Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin

Shko poshtë

Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin Empty Forca thërret socialdemokratët të udhëheqin Ulqinin

Mesazh nga Alberti Sat 17 Jul 2010 - 19:26

Forca e Re Demokratike – Forca, ditën e shtunë, i është përgjigjur ofertës së Partisë Socialisdemokratike /PSD/ për negociata të bashkëqeverisjes së mundshme në Ulqin. Kjo e fundit, në fushatën parazgjedhore të 23 majit ka kritikuar ashpër koalicionin “Për Ulqinin evropian”, ndonëse ka qenë pjesë e tij.


Partia Socialdemokratike /PSD/, ka paralajmëruar një menaxhim tjetër, “me duar të pastra të udhëhiqet Ulqini” dhe nisur nga kjo qasje, në përgjigjen e saj, Forca thotë se, meqë më 23 korrik skadon afati ligjor për themelimin e shumicës në Parlamentin e Ulqinit, deri më 20 të këtij muaji presim përgjigjen me shkrim në ofertën tonë që të mbesim në nivelin korrektësisë dhe profesionalizmit.


Lideri i Forcës, Nazif Cungu tha ditën e shtunë për KosovaLive se e ka rikujtuar shefin e socialdemokratëve të Ulqinit, Selim Resulbegun se “retorika parazgjedhore e të gjithë përfaqësuesve të PSD-së është karakterizuar me një notë kritike ndaj pushtetit aktual dhe paaftësisë së kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga...”


Këto, nënvizon Cungu, na kanë inkurajuar që të mendojmë se jeni të sinqertë edhe korrekt me premtimet “për një qeverisje ndryshe me Ulqinin”.


Forca me tre subjekte të tjera politike, së bashku me 2 mandatet e PSD-së,do të bënte shumicën për të formuar strukturën e re udhëheqëse të Ulqinit.


Karshi kësaj, PSD nuk duket se është inkurajuar me disponimin e Forcës për të bërë shumicën e re. Resulbegu thotë se partia e tij nuk do të heq dorë nga kreu i parlamentit lokal dhe disa vendeve tjera udhëheqëse në administratën vendore dhe ndërmarrjet publike.


“Vetëm në këtë mënyrë mund të funksionojë koalicioni ‘Për Ulqinin evropianë’, duke përjashtuar mundësinë e koalicioneve të tjera dhe zgjedhjet e reja lokale.


Ndërkohë, kryesocialisti i Ulqinit, Luigj Shkreli, thotë se negociatat vazhdojnë edhe shpreh besimin se së shpejti do të gjendet kompromisi për postin e kryetarit të Kuvendit .Ai edhe një herë ka përsëritur se partia e tij nuk do të lëshojë pe rreth kreut të parlamentit vendor, meqë “është definuar me marrëveshjen parazgjedhore me Unionin Demokratik të Shqiptarëve”.


Njohësit e pavarur të rrethanave politike thonë se kjo gjendje kaotike në Ulqin i pëlqen Podgoricës zyrtare dhe “kolporterët e tyre politikë në Ulqin nuk kanë fuqi politike ta tejkalojnë atë pa e formuar pushtetin në kryeqytet – Podgoricë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi