Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

+7
Prada
Anila
Alberti
Vellai
Poeti Dhimbjes
Aristogata
gorgona
11 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Fjale te urta humoristike....!

Mesazh nga gorgona Sun 1 Nov 2009 - 3:06

First topic message reminder :

Jeta eshte nje rruge e gjate plot me kthesa,qe nis nga marteniteti e perfundon ne varreza!

Mos i shiko gunen,shikoji kuleten!


Fshati qe duket s'do autobuz!

Duaje atdheun si Donika Skenderbeun!

Burri qe eshte burre i var *oqet ne mur e i godet me gur!

Ku te duket balta me e embel se mjalta!Ne cmendine!

Buke e kripe e :P!Benz,Red Bull dhe femer!

Ne rrezik e ne nevoje,secili ne hesap te vet!

Qyli eshte nena e te keqijave,por si nene...duhet respektuar!
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Alberti Thu 30 Sep 2010 - 20:24

Thone qe dashuria eshte e verber por ajo di ta dalloje mire unazen prej dy kacidhesh me ate te damiantit.

Dashuria eshte e verber, martesa i rikthen shikim.

Puthja eshte nje shpikje gjeniale qe te dashuruarit te moskene mundesi te thone budalleqe.

Te dashuruarit ne fillim te dashurise se tyre flasin per te ardhmen, ne fund per te kaluaren

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Alberti Thu 30 Sep 2010 - 20:24

Trimi i mirë me shoqe shumë!

Mos i shiko gunën, shikoji kuletën!

Fshati që duket, ka drita!

Duaje atdheun si Donika Skëndebeun!

Burrit sipas punës jepi hesapin* gruas sipas punës
jepi ******!

Burri që ështe burrë, bën 1 litër shurrë!

Burri që është burrë, i var *oqet në mur, dhe i godet
me gur!

Burrit që është burrë, nuk i shkrefet kurrë!

Dielli i mirë duket që në mëngjes, dita e dhime duket n'darkë!

I jep dorën, të merr orën!

Qyli është nëna e të gjitha të këqijave, por si nënë duhet respektuar!

Qingji i urtë pi ilaçet!

Qentë le të lehin, ti futja vrapit!

Mendja e shëndoshë do kokë të madhe!

Kur s'ke pulën, do hash ktë timin!

Delja që ndahet nga kopeja është individualiste!

Feja e shqiptarit është pasuria!

Punën e sotme dërgoja stafit lokal për nesër!

Në rrezik e në nevojë, seicili për hesap të vetë!

Bukë e kripë e zemër! Benz, RedBull dhe femër!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Alberti Thu 30 Sep 2010 - 20:25

jeto pse te jetohet,jo pse duhet jetuar....

Thika tte vret në trup, por fjala në shpirt.

Mos i beso fjalet e bukura se jan fukaradhek, beso fjalet e zemres, se ata fjal te dojn vertet.

Jeta eshte si kafja here e embel here e idhet por gjithmone e zeze....

Mundohu qe endren ta kthesh ne jete e jo jeten ne ender

ska dimer pa liri ska vend pa dashuri

Fali të gjithë ata që të kan lënduar ,se edhe ti mund të kesh gabuar!

Mendo për të ardhmen, harroje të kaluaren, jetoje të tashmen.

Syte dhe veshet e njeriut jane deshmitare te keqinj, nese mendja nuk eshte e arsimuar

Me mendje vepro, me durim puno e jeto,me zemer jep mirësi, me shpirt dashuri.

Mos e prish dashurin, se kurr ne jet sdo gjesh lumturin.

Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s’ka sukses ai që nuk has në vështërsi.

Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.

Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.

S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të kqinjtë.

Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

Edhe të jesh i bardhë si bora, nuk i shpëton gojës së keqe

Ti duhet te jesh vet ndryshimi qe deshiron te shohesh ne bote!

Shijoje Kenaqsine tek bukuria aty ku Zemra qetesohet

Uthulla e keqe thyen enen e vet

gabimet qe harrohen . perseriten.


trupi shendoshet me te punuar, mendja ndritohet me te mesuar.


kush kerkon shume e humb edhe ate qe e ka.


kush ka fjal shume, nuk ka pune.


njeriu i pamesuar si druri i papunuar.

kush lexon shume medoemos behet i menqur;
kush punon shume medoemos behet i pasur;
kush kujdeset per higjenen medoemos behet i fuqishem;
kush ka sjellje te mire medoemos behet i lumtur.
Ai qe ploteson te gjitha keto keshtu le te thot se ka bere me te vertet jete ne kete bote.

Dardha e ka bishtin prapa
Copes shifja anen goces shifja nanen.

Ai qe te bertet shume te del i mire ne fund.

Ai qe martohet heret dhe ai qe ngrihet heret jane te fituar.

Ai qe eshte shok me te gjithe, nuk eshte shok me asnje.

Ai qe di te beje lajka, di dhe te shpife.

Asnjeri nuk njihet profet ne vend te tij.

Aty ku nuk mer bija, e mer vija.

Babai puntor rrit femije dembele, mesuesi llafazan nxjerr nxenes memece.

Borxhlliu i keq te kerkon parate diten e Bajramit.

Budallai koken si njeri e ka, por kur flet, e merr vesh se c'mall eshte.

Budallai gjen fjalen, por nuk di se kur e ka gjetur, ndersa i zgjuari fjalen e budallait e fut ne xhep.

Budallai ka fat vetem ne perralla! (edhe ne Shqiperi )

Burri eshte cadra e gruas.

Cdo hap drejt kultures, eshte hap drejt lirise.

Dashuria per rinine, si qumesht per femine.
Dashuria e tepert del hidherim.

Di te vjedhe ai qe di te fshehe.

Dy here njeriu eshte femije: heren e pare kur lind dhe heren e dyte kur plaket.

Vendi i Gruas eshte ne shtepi

Cfare te mbjellesh do te korresh

Qeni qe leh, nuk ha!

Mos i bej tjetrit ate qe nuk do te doje te te benin ty

I jep doren te merr krahun

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Alberti Thu 30 Sep 2010 - 20:25

Koha i sheron te gjitha
Durimi eshte virtyt
Lumturia ka nevoje per deshperimin.
Suksesi per deshtimin.
Miresia per te keqen
Dashuria per urrejtjen
Fitorja ka nevoje per humbjen
Kenaqesia ka nevoje per dhimbjen.
Duhet ti provosh dhe ti pranosh keto ekstreme ne jete. Sepse nese kontrasti humbet, atehere dhe vlera bie. Dhe kur humb vleren, atehere ke humbur gjithcka.
Besa e Shqiptarit si Purteka e Arit!
Ai qe di me se shumti flet me se paku.

Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre.

Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa.

C' ke bere do te ta bejne.

Dardha bie nen dardhe.

Dardha e ka bishtin mbrapa.

Dielli duket qe ne sabah(mengjes).

Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere.

Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete.

E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.

Edhe bari i njomeá digjet neper te thate.

Fashati qe duket, s do kallauz.

Floke gjate mendje shkurter.

Fjalet jane gra, veprat burra.

Gruaja fut shejtanin ne shishe.

Gjella me kripe dhe kripa me karar.

Gjuha, vete ku dhemb dhembi.

Gjuha kocka s' ka e kocka thyen.

Gjithe gishtat dhembin njesoj.

I zoti e nxjerr gomarin nga balta.
Prej gruas te ndare dhe prej mallit te vjeter, duhet te heqesh dore.

Politikani urdherohet nga koka dhe jo nga zemra.

Pushka te ben trim, paraja mendjemadh.

Qeni qe rri gjate ne hekura, nuk njeh as te zotin.

Qejfi i hasmit eshte kur te sheh me fytyre te parruar dhe kepuce te pallustruara.

Qesh me mire kush qesh i fundit.

S'ka njeri pa nje te keqe.

Shpifja eshte si thengjilli, qe, dhe kur nuk djeg, nxin.

Te rinjte dine gjithcka, te vjetrit dyshojne ne gjithcka.

Thinjat jane privilegj i te zgjuarve.

Vendin e huaj fort ta levdosh e kembet mos ta kerkofshin.

Zoti ka thene, ne qofte se do te dish se cilin kam denuar, shih se ia kam lene nje gje mangut.

Zanati i spiunit eshte te shese sekretet e miqve.

Zanati i servilit eshte te sjell fitim, por ditet i ka te numeruara.
Agait i pjell edhe kau, jo vetëm lopa

Ai që bëhet i urtë si delja, e hanë ujqët

Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin ta plotësojë

dëshirën e tij

Ai që di të vjedhë, di edhe të fshijë gjurmët

Ai që din me kuvenë, e hijeshon nejen në atë ven

Ai që don me u ba zengin, niset më së pari me vjedhë

Ai që është i pasur, jep nga teprica, ai që nuk është i pasur jep nga

zemra

Ai që është në fuqi bëhet se din çdo gjë.

Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjen hijë gjithmonë

Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton

Ai që ka, don edhe ma

Ai që me indiferencë i shikon vuajtjet e të tjerëve është sadist

Ai që kërcënohet, rralëherë hakmirret

Ai që ngutet, çdoherë vonohet

Ai që premton shumë, bën pak

Ai që s'bindet, nuk din të komandojë

Ai që nuk e don babanë dhe nënën, ai nuk e don askend

Ai që s'durohet si njeri, s'durohet as si shok, as si kolegë, as si

bashkëpunëtor e as si fqi

Ai që nuk dëgjon miskojën, se dëgjon as tupanin

Ai që s'punon si burrë, rrin e qan si grua

Ai që shpejt dashurohet, shpejt dëshprohet

Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk çet

Ai që ta ban rrafsh, ka qef me t'dalë kodër

Ai që ta don të mirën, të flet, ai që s'ta don, vetëm të shikon

Ai që thotë "unë jam unë", ai hup gjithkun

Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall

Ajo që s'arrihet, duket më e ëmbël

Ajo që s'të pëlqen ty të ta bëjnë, mos ua bëj të tjerëve

Amerika të jep një thele dhe të merr një pelë

Ata që kërkojnë gjithnjë të kenë të drejtë, gati asnjëherë nuk kanë të

drejtë.
Bashkii bën fuqinë, ndasia ligështinë

Bëj gosti, që të provosh mikun

Bëj shyqyr të paktës, që të vijë e shumta

Bëje si ta bësh, pa e bërë mos e lësh

Bëji nder qenit, që ai të kafshojë këmbën

Bëni si them unë, mos bëni si bëj unë

Bërtiti të bijës, që të dëgjojë nusja

Bejlerët rrallë lindshin, e shpesh vdekshin

Besnik bëhu, e besë mos zin

Beu nuk i la bujkut as vend për në varr

Bie guri mbi vorbë, e mjera vorbë; bie vorba mbi gurë, po e mjera vorbë

Bie një fjalë e nxjerr një mijë të tjera

Bylbyli njihet në këngë, njeriu në punë

Bima e keqe rritet kudo

Bisha më e rreptë është kur t'i sulmohen klyshtë

Bisha tërbohet keq kur e sheh se i vjen fundi
__________________

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Alberti Thu 30 Sep 2010 - 20:25

Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.

Kush lexon shumë, medeomos bëhet i mençur ; kush punon shumë, medeomos bëhet i pasur ; kush kujdeset për higjienën, medeomos bëhet i lumtur. Ai që i plotëson të gjitha këto kondita, le të thotë se ka bërë me të vërtet jetë në botë.

Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.

Mos i thuaj gruas fjalën që s’mund ta thuash në rrugë.

Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.

Biseda lindi nga mendimi ; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.

Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është zemra.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.

Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.

Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.

Durimi është më e madhja trimëri.

Dashuria është e ëmbël, por përfundimi është shumë i hidhur.

Njeriu i pajisur me edukatë dhe me moral të mirë, në çdo gjendje që të ndodhet, prapseprapë njeri është.

Mësimi më i madh në këtë botë është vështërsia ; s’ka sukses ai që nuk has në vështërsi.

Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.

Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.

Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.

Thjeshtësia është stolia e atyre që janë të edukuar dhe të mësuar.

Çdo njeri që të do nuk mund të numërohet mik i vërtet ; miq të vërtetë janë ata që - përveq dashurisë - janë të bashkuar edhe në mendim dhe princip.

Për dashurin s’ka gjë më të ëmbël se lotët e syve që fshihen me dorën e së dashurës.

Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.

Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.

Vetnia është më e mirë se shoku i keq.

Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.

Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.

Pleqëria nuk është jetë.

Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri.
Ajo që ke frikë të gjen.
Ai që s’ka gojë, vdes pa ardh dita.
Ai që s’tutet me fjalë, s’tutet as me pushkë.
Atë që pështyn, mos e lëpij.
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.
Ai që hyn në lumë edhe do laget.
Burri flet përpara syve e jo pas shpine.
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.
Burri o të fal, o të var.
Burri s’matet me pëllëmbë po me zemër.
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.
Çakallit lëshoi ujkun.
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.
Ç’pret nga ai që trembet ngas hija e tij.
Dajaku ka dalë nga xheneti.
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.
Derri do plumbin, nuk zihet me duar.
Ditëgjati s’bëhet ditëshkurtër me nëmë.
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.
Dhe kau i mirë po s’e ngacmove, s’tërheq në brazdë.
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm.
Frika nuk e len lepurin me u majtë.
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.
Fusha bën baltë, mali bën furtunë.
Gozhda nxjerr goxhdën.
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.
Guri i rrumbullkët nuk zë vend.
Gjalpin e ruan kripa.
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.
Ku do të dijë hëna se lehin qentë.
Ku ngul hunë var hejbet.
Ku rafsha mos u vrafsha.
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: “Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës”. (kosovare)
Kur ke zemër ke edhe krahë.
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij.
Kush kërkon gjen.
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.
Pushka don pushkën.
Ku është besa aty është dhe shpresa.
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.
Nga del fjala del dhe shpirti.
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.
Ara ime varri im.
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit.
Atdheu e nana nuk harrohen.
Atdheu mbi të gjitha.
Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj.
Balta më e ëmbël se mjalta.
Bijë vendi pikë argjendi.
Bukë e hi në shtëpi.
Çdo hi në vatrën e tij.
Çdo komb t’i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt.
Çdo zog kërkon folenë e tij.
Dardha bie nën dardhë.
Derë e botës s’është strehë e kokës.
Duaje atdhenë si shqiponja folenë.
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë.
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë.
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri.
Qeni leh tek stani i tij.
Fjala në vend të huej, bahet gur.
Guri i rëndë në vend të vet.
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.
Gjeli mbret mbi pleh të vet .
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit.
Gjuha bashkon kombin.
Gjuha ruhet atje ku shkruhet.
I ikuri dhe i vdekuri s’kanë hatër.
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj.
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le.
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë.
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë.
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë.
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti.
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim.
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë.
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut.
Besë e shqiptarit si purteka e arit.
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë.
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan.
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë.
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj.
Shqiptari kryet e pren dhe besën s’e then.
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën.
Shqiptari me armë e shokë, s’i lutet kurkujt mbi tokë.
Shqiptari për mik asht tret e asht fik.
Shqiptari s’ha pulë të ngordhur.
Shqiptari s’lë hak pa marrë e borxh pa larë.
Shqiptari shqiptarit nuk ka k’i mburret për trimëri.
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë.
Shqiptari vetin e jep e shokun s’e jep.
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh.
Shqiptari s’e han trupin me bukë.
Hidhëroju dikujtë aq sa ka dituri.Ajo që ke frikë të gjen.
Burri lidhet për fjale; jo për kërpeshi.
Mos i luj fjalët si rospaja kriçet.
Ai që s'ka gojë, vdes pa ardh dita.
Ai që s'tutet me fjalë, s'tutet as me pushkë.
Atë që pështyn, mos e lëpij.
Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.
Ai që hyn në lumë edhe do laget.
Burri flet përpara syve e jo pas shpine.
Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.
Burri o të fal, o të var.
Burri s'matet me pëllëmbë po me zemër.
Burri o të mbyt, o të fal; i ligu as të mbyt, as të fal.
Çakallit lëshoi ujkun.
Çkul dhëmbin, të të shëndoshen kryet.
Ç'pret nga ai që trembet ngas hija e tij.
Dajaku ka dalë nga xheneti.
Delen e mplakë frika nga ujku e gërshëra.
Derri do plumbin, nuk zihet me duar.
Ditëgjati s'bëhet ditëshkurtër me nëmë.
Drunë e shtrëmbër e djeg zjarri.
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.
E nxehta del me të nxehtë, e ftohta me të ftohtë, helmi me helm.
Frika nuk e len lepurin me u majtë.
Frika ruan vreshtin, bekçiu nuk është gjithnjë.
Frika nuk e lë lepurin të vërë dhjamë.
Fusha bën baltë, mali bën furtunë.
Gozhda nxjerr goxhdën.
Gungaçit vetëm varri ia drejton samarin.
Guri i rrumbullkët nuk zë vend.
Gjalpin e ruan kripa.
Gjersa të mejtonet i mënçuri, i marri mbaroi punën.
I madh është edhe plepi, por e fëlliqin sorrat.
Ku do të dijë hëna se lehin qentë.
Ku ngul hunë var hejbet.
Ku rafsha mos u vrafsha.
Kur i morën armët Lekë Dukagjinit, tha: "Ma mirë me thon qe Leka, se qe vorri i Lekës".
Kur ke zemër ke edhe krahë.
Kur ngordh gjarpri, ngordh dhe helmi i tij
Kush kërkon gjen.
Kush është trim me mend, se trima budallenj ka sa të duash.
Kush ka dhëmbë të fortë, breh dhe kockën.
Kush ka frikë nga hija e tij, le të mos tundet nga vendi.
Pushka don pushkën.
Pyet detin sa lumenj derdhen në të.
Qeni i pangopur të ha.
Qeni i tërbum do vra, se tërbon dynjanë.
Rrallë vritet burri që ka shumë armiq.
Si mjer peshkatari që ka frikë nga lumi.
S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat.
Shqerra që s'thërret mëmën humbet.
Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.
Trimi e ka me vete fatin.
Trimin vraje, po mos e shaj.
Uji rrjedh pikë-pikë e ha gurin.
Zjarrit po nuk i fryve, nuk ndizet.
Amanetin e mban toka.
Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.
Besa asht ma e fortë se vdekja.
Besa e burrit, pesha e gurit.
Burri i mirë flet një herë.
Burri lidhet për gjuhe, kali për kapistre.
Detit i ka hije vala, burrit i ka hije fjala.
Deti njihet në valë, burri njihet në fjalë.
Ku është besa aty është dhe shpresa.
Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.
Nga del fjala del dhe shpirti.
Po nuk e pate të ligun brenda, nuk të vjen nga jashtë.


Ara ime varri im.
Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit.
Atdheu e nana nuk harrohen.
Atdheu mbi të gjitha.
Ai që lë arën e vet, nget arën e huaj
Balta më e ëmbël se mjalta.
Bijë vendi pikë argjendi.
Bukë e hi në shtëpi.
Çdo hi në vatrën e tij.
Çdo komb t'i vërë vetes një vlere, atë i venë dhe të huajt.
Çdo zog kërkon folenë e tij.
Dardha bie nën dardhë.
Derë e botës s'është strehë e kokës.
Duaje atdhenë si shqiponja folenë.
Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë.
Dy duar për një kokë, koka për atdhenë.
Dheu zhuritet por bari mbin përsëri.
Qeni leh tek stani i tij.
Fjala në vend të huej, bahet gur.
Guri i rëndë në vend të vet.
Gjeli në pleh të tij këndon më mirë.
Gjeli mbret mbi pleh të vet .
Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendit.
Gjuha bashkon kombin.
Gjuha ruhet atje ku shkruhet.
I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër.
Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj.
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le.
Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret.
Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë.
Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë.
Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë.
O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti.
Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim.
Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë.
Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut.
Besë e shqiptarit si purteka e arit.
Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë.
Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan.
Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë.
Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj.
Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then.
Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën.
Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë.
Shqiptari për mik asht tret e asht fik.
Shqiptari s'ha pulë të ngordhur.
Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë.
Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri.
Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë.
Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep.
Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh.
Shqiptari s'e han trupin me bukë.
Toskë e gegë, pemë nga një degë.
Kush rren shtetin, rren vetin.

Mënçuria
Pelën mos e kap për bishti po pi kërpeshi.
Budallës ja mbush bithën por jo edhe mendjen
Kur je ne grope mos germo me shume.
Me mire rralle e per mall, se sa shume e per lum.
Kush nuk ka koke, ka kembe.
Te futi gishtin, futi ********************n.
Dinaku të shkon ujë nën rrogoz.
Dita e mirë, që menatë njihet.
Mos rro me andrra kolsh.
Dy budallë bajnë sa ni akmak.
Dita me diell duket që në mëngjes.
Djathin, mirë që e hëngri miu, po shëllirën kush e piu.
Duhet ndarë kashta nga kokrrat.
Dy shaka bëjnë një të vërtetë.
E treta e vërteta.
Fëmija dhe budallai belbëzojnë të vërtetën.
I doxh tomli i fron kosit.
Foli derës të dëgjojë dritarja.
Foli plakës të dëgjojë nusja.
Fshati që duket s'do kallauz.
Gënjeshtra është një plagë, dhe në u shëroftë të le nishan.
Gënjeshtra nuk ka as dorë, as këmbë, as bisht, as rrënjë.
Gjarpëri ecën dhe fshin gjurmët me bisht.
Gjuha e ka rrënjën në zemër.
Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do të kuptosh dhe gëzimin.
Hileqari nuk të shef në sy, po shef në tokë.
Ka, që dhe gomarin mashkull e bëjnë me barrë.
Kritika është ilaç i hidhur, po ilaç ama.
Kur dhelpra nuk arriti rrushtë, tha se janë të thartë.
Kur fjala del nga zemra, godet në zemër
Malli i prishur nuk shitet pa gënjyer.
Me pasë bishtin ta presin, me mos e pasë ta njesin.
Më mirë me të hidhurat më përpara e të ëmbëlat pas.
Mos e ban penin tra.
Me sa ka peshk pa halë, aq ka dhe të bukur pa fjalë.
Nuk do as mend as kalem, shif e shkruaj.
Nuk i gjenden gjarpërit këmbët.
Nuk luan ferra kot.
Nuk mbulohet dielli me shoshë.
Nuk qaj se s'dua burrën, po bëj zakonë.
Po të lavi, të levi dhe bishtin t'a krevi, hap sytë se të gënjevi.
Qeni tund bishtin për të mbajtur miqësinë.
Rena a nana e tana të këqijave.
S'dalin dyzet ujqër nga një drizë.
S'i bën mjekra priftërinjtë.
Siç na dinë, qofshim, siç jemi, mos qofshim.
S'mbushet thesi me gënjeshtra.
Shakaja është gjysma e të vërtetës.
Ti kemi sahanët pa kapakë.

Atij i plasin sytë, e tjetri e pyet për vetullat.
Barku i gjerë, truri i ngushtë.
Budallai shkon tek e ngasin.
Burimi i mirë duket në thatësirë.
Ç'i do qeni brekët.
Ç'ke moj zemër që rënkon; koka bën, koka pëson.
Çobani i mirë e njeh bagëtinë me blegërimë.
Deshi të vej vetullat, nxorri sytë.
Deti ka ujë boll, po me u pi s'pihet.
Edhe kau ka gjuhë të mëdha, por nuk flet dot.
E mirë edhe fuqia, por ca më mirë urtija.
Hesapi nuk bëhet pa hanxhinë.
Gjej vendin e bëj kuvendin.
Gjuha dredhon se mendja e mëson.
Hekuri rrihet sa është i nxehtë.
Humbi sëpatën, i rruat bishti.
Kali i mirë shton torbën e tij.
Kalit të mirë shtoi tagjinë.
Koha vjen për atë që di ta presë
Ku qe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë.
Kur del dielli, të gjithë e dinë nga bie lindja.
Kur gabon i mençuri çuditet budallai.
Lepuri në mal, kusia në zjarr.
Mate punën jo me atë që mbjell, po me atë që korr.
Shpesh e shpesh bohet përshesh.
Ma mirë të kesh mend se pare.
Mendja është në majë të gjuhës.
Mendja e lehtë rëndon të zonë.
Me një gur, ti vrave dy zogj.
Më bli nji kalë e nji shalë o baba, se kam gjet një patkua.
Mos bëj petulla me ujë.
Mos e humb si Xhaferri simiten.
Mos fol si e ëma e zeqos në majë të thanës.
Mos hidh të thatën mbi të njomë.
Mos prish sixhaden të arnosh xhyben.
Mos shit qen të blesh këlyshë.
Mos kërko gjilpërën në kasollen e kashtës.
Mos u mbyt me një pikë ujë.
Ndoqe fillin gjete lëmshin.
Në luftë duhen shtatë hile një trimëri
Nga dy të vështira, më e lehta, më e mira.
Nuk sheh syri po sheh mendja.
Nuk të ngroh zjarri i kashtës.
Nuk të thonë: "Qysh ke qenë, po qysh je".
O djalë në vend të huaj, si të bjerë daullja luaj.
Oxhaku le të jetë i shtrembër, tymi të shkojë përpjetë.
Peshku në det, kusija në zjarr.
Për gjithë vend ka pleq me mend.
Po të mos kishte budallenj, me kë do qeshnim
Po pate dhen gjen edhe bari.
Prishja e shtëpisë vjen nga mend.
Kam inat po nuk kam takat.
Sa të mbledhësh ti rrusht, tjetri ka ngrënë një kosh.

Si është vendi bëhet kuvendi.
S'jepet një pelë për një thelë.
S'ka varfëri i mençuri.
Shtatin pyll e mendjen fyll.
Shumë lule dalin në prill, por pakë rrojnë.
Të bënin mizat mjaltë, do t'i kishim qypat plot.
Thesi i zbrazët s'qëndron në këmbë.
U habit pas lëngut, harroi thelat.
Vajtëm për lesh e dualëm të qethur.
Vetëm budallai është i kënaqur gjithmonë nga vetja.
Vëthët i nxorra po vërët i kam.
Ai që lakmon më shumë, është gjithmonë i varfër.
Ç'bëhet rrallë, bëhet për mall.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Alberti Thu 30 Sep 2010 - 20:25

1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( populli)
2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
3.Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (populli)
4. C' ke bere do te ta bejne. (populli)
5. Dardha bie nen dardhe. (populli)
6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (populli)
8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (populli)
9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.á(populli)
11. Edhe bari i njomeá digjet neper te thate. (populli)
12. Fashati qe duket, s do kallauz.á(populli)
13. Floke gjate mendje shkurter.á (populli)
14. Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (populli)
16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)
17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)
18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)
19.Gjithe gishtat dhembin njesoj. (populli)á
20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (populli)
21. I talluri, te tall. (populli)
22. Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)
23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (populli)
24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (populli)
25. Kur s' ke koke, ke kembe. (populli)
26. Koka ben koka peson. (populli)
27. Kush te do te shan. (populli)
28. Kush mungon, bluan. (populli)
29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)
30. Mat shtate here, e pri njehre. (populli)
31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(populli)
32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (populli)
33. Me nje lule.., s' vjen beari. (populli)
34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (populli)
35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)
36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)
37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (populli)
38. Mollen e mire, e ha derri. (populli)
39. Mos u mundo teá nxjerresh dhjame nga pleshti. (populli)
40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)
41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (populli)
42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (populli)
43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (populli)
44. Nuk ngopet ariu me miza. (populli)
45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (populli)
46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)
47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (populli)
48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (populli)
49. Nje gur s mban mur. (populli)
50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (populli)
51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (populli)
52. Peshku i madh e ha te voglin. (populli)
53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (populli)
54. Pi rakine, mos pi mente. (populli)
55. Pune shume, e fjale pak. (populli)
56. Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)
57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (populli)
58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.á(populli)
59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (populli)
60. Rri shtrember e fol drejt. (populli)
61. S' behen petullat me uje. (populli)
62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (populli)
63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)
64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)
65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)
66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)
67. Te bente c do mize mjalte... haja dhe une. (populli)
68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Thu 7 Oct 2010 - 1:58

-Puna eshte e dobishme per shendetin, ndaj le tjua leme te semureve qe te punojn...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 16 Nov 2010 - 5:44

-Pune, pune, nat e dit qe te shohim pakez drite.
Eh Naim te ishe vete, e ta provoje turnin e trete....
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Anila Tue 16 Nov 2010 - 5:46

femiu i plakut,vai i sokakut,,,
-----------------------
Anila
Anila
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka dashuri
Postime Postime : 1643
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/10/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : sporti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 16 Nov 2010 - 5:48

-Aty ku hajn e ste japin, bej sikur e agjeron... [smile_1]
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Prada Tue 16 Nov 2010 - 5:49

Mosubën cung e mo shkurtu drue ne ty


se ne fund te qat zjarr dot futin edhe ty
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Anila Tue 16 Nov 2010 - 5:50

Mos rri ne kembe duke shikuar mahallen,por ulu ne toke prite nafaken..:p
Anila
Anila
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka dashuri
Postime Postime : 1643
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/10/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : sporti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Vizitor Sat 20 Nov 2010 - 14:15

Shtriji kembet sa ke corapet... (e imja)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Anila Sat 20 Nov 2010 - 20:29

pune pune dite e nate ,per te blere nje agregat...
Anila
Anila
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka dashuri
Postime Postime : 1643
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/10/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : sporti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 22 Nov 2010 - 1:16

-Sheh rrushi dardhen dhe piqet molla ne maje te thanes... [smile_1]
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Durrsaku Tue 6 Sep 2011 - 2:47

1 gure gure behen dy gure

2 guri i rende ne vend te ve guri me i rende lart ne traget

3 qingji i urte pi dy nena dobici i pin te tera
Durrsaku
Durrsaku
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Durres
Postime Postime : 12675
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 16/06/2009
Mosha Mosha : 47
Hobi Hobi : cigarja

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 26 Oct 2011 - 1:22

Pune pune dite e nate, qe te harxhojne sa me shume leke grate...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga EMI Wed 26 Oct 2011 - 1:23

Saimiri shkruajti:Pune pune dite e nate, qe te harxhojne sa me shume leke grate...
hahahah sa e forte kjo... [QeSh] [QeSh]
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 26 Oct 2011 - 1:24

E forte vertete eshte nje gje e tille ne jete edhe per ato burra qe e kane kete fat. hahahahahaahaaaa
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga EMI Wed 26 Oct 2011 - 1:24

Dashuria e re nxjerr dashurin e vjeter ,si gozhda gozhden tjeter
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga EMI Wed 26 Oct 2011 - 1:25

Saimiri shkruajti:E forte vertete eshte nje gje e tille ne jete edhe per ato burra qe e kane kete fat. hahahahahaahaaaa
hahaha me duket se ka raste ku ka gra me puntore,[bleta puntore] dhe i len burrat te harxhojne me shume...hahahah
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 26 Oct 2011 - 1:26

Sigurisht qe po, por rastet jane me dominuese per burrat.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 26 Oct 2011 - 1:28

-Mos vil pemen tende, pa vjele akoma pemen e komshiut...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga EMI Wed 26 Oct 2011 - 1:33

qesh mir kush qesh i pari, se i fundit nuk e mervesh se ca u tha ne fillim... [QeSh]
EMI
EMI
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 9553
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/09/2011
Hobi Hobi : Te iki larg..

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Labja Mon 12 Dec 2011 - 3:56

Mos vidhni.......se shteti e urren konkorrencen!!!!!!!
Labja
Labja
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Gjakun e zemres te Mamit
Postime Postime : 8252
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/12/2011
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : Io anziché fare castelli in aria mi faccio templi nel cuore

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Anakonda Thu 2 Feb 2012 - 23:06

E puthura e pare vidhet e dyta jepet.

Dashuria pa puthje si buka pa kripe.

E puthura nuk vuloset ne balle,por ne zemer.

Te dashuruarit dhe thaset me pleshta nuk ruhen.

Punen e sotme dergoja stafit lokal per neser.

Ne rrezik e ne nevoje,secili per hesap te vet.

Buke dhe kripe e zemer;Benz RedBull e femer.

Duaja atdheun si Donika Skenderbeun.

Kush dashuro edhe lajthit.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara) - Faqe 3 Empty Re: Fjale te urta te popullit shqiptar (te Perpunuara)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi