Strategjia për veriun do të fillojë të zbatohet shpejt
Faqja 1 e 1

Strategjia për veriun synon të integrojë në tërësi atë pjesë në institucionet e vendit, tha zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, në konferencën e Klubit për Politikë të Jashtme, ku është trajtuar pozita e veriut në bazë të Propozimit gjithëpërfshirës të statusit të Kosovës. Ndërsa shefi i ICO-së Piter Fajth tha se strategjia për veriun është e zbatueshme, por nuk saktësoi se sa kohë mund të marrë zbatimi i saj.
Kuçi kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të bëjë trysni mbi Beogradin zyrtar që të lejojë zhvillimin e serbëve të Kosovës. Ai tha se nëse Beogradi nuk do të jetë konstruktiv atëherë Prishtina zyrtare do të përdor të gjitha mjetet demokratike për zbatimin e kësaj strategjie.
“Qeveria e Kosovës ka për obligim t’i ofrojë perspektivë të gjithë qytetarëve në veri. Mbi bazën e kësaj politike, qeveria në bashkëpunim me zyrën civile ndërkombëtare në Kosovë ka hartuar një plan strategjik në veriun e vendit i cili nuk duhet të konceptohet asgjë më tepër se sa një strategji për demokratizim, vendosje të rendit dhe qetësisë publike dhe zhbërjen e grupeve kriminale dhe anarkiste”, tha Kuçi.
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë Piter Feith, tha se ky dokument është i qeverisë, e jo i Bashkimit Evropian. Ai tha se strategjia nuk ka për qëllim që të nxisë dhunë, por të krijojë kushte më të mira për jetë për qytetarët që jetojnë atje.
Feith tha se bashkësia ndërkombëtare do të konsultohet edhe me Beogradin, por sipas tij jo për të gjitha gjërat. Ai po ashtu kërkoi durim dhe sipas tij zbatimi i strategjisë megjithatë do të kërkojë kohë.
Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë Christopher Dell tha se e mira e strategjisë është e përbërë nga Rezoluta 1244 dhe Plani i Martti Ahtisaarit. “Rëndësia e gjithë kësaj është se ka për qëllim bashkëpunimin rajonal në kontest të integrimit në strukturat e Bashkimit Evropian. Më duhet të them se me këtë duhet të pajtohen të gjithë, por reagimi i Beogradit për këtë strategji nganjëherë është i dëmshëm, por edhe histerik”, tha Dell.

Vizitor- Vizitor

» Kosovë, në shkurt plani për veriun
» AAK: Draft-strategjia e sigurisë, e mangët
» Kosove,Kuvendi strategji per veriun e Kosoves
» Opozita: Seanca e jashtëzakonshme për veriun e ka humbur urgjencën
» Gati plani për veriun!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|