Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova nga vend tranziti, në vend konsumimi të narkotikëve  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova nga vend tranziti, në vend konsumimi të narkotikëve  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova nga vend tranziti, në vend konsumimi të narkotikëve

Shko poshtë

Kosova nga vend tranziti, në vend konsumimi të narkotikëve  Empty Kosova nga vend tranziti, në vend konsumimi të narkotikëve

Mesazh nga Alberti Sat 26 Jun 2010 - 10:27

Me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër drogave të premten në Prishtinë u tha se Kosova nga një vend tranzit i transportimit të drogës, është bërë vend i konsumimit të narkotikëve, ndërkaq konsumimi i substancave narkotike është në rritje në hapësirat e shkollave të mesme dhe atyre fillore, me fokus të veçantë në shkollat e kryeqytetit.Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se problemi i përdorimit të drogës, i cili me të drejtë konsiderohet si një problem global, kërkon qasje dhe koordinim të përbashkët në luftimin e kësaj dukurie shumë rrezikshme për njerëzimin.
“Unë e çmoj bashkëpunimin e mirë të institucioneve tona vendore dhe atyre ndërkombëtare, si dhe kontributin e çmuar të organizatave joqeveritare. Rezultat i këtij bashkëpunimi është edhe aprovimi i Strategjisë nacionale dhe i Planit të veprimit kundër drogave”, theksoi Thaçi.
Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi theksoi se luftimi i krimit të organizuar në të gjitha format e tij është prioritet i ministrisë që ai drejton.
“Kosova vazhdimisht ka qenë vend tranzit i trafikimit të narkotikëve, mirëpo kohëve të fundit kemi edhe raste të kultivimit të drogave, konkretisht të kanabisit. Konsumimi i drogës në Kosovë është një fenomen, i cili është në rritje e sipër. Kosova nga një vend tranzit i transportimit të drogës, është bërë vend i konsumimit të narkotikëve”, theksoi Rexhepi.
Ai tha se konsumimi i substancave narkotike është në rritje në hapësirat e shkollave të mesme dhe atyre fillore, me fokus të veçantë në shkollat e kryeqytetit, kryesisht të rinj të moshës nga 15 deri në 35 vjeç, ndërsa dominon gjinia mashkullore.
Ministri i Punëve të Brendshme theksoi se Policia e Kosovës ka qenë mjaft aktive në luftën kundër trafikimit me narkotik, por në disa raste ka munguar bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale ndaj kësaj dukurie negative, e cila ka vështirësuar punën e Policisë së Kosovës, por edhe të agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi