Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

2 posters

Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga WebMaster Sat 16 May 2009 - 11:46

[img:5c19]http://lajme.dervina.com/foto/502e4a16930e414107ee22b6198c578f/deshmoreteucks[1].jpg[/img:5c19]

Agim Bajrami- Dëshmor i kombit në 10 vjetorin e rënies
12 shkurt 1964- 10 gusht 1998

Të shkruash për figurat madhore, siç janë dëshmorët e kombit, në radhët e të cilëve dëshmori Agim Bajrami- Komandant Zefi, zë vend nderi, nuk është aspak e lehtë, aq më pak privilegj. Është e kundërta, është përgjegjësi e dyfishtë për faktin se ata bënë të pamundurën për ne dhe për çështjen e madhe kombëtare. Agimin e kemi pasur shok e bashkëveprimtar në radhët e organizatës së Lëvizjes Popullore të Kosovës, ushtarë të denjë, organizator dhe Komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ishte i përkushtuar për tokën mëmë, ai së bashku me bashkëluftëtarët e vet bëri që ne sot të marrim frymë më lirshëm, nga se pushtuesin tonë shekullor me tytën e pushkëve të lirisë e shporrën nga trojet tona, ata bënë që brezi ynë i ri të shijoj lirinë pa ndrojtje nga thundra pushtuese e fashizmit serb.

Veprat heroike të Dëshmorëve tanë edhe më çartë forcojnë bindjen
dhe mendimin filozofike se nuk ka gjë më humane se të luftosh e të përpiqesh për lirinë e popullit dhe të vendit tënd. Këtë e çmon e mbar bota liridashëse dhe demokratike për shkaku e thjeshtë të formësimit dhe të vetëdijesimit se; një populli i robëruar nuk do të prosperoi kurrë as politikisht, as ekonomikisht, as moralisht, as do të ngritët në atë shkallë të duhur të vetëdijesimit, nga se ai do të pengohet vazhdimisht nga pushtuesi. Vetëm popujt e lirë mund të prosperojnë, të zhvillohen ekonomikisht dhe politikisht dhe të ndikojnë pozitivisht në përparimin e rendit të ri demokratik dhe pa dyshim vetëm ata mund t’i kontribuojnë paqes mbarë botërore. Një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë as pushtuesit gjakataret të këtij globi me qëndrimet e tyre barbare të cilët po ia zënë frymën lirisë dhe përparimit të botës civilizuese. Ata po e ngufasin progresin dhe lirinë e popujve me rivalitetin e tyre të ulët e agresivë për të dëshmuar fuqinë e forcës së tyre, por as edhe një herë fuqinë e arsyes së tyre!

Gati gjatë një shekulli robërie nën pushtuesin serb, sigurisht se një pjesë e popullit tonë humbi, ose thënë më mirë, rrëshqiti nga dinjiteti i vet, dinjitet të cilin lejoi që pushtuesi t’ia nëpërkëmbë në formën më të ulët të të nënshtruarit! Në fakt, bijtë dhe bijat e tokës shqiptare, qëllim të jetës së tyre kishin lirinë e vendit. Të vetëdijshëm se kjo rrugë do sakrifica të shumta, ata ju përveshën punës dhe prishën rehatinë e pushtuesit serb, njëkohësisht edhe qetësinë apatike të shërbëtorëve të tyre, duke i dhënë konotacion të duhur çështjes sonë kombëtare në kohë dhe hapësirë. Në vazhdën e këtij lumi luftëtarësh dhe atdhetarësh të denjë, printe edhe Agimi ynë i mirë- Komandat Zefi, me flamurin e fitoreve të përgjakshme të popullit tonë, por me krenari të paprekshme kryelartë e triumfuese nder shekuj!
Agimin, në fakt, e kam njohur më pak fizikisht, për më shumë e kam njohur atë shpirtërisht: Si emër e veprimtar të denjë, si organizator e kontribuues të madh, si njeri të sakrificës e që në fakt i tillë edhe ishte ai. Agimi ishte shpirtmirë para se gjithash, sepse pa qenë shpirtmirë, nuk mund të jesh i devotshëm. Ai kishte një natyrë të butë, gjithnjë i buzëqeshur, i qetë, i heshtur dhe kisha përshtypjen se Agimi në jetën e vetë nuk kishte lënduar njeri. Ky ishte shpirti njerëzor i Agimit për t’u kombinuar me anën tjetër të medaljes me Agimin luftarak e të ashpër kundër pushtuesit Serb, me Agimin e sakrificave më sublime në shërbim të atdheut, me Agimin e betejave të përgjakshme për liri, me Agimin që la jetën e tij në altarin e lirisë si dëshmi që ky popull deshi lirinë mbi të gjitha, pra edhe me çmimin e jetës! Ky qe Agimi me shokët e tij të cilët morën armët në dorë duke i dalë zot atdheut. Ata, këtë e bënë pa bujë e zhurmë, pa bubullima e mburrje, pa rrahagjokseje e krekosje, ai se bashku me shokët shkuan në Kosovën e përflakur dhe u përjetësuan në shkëmbinjtë e Kaçanikut legjendar, në Kaçanikun e Mic Sokolit e Idriz Seferit, ku mes këtyre dy burrave të dheut Agimit dhe shokëve të tij, Besnik Beguncës e Xheladin Kurtajt iu la vendi i lavdisë, vendi i përjetësisë, vendi i nderit!...

Agimi la Zvicrën, la jetën e luksit të Evropës në këmbime me lirinë e atdheut, Agimin la edhe fëmijët e tij të dashur, la gruan e tij shpirtmadhe, la punën dhe jetën që me mund e djersë e kishte krijuar atje në perëndimit. Agimi, la çdo gjë të bukur të kësaj bote që i thonë jetë, për të shkuar te shokët e idealit, te luftëtarët e lirisë për t’u bashkuar atje me ta në altarin e lirisë në lumin e pavdekësisë... A ka diçka më të madhe në jetë se kjo që bëri Agimi së bashku me qindra luftëtarë tjerë të lirisë?!

Veprimtaria atdhedashëse Agimit është shumë e gjatë, mbi njëzetvjeçare në shërbim të atdheut dhe të lirisë së tokave shqiptare, në mënyrë që një ditë këtë liri ta gëzojnë fëmijët e Agimit, fëmijët e dëshmorëve tanë, fëmijët e Kosovës dhe të tërë shqiptarisë!
Agimi ishte i palodhshëm, ai kurrë nuk ndalej së vepruari. Ai nuk hamendej, ai fliste pak, por vendimet që merreshin, Agimi kurrë nuk i kthente prapa.
Kurrë nuk do ta heq nga kujtesa njërin nga takimet që kam pasur me Agimin në Cyrih. Meqë unë në atë kohë shkruaja për “Zërin e Kosovës”, krahas shkrimeve publicistike, mbaja edhe rubrikën e humorit me nofkën “Ngucakeqi”. Si duket, Agimit i kishin pëlqyer batutat e mia, dhe më një rast më tha: “Ngucakeq, mirë kishe shkruar, por me ç’shoh unë, këta nuk do të marrin vesh nga shkrimet, krahas shpotisë u bën mirë edhe ca dajak këtyre!... ”, dhe me atë buzëqeshjen e tij karakteristike iku...
Ende nuk kam parë buzëqeshje më të natyrshme dhe më njerëzore se buzëqeshjen e asaj dite të Agim Bajramit. Edhe sot dhe përgjithmonë më është fiksuar në mendje dhe nuk më hiqet përjetë para syve të mi ajo buzëqeshje aq njerëzore e Gjeneralmajor Agimit atë ditë!...
Buzëqeshjen e Agimit e shoh sot në sytë e fëmijëve të Kosovës, në sytë e fëmijëve tanë që një ditë padyshim se do ta gëzojnë lirinë e plotë, e shoh në sytë e popullit tim se po vijnë ngadalë por sigurt Agimet e lirisë së madhe të popullit shqiptar!

Më respektim më të madhe njerëzor për Dëshmorin e kombit, Gjeneralmajor Agim Bajrami dhe për të gjithë Dëshmorët tjerë të kombit tonë!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty Re: AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga Gjakush Tana Sun 17 May 2009 - 4:57

Dua te pyes perse deshmorë e jo hero ?
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty Re: AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga WebMaster Sun 17 May 2009 - 5:27

ARTI KE TE DREJTE TE KERKOSH NJE SHPJEGIM PSE

UN NUK E DI SHUM HISTORIN E DESHMORVE TE KOSOVES POR MUNDOHEM

TE LEXOI GJDO GJE QE PER KET ASAJ HISTORIE PO TE SJELL NJE SHKRIM

EDHE KUPTO PSE DESHMOR

Juve që sakrifikuat gjithçka për këtë vend, juve që u flijuat për lirinë e popullit tonë, juve që gjakun tuaj e derdhët në çdo pëllëmbë të kësaj toke, duke e parë se emri dhe vepra juaj heroike po keqpërdoret, edhe nga njerëz që një kohë ju shanin, por edhe nga disa që një kohë ishin me ju vetëm për përfitime personale, grupore e klanore, e ndiej obligim të ju tregoj se si është Kosova sot.


ARTI JA PSE DESHMOR
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty Re: AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga WebMaster Sun 17 May 2009 - 5:33

Ne djep n'a perkundi Shqipja
per nje Shqiperi
kenget qe mbi koke n'a i kendonte
ishin plote trimeri.

N'a mbuloj me krahet e saje
te n'a ruaj e te n'a rrite
n'a dha zemer e beri trima
t'i dalim zot ne kete dite.

Sot ushtare po e percjell Lokja
po me fale per kete Toke
udhe e mbare e hallall gjirin,
shko behu me shoke.

Te mbare paqi e mire mbeteshi
te gjitha ju moj loke,
gjiri i juaj qe n'a rriti
Dielle ju befte kesaj Toke.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty Re: AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga WebMaster Sun 17 May 2009 - 5:34

Drenica Heroike

Drenice je me xhamadan
thurrur me plumba, me gajtan
xhamadan te kuq me gjak
nje flamur ne cdo oxhak

Nje flamur per trimen Shote
tjetri afer i Azem Galices
edhe nje per Adem Jasharin
dere me dere ne kulla t'Drenices

Nje flamur per motren Xheve
tjetri afer per Fehmiun
per Kosove jeten flijuan
lirine Atdheut i dhuruan.

Oj Drenice kshtjelle me burra
Gjaku yt po shkon si gurra
Shkon si gurra e behet guri
gjaku juaj shkon tek flamuri.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty Re: AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga WebMaster Sun 17 May 2009 - 5:34

AZEM GALICES


Me nje maliher mbi supe
e nje kobure ne brez
bridhete fshatrave te Drenices
neper kuvende krajlash
e gazeta te Europes
emri i Azem Galices.

Sa hije te kishte
ne krah gjerdani
sa nder te bente fisi
sa hije te kish
i kuq mitani
edhe me hije i bardhe plisi.

Sapare per koken tende u dhan
sa pushket ne gjokes t'u drejtun
sa nenat djal te than
sa buken per Ty e gatun.

Sa fjalet per Ty fliten
sa trimat ne Ty betohen
sa lulet mbi varrin tende sillen
sa kenget per Ty kendohen.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty Re: AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga Gjakush Tana Mon 18 May 2009 - 6:14

KLEA shkruajti:ARTI KE TE DREJTE TE KERKOSH NJE SHPJEGIM PSE

UN NUK E DI SHUM HISTORIN E DESHMORVE TE KOSOVES POR MUNDOHEM

TE LEXOI GJDO GJE QE PER KET ASAJ HISTORIE PO TE SJELL NJE SHKRIM

EDHE KUPTO PSE DESHMOR

Juve që sakrifikuat gjithçka për këtë vend, juve që u flijuat për lirinë e popullit tonë, juve që gjakun tuaj e derdhët në çdo pëllëmbë të kësaj toke, duke e parë se emri dhe vepra juaj heroike po keqpërdoret, edhe nga njerëz që një kohë ju shanin, por edhe nga disa që një kohë ishin me ju vetëm për përfitime personale, grupore e klanore, e ndiej obligim të ju tregoj se si është Kosova sot.


ARTI JA PSE DESHMOR


E nderuara Klea !

Niveli i deshmorit nuk eshte i barabarte me nivelin e heroit! Une e parashtrova pyetjen perse jo hero, pasi , Agimi ne log te luftes u vra. Te gjithe te vrarit ne lufte shpallen heronj. Ndersa deshmorë te luftes jane edhe persona qe bijne per shume arsye !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit Empty Re: AGIM BAJRAMI - Dëshmor i Kombit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi