Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

2 posters

Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:21

G R A F I T E T

( p o e m ë )

...nga të gjitha veset e mia

dashnorët mbeten “dobësia”

ndoshta mrekullia ime !...

G r e s a

Ku jeni ju ish dashnorët e mi

ju që më puthët, që më deshët

ju më të mirët e shpirtit tim, më

të ëmblit, të dashurit e asaj kohe

ju , që u futët aq thellë në mua

Në këtë qytet me shumë ngjyra

për herë të parë jam përqafuar

puthur jam me djemtë më të mirë

kam përjetuar të “magjishmen”

ende pa i mbushur të 16- tat

Në akuarelin e ëndrrave të mia

Astriti ishte “pellazgu” i vërtetë

më “bandilli” në moshën time

me vasha ishte i dashur e skofiar

e djemtë ankoheshin s´i tekanjoz!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:22

Në shpirtin e prushtë të vashave

“pellazgu” ishte gjysmë perandor

me atë unë e ndieja puthjen bukur

se ai ishte “kalorës” i shkëlqyer

dashuria me atë nuk kishte kufij!...

Në moshën time isha më e bukura

mashkujt më quanin të “virgjër”

në punë dashurie s´ma kalonte kush

isha me ves, i doja shumë djemtë

Kuptohet ata që i pëlqente zemra;

Në këtë qytet të bukur K´hajamësh

aroma e ftoit më ka dehur përherë

dashnorët e Tiranës e të Prishtinës

janë dashnorë vërtet të çmendur

por, as të tjerët s´ janë pa sheqer



Në këtë natë ku unë ndodhem

dua njërin nga ish dashnorët, atë më

të dehurin, të trishtin, më të uriturin

atë që ma shtjerr kupën sonte

atë që më bën të harrohem e tëra!
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:22

Gra të mira të dashnorëve të mi

gra të bukura, të dashura,familjare

më falni për këtë ”sulm” të vonë

unë sonte kërkoj njërin nga ata

që etjen e mbushin me e t j e !...

Gra të mira të dashnorëve të mi

mos u zemroni, mos merrni inat

se edhe ju dikur ishit dashnore të

njëri-tjetrit, por, për arsye të mira

gruaja përherë është e virgjër...

Në këtë natë ku unë ndodhem

e gjeta njërin nga ish dashnorët

qenka i dehur, gjysmë i stresuar

asokohe atë e quanim, Akuarel

sepse ai aso kohe merrej me art!

Dëgjojeni si ( f l e t ) Akuareli;

“zonjë e ëndrrës dhe e puthjes

ujëz e praruar, ma jep buzën pak

ta prek , ta puth , ta kafshoj,

se kjo natëjetë ka një kuptim!..
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:22

E di që ora ka vajtur vonë

dhe aroma e ftoit më nxit

se kjo ( n a t ë j e t ë ) e imja

më bën të dashuroj me fund

Akuarel, i thosha unë mikut

nëse e do “biblën” më puth!

E dashur, l e x o m a shpirtin

lexoma puthjen , përqafimin

ishin fjalët e Akuarelit

përpara se të ndodhë kjo natë

unë do jem ai K´hajami yt

...s´ka më e shenjtë se puthja

s´ka më i shenjtë se përqafimi

kjo zhveshje n´ këtë mesnatë

m´u në mes të kryeqytetit

i jep gjak të puthurave

dhe kuptim takimit tonë

Akuarel, Ardi ishte i fejuari im

me atë unë isha shumë intime

e doja, më donte; ishte i ëmbël

por gojët e këqia na ndanë
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:23

Fjala e ligë është s´i rrufeja

ajo lind nga barku i së keqes

dhe për rrethanat e asaj kohe

ato fjalë ishin të mjaftueshme

për ta prishur fejesën tonë;

Akuarel, këtë çast mjaftohemi

e puthura gojën s´ ma lëndon

shpirt shtrëngoje Gresën, duaje

puthe Gresën , puthe, kafshoje

në dashuri fillimet më pëlqejnë;



Në çastet e mia të erotikës

E bukura është te e ndjeshmja

tek metafizika e shtrëngimit

tek morali, në çastin e dhënë

tek të fshehtat shpërthyese

Hyr në mishin tim, hyr thellë

dhe mos kërko asgjë përtej

këtë moral ka Gresa, përqafom

duaje “biblën” time , puthe

ti je kalorsi im , marsho!...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:23

Asgjë e bukur s´ më ka humbur

puthja e përqafimi më bëjnë mirë

burrat me push unë i pëlqej

kur janë të etur, kur kanë uri

thjesht më bëjnë të dashurohem

Në librin e dashnorëve të qytetit

qyteti ynë është plot me grafite

por aty mungojnë shumë emra

apo Bashkia e qytetit i ka fshirë

për ndonjë ( plotësim ) shtesë!

Për këtë “ punishte ” të lashtë

pak është shkruar, pak është folur

këto grafite mbi faqet e mureve

janë një “libër” me plotë të meta

që Gresën shumë e zemërojnë!

Unë s´ di a ka fjetur ky qytet

apo mendja m´ ka ngecur diku

ky qytet di të flasë argo, të qeshë

a k t i n e puthjeve dhe flirtin

me muzikë të oheve i kam bërë!...
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 1:23

E di që ora ka shkuar vonë

dhe s´ di tashti çfarë të bëj

unë këtë natë e parandieja,

si një rishfaqje të së bukurës

se kjo kohë ka tjetër emër

d a s h u r i a në shtëpi ose

nëpër vaska me ujë, jo rrallë

më bën të mërzitem shumë!..

Prishtinë, Tiranë, 1993-1994
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga WebMaster Tue 16 Jun 2009 - 22:55

Rrustem Geci




PRITJA E GJENIUT


Ku është fshehur gjeniu
Ai që di të flas me popullin
Ai që di të qaj me popullin
Ai që di të këndoj si ai

Ku është fshehur gjeniu
Pyesin n ë n a t , baballarët
Gratë e veja, fëmijët jetim
Ata që vdiqën në këmbë

Ku është fshehur gjeniu
Ai më i bukuri i lirisë
Ai më i bukuri i vuajtjes
Ai më i bukuri qëndresës

Ku është fshehur gjeniu
Heroi i të gjitha luftërave
Pse nuk duket, pse s´flet
Koha është që të bëhemi

Ku është fshehur gjeniu
Ai i gjakshmi ë n d r r ë s
Ai i b u k u r i i betejave
Ai që duhet të flasi sot

Ku është fshehur gjeniu
Pyet vullneti i popullit
Se populli gjeniun e pret
Që g j e n i u vetë të flet


THIRRJET E EPOSIT


Me gojën e mbyllur nga frika
Guximi shndrrohet në frikë
Fjala fshihet mes dhëmbëve
Dhe qeshja kthehet në vuajtje

Me gojën e mbyllur nga frika
N d a l o n edhe pëshpëritja
Gjelbërimi i fjalës në letër
pasioni i ndjenjave në vargje

Me gojën e mbyllur nga frika
Nga shtypja e terri i trashë
D h i m b j a nuk frikësohet
Që të kthehet në zemërim

Në këtë t h i r r j e të eposit
një thirrje kam nga baladat
Që l i r i n ë ta bëjmë të lirë
Dhe frikë të mos ketë askush





I BUGOSURI I IDESË

Kur i shtrohem ndryshimit
Dhimbjes dhe të panjohurës
Goditem nga valë të ashpra
Nga e sotmja e rebeluar

Kur i shtrohem ndryshimit
Dhe mendimit të z g j u a r
Çdo gjë e kam më të gjerë
Më të afërt dhe të ndjeshme

Kur i shtrohem ndryshimit
Mendimi më ikën përpara
Që unë atë ta arrijë , më
Më duhet të kërcejë përtej

Sa herë lypset ndryshimi
Dhe të dhënat e krijimit
Mua më shfaqet vetvetja
Me të burgosurit e idesë




KËNGA E DRINI
T

Në antologjinë e jetës
Plot janë udhët e gjata
Pastaj udhët e pastajme
Pastaj udhët e tjera

Udhën e gjaktë të Drinit
Vetëvetët e mohuan
Vjena s´ishte për të marr
Por ishtë për të dhënë

Në udhët e mia me Drin
Çfarë të bëj i shkreti
A ta vras vetveten
A ta ndaj në gjysma

Në të gjitha luftërat
Kosova ishte në luftë
Gjithmon çlirimtare
Gjithmon në beteja
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga WebMaster Tue 16 Jun 2009 - 22:56

SHKËLQIME TË POEZISË SONË



kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci U1_RrustemGeci1-1
Rrustem Geci
Libri i Rrustem Gecit, “Kanuni poetik“ është një libër i prushit të madh, një libër plot hapësirë dhe thëllimë.Poezia e Rrustem Gecit pulson ndryshe nga poezia e poetëve të tjerë.Ky poet i shkëlqimeve të mëdha sjell një poezi me plot shpirt e shëndet. Jemi valë të një lumi / të një deti, të një oqeani / jemi njeriu i njerëzimit / koha që po jetojmë / Rruga e krijimit thotë Rrusta është proces i mundimshëm..Shkëlqimet e poezisë së Gecit janë të madhërishme dhe domethënëse. Ai përherë është në shtëpinë e materjes, në dhomat e saj të padukshme. Rrethi tematik i Kanunit Gecian, është i gjerë dhe universal. Fuqia e poezisë së tij reflekton në të gjitha vargjet; qoftë në motivet me Shqipëri, qoftë në motivet me Arbëresh e Çamëri, Geci kudo është një Marthanomak i poezisë. Poeti Llemadeo në leximin e tij të parë shkruan; Libri “Kanuni poetik” i Rrustem Gecit, me 1 mijë e 600 faqe, dhe me 2006 poezi, është një libër kolos në letërsinë tonë. Për këtë libër do të flasi koha dhe njerëzit, ata që do të dinë ta çmojnë e vlersojnë. Për mjeshtrin e madh të fjalës , sheshi i poezisë së tij, është letra e bardhë, fusha ku ai bën betejat. / kujt t´ ia tregojë plagën time , kujt!.. / kur të gjithë jemi të plagosur / me të ndaluarat çfarë të bëj / pse duhet të ankohem, pse../ Rrustem Geci u lind në Roganë të Dardanës më 1950. Mësimet e para i kreu në vendlindjen e tij, ndërsa , shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrustja u kulturua në Universitetin e Prishtinës. Ai plot 17 vjet punoi në Radio Televizionin e Prishtinës .Pas mbylljes së RTP-së, Geci mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tashti jeton. Geci kryesisht merret me poezi , ese , dhe skenare. Veprimtaria e tij është shumë e gjerë. Libri “Kanuni poetik”i Rrustem Gecit është një libër me poezi dhe ide të përmbledhura, ku pësosmëria e vargjeve është në unison me kohën që po jetojmë. U kujtojmë se poezia e Rrustem Geci është poezi me angazhim të fortë artistik. E kuqja në poezinë e Gecit, bashkë me të blertën, krijojnë emocionin. Nga dhimbja e gjakshme, shkruan Geci më nxorri poezia, arti që unë e desha dhe e dua. Poezia për poetin, jo rrallë kërcënon kënaqësitë personale. Dy baballarët e poezisë, Homeri dhe Borhesi, jo rastësisht, poezisë ia falën sytë. Rrustem G e c i deri më tash ka s h k r u a r dhe botuar 12 l i b r a ; “Demonstratat e luleve“ ,“Antologjia personale “ , „Dridhjet e barit“, “K ë n g ë Q i p s h t e“, „Një rrënjë ulliri jemi“ „Këngë Ilirishte“,“Poezi me Shqipëri“,“Fletët e qepës”,“Rogana“,“Antologjia e poemave“ „ Malli ndjek udhën e vet “ dhe „Kanuni p o e t i k“. Këtë shkrim për poetin ,Rrustem Geci po e mbyllim me një poezi të tij : Gjak u bënë vargjet / derisa erdhën tek ju / për ta dhënë mesazhin / e një mesdite të bukur / Këto dhe mijëra vargje të tjera janë bota e tij , arti me të cilin bashkëjeton autori. Poezia është e magjishmja , e bukura; Sa herë t´i je unë / dhe sa herë unë jam ti / ne bëjmë betejën / trup me trup të dy!...sepse../ për më të bukurën / për më të dashurën / nata sonte do të jetë më e gjatë / e dhimbja më e ëmbël...
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci Empty Re: kanuni poetik,poezi nga poeti yne Rrustem Geci

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi