Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…??? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…??? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…???

2 posters

Shko poshtë

Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…??? Empty Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…???

Mesazh nga WebMaster Mon 22 Mar 2010 - 7:48

Deshiroj ta lexoni me vemendje kete histori ju lutem
Aty ke bregu i fshatit, në një gur të madh që njihej si guri i fshatit M. Ishte ulur një fëmijë i vogël. Ishte shumë i bukur, me faqe të kuqe, flokë të qethura për bukuri, me një çantë në shpinë që e kishte kërrusur nga rëndesa e librave.
Ishte bërë vonë për në shkollë dhe djali priste makinën e madhe shpëtuese të vinte, të hipte në të e të shkonte në shkollë. Duke ndenjur djaloshi bukurosh, ulur mbi gurin e fshatit, iu afrua një prej shokëve të klasës. Të dy dukeshin të lodhur e të rraskapitur, disi të mërzitur dhe se diç i brente në thellësinë e tyre të pastër.

- Bajram, si thua për sot? – pyeti i porsaardhuri.
- Nuk e di Balo, nuk e di. Mesa duket e njëjta gjë, si zakonisht më.

Derisa shokët bisedonin dhe qanin hallet e tyre, ashtu si i mendonin, kaloi një veturë me shpejtësi.

- Kush ishte ky i çmendur që na pluhurosi me atë makinë? O Zot sa i çuditshëm, hip në një makinë dhe mendon se është në aeroplan. – tha Balo.

- Është djali i xhaxhit Han, nga fshati tjetër. Është student dhe çdo dit vjen dhe e merr kolegun e tij, këtu në fshatin tonë. Kam dëgjuar se ai çdo herë ka pasur veturë personale dhe për pasojë asnjëherë nuk vonohet për në shkollë. – tha mërzitshëm Bajrami.

Për një kohe të shkurtë qetësie dëgjoheshin edhe kërcejtë me këngët e tyre të dashura për Balon, të urryera nga Bajrami.

- Balo, kam dy orë që pres këtu në këtë gur dhe ka shumë muaj që i jam bërë mik i ngushtë më këtë mbrapa, he-he-he. Unë po iki për në shtëpi, nuk mund të pres më.

- Bajram, sikur të prisnim edhe pak. Si thua ti? Ndoshta vjen.


- Nuk vjen vëlla jo. – foli kokë ulur. Ngriti kokën, bëri një hop dhe tha: Unë ika vëllaçko, ti po deshe të humbasësh kohën prit. Përshëndetje.

- Jo mor jo, nuk qëndroj unë i vetëm këtu. Hej, pa prit pak – te kthesa e rrugës filloi të dukej makina me të cilën udhëtonin djemtë shkollar. – Bajram, ja ku po vjen. Eja shpejtë të shkojmë.

Djemtë nga gëzimi veç që s’fluturonin! Bënin pas makinës së madhe sikur frikoheshin se nuk do të kishte vend për ta. U bashkuan edhe me tufën tjetër të nxënësve. Me të bashkuar me shokët e tyre filloi të dukej një makinë tjetër, afërsisht e njëjtë me të parën. Vetëm pas dy minutave makina e parë ishte afër këmbëve të nxënësve. U hap dera e makinës dhe shoferi i thirri nxënësit të ngjiteshin në makinë. Fjalët e tij i fëlliqi me të shara të shumta, disa nga këto të fundit nuk i kuptonin fëmijët, por në përgjithësi e dinin se nuk ishin gjëra të mira. Bajrami u shtang kur pa se makina tjetër po vinte me shpejtësi të madhe dhe se nuk kishte ndërmend të ndalej. U largua mënjanë duke shtrënguar Balon për krahu. – “Çfarë ke more? Po më këput krahun, kujdes më ngadalë.” – Bërtiste i frikësuar Balo. – “Ik Balo se po vjen bisha e Hanit me dhëmbë të hapur për të ngrënë gur, por nuk do ta arrij atë qëllim asnjëherë.” – Balo e shikonte shokun e tij me shumë habi, e shikonte sikur të shihte një të çmendur për herë të parë. Për cilën bishë po fliste ai? Çka ishte gjendja e tij? Sidoqoftë ai e dinte se miku i tij ishte i mençur dhe i kuptonte gjërat mirë e drejtë. Arriti edhe makina e tërbuar. Me të ndalur aty prapa makinës tjetër, bisha zbriti prej makinës që drejtonte. Ky i fundit shikimin e parë në xha Mehmetin, transportuesit besnik të nxënësve të fshatit, e “qëndisi” me të sharat që ia drejtoi atij dhe fisit të tij. Miku i mençur i Balos i bëri shenjë këtij të fundit dhe u larguan prej aty qetë-qetë.

- Bajram, sikur të shkonim në shkollë. Nuk kanë se çfarë na bëjnë neve.

- O mik, nuk ka gjë prej njeriut i cili përzihet në çorbën e tjetrit. As pasardhësit e as puna e tij nuk do të shohin një dritë të bukur jete. Ky është ligj i pashkruar, por ama është alamet ligj! Eja e të shkojmë në shtëpi e ndoshta ia lidhim grykën kësaj strajce të posa hipur në qishkun e domaqinllëkut...

U ul në vendin e vet të dhomës dhe mendohej. Nuk bëri asgjë për një kohë jo të shkurtër dhe as që lëvizte. Pas pak e hapi çantën e rëndë plumb dhe filloi të kërkojë librin e lëndës që kishin pasur në orën e parë në shkollë dhe kështu me radhë të gjitha librat i shfletonte dhe mësonte. Nëna hyri në dhomë, as edhe një fjalë nuk ia tha. I vlonte zjarr në zemër gjendja e tij.

Pasi kishte mbaruar me të mësuarit pa mësues kishte dalë në oborr duke u endë deri në mbrëmje për të punuar diç.

Në mbrëmje arriti babai i tij nga puna. Menjëherë e kuptoi gjendjen e djalit të tij të mençur. – “Hë bir, si ia kalove sot? E pyeti Bajramin me shikim komik. – “Sigurisht se më lehtë se ti babi.” – Iu përgjigj me kërshëri se mos vallë babai kishte vendosur që t’ia blej një veturë vëllait me të cilën do ta dërgonte në shkollë, ngase babai ishte i nxënë. – “Eja të hymë brenda se jam i lodhur për të qëndruar në këmbë para princit tim trim.”

- As sot nuk shkove në shkollë? – pyeti babai. – Hamdiu më tha se as në makinën e tij nuk kishe hipur edhe pse kishte arritur para asaj të Hanit.

- Kisha frikë babi. Nuk mundja dhe nuk dua të udhëtoj me frikë për në shkollë. Dua që në vende të shenjta të shkoj i qetë dhe me dëshirë e jo duke qëndruar në majë të gishtave se mos vallë do të na ndodh diçka.

Fjalët e djalit të mençur, Bajramit, e lanë pa fjalë të zotin e shtëpisë. Për pasojë zotëroi qetësi në dhomë derisa u shtrua darka. Këtë qetësi e theu nëna duke e pyetur djalin se a kishte mbaruar me mësimin që kishte filluar që në mëngjes. Bajrami në vend që t’i përgjigjej nënës filloi të flas me babain duke i bërë shenjë së ëmës se nuk ishte koha për atë që ajo pyeste.

- Babi, xha Hamdiu erdhi me makinë para atij bishës së brishtë, të dy u shanë me të madhe në prezencën tonë. Disa gra me fëmijë të vegjël kaluan aty pari derisa sa ata shaheshin, më erdhi shumë turp. Ti e di babi se unë nuk i dua të sharat e pavenda. Andaj ata që shahen në formë dhe rrethe të tilla nuk i respektoj, i urrej. Xha Hamdiu nuk ka qenë kështu, por këto muajt e fundit... Që kur filloi t’i përzihej xha Hani në çorbë ka ndryshuar i tëri. Andaj as atë nuk e respektoj. Babi, unë e di se të gjithë shokët dhe shoqet e mia udhëtojnë të frikësuar se mos shoferi i Hanit do të përplaste makinën ne tij për makinën e xha Hamdiut, për këtë unë nuk udhëtoj me asnjërën prej tyre. Tentime për përplasje ka pasur më shumë se tre herë. Në dy raste kam qenë edhe unë në makinë, ndërsa rastin tjetër ma ka treguar Bala. Unë dua që njeriu që më bart mua për amanet të jetë i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm e jo trashanik mendjelehtë. Edhe ti e di babi se nuk është bërë e lehtë të udhëtohet me makinat e sodit andaj unë dua që t’ia blesh vëllait një veturë e ai të më dërgoj mua në shkollë për çdo dit. Sepse Hani i ka blerë që moti djalit të vet veturë dhe ai nuk e ka dert për asgjë.

- Bajram, nuk kemi para dhe ...

- Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…???
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 44
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…??? Empty Re: Babi…! Me çka të shkoj në shkollë…???

Mesazh nga Anakonda Sat 27 Oct 2012 - 18:45

Shum e bukur kjo historia por edhe disi e trishte....

Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Burrel
Postime Postime : 31709
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 27
Hobi Hobi : Dashuria endrra shpresa ke te zgjidhja nga te tria dhe nje nate lotin pyeta mu pergjigj DASHURIA

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi