Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TachnoMarket Superliga: Trepça fiton derbin pas lojës shtesë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TachnoMarket Superliga: Trepça fiton derbin pas lojës shtesë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TachnoMarket Superliga: Trepça fiton derbin pas lojës shtesë

Shko poshtë

TachnoMarket Superliga: Trepça fiton derbin pas lojës shtesë Empty TachnoMarket Superliga: Trepça fiton derbin pas lojës shtesë

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Fri 26 Feb 2010 - 1:32

TachnoMarket Superliga: Trepça fiton derbin pas lojës shtesë 15hztbt


Mitrovicë, 26 shkurt - Trepça ka pasur fat me përforcimin e fundit, Dimke Tasevski. Ai ia ka sjellë fitoren skuadrës mitrovicase në debutimin e tij kundër Pejës, të enjten mbrëma, në palestrën "Minatori". Krahqendra maqedonase, Tasevski, ishte më i merituari për fitoren e radhës të Trepçës (80:77). Ai shënoi një treshe katër sekonda pa mbaruar koha e rregullt për të barazuar rezultatin në 67:67 dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdim prej pesë minutash. Deri atëherë, Peja po udhëhiqte (64:67). Në vazhdim, Tasevski shënoi 11 nga 13 pikët e gjithë ekipit dhe kësisoj vulosi derbin e javës së 22-të të TechnoMarket Superligës në basketboll.
Tasevski përfundoi ndeshjen si më efikasi tek ekipi fitues me 21 pikë gjithsej.
Peja ishte afër të fitonte ndeshjen, por gaboi. Këtë e pranon edhe trajneri i saj, Muharem Vugdaliq.
"Ne jemi vetë fajtorë që humbëm, kishim epërsi prej tri pikësh në pjesë e rregullt. Dhe, në basketboll ai që barazon në çastet e fundit, ka një përparësi psikologjike. Ishte takim interesant", ka vlerësuar Vugdaliq. Kjo është humbja e tretë e skuadrës së tij në përballje me Trepçën këtë sezon. Pas kësaj fitore dhe humbjes së Bashkimit nga Sigal Prishtina, Trepça është forcuar me pozitën e dytë në tabelë.
Në fakt, Trepça gjatë gjithë kohës kishte një epërsi të lehtë, por në fund të çerekut të katërt "i iku" loja nga duart. Fundori i Pejës, Dragan Pushiq, shfaqi lojë të mirë në këtë periudhë dhe bëri që Peja të shijonte edhe epërsinë për pak çaste. Pushiq ishte lojtari më efikas në gjithë ndeshjen me 24 pikë.
Trepça që në minutën e dytë u hendikepua. Dinko Pelto u lëndua.
"Lojë e mirë, por për shkak të lëndimit të Peltos kemi improvizuar, gjë që ka ndikuar në rrjedhën e takimit, por me vetëmohimin e lojtarëve fituam edhe këtë derbi të vërtetë", ka thënë trajneri maqedonas i Trepçës, Pance Milevski. Ky është derbi i dytë i fituar prej se mori timonin e skuadrës. Para një jave, Trepça mposhti edhe Sigal Prishtinën në Prishtinë.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi