Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme

Shko poshtë

Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme Empty Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme

Mesazh nga Alberti Thu 8 Apr 2010 - 22:32

Krasniqi: Jo zgjedhje të parakohshme F.0409105825174_m
Kryetari i Kuvendit te Kosovës, Jakup Krasniqi, kërkon nga të gjithë kritikët e koalicionit qeveritar të mos paragjykohen ndryshimet e sapondodhura në qeverinë e Kosovës. Në një intervistë për Top Channel, Krasniqi i konsideron të natyrshme pakënaqësitë e opozitës edhe për lëvizjet e reja brenda qeverisë.
“Të flitet për suksese apo mossuksese të këtyre ndryshimeve, mendoj se duhet te pritet një farë kohe. Unë besoj shumë që këto ndryshime do të sjellin kualitet në qeverisje”, ka deklaruar Krasniqi.
Për sa i përket fenomenit të korrupsionit në Kosovë, që opozita e ngre si një problem kyç, duke u bazuar edhe në raportet ndërkombëtare, Krasniqi ka një këndvështrim origjinal në analizën e tij.
“Realisht, gjatë gjithë këtyre viteve, sistemi i drejtësisë ka qenë i udhëhequr nga ndërkombëtarët dhe për mua, personalisht, korrupsioni në Kosovë është më tepër një perceptim, sesa është real. Jemi një shoqëri në tranzicion. Korrupsioni është një dukuri e shoqërive të tregut të lirë. Sigurisht, ekziston edhe në Kosovë, por gjithsesi jo në përmasat që flitet apo shkruhet”, është shprehur Krasniqi.
Për kryetarin e Kuvendit të Kosovës ka vend më shumë që qeveria të luftojë korrupsionin dhe kjo për të është një arsye edhe më e fortë, përse Kosovës nuk i duhen zgjedhjet e parakohshme.
“Realisht, në Kosovë nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme, për faktin se e kemi marrë një vlerësim në zgjedhjet lokale. Konsideroj se qytetarët e kanë vlerësuar punën e koalicionit qeveritar dhe në këtë rrafsh nuk ka dallime. Edhe në nivelin lokal, partitë e koalicionit kanë ruajtur pozicionet që kanë patur në vitin 2007”, ka nënvizuar Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës beson fort se institucionet kosovare po konsolidohen në favor të forcimit të një shteti demokratik e multietnik, gjë që sipas tij e dëshmon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese atje, për të detyruar komunën e Prizrenit, me shumicë shqiptare, që stema e saj me simbolin e Lidhjes së Prizrenit të jetë edhe në gjuhën turke dhe serbe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi