Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
super oferta per ricardo kaka People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
super oferta per ricardo kaka People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

super oferta per ricardo kaka

Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Sun 18 Jan 2009 - 23:16

man.city ofron 150 milone euro per kakane dhe 15 milone euro ne sezon per te
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Sun 18 Jan 2009 - 23:17

roga e obames qesharake ne krahesim me te kakase
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Sun 18 Jan 2009 - 23:19

1.
Ronaldinjo: Nëse Kaka ikën, është një shkatërrim për Milanin


BERLUKSONI


Akoma nuk është vendosur gjë, por është shumë e vështirë të mbajmë një lojtar që do të fitojë shifra të tilla”. Silvio Berluskoni është thuajse i dorëzuar për të mos e pasur më Kakanë. Ylli brazilian duket tashmë shumë pranë shitjes te Mançester Siti pas superofertës prej 150 milionë për Milanin dhe 15 milionë euro për lojtarin. “Gjithçka është akoma pezull, - saktëson padroni kuqezi. - Është shumë e vështirë t’i kërkosh një lojtari, të cilit i është afruar aq shumë, të qëndrojë për të respektuar kontratën. Duhet të jemi disi të ndërgjegjshëm, - vazhdon Berluskoni, duke nënvizuar se kërkon të sillet me braziliani si, “vëlla i madh, siç bëra me Shevën, të cilit nuk munda t’i thosha jo, kur erdhi oferta nga Çelsi”.

Nëse do t’i kërkonte Kakasë të qëndrojë, sipas Berluskonit do të kishte probleme në bilancin e Milanit: “Nuk mund t’u shtohen rrogat të gjithëve nëse do të përpiqemi të mbajmë Kakanë. Edhe unë jam i të njëjtit mendim si Adriano Galiani, por arsyetimi im është i qartë: nuk mund t’i thuash “jo” një djaloshi që ka një karrierë përpara dhe që nuk e ka për të gjithë jetën dhe që ka mundësinë të fitojë shuma të mëdha nga ato që fiton tani. Ndërkohë, Kakasë nuk mund t’ia shtojmë rrogën që tashmë e ka të lartë, sepse duhet t’ua shtojmë edhe lojtarëve të tjerë. Megjithatë, unë shpresoj që Kaka të qëndrojë”.

Nëse Berluskoni është thuajse i dorëzuar, Ronaldinjo do ta merrte keq një largim të mikut të tij Kaka drejt Premier Ligës. “Nëse Kaka ikën, është një shkatërrim, - thotë braziliani. - Kemi një nevojë të dëshpëruar për të për të fituar tituj të tjerë. E njoh Rikin prej vitesh dhe jam i bindur që paratë nuk janë arsyeja kryesore që po e nxit të lërë Milanin. Ajo që bën ai, nuk u takon lojtarëve të tjerë, por ne duam që të qëndrojë në mënyrë absolute. Sidoqoftë ai duket shumë i qetë, shpresoj që kjo të nënkuptojë që ai të qëndrojë. Është shumë i rëndësishëm për ne, është simboli i Milanit.” Ronaldinjo nuk ka dyshime, Kaka do të shpërthente edhe në Premier Ligë. “Ai është një “monstër”, - vazhdon Dinjo, - do të kishte sukses në çdo skuadër. E kuptoj që Robinjo e Xho (brazilianët e tjerë të Sitit), po përpiqen ta bindin t’i thotë “po” Mançesterit, por ne duam të kthehemi në Champions dhe për t’ia dalë arritur Milani ka nevojë për Kakanë”.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Tue 20 Jan 2009 - 6:10

I THOTE JO MAN.CITY EDHE PSE ISHTE NJE MEGAOFERTE PER TE 19 MILONE EURO NE SEZON
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Tue 20 Jan 2009 - 6:40

Kaka do të qëndrojë tek Milani“. Ky ka qenë verdikti i një dite të nxehtë në Milano, ku bisedimet mes dy klubeve, Milan dhe Macester Siti, kishin arritur në pikën kulmore, ku duhej marrë një vendim. Vendim të cilin e ka marrë vetë lojtari, që në fund ka qetësuar tifozët kuqezinj, në Itali, por edhe anembanë botës. Ka lënë mënjanë paratë, ofertën marramendëse të bosëve të Mancester Sitit, duke vënë mbi gjithcka ndjenjën, zemrën e tij, e cila tashmë mund të konsiderohet pa frikë kuqezi. Sihariqin e mirë, kur dukej se gjithcka kishte përfunduar dhe ylli brazilian do të transferohej në Angli, ka qenë presidenti i Milanit, njëherazi kryeministër i Italisë, Silvio Berluskoni, i cili, në një lidhje direkte në një program televiziv ka deklaruar: Kaka qëndron me ne. Paratë s’janë gjithcka për të. Refuzimi ka ardhur nga vetë lojtari, pikërisht kur pritej „ok“-i i tij për të përfunduar transfertën. Dy klubet kishin rënë dakort me shifrën prej 130 milionë eurosh, ndërkohë që lojtari do të përfitonte 18-20 milionë euro për sezon. Sidoqoftë, vendosi zemra e Kakasë, e cila tashmë është kuqezi.“ Në fakt, njëfarë konfirmimi kishte ardhur që gjatë mbrëmjes së të hënës, kur dhjetëra tifozë të Milanit ishin mbledhur poshtë apartamentit të futbollistit, duke protestuar kundër transferimit të tij. Në një moment Kaka` u shfaq në dritare duke vënë një dorë në zemër dhe duke mbajtur në dorën tjetër një bluzë të Milanit. Ndoshta vendimin e kishte marrë që në atë cast, për t’u konfirmuar pak më vonë nga presidenti i Milanit, Berluskoni.



Telenovela “KAKA” e së hënës, 19 janar 2009


Të hënën, paradite, në Milano nisi një bisedë mes drejtuesve të të dyja klubeve, për modalitetet e transferimit të lojtarit tek Mancester Siti. I pranishëm ishte edhe babai i Kakasë, Boske Kaka Lejte, që është edhe menaxheri i brazilianit kuqezi. Klubi anglez e ka bërë ofertën e tij tashmë. Propozimi për blerjen e Kakasë kap shifrën e 100 milionë stërlinave (rreth 111 milionë euro), prej së cilës Milani duhet të paguajë 4% në formën e taksave. Ndërkohë që Siti duhet të paguajë edhe 5 për qind (rreth 6 milionë euro) në llogaritë e klubit brazilian të San Paolos, ku lindi e u rrit si futbollist Kaka, si çmim i rivlerësimit të lojtarit.

(Ora 11:00) Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, u shpreh se nuk i kupton protestat e tifozëve. “Nuk e di se çfarë do të bëjë Kaka. Por, mund të them se ai nuk ka firmosur asgjë. Megjithatë, nuk jam në gjendje që të bëj një parashikim për atë që mund të ndodhë”.

(Ora 11:35) Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, pohoi se do të bëjë merkato në Premier Ligën angleze. Në shenjestër janë sulmuesi Adebajor (Arsenal), mesfushori Fabregas (Arsenal) dhe mbrojtësi Ager (Liverpul). Berluskoni ka vendosur t’i hapë rrugë transferimit të Kakasë tek Mancester Siti. Ndërkohë, mediat franceze shkruanin se Bajerni i Munihut kishte kërkuar nga Milani 35 milionë euro, plus transferimin përfundimtar të Masimo Odos, për të lëshuar mesfushorin e njohur të Bajernit, francezin Frenk Riberi, që përflitej se e kërkon Milani.

(Ora 12:10) Mediat angleze bëjnë të ditur se një delegacion i Mançester Sitit fluturoi drejt Milanos, me qëllimin e vetëm për të realizuar blerjen e Kakasë. Objektiv është dhe presioni ndaj lojtarit, pasi një ofertë e majme është bërë edhe nga ana e Realit të Madridit.

(Ora 12:30) Në Milano mbërriti avioni që mbante në bord babain-menxher të lojtarit kuqezi, Bosko Lejten.

(Ora 13:10) Agjenti Oskar Damiani pohoi për radion “Anch’ io Sport” se shifra i kalon 100 milionët e deklaruar, por Kaka ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë.

(Ora 13:16) Berluskoni dhe Galiani takohen dhe bisedojnë se çfarë do të bëjnë me Kakanë, përpara se të takohen me Bosko Leiten, babain-menaxher të lojtarit.

(Ora 13:30) Mancester Siti, klubi anglez, bëri të ditur se kishte Kreig Belami i Uest Hamit kishte kryer vizitën mjekësore dhe se “çekiçat” kishin pranuar ofertën prej 13 milionë eurosh të Sitit.

(Ora 13:45) Dhjetëra tifozë lënë mesazhet e tyre të firmosura në hyrjen e pallatit ku banon Kaka, duke kërkuar që idhulli i tyre të mos e lërë Milanin për Mançester Sitin.

(Ora 14:23) Trajneri i kombëtares italiane, Marçelo Lipi, beson se Kaka do të qëndrojë te Milani. Të njëjtën gjë kërkon edhe Arrigo Saki.

(Ora 15:10) Babai i Kakasë, Boske Lejte, deklaroi se ka akoma shumë gjëra për t’u sqaruar me Milanin, në lidhje me të ardhmen e Kakasë.

(Ora 15:36) Diogo Kotshko, zëdhënësi i Kakasë, pohoi se nëse Milani do të niste tratativat me Mançester Sitin, edhe Kaka do të merrte më pas një vendim të tij, por çdo gjë varet se çfarë projekti ka Siti për të ardhmen e skuadrës, duke parë edhe paratë që kanë sheikët.

(Ora 16:20) Nisën protestat pranë selisë së Milanit. Tifozëvt kërkojnë të mos shitet Kaka te Mançester Siti.

(Ora 17:15) Mançester Siti nuk ndalet, pas Belamisë. Hamburgu komunikoi se kishte pranuar ofertën e Sitit për mesfushorin holandez De Jong, për 18 milionë euro.

(Ora 17:25) Midis trajnerit të Mançester Sitit, Mark Hjuxh, dhe Riki Kakasë u zhvillua një bisedë. Kaka e falënderoi Hjuxh për telefonatën, por sipas njezërve të brazilianit, Kaka kishte qëndruar shumë i ftohtë.

(Ora 18:03) “Milan Channel” bëri të ditur se u mbyll takimi midis Galianit dhe babait të Kakasë, Bosko Leite, por pa dhënë asnjë detaj.

(Ora 19:15) Pas bisedës me Galianin, babai i Kakasë, bisedoi me presidentin ekzekutiv të Mançester Sitit, Geri Kuk.

(Ora 20:00) Futbollisti i Milanit shkon në shtëpi, duke mbajtur në krah bluzën e tij kuqezi. Tifozët e Milanit thirrin në kor: “Gjashtë vite nuk harrohen, qëndro me ne kapiten”.



(Ora 22:45) Kulmi i skenës. “Kakà qëndron te Milani”. Këtë e konfirmon vetë presidenti i Milanit, Berluskoni. “Eshtë një fitore e Kakasë kjo. Kaka diti t’u rezistojë milionave, sepse e dashuron Milanin.Ne ruajtëm mesfushorin më të mirë në botë, në rolin e tij, por edhe një burrë të vërtetë kuqezi. Shpresoj të jenë të kënaqur edhe tifozët, që kërkonin me ngulm qëndrimin e idhullit të tyre në Milano dhe Kaka nuk i zhgënjeu. Ua plotësoi dëshirën.”
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Tue 20 Jan 2009 - 7:34

bravo KAKAS qe nuk iku ,se te kish qen na nji tjeter vallaj para lekut ,sbojn noze juhjjjjj
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga alketa Tue 20 Jan 2009 - 9:06

KAKA NUK KA IKUR NGA MILANI... E DEGJOVA NE TV
alketa
alketa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Albania
Postime Postime : 765
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Tue 20 Jan 2009 - 19:15

pse shikon tv
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga alketa Thu 22 Jan 2009 - 1:30

ste marr leje ttyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy
alketa
alketa
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Albania
Postime Postime : 765
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/01/2009
Mosha Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Vizitor Thu 22 Jan 2009 - 9:31

kthehen syte nga reali per kaka
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

super oferta per ricardo kaka Empty Re: super oferta per ricardo kaka

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi