Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
70 Porosi Të Muhamedit A.s.  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
70 Porosi Të Muhamedit A.s.  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:31

Të dashur lexues!

Porositë e Pejgamberit a.s. duhet lexuar me vëmendje sepse ai ka qenë shumë i kujdesshëm për ne bile më i kujdesshëm se ne për vetveten tonë. Këtë na e dëshmon All-llahu në Kur'an ku thotë:

"Pejgamberi është më i ndieshëm ndaj besimtarëve se sa ata ndaj vetë vetvetes së tyre" (Ahzab, 6)

Mu për atë, ai që e respekton të Dërguarin e All-llahut e ka respektuar All-llahun, dhe ai që i zbaton porositë e tij ka shpëtuar vetveten.
Për të qenë kjo çështje më e qartë do të përmendim ajetin Kur'anor ku All-llahu urdhëron që besimtari për ç'do çështje të jetës së tij duhet të konsultojë librin e All-llahut (Kur'anin) dhe të Dërguarin e Tij Muhammedin a.s. edhe pse Muhammedi a.s. nuk është në mesin tonë, por ai na ka lënë hadithet dhe porosity e tij trashegim që na sqarojnë dhe na ndriqojnë rrugën ton për të arritur shpëtimin dhe rrugën e drejtë dhe atë që dëshirojmë. All-llahu në Kur'anin fisnik thotë:

"Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrojeni atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë". (Nisa, 59)

Porositë dhe gjykimin e Pejgamberit a.s. duhet pranuar me bindje dhe zemërgjërësi, duke marrë mësim nga Kur'ani fisnik.
Shih se ç'thot All-llahu për këtë në Kur'an:

"Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht". (Nisa, 65) Porositë e Pejgamberit a.s. duhet respektuar sepse ato nuk janë porosi të njeriut të rëndomtë, por ato janë porosi të njeriut të frymëzuar nga All-llahu Fuqiplotë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:31

Porosia 1.

Pejgamberi a.s na bënë me dije se njeriu gjithmonë është nën kontrollin e All-llahut Fuqiplotë andaj ai nuk duhet të bëjë keq
Prej Ebu Derdasë r.a. transmentohet se Pejgamberi alejhis-selam i ka thënë:
Puno për All-llahun sikur ti e sheh Atë,numeroje veten në radhët e të vdekurve ,kij kujdes, mbrohu nga lutja e të demtuarit sepse kur i dëmtuari i lutet All-llahut kundër teje, lutjet e tij ngrehen tek All-llahu sikur flaka e zjarrit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:31

Porosia 2.

Nga kjo porosi besimtari kupton se zullumqarin duhet penguar nga zullumi.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Ndihmo vellaun tënd kur ai ben dëm, ose kur i behet dëm. Një njeri tha: O i dërguar i All-llahut, do t'i ndihmoj kur i bëhet dëm, por si t'i ndihmoj kur ai bën dëm. Pejgamberi a.s. tha: Do t'a pengosh nga të bërit dëm (tjerëve), atëherë e ke ndihmuar dhe ajo është ndihma jote ndaj tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:32

Porosia 3.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vëmendjen që të jemi të kujdesshëm e mos të na mashtrojë dunjaja.
Prej Ebu Seid El-Hudrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Dunjaja është e ëmbël dhe e gjelbër. Në të vërtetë All-llahu juve ju ka bërë mëkëmbës në të, Ai ju përcjell, ju sheh se si punoni.
Andaj keni frikë dunjanë dhe frigohuni nga kurtha e grave sepse sprovimi i parë i Beni israilëve ka qenë prej grave.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:32

Porosia 4.

Me këtë porosi Pejgamberi a.s na bën me dije se çdonjëri që kërkon në emër të All-llahut mos ta refuzojmë.
Prej Ibni Omerit r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Kur dikush kërkon ndihmë në emër të All-llahut atë ndihmoje, kur lyp diqka në emer te All-llahut atij jepni, kush ju fton përgjigjuni ftesës së tij,
Kush ju bën ndonjë të mirë kompenzoni atij.
Po që se s'keni me çka të kompenzoni atëherë lutuni për të, ngase lutja do të konsiderohet kompenzim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:32

Porosia 5.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije se për namaz duhet ecur qetë e jo duke vrapuar.
Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se ka thënë:

Kam dëgjuar Pejgamberin a.s duke thënë: Kur jeni nisur për në namaz e të tjerët kanë filluar, ju mos vraponi, por ecni qetë. Çka të arrini, falni e ato rekate që u kanë kaluar plotësoni.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:32

Porosia 6.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije që të kemi kujdes për plotësimin dhe drejtimin e safëve (rreshtave) gjatë namazit.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë: (Para se të filloni namazin)

- Drejtoni radhët,
- Ngjitni supet me njëri tjetrin,
- Plotësoni vendin e lirë në saf,
- Lironi vend atij që don të hyjë në saf,
- Mos i leni vend shejtanit ndërmjet jush
- Kush e plotëson safin, All-llahu është me atë, e kush e këput safin All-llahu këput lidhjen me të.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:32

Porosia 7.

Nga kjo porosi mësojmë se sunnetet e rëndomta dhe namazet e tjera nafile duhet falë në shtëpi.

Prej Ebu Dher-rit transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

O njerëz faluni në shtëpitë tuaja, ngase namazi në shtëpi është më i pranuar dhe më i vlefshëm përpos farzeve.(sepse farzet është më mirë të fallen në Xhami).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:32

Porosia 8.

Nga kjo porosi mësojmë se dita e xhuma është dita më e vlefshme për t'i dërguar salavat Pejgamberit a.s.
Prej Aus bin Ausit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Dita më e lavdëruar është dita e xhuma, andaj sa më shumë më çoni salavat ngase salavati juaj më paraqitet mua.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 9.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije se besimtari më shum duhet të punojë se sa të bëjë pyetje e të polemizojë.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se ka thënë: E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. duke thënë:

- Nga gjërat që ju kam ndaluar largohuni,
- gjërat që ju kam porositur zbatoni sa të keni mundësi.
Ata që ishin para jush u bënë helaq (u zhdukën), sepse bënin shumë pyetje dhe kundërshtonin Pejgamberët e vet.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 10.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na bënë me dije se besimtari gjithmonë duhet pasur frikë nga hidhërimi i All-llahut dhe të përpiqet të bëjë vepra të mira.
Prej Ebi Dher bin Xhenade dhe Muadh bin Xhebelit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

- Frigohu prej All-llahut kudo që të jeshë,
- nëse bën ndonjë vepër të keqe, pas saj bëne një të mirë do t'a shlyesh atë (të keqen),
- dhe ndaj njerëzve sillu me sjellje të mirë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 11.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi përfshin disa vepra me të cilat besimtari meriton shpërblimin e All-llahut, Xhennetin.
Prej Ebi Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

- Ndani ushqimin (të varfërve)
- Përshëndetni njëri tjetrin me selam
- Mbani kontakte të mira me farefisin tuaj
- Falni namaz natën kur njerëzit flejnë
Do të hyni në Xhennet të sigurt duke mos u frikësuar dhe do t'ju përshëndesin Melekët me selam.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 12.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari duhet të jetë i kujdesshëm për emërtimin e fëmijës së vet.
Prej Ebi Derdasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Ditën e Gjykimit do të thirreni sipas emrit tuaj dhe të prindërve tuaj, andaj emërtoni fëmijët tuaj me emra të mirë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 13.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari duhet t'i ketë gjashtë veti të çmuara që të fitojë Xhennetin.
Prej Ajjad bin Samit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Më garantoni për gjashtë gjëra që t'ua garantoj Xhennetin.
- Kur të flitni, thoni të vërtetën.
- Kur të premtoni zbatojeni premtimin.
- Kur t'ju lihet diçka emanet, çone në vend.
- Ruani nderin tuaj (nga prostitucioni).
- Ruani sytë tuaj nga të shikuarit haram.
- Ruani duart tuaja (nga të bërit keq).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 14.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari duhet të jetë i ndershëm i sjellshëm dhe fisnik.
Prej Ebu Hurejres r.a transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

- Kush beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit le ta nderojë mysafirin.
- Kush beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit le të mbajë lidhje të mira me farefisin e tij.
- Kush beson All-llahun dhe Ditën e Gjykimit le të thotë fjalë të dobishme ose le të heshtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 15.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari duhet të jetë mirënjohës ndaj të mirave të All-llahut dhe të sillet mirë ndaj njerëzve.
Prej Ebu Dherit r.a. transmetohet se ka thënë:
Miku im (Pejgamberi a.s.) më ka porositur të mos i shikoj ata që janë më lartë se unë (me pasuri, pozitë, shëndet etj.), por t'i shikoj ata që janë më poshtë se unë.
Më ka porositur t'i dua të ngratët dhe të rrij me ta.
Më ka porositur të sillem mirë me të afërmit dhe t'i vizitoj ata, edhe nëse ata më kthejnë shpinën.
Më ka porositur që të them të vërtetën, po edhe nëse ajo është e hidhur.
Po ashtu më ka porositur që sa më shumë të them:
LA HAULE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH, sepse ajo është një arkë me gjëra të çmuara nga arkat e Xhennetit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 16.

Pejgamberi a.s. na mëson që adhurimin tonë t'ia kushtojmë vetëm All-llahut të lartmadhëruar.
Prej Abdullah bin Omerit dhe Abdullah bin Asit r.a. transmetohet se Muadh bin Xhebeli kur ka dashur të udhëtojë i ka thënë Pejgamberit a.s.
O i Dërguar i All-llahut, më këshillo.
Pejgamberi a.s. ka thënë:
- Adhuro All-llahun e mos i shoqëro Atij asgjë. Muadhi tha: O i Dërguar i All-llahut, më këshillo. Pejgamberi a.s.tha:
- Kur të bësh ndonjë mëkat, menjë-herë bën një vepër të mirë. Ai tha: O i Dërguar i All-llahut, më këshillo edhe më. Pejgamberi a.s.tha:
- Bëhu i qëndrueshëm në të drejtë dhe ki sjellje të mirë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 17.

Nga kjo porosi mësojmë se pajtimi mes njerëzve është një vepër e vlefshme.
Prej Enesit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. Ebi Ejjubit i ka thënë:
A dëshiron të lajmëroj për një tregti që me të do të shpëtosh nga dënimi e do të meritosh kënaqësinë dhe shpërblimin e All-llahut? Ai tha: Po (Pejgamberi a.s. tha): Pajtoi njerëzit kur ata mes vete hidhërohen dhe afroi kur ata largohen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:33

Porosia 18.

Nga kjo porosi mësojmë se dhikri (të përmendurit All-llahun), qetëson zemrën dhe shpirtin e muslimanit.
Prej Ibni Omerit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Përpos dhikrit mos folni shumë, sepse të folurit shumë, ashpërson zemrën. Njerëzit më largë All-llahut janë ata që kanë zemër të ashpër.
(Zemër e ashpër është ajo, në të cilën nuk ndikon këshilla, Kur'ani e as ndodhitë të cilat zbusin zemrën e njeriut).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:34

Porosia 19.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari gjithmonë duhet të jetë i drejtë.
Prej ibni Mes'udit r,a transmetohet se Pejgamberi a,s ka thënë:
Keni kujdes që gjithmonë të jeni të drejtë, sepse e drejta qon drejtë mirësisë, mirësia qon në Xhenet,dikush prej njerëzve vazhdon duke folur dhe punuar drejt deri sa të shkruhet tek All-llahu i drejtë, po ashtu keni kujdes që t'i shmangeni gënjeshtrës, sepse gënjeshtra çon në punë të ndyra, e ato çojnë në zjarr.
Njeriu vazhdon të gënjej derisa të shkruhet tek All-llahu gënjeshtar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:34

Porosia 20

Nga kjo porosi mësojmë se hixhreti (shpërngulja më e mirë është largimi nga gjunahet).
Prej Ummi Enesit r.a transmetohet se ajo i ka thënë Pejgamberit a.s;
O i Dërguar i All-llahut, më këshillo. Pejgamberi a.s tha;
Largohu prej gjunaheve, do të bësh shpërnguljen më të mirë.
Zbato farzet, sepse ato janë xhihadi më i vlefshëm, përmende
All-llahun gjithmonë, sepse ti nuk mund të bësh ndonjë punë më të dashur tek All-llahu, përpos të përmendurit e Tij sa më shumë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:34

Porosia 21.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari gjithmonë duhet nxituar drejt punëve të mira para se të bëhet vonë.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Nxitoni në punë (të mira) para se të ndodhë ndonjëra nga shtatë gjërat e vështira:
- Vallë, a mos pritni varfërinë e t'ju shtyjë të harroni (punët e ahiretit)
- apo pasurinë e cila ju shtynë të azdiseni e të bëheni zullumqar,
- apo ndonjë sëmundje që t'ju shkatërrojë shëndetin tuaj,
- pleqërinë e cila ju humb (fuqinë),
- apo vdekjen që ju rri në pritje,
- apo Dexhallin, më e keqja që mund të ndodhë,
- ose, vallë, mos po pritni Ditën e Kijametit, e cila është më e vështirë dhe më e hidhur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:34

Porosia 22.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vëmendjen që të nxitojmë drejt punëve të mira që të shpëtojmë nga telashet që mund të na godasin.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Nxitoni në punë të mira para se të ndodhin trazira, që do të jenë sikur errësira e mesnatës, dikush do të zgjohet në mëngjes mu'min (besimtar), ndërsa në mbrëmje mbetet pa iman, do ta shet fenë e vet për ndonjë interes tëkësaj bote.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:34

Porosia 23.

Nga kjo porosi mësojmë se të larit e xhenazes përkujton ahiretin.
Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:`
Unë ty të këshilloj me një këshillë, nëse ti e mban në mend (dhe vepron me të) shpresohet të keshë dobi prej saj.
- Vizitoi varrezat se ato të përkujtojnë ahiretin,
- laj të vdekurin sepse të parit e trupit të vdekur (të shtangur) dhe larja e tij është një këshillë, mësim i madh,
- fale namazin e të vdekurve, se ndoshta me të zbutet zemra dhe pikëllohet, kurse i pikëlluari është nën mëshirën e All-llahut,
- qendro afër të ngratëve, ulu me ta dhe kudo që t'i takosh përshëndeti me selam.
- Rri me ata dhe ushqehu bashkë me njerëzit e sprovuar, nëse don të jeshë modest ndaj All-llahut
- Vesh rrobe të trasha, të ashpra që të mos depërtojë tek ti mendjemadhësia dhe vetmashtrimi.
- Po ndonjëherë, zbukurohu kur të adhurosh Zotin tënd, për të qenë i bukur dhe i pastër gjatë ibadetit, e jo për krekosje para njerëzve.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:34

Porosia 24.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari duhet të japë nga pasuria e tij kur ai është i nevojshëm për të.
Prej Xhundub bin Xhenadeh r.a. transmetohet se ai e ka pyetur Pejgamberin a.s.:
O i Dërguar i All-llahut, cila sadaka (lëmoshë) është më e vlefshme? Ai u përgjigj: Ajo të cilën e jep njeriu kur ai vet ka nëvojë, e ia jep të varfërit fshehurazi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 25.

Nga kjo porosi mësojmë se të kërkuarit dituri, mësimi dhe studimi janë më të vlefshme se sa falja e namazit nafile.
Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:
O Ebu Dherr, të mësosh një ajet nga libri i All-llahut (Kur'ani) është më e dobishme se sa të falësh njëqind rekate (nafile namaz).
Të përpiqesh që të përfitosh diç nga dituria do të ishte më mirë se sa të falish njëmijë rekate (nafile).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 26.

Nga kjo porosi mësojmë se në dhikrin e All-llahut ka shpërblim poashtu në heshtje nga fjalët e këqija ka shpëtim.
Prej Ebu Dherrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:
Të këshilloj: të ruhesh nga hidhërimi i All-llahut, nëse don të jesh i shpëtuar? Lexo Kur'an, bën dhikër, (përmende All-llahun) sa më shumë do të përmendesh lart në qiej, dhe do të kesh dritë në tokë.
Po ashtu të porosis që mos të flasish shumë, përpos kur fjala është e dobishme, përndryshe vazhdo në heshtje, sepse ajo dëbon djallin dhe të ndihmon në punët e fesë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 27.

Nga kjo porosi mësojmë se kur jemi rehat e mirë nuk duhet harruar All-llahun por gjithmonë Atë duhet lutur.
Prej Ebi Derdasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. atij i ka thënë:
Lutju All-llahut dhe adhuro atë kur je në rehati, nëse dëshiron që Ai të të përgjigjet kur do të jesh në vështirësi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 28.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na mëson që gjithmon të jemi të pregatitur, të aftë dhe të qëndrueshëm.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu se i dobti, por çdonjëri është i dobishëm.
Shpejto në atë që ke dobi,
kërko ndihmë prej All-llahut dhe mos u bën i pa aftë (mos u dorëzo).
Nëse të godet diç (e pa dëshirueshme), mos thuaj: sikur ta kisha bërë këtë e këtë do të ishte kështu e kështu, ngase thënia sikur ( ta bëja këtë.) hap derën e shejtanit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 29.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari gjithmonë duhet të jetë i pastër, i disponuar dhe duhet t'i shmanget shpifjes së vëllezërve të vet.
Abdullah bin Mes'udi r.a. thotë:
Më ka këshilluar Pejgamberi a.s. dhe më ka thënë: O Abdulla, kur të jesh duke agjëruar parfumosu,
bëhu i disponuar, mos u trego i hidhëruar, i mërrolur, përgjigju ftesës së muslimanëve se atë e ke obligim, përpos nëse ke arsye nuk mban përgjegjësi.
Falja namazin e xhenazes atij që vdes prej miletit tonë (muslimanëve), po edhe sikur të jetë mëkatar i madh.
O Abdullah sikur t'i shkosh All-llahut me mëkate të mëdha sikur kodra, do ta kesh më lehtë sesa të shpifësh, të dëshmosh rrejshëm kundër ndonjë besimtari.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 30.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari nuk duhet harruar ahiretin, po ashtu nuk duhet t'i nënçmojë të tjerët.
Prej Ebu Bekrit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:
O Ebu Bekër, kur të shohish njerëzit duke bërë gara pas dunjasë, ti kërko ahiretin dhe përmende All-llahun pranë çdo guri dhe druri, All-llahu do të përmend ty kur do ta përmendish Atë,
mos nënçmo askend prej muslimanëve sepse atë musliman që ju e shihni (konsideroni) pa vlerë, ai tek All-llahu mund të jetë i vlefshëm.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 31.

Nga kjo porosi mësojmë se Pejgamberi a.s ka qenë i kujdesshëm për t'i mësuar besimtarët.
Prej Ebu Bekrit r.a. transmetohet se ka thënë:
Më ka urdhëruar Pejgamberi a.s. që çdo mëngjes dhe mbrëmje, po edhe para se të flejë të them: ALL-LLAHUMME FATIRIS-SEMA-VATI VEL ERD ALIMUL GAJBI VESH-SHEHADE.
O Zoti im, (Ti je) krijues i qiejve dhe tokës, Ti e din të fshehtën dhe të dukshmen.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 32.

Nga kjo porosi mësojmë se besimtari duhet të dojë për të tjerët atë që don për vete dhe të jetë i kënaqur me atë që All-llahu i ka dhuruar.
Prej Ebi Derdasë r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:
O Ebi Derda, me fqiun sillu mirë nëse don të jeshë besimtar,
dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete do të jeshë i shpëtuar,
kënaqu me atë që All-llahu ka caktuar për ty dhe do të jesh njeriu më i pasur.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 33.

Nga kjo porosi kuptojmë se Pejgamberi a.s gjithmonë na ka mësuar se ku mund ta gjejmë shpëtimin dhe nga cilat punë duhet të shmangemi.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. i ka thënë:
A ka kush i merr prej meje disa fjalë, (mësime) i zbaton dhe ua mëson të tjerëve?
Unë thashë: Unë o i Dërguar i All-llahut, (ai) më mori për dore, numëroi pesë dhe tha:
O Ebu Hurejre, ik nga të ndaluarat do të jesh personi që më së miri ke adhuruar All-llahun.
Kënaqu me atë që All-llahu ka caktuar për ty, do të jeshë më i pasuri ndër njerëzit.
Sillu mirë me fqiun, të jeshë besimtar,
duaje për njerëzit atë që don për vete që të jeshë i shpëtuar,
mos qesh shumë se të qeshurit shumë ta mbyt zemrën.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:35

Porosia 34 .

Nga kjo porosi mësojmë se duhet të jemi të kujdesshëm për kohen e namazeve, për prindërit dhe të luftojmë në rrugë të All-llahut
Prej Abdullah bin Mes'udit r.a. transmetohet, se ka thënë:
E kam pyetur Pejgamberin a.s. se cila punë është më e mirë? Pejgamberi a.s. tha:
Namazi në kohën e vet,
rrespekti ndaj prindërve dhe
lufta në rrugën e All-llahut.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:36

Porosia 35.

Pejgamberi a.s. në këtë porosi ka cekur njëzet e tre pika të cilat janë të nevojshme për çdo besimtarë.
Transmetohet prej Muadh bin Xhebelit r.a. se ka thënë:
Më mori Pejgamberi a.s. për dore dhe më tha:
O Muadh të këshilloj të kesh frikë All-llahun,
të thuash të vërtetën,
të zbatosh premtimin,
të çojsh në vend emanetin,
mos tradhtosh,
të mëshirosh jetimin,
të mbrohesh prej hakut të fqiut,
të fshehish hidhërimin,
të flasish me urtësi,
t'i përshëndetësh të tjerët me selam,
të rrespektosh udhëheqësin (e drejtë),
kupto Kur'anin,
duaje ahiretin,
frikësohu prej llogarisë,
pak shpreso,
puno shumë (punë të mira),
kursesi mos të fyesh ndonjë musliman,
mos beso gënjeshtarin,
mos shpall të drejtin gënjeshtar,
mos kundërshto imamin e drejtë,
mos shkakto trazira në sipërfaqen e tokës.
O Muadh: përmende All-llahun pranë çdo guri dhe druri,
pendohu për çdo mëkat,
për të fshehurin fshehurazi e për të dukshmin haptazi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:36

Porosia 36.

Kjo porosi sihariqon thirrësit në rrugë të All-llahut.
Prej Muadhit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
O Muadh: Po të bëhesh ti shkaktar e të u dhëzohet (në Islam) një njeri prej mosbesimtarëve, do të jetë më e dobishme për ty sesa të kesh ca deve të kuqe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:36

Porosia 37.

Me këtë porosi Pejgamberi a.s na mëson se si të shprehim nënshtrimin tonë të plotë ndaj All-llahut Fuqiplotë.
Prej Ebij Amarete bin Azib r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Kur të biesh në shtrat thuaj:
ALLAHUMME ESLEMTU NEFSIJ ILEJKE, VE VEXHEHTU VEXHHI ILEJKE,VE FEVEVTU EMRIJ ILEJKE, VE ELXHE'TU DHAHRI ILEJKE, RAGBETENVE REHBETEN ILEJKE, LA MELXHEE VELA MENXHEE MINKE IL-LA ILEJKE, AMENTU BI KITABIKEL-LEDHII ENZELTEH VE BI NEBIJJIKE EL-LEDHI ERSELTE.
"O Zoti im, shpirtin tim Ty ta dorëzoj, kah Ti kthehem, Ty të mbështetem, Ty të frikohem dhe në Ty shpresoj, s'ka shpëtim dhe strehim përveç se te Ti. I besoj librit Tënd (Kur'anit) që e zbrite, dhe Pejgamberit që Ti e dërgove".
O Ebi Ammare nëse ti vdes gjatë kësaj nate, vdes me iman (besim)të vërtetë, e nëse zgjohesh, zgjohesh me të mira.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:36

Porosia 38.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vërejtjen që t'iu shmangemi shtatë mëkateve të cilat janë shumë të dëmshme për besimtarin.
Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
Ruhuni nga shtatë mëkatet të cilat ju çojnë në zhdukje, (shokët e tij) thanë:
E cilat janë ato o i Dërguar i All-llahut ?
Pejgamberi a.s. tha:
Të bërit rival, ortak All-llahut,
sihri (magjia)
mbytja e njeriut të cilin akt All-llahu e ka ndaluar, përpos nëse ajo bëhet me të drejtë ,
ngrënia e kamatës,
ngrënia e pasurisë së jetimit,
të ikurit nga fronti i luftës dhe
shpifja ndaj femrës së ndershme muslimane.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Alberti Sun 5 Sep 2010 - 23:36

Porosia 39.

Kjo porosi na bën të kuptojmë se besimtari nuk duhet të flejë para se të dëshmon njësimin e All-llahut dhe të kërkojë nga Ai që ta mbrojë nga sherri i njerëzve dhe i xhinëve.
Prej Ukbe bin Amirit r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:
O Ukbe bin Amir a dëshiron që t'i mësoj ty tre sure (kaptna) të cilat kanë qenë të zbritura në Tevrat, Inxhil, Zebur dhe në Kur'anin e Madhërishëm? Unë thashë (thotë Ukbe): Po, o i Dërguar i All-llahut. Pejgamberi a.s. m'i këndoi: KUL HUVALL-LLAHU EHAD, KUL EUDHU BI RABIL FELEK dhe KUL EUDHU BI RABIN-NAS. Pastaj tha:
O Ukbe mos i harro këto, dhe mos të fleshë asnjë natë para se t'i lexosh këto sure.
Ukbe thotë: Unë kurrë s'i kam harruar dhe kurrë s'kam fjetur para se t'i këndoj këto sure.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

70 Porosi Të Muhamedit A.s.  Empty Re: 70 Porosi Të Muhamedit A.s.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi