësi ta siguronin një veture pakëz më të mirë për ta sjellur babain e tyre me të. Ata nuk më njoftuan më herët që ta merrja kufomën me veturën e pastrimores sonë. E futëm në dhomën e pastrimit dhe krahas dy djemve të rinj që sapo kishin filluar të merreshin me këtë punë, kërkoi edhe njeri nga bijtë e tij të na bashkëngjitej gjatë pastrimit. Kur ia zbuluam kokën pashë se i vdekuri ishte burrë afër përfundimit të 50-tave. Në fytyre vëreheshin qartë mundimet dhe dhimbjet e agonive të vdekjes. Fytyrën e kishte të mërrolur ndërsa dhëmbët e tij të sipërme kishin kafshuar fort buzën e tij të poshtme. E pastruam këtë kufomë dhe pas përfundimit e pyeta të birin e tij: A dëshiron dikush ta përshëndes kufomën para se ta mbulojmë me qefin fytyrën e tij? Jo, kryeje qefinosjen e tij, ndoshta e zëmë namazin e ikindisë,- u përgjigj ai. Befasisht një e trokitur në derë. Ishte njëri prej djemve të tij që jetonte në një qytet tjetër. Ai deshi ta shikonte babain për herë të fundit. Ia shpalosa fytyrën kësaj kufome por një befasi e këndshme nga pamja e këtij të vdekuri, që asnjëri prej nesh nuk do ta kishte imagjinuar. Dy djemtë që me ndihmonin kishin hyrë neë dhomën e ndërrimit të rrobave. I vdekuri që shpalosa fytyrën e tij thuajse nuk ishte ai që më parë pastrova. Kishte ndryshuar tërësisht. Fytyra, nuk ishte ajo që thashë më herët se ishte e mërrolur me dhëmbë që kishin kafshuar buzën e poshtme, jo, në fytyrën e tij vërehej buzëqeshja, dhëmbët i ishin kthyer ashtu siç ishin, madje nga buzëqeshja dukeshin të gjithë. Fytyra e tij tashme reflektonte fytyrën e një njeriu të qetë, të rehatuar dhe të kënaqur. Bërtita me zërin tim më të lartë: Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) dhe e putha në ballë këtë të vdekur. I thirra dy ndihmësit dhe iu thashë: A është ky i vdekuri që e pastruam më herët?! I pari brohoriste: Allahu Ekber (Allahu është më i madhi) ndërsa i dyti nuk mundi ta përmbante veten nga lotët. Vërtet ky është një nder i madh dhe shenjë për një sinqeritet të pranuar. Pyeta për të dhe gjendjen e tij? Sa e mirë që ishte: namaz, agjërim, djalë që kishte mësuar Kur’anin përmendësh dhe tani ishte mësues i Kur’anit...Ky burrë i vdekur vazhdimisht e kishte nxitur dhe stimuluar këtë djalë për mësim të Kur’anit dhe materialisht e kishte përkrahur gjithnjë.
E lus Allahun t’ia lartësoj gradat dhe neve së basku me të të na ringjalle në shoqëri të krijesës më të pastër, Muhammedit, alejhi’s selam!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:51

IV
Muzika...
Kthehemi prapë tek ju që së bashku të hyjmë në atë dhomë prej së cilës frikësohen shumë veta. Prej njerëzve, ka madje që frikësohen edhe t’i afrohen asaj. Kësaj radhe do t’ua rrëfej një tregim interesant. Një tregim prekës deri në pikë të fundit. Isha udhëtar për në Taif dhe pak para udhëtimit kujdestari i pastrimores së kufomave më telefonoi:
Ku je?
Jam në shtëpi dhe po bëhem gati të udhëtoj- ia ktheva.
Shko, Allahu të bekoftë- më tha.
A ka ndonjë lajm?- e pyeta.
Tri kufoma do të sillen pas pak ngase ka ndodhur një ndeshje në trafik.
Do të vij edhe unë- i thashë.
Jo, mos eja- më tha. U nisa për në Taif por ende pa e lëshuar Xhidden dikush më telefonon. Ishte prapë kujdestari.
Es selamu alejkum!
We alejkumus selam!- ia ktheva.
Patjetër duhet të kthehesh ngase çështja qenka tepër problematike- më kërkoi. Pas gjysmë ore arrita dhe kufomat ende nuk kishin arritur. Pas pak erdhi vetura. Djaloshi që voziste dhe ndihmësi i tij ishin të shokuar…Kjo nuk ka ndodhur më parë. Vetura ishte e pajisur me kondicionim të fortë që pengonte daljen e erërave jashtë. Erdhi vetura dhe u hap dera. Ishin tri kufoma të meshkujve. Po i quaj të meshkujve ashtu siç na treguan ndryshe nga aksidenti nuk dallohej gjinia.
I futëm brenda. Ishim pesë veta dhe i ndamë kufomat për pastrim. Kujdestari dhe një ndihmës morën një kufomë, dy të rinjtë dhe një ndihmës morën një kufomë ndërsa robi i varfër i Allahut, unë, vetëm, e morra kufomën e tretë. Rasti im ishte më i vështiri. Trupi ishte ndarë në tri pjesë: gjoksi, barku dhe këmbët. Në fillim u mundova t’ia heqja rrobat por nuk munda. Përveç pjesës së kofshës asgjë nuk kishte mbetur. Nuk munda t’ia zhvesh rrobat. Nga beli nuk dilnin assesi pantallonat. Pas disa përpjekjeve dhe prerjes se rripit i tërhoqa pantallonat. U mundova ta largoj mishin por diç, diç, diç ishte e varur-lidhur në xhepin e majtë. Ishte diç brenda xhepit dhe eshtrave të thyer që kishte depërtuar në mes të trupit. Me vështirësi e nxora kur ja kjo gjë ishte: Kasetë me muzikë. Kjo gjë ishte kapur për xhepit të majtë në trup dhe brenda trupit ishte shkatërruar. Gjaku i tij ishte përzier me shirit të kasetës. Pasha Allahun, shiriti i kasetës kishte mbështjellur zorrët në mënyrë të frikshme. Zemra ime filloi të rrahë fuqishëm. O Allah, çfarë përfundimi është ky?! Vdes ndërsa kaseta me muzikë është në xhepin e tij! Shiriti i ishte ngjitur për eshtrave dhe i ishte mbështjellur mishit dhe zorrëve. O Zot, çfarë përfundimi është ky?! Me vështirësi arrita ta nxjerri këtë shirit ndërsa lotët kishin vërshuar sytë e mi. Gjatë tërë kohës së pastrimit thosha: O Allah, fale këtë të vdekur, o Allah përfundimin tonë bëje të mirë!
O vëllezërit e mi!
O ju që dëgjoni muzike ditë e natë, a nuk keni frikë që të zbresë tek ju meleku i vdekjes ndërsa ju jeni në këtë gjendje? A nuk keni frike të vdisni duke dëgjuar muzikë? A mos iu ka mashtruar afatizimi i Allahut e ju tash bëni mëkate haptazi. O Allah, sa i butë që je! Pendohu para se të dyluftojë vdekja ngase asaj nuk mund t’i besh ballë. Këtë të ri nuk e priti vdekja derisa ta largoj kasetën prej xhepit të vet. Allahu e di se çka ka dëgjuar ai para vdekjes së tij.
E lusim Allahun për ne dhe juve falje e shpëtim!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:51

V
Vdekja e Imamit të Qabesë
Si të mos pikëllohet zemra dhe si të mos lotojë syri kur unë po e pastroj imamin e Qabesë së Shenjtë?!
I pastër qoftë Ai, që e nderoi të gjallë dhe të vdekur!!!
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
12 Dhu’l Ka’deh 1426 (sipas hixhrit)
Ora dhjetë e natës. Në telefon më arriti lajmi i vdekjes së Dr. Ali Xhabirit…Namazi i xhenazes do t’i falet pas ikindisë në varrezat fejsalije…Befasi e pakëndshme. Imami i Qabesë, i cili për 9 vite me radhë me zërin e tij të ëmbël përshkonte anët e shtëpisë së Allahut. Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! O Zot më shpërble për fatkeqësinë time dhe më dhuro të mira pas saj! E luta Allahun me tërë qenien time që të më begatonte me mundësinë për pastrimin e tij! Por unë nuk kisha asnjë informacion se ku është trupi i tij tani. Pas shkëmbimit të disa informacioneve me disa vëllezër kuptova se trupi i pajetë i imamit gjendej në një spital të veçante. Kishte vdekur afër orës nëntë të mbrëmjes dhe e kishin vendosur në morg. U dakorduam me bijtë e tij rreth pastrimit por ata kishin rënë në hall ngase shumë hoxhallarë kishin kërkuar të nderoheshin me këtë gjë.
U ndieva keq shumë por e luta Allahun për hoxhën dhe fatbardhësisht Allahu ma plotësoi duanë. Në mëngjes, në ora tetë, erdhi një lajm sihariques. Abdullahu, djali i hoxhës, më informoi se kishin pajtuar që unë ta pastroja kufomën. Nxitova në drejtim të spitali. Tërë personeli mjekësor ishin tubuar tek morgu që të merrnin pjesë në bartjen e hoxhës deri tek dhoma e pastrimit. Kah ora nëntë filluam pastrimin. Abdullahu, unë dhe një pastrues. Dëgjo, hoxha ishte i shtrirë dhe askush përveç ne të treve nuk ishte në dhomë. Ishte shtatlartë por për Zotin kur e bartëm u çuditem ngase ishte shumë i lehtë. Shikuam njeri tjetrin me habi. Si ka mundësi një burrë trupmadh të jetë kaq i lehtë?! Nuk është kjo këshilla. Nuk është ky mësimi që merret nga ky tregim. Kur filluam t’ia zhveshim rrobat pamë se trupi i tij ishte normal dhe thuajse nuk kishte hyrë fare në frigorifer (morg). Trupi i tij nuk ishte i ngrirë. Ishte vetëm një ftohje normale që kap një të vdekur i cili nuk hyn fare në morg. As këtu nuk është këshilla e mësimi. Kur ia zbuluam fytyrën pame një buzëqeshje impozante. I thashë birit të tij, Abdullahut: Shikoje këtë buzëqeshje! I rrodhën lot nga sytë. As këtu nuk është këshilla e mësimi.
Prej përvojës sime shumëvjeçare në pastrimin e kufomave kam vërejtur se nëse trupi hyn në morg dhe qëndron dy orë ai ngrihet madje në disa raste në trup gjenden edhe pjesë të akullta që shkrihen pas nxjerrjes. Nëse e vendos dorën tënd mbi bark të të vdekurit mendon se e ke vendosur në ndonjë pllakë të ftohte të qelqit....Por me hoxhën ndodhi e kundërta. Ai qëndroi në frigorifer plot 12 orë dhe kur ia kapa dorën ajo lëvizte normal. E shikova ndihmësin tim dhe ai filloi t’ia kap dorën tjetër, e cila po ashtu lëvizte normal. Më shikonte i mahnitur. Abdullahu i qëndronte tek koka. Kur ka hyrë në frigorifer?- e pyeta. Mbrëmë kah ora nëntë e mbrëmjes- mu përgjigj. Allahu Ekber (Allahu është më i madhi)- bërtita me zë të lartë. Është prej gjërave më interesante që më kanë ndodhur. Të qëndrojë 12 orë në frigorifer dhe të mos ngrihet aspak kjo vërtet është mahnitëse! Abdullahu dhe ne të dy qamë.
E falëm namazin e drekës në xhami e më pas e bartëm kufomën në drejtim të vendit, që zemra e tij ishte shumë e lidhur me të. E bartëm tek vendi ku njerëzve iu printe si imam. E bartëm tek vendi prej te cilit e njohu bota mbarë. E dërguam tek Qabeja. Nuk do t’iu rrëfejë për grumbullin e njerëzve. Nuk do t’iu tregoj për turmën e madhe teë atyre qeë përcollën veturën e bartjes se kufomës. Nuk do t’ua përshkruaj kohen e gjatë që bëmë në rrugë për shkak të kallaballëkut. Nuk do t’iu flas për shumë lot që pamë. Të gjithë luteshin për hoxhën. Në varrezat zyrtare ishte varri i tij. Varrezat ishin përplot policë që rregullonin dhe ruanin rendin në trafik. Allahu të mëshiroftë o Dr. Ali b. Abdullah Xhabir! E lusim Allahun e Madhëruar që hoxhën tonë të nderuar ta dërgojë në fqinjësi të sahabeve dhe të krijesës më të respektuar, Muhammedit, alejhi’s selam në Xhennetet e Larta!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:51

VI
Muslimane e vërtetë!
Tregimi që sot do t’ua rrëfej ka një karakter tjetër. Shkakun sigurisht se do ta mësoni. Një djalosh që e njoh mirë më thirri në telefon derisa isha në orar të punës, më përshëndeti me selam dhe më tha: A je i zënë në punë?
Po- ia ktheva.
Mbesa ime (vajza e vëllait) pak kohë më parë vdiq. Duam që të vish.
Menjëherë po nisem- iu përgjigja.
Në cilin spital jeni?
Nuk jemi fare në spital- mu përgjigj.
Atëherë po vij në shtëpinë tuaj- i thashë.
Jo, jo, as në shtëpi nuk jemi- më tha.
Ne rregull, atëherë ku është kufoma e vajzës?- pyeta i habitur.
Ne jemi në qendrën e mësimit të Kur’anit përmendësh për femra.
Me zërin më të larte bërtita: La ilahe il-la Allah, Vallahu ekber! (Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut! Allahu është më i madhi!)
Shkuam në objektin tonë të pastrimit të kufomave, e morra ambulancën dhe u nisëm drejt kësaj qendreje. E morëm kufomën dhe u nisëm drejt spitalit (ku pastrimin do ta bëjë ndonjë grua). Gjatë rrugës mësova tregimin e saj. Dëgjojeni këtë tregim që të merrni mësim prej tij. Ishte një vajzë e re, që kishte një martesë katër vjeçare. Allahu nuk e kishte begatuar me fëmijë. Ishte vajzë me moral dhe fetare e madhe. Kishte pak ditë që vuante nga anemia. Këtë ditë, ajo së bashku me burrin e saj u ngritën para namazit të sabahut. Burri i saj ishte imam xhamie. Kur u kthye pa se gruaja e kishte shtruar mëngjesin. Pas ngrënies dhe para se burri të shkonte në punë, gruaja kërkoi që të shkonte në qendër të mësimit të Kur’anit përmendësh.
Sot dukesh e lodhur, lëre e shkon ndonjë ditë tjetër- i sugjeroi burri.
Ajo refuzoi dhe nguli këmbë që atje të shkonte.
I dha leje.
Shkoi atje dhe hyri në test ditor të asaj që kishte mësuar përmendesh. A e dini se sa faqe të Kur’anit testonte për çdo ditë?A e dini se sa ishte obligimi i saj ditor për përsëritje në këtë qendër? Ishte një xhuze i plotë. Ku janë burrat, djemtë dhe gratë tona sot?
Nxënëset u ngritën ta falin namazin e duhasë. Pas namazit ajo ndiente një rëndim në frymëmarrje. U tubuan rreth saj mësueset dhe e dërguan në dhomën e tyre. I telefonuan burrit të saj, i cili erdhi me shpejtësi. Ajo ndiente dhimbje. A të dërgojmë në spital?- e pyeti burri.
Jo- u përgjigj.
Atëherë po e sjellim një mjek këtu- sugjeroi.
Jo, unë po vdes tani-shtoi ajo.
Pas pak ajo kaloi në fqinjësi të Allahut të Madhëruar. Ajo vdiq pas faljes së namazit të sabahut në kohën e tij. Ajo vdiq me Kur’an në dorë. Ajo tha përmendësh një xhuz (pjesë) të tërë. E fali namazin e duhasë e më pas e dorëzoi shpirtin e saj tek Allahu.
O Allah, sa vdekje e mirë! O Zot, sa përfundim i mirë! Kush prej nesh nuk ka dëshirë një vdekje dhe përfundim të tillë?!
Allahu nuk begaton me një vdekje të tille askënd përveç atyre që vepruan sikur ajo motër jona. Shikoje punën tënde që ta dish se si do të jetë fundi yt. O ti që dëgjon muzike, o ti që konsumon alkool, o ti që han nga pasuria haram, a ke dëshirë që të vdesësh me këto gjëra? Nëse jo atëherë ndërro rrjedhën e veprave tua që Allahu ta ndërroj fundin tënd.
Allahu të mëshiroftë oj motër dhe të begatoftë me Xhennetet e Tij dhe në fqinjësi të të dashurit të Tij, Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam!
Amin! Amin! Amin!

Ju pershendes me pershendetjen me te mire ne siperfaqen e tokes dhe te qiellit me te bukur dhe te embel pershendetje e cila do jete edhe ne xhennetin e All-llahut xh.sh Es - selamu alejkumu we rahmetullahi we berekatuhu.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:52

Mbreti dhe Djaloshi Besimtar


Ne emër të All-llahut,të Gjithëmëshirshmit,Mëshiruesit

Mbreti rrinte i ulur ne fronin e vet i kapardisur si këndës,e shkëndijat dilnin nga sytë e tij.
Ushtarët dridheshin prej tij nga frika,sepse kishte zemër të fortë si guri,a më të fortë dhe më të ashpër si guri.
Mbreti e lëvizi kokën si shenjë se magjistari mund të paraqitej para tij.Magjistari hyri i përkulur dhe me kokë të ulur,u ndal para mbretit dhe tha: "I falenderohem zotëriut tim që më lejoi të paraqitem para tij.Zotëri,kam ardhur t'ju them se jam plakur dhe se fuqia më ka lëshuar.Kam frikë se kur të vdes,edhe magjia ime do të vdesë së bashku me mua.Urdhëroni,zotëri që të gjendet ndonjë djalosh i zgjuar të cilit do t'ia kisha mësuar mjeshtrinë e magjisë !"

Mbreti tha:"Të falimnderit ty,o magjistar !
Tërë jetën tënde eke shpenzuar në shërbimin tim! ke qenë besnik dhe i sinqertë,ndaj do ta kryej do ta kryej dëshirën tënde!"Mbreti urdhëroi që të plotësohet dëshira e magjistarit. U zgjodh një djalosh i zgjuar dhe me fytyrë të bukur,të buzqeshur,një djalosh shpirtë mirë dhe mendjemprehtë.
Magjistari,pas një vështrimi të shkurtër,me njëherë erdhi në përfundim se ky djalë është një thesar i paçmueshëm.Pastaj tha:"Mirë paskan zgjedhur,po shoh se je i mençur,i çetë dhe i zgjuar.Shpresoj se nuk mashtrohem !
Kështu,djaloshi filloi të vinte çdo ditë te magjistari,që prej tij të mësonte bazat e magjisë, por nuk e bënte këtë dhe gjithaq me dëshirë.Nuk e donte një profesion të këtillë,por çfarë të bënte !
Ky ishte një urdhër i mbretit të ashpër dhe të pamëshirshëm,ndaj nuk kishte mundësi ta kundërshtone atë.
Një ditë,derisa po shkonte te magjistari,dikush e thirri pas si me turp.Ishte ky një kryeprift që jetonte i vetmuar në një banesë të veten,e që dëshironte ta njihte djaloshin me të vërtetën dhe fenë e All-llahut.Djaloshi pranoi të takohej me të dhe hapi zemrën e tij para mësimeve dhe këshillave të tij qëllimmira.I vinte mirë ta ndëgjonte bukurinë e fjalëve dhe mendjen e gjerë të këtij njeriu të devotshëm.Dhe kështu djaloshi çdo ditë kthehej në këtë shtëpi të mirësisë që ta mësonte urtësinë,në mënyrë që të nxirrte nga ajo ç'është e mirë për kët botë dhe të kursente diç nga ajo për botën tjetër dhe për tërë njerëzit.Për kët nuk i fliste asgjë magjistarit, që të mos e gjente ndonjë e keqe.Edhe ai njeri i devotshëm e kishte këshilluar që për këtë të mos i fliste askujt,gjersa All-llahu t'i urdhëroi diç tjetër.Dhe mirë kishte vepruar.
Pas një kohe,djaloshi filloi të mendonte dhe të brengosej gjithnjëe më shumë.Deri kur do të mbetej me frikë nga oborri mbretëror,magjistari dhe padrejtësia?! Si të largohej nga magjistrai përgjithmonë?Atëherë,një ditë,i pa shumë njerëz të cilëve diç iu kishte zënë rrugën.Qfarë po ndodhte atje?
U afrua dhe pa një shtazë të trishtueshme që ua kishte zënë njerëzve rrugën.Të gjithë ishin të frikësuar.Djaloshi e mori një gur,e ngriti dhe tha:"O Zot,nëse tek Ti është më e dashur ajo çfarë bën kryeprifti sesa ajo çfarë bën magjistari,mbyte kët shtazë!"
E pastaj e gjuajti atë shtazë me gur,e qëlloi atë dhe ajo ra e vdekur për toke.
Njerëzit u habitën me atë se çfarë bëri,ndaj filluan të tubohen rreth tij.
Djaloshi shkoi tek kryeprifti për t'i treguar se ç'farë kishte ndodhur.Ishte majft i shqetësuar:zemra sikur donte t'i dilte jashtë gjoksit.
Kryeprifti e qetësonte djaloshin duke i thënë:"Obir,ti je sot më i mirë se unë.Kam dëgjuar se çfarë ke bërë.Dije se All-llahu është me ty ! Besimtari gjithnjë është në sprovë.Ndoshta do të të gjejë ndonjë gjë e pakëndshme,por bëhu zemërfortë dhe i durueshëm. E lus All-llahun që të të ndihmojë në çdo gjë!"
Djaloshi gjithnjë e më shumë bëhej më i devotshëm,ndaj njerëzit e çmonin më shumë.Filloi me ndihmën e All-llahut t'i shërojë të verbërit,të sëmurit nga lebra dhe të sëmurit tjerë.
Për këtë dëgjoi njëri prej bashkëpuntorëve dhe këshilltarëve të afërt të mbretit.Kishte blerë dhurata të shumta të shtrenjta dhe shkoi tek djaloshi,i tha:"Sikur që më sheh,une jam i verbër!Nëse më shëron,të gjitha këto gjëra të bukura do të bëhen të tuat!"
Djaloshi u përgjegj:"Unë jam sikur të gjithë ju,nuk mund ta shëroj askënd.Ai që ju shëron ju dhe mua është All-llahu xh.sh.Nëse beson në All-llahun,i Lartësuar qoftë,une do të lutem që të të shërojë !
Atëherë këshilltrai i mbretit deklaroi se All-llahu është Një i Vetmi dhe menjëherë u shërua prandaj u gëzua tej mase që All-llahu xh.shme kishte shëruar.Kur u shërua u përul në shenjë falënderimi ndaj All-llahut xh.sh
Ditën e dytë,ai njeri erdhi tek mbreti dhe u ul pranë tij si zakonisht,e mbreti u habit kur epa se ky nuk ishte më i verbër.Mbreti e pyeti:"Kush taktheu shikimin?"E njeriu besimtar iu përgjigj:"All-llahu,Zoti im i Lartësuar,Ai mua m'i ktheu sytë."Mbreti u hidhërua dhe bërtiti: Ti a ke Zot tjetër përveq meje? Më thuaj,kush të bindi se egziston zot përveç meje?"
Këshilltari,pas këmbënguljes së mbretit,pranoi se këtë e kishte bërë djaloshi.Mbreti urdhëroi që ta sjellin djaloshin.Kur e prunë,e pyeti:" Më thuj o bir,a thua magjia jote u bë aq e fortë saqë tani mund ta shërosh të verbrin,të sëmurin nga lebra dhe të bësh gjëra të tjera jo të zakonshme."
Djaloshi iu përgjegj:"Unë nuk e shëroj askënd,ndërsa magjia nuk ka kurrfarë ndikimi në shërim.Askush përveç All-llahut nuk i shëron njerëzit nga sëmundjet e tyre!"
Mbreti bërtiti:"Do të mësoj ty se si duhet të sillesh me zotëriun tënd! Unë jamë zoti yt dhe nuk ka zot tjetër!Ndaj duhet të më tregosh kush ta ka helmuar mendjen dhe të ka mësuar të flasësh kështu!"
Mbreti urdhëroi që ta torturonin djaloshin derisa pranoi se ai ishte kryeprifti.Mbreti frikësohej se njerëzit do të fillonin të adhuronin tjetërkënd, e jo atë,dhe kështu do t ahumbte mbretërinë.
Ndaj urdhëroi që menjëherë ta sillnin kryepriftin.
Kur e sollën atë,mbreti filloi të kërcënohej duke i thënë:"Ti do të thotë je kreu i turbullirave? A dëshiron që njerëzit të jenë të pandegjueshëm ndaj meje? A pretendon se ka Zot tjetër veç meje? Largoje këtë ide.Në të kundërtën të pret vdekja!" Kryeprifti i refuzoi kërcënimet dhe tha:"Zoti im është All-llahu, e ti nuk mund të më detyrosh dhe kërcënimet e tua që të largohem nga besimi im !Bëj çfarë të duash!"
Nuk kaluan as disa minuta e mbreti kërkoi që t'ia sjellin një shpatë që me të t'ia përgjysmojë kokën e kryepriftit.Por,ai ishte i palëkundur me fenë e vetë,duke i refuzuar kërcënimet.Mbreti urdhëroi që t'i prehet koka,gjë që edhe u bë.
Atëherë mbreti iu drejtua këshilltarit të vet duke i thënë:"Me ty kam kaluar shumë kohë dhe ty të kam shok.Të këshilloj që ta lësh fenë tënde dhe të mbesim edhe më tej shokë!"Njeriu e refuzoi këtë.Edhe me atë u bë sikur me kryepriftin.
Mbreti pastaj urdhëroi që t'ia sjellin djaloshin dhe tha:"Largohu,o djalosh,nga feja jote?Do të ishte vërtet keq që një djalosh sikur ti ta humbë jetën për shkak të besimit të gabuar.Mos u sakrifiko në lulen e rinisë tënde:ktheu në fenë e baballarëve dhe gjushërve të tu!"
Djaloshi nuk iu lëkund dhe i mbeti besnik fesë së vetë të vërtet,edhe pse e dinte se çfarë i kishte ndodhur kryepriftit dhe shokut të mbretit,dhe iu drejtua mbretit duke i thënë:
"E besoj All-llahun si Zot,dhe nuk kam Zot tjetër veç Tij.Bëni me mua çfarë të doni!"
Mbreti e urdhëroi një grup të njerëzve të vet lojalë që ta dërgojnë djaloshin ne një mal të lartë dhe çë atje t'i kërcënoheshin dhe t'ia tërhiqnin vërejtjen se nëse nuk largohet nga feja e tij,do ta gjuanin në greminëm,në mënyrë që të jetë shembull për të tjerët që duan të bëjnë si ky.
Në majë të malit,djaloshi e luti Krijuesin e vet:"O Zot,dënoji ata për punët e tyre jo të mira!"
Menjëherë mali u lëkund dhe shërbëtorët e mbretit ranë në greminë,e djaloshi u kthye me hapa të sigurt,me kokë të ngritur.Kur e pa mbreti zullumqar,u çudit dhe u habit.
Duke bërtitut tha:"Gjëra të çuditshme po ndodhin me ty.Ku janë njerëzit që i kam dërguar me ty?"
Djaloshi u përgjegj:"All-llahu më liroi prej tyre.Mali i dridh dhe ata ranë në greminë.Kështu nuk arritën ta kryejnë krimin të urdhëruar nga ju!"
Mbreti u nervozua dhe i urdhëroi ushtarët që ta dërgojnë djaloshin në mes të detit dha ta gjuajnë atje për ta mbytur valët e detit.
Djaloshi në mes të detit të trazuar iu lut All-llahut xh.sh,për ndihmë e Ai ia pranoi lutjet djaloshit.Shërbëtorët e mbretit që të gjithë u permbytën,e djaloshi u kthye me besim të fortë dhe i sigurt në ndihmën e All-llahut xh.sh.
Sa e këndshme është përgjigja e tij thënë mbretit:"All-llahu më liroi nga ushtarët tuaj,të cilët u bënë ushqim për peshqit!"Mbreti gati sa nuk pëlciti nga hidhërimi,kur djaloshi me plot besim në All-llahun i tha:"O mbret,ju nuk mund të më mbytni gjersa t'ju them se çfarë duhet bërë për të më mbytur."Mbreti pa u hamendur tha:"Do të veproj si të thuash!"
Djaloshi
me tërë zërin tha:"Tuboni njerëzit në një vend të hapur dhe më lidhni për një trung palme!Pastaj merreni një shigjetë nga çanta ime dhe vendoseni në hark,e pastaj thoni" "Në emër të All-llahut,Zotit të këtij djaloshi!!! Pastaj,gjuajeni shigjetën në drejtim timin. Nëse veproni ashtu,do të keni sukses në mbyetjen tim!"
Mbreti tha:"Po pranoj!"
I tuboi njerëzit në shesh e lidhi djaloshin për trungun e palmës.E mori shigjetën,e vendosi në hark dhe tha: "Në emër të All-llahut,Zotit të djaloshit,"Shigjeta e goditi djaloshin besimtar në tëmth dhe e mbyti.Vdiç sikur dëshmor.
Fjalët e fundit i kishte:"La ilahe il-lall-llah-s'ka zot tjetër përveç All-llahut!".
Njerëzit u bindën me sytë e tyre në sinqeritetin e djaloshit dhe të gjithë e shqiptuan fjalën më të ëmbël që gjuha mund ta shqiptojë: "E besojmë All-llahun,Zotin e djaloshit!"
Një fatkeqësi e rëndë e kishte goditur mbretin!!! Ndodhi ajo që më së shumti i frikësohej.I tërë populli u bë besimtar.As ushtarë,e as oborrtarët nuk mund gjenin ndonjë zgjidhje për t'i kthyer njërëzit nga e verteta.Nuk arritën të gjenin mënyrë si t'i mashtronin dhe t'i largonin nga besimi i tyre në Zotin e djaloshit.
Mbreti nuk dinte çfarë të bënte.Disa nga shokët e tij i thanë: "E sheh,ndodhi ajo prej çka më së shumti frikësoheshe! Nuk ishe sa duhet i kujdesshëm.I tërë populli u bë besimtarë.Urdhëro të hapën gremina të mëdha,të mbushen me dru dhe të ndizet zjarri.Urdhëroi ushtarët që ta hedhin në zjarr secilin që nuk largohet nga feja e tij!"
Kur e bënë këtë,i erdhi rendi një gruaje që mbante në duar një fëmijë të posalindur.Kur e dërguan te zjarri asaj filloi t'i dhimbset fëmija e saj,atëherë fëmija foli dhe tha: "Nënë bëhu e durueshme,ti je në rrugë të drejtë!"
Kur e ëma e dëgjoi këtë,u hodh në zjarr së bashku me fëmijën.Mirëpo,melekët i shpëtuan dhe i dërguan në xhennet,i cili u është premtuar durimtarëve insh-All-llah!

Porosi Nga Tregimi I Mbretit Me Djaloshin Besimtar
1.Muslimani e fsheh besimin e vet,nëse friksohet se armiku mund t'i shkaktojë atij dëm.
2.Muslimani i lutet All-llahut xh.sh.në situata jetësore,e sidomos nëse e godet ndonjë fatkeqësi,sikur që kishte vepruar djaloshi.
3.All-llahu është i Vetmi që shëron,gjersa mjeku është mjet e jo ai që shëron.
4.I riu musliman duhet t'i thërrasë të tjerët në Islam,sikur që kishte vepruar djaloshi kur e kishte thirrur të verbërin.
5.Muslimani është i fortë dhe i vendosur në fenë e vet,edhe përkundër ngacmimeve që i ndodhin nga të tjerët.
6.Kur e vërteta bëhet e qartë,muslimani është i obliguar ta ndjekë atë,sikur që vepruan të pranishmit kur djaloshi u mbyt.
7.Zullumqarët dhe tiranët gjithnjë e kanë fundin e tmerrshëm dhe punët e tyre të shëmtuara gjithnjë zbulohen,sikur që ndodhi me mbretin e padrejtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:52

Zemra e nënës së pikëlluar



Kjo është nëna e disa fëmijëve, e cila i kishte rritur dhe edukuar në mënyrën më të mirë, me të cilën Allahu Fuqiplotë është i kënaqur. Me kalimin e kohës, fëmijët u rritën. Djali më i madh kishte qenë ndër më të afërmit për shkak se ishte shëmbëlltyrë për të mirë, ishte djalë që respektonte prindërit, i dashur më vëllezërit e tij. Ishte shumë i kuptueshëm me të gjithë njerëzit që e njihnin si dhe me ata që nuk e njihnin dhe e shikonin për të parën herë.

Kur kishte ardhur koha e martesës, ky fëmijë kishte dashur të martohet me një vajzë të zgjedhur, e cila kishte kulturë dhe tradita të ndryshme në krahasim me familjen e djalit. Ishte një vajzë që besonte në lirinë e veshjes, vishej me çfarëdo lloj rrobash, e veçmas me ato rroba të valltareve dhe këngëtareve. Të gjitha këto lloj veshje ishin përhapur kohëve të fundit në programet televizive, programe me këngë dhe valle, nëpër videoklipe, etj.

Pasi vajza, të cilën i biri i saj kishte vendosur ta merrte për grua, kishte veshur pantallona shumë të ngushta, pamja e një veshjeje të tillë e kishte habitur të ëmën e djalit. Ishte gjysmëlakuriqe, duke treguar një pjesë të belit, imitim i atyre videoklipeve. E ëma kishte refuzuar që biri i saj i mençur të martohej me atë vajzë, djalë të cilit asnjë namaz nuk i ikën, mirëpo fatkeqësisht biri i saj e kishte refuzuar kërkesën e së ëmës dhe si rrjedhojë kishte këmbëngulur që të martohet me të. U martua me këtë vajzë pavarësisht mosdëshirën së nënës për një martesë të këtij lloji dhe ja që djali pajtohet që gruaja të veshë çfarë të dëshirojë. Ai filloi t'i japë krahun gruas në çdo gjë që ajo fliste apo vepronte, edhe pse veprimet e saj ishin të gabuara dhe të pabaza gjithashtu, por djali i merrte si të sakta.

Kështu djalit filloi t'i ikë koha e namazit, gjithashtu edhe agjërimi dhe gjendja e tij ndryshonte për të keq, e urrente nënën e tij për faktin se ajo nuk i pranonte sjelljet e gruas (së djalit). Jo vetëm kaq, djali nuk e vizitonte as në ditët e gëzimit, as për ditët e Bajramit nuk e telefononte të ëmën.

Nëna kishte dëgjuar për të birin se ia kishte dorëzuar shtëpinë dhe pasurinë e tij gruas. Gjithashtu kishte marrë vesh se reja (gruaja e djalit) nuk sillej mirë as me burrin e saj dhe se i biri po i nënshtrohej asaj për ta kënaqur dhe se ajo rrallëherë pajtohej me të.

Nëna e shihte veten në një pozitë shumë të vështirë, si nënë e djalit. E kishte kuptuar se e reja nuk i kishte lënë asnjë vend në zemrën e te birit, por atë e kishte mbushur ajo dhe sikur t'i kishte bërë magji, e donte gruan pa masë, saqë nuk shikonte gabimet e saj ndaj tij dhe familjes, në kohën kur kjo grua e kishte ndarë burrin nga prindërit dhe vëllezërit e tij!

A është e mundur që fëmija im të jetë ndikuar nga sihri (magjia)? Nëna më tutje thotë:

- E çfarë të veproj kur djali im që sa vite nuk më ka telefonuar dhe është shndërruar nga një djalë i sjellshëm ndaj prindërve në një njeri krejtësisht tjetër, jorespektues, i cili nuk mund të durojë dot të dëgjojë zërin e prindërve dhe të vëllezërve të tij? Nganjëherë ulem dhe mendoj… dua që plotësisht ta harroj birin tim, për shkak se më ka lënduar shpirtërisht, nganjëherë edhe lutem kundër tij sepse ai është një djalë i pasjellshëm ndaj prindërve, mirëpo zemra e nënës më rikthen dhe kërkon nga unë që ta mëshiroj dhe shpresoj që ta shoh edhe njëherë dhe ta përqafoj… mirëpo ai nuk vjen… prandaj çfarë të bëj, si të veproj kur të gjitha orvatjet e mia për kthimin e tij në mendjen dhe zemrën e tij të mëparshme veç kanë dështuar?.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:53

Shejtani ia ndricon rrugen per ne xhami
Es selemu Alejkum we rahmetullah we berekatuhu
Shejtani ia ndricon rrugen per ne xhami
Nje person zgjohet heret nga gjumi per ta falur namazin e Sabahut ne Xhami,i vesh teshat merr abdes dhe niset per ne Xhami, ne mes te rruges per ne Xhami rrezohet i ndyte teshat, kthehet ne shtepi e i nderron teshat dhe niset per ta falur namazin per te dyten here dhe po ne te njejtin vend prape rrezohet, prape kthehet ne shtepi merr abdes dhe i nderron teshat dhe niset per ne xhami, ne te njejtin vend takon nje person me nje drite (fener) ne dore e pyet: kush jeni ju?
Ai i pergjigjet: Te kame pare qe dy here qe rrezohesh ketu e per kete tani po ta ndricoj rrugen per ne Xhami....
Ja ndricon rrugen deri te dera e Xhamise dhe para se te hyne ne Xhami i thote njeriu (qe eshte rrezuar): Hyne ne Xhami te falemi.... por ai refuzon, me gjithat ai ja perserite disa here duke i thene hyre te falemi por ai refuzon kategorikisht qe te mos hyne ta fal namazin.
Njeriu e pyet : Pse nuk deshiron te falesh?
Ai i thote : Une jam shejtani.... une te kame rrezuar heren e pare qe te kthehesh ne shtepi e te mos falesh ne Xhami por ti u ktheve, e heren e pare kur u ktheve ne shtepi e more abdes qe te shkosh ne Xhami ta falesh namazin All-llahu ti fali ty mekatet, e kur te rrezova heren e dyte e ti u ktheve ne shtepi qe te marresh abdes e te shkosh ta falesh namazin All-llahu ua fali familjes sate mekatet, e ne heren e trete u frikesova qe nese te rrezoje All-llahu do t'ia fale mekatet tere fshatit tend.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:53

Dëshiroj Të Bëhem...

“Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë...

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Frikësoju Zotit, bëhesh njeriu më i ditur.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i kënaqur me atë që ke, do të jesh njeriu më i pasur.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete, do të bëhesh njeriu më i drejtë.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë.

Ai tha: Dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi)!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Përmirësoje moralin-sjelljen tënde, do të të plotësohet imani (besimi).

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej të mirëve (prej muhsininëve)!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e sheh Atë, Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve.

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Kryeji farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij.


Ai tha: Dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Pastrohu nga papastërtia (xhynybllëku), do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet.

Ai tha: Dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kijametit në dritë!

Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kijametit në dritë.

Ai tha: Dëshiroj që të më mëshirojë Zoti Ditën e Kijametit!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij, Zoti do të të mëshirojë Ditën e Kijametit.

Ai tha: Dëshiroj që të më pakësohen mëkatet!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Shpeshtoje fjalën “estagfirullah” - “kërkoj falje nga Zoti” do të të pakësohen mëkatet.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos iu anko askujt për punët tua, do të jesh njeriu më fisnik.

Ai tha: Dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbështetu te Zotit, do të bëhesh njeriu më i fuqishëm.

Ai tha: Dëshiroj që Zoti të m’i hap dyert e furnizimit!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Qëndro i pastër, do të të hapën dyert e furnizimit.

Ai tha: Dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të Tij!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Duaje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e duan, do të bëhesh njeriu më i dashur.

Ai tha: Dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e Kijametit!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit, do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit.

Ai tha: Kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Largohu nga ushqimi haram, të përgjigjet ndaj lutjes sate.

Ai tha: Dëshiroj që t’m’i mbulojë Zoti (mëkatet) në Ditën e Kijametit!
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Mbuloji të metat e vëllezërve tu, edhe ty Zoti do t’i mbulojë të metat tua Ditën e Kijametit.

Ai tha: Çfarë të shpëton nga mëkatet, ose nga gabimet?! Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lotët, nënshtrimi dhe sëmundjet.

Ai tha: Cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti?
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave.

Ai tha: Cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti?
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Morali i keq dhe koprracia e tejskajshme.

Ai tha: Çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër?
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.

Ai tha: Çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit në Ditën e Kijametit?
Pejgamberi a.s. iu përgjigj: Durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme.”

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Alberti Sun 31 Jan 2010 - 0:53

Nje cift vendos te kaloje pushimet ne nje plazh ne Karaibe, ne te njejtin hotel ku kishte kaluar 20 vjet me par muajin e mjaltit. Per shkak te punes , e shoqja nuk mundi te udhetonte me te shoqin. E la qe te vinte ca dite me pas. Kur burri arriti ne dhomen e tij ne hotel, vuri re qe kishte nje kompjuter te lidhur ne internet. Atehere vendosi ti dergonte nje mesazh te shoqes, por gabon nje germe ne adrese pa e vene re dhe ja dergon dikujt tjeter. Mesazhin e mori nje grua e ve qe sapo kishte varrosur te shoqin. Me te marre kete email asaj i bie te fiket ne cast. Vjen i biri dhe e gjen te emen te rene prane kompjuterit. Ne ekran ishte shkruar:

E dashur grua... Arrita mire! ndoshta do te habitesh qe po merr njoftime me email. Por ketu ka kompjuter e mund ti dergoj mesazhe njerzve te dashur. Sapo arrita dhe po te them se eshte pergatitur gjithshka qe ti te vish te premten e ardhshme . Kam shume deshire te te shoh, dhe shpresoj qe udhetimi yt do te jete po aq i qete sa i imi.
P.S: Mos sill shume rroba...ketu ben nje te nxehte si ne ferr.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tregime Islame! Empty Re: Tregime Islame!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi