Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:13

DIJETARET ISLAMIK

Ne univerzitetet e njohura arabe te Kordoves,Seviles,dhe Toledos vinin
studentet nga vende te ndryshme te Evropes.Ne Toledo,ishte biblioteka me
e madhe ne Evrope,ndersa ne vitin 1130 eshte themeluar instituti i
perkthimeve.Nen protektoratin e kryepeshkopit Rejmond eshte nisur me
perkthime prej gj.arabe ne ate latine.Keto punime kane vazhduar ne
shekullin 12,13 dhe 14.
Ne keto qendra te diturise jane shkolluar dijetare te medhenje te asaj
kohe:Gerbert de Aurillac,Papa Silvestar ll,Adelard von Bath,Leonard de
Pisa(rifilluesi i matematikes ne okcident),Alberti i Madhe,Roger
Bacon,Michael Scot,Danile Morlej,Alphonse X,Toma Akvinski,Herman
Gjermani,Duns Scot,Wilhelm de Ocam dhe Arnold Villeneuve.Vete Gerhard
Kremonski ka perkthyer 71 vepra prej gj.arabe ne ate latine.Ne kete
menyre evropianet kane perjetuar rilindjen e cila ka patur ndikim me
shekuj mbi ta.
Medicina arabe ka pasur nje rendesi te madhe ne perendim.Ne disa
univerzitete evropiane,veprat arabe jane shfrytezuar si baze e mesimit
ne medicine deri ne shek.e XVlll.Ndersa deri ne shek-Xl medicina
perendimore nuk ka ekzistuar fare.Mbasi eshte fituar njohuria mbi
arritjet ne fushen e medicines nga spanja islamike,keto arritjet jane
vendosur ne univerzitete evropiane,dhe medicina si shkence eshte
etabluar ne perendim.Shkenctaret e pare dhe profesoret e univerziteteve
te posaformuara ishin ne te vertet nxenesit e atehershem te shkenctareve
arab.
Per te lehtesuar studimet ne medicin,mbreti francez Henri lll,ka
themeluar ne kolegjin Royal te Parisit institutin per mesimin e
gj.arabe.Salerno,si qendra e diturise medicinale ne Itali ishte i
organizuar kryesisht sipas shkollave arabe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:14

Rhazesi(ar Raziu):

Ishte njeri prej teorikeve me te medhenje te medicines.Ka shkruar mbi 220 punime shkencore prej te cilave disa ishin enciklopedi te verteta.Veprat e tija jane perkthyer ne gj.latine dhe jane studijuar deri ne shek. e XVll.Ai ka shkruar perhere te pare mbi:"fruthin dhe ulceren e lekures".Historiani i medicines May Neuburgeri thote:Ky punim cdokund quhet si nje punim me gjenial ne fushen e medicines."Raziu ishte themeluesi i hemoterapise".Karl Sud-hofi e verteton qe ar-Raziu eshte nje nder me te medhenjte ne Bote(ne fushen e medicines).

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:14

Ibn Sina(lat.Avicena)

Ibn Sina ishte mjeku me i shquar ne mesjete, te cilin e quanin"i pari i mjekeve".Ai ishte gjeniu me nje dituri te jashtezakonshme enciklopedike.Vepra e tij kryesore ishte"Al Kanuni"(lat.Canon Medicinae)i cili eshte studijuar ne Evrope ne periudhen 600 vjecare.Duke i falenderuar atij sot kemi pershkrimin e sakte te irisit,,lekures se syrit,mekanizmit te pershtatjes te syve,si dhe te pozites te muskujve ne mbrendine e syrit.Ai ishte aktiv edhe ne gjeologji.Per shkak te pershkrimit te Maleve,Garrison e quan ate:"Baba i gjeologjise".

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:14

Ebu Kasimi(lat.abulcasis)

Nga ez zahra afer kordoves ishte kirurgu me i madhe arab,vepra e te cilit ka ndikuar ne themelimin e kesaj shkence ne Evrope.Pa dyshim se mjeket arab ishin me te fuqishem se sa koleget e tyre Evropiane.Ebu Kasimi ishte kirurgu i pare i cili ka pershkruar ndaljen e arteries dhe i cili ka vendosur menyren "catgut shav".
Mjeket e syve kane kontribuar shume ne fushen e oftalmologjise.Ne vepren e tij te njohur"optika"veper e cila ishte pikenisje e studimeve te Rogger Baconit dhe Kepplerit,Ibn el haithami detajisht e pershkruan syrin dhe menyren e formimit te figurave ne tru.,te cilet lindin me shikim.
Nje prej arritjeve me te mira te medicines arabe ishte edhe organizimi i psikiatrise.Historiani Neuburger shkruanuhet posacerisht te permendet se te semuret psiqik ne vendet Islame u mjekoheshin me vemendje te madhe, ndersa ne Evrope te semurit psiqik u trajtoheshin sikurse kriminelat.Psikiatria e pare eshte themeluar ne vitin 765 ne Bagdad,qe do te thote,700 vjete me heret se sa institucioni i pare ne Evrope i cili u hape ne vitin 1410 ne Valence(Spanje).
Muslimanet ishin te paret ne Matematike.Sipas Carra de Vaux,zero ishte e njohur tek arabet me se paku 250 vjete para Evropianeve.Matematicienti me i njohur arab ishte Muhammed el kavarizmi.Ai ka patur ndikim te madhe mbi shkenctaret Evropiane.Kur jane perkthyer veprat e tija mbi matematiken dhe algjebren(prej fjales arabe al-gjebr),ne gj.latine,ata kane pasur ndikim te madhe jo vetem ne keto shkenca por ishin edhe si baze per arritjet e pakufijshme ne astronomi.
Fizicienti gjenial Al Biruni ka vertetuar peshen specifike te elementeve.gjilperen ne kompas e kane zbuluar shkenctaret muslimane,ndersa perdorimin e saj praktik e kane persosur detaret muslimane,te cilet kane prezentuar Evropianeve.Astronomet muslimane poashtu kane bere shume hapa te rendesishme ne kete fushe.Do te permendim fjalet e Nallinit,i cili thote mbi Al Battaniun.Al Battaniu ka zbuluar me precizitet te pabesueshem "pjerresine ekliptike","gjatesin e vitit tropik","gjatesine e stineve te vitit","rrotullimin e diellit",henes dhe planeteve.Ai ka deklasuar mesimet e ptolomeut mbi poziten e diellit dhe ka zbuluar periudhen kohore dhe eklipsin e diellit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:14

Ibn SINA (Avicena)
[981 - 1037]

Nga Dr. A. Zahoor

Ibn Sina, i njohur në perëndim me emrin Avicena, ishte fizikanti, filozofi, enciklopedisti, matematicienti dhe astronomi më me famë i kohës së tij. Kontributi kryesor i tij në shkencën e mjekësisë ishte libri i tij i famshëm "El-Kanun fi el-Tibb", i njohur në perëndim me titullin "Kanuni". Asnjë shqyrtim në shkencën e mjekësisë nuk mund të kompletohet pa iu referuar Ibn Sinas. Ebu Ali el-Husein ibn Abdullah ibn Sina lindi më 981 në Afshan afër Buharës (Azia Qëndrore).



Në moshën 10 vjeçare ai u bë me përvojë në studimin e Kur'anit dhe shkencave themelore. Studioi logjikën nga Ebu Abdullah Natili, filozof me famë i asaj kohe, dhe studimi i tij i filozofisë përfshinte libra të ndryshëm të dijetarëve grek si dhe musliman. Në rininë e tij ai tregoi zgjuarsi të mrekullueshme në mjekësi dhe u bë i njohur në rethinë. Në moshën 17 vjeçare ai kuroi me sukses Nuh ibn Mensurin, mbretin e Buharës, nga nje sëmundje nga e cila të gjithë fizikantët e njohur kishin hequr dorë. Me shërimin e tij, mbreti Mansur kishte dëshirë ta shpërblente atë, por fizikanti i ri të vetmën dëshirë e kishte që t'i lejohej perdorimi i biblotekës së pasur të mbretit.
Mbas vdekjes së babait të tij, Ibn Sina udhëtoi për në Xhurxhan ku aty ai takoi bashkëkohasin e njohur të tij Ebu Reihan el- Biruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai shkruajti librin e tij të famshëm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në Hamadan ku edhe vdiq në vitin 1037.

"El-Kanun fi el-Tibb" (Kanuni i Mjekësisë) është një enciklopedi vigane me mbi një milion fjalë. Libri shqyrton njohuritë mjekësore të vlefshme nga burimet e lashta si dhe muslimane. Për shkak të trajtimit sistematik, formës së përkryer si dhe vlerës thelbësore, Kanuni ua kalon të gjthë librave të kohës dhe qëndron suprem për gjashtë shekuj. Ibn Sina jo vetëm që përmblodhi diturinë ekzistuese por ai gjithashtu dha kontribut të madh origjinal. Libri "El-Kanun fi el-Tibb" flet për mjekësinë e përgjithshme, drogat e ndryshme (706 lloje), sëmundjet që ndikojnë në të gjitha pjesët e trupit nga koka deri tek këmbët, në veçanti patologjinë dhe farmaceopinë. Njihej si libri më autentik mjekësor.
Ndër kontributet e tij origjinale janë arritjet sikur njohja e natyrës infektuese të tuberkulozit, përhapja e sëmundjeve përmes ujrave të zeza, dhe ndërlidhja në mes psikologjisë dhe shëndetit. Ishte i pari që shpjegoi sëmundjen e meningjitit dhe i dha kontribut të veçantë anatomisë, gjineokologjisë dhe shëndetit të fëmijëve. Gjithashtu ai ishte i pari që sugjeroi mjekimin e fistelës së gjendrave të lotëve dhe prezentoi sondën (vegël për mjekim) për kanalin.
Kanuni i Ibn Sinas përmban shumë zbulime anatomike të cilat edhe sot pranohen. Ibn Sina ishte shkencëtari i parë i cili shpjegoi minutën dhe i pari paraqiti grafikun e syrit me pjesët e tij përbërëse si për shembull, të bardhit e syrit, kornea, koroidi, iridën, retinën, nervin optik dhe të tjera.

Ibn Sina kundërshtoi hamendjet dhe supozimet në anatomi dhe u sugjeroi fizikantëve dhe kirurgëve që diturinë e tyre ta bazojnë në studimet e trupit të njeriut. Ai vërejti që Aorta përmban tre valvola të cilat hapen kur gjaku vërshon në të nga zemra gjatë tkurrjes dhe mbyllen gjatë çlirimit të zemrës që gjaku të mos mund të kthehet mbrapsht në zemër. Ai pohonte se lëvizjet muskulare janë të mundura për shkak të nervave të lidhura me to, si dhe perceptimi i dhimbjeve në muskuj gjithashtu është për shkak të nervave. Për më tepër, ai vëzhgoi që shpretka e mëlçisë dhe veshka nuk përmbajnë asnjë nerv por nervat janë të ngulitura në mbështjellësit e këtyre organeve.

Kanuni është përkthyer në latinisht nga Gerardi i Kremnës në shekullin 12. Libri u bë tekst për mësimin e mjekësisë në shkollat evropiane. Nevoja për të vërtetohet me faktin se në tridhjetë vitet e fundit të shekullit pesëmbëdhjetë është botuar gjashtëmbëdhjetë herë, 15 në latinisht dhe 1 botim në gjuhën hebreje si dhe është ribotuar mbi njëzet herë në shekullin gjashtëmbëdhjetë. Në vitin 1930, Kameron Gruner e përktheu pjesërisht këtë libër në gjuhën angleze me titullin " Një trajtim mbi Kanunin e Mjekësisë së Aviçenës". Nga shekulli dymbëdhjetë deri në atë shtatëmbëdhjetë libri ka shërbyer si udhërrëfyes kryesor në shkencat mjekësore në perëndim. Dr. William Osler, autori i librit "Evolucioni i Shkencës Moderne" shkruan: " Kanuni ngeli si bibël mjekësie për kohë të gjatë më shumë sesa çdo punim tjetër."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:14


Kitab el-Shifa, Libri i Shërimit i Ibn Sinës është një enciklopedi filozofike e cila përfshin një horizont të gjerë njohurish nga filozofia dhe shkenca. Filozofia e tij përfshin atë të Aristotelit, infuencën Neoplatonase si dhe mendimet e dijetarëve musliman. Në përkthimin latin libri njihet me emrin "Sanatio". Pranë librit Kitab el-Shifa gjithashtu janë të njohura edhe punimet e tij si el-Naxhat dhe Isharat. gjithë fushën e filozofisë ai e ndanë në dy kategori: njohuritë teorike dhe njohuritë praktike. E para përfshin fizikën, matematikën dhe metafizikën, kurse e fundit etikën, ekonominë dhe politikën.

Ibn Sina gjithashtu dha kontribut në matematikë, fizikë, muzikë dhe lëmi të tjera. Ai bëri disa vëzhgime astronomike dhe shpiku një instrument për të rritur preçizitetin në lexim. Në fizikë ai kontriboi në studimin e formave të ndryshme të energjisë, nxehtësisë, dritës dhe mekanikës si dhe disa koncepte si forca, vakumi dhe infiniti. Ai parashtroi një ndërlidhje në mes kohës dhe lëvizjes dhe gjithashtu bëri studime në gravitacionin specifik si dhe përdori termometër ajror.
Në lëndën e kimisë, ai nuk besonte në mundësinë e shndërrimeve kimike në metal. Këto mendime ishin në kundërshtim të plotë me ato të kohës së tij. Vepra e tij për mineralet ishte një nga burimet kryesore për enciklopedistët krishterë në fushën e gjeologjisë të shekullit të trembëdhjetë.

Në lëminë e muzikës, kontributi i tij ishte një përmirësim i punës së Farabiut dhe me diturinë e tij i tejkalonte dijetarët e asaj kohe të kësaj fushe.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:15

Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
(Averroes)
(1128 - 1198 e.r)


Ibn Rushdi ishte nje gjeni i hapesirave enciklopedike. Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori i madh i filozofise se Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te klerikeve kristiane ne mesjete perfshire ketu edhe njerez si St. Tomas Akuinas.



Shpesh ai kishte vizita nga njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise dhe ceshtje ligjore. Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd ( i njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne Kordove, Spanje ne vitin 520 v.h. (1128 e.r). Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte e njohur per dituri dhe kjo i dha atij mjedis te pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.


Ne moshen 27 vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te ndihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamik. Nen ndikimin e fuqishem te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169 e.r.)

Ne moshen 44 vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai perktheu dhe permblodhi nje nga librat e Aristotelit me titullin "de Anima". Ky liber ishte perkthyer ne latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant per Kalifin.

Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte i interesuar ne filozofi dhe logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte i interesuar ne mjekesi. Sipas filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me subjekte te ndryshme.

Nje shqyrtim i kujdesshem i veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh i permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi i vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne Zot dhe Njesine e tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:15

Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote
dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon dy dege:
(1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe
(2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjekesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe shendeti shpirteror quhet "Takua" ( i drejte dhe i frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.

Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike, mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te lidhura me filozofine, mjekesine dhe ligjin. Ai shkruajti
20 libra per mjekesine.

Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se al-Gazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
dijetareve muslimane lidhur me kete liber i cili megjithate ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave eksperimentale. Pikepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e Aristotelit te cilat ishin te njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin Xhami mund te konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me emrin Talkhis dhe me e gjata me emrin Tefsir. Keto tre komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me i gjate ne fakt ishte nje kontribut origjinal i bazuar me teper ne analizen e tij perfshire te interpretimit te koncepteve te Kur'anit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:15

Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth filozofise dhe llogjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte i pafajshem ne shume pikepamje te te ashtquajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e tij "Kontributi i Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Tomas Akuinas ishte "dishpeulli i pare i komentatoreve te medhenje si psh Averroes. Albert Alagnusi i eshte borxhli Avicennas, St. Thomas i eshte borxhli per gjithshka Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi At Asin Palacios, i cili beri studime intensive rreth teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes ) kishte mbi Teologet me te medhenj Katolike."

Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese, kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak. Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231.

Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te tjera.

Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12 deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e 14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:15

Ibn KHALDUNI
[1332 - 1395]

Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)

Ibn Khalduni në përgjithësi njihet si themeluesi dhe babai i socioligjisë dhe i shkencave të historisë. Ai më së miri njihet për veprën e tij të famshme "Mukaddimah", apo siç quhet në perëndim "Prologomena". Abd el-Rrahman Ibn Muhamed, i njohur si Ibn Khaldun, lindi më 1332 në Tuniz në një familje me pozitë të lartë të migruar nga Sevilja e Spanjës muslimane. Paraardhësit e tij ishin arabë jemenitë të cilët u vendosën në Spanjë që vitet e para të qeverisjes muslimane në shekullin e tetë.



Gjatë viteve të tij të para të edukimit, Ibn Khalduni fitoi eksperiencë nga pjesëmarrja aktive e familjes së tij në jetën intelektuale dhe në një farë mase edhe politike të qytetit. Në shtëpinë e tij ishin të shpeshta vizitat nga udheheqësit intelektual dhe politik të shteteve islame të perëndimit (Afrika e Jugut dhe Spanja), shumica e të cilëve gjetën strehim aty. Ibn Khalduni u edukua në Tuniz dhe Fiz ku dhe studioi Kur'anin, traditën e Profetit Muhammedit (a.s.) dhe lëmitë e tjera të shkencave islame sikur teologjinë dialektike dhe sheriatin. Gjithashtu studioi letërsinë arabe, filozofinë, matematikën dhe astronominë. Ende në moshën adoleshente ai hyri në shërbim të udhëheqësit egjiptian Sulltan Berkuk.

Ibn Khalduni kaloi një jetë aktive në politikë para se të fillonte të shkruante kryeveprën e tij të famshme për histori. Ai punoi për udhëheqësit në Tuniz dhe Fiz (tani Marok), Granadë (Në Spanjën muslimane si dhe në Biaja (në Afrikën e Jugut). Në vitin 1375, Ibn Khalduni kaloi në Granadë (Spanjën Muslimane) i lodhur dhe i zemëruar vetëm për të ikur nga trazirat në Afrikën e Jugut. Fatkeqësisht, për shkak të së kaluarës së tij, udhëheqësi i Granadës e përzuri atë. Më pas ai u kthye në Algjeri për të kaluar katër vite në një fshat të vogël me emrin Kalat ibn Salama. Po në këtë vend ai shkroi "Mukaddimah", vëllimin e parë të historisë botërore që i siguroi atij vend të amshuar ndër historianët, sociologët dhe filozofët. Ende karriera e tij ishte e pa sigurtë për shkak të trazirave në Afrikën e Jugut. Përfundimisht u shpërngul në Egjipt ku edhe kaloi njëzet e pesë vitet e tij të fundit. Ne Egjipt ai jetoi i qetë, me famë dhe respekt, i caktuar në postin e kryegjykatësit te shkollës Malikite. Ai ligjëroi gjithashtu për një periudhë kohore në universitetin El-Azhar.

Ibn Khalduni u detyrua të lëvizë nga një vend në një tjetër, nganjëherë me vullnetin e tij, por më shpesh i detyruar nga udhëheqësit despotik. Kjo e bëri atë të përfitojë dhe të mësojë shumë si rezultat i takimeve të shumta me udhëheqës, ambasadorë, politikanë dhe dijetarë nga Afrika e Jugut, Spanja muslimane, Egjipti dhe vendet e tjera të botës islame.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:16

Ajo që më së shumti ndikoi në famën e Ibn Khaldunit është libri i tij "Mukaddimah", kryevepër në literaturën e filozofisë së historisë dhe sociologjisë. Tema qendrore e kësaj vepre gjigante është identifikimi i fakteve psikologjike, ekonomike, rrethuese dhe sociale të cilat ndikojnë në përparimin e civilizimit njerëzor si dhe në rrjedhën e historisë. Ai analizoi dinamikën e marrëdhënieve grupore dhe shpjegoi se si ndjenjat e grupit (el-Asabijah) shkaktojnë ngritjen e një qytetërimi dhe fuqije politike të re. Ai identifikoi lëvizjen pothuajse ritmike (të përsëritur) në ngritjen dhe rënien e qytetërimit njerëzor dhe analizoi shkaqet që ndikojnë në këtë.

Mendimet revolucionare të Ibd Khaldunit tërhoqën vëmendjen e dijetarëve muslimanë si dhe atyre perëndimorë. Në studimet e tij në histori, ai ishte pioner në ndarjen e raporteve historike në dy kritere themelore: të arsyes dhe ligjeve sociale dhe fizike. Ai theksoi katër pikat bazë në studimin dhe analizimin e raporteve historike: 1. dule i lidhur ngjarjet njëra me tjetrën përmes shkakut dhe efektit, 2. nxjerr analogji në mes të kaluarës dhe të tashmës, 3. duke marrë në konsiderim efektet e rrethanave dhe, 4. duke marrë në konsiderim efektet e kushteve ekonomike dhe të trashëguara.

Ibn Khalduni është nismëtar i studimit kritik të historisë. Ai ofroi një studim analitik të qytetërimit njerëzor, fillimin e tij, faktorët ndikues të zhvillimit dhe shkaqet e rënies. Kështu, ai themeloi një shkencë të re; shkencën e zhvillimit të shoqërisë apo sociologjinë, si e quajmë ne sot. Ibn Khalduni shkruan: "Unë kam shkruar rreth historisë një libër në të cilin kam diskutuar shkaqet dhe pasojat e zhvillimit të shteteve dhe qytetërimeve, dhe për rradhitjen e materialit në libër kam ndjekur një metodë jo familjare dhe e kam shkruar në mënyrë të çuditshme dhe inovuese." Duke zgjedhur këtë metodë të veçantë analize, ai themeloi njëkohësisht dy shkenca të reja: historinë dhe sociologjinë.

Ibn Khalduni argumenton se historia është lëndë e ligjeve universale dhe citon kriterin për të vërtetën historike: "Rregulli për të dalluar të vërtetën nga jo e vërteta në histori bazohet në mundësinë apo pamundësinë e saj; domethënë, ne duhet të analizojmë shoqërinë njerëzore dhe të dallojmë karakteristikat esenciale dhe qenësore nga ato të rastësishme të cilat nuk duhet të merren në konsideratë, duke njohur më mirë ato që s'ka mundësi t'i përkasin asaj (shoqërisë). Nëse ne veprojmë kështu, atëherë kemi një metodë për të dalluar të vërtetën historike nga gabimet si mjet demonstrues që nuk lë dyshime. Kjo është pikë mbështetje e sigurtë me të cilën historianët mund të vërtetojnë atë që duan."

Për shkak të theksit që Ibn Khalduni i ka vënë arsyes dhe nevojës së saj për të gjykuar historinë dhe ndodhitë në shoqëri disa dijetarë pohojnë që ai (Ibn Khalduni) ka tentuar që të hedh poshtë njohuritë religjioze dhe t'i zëvëndësojë me arsyen dhe filozofinë logjike. Këto pohime janë të pa baza. Është e njohur se disa shkolla mësojnë gjëra të paarsyeshme në natyrë, por kjo nuk është e vërtetë për islamin i cili gjithmonë inkurajon vëzhgimin dhe mendimin, dhe ua kujton pabesimtarëve mospërdorimin e logjikës dhe të menduarit. Një shembull i kësaj është ajeti 164 i sures së dytë të Kur'anit: "Është fakt se në krijimin e qiejve e të tokës, në ndërrimin e natës e të ditës, të anijes që lundron në det që u sjell dobi njerëzve, në atë shi që e lëshon All-llahu prej së larti e me të ngjall tokën pas vdekjes së saj dhe përhap në të nga çdo lloj gjallese, në qarkullimin e erërave dhe reve të nënshtruara mes qiellit e tokës, (në të gjitha këto), për një popull që ka mend ka argumente"; si dhe ajeti 170 po në të njëjtën sure "E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): "Pranoni atë që All-llahu e shpalli!" Ata thonë: "Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë!" Edhe sikur prindërit e tyre të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t'i pasonin)?"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:16

Ibn Khalduni thoshte se religjioni luan rol të rëndësishëm në bashkimin e arabëve dhe sjelljen e progresit dhe zhvillimit të shoqërive të tyre. Ai theksoi se padrejtësia, despotizmi dhe tirania janë shenja të qarta të rënies së shtetit. Filozofia metafizike, thoshte ai, ka vetëm një përparësi e që është kthjellimi e mendjes. Ai pohon se njohuritë e botës metafizike në veçanti në çeshtjet fetare mund të nxjirren vetëm nga shpallja.

Ai ishte pionier në lëndën e edukimit. Presioni dhe përdorimi i forcës, thotë Ibn Khalduni, janë armiq të mësimit dhe çojnë në përtaci dhe hipokrizi. Fakti që Ibn Khalduni jetoi në fazën fillestare të rënies së qytetërimit musliman, e detyroi që shumicën e njohurive t'i përmbledhi nga e kaluara. Ai kundërshtoi vrullshëm praktikat jo të shëndosha që krijonin mospërparim dhe ngecje të krijimtarisë tek dijetarët muslimanë.

Ibn Khalduni thekson se fenomenet sociale dhe historike duhet t`i nënshtrohen analizës objektive dhe shkencore. Historianët kanë bërë gabime gjatë studimit të tyre të ndodhive historike për shkak të: 1. mosnjohjes së natyrës së qytetërimit dhe popullit, 2. anshmërisë dhe paragjykimeve dhe 3. të pranuarit verbërisht të raporteve të dhëna nga të tjerët.

Progresi dhe zhvillimi i vërtetë vjen me njohjen korrekte të historisë dhe njohuria e saktë mund të arritet vetëm duke ndjekur tri pikat që vijojnë: 1. Historiani kurrë nuk duhet të ketë paragjykime kundrejt askujt dhe asnjë ideje. 2. Duhet të shqyrtojë dhe konfirmojë çdo informacion të ofruar. Pra, duhet mësuar gjithçka rreth historianëve nga të cilët merret informacioni, besueshmërinë dhe moralin e tyre para se të pranohet informacioni si i saktë. 3. Nuk duhet që historia të kufizohet vetëm tek mësimi i politikës dhe informacioneve ushtarake si dhe lajmeve për udhëheqësit dhe qeveritë. Për studimin e historisë duhet të përfshihen të gjitha kushtet: shoqërore, religjioze si dhe ekonomike.

"Mukaddimah" gjatë jetës së Ibn Khaldunit u njoh si vepër e rëndësishme. Në volumet e tjera rreth historisë botërore "Kitab el-Ibar" trajton historinë e arabëve, udhëheqësit bashkëkohorë muslimanë dhe evropjanë, historinë e vjetër arabe, jehude, greke, romake, persiane, historinë islame, historinë e Egjiptit si dhe historinë e Afrikës së Jugut. Vëllimi i fundit trajton në përgjithësi ngjarjet gjatë jetës së tij dhe njihet me emrin el-Tesrif. Sa i përket librave të tjerë, edhe ata u shkruajtën nga perspektiva analitike ku dhe fillon tradita e re në artin e shkrimit, të shkruajturit e autobiografisë. Gjithashtu shkruajti edhe një libër në matematikë i cili nuk është ruajtur.

Influenca e Ibn Haldunit në lëndët e historisë, filozofisë së historisë, sociologjisë, shkencave politike dhe edukimit ka mbetur deri në ditët e sotme. Ai gjithashtu njihet si pionieri i artit të shkrimit të autobiografisë, rinovues në lëndën e edukatës dhe psikologjisë së edukatës si dhe në stilistikën e shkrimit arab. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë, si në lindje ashtu edhe në perëndim.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Alberti Tue 7 Sep 2010 - 23:16

Imam Buhariu

Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm All-llahut subhanehu ue teala, Dhuruesit të gjitha të mirave, paqa dhe mëshira e Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë në mënyrën më të mirë. Prej begative më të mëdha që All-llahu subhanehu ue teala na ka dhuruar janë dijetarët e Islamit. Resulull-llahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem ka thënë: "Dijetarët janë zëvendës të pejgamberëve".

Këtë po e shohim dita ditës dhe po bindemi edhe më tepër në fjalët e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Çdoherë kur kemi nevojë për sqarim të diçkaje nga feja jonë patjetër duhet t'u kthehemi dijetarëve se ata e dijnë më së miri se çka është e mira dhe e kundërta e saj. All-llahu subhanehu ue teala na ka urdhëruar për këtë duke thënë: "Pyetni dijetarët për atë që nuk dini…" Prej ulemave më me peshë në historinë Islame është dijetari i njohur Imam Buhariu, i cili ka qenë njëri prej shkaqeve për t'u ruajtur Islami ashtu si ka zbritur.
Emri i tij i plotë është Ebu Abdil-lah Muhammed ibën Ismail ibën Ibrahim ibën Mugireh ibën Berdizbeh el-Xhu'fij el-Buhari. Eshtë bërë i njohur vetëm si Buhariu, e ky është emër i qytetit ku ka lindur, qytet që ishte prej qendrave të diturisë. Lindi më 13 Shevval të vitit 194 të Hixhrit ose 810 sipas Isaut alejhi selam. U rrit në shtëpi të ndershme dhe me plotë dituri, ngase i ati i tij ka qenë prej dijetarëve dhe prej transmetuesve të hadithit. Por vdiq duke qenë Buhariu ende i mitur. Filloi të kujdeset për të e ëma, e cila ishte grua e mirë dhe e devotshme.
Përmendet në disa libra se Buhariu në vegjëli kishte humbur pamjen, e ajo e luste All-llahun subhanehu ue teala shumë për t'ia kthyer pamjen, e shtoi aq shumë lutjen saqë pa në ëndërr Ibrahimin alejhis selam i cili i tha: All-llahu i ktheu pamjen birit tënd. Kur pa, me të vërtetë ishte ashtu. Nga ky rast mësojmë edhe rëndësinë e lutjes së sinqertë.
Filloi mësimin e tij nëpër dijetarët e vendit të tij dhe përparonte shumë shpejt, sidomos në shkencën e Hadithit. Në këtë kohë kishte dhjetë vjet ose më pak. Një ditë duke qenë te njëri prej dijetarëve që quhej ed-Dahili i cili duke përmendur një zinxhir të hadithit tha: "transmeton Sufjani nga Ebu Zubejri nga Ibrahimi", Buhariu i tha se Ebu Zubejri nuk ka transmetuar nga Ibrahimi. Ky filloi ta qortojë, por Buhariu i tha: "Shiko në libër", ai shikoi dhe pastaj i tha: "Më trego si është", dhe Buhariu i tregoi se ai nuk është Ebu Zubejri por Zubejri, dhe dijetari pa kurrfarë mendjemadhësie e pranoi gabimin dhe e përmirësoi atë që e kishte të shkruar. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare kishte mësuar përmendësh disa prej librave të hadithit. Në këtë moshë shkoi në haxh sëbashku me të ëmën dhe vëllain e tij, pas haxhxhit vendosi të qëndrojë në Meke për të përfituar pre j dijetarëve që gjinden aty, e më pas shkoi në Medine e aty shkroi librin et-Tarih (Historia), para këtij libri kishte përpiluar edhe libër tjetër "Kadajas sahabeti uet tabiin"(Çështje të sahabëve dhe tabiinëve). Këtë e kishte shkruar në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Udhëtimet e tij nëpër qendrat e diturisë u shtuan shumë, gjithë këtë e bënte për të kërkuar diturinë nga më shumë dijetarë. Prej vendeve që ka kërkuar dituri janë: Meke, Medine, Sham, Egjipt, Har-ran, Musil, Basra, Kufe, Bagdad, Hurasan, Irak etj. Udhëtimi i tij nëpër këto vende i bëri shumë dobi sepse ai ishte i zellshëm gjatë kërkimit të diturisë, meditonte çdoherë dhe e përsëriste atë që kishte mësuar.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Dijetarët Islamik ndër shekuj...  Empty Re: Dijetarët Islamik ndër shekuj...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi