Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

+2
Tonii
Poeti Dhimbjes
6 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 30 Jul 2010 - 3:40

First topic message reminder :

Pershendetje te nderuar anetare.
Ne kete teme, do te postojme vetem poezi nga poetet me te shquar dhe me ne ze te letersisre shqiptare neper dekada.
Shpresoj qe edhe ju te jepni sadopak kontributin tuaj ne kete teme.

Lexim te kendshem.


Sinqerisht:
Saimiri...


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Wed 4 Aug 2010 - 4:26, edituar 1 herë gjithsej
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:13

Ernest Koliqi - Gjuhës shqipe


Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
Perse Athina s`kishte
Emen as Roma, kur e rrept ushtove
Nder vepra katallajsh qi nper jehona
Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
Naten e diten rrinte atje perdore,
Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
Me msy t`Helenit barkat tregetuese
Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
Ty t`kelthitte n`timue anijetari
Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
E permbi val` shkembuese
Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
O ghuhe e folun per trimij pranvera,
E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
As kur u ndam n`besime e doke tjera;
E shekujve potera
Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

Thue buza e kangatarve te paemen
Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
N` kthjelltin e dites s`sotit
Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
E eme ahmarrse e gojve qi harresa
N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
Ku me lshue tingujt nise
N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
T`njom edhe virgjin? Egersija jote
Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
Thjeshtin e ambel t`ande
Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
Buzes amtare kush ia ven, ti casin
Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
Ti kris si za burije
Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:14

Faik Konica - Anadollaku në mesalle


Ka ndenjur si nje ka
Po ha edhe po ha,
Shembet me pilaf,
Fryhet me hoshaf;
S`ka kohe te flase
Hedhe sa te pelcase:
Llop nje bakllava,
Llop nje hallva,
Llop nje revani,
Llop muhalebi.
Therret:-Hic jemedum!
- O burra, bre dudum!
Kerkon nje syltjac,
Porosit nje kulac,
Rremben nje bugace,
- Te rrembec nje kapace!
Te tere per nje darke,
Te tera ne nje barke!
Kur lodhet sa ngjinjet,
Pushon e shtrihet
Shtrihet dudumi
Dhe na e ze gjumi.
Neser kur te zgjohet
E, me "bismil-lah",
Prape pilaf
E prap hoshaf.
"Qebap boll-boll
Koxha Anadoll!"
More dudum kokekungull
Gojebuall e barkrrumbull
Thuame, te rente pika!
C`te duhet ty politika?
Hiq, more dudum dore, hajde
Te te kllasem ne nje kade
Plot me mjalt`e me recel
Ha, pi e kurre mos del.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:14

ISMAIL KADFARE

MALLI I SHQIPERISE

Me ka marre malli per Shqiperine tone
Sonte, kur po kthehesha me autobuz,
Tymi i cigares "Partizani" qe pinte dikush
Dridhej, kalteronte bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh me gjuhen e shqiptareve
Mua bashkeatdhetarit
Te shikoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi.
Dhe ne rruget ku s'kam bere marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ta mbajne,
Koken do ta tundin,
Po une s'do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t'eci rrugicave plot gjethe te thara
Gjethe te thara gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.
Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh, te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,
Per alpet mjeker bardha e mjekergjelbra,
Per netet e najlonta qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq
muzgjeve shtegtojne.
Per lokomotivat e kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat, kopete, e varret
Malli me ka mare, malli me ka mare,
per shqiptaret.
Me ka mare malli e se shpejti vi atje
Duke fluturuar mbi mjegullat si mbi deshira,
Sa i larget, aq edhe i dashur je, Atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima
Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg Atdheut sigurisht do te kene qene
ndonjehere.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:15

LUIGJ GURAKUQI

QINDRESA

Me gusht shkon vapa, e me djelmni kalojne
Gjithe perrallat e kohes se re,
Si n'dimen bora dhene, kryet na zbardhojne
Vjetet e kujdeset ne !

Me lule t'ershme e larca me dukej shtrue
Bota sa ishe i ri ;
N'gaz m'shkonte jeta, s'm'epej kurrem'u ankue
Kurre zemra s'm'ndjellte zi.

Por ! andrrat sot kaluen, prrallat djelmore
Jane zhdukun e kane trete ;
Idevet t'bukura, shpresavet lulzore
Vec emni u ka mbete.

Vec nje qellim i nalte t'ban me durue,
E zemren ta forcon ;
Nder kundershtime s'vyen kurre me u ligshtue
Mjer' ai qe nuk qindron !
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:15

ISMAIL KADARE

Ti dhe Hena


Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.

Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.

Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:15

DRITERO AGOLLI

Pelegrini


Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.

Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.

Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.

Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:16

MIGJENI

Nen flamujt e melankolise

Ne vendin tone
kudo valojne
flamujt e nje melankolie
te trishtueshme...
...dhe askush s'mund te thote
se ketu rron
nje popull qe nderton
dicka te re.
Aty ketu ne hijet
e flamujve
mund te shifet
nje mund, nje perpjekje
e madhe permbi vdekje
per te pjelle dicka te madhe,
per te qite ne drite nje xhind!
Por,(o ironi)
nga ajo perpjekje lind
vetem nje mi.
Dhe keshtu kjo komedi
na plas diellin e gazit,
nsa prej marazit
pelcasim.
Ne prakun e cdo banese
ku ka ndonj shenj jetese
valon nga nje flamur
melankolie te trishtueshme.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:16

Eja! - Kozeta Zylo


Eja i dashuri im eja,
Pyjeve të dendura le të shkojmë,
Larg botës me fjalë çmendurake,
Nën puthjet e zjarrta te humbasim,
Dhe me melodi cicerrimash te vallezojme!
Le të vemë buzët mbi sythet që buisin,
Të harbuara me lëng mbi degëza pemësh,
E në marrëzine tonë askush mos të na shoh,
Vetëm fijëzat e diellit, që trupat ngrojnë!
Gjethet e lehta mbi kokat tona te lodrojnë,
Një burie me brirë papritur te dëgjoj,
Nga ëngjëjt e shumtë që nga qielli vijnë,
Per Shen Valentinin si roje te rrinë.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:17

Kete nate... e vetmuar - Raimonda Moisiu

Kete nate ndihem e vetmuar
Thelle ne shpirt erresires tretur
Ne shtrat çarçafet jane larguar
Si hije dy duar mbi trup prekur.

Ato duar gjithe kallo ishin
Ne fytyren time diç’ kerkonin
Prane buzeve butesisht shkisnin
-Shshsht, jam une! - syte e tij thonin.

E njoha ishte Ai vertete
Te njejtat dihatje edhe puthje
Ne tjeter bote une e shkrete
Lare ne lote e s’beja tutje.

E mbajta fjalen, te erdha! - me the
Dhjetra hije me silleshin perqark
Gjithe ç’kishe ne shpirt tek une dhe
Si naten e fundit atje ne park.

Dje nje vershellime na bashkonte
Per shtrat zjarret qe s’njihnin thellime
Brenda meje nje thirrme kumbonte
“Te dua, te dua, o shpirti im!”

Kete nate ndihem e vetmuar
Thelle ne shpirt erresires tretur
Ai qe desha ka shkuar
Mbi trupin tim endrat kane mbetur.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:17

MIMOZA AHETI

Pak Mençuri

Mjaftoi nje doze e vogel "çoroditje"
U ngrit ne gjak,ne qiell adrenalina.
E mori droga emrin pershperitje.
Efekti?Me i shpejtë se vetëtima.

Paraja na u be motori i jetes.
Dhe jeta humbi kuptimin e vet.
Nga njera ane eksitim paraje.
Nga ana tjeter,gjaku derdhet det.

Por mençurine djajte e eksituar.
E mblodhen dhe e futen ne havan.
E shtypen,si kanell edhe si hudher.
Pastaj te mbyllur ne kuti e lane.

E vafra mençuri,nga dhimja e dermuar.
Prape plane ben, te shtjelloj çoroditjen.
Mes flakes,eksituse te djajve te terbuar.
Mes klithmave,sharjeve dhe bertitjeve.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:17

ISMAIL KADARE

Në parkun që mbuluan fletët.

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:18

JUSUF GERVALLA

Flete Testamenti

Në zgjimin tim më të heshtur të më ngurosni
Në filijimin time më të begatshëm të verës
Në nisjen time në fillim tim të ri
Në gjumë shekujsh me nderime të me zgjojnë
Le të më puthë rrezja e qarët ngazllyese
E druvarit të fjetur në rudinë
Myshku le të jet dhithëmonë i blert mbi gurë
Emër të mos ket e shkronja le të flas
Në gjuhen e vjetër të kafshës së zezë
Guaca e kërminjë le të vinë për dasmë
Mbi rrasën time
Le të shtrihen edhe ata si dy yje
Ftohë le të bëj verës e verës verë
E më një pik ujë verdhësisë së barit tim
le t'i mishërohen
vermeni atje tek do të tregojë guri për udhën
Deri të shtëpia ime e bërë me dru e kashtë

Le të thyhet cdo pasqyrë që ka ballsamosurë
Ballin tim e mrolen e castit plotë mllef
Se ja tek po zgjohet er e re e dashuris së tokës
Se jam i pa rrezikshëm kaq i pa fuqishëm
Mumje përfytyrim që karahasohet me rrahun
Tek do më vini përsëri ju pas
Le të më len të fle të qet si pranë stufe
Dimrit të madhë të dashuris sime
Nuk do të përpelitem s'do rrutullohem
s'do shplohem natën nud do të kollitëm
Me fjalët e mia le të mallkojnë
Në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë
Në duart që i kam prekur le të më leshojnë
Rrjedhës së qetë të fatit që pret
Shigjet e merisë le të bjerë mbi dhe
Në shkretiren e moskuptimit le të fiket
Kurr l të mos më vijnë kur unë nuk i pres
Ata që tërë jetën i prita ,të dashurit

C'po flas kështu pash Zotin?????
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:18

XHEVAHIR SPAHIU

APOTEZA GRI

Qielli eshte gri
Toka eshte gri
Gri dhe puthja

Buka s’ka ere
Era s’ka ere
S’ka ere lulja

Endrra eshte gri
Gjaku eshte gri
Gri dhe zjarri

Molla s’ka ere
Uji s’ka ere
S’ka ere bari

Moti eshte gri
Shpirti eshte gri
Gri dhe kenga

Era pa ere
Buka pa buke
Pa zemer zemra
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:18

JUSUF GERVALLA

Letërftesë

Jam i lodhurë ,nuk mundë dal shtëpie
E kam hapur derën dhe pres të dalë në oborrë
E prita vetën në pusi , të vrasë me këto mendime
Pse më lenë vetëm duart , këmbët e sytë
Mos jam në gjumë
Dua po nuk mundem
Mundë t'i dërgoj dairet që po m'i bie era
Merreni me mend ,këmbë të mia sa keq
Po të më lëshonin këpucët ujin
E të më duhet të nisesha i sëmurë
Deri në betejën e Vaterolse....
..Dëshiroj t'm'i lëshojnë qentë
Të më ndjek gjarpëri -uji i valë në thembër
Eja t'i vizitojmë viset e largëta
Të trupit tim
I thëras këmbët që s'më dëgjojnë
E nuk nisen shtigjeve të reja të sprovës

Merre me mendë shpirt
-Sic më kanë thënë
T'kisha ndërruar bebëzat
T'shikoja sa i verdhë është qielli
Të bëhësha piktorë i sëmur
Që smundja nuk i dhembë
Në mos dalësha kësaj dhome , atëherë do dalë mendsh
Po më thërasni në dasmë
Ku vashat e njoma
Nuk janë më as vasha
E unë rri në dhomë dhe pres
Të më ngryset vetulla
Të më piqet kafka , e goja të më thotë:
Të isha edhe një herë i ri....

Kush di sa largë mundë të vdesë
Në shtratin tim
Po e djege këtë letër që e shkrova
S'e dëgjojë vetvetën kur më thëret të iki
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:19

ANDON Z. CAJUPI

Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!

Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:19

MIGJENI

KANGA E RINIS

Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand' të shpërthejë me vrull...
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu...
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini... Dhe të na mbysi dallga
prej ndjenjash të shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit te përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na - se hyjt ta kanë zili

e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:19

ISMAIL KADARE

Një Vajzë

Duke të puthur, pa të dashur
Në shpirt ai ty të plagoi
Buzëpërgjakur nga të kuqtë e tu,
si vrasës tinëz shkoi

Krenar që ty "të shtiu në dorë"
Gjith' shokëve emrin tënd ua tha.
Pranë gotës së birrës për ty folën
në park, të dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
mbenë sytë e ty në net bilbilash
Si sheshi i shkretë, ku posa ndodhi
Një katastrofë automobilash.

Tani kur shkon Rrugës së Dibrës
Ata me sy të ndjekin pas
Pataj me bërryl i bien shokut
"E sheh filanen? E ka pas..."

Dhe ti ul kokën shpejton hapin
T'arrish tek shoqja sa më shpejt
Të përsërisësh fjalët standart:
"Ah, njëlloj janë të tërë djemtë"

Të dyja t'ulura pranë radios
Do ndizni heshtur një cigare
tek supi i saj, nën fjalë lajmesh
një çast dremitja do të t'marrë

Dhe do të të çojë tek një rrugë tjetër
M'e gjerë, m'e bukur dhe më e re
Atje në sfond fabrikash, njerëzit
Nga kembët s'do të të venë re.

Atje ku t'ecësh midis turmash
Në një grup djemsh, ndoshta midis
Dikush me brryl do t'i bjerë shokut:
"E sheh filanen? Ishim miq..."
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:20

DRITERO AGOLLI

Heshtje

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s'vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç'është e di...
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:20

BARDHYL LONDO

Atdheu eshte dhimbje

Atdheu s'eshte sa sedilja e makines tende,
sa karrigia e zyres,
sa dhoma komode

A me degjon,
ti qe me flamur te ri u gdhive ne mengjes,
per ta ndryshuar, ndoshta, prape ne mbremje?

Atdheu s'eshte loje kalamajsh.
Atedheu eshte dhimbje.
O Zot,
Dhembje!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:21

Zhuliana Jorganxhi - Eterit...

Etërit na ikën...
Në ditëvite të ndryshme.
Me vdekje të thjeshta,
Si jeta e tyre.

Na ikën...
Cdo ditë e më shumë
Ua numërojmë të mirat...
Ku ishim më parë
Ne bijtë, ne bijat?!

Tani, që s'i kemi,
Ah, dhe një çast t'i kthenim!
Të bëjmë ca rrugë
Andej nga Liqeni,
T'iu japim një kafe,
Që s'ua dhamë te "Rinia"
Dhe tutje më shumë
T'iu bëjë pleqeria...
Rradhëve mos t'i lodhim
Në asnjë lloj dyqani,
Mbrëmja mos heshtojë
Me sy tek ekrani.
Të nisim udhë bisedash
Për botën anembanë,
Një gotë, çdo mbrëmje
Ta pimë me etërit tanë...

Cfarë s'japim,
T'iu jepnim,
Ato, që dot s'ua dhamë!
Të urtëve,
Të pafjalëve,
Të mirëve,
Etërve tanë!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Sat 31 Jul 2010 - 0:22

Bilal Xhaferri - Eja Trishtim...

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:02

Ando Z. Cajupi - Besa - Besë

Gjithë vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;
ti, shqipëtar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?
Zgjohuni, o shqipëtarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!
Të krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë, toskë, dibranë,
gjithë shqipëtarë jemi.
Mblidhuni te bëjmë benë,
të gjithë dorë për dorë:
Të duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.
Që ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.
Male me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?
Ku janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku jini, o shqipëtarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?
Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?
Pse rrini lidhur me lak?
Pse s'shpëtoni vënd' tuaj?
apo s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?
Mirri pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:
Shqipëria do shpëtuar,
kokë turku të mos mbesë!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:02

Elinda Marku - Humnera e trishtimit

Do te varem
ne humneren e pafuqise,
se bashkimit me ty.
Te jetoj pa ty.
Nuk mundem,Jo.
Fjalet e lamtumires,
do ti lidh litar
e do varem!
Syte e mij driteshkurter
qe u munden,
nga pamundesite e mundhme
jane te trishtushem
ne thellesi.
Do te varem
ne humneren...
e trishtimit tim.
Ne humneren e trishtimit tone
do te varem!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:03

Ali Asllani - Një vështrim i arratisur

Një vështrim i arratisur
Nga qepallat e qendisur
Ku është shpirti im skalisur,
Nga dy syt' e zez te tu
Vjen me thotë ashtu-kështu!

Me thot' jo edhe me ndez
Me thot' po edhe me vdes
Nata zgjatet edhe zgjatet
Ah kjo nat' me or' nuk matet!
E un' mbetem duke lutur
Lutem yjeve te keputur.

Dhe un' lus e kerkoj ty,
Atë vetull, atë sy!
Se ne syrin tënd te zi
N'atë sy te zi, mazi
Shenj' e buzes sime duket
Si një prush ne re kur muget!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:04

Teodor Keko - Xhulit...

Nga dashuria qe kam per ty
Mund të të shquaj edhe ne mjegull
Nga dashuria une ktheva syte
Xhind, bohem, djalosh i rregullt

Nga dashuria ne qiell u shtriva
Me kokë ne diell unë fjeta gjatë
Dhe su pendova qe aq të desha
Ndërmënd e kam të të dua prape

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
Me to të gjallë e mbajta shpresën
Me to sfidova ankthin në pritje

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë
Dhe su pendova qe aq të desha
Ndermënd e kam të të dua prape
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:05

Mimoza Ahmeti - Ishte një rrugë

Ishte nje rruge ku vazhdimisht kaloje,
ti,e dashur,
ti,e bukur,
ti,ekstravagantja ime,
e te tjereve,ekstravagante,
e share,e poshteruar,e komplimentuar,
si historia e nje pikture te cmuar.

Dhe s'dije as vete perse
te iknin floket ne liri,
ndersa kembet te shkelnin ne morg
te dashurive kufomoide,
qe gjithsesi paten mani
t'i ekzaminonin gojet e qytetit.

Tani nuk je,
tani nuk ecen me ne rrugen qe nemitet,
as hapi yt,
as trupi yt i madh,
as goja jote me mpiksje
neverie dhe pakenaqesie.

Aty eshte rruga,aty,
dhe morgu yt i shperbere...
Kufomat e te dashurave te flakura
neper bordurat e plakura.
Tani andej kur kaloj
mungesen e madhe te orbites sate ndjej,
dhe jap pershendetje skematikisht
me ftohtesine e nje kartoni
te cilin e respektojne per ty.

Per ty,e dashur,
per ty,e share,
per ty,e poshteruar,
si historia e piktures
me te cmuar.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:06

Xhevahir Spahiu - TË JESH ME TY...

Te prekesh heshtjen tende sic prek nje send,
te shohesh thelle ne ata sy,
ku dashuria hepohet si anije
e te mos duash te jesh perhere me ty?

Te ecesh me krahun mbi supet e tua
e te harrosh oshetimen e kalter,
limonat mbi krye,
peshkarexhat si zjarre te nates?

Te jesh me ty,
tok me ty te qeshesh
e mos kuptosh se si perpiqet deti
te dale jashte guaskes se vetvetes?

Te jesh me ty?
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:07

Kozeta Zylo - Puthjen që më dhe mbrëmë


Puthjen që më dhe mbrëmë,
Me fjalët e tua si i marrë,
I shkula prej gjoksit tënd,
Dhe si notë muzike,
Mbetën në pentagram.

Puthjen që më dhe mbrëmë,
Thellë shpirtit e çlirove,
Trete mall e fshive hije,
Strukur në zjarr djalërie!

Puthjen që më dhe mbrëmë!…
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:09

Suzana Kuqi - Dashuri eshte malli im

Nuk mund të fle këtë natë
zemra ime është shumë e vogël
për gjithë këtë mall...

diku duhet ta shpraz...

E filloj mbi një fletë reje të bardhë
të shkruaj me gërma malli
një ëndërr fëmijërie pa faj...
.
e mbi petale trëndafili
të puthurën e parë...

e me pikëlza vese
margaritarë alegrie
një fustan nusërie...

e pastaj...
penelet e zemrës
rrëmbej
detin kam telë
me ngjyra malli
mundohem të sjell
krijesat e mia prej mishi e gjaku
krijesat e ëndrrave
që u dhashë jetë...


deti nuk më del
kam shumë mall e dashuri
më duhet të zaptoj qiejt...

një rrugicë, një rrugë
një kjoskë , shtëpi a pallat
një plazh një pyll një shkëmb
edhe një copë gur
në tabllonë e mallit tim
din të flasë...

një ikje , një kthim
e një ikje prapë...

lotë pendimi
plagë që kore nuk vë...

dashuri të filluara
të tjera lënë në gjysmë të rrugës
dashuri të jetuara
luajnë në pianon
e çakërdisur të zemrës...

e era më bëhet violinë
harqe janë rrezet e diellit
e të hënës
një melodi të re
e të vjetër njëherësh
që luajnë me pianon e zemrës...


... sa duam
e sa kemi dashur në jetë...

e nëse një Zot ka në qiell
ta falenderoj dua...


që kur na ngjizi
pluhur dashurie në shpirt na mbolli...

dashuri për çdo moment te bukur
e sublim
dashuri ...është malli im...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:09

Vladimir Marku - Sytë e tu!

Zgjoheshe natën duke qarë
Dorën zgjasje e më kërkoje
Kishe frikë se s'isha më
Qeshjen tënde ti ma fale
Heshtjen e bukur dhe zërin muzikë
Timbrin e dashur të shqetësimit
Dhe ëmbëlsinë e dashurisë
Fjalët dhela dhe veten tënde
Duart plot dritë e melodi
Por mbi të gjitha blerimin e syve
Që paqe më jepte e lumturi
I butë jam dhe i ndjeshëm
Kështu tërë jetën do të jem
Por për sytë e tu mund të vras
Dhe të shemb tokë e qiell
Se një burrë i dashuruar
Do të të presë sa t’ke’ jetë.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:10

HIL MOSI - Kosova ne lufte

Ah, Shypni, mos thuj mbarova,
Se djelmt tu edhe jan' gjall'!
N'kamb asht çu e rrebt Kosova
E ban luftën ball për ball.

Ish nji vjet' ndër ma të vshtira,
Me nji mij nandqind e dhjetë,
Kur Kosov' mbloj egërsira,
Për me shbi çdo bim' mbi dhetë.

Ish, por sa e nis njathera
Bota mbar' për m'u gjallsu
Kur me knaqje vjen prandvera
T'gjith natyren m'e lulzu.

Ah, ehu! Do sheje t'kqia
Jan kah vin' prej ans mbi Le!
N'vent t'prendvers që pret Shqypnia,
Bje mbi të nj' e rrebt rrufe.

Prej Azis' tek jan kah lshohen
Me tërbim të madh barbart,
Për me vra, me pre kta çohen,
Me turpnu për jet Shqyptart.

E n'Prishtin' atje pik' s'parit
Krisi topi me duhi,
Atje gjaku i shqyptarit
Ra në tok' me bi përsri.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:11

Petro Marko - Tungjatjeta Shqiperi

Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit mireprites
per ata qe te nderojne.
Tungjatjeta Shqiperi, Nene e fisit kryengrites
per ata qe te lakmojne!

Ti je Besa, bujaria, Nene e fisit legjendar
per ata qe te nderojne.
Ti hakmarrja, Burreria, Nene e fisit zemerzjarr
per ata qe te shkelmojne!

Ti o Nene, tere jeten sa kujtohet historia,
theve prangat qe te hodhi shkelesi dhe barbaria!
Fryma jote, jeta jote, zemra jote eshte Liria!
Dhe kur bota ballkanike ra ne zi, ne roberi,
viset e tua kreshnike nuk i shkeli dot njeri.
Bijte e tu sorkadhe mali, rritur ererash per trima,
suleshin mbi invazoret, si ne malet vetetima.

Ti me shekuj dhe kushtrimin per clirimin e Ballkanit.
Ti me gjakun e arbereshit skuqe jeten e tiranit,
shkele ligjet e sulltanit, ngrite zerin per Liri,
dhe me gaz djemte te kendonin "Tungjatjeta Shqiperi!"
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:11

Eja! - Kozeta Zylo


Eja i dashuri im eja,
Pyjeve të dendura le të shkojmë,
Larg botës me fjalë çmendurake,
Nën puthjet e zjarrta te humbasim,
Dhe me melodi cicerrimash te vallezojme!
Le të vemë buzët mbi sythet që buisin,
Të harbuara me lëng mbi degëza pemësh,
E në marrëzine tonë askush mos të na shoh,
Vetëm fijëzat e diellit, që trupat ngrojnë!
Gjethet e lehta mbi kokat tona te lodrojnë,
Një burie me brirë papritur te dëgjoj,
Nga ëngjëjt e shumtë që nga qielli vijnë,
Per Shen Valentinin si roje te rrinë.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:12

MIMOZA AHETI - Pak Mençuri

Mjaftoi nje doze e vogel "çoroditje"
U ngrit ne gjak,ne qiell adrenalina.
E mori droga emrin pershperitje.
Efekti?Me i shpejtë se vetëtima.

Paraja na u be motori i jetes.
Dhe jeta humbi kuptimin e vet.
Nga njera ane eksitim paraje.
Nga ana tjeter,gjaku derdhet det.

Por mençurine djajte e eksituar.
E mblodhen dhe e futen ne havan.
E shtypen,si kanell edhe si hudher.
Pastaj te mbyllur ne kuti e lane.

E vafra mençuri,nga dhimja e dermuar.
Prape plane ben, te shtjelloj çoroditjen.
Mes flakes,eksituse te djajve te terbuar.
Mes klithmave,sharjeve dhe bertitjeve.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:13

ISMAIL KADARE - Në parkun që mbuluan fletët.

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:14

ANDON Z. CAJUPI - Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
shqipetar!

Mjaft punove per te tjere,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
dhe tek heq.

Te ka bere perendia
luftetar,
si s'te lodhi roberia,
shqipetar!

Erdhi dita te ngresh koke,
te kerkosh
lirine, bashke me shoke
te leftosh!

Mos beni si keni bere
gjer me dje,
por te leftoni te tere
per Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
jemi keq!
Te ngrihemi qe te tere,
djem e pleq!

Te ngrihemi te deftojme
trimeri;
ja te vdesim ja te rrojme
per liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
memedhe,
Te shoh me buze te plasur,
si me sheh.

U shkretove anembane,
Shqiperi,
se shqiptaret s'kane
dashuri.

Gjithe djemte qe ke qare
dhe mban zi,
per Morene jane vrare,
per Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
memedhe,
vish armet e trimerise
se ke ne!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:14

DRITERO AGOLLI - Heshtje

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s'vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç'është e di...
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:16

Asdreni - I dashur Atdhe.

Me vite jam larguar,
i dashur Atdhè,
por nuk të kam harruar,
se shumë i ëmbël je.

Kjo zemra më këndon
për ty, o Shqipëri,
por prapë më lëngon,
se je në varfëri.

Të fala të dërgoj,
këndej ku jam Atdhè,
gjithnjë po të kujtoj,
se birin tënd më ke.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:16

Bardhyl Londo - LETER POPULLIT TIM

Populli im, buken e mengjesit nen sqetull,
nje cigare tymzeze,
sy rrathenxire nga pagjumesia.
Ku po shkon kete fundshekull?
Hapat e tu-. simfoni e nente bethoviane,
mengjesi. dileme hamletiane,
mesdita-. plak urt, femije rebel,
ne c'enderr hyn, valle naten,
nga c'enderr ne mengjes, valle del?
Ti, i pasigurti si nje syth marsi,
Ti, i sigurti si deti,
me i urte se vete Buda,
Me martir se Krishti,
Me profet se Muhamedi.
Lerme te t'i puth syte
serish
S
E
R
I
SH
Syte, ah, syte,
fole dhembjesh,
arene tragjikomedish.
T putha dhe putha gjithe pellumbat,
Te qafova dhe qafova gjlthe detet.
Ku po shkon, i bukuri im, kete fundshekull?
Kudo shkofsh me merr me vete.
Me merr ashtu thjesht,
pa karrige, pa veture.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 3 Aug 2010 - 1:17

Flurans Ilia - Duke të pritur ty

Duke të pritur ty
koha shpërbëhet në miliona
momente ajri pagëzuara me aromë
agrumesh në shikimin tim,

Duke të pritur ty
gjithmonë kam besuar
se ky ishte fundi dhe
dhe si një zog shtegëtar
në kohë shtegëtimesh
gjithmonë kam ndier
fillimin e një rrugëtimi të ri
përsëri e përsëri

Duke të pritur ty
numëroj momentet e uritura
me shikimet drejt e mbi njerëzit
e pasur, të dhjamur, nëpër restorantet
buzë rrugëve, përball strehës ku të pres,
shikime që ndërthuren, përleshen agresivisht,
ngrihen kurreshtare dhe indiferente vdesin,
midis meje dhe njerësve të ngopur
të cilët nuk e kuptojnë urinë që kam në shpirt
në çastin e fundit që vdes dhe tjetrit që në rrugë vjen
Duke të pritur ty.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare... - Faqe 2 Empty Re: Koktej poezish nga poete te ndryshem Shqiptare...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi