Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE

2 posters

Shko poshtë

TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE Empty TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE

Mesazh nga Shaban Cakolli Mon 1 Jun 2009 - 3:18


vdekurit iu shkruajnë të gjallëve :


TITO IU SHKRUAN ISH
– KOMUNISTËVE GJILANAS



Të dashur , ish-komunistët e mi besnikë
gjilanas !



E
di që shumë prej jush , keni qenë bashkëpunëtorë besnikë dhe
lojalë të rrugës dhe ideologjisë sime komuniste !


Mortja
më mori mu në kohën kur ju kishit më së shumti nevojë për përkrahjen
, përkëdheljen dhe ledhatimin tim !


E
di se nuk e keni të lehtë që t’ iu përballoni vuajtjeve , mallit
dhe nostalgjisë për mua !


E
di se në kohën më të vështirë , ju lashë jetimë , si zogjtë
pa pulë !


E
di se nuk e keni të lehtë që t’ iu përshtateni kërkesave të
demokracisë dhe të jeni të dëgjueshëm , sepse , ju jeni mësuar
vetëm të urdhëroni , të komandoni , të diferenconi , të suspendoni
, të burgosni e të likuidoni pa gjykime !


E
di se tash e keni të vështirë të bëni gjumë të rehatshëm , nga
ata që i keni përndjekur , nëpërkëmbur, persekutuar , diskriminuar
dhe likuiduar !


Por
, ju lus , që të bëheni të fortë , ashtu siç keni qenë të fortë
nën ombrellën time!


Ju
, duhet të jeni krenarë , që i keni takuar një epoke aq të hekurt
! Keni prerë dhe keni qepur ashtu siç keni dëshiruar vet !


Ju
, duhet të jeni krenar , që për hir të emrit tim , veprës sime
të lavdishme dhe vizionit tim , keni bërë edhe të pamundshmen për
mbrojtjen dhe kujtesën time të përjetshme !


Ju
, duhet të jeni krenarë , që keni derdhur djersë e mund , për të
mbjellë nga 88 fidanë , nëpër fshatrat , arat dhe livadhet , ku
ju keni kullotur më së shumti bagëtinë tuaj!


Ju
, duhet të jeni krenarë , për mundin që keni konsumuar , duke ma
shkruar emrin tim , kudo nëpër male , kodra , rrugë , shkolla , institucione
, sheshe dhe në zemrat tuaja !


Ato
ishin lavdia dhe krenaria juaj !


Ju
, duhet të jeni krenarë , që ende në mesin tuaj , jetojnë dhe ngrihen
lartë përmendoret e mia , si kala përjetësie , që nuk mund t’i
rrënojë as tërmeti , as lufta , as furtuna , as dora e njeriut !


Ndër
përmendoret e këtilla , pa dyshim , se vend meritor në librin e historisë
sime , do të zë , ndërtimi i shkollës fillore “Abaz Ajeti” në
Gjilan, të cilën e keni nisur enkas në shenj përkujtimi dhe respekti
ndaj meje dhe veprës sime !


E
di se nuk e keni pasur të lehtë , nga irredentistët , nacionalistët
dhe separatistët tuaj , që ta ndërtoni atë shkollë, mu në formën
e shkronjës “T” , e cila simbolizon emrin tim – TITO !


E
di se kjo është e vetmja shkollë në Kosovë , që e mbanë me krenari
këtë simbol edhe sot e gjithë ditën !


E
di se keni pasur dëshirë të madhe , që pas vdekjes sime , këtë
shkollë ta pagëzoni me emrin tim : JOSIP BROZ TITO , por pasi që
ra komunizmi , ju e pagëzuat atë, me emrin e kolegut , mikut dhe bashkëluftëtarit
tim më të ngushtë , të ngratit : ABAZ AJETI – BUKOVIKU .


E
gëzoftë këtë emër !


Ju,
duhet të jeni krenarë , që fëmijët tuaj , marrin mësim dhe edukim
në atë shkollë ! Sa herë që do të hyjnë në oborrin e saj , sa
herë që do të rreshtohen , do të kujtojnë me mall e respekt emrin
dhe veprën time !


Ju
, duhet të jeni krenarë me fëmijët tuaj , sepse sa herë që do
ta mësojnë shkronjën “T” , do ta kenë më lehtë për ta shkruar
dhe vizatuar , nga se e kanë modelin e shkollës , si mjet konkretizimi
!


Pra,
ju lumtë , të dëgjueshmit dhe të ledhatuarit e mi besnikë !


Ju
lumtë , që ishit dhe mbetët të paluhatshëm në rrugën , veprën
dhe ideologjinë time komuniste !


Bile
, ju ishit shumë më të paepur, se sa ata bashkëpunëtorët e mi
bashkëvendës dhe bashkëkombës nga Kumrovci !


Ju
përshëndetë me mall e përqafime , i juaji:JOSIP BROZ TITO !



VARREZAT
SHQIPTARE I SHKRUAJNË BASHKËSISË
ISLAME TË GJILANIT



E nderuara ,
Hirësi !


Ne
, të amshuarit, që banojmë në Kompleksin e Banesave të Përjetësisë,
të Varrezave të Gjilanit, e që i takojmë kombit shqiptar me besimin
islam , së bashku me vëllezërit dhe motrat tjera të po këtij besimi
, vendosëm që t’ iu drejtohemi Juve, hirësi , dhe t’ iu tregojmë
për hallet tona , këtu në botën e amshuar !


Hirësi e nderuar !

Ju,
e dini fare mirë , se si kemi jetuar në atë “Dynja të rrejshme”
, gjithmonë së bashku , nën ombrellën e “Vëllazërim – bashkimit”
, me popujt sllavë dhe me të gjithë të tjerët që ishin të gjallë
!


Nuk
kemi mundur as dasmat , as festat e as ceremonitë e vdekjeve t’ i
kryejmë pa prezencën e “Vëllazërim – bashkimit”!


Duke
iu falënderuar Zotit të madhërishëm , shokut Tito dhe disa komunistëve
të përbetuar , të cilët e jetësonin kudo rrugën e partisë së
tij, komuniste , ne edhe në Banesat Kolektive të Amshimit , u gjendëm
së bashku në një oborr me ata të besimit sllavo – ortodoks , me
shërbëtorët besnikë të sllavokomunizmit dhe me besimtarët e konfesionit
islam !


Pra
, të madhërishmit dhe të lavdishmit , me përpjekjet e tyre vetëmohuese
, na e bënë të mundshme , që të varrosemi në një oborr , të
jetojmë në një fqinjësi të mirë dhe ta trashim edhe në botën
e amshuar , të gjithë së bashku “Vëllazërim – bashkimin”!


Sa
herë që varrosej ndonjë pjesëtar i besimit sllavo – ortodoks ,
ne na hynte tymi i popave nëpër birucat e varrezave tona dhe na tymonin
për së vdekuri ! Por, ne me modesti dhe respekt , i dëgjonim lutjet
e tyre fetare , këndimet, kryqëzimet dhe vajtimet që bëheshin mbi
varrezat e “Vëllazërillëkut “ tonë !


Edhe
fqinjët tanë të besimit sllavo – ortodoks , “kënaqeshin “
me tallkinet që na i këndonin për çdo ditë hoxhallarët dhe myezinët
tanë ! Bile, shumë herë edhe ata habiteshin dhe në vend se të kryqëzoheshin
, thirrënin me zë të lartë:”Allahu Ekber”!


Projektuesit
, dizajnuesit dhe pushtetarët sllavo – komunistë , në bashkëpunim
me sahanlëpirësit e tyre besnikë shqipfolës , patën parasysh edhe
sigurinë tonë në Botën e Amshuar !


Patën
parasysh edhe klithjet e herë pas hershme:”Kosova – Republikë”!


Patën
parasysh protestat , demonstratat , irredentizmin , nacionalizmin dhe
separatizmin e mundshëm edhe në Botën e Amshuar !


Dhe
për këtë , projektuan thurjen e Kompleksit të Varrezave , me pllaka
të larta betoni , me dizajnime serbo-çetnike , mbi të cilat fshihet
arti i shajkaçave serbe , sytë e mprehtë të xhelatxhinjëve
serbë dhe trupat e mbuluar me shinjellat e tyre tradicionale !


Ky
dizajn i përdorur në rrethojat e Varrezave Shqiptare , me përkatësi
fetare myslimane , na bënë që të jemi krenarë dhe të sigurt ,
sepse shajkaçat serbe qëndrojnë të patrembura lartë përmbi kokat
tona , duke na bërë roje ditë e natë , që të mos dalim më kurrë
nga Banesat e Amshimit, për të protestuar nëpër rrugët dhe sheshet
e qytetit tonë – Gjilanit , për të kërkuar Republikë, Pavarësi
e Kushtetutë !...


Bedenat
e forcuar prej betonit , armaturave të çelikta , shajkaçave serbe
dhe syve të mprehtë të këtyre rojeve , bëjnë që edhe në Botën
e Amshuar , të mos luhatet për asnjë moment rruga e “Vëllazërim
– bashkimit”, komshillëku , kumbaria , pobratimllëku , miqësia
dhe ngritja e dollive të përbashkëta për çdo festë , dasmë dhe
aheng që na pret !



E nderuara , Hirësi !



kohën kur po mbushet Oborri i Përjetësisë së Përbashkët Multietnike
, me ndërtime të egra leje e pa leje , druajmë se një ditë nuk
do të gjendet më vend për të hapur asnjë banesë të re !


Tani
, shtrohet pyetja , se kur do të gjendet trualli i sigurt , për ndërtimin
e Kompleksit të Ri , të Banesave të Amshimit , kur nuk do të gjenden
më dizajnues dhe projektues për thurjen e sigurt të këtij Kompleksi
?!


Ne
, jetojmë me shpresë , se Hirësia e Juaj demokratike , do të kujdeset
më shumë për ndarjen e trojeve të Amshimit, pa kurrfarë korrupsioni
dhe do të kujdeset për projektimin e rrethojave të sigurta të dizajnuara
ashtu siç e meritojnë pasardhësit tanë në Botën e Amshuar !



fala shumë nga Stafi Drejtues i Varrezave Myslimane të Gjilanit !



Demir KRASNIQI
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE Empty Re: TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE

Mesazh nga embelsira Sun 5 Jul 2009 - 3:11

Çdo vit kalendarik për ne shqiptarët është vit përkujtimi, vit bëmash për liri dhe bashkim kombëtar, vit përpjekjesh për të shpurë në vend porosinë e dëshmorëve të kombit, që edhe ky truall yni të jetë i lirë dhe i bashkuar. Mjerisht ka shumë intelektualë që nuk e kuptojnë se pse duhet shkruar historia dhe si duhet qasur asaj, të paktën për të sheshuar periudha, për të ndriçuar ato siç kanë ndodhur dhe jo sipas tekeve, me para apo për të futur veten në një epokë historike si të parin e fisit, lagjes, klanit dhe më e keqja të pozicionohet me para.

TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE Afrimmorina
Shkruan: Afrim Morina

Për secilën epokë kemi dokumentacione arkivore, që ndoshta sot nuk mund ti kemi në duar, por besojë se brezat që do vijnë mund ti kenë dhe ti krahasojnë me shkrimet e sotme. Kur ne të gjallët shohim se bëhet lojë, e heshtim, atëherë çfarë mund të bëjnë të vdekurit, që sot përdoren si paravan.
Ka gjashtë vite që nuk shkoj në përvjetor të shokëve të rënë në altarin e lirisë, sepse aty më dalin fytyra të urryera, jo vetëm për kohën kur kanë ndodhur ngjarjet, por edhe për të sotmen. Familjarët i përpijnë këto, duke menduar se ashtu e kanë parë të rrugës shokët, që për çudi familjarëve iu kanë bërë shumë shokë të të dashurve të tyre pas lufte, madje edhe ua zënë vendin aty shokëve të njëmend, sepse të tjerët i zënë vend në ballë të ndejave madje edhe mbajnë referatet.
Për këto fenomene që shënova më lartë nuk e kam ndërmend të flas, por të bëjnë një apel që këto të mos ndodhin, sepse ata nesër pasnesër bëhen pjesë e historisë dhe autorë të shkrimeve për periudha apo dëshmorë, gjoja se ka vazhduar rrugën jetësorit të akëcilit prej dëshmorëve.
Qëllimi i këtij shkrime është, që historia të shkruhet ashtu siç ka ndodhur, e jo se aty ku ka qenë akëcili autor është histori, e para, kush jep para mund ti shkruhet historia sipas qejfit, e dyta dhe të shkruhet sipas njohjes, klanit etj. për të krijuar dëshmor edhe nëpërkëmbur historinë duke e kthyer për së mbrapshti, e treta. Shembuj të tillë autorësh kemi mjaft si: Sabri Novosella, Zekeria Cana, Shaban Braha. I mora këta tre emra, sepse shkruajnë për epoka, jo ashtu siç kanë ndodhur në realitet, por për njërën nga këto arsye. Pak a shumë kjo mund të shihet edhe te Muhamet Pirraku, por ky është më mjeshtër dhe di ti shmanget, do të thotë del pak nga guaska dhe përfshinë edhe një rreth pak më të gjerë, qoftë të hapësirës gjeografike, qoftë të personazheve kur merr për ta trajtuar temën.

TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE MrUkshinHoti_01

Tash jemi me një përvjetor të madhe, që filloi publikisht ta shemb Jugosllavinë, t’ia humb autoritetin në vendet tjera të botës, duke e përkufizuar vetëm në shtetet e painkuadruar dhe këtë dihet kush e ka bërë dhe për çfarë qëllimi është bërë. Epoka e gjashtëdhjetë e tetës (1968), epokë në të cilën u bë gjithçka publike, në kohën kur lëvizjet studentore në Evropën Perëndimore kishin karakter kulturor, ndërsa te ne doli sheshazi problemi kombëtar si i pazgjidhur, sepse kjo padrejtësi koloniale ishte shtresuar nëpër gjenerata dhe gjenerata e këtij viti e tha sheshazi. Mu për këtë do qasje serioze nga njerëzit profesional, pra ekip akademikësh duke shfrytëzuar materiale arkivore, shtypin e kohës dhe duke i ftuar për të dhënë dëshmi para historisë aktorët e saj nga të gjitha qytetet e Kosovës, sepse kjo nuk kishte ndonjë organizim të mirëfilltë në fillimin e saj. se vetë zhvillimi i ngjarjeve e dëshmon këtë, e ne mund ti bëjmë qejf vetes, por realiteti është i tillë.
Njoh protagonist të asaj kohe të lavdishme të historisë sonë, të cilët nuk përfillen fare sot, madje edhe i kanë shmangur për qëllime të caktuara, jo vetëm autorët që janë marrë me këtë temë madhore, por edhe bashkëvepruesit e tyre, të cilët janë kënaqur vetëm me daljen e emrit të tyre në ndonjë libër dhe kanë heshtur, apo ndoshta edhe te më e keqja, janë paguar të heshtin.
U bënë dyzetë vjet të kalimit të kësaj epoke me vlerë historike kombëtare, si pararendëse e epokave tjera, sepse të gjitha ngjarjet që do të pasojnë do të jenë të lidhura ngushtë njëra me tjetrën, se pothuaj një pjesë dërmuese e veprimtarëve të saj do të jenë edhe më tutje në ballë të ngjarjeve pasuese, por mjerisht ende nuk shkruhet kronologjia e këtyre ngjarjeve, edhe pse në tridhjetë vjetorin e shënimit të saj e kam ngritur si çëshjtje me rëndësi kombëtare, për të parë si nisi dhe ku përfundoi. Kjo është me peshë të veçantë për ta bërë ne, kam bindjen, që nesër pasnesër do ta bëjnë nipat tanë, por e kemi në dorë për të mos e rishkruar historinë, se nuk kemi nevojë të krijojmë dëshmorë nga balta, por t’ju japim vendin e merituar atyre që me të vërtetë historia do tu qëndrojë gjithmonë në mbrojtje, duke u mbështetur në argumente.
Nëse këtë nuk e bënë akademia, atëherë thërras dëshmitarët e gjallë për të shpjeguar këtë epokë, ashtu siç ka ndodhur dhe me siguri do të bëhen krahasime për të gjetur fillin dhe mbarimin.
Pasi jam therandas, i thërras dëshmitarët e saj të thonë të vërtetën, për të cilat kam material të bollshëm dhe nuk besoj se dikush mundet për të më gënjyer, sepse aty nisi gjashtëdhjetë e teta, e cila do të marrë përmasat e një lëvizje kombëtare brenda muajit, por nuk janë të përfshirë të gjithë aktorët e ngjarjes në shkrimet e derisotme, madje ka edhe emra, të cilët nuk duhet të jenë, sepse nuk i bëjnë nder vetes, familjes e as historisë, ngase kur të rishkruhet e vërteta do të na dali se dikush duhet të përfshihet, e dikush duhet të hiqet, prandaj më mirë është që të tërhiqen vet ata, të cilët nuk kanë qenë pjesëtarë dhe të lëshojnë vendin për të merituarit.
Se filloi aty, ndër argumentet që mund ti përdorim, përveç datës, që besoj u kujtohet të gjithëve, janë sjelljet e organeve të sigurimit të kohës, udhëheqjes politike komunale dhe krahinore, të cilat mund të gjenden në shtypin e kohës, në arkivin shtetërore të Tiranës dhe kënga që pati dalë menjëherë në valët e radio Kukësit:
“Suhareka fort si guri
Po i sillet rreth flamuri”
Këngë që do të bëjë jehonë në hapësirën ku dëgjoheshin valët e saj dhe menjëherë do të pasojnë ngjarjet në Gjakovë e Pejë, ndërsa pjesët tjera të Kosovës do të mobilizohen më vonë edhe nga studentët e këtyre rretheve që dikur ishin të shënuar, e më vonë janë hequr nga “historianët” dhe ata e dinë arsyen pse i kanë censuruar këta emra.
Epokat duhet ndriçuar ashtu siç kanë ndodhur, sepse me këtë fenomen përballemi edhe sot, kjo veç po shihet në shkrimet e shumta për vitin 1981 dhe për vitet që do të pasojnë deri te epoka e UÇK, sa shkohet aq larg dhe bëhen regjistra për të merituarit dhe të pamerituarit, për veprimtarët dhe joveprimtarët të një vazhdimësie historike, duke u nisur nga librezat partiake, duke harruar hartuesit e këtyre regjistrave se vetë rruga e tyre jetësore, vetë përballja me organet e pushtetit okupues serbo malazezë-maqedonas, i hedhë poshtë këta regjistra, se historia është ajo që ka ndodhur, e jo ajo që kemi pas dëshirë të ndodhë dhe veprimtarët e lëvizjes për çlirim dhe bashkim kombëtar janë ata që janë, e jo ata që kemi pas dëshirë të jenë, sepse të tillët kur kanë filluar luftën e kanë ditur se janë futur në maratonë dhe kjo përfundon në dy forma, ose me vdekjen e maratonistit, ose me kryerjen e misionit. Pasi kjo e dyta nuk ka ndodhur ende, për fat tragjik shumë maratonistë po vdesin me dy porosi të vetme, të vazhdohet rruga dhe të shkruhet për të merituarit. Po ta dinin si po ndodhin gjërat, me siguri do të linin në testament, se në varrimin e tij të mos mbahet asnjë fjalim, se nuk i dihet kush do të jetë oratori dhe për çfarë qëllimi mbahet aj fjalim.
embelsira
embelsira
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 132
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/06/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE Empty Re: TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 5 Jul 2009 - 3:12

vertete qenke embelsire e zonja,flm per keto qe solle ketu
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE Empty Re: TË VDEKURIT U SHKRUAJNË TË GJALLËVE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi