Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrimtari Halit Shamata rikthehet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shkrimtari Halit Shamata rikthehet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimtari Halit Shamata rikthehet

Shko poshtë

Shkrimtari Halit Shamata rikthehet Empty Shkrimtari Halit Shamata rikthehet

Mesazh nga WebMaster Fri 1 May 2009 - 7:48

Simbolika e një viti të brishtë

Këto ditë, shtëpia botuese “Ombra GVG” botoi romanin “Një vit i brishtë”, i shkrimtarit Halit Shamata. Kjo vepër përbën një arritje të dallueshme për prozën moderne shqiptare. Autori vjen me këtë botim elitar pas një përvoje artistike, publicistike, politike dhe jete shoqërore të spikatur, falë kulturimit të tij poliedrik. Ky roman është realiteti shqiptar në thjerrzën e një analisti të hollë të gjendjes sociale, politikës së ditës, traditave të nëpërkëmbura dhe bërë lesheli nga diktatura komuniste, është një përzhbirim i botës emocionale, gjendjeve shpirtërore të trazuara si vetë tranzicioni i gjatë dhe sfilitës shqiptar, është promovimi i një mënyre të re jetese të protagonistëve të demokracisë sonë të brishtë, i filozofisë së jetës në shoqëritë e hapura, i ballafaqimit të ekonomisë së tregut të lirë, deri në botën e oligarkisë së bankave, për të arritur natyrshëm te shembja e kështjellave të moralit fals e steril.

Romani ka 362 faqe, ku subjekti, ngjarjet dhe personazhet organizohen në 15 kapituj. Ky organizim, në pamje të parë klasik, është një ndërthurje moderne, plot risi dhe befasi emocionuese, ku autori sipas studiuesit Behar Gjoka, “...ka ndërfutur dhe gërshetuar me kapitujt kryesorë ndarjet, madje hera-herës edhe nënndarjet, që kanë të bëjnë kryesisht me jetën erotike, shpirtëroren e prekshme në çdo prani artistike...”. Autori nuk mungon të realizojë një rikonceptim modern të rrëfimtarisë autoriale dhe të vetë personazheve, duke operuar me një tekst plot hapësira, ku protagonistët vetërrëfen, rrëfejnë dhe dialogojnë, duke ngushtuar pafundësisht distancën me lexuesin, i cili është madje personazhi më aktiv i romanit. Shamata jep një shumësi rrëfimesh, gjendjesh emocionale, përshkrimesh vizive gati-gati peizazhesh natyralë, me një gjuhë dhe narracion të ndryshueshëm, ngjyrashumë dhe plot dinamizëm.

Këtë roman shumëplanësh dhe me një arkitekturë moderne mund ta krijonte vetëm një njeri si Shamata, që e ka përjetuar jetën, kohën, artin, politikën dhe ardhmërinë, duke hipotekuar shumë mund, djersë, privacione, dashuri dhe dhimbje. Ajo është produkt logjik, artistik dhe filozofik i një intelektuali shumëfish të gjallë, që ka vepruar në jetën e tij si reja mbi det, që ka pirë me gllënjka të mëdha ujin me lot e kripë, por që ka lëshuar veç shiun me ujë të ëmbël. Romani është një epope e jetës shqiptare, që lexuesit mund t’i sjellë në mend vite të mbrapshta, vite të jetuara plot nerv e frikë, besim dhe ngadhënjim, terror dhe liri, ku personazhet ndahen në dy grupe, ato që quanin fitore dhimbjet e tjetrit, atdheun e ndarë më dysh dhe antipodet e tyre, që zemra u pikte gjak e lot për fatet e vendit dhe individit, por që Shqipëria ngrihet mbi supnajën e tyre të sigurt.

Autori operon në rrafshe të ndryshme kohore, nga diktatura, postumi i saj, demokracia e brishtë e në vazhdim. E gjithë kjo krijon një ndjesi reale që preket thjesht, më së shumti si prani dhe atmosferë shpirtërore. Shamata thekson se brishtësia lidhet më fort me fatin individual, me fatin njerëzor në veçanti, që ka ditëlindje 29 shkurtin. Romani është një këngë e gjatë për dashurinë, pavarësisht mjedisit apo truallit djerr ku ajo gjellin, pavarësisht përjetimit dhe konceptimit të kësaj ndjesie, madje edhe kur dhunohet apo mbytet në moçalin e tradhtisë. Romani i Shamatës seç më kujton një tablo madhështore të piktorit shkodran Kolë Idromena, “Rrugët e fatit”. Në shtratin pjellor të romanit hapen dy rrugë, njëra për parajsë dhe tjetra për ferr. Këto antipode të vlerësimit njerëzor janë si dy ujdhesa ku gëlojnë burra e gra, herë të ngopur me dashuri, herë të pangopur, herë të larë në dritën e nderit dhe herë të zhytur në mëkatin e mishit, ku si Virgjili i Dantes, kemi Adnan Hukamën që jeton jetën e tij nën hijen e vet, nën pemën e moralit të tij, moral që nuk mund të përbuzet, as të laurohet, por që përbën lumin e furishëm të jetës që rrjedh plot kthjelltësi dhe turbullira. Te heroi kemi pranëvënien dhe fytafytin e intimes, personales me shoqëroren dhe bashkësinë. Ai është i vërtetë, i del ballas jetës, e përjeton dhe realizon atë pa turp, pa poza shtirjeje, pa parime moralizuese, pa merak se ç’mund të thonë bota. Bota e tij është e gjerë, larg hipokrizisë provinciale, jeta e tij është ashiqare, larg kurtheve tinëzare të fshehjes, ai është morali i vetvetes, ku as krenohet dhe as turpërohet me vetveten; ai është qëndrimi i etikës së re dhe moralit bashkëkohor që po formësohet mundimshëm në realitetin tonë kanunor.

Romani i Shamatës ka një simbolikë të pranueshme, por për një lexues të kultivuar ngrihet mbi ëndrrën, mbi një shumatore ëndrrash që fillojnë nga vetë autori dhe vazhdojnë si sprucim fluorishent nga njëri personazh tek tjetri. Ëndrra është një realitet i dytë për romanin, një realitet jo etern, por prej mishi, ku ekspozohet dhe ngjizet një botë shqiptare, djep-varri ynë. Realiteti që përftohet në roman tenton absurdin, ku luajnë kukafshehtas ëndrrat me aspiratat, ku përplasen dëshirat e virgjëra me shpresën e përlyer, ku lexojmë një atdhe enigmatik, krejt tjetër nga ç’na kanë afruar deri më sot. Mënyra e vetme për t’u çliruar nga tundimet është t’u dorëzohesh atyre. Ëndrra dhe ëndërrimi kthehet në një lloj heroi për romanin, herë përndezëse, herë epshore nga mosha dhe fiziku shpërthyes, herë e akullt deri në akullimë, e ftohtë, gozhduese në administrimin racional të ndjenjës, përftuese si fajdexhinjtë modernë të sistemit bankarë që Shamata i trupëzon, duke thurur rrjetën e joshjes për të rënë në të me një gëzim të egër viktimat dhe vetëviktimat në numër të madh. Autori simpatizon çdo ëndërr, përveç asaj të vuajtjes. Shpirti është thellësia më e skajshme e qenies njerëzore, më e mistershmja që e kemi brenda vetes, por që nuk arrijmë ta shohim, por që gjithsesi nga këndvështrimet e thella të prozatorit, bëhet disi i tejdukshëm.

Koha për Shamatën është një masë plasteline që ai e gjysmon, e pakohëson, e tret, e dyzon, pastaj si magjistar e nxjerr nga mënga e shkrimit si frymë të pamatshme. Ajo si thërmikël zhive shpërbëhet në grimca rruzaresh që nuk përmblidhen dot më. Morali merr formën e kohës, copëtohet, thepiset, egërsohet, përllonget. Kritiku Behar Gjoka, në parathënien që shoqëron romani shprehet: “Dyzimi, si element kumti i thënies dhe artthënies, i ndërthurjes së kohërave, si dhe i teknikave shkrimore të prozës moderne dhe klasike, ka shërbyer në këtë rast si një gur i shënimit dhe shënjimit të esencës etike dhe estetike të romanit”.

Romani i ri i Shamatës është një pasurim i bibliotekës shqiptare dhe prozës moderne shqipe. Ai është një kontribut me përmasa në vlerësimin estetik, artistik, filozofik, politik, social dhe gjuhësor të realitetit të brishtë shqiptar.

Ylli Xhaferi
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi