Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topalli kërkon nga Egjipti të njohë Kosovën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Topalli kërkon nga Egjipti të njohë Kosovën People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli kërkon nga Egjipti të njohë Kosovën

Shko poshtë

Topalli kërkon nga Egjipti të njohë Kosovën Empty Topalli kërkon nga Egjipti të njohë Kosovën

Mesazh nga Binni Sat 20 Feb 2010 - 9:26

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin i Asamblesë Popullore të Egjiptit, Fathy Souror, nga i cili ka kërkuar që ky shtet të njohë pavarësinë e Kosovës. Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Egjiptit, i pranishëm në takim, siguroi Topallin se ky komision do t’i rekomandojë Qeverisë së Egjiptit njohjen e shtetit të Kosovës, pasi - siç u shpreh ai - edhe opinioni publik është në favor.
Dy kryeparlamentarët vlerësuan se bashkëpunimi mes parlamenteve të të dy vendeve, me lidhje historike dhe miqësore, është shumë i rëndësishëm, por ai duhet forcuar në aspektin ekonomik, në shkëmbimet tregtare dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Dy homologët u ndalën edhe në çështjen e Kosovës. Topalli, duke vlerësuar ndihmën e dhënë nga Egjipti gjatë luftës në Kosovë, tha se ne e konsiderojmë Egjiptin si një vend lider të botës arabe, që me influencën e tij do të ndikonte mjaft në njohjen e shtetit të Kosovës. “Ky realitet i ri, tha Topalli, ka ndikuar në stabilitetin e rajonit tonë, duke çuar përpara fqinjësinë e mirë, pas njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, përveç Serbisë”.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit të Egjiptit, i pranishëm në takim, siguroi Topallin se ky komision do t’i rekomandojë Qeverisë së Egjiptit njohjen e shtetit të Kosovës, pasi edhe opinioni publik është në favor.
Në nderim të vizitës së Topallit, kryetari i Parlamentit egjiptian kishte përgatitur posaçërisht për të një medalje të artë, ku ishte gdhendur emri i saj, gjë që sipas tij do t’ia bënte kryetares së Kuvendit të Shqipërisë të paharrueshme vizitën e saj të parë në Egjipt.
Topalli në Kajro ka mbajtur fjalimin kryesor në konferencën e Mesdheut për rolin e gruas. Kjo konferencë, që ka për qëllim rritjen e rolit të gruas në vendimmarrje, është një nga prioritetet e Unionit për Mesdheun, organizëm i cili bashkëkryesohet nga presidenti i Francës, Nicolas Sarcozy dhe nga presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak.
Binni
Binni
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mendjen Tuaj!!
Postime Postime : 7205
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/01/2010
Mosha Mosha : 37
Hobi Hobi : Sporti,

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi