Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ME POETËT TANË - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ME POETËT TANË - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ME POETËT TANË

2 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

ME POETËT TANË - Faqe 2 Empty ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Wed 17 Mar 2010 - 3:14

First topic message reminder :

ENGJULLI JE VETË TI




Edona Beqiri





ENGJULLI JE VETË TI



Një puthje e jotja,
do të me shkrinte,
të gjith trupin.

Një ledhatim nga
ti ,do të prisja
me pa durim.

Nje buzqeshje e jotja ,
do të me jepte ,
forcë të të dua me shumë

Nga pamja jote ,
magjepsese më bën
të hidhem në lume
të notoj bashk me ty
nëpër valet e ujit
e të zhytem në knaqësi
dhe ne thellësi të tij.

Je njeri me zemer
të madhe ,ashtu siq
kisha enderruar ,
të takoj një njeri ,
sikur ti,
që me jep forc
qe me jep shpres ,
një njeri i forte sikur ti ...

Qdo natë për ty
enderroj ,
une nusja me fustan te bardhë,
ohh sa do të doja ,
tek ti te vij te hidhem ne përqafim,
duarta e tua të buta
mua të më ledhatojn
asgjë s'kisha dashur
veq kete enderr ta realizoj......
ME POETËT TANË - Faqe 2 14116_1213367984424_1535548066_30472841_2037515_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë


ME POETËT TANË - Faqe 2 Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:45

NË KËTË BOTË…

Në në këtë botë pa njerëzi,

është vështirë të jesh Njeri!

Në këtë botë pa drejtësi,

është vështirë të fitosh Liri!

Në këtë botë plot marrëzi,

shumë urrejtje, pak dashuri!

Në këtë botë plot me halle,

ujqër e qengja hedhin valle!

Në këtë botë përplot çudi,

gjysma bardhë, gjysma zi!

Në këtë botë plot ligësi,

lot e dhimbje pakufi!

Në këtë botë plot me klithma,

të therë zemra, të kap dridhma!

Në këtë botë plot shtrëngata,

të ngrinë bora e të djeg flaka!

Në këtë botë lakadredhë,

pushtetari dredhë e zhdredhë!

Në këtë botë me andralla,

pak t’vërteta, më shumë përralla!

Në këtë botë dallga-dallga,

këmbë e duar lidhë me pranga!

Në këtë botë thërrime-thërrime,

e mira me t’keqen shpinë për shpine!

Në këtë botë si cektinë,

jeta e vdekja këmbkryq rrinë!

Në këtë botë kasaphanë,

vret vëllau-vëllanë!

Në këtë botë të çakërdisur,

herë i mençur, herë i krisur!

Në këtë botë të gjakosur,

luftëtërat, vrasjet s’kanë të sosur!

Në këtë botë plot mallkime,

s’ndihmojnë lutje, as përgjërime!

Në këtë botë me psherëtima,

si xhelati, si viktima!

Në këtë botë me trauma,

të zihet fryma, të del shkuma!

Në këtë botë plot llahtari,

shumë tmerr e lemeri!

Në këtë botë me lakmi,

pak ngopje, shumë grykësi!

Në këtë botë plot dredhi,

shtatë hile, një trimëri!

Në këtë botë me trishtim,

pak gëzime, shumë hidhërim!

Në këtë botë ferr-skëterrë,

mbillesh lule, shpërthen therrë!

Në këtë botë si greminë,

njeriu përbin njerinë!

Në këtë botë përplot terror,

shumë djaj, pak shenjtorë!

Në këtë botë hallakamë,

mbushur shtriga e shtriganë!

Në këtë botë paradoksale,

liri, barazi,… – fjalë banale!

Në këtë botë iluzore,

pak fushë, shumë bregore!

Në këtë botë kaotike,

plot shpërthime vullkanike!

Në këtë botë dramatike,

shumë përleshje tragjike!

Në këtë botë plotë huti,

qarje – qeshje varg e vi!

Në këtë botë me xhelozi,

orë e çast një pabesi!

Në këtë botë me varfëri,

vjedhje, krim dhe uri!

Në këtë botë me rënkime,

pak këngë, shumë vajtime!

Në këtë botë lara-lara,

të qesh fati, të humb fara!

Në këtë botë vandaliste,

pak solidare, shumë egoiste!

Në këtë botë të tymosur,

blozë e hi – katranosur!

Në këtë botë fillim pa fillim,

vuajtjet, luftërat s’kanë mbarim!

Në këtë botë fund pa fund

e mira të keqen nuk e tund!

Në këtë botë, si n’atë botë,

mjaltë e helm në një gotë!

Në këtë botë, mbi këtë Tokë,

të dridhet zemra, t’luajnë mend në kokë!

Në këtë botë, në këtë Planetë,

bashkë: njerëz, engjuj, djaj e lanetë!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË - Faqe 2 Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 21 Mar 2010 - 5:45

ME TY, POEZIA IME!

Me ty kalova fëmijërinë,

Me ty përjetova rininë,

Me ty arrita burrërinë,

Me ty mësova historinë,

Me ty pata shumë gëzime,

Me ty, Poezia ime!

Me ty nisa të krijoj,

Me ty nisa të vargëzoj,

Me ty u rrita në robëri,

Me ty këndova për liri,

Me ty u nisa në shtegtime,

Me ty, Poezia ime!

Me ty godita çdo armik,

Me ty kandili nuk u fik,

Me ty trokita prag më prag,

Me ty shërova varrë e plagë,

Me ty në dasma e n’flijime,

Me ty, Poezia ime!

Me ty pena nuk u tha,

Me ty kombi nuk u nda,

Me ty shpresa nuk u shua,

Me ty besa u forcua,

Me ty n’fitore e ngadhnjime,

Me ty, Poezia ime!

ZGJOHU, NGRITU SHQIPËRI!

(Shqipërisë Etnike)

Re të zeza të kanë mbuluar!

Diell e Hënë të kanë errësuar!

S’je në ëndërr!

Por je zhgëndërr!

Në terr të zi e n’robëri!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Laku n’fyt po t’shtrëngon!

Pranga trupin ta mundon!

Okupimi po t’shkatërron!

Armiqtë sulen me egërsi!

Me ushtri e me djallëzi!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Mjaft Ti fjete dhe u përgjume!

Mjaft Ti ndejte e ngujume!

Mjaft Ti prite ditë-përditë!

Hape terrin – bëhe dritë!

Ndize zjarrin nga një shkëndi!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Më dhemb zemra kur rënkon!

Kur nga dhembjet Ti gjëmon!

M’hapet goja e s’mund të flas!

Jap kushtrim e po bërtas!

Por askush nuk më dëgjon!

Por askush nuk më beson!

I gjithë trupi të është shkri!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Kam shumë zjarr e shumë dhimbje,

Kam shumë vuajtje e shumë dridhje,

Kam shumë mall e dashuri,

Kam shumë dhembje e krenari,

Kam shumë ankth e burrëri,

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Shpatë e Damokleut të rrin mbi kokë!

”Pako” e ”Traktate” hartojnë me okë!

Rezoluta (1244) e 14 Pika!

Gjithësecila më e mprehtë se thika!

Trupin copa ta copëtojnë!

Shpirt e zemër të dërrmojnë!

Trojet Tua t’i pushtojnë!

Marimangat thurrin robëri!

Kameleonët endin tradhti!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Serbia jepë autonomi!

Bota jepë gjysmëpavarësi!

Ç’janë këto hile një dreq e di!

Gjithçka janë veç jo liri!

T’ka hy n’Kullë Bajlozi i Zi!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Janë ndryshkë armët mbi tavan!

Pastro shpatë e jatagan!

Dil në shesh dhe n’mejdan!

Shpërthe vrullshëm si vullkan!

Ja Vdekje – Ja Liri!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Mos i le armët të ndryshken!

Mos i le teshat të myken!

Mos e le luftën në mes!

Mos e le idealin t’vdesë!

Mos harro – je Iliri,!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Gjithë Kosova n’re të zeza!

Nënat, motrat shamizeza!

Frynë stuhia e shfrynë era!

Lufta të troket te dera!

S’ka liri, s’ka pavarësi!

S’ka bashkim, as drejtësi!

Rroki armët përsëri!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!

Zgjohu, ngritu – del te dera!

Se sërish po vjen pranvera.

Se liria s’vjen çdo ditë,

Ikë nga terri – del në dritë!

Del në dritë e n’liri!

Mos duro më tirani!

Sllavo-grekë, as dredhi!

Zgjohu, ngritu Shqipëri!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË - Faqe 2 Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Shaban Cakolli Tue 23 Mar 2010 - 20:24

POEZI NGA ALMAPAPAMIHALI
Shpërndaje

Sot ora 11:00.PD. | Ndrysho shënimin | Fshije


Jemi shumë, sa shumë jemi ne,
Fëmijë dyvendesh lindje-perënduar,
Si të huaj njërës anë përcjellë,
E në tjetrën, mysafirë pritur,
Dhe pse më parë (kurrë) s´ishim harruar…

Qindra duar zgjatur sportelesh,
Shpesh fundosur kur indentifikohen,
Më shumë largohemi se vimë,
Jetë që pas ndërprerjesh ecin,
Por që pa nisur ende, mbarohen…

Çdo centimetri gjendemi ne,
Të ashtuquajturit “binjakë perëndimi”,
Vërtetë nuk veshim të njëjtat ngjyra,
Por skenar ëndrrash të një autori jemi,
Përfunduar, me enigmën e një kthimi…

Jemi shume… (sa shume jemi ne
Që dy herë më shpejt, vdesim nga të tjerë!
ME POETËT TANË - Faqe 2 25081_1218579514709_1535548066_30482606_4326562_n
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ME POETËT TANË - Faqe 2 Empty Re: ME POETËT TANË

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi