Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Naim Kelmendi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Naim Kelmendi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Naim Kelmendi

2 posters

Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:42

Poezi nga Naim KELMENDI



ESENCA

Në esencën e gjërave

kërkoje veten

në margjinat e jetës

nuk jetohet ashtu vetëm

të kanë zbuar

deri në moskuptim

pastaj t’i bëjnë

të nëntëdhjetenëntat

prapa shpine e përanash

tash të duhet vetëm esenca

e asaj që është gjakuar

nga paraardhësi ynë

në një kuptim të jemi Një

me degët rreth një trungu

jo ti fryesh më një fyelli shurdhan

nëpër botë fillivetëm pa identitet

kthehu te esenca dhe kërko kuptimin

në lëkurën tënde të rrjepur

në gjeografinë e kombit

sepse mashtrimit i del vonë tymi

po një mik yti tash është sa njëqind

të dikujt tjetër,

aty ku duhet të jesh ti ende s’je

e mos më kallëxo përralla pa kripë

kur e lëqit vëllain tënd

pse sheh me sytë e Argusit

pastaj si mor si kënaqesh

me vetveten në kaq kuptim

po a ta kanë copëtuar gjeografinë etnike

shekujve dhe a s’po të dhemb kjo

kur në esencë nuk je ai që je
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:43

DUKE QENË VETVETJA

Duke qenë vetvetja jam mërguar

nga esenca e gjërave të dashura

jam mbyllur si eremit në jetën e pajetë

kam thirrur në njeri dhe s’më ka dëgjuar kush

askushët janë shtirur se kinse s’kanë dëgjuar

se kinse s’kanë parë asgjë përtej hundëve

duke qenë vetvetja kam rënë në dashuri

me të vërtetën e ditur e të hidhur pelin

ia kam vënë kokës fjalën në pritë

vetëm për t’ua thënë në sy t’palarat

vetëm për t’ua numëruar poshtërsitë

dhe, duke qenë vetvetja përjetësisht

gjak më kanë pikuar mendimi e fjala

dhe s’kam luajtur kurrë nga e thëna

veç plagët ulërinin idhshëm shpirtërisht
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:43

UNË ME KOHËN FLAS VET


Dikund në një sfond i vetmuar po vdiste

zëri i një fëmije-engjëll

për shkak të hipokrizisë së të mëdhenjve

vetëm për shkak të vdekjes

së ndërgjegjës në njeri

dhe për shkak të mosleximit

të librave filozofik mbi moralin

librat nuk shiten si dikur

në treg shkojnë flakë laviret

marihuana pederët dhe gratë mashtruese

a po frikësohesh nga e ardhmja e pakrijuar

e pyeta dikend atje në grumbull

para shitores ushqimore me çmime të lira

jo assesi, sepse jemi mësuar tashmë

me gjakderdhjen me terrorin me krizat me luftën

po fatin tim si ma ruajnë kaq shumë

këta, armiqtë që kurrë nuk flenë -

këtë herë heshtjen s’do ta lë të heshtë

unë me kohën flas vet për gjërat në mungesë

për tregun e fjalëve që shiten shtrenjtë

në emër të çështjes kombëtare

për shpirtin e lënë rrugëve të botës

përtej shtatë detëve,për biografinë

në pasqyrën e thyer në letrat e dashurisë

të vëllait Serembe, atij fatkeqit dashnor

ai sërish mendon të kthehet në vendin e krimit

qyqet do i vras mbi qiparis nëse më vajtojnë

këngë qyqesh, s’dua më këngë vajtimi

mbi një mendim më pret ky fati im, i miri

sepse e di pse jam dhe e di kush jam

andaj me kohën flas vet unë i-liri
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:43

MEDITIM

Keni masakruar shekujve

me gulfim gjaku me mizori

por, a e keni menduar një

se veç një farë shqiptari

t’mbetet dikund, ai do t’mbijë

zoti s’ka thënë se do zhduket

ashtu si mendon armiku i tij…
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:44

ÇAST VETMITAR

A thua

a do të kishte kuptim

kjo Mulhouse

pa një shqiptar

si unë,

edhe këtu flitet shqip

dhe pëlcet shqip mendimi

heshtja e vret heshtjen me përmallim

po ku u fshehët biografi

e gjurmëve, dilni

biografi e rrugëve të fatit tim

Mulhouse, korrik 2009
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:44

KUTIA E MENDJES

E di se jam

atje

këtu

gjithkund

ngapak

dhe ndoshta askund

e di që jam

ai që jam

në ecje

të pandalshme

për t’i kapur fijet e këputura

dikund ka ndodhur

pakuptimësia

dhe ka ardhur rënia

tash jam aty ku jam

sërish te kërkimi

në vetveten e humbur

caqeve të pakuptimësisë

në aureolë të jetës

më pret lavdia

atje në breg të fjalës

në breg të shkrimit

një horizont i bardhë

hapësirave të pajetuara



Shtutgart, 8 korrik 2009
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:45

NDJENJË

Unë ty të kërkova

apo ti mua më gjete

fati im i fshehur

kemi kaluar

rrugë të gjatë

e të përvuajtur

sërish u takuam bashkë

e u pamë me hënë të mirë

me hënën pesëmbëdhjetëshe

tash po ecim

me veten tonë secili

me nga një kryq mbi shpinë-
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Shaban Cakolli Thu 12 Aug 2010 - 8:45

ATY KU S’ISHIM

Secili jeton të veten

pjesën e vet secili

e merr nga dega e tij

dhe ecjen dhe biografinë

e vuajtjes

prandaj uroj të kenë vreshtat rrush

e të bëjnë kumbullat kumbulla

plot degën fiku

dhe plot këngën plot dhembjen

koha e vargut

le të na e duan

së paku gjurmën

atë që bëmë njeherë

për të mirën e tjetrit

e vetëdijën e gjërave

dhe s’prish punë jetuam

sipas qëllimit të parë e të mirë

apo s’jetuam ashtu si e pamë ëndrrën

për ideale të larta, pse na e morën dardhën

në degën që s’arritem as ta prekim,

sepse ishte në pyetje atdheu,

i mi që më kërciste nervat

nëpër të vërtetën e thënë

i tyre që po ia shtrydhnin

tamblin e nënës,po ia hanin

deri në palcë kuptimin e tyre

sikur rendin etshëm zulutë

sepse pjesën e vet secili e merr

nga dega e tij,dhe shkon

i fryen ashtit dhe vetmisë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:11

1. GJYKATË



Krishti
do t’u kishte thënë,


fali
oh zot se s’dinë çka bëjnë




këta
nuk pendohen për të bërat e tyre


larashë
të pistë në zhvatje në ecje


ngarendin
si kojrrilat natën…




oh
zot bejau gjykatën


këta
të qajnë ditën


e
të kafshojnë natën


pastaj
dhe një përmendore ta ngritin



vajtimin e tyre


sikur
aq shumë më paskan dashur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Anakonda Sat 16 Jun 2012 - 18:12

3. TË JEMI, BRE…



Njëherë
e një mot të gjymtuan


ku
nis e ku soset kufiri yt etnik


na
mbeten datat për t’i kujtuar


tragjeditë
në radhën e shekujve




s’kin
parë aso mendësie


kohët
prapa dhe motet tjera


veç
prej zotit të ka ardhur mbrojtja


e
moszhdukjes nga faqja e dheut


dhe
mori e të vajtoi më pas


Vaso
Pasha…

2

i
ndoqën i zbuan në dhera të huaja


shqiptarët,duke
lënë prapa


veç
heshtjen e vrarë në kujtim


një
histori të tmerrshme trishtimi



qante në rremb qyqesh




e
kush nuk i përgjigjej masakrimit


me
Kosovë, gjenocidit me Çamëri


masakroheshin
tmerrshëm dy cepe



etnisë sonë…

3

mbete
aq pak Shqipëri


pa
pjesët e një tërësie etnike


një
Shqipëri micrrule




andej
toka çame


gjak
e lot dhe vrragët


e
një gjame…


këndej
toka dardane


gjithmonë
fije e bukur shqipe


dhe
n’lozen e një rrëfane…

4

për
kujtesën e kohëve


ishte
viti 1878 në Berlin


dhe
Londra me 1919


mbamendje
e dhembshme


dje
e sot për mua e për ty…




5

e
tash që jemi në Degën tonë


këtu
që jemi - vetja



jemi përgjithmonë


ata
që duhet të jemi




nga
aty ku nis e ku soset kufiri yt etnik…
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Naim Kelmendi Empty Re: Poezi nga Naim Kelmendi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi