Jessen-Petersen: Kosova çalon në disa fusha kyçe
Faqja 1 e 1

Ish-shefi i UNMIK-ut, Søren Jessen Petersen ka përsëritur qëndrimin e tij se, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme. Megjithatë, në një intervistë për Deutsche Welle, ai ka vlerësuar se progresi në Kosovë çalon në disa fusha kyçe, si në ekonomi, krijimin e vendeve të punës, si dhe sundimin e ligjit...
Kur është fjala për ekonominë, Petersen thotë se arsyeja qëndron në pasigurinë e vazhdueshme lidhur me statusin e Kosovës. Ai thotë se Kosova është e pavarur dhe kjo pavarësi është pakthyeshme, megjithatë – sipas tij – për investuesit akoma ekziston pasiguri dhe kjo sjell deri te mungesa e investimeve më të mëdha, që do të krijonin vende pune.
I pyetur nëse për këtë pasiguri kontribuon numri i vendeve, që akoma nuk njohin pavarësinë e Kosovës, veçmas fakti se në mesin e tyre janë edhe disa vende të BE-së, Petersen thekson vetë rolin e Kombeve te Bashkuara. “Madje para se të arrijmë tek BE-ja pasiguria është krijuar para së gjithash nga dështimi i Kombeve të Bashkuara, që të njohë shpalljen e pavarësisë me anë të një rezolute”, ka thënë ai.
Petersen shton se meqë kjo është para së gjithash çështje evropiane, problem krijon fakti se BE-ja edhe njëherë dështoi të përgjigjet me një zë unik. Nga ana tjetër, siç tha ai, ka shumë më rëndësi që EULEX-i ndodhet në rajon. ‘Kjo do të thotë se BE-ja, përkundër disa ndarjeve të brendshme, është e angazhuar fuqimisht në sundimin e ligjit në Kosovë”.
Petersen thotë se ai beson se BE-ja do të bashkohet dhe vendet, që akoma po hezitojnë do të heqin dorë nga kundërshtimi i tyre. “Unë besoj se ata do të bëjnë këtë në interes të kohezionit dhe progresit rajonal. Rajoni duhet të ecë përpara. Rajoni ka ardhmëri rajonale. Por rajoni nuk mund të ecë përpara, nëse e lini një vend që gjendet në mes të rajonit, pra Kosovën, jashtë procesit të integrimit”, theksoi Petersen.
Në këtë intervistë Petersen ka përmendur edhe liberalizimin e vizave. “Sa më shpejt që BE-ja të shikojë vendet, që nuk u përfshinë në këtë liberalizim përfshirë këtu Kosovën, aq më mirë. Një gjë e tillë dërgon sinjal të qartë se Kosova do të hyjë një ditë në BE. Pra ne duhet të njohim dallimin në tempin e procesit, por BE-ja duhet vazhdimisht të dërgojë jo vetëm mesazhe verbale, por mesazhe me vepra konkrete mbi ardhmërinë këtyre vendeve në BE”, ka thënë ai.

Vizitor- Vizitor

» Projekti “Hat Trik” perurohet fusha e Sarandes
» Përshtypja e mirë në takimin e parë, kyçe
» Fusha me e lart e Tenisit ne Dubai
» Zbulime, Arritje dhe Kuriozitete nga fusha e Mjeksise...
» Femra dhe integrimi i saje...ne fusha te ndryshme..

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|