Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI

2 posters

Shko poshtë

16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI Empty 16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI

Mesazh nga Shaban Cakolli Sun 14 Jun 2009 - 7:14

Dashnim Hebibi dhe libri më i ri poetik shqip-anglisht “16 PLUMBAT E FJALËS”
16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI Exhibitor_listBetween
Doli
libri më i ri poetik shqip dhe anglisht “16 plumbat e fjalës", i teti
me radhë i autorit Dashnim Hebibit, i cili u botua këto ditë në edicion
të SHHB “Dahest” me seli në Cyrih të Zvicrës dhe përmbanë 70 faqe.

“16 pumbat e fjalës”, mban emrin libri i tetë me radhë, i poetit,
publicistit dhe gazetarit, Dashnim Hebibi, i cili jeton dhe vepronë në
Cyrih të Zvicrës. Poeti Dashnim Hebibi, tërë kohën është në lëvizje,
proteston me shpirtë për padrejtësitë që po bëhen, po lufton me kohën e
sotme që ka ardhur e në fakt, njerëzit vetë e kanë sjellur, po i bërtet
marrëzisë dhe e dënon me dënim kapital, korrupcionit, kohës tallava,
politikës së drejtuar keq, i folë me zemër unitetit, bashkimit,
historisë dhe dashurisë. Plot respekt, është vargu më i ri që e ka
kalitur shumë mirë Dashnim Hebibi, në këtë libër të madh dhe me shumë
kuptimësi, poezitë e reja që janë të botuara, mundemi të themi janë të
shtrydhur ose të situra nga puna e madhe që ka bërë gjatë vitit 2008,
duke krijuar këto vargje em copa shpirti e të mbushura me plot zjarmi,
kuptimësi dhe aktualizëm. Sapo të hapësh këtë libër, e sheh
sinqeritetin e poetit, sepse sinqeriteti e bënë të madh, sinqeriteti e
ruan nga sëmundja e kohës, nga kjo tollovi e çuditshme, që pak po
vlerësohej dhe pak po shikojmë nga kultura, duke e lënë anash leximin,
duke bërë “luftë” moderne, masmediumet e shumta që kanë vërsulur në
trojet tona dhe gjithçka është e politizuar. Sigurisht, çelësi poetik i
frymëzimit i poetit dhe gazetarit Dashnim Hebibi, është në vargun e
njërës nga këto poezi, por nuk është e lehtë të themi, se në të gjitha
vargjet që i ka shkruar në këtë libër, janë nga arka e pastërt e
shpirtit të poetit dhe çelësi i të lexuarit dhe kuptuarit, nuk është
edhe e vështirë të kuptohet, pasi gjithçka është me aktualen, gjithçka
sillet rreth reales dhe pakë ka fantazi, sepse poeti Dashnim Hebibi,
thotë, fantazia i ndihmon frymëzimit, por është shumë e lehtë, kur
gjithçka është me realen, kuptimësinë dhe të duhet vetëm ti japësh pak
emër dhe shpirt.Poezitë e kësaj vepre, bërtasin aq larg, sa që lirisht
mundemi të themi, se është një vullkan poetik, është damar i vërtetë i
vargut të latuar mirë, të qëndisur mirë. Interesant dhe njëkohësisht të
gëzon fakti, që poeti Dashnim Hebibi, është gjithnjë i lidhur me
atdheun, mundohet që të gjitha qytetet ti dojë njësojë, nuk dëshiron që
të jetë ndonjë qytet shqiptar apo fshat në hije, por të gjitha së
bashku. Përmes vargut, ai bashkëbisedon me unitetin, me besa besën, me
trimërinë dhe e dënon e i proteston tradhëtisë, mënisë, egoizmit,
marrëzisë, korrupcionit, politikës me karrike të nxehtë e të papunës.
Me këto vargje, që lirisht mundemi të themi, se janë edhe një poemë e
qëndisur mirë, një poemë kushtuar Preshevës, Dardanisë, Malësisë,
çamërisë, Arbërisë e çamërisë. Në vend të parathanjës, poeti përshkruan
pa doganë dhe pa asnjë cenzurë, shpirtin e sinqertë të tij, duke i
treguar lexuesit, se si e ka ndjerë këtë libër, se si dhe kujt i
falënderohet, e kështu me radhë. Të lenë përshtypje, se ky libër është
një përshkrim real i të sotmes dhe të kaluarës, që jep vizione më të
mira për të ardhmen. Poeti, në vend të parathanjës, në vend të një
biografie të tij, që menjëherë e shohim se është modest, rikujton disa
fjalë para se ti thotë 16 pumbat e fjalës në këtë vepër. Po citojmë:
"Jam tepër i moçëm për të përgojuar diç, por përherë mjaft i ri për të
punuar diçka". "Çdo çast i madh në historinë e njerëzimit ka qenë
fitore e entuziazmit të dikujt".Tematika dhe shpirti burimor janë
elementet mbi të cilat ngritet zëri i shpirtit të poetit pavarësisht se
ku jeton, pavarësisht se çfarë gjuhe flet dhe sa i pasur është. Është
damari i muzës që edhe natën nuk të lë të qetë. Poezia është sikur
gjaku që lëviz gjithnjë nëpër damarë të ndryshëm të organizmit dhe në
fund bën rrugën e gjatë prej trurit, nëpër këmbë dhe kthehet në zemër.
Në një kohë që po e jetojmë, kur bota është e fokusuar në problemet që
janë gjithnjë e më të ndjeshme, si politika, ekonomia, apo vendet që
ende nuk kanë stabilitet, diku në secilin prej këtyre vendeve ka njerëz
që mendojnë për poezinë... E kam kuptuar se poezia është ndihma e
shpejtë emocionale. Nuk mundohem kurrë të bëj poezi madhështore, sepse
mendoj se duhet të gjendet audiencë madhështore.
Përmes poezisë e zbraz shpirtin, kurse shpirti krijon poezinë, i jep
melodi të këndshme dhe ushqen vargjet, i jep mundësi lexuesit të marrë
frymë thellë aty ku nuk e detyrojmë të marrë frymë, aty ku duam ne
nganjëherë, por prapë vargu e lë të kënaqet lexuesin si të dojë vet dhe
të mbajë çelësin e shpirtit. Shenjat e pikësimit në poezinë time nuk
kanë rrugë, sepse më duket sikur muret e kufinjve. Unë gjithmonë e kam
imagjinuar Parajsën si një lloj librarie", ka thënë Borges.
Përmes poezisë i këndoj gjyshit, mbi prehrin e të cilit jam rritur
në rrugën Idriz Seferi në Preshevë; gjyshes me prejardhje nga Prizreni
historik; nënës burrneshë që më ka rritur e edukuar, babit që ishte
rritur jetim me një familje bujare të Strezocit mikpritës, të konakut e
mikpritjes, dhe më ka dhënë gjithnjë shpirt, ndihmë e ekonomike, që të
eci pa frikën e skamjes përpara. Obligim moral kam edhe ndaj
bashkëshortes që është nënë e mirë e dy vajzave të mia, së cilës i
mungoj shpesh dhe që më kupton shumë mirë; pastaj vajzave të mia Deas
dhe Edas, së cilave shpesh u flas me vargjet e poezisë, në vend që ti
flas në gjuhën e fëmijërisë. Ato janë ujë i freskët i shpirtit tim mu
në kohën e etjes më të madhe që kam. Mirënjohje për katër vëllezërit e
mi, të cilët i kam krahë të fortë, e që janë gjithnjë, me fjalët e mia
në të mirë të përgjithshme. Duke mos e harruar profesoreshën Sadete
Presheva, e cila më ushqeu me vullnet në rrugën e të ardhmes sime;
mikut tim Jetonit me të cilin flasim për fëmijërinë dhe rininë tonë, e
kjo padyshim se është një ushqim i madh shpirtëror; dy dajëve të mi dhe
katër tezeve të mia që më jepnin gjithnjë fjalë të mira dhe udhëzime
për një jetë më të lumtur; si dhe dhe gjithë miqve të mi kudo që janë.
Gjithmonë kërkoj respekt nga ata që kanë respekt dhe u jap pa kufi
respekt atyre që e kuptojnë respektin. Poezia e shpirtit tim nuk është
e imja kur botohet libri, por e lexuesit, çdo lexues e kupton ndryshe
sepse e lexon me ritëm të ndryshëm, me kufij të ndryshëm, në vend të
ndryshëm, në kohë të ndryshme dhe ndjehet ndryshe. Ashtu nuk është
ndjerë autori gjersa ta lexojë një lexues i kohës, atë nuk e ka menduar
autori, nuk e ka pasur në shpirt atë që e ndjen lexuesi kur e lexon pa
asnjë doganë shpirtërore, por lexuesi i mirë e shpreh, e ndjenë lehtë
dhe poezia bëhet e tija. Kjo është rrënja e krijimit të poezisë sime
shpirtërore. Të dashur lexues të poezisë sime, para pak muajsh ju solla
librin ‚Aristokracia e Shpirtit’ në dy gjuhë shqip dhe anglisht.
Zgjodha anglishten, gjuhën e miqve tanë të pastër amerikane, që ky
libër edhe nëse i bie në dorë të tjerëve, të kuptojnë tik takun e një
krijuesi me poezi të pastërta, se aristokrat në shpirt është më shumë
se sa të jesh aristokrat i xhepit dhe të mendosh vetëm për veten.
Dashamirë të poezisë të shpirtit të ëmbël dhe të fortë, përcillni
ritmin e zemrës suaj, të kësaj kohe të akullt dhe kujtoni e studioni
për akuj me ritmin modern.
Shkrova shumë poezi për dy vjet, në periudha të ndryshme
kohore, nëpër stinë të ndryshme, net e ditë, në terracë të shtëpisë, e
në bahçe të Horit-Zvicër, në tren duke shkuar në punë, apo edhe në
aeroplan duke fluturuar për në Prishtinë dhe pastaj duke ecur rrugës
për Preshevë. I jepja leje shpirtit të thoshte atë që ia thoshte rrënja
e zemrës, nuk fshija vargjet, si lindnin ashtu i leja, vetëm pak i
pastroja, sepse edhe molla e mirë duhet të pastrohet pak, që të
freskohet, të ndjehet më e kujdesur, ato shkronja që i largoja nga disa
vargje nuk i grisja, nuk i urrej sepse kanë dalë nga shpirti, janë
lindë në shpirt, ashtu sikur nëna që lind fëmijën. Prej librit ‚Dialog
me Gurin’, që është libër gjermanisht-shqip dhe që është pritur mirë,
vendosa të krijoj kalanë e shpirtit tim me kujdes ashtu në origjinal
Aristokracinë e Shpirtit e tash po krijoj nga poezitë e mbetura edhe
këtë dritare të kalasë me pamje nga e mira, me pamje nga miqtë dhe me
pamje nga koha që po e kalojmë. Këtë libër poezish që e keni në duar :
"16 plumbat e Fjalës", i mora nga disa vargje që rrinin anash nga libri
i sapobotuar: "Aristokracia e shpirtit". Ato më dukeshin sikur fëmija i
posalindur që nuk e di ku e ka nënën dhe babin, sikur fëmija që qanë
dhe kërkon ujë, që lëngon nga një sëmundje dhe që kërkon shërim, më
dukeshin këto poezi që janë redaktuar në librin e botuar "Aristokracia
e shpirtit". Bija të flija dhe më dilnin shkronjat para syve, garonin,
vallëzonin, luanin, këndonin, rraheshin mes veti, e fitues dilnin
vargjet, fitues dilnin të gjitha, humbës dilja unë, se nuk i botoja,
prandaj referi i tërë ndeshjeve ishte muza, që më tha, ti botoj ashtu
si kanë lindur. E tani më në fund, sapo i dorëzova në botim, mu duk se
u lirova dhe një vullkan tjetër po lind në shpirt, dalin vargjet e
shpirtit, sikur plumbat e pushkës me histori. Këto vargje, si 16
plumbat e pushkës, do kërcasin shumë sepse baroti nuk është i lagët,
baroti i krisjes është në shpirt. Falënderoj edhe kalanë e pamposhtur
të poezisë moderne shqipe, të madhin, poetin, redaktorin e disa librave
të mia Rrustem Geci, i cili vërtetë krasitë poezinë sikur hardhitë e
rrushit të mirë. Në këtë rast, dua të them ate që e kam në zemër, edhe
pse veprimtari me zemër bujare dhe me të gjitha tiparet e një njeriu të
shkëlqyer të kësaj kohe të pakohë, nuk dëshiron që të përmendi mundin
që e ka dhënë, që ky libër të jetë pranë lexuesit, që këto vargje të
ndalin vajin dhe zilinë e njëra tjetrës, është veprimtari i dalluar,
bëmirësi dhe afaristi që jeton dhe vepron në Vohlen të Ag-Zvicër
z.Milaim Bajrami, pronar i firmës prestigjioze MSB, që më mundësoi që
ky libër të shohë dritën e botimit me sponzorizimin e tij dhe e ka bërë
me vullnet nga arka e shpirtit të tij të madh prej humanisti dhe
dashamiri të artit. Me këtë rast, e falënderoj dhe i dëshirojë suksese
dhe i shpreh respekt për shumë modestinë e tij.
Ju lë të shoqëruar me këtë libër me poezi dhe ju takofsha prap ashtu
siç dëshironi ju”. Lirisht, mundemi të themi, se këto fjalë tregojnë
madhështinë e shpirtit të poetit, tregojnë sinqeritetin e tij poetikë,
tregojnë se frymëzimi i tij është shpirtëror dhe me plot respekt.
Përmes vargut, e shohim, se Dashnimi, është i mërzitur me jetën e
kurbetit, ai bashkëbisedon me të ardhmen e atdheut të tij, i premton se
një ditë do të kthehet, i premton, se është duke bashkëpunuar për të
mirën e saj edhe pse është larg me forma të ndryshme, por një ditë, do
të jetë i tëri në Preshevën e bukur, në Preshevën që ka rritë dhe po
rritë intelektualë dhe trima të mëdhenjë. Ja se si shprehet për
mëmëdheun përmes poezisë.
Mëmëdhe, mos gërryej ditët e rinisë
me ato protesta
me atë tokë të përflakur
me ato beteja të lavdisë
shkrum kam rreth buzëve
sa herë të thërras mëmëdhe
një gram mall sa një aristokrat në evropë
mëmëdhe, ia shkula territ dhëmbët
druaja se edhe në liri do na kafshojë
Tiranë, janar 2008
Në poezinë tjetër, ai kuvendon me vitin 2008 dhe shprehet lirshëm me vargun e tij.
Zemra e plagosur
sillet e përsillet në oborrin e vet
në muret e saj lule dhe qershi
2008 herë kaloi qiellin e pritjes
po aq herë luftoi për liri të pavarur
Zemra e lënduar nga plaga
kujton gjakun e dëshmorit
që binte si molla e kuqe
nga trupi i vjetër autokton
dielli Ilir lulëzon prap trupin e mollës
dhe e ushqen tokën e vjetër

Duke kaluar nga vendi "Molla e Kuqe", korrik 2008

Ndërsa përmes kësaj poezie, tregon edhe emblemën e emërtimit të veprës.
Trimërisë dhe shpirtit
shpirtit dhe trimërisë
sapo ua dhashë besën
do e bashkojmë me Dardaninë Preshevën
Preshevë tungjatjeta
Bujanoc përshëndetje
Medvegjë si je
Merrni 16 plumbat e fjalës
flakë për atdhe
Një grusht tokë nga Drenica
një kovë ujë nga Dukagjini
merreni kujtim sa herë që vjenë marsi
E bukura Dardani
16 plumbat e fjalës ku i ke
jam biri jot Peonia Dardane
flakë po qes për atdhe. Në fund të kësaj vepre, të përkthyer
mjeshtërisht në gjuhën angleze nga maestro Jeton Arifi, Dashnim Hebibi,
tregon edhe njëherë tërë sinqeritetin e tij poetik dhe shpirtëror, ku
me një foto të tij, që kishte dalur në Nju Jork, para selisë së OKB-së,
pret që edhe flamuri i Kosovës, të jetë në mesin e flamujvge të tjerë
në këtë Organizatë të Kombeve të Bashkuara. Vargjet e fundit në
kopetinë: “Të falësh dhe të shkruash të vërtetën, është arti më i rëndë
nga të gjitha artet”.Kryelartësia e të vegjëlve shprehet në të folurit
e parreshtur për vetveten, kurse madhështia e të mëdhenjëve në faktin,
se ata kurrë nuk flasin për vete”. Dashnim Hebibi, përveç poezisë, ai
është duke e përfunduar edhe romanin me një temë interesante dhe një
poemë, ku shpresojmë, se do ti përfundojë, por nga poezia asnjëherë nuk
ndahej, sa bëhet gati të shkruajë në roman, ndalet tek poezia. Jeton
dhe vepron në Cyrih dhe së shpejti do të jetë bashkëformues i Qendrës
së parë mediale shqiptare në Evropë, ku këtë qendër, para pak muajve e
kanë promovuar edhe në Nju Jork, në mesin e shumë veprimtarëve dhe VIP
personave, si të politikës ashtu edhe të kulturës dhe sportit. Libri, i
sapo botuar, mundet të porositet drejpërdrejt tek poeti me këtë email
adrese: dashnimhebibi99@hotmail.com. E urojmë Dashnim Hebibin edhe në
fushat tjera, e sidomos në fushën e publicistikës, nga i cili presim që
një ditë të afërme, të jetë edhe një diplomat i diplomuar, ku edhe
është duke e përgatitur, temën e magjistraturës për Diplomaci. Suksese
dhe shëndet.
Naser Pajaziti
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI Empty Re: 16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI

Mesazh nga WebMaster Sun 14 Jun 2009 - 7:26

Në Bronx të Nju Jorkut në SHBA në mesin e intelektualëve të njohur shqiptaro-amerikan u promovua libri i poetit dhe gazetarit Dashnim Hebibi, i cili jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës.
Poeti dhe gazetari Dashnim Hebibi, njihet si edhe në diasporë me shkrimet e tij, kryesisht me tema të diasporës, por edhe me shumë shkrime aktuale që kanë të bëjnë me aktualitetin në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës.
Libri "Aristokracia e shpirtit" i përkthyer edhe në gjuhën angleze, i cili është edhe libri i shtatë i poetit dhe gazetarit Dashnim Hebibi, u mirëprit mirë në këtë promovim.
Publicisti dhe gazetari Qazim Doda, i cili jeton në Nju Jork, e organizoi ne mënyrën më të mirë këtë promovim, ku u diskutua edhe gjendja momentale e krijuesve shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në diasporë e konkretisht në SHBA.
Në promovim fjalë kritike dhe mirënjohje për veprën e poetit dhe gazetarit Hebibi shprehën edhe publicist Qazim Doda, Mëhill Velaj, Llukman Halili, Adnan Mehmeti, poet dhe veprimarë, Blerta Alikaj letrare, Dr.Altioni si dhe përkthyese në departamentin e shtetit si dhe Brunilda Shparthi student e mjekësisë në Nju Jork.
Qazim Dodaj vlerësoi librin e Dashnimit si libër bashkëkohor, me poezi moderne si dhe i cili është i lidhur shumë me atdheun. Vargjet e Dashnimit vërtetë janë të mbështjellura me art të mirëfilltë në këtë kohë të rëndë dhe është një shembull i mirë edhe për krijuesit tjerë.
Poeti Mëhill Velaj lexoi disa vargje të librit të Dashnimit dhe tha se poezitë e tijë janë vërtetë me brumë të pastërt që kanë një histori të mprehtë, një histori sikur shpata që pret në të dy anët.
Poeti Adnan Mehmeti lexoi disa poezi në formë dialogu, ku veçoi metaforat e Dashnimit, gurin, tokën dhe unitetin.
Në këtë kohë është vështirë të krijohet, sepse poeti është i rrethuar katër anët me gjëra të rrezikshme, por ai është i mbrojtur nga e drejta dhe shpirti.
Gazetari Mr. Llukman Halili, njëherit drejtues i revistës së njohur tashmë "Vipp press" e cila botohet në Evropë, duke e njohur Dashnim Hebibin tha se poezia e tij është origjinale dhe buron nga vullkani i tij shpirtërorë¨.
“Abc-ja e poezisë së Dashnimit është origjinale dhe e shpejtë, ai është i qetë dhe shumë punëtorë. Dashnimi ka te botuar disa vepra, por edhe në të ardhmen presim edhe vargje tjera edhe më të mira. Dashnimi lirshëm dhe shumë mirë është duke notuar mbi oqeanin e letërsisë dhe po ia del me sukses dhe duhet çmuar vërtetë vargjet e tij, që janë mesazhe të qarta për bashkim, kundër padrejtësisë, tradhëtive dhe turpshmerisë”, theksoi publicisti Halili.
Dashnimi zgjodhir Nju Jorkun, duke ditur se SHBA është shteti më mik i kombit tonë dhe u ndje shumë i emocionuar nga prania e shumë intelektualëve shqiptarë në këtë promovim dhe që pati shumë vlerësime të mira.
Dashnimi pret që shpejt të botojë edhe dy veprat e tij që i ka te gatshme dhe ai nuk tretet së botuari.
”Vërtetë poezitë e mia më duken nëse mbeten të pabotuara sikur një foshnje që kërkon ushqim dhe nuk i jep dikush.Unë me këtë rast faleminderoj Burim Ajvazajn dhe Sami Pacollin që mundësuan botimin e librit”, theksoi Dashnim Hebibi, i cili u vlerësua nga të pranishmit si një ambasador i poezisë së Luginës së Preshevës. (Qazim DODA/INA)

16PLUMBAT E FJALËD;DASHNIM HEBIBI IMG_0111
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi