Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
OJQ-të reagojnë ndaj Ligjit për deputetët  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
OJQ-të reagojnë ndaj Ligjit për deputetët  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

OJQ-të reagojnë ndaj Ligjit për deputetët

Shko poshtë

OJQ-të reagojnë ndaj Ligjit për deputetët  Empty OJQ-të reagojnë ndaj Ligjit për deputetët

Mesazh nga Alberti Sat 26 Jun 2010 - 10:29

Organizatat joqeveritare kanë reaguar edhe një herë ndaj Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetëve, ndërsa shkas i këtij reagimi ka qenë mënyra se si është ndryshuar ky ligj të premten në Kuvendin e Kosovës, përkatësisht neni 22 i cili ka qenë i kundërshtuar edhe më herët.Valmir Ismaili nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) theksoi se mënyra se si është ndryshuar neni i këtij ligji është bërë në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sipas tij, kjo Rregullore nuk e parasheh një formë të tillë të ndryshimit të ligjit.
“Nuk është e vërtetë që kërkesa për të drejtë të pensionimit suplementar të deputetëve në moshën 50 vjeçare të jetë ‘gabim teknik’ ashtu siç është thënë sot nga kryetari i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi, Bahri Hyseni”, theksoi Ismaili.
Sipas tij, deklaratat e mëhershme të Hysenit por edhe të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi të cilat kanë qenë në favor të miratimit të Ligjit për pension suplementar janë në kundërshtim me atë që është thënë të premten në seancë.
Ndërsa, Petrit Zogaj nga lëvizja “Fol” pohoi se organizatat e shoqërisë civile kërkojnë nga presidenti Sejdiu që mos ta dekretojë atë dhe ta kthejë për rishqyrtim në Kuvend.
“Ne po ashtu kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës që këtë ligj ta rishqyrtojë në bazë të procedurave të parapara me Rregullore të Punës, sepse duke shkelur Rregulloren e Punës për interesa personale të tyre, mund të krijojnë precedent që kjo rregullore të shkelet edhe në raste të tjera”, deklaroi Zogaj.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi