Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHKRIMTARI YNË ENGJËLL KOLIQI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHKRIMTARI YNË ENGJËLL KOLIQI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHKRIMTARI YNË ENGJËLL KOLIQI

Shko poshtë

SHKRIMTARI YNË ENGJËLL KOLIQI Empty SHKRIMTARI YNË ENGJËLL KOLIQI

Mesazh nga WebMaster Fri 24 Apr 2009 - 7:18

SHKRIMTARI YNË ENGJËLL KOLIQI U1_Engjell-Koliqi
Engjëll Koliqi,
është lindur më 10 nëntor të vitit 1956 në Stubëll të Karadakut
(Kosovë). Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e
mesme (gjimnazin shkencor-matematikor) e ka filuar në Viti, e ka
vazhduar në Ferizaj dhe e ka mbaruar në Viti. Ka frekuentuar Fakultetin
Universitar të Shkencave të Edukimit dhe është diplomuar në
Universitetin e Kosovës në Prishtinë, ku ka fituar titullin akademik –
profesor i pedagogjisë. Plot tetë vjet ka dhënë mësim në shkollën
fillore në vendlindjen e tij (Stubëll) e një vit shkollor ka qenë
asistent–edukator edhe në Itali – në kolegjin e famullisë në Firmozë
(Acquaformosa) të Kozencës, në Kalabri.
Nga regjimi
pushtues-diktatorial i Beogradit, është dënuar për motive politike
(vetëm për fjalë), me një vit burg (1978/1979), por pas nëntë muajsh
është liruar. I kualifikuar nga regjimi pushtues, si person i
rrezikshëm kundër “sistemit socialist jugosllav”, i është hequr e
drejta e mësimdhënies në shkollë, për plot gjashtë vjet (1978 – 1984).
I lodhur nga presionet permanente të atij regjimi, në mars të vitit
1990 ka qenë i detyruar të emigrojë në Itali, ku jeton ende dhe
zhvillon veprimtari gazetarie, duke punuar për Radio Vatikanin, për
Radiotelevizionin Shqiptar të Tiranës, për Radiotelevizionin e
Maqedonisë të Shkupit, për Radiotelevizionin e Kosovës të Prishtinës
dhe për radiotelevizione të ndryshme private në gjuhën shqipe. Ka
shkruar për të përditshmet kosovare “Rilindja”, “Bujku”, “Bota Sot”,
“Lajm ekskluzive”, “Pavarësia-news” dhe të tjera. Ka bashkëpunuar për
vite të tëre edhe me gazeta shqipe në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni
dhe në diasporë. Nëpër revistat shqiptare, enekënd trojeve etnike dhe
në diasporë ka botuar qindëra poezi në gjuhën amtare.
Gjatë luftës
së Kosovë, ishte gjithnjë në radhët e para, në ndihmë popullit të vet,
nga Italia. Gati çdo ditë ishte i pranishëm në studiot televizive të
RAI-t dhe të MEDIASET-it, sikurse edhe duke folur përmes mikrofonëve të
shumë radiostacioneve e duke shkruar në gazetat italiane: “Corriere
della Sera”, “La Repubblica”, “Il Messaggero”, “Il Mattino”, “La
Stampa”... duke njohur dhe sensibilizuar kështu opinionin italian me të
vërtetën për Kosovën dhe për popullin e tij. Mbas luftës në Kosovë,
afër dy vjet ka punuar në IOM (Organizata Ndërkombëtare për
Migracionet), në Romë – në projektet për Kosovën dhe Shqipërinë.

vitin 2002 është transferuar nga Roma në Lecco, ku jeton me familjen e
tij. Në vitet e fundit ka filluar të shkruajë edhe italisht dhe
bashkëpunon me revista të ndryshme kushtuar poezisë. Ka marrë pjesë në
dy konkurse letrare (në Livorno dhe në Kozencë) dhe poezitë e tij janë
kualifikuar në finale. Në Konkursin e Dytë Ndërkombëtar “Autorët për
Europën 2005” të shtëpisë botuese “IBISKOS di A. Ulivieri”, nga 156
pjesëmarrës është kualifikuar në mesin e 20 finalistëve. “Shekulli im
quhet dashuri” është libri i tij i parë italisht dhe e sheh dritën e
botimit si finalist. I njëjti libër është përkthyer edhe në gjuhën
portugeze dhe do të botohet në Brazil. Këto ditë është dorëzuar për
botim edhe libri i dytë poetik i tij, në gjuhën potugeze – “Ndjenjë
Drite”, që pritet të dalë nga shtypi brenda gushtit 2007.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi