Cilesia e ushqimeve, BE financon AKU
Faqja 1 e 1
Cilesia e ushqimeve, BE financon AKU
Kreu i AKU-se, Genc Juka
Kontrolli dhe garancia e cilesise se ushqimit eshte nje nder kapitujt e Pyetesorit te Bashkimit Europian, dhe nje nga kushtet qe burojne nga implementimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.
Per kete qellim sot u perurua ne Tirane, Autoriteti Kombetar i Ushqimit, i cili do te kontrolloje cilesine e zinxhirit ushqimor nga prodhuesi deri tek konsumatori.
Ne krye te Autoritetit eshte ish-deputeti Genc Juka, me eksperience ne ngritjen e Fondit Shqiptar te Zhvillimit dhe si punonjes i misionit rezident te Komisionit Europian.
"Jane disa elemente brenda, eshte siguria ushqimore, kontrolli i ushqimit, i shendetit te kafsheve, i mbrojtjes se bimeve dhe kontrolli i pikave doganore, per te gjitha mallrat qe importohen ne Shqiperi. Qytetari shqiptar do te jete ne gjendje te konsumoje produkte te kontrolluara dhe i garantojme partnereve nderkombetare qe edhe produktet shqiptare jane te kontrolluara», u shpreh Juka.
Ne perurim, ishte vete kryeministri, ministri i Bujqesise dhe ambasadori i delegacionit te Bashkimit Europian.
Drejtori Juka ka rast te falenderoje publikisht qeverine dhe Komisionin Europian. Pritshmeria nga partneret europiane eshte e larte:
« Ka disa fjale kyce qe na kane mbetur ne kujtese si gripi i shpendeve, apo semundja e lopes se cmendur qe te sjellin ne mend rendesine e cilesise ushqimore. AKU ka nje rol shume te madh per te luajtur dhe ju uroj sukses ne punen tuaj », u shpreh Lohan.
Per kryeministrin, i kenaqur nga shpejtesia me te cilen Komisioni lexoi pergjigjet e Pyetesorit, siguria ushqimore eshte nje ceshtje standardesh:
« Duhet te bejme cdo gje per ndertimin dhe konsolidimin sa me solid, te standardeve qe na afrojne me BE-ne », u shpreh Berisha.
Sipas kryemininstrit, ngritja e Autoritetit Kombetar te Ushqimit, lidhet edhe me reformen. Duke reformuar inspektoratet, Autoritetit do t'i transferohen detyra qe kryheshin me pare nga struktura te tjera te Ministrise se Bujqesise, asaj te Shendetesise dhe Bashkive.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Cilësia e jetës: Shqipëria ndër 52 vendet ku jetohet më mirë
» Menyrat e cuditshme te "kombinimit" te ushqimeve, a keni preferenca te tilla?
» Menyrat e cuditshme te "kombinimit" te ushqimeve, a keni preferenca te tilla?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi