Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiperia Etnike  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shqiperia Etnike  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiperia Etnike

Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Shqiperia Etnike

Mesazh nga WebMaster Sun 3 Oct 2010 - 2:53

Tre brezni me pushkë në dorë në mbrojtje të atdheut

Nga: Tomë Mrija

Familja e madhe e Gjopepë Arapit të Pukës ishte e njohur qysh në periudhën e lavdishme të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit, Skënderbeut.

Një pjesë e kësaj familjeje u shpërngul në Kosovë rreth vitit 1700, ku në fillim zuri vend në fshatin Nopole, Lugu i Beranit e më vonë kaloi në Gjurgjevik të Madh, ku kjo familje jeton edhe sot.

Në vitin 1872, nga gjiri i kësaj familjeje u lind “luani i Kosovës”, siç e quajti populli, Sadik Rama. Familja e njohur e Arapit të Pukës, në Rrafshin e Kosovës, do të njihet si familja e Sadik Ramës, një dinasti e re, ku aktiviteti për çështjen kombëtare u përcoll ndër brezni nga i ati tek i biri e kështu me radhë...

Sadik Rama veprimtarinë e tij partiotike e filloir qysh në rininë e tij të hershme, duke i rezistuar me pushkë në dorë çdo armiku që kishte sulmuar vendin. Në moshën 21 vjeçare u dallua për trimërinë dhe shkathtësinë e tij në luftën e Drenicës të vitit 1893, kundër pushtuesve osmanë, duke marrë famë në tërë Kosovën, në vitin 1899, së bashku me shumë krerë të Kosovës, mori pjesë në Kuvendin e Besëlidhjes Shqiptare të Pejës, në kullën e Haxhi Zekës. Në kryengritjen e vitit 1906-1908 kundër turqve, mori plagë të rënda. Ka qenë pjesëmarrës i Lidhjes së Junikut dhe një ndër udhëheqësit e kryengritjes shqiptare të vitit 1912, në Rrafshin e Dukagjinit.

Sadik Rama ka luajtur një rol të rëndësishëm si prijës i kryengritjes së vitit 1919, së bashku me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, Zef Gjidodën, Azem e Shote Galicën e shumë krerë të tjerë. Betejat zgjatën disa javë dhe ishin shumë të përgjakshme. Këto kryengritje asgjësuan postkomandat dhe pikat kyçe të xhandarmërisë serbe në shumë krahina të Kosovës. Kryeministri i Serbisë, Nikolla Pashiqi, për t’a ndalë turrin kryengritjes që kishte marrë përmasa të mëdha, përdori dredhitë e tij, duke dërguar tek Sadik Rama kolonelin Katiniq dhe Aleks Zhujeviqin, me premtime të shumave të mëdha në para nëse ai pranonte të bindej ndaj urdhërave të tij. Por Sadiku refuzoi bashkëpunimin. Ai nuk ishte një burrë që shitej për para. Programi i kryengritjes së vitit 1912 ishte çlirimi i të gjithë tokave shqiptare të pushtuara. Meqenëse qeveria e Beogradit kishte ushtri të përforcuar, solli shumë divizione të ushtrisë dhe regjimente të xhandarmërisë, të cilat u vendosën përreth zonave të kryengritësve në tërë Kosovën. Shovinistët serbomëdhenj vranë e masakruan shumë njerëz, rrënuan me artileri shumë fshatra dhe plaçkitën çdo gjë që gjenin përpara. Kryengritja e vitit 1919 u shtyp me gjak, por lufta për liri nuk pushoi e shpirti liridashës i popullit të Kosovës nuk u shua asnjëherë.

Shefi i UDB-së, Gojko Medenica, në fejtonet e luftës në Kosovë, të botuara në gazetën “Veçernje Novosti” të Beogradit, të titulluara “Poraz pod Pshtrikom” (Humbjet në Pashtrik), të datës 22 shkurt-19 mars 1965 dhenë gazetën “Rilindja” të Prishtinës “Nata e Frorit” 24-26 shkurt 1965”, ndër të tjera thotë:

“Historia u përësrit: Bijtë e atyre, të cilët para 20 vjetësh lanë pushkët dhe morën pasaportat për udhëtim zëvendësuan baballarët e tyre e rrokën pushkët. Kur Italia hapi kufirin ndër të parët në Prizren arriti Sadik Rama prej Gjurgjevikut. Ai që u zemërua me Ministrin e Beogradit dhe me oborrin mbretëror të Serbisëk, ishte në vitet e pleqërisë e nuk pranoi asnjë pozitë në pushtetin e ri. Erdhi në krahinën e vet si “çlirimtar” Uka, djali i madh i Sadik Ramës, kishte mbaruar shkollën dhe kishte mundësi të gëzonte detyra të mëdha, por i la të gjitha. E kishte marrë malli për ato male, në të cilat, si fëmijë, shihte të atin, kaçakun, shihte pushkën e tij dhe mendonte se kur do të arrinte që të bëhej si i ati. U bë kryetar i komunës në Dollc më 1941, afër fshatit të tij, ndërmjet të vetëve”.

Por, serbët e malazezët e këtij fshati e pritën me hidhërim ardhjen e Ukë Sadikut si kryetar, sepse e kishin njohur mirë babanë e tij, Sadik Ramën, kundërshtarin e madh të serbo-sllavëve. Dhe qysh në ditët e para filluan ankesat e tyre pranë xhandarmërisë italiane, të stacionuar në Zllakuqan për “keqtrajtimet” që u bënte Uka atyre.

Një ditë, kur Uka kishte thirrur në një mbledhje në komunën e Dollcit, anëtarët e Këshillit dhe kryepleqtë e fshatrave që i takonin kësaj komune, papritur, në dhomën e mbledhjes hyn marshalli italian me dy karabinierë. Si përkthyes, marshalli italian kishte sjellë Gjokë Marlekun, ngaqë Uka nuk e njihte italishten. Marshalli e urdhëroi Ukën të mbyllte mbledhjen dhe të shkonte me karabinierët në Zllakuqan për një bisedë zyrtare. Uka i thotë se mund të bisedonin aty. Marshalli zemërohet dhe çon dorën tek revolja, por Palush Marleku ia kap dorën marshallit dhe plumbi godet tavanin. Uka kërcen nga dritarja. Sipas tregimeve të dëshmitarëve, Palushi, i zënë ngushtë, në atë çast i rrëmben armën marshallit dhe plagos rëndë karabinierin dhe marshallin. Por, karabinieri tjetër nga prapa e godet Palushin, i cili mbetet i vdekur në vend. Thuhej se edhe Uka kishte marrë një plagë në gishin e madh të dorës dhe nga ai moment ishte strehuar në Mitrovicë, që ishte nën okupimin e gjermanëve. Karabinierët italianë në shenjë hakmarrjeje, po atë natë pushkatuan edhe Gjokë Marlekun në derën e shtëpisë së tij. Uka qëndron në Mitrovicë, gjer në kapitullimin e Italisë fashiste, më 9 shtator 1943.

Kur kthehet nga Mitrovica atë e emërojnë nënprefekt në Rahovec, detyrë e cila i dha mundësi Ukë Sadikut të organizojë forcat kryengritëse në mbrojtje të tokave shqiptare nga serbët e malazezët.

Me largimin e gjermanëve nga Kosova, vendin e goditi murtaja sllavo-komuniste, e ndihmuar nga shumë vegla shqiptare që ishin betuar në parullën mbashtruese komuniste të “vëllazërim-bashkimit”.

Por, edhe nacionalistët kishin bërë përgatitjet e duhura për t’i përballuar hordhitë komuniste. Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari dhe shumë kryengritës kishin zënë zonat përreth Rahovecit e Përdrinit: Hoxhë Mulla Kadriu vepronte në krahinën e Gjilanit, Adem Voca në Mitrovicë e Shalë të Bajgorës, Ndue Përlleshinë Lug të Drinit dhe Anën e Dushkajës, Sali Rama i Rugovës vepronte gjer në Pejë. Jehonë rezistencës i jep dezertimi i Shaban Polluzhës nga radhët partizane ku, me 10. 000 kryengritës, kishte filluar luftën në Tërstenik të Drenicës. Në këtë rrethim ishte edhe Ukë Sadiku me forcat e tij. Aty atë e emërojnë nënkomandant.

Lufta e Drenicës zgjati rreth dy muaj dhe i dha grusht të rëndë armikut, duke lënë shumë të vrarë në fushë të betejës, derisa u shpartalluan më 20-21 shkurt 1945.

Pas dështimit të luftës së Drenicës, Kuvendi i Dobërdolit pati rëndësi për organizimin e forcave nacionaliste. Ky kuvend u mbajt më 4 dhe 5 gusht 1945 në Llugën e Dan Pjetrit. Atje u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës çetash të rajoneve të ndryshme nga Kosova, Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, i cili i dha fjalën prof. Ymer Berishës. Procesverbalin e mbajti Marie Shllaku. Komandan u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë dhe kjo është arsyeja që u quajtën “dymbëdhjetë këshillat”.

Pas Kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës “Besa Kombëtare”.

Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Ndue Përlleshi e prof. Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadikut. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti e paharruar për banorët e Prekorubës dhe Drenicës. Në Fushëgropë (Çelia e Jallocit), mes maleve të Çelisë së Jallovcit, brigada famëkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe 9 të plagosur rëndë. Nga radhët e armikut mbetën 40 partizanë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

E kobshme ishte edhe dita e 17 shkurtit 1947, kur nga OZN-a dhe ushtria serbo-sllave u plagos rëndë komandanti i NDSh-së, Ukë Sadiku. Në Sverkën e Gashit mbeti i vrarë Qazim Bajraktari dhe Halit Sadria i Gjurgjevikut.

Në një bisedë me kryetarin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit z. Ismet Berishën në lidhje me arrestimin e babait të tij, Ukë Sadikut, nga UDB-ja jugosllave, ai ndër të tjera thotë:

“U befasuam familjarisht kur dëgjuam se babai ynë ishte kapur nga UDB-ja dhe se gjendej në burgun e Prishtinës. Unë dhe nëna shkuam për të parë babain në burg. E sollën të lidhur me pranga duar e këmbë dhe të gjakosur. Unë e përjetova shumë rëndë kur e pashë babain në atë gjendje. Sa herë që e vizituam më vonë, kam pritur derisa babai të afrohet tek muri, për të mos ia parë plagët. Të them të vërtetën, unë nuk e ka pyetur asnjëherë se si është kapur nga UDB-ja. Por, pasi e kanë pushkatuar, nëna më ka treguar, sipas fjalëve që i kishte thënë babai: “Në shtëpinë e Din Arifit, në Sverk të Gashit, kemi kaluar shumë net, kurse ditën jemi strehuar në një vend tjetër. Para se të afroheshim jepnim shenjë, duke përplasur dy gurë me njëri-tjetrin. Në atë mënyrë na janë përgjegjur edhe familjarët. Këtë mbrëmje gjendja ndryshoi. Kur ne përlasëm gurët, u dëgjuan shumë përplasje (krisma gurësh). I them Qazimit:

- Diçka s’është në rregull. S’është e mundur të ketë dalë gjithë familja e Din Arifit për t’na pritur sonte.

Qazimi ma ktheu:

-Tash së voni e ke humbur besimin në çdo kend.

Pa i mbaruar fjalët Qazimi, nga çdo anë kanë filluar të shtënat. Jam hedhë e s’e di as vetë se si kam shpëtuar. Por pas pak kohe kam parë gjakun që më rridhte nga këmba. E kam shtrënguar disi me shaminë që kisha me vete dhe nga aty jam futur në ca rrasa, gjer sa kam parë një njeri me qerre. Ky më ka përcjellë dhe jam nisur për te nipat në Cerovik. Aty m’i kanë mjekuar plagët dhe më kanë thënë që vendi është i rrethuar nga partizanët. U thashë që të më përcjellin gjer tek Hajdin Murga, në Murgë. Aty, bija jonë Sela e Tahir Fazlisë, m’i ka ndërruar plagët dhe rrobet. Ashtu, me plagë të lidhura, jam shtrirë në krevat. Pas pak kohe kam dëgjuar që dikush fliste nga jashtë. Më njoftuan që kishte qenëi fejuari i mbesës, Manushes, Hazir Tufa, që punonte në “Rilndje” të Prishtinës, por ishte kthyer se ishte shumë i zënë me punë. Dhe sipas gjasave Hazir Tufa e kishte lajmëruar Ukën te UDB-ja. UDB-ja dhe partizanët kishin pritur kur treni të kalonte pranë Murgës, pra kur kishte zhurmë e nuk ndihej lëvizja e njerëzve dhe ishin futur brenda në shtëpi dhe më kapën në shtratin e vdekjes, pamë dhënë mundësi të kap armën, tamam si luanin e plagosut në strofkullën e tij”.

Më 10 prill 1947, në procesin gjyqësor të gjykatës ushtarake në Prishtinë, të kryesuar nga Ali Shukriu, u dënuan me vdekje, me pushkatim: Ukë Sadiku, Gjon Serreqi, Ajet Gërguri dhe Osman Bunjaku.

“Me pushkatimin e babait jam betuar se sa të jem gjallë do ta luftoj pushtuesin jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditë, me shokët e mi kemi organizuar minimin e hekurudhës Klinë-Prizren, kemi vënë eksploziv për shkatërrimin e ekonomisë së shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisë dhe kemi ngritur flamurin shqiptar në pika të ndryshme”, thotë z. Berisha dhe shton: Në Kosovë filluan edhe burgjet e mia dhe të familjes sime. Brugjet filluan nga Rahoveci në Prizren, Gjakovë, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejë, nga Peja në Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmën e disa miqve e shokëve të mi, duke dalë në Austri në vitin 1958. Më 7 dhjetor të vitit 1960, arrita në Amerikë, ku fillova jetën time familjare dhe në vitin 1962 kemi themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit në mërgim dhe jam në këtë organizatë për dyzet vjet. Jemi përpjekur se si t’i vijmë në ndihmë popullit tonë të shumëvuajtur, nga armiqtë serbosllavë.

“Qysh në demonstratat e marsit e prillit të vitit 1981 si kryetar i Lidhjes së Prizrenit vrua çdo gjë në dispozicion për t’i dalë në ndihmë popullit tim. Duke filluar me demonstratat e njëpasnjëshme, protesta, peticione, takime me senatorë, kongresistë etj. Me daljen e UÇK-së në skenë, dyert e Lidhjes u hapën dhe këtu filloi puna për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për luftë. Gjatë kësaj periudhe kisha takime me Akademinë Ushtarake të Shqipërisë dhe UÇK-në. Për disa ditë iu drejtova popullit të Kosovës nga Radio Hajati i Sarajevës në gjuhën shqipe që të luftojë deri në pikën e fundit për të arritur fitoren. Kur filloi lufta në Preshevë po ashtu ndihmova që shqiptarët të arrinin lirinë. Zyra e Lidhjes së Prizrenit në Bronx ishte e hapur për ndihma. Kështu ndodhi edhe me luftën në Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj të realizuar përderisa nuk arrihet që edhe shqiptarët në Çamëri, Preshevë me rrethinë, në Mal të Zi e Pazarin e Ri të realizojnë aspiratat e tyre për t’u bashkuar”, thotë kryetari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Pas 43 vjetësh në mërgim u ktheva në Kosovë shumë i përmalluar. U ula dhe e putha tokën e Kosovës, tregon z. Berisha.

“Gjatë këtyre viteve pashë shumë vende dhe qytete të bukura të botës, por Gjurgjeviku im m’u duk më i miri”, thotë ai.

Edhe babai i tij, Ukë Sadiku kur ishte kthyer në atdhe pas 20 vjetësh, kishte puthur tokën e vendit të tij. Kështu bëri edhe i biri i Ukës, Ismeti pas 43 vjetësh, duke puthur me mall tokën e mëmëdheut të tij të dashur e shumë të bukur.

“Kosova më dha një jetë të re për të jetuar dhe për të ndihmuar derinë arritjen e pavarësisë dhe plotësimin e aspiratave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare”, thotë z. Berisha.



* * *

Me kullën legjendë të Sadik Ramës lidhen shumë kujtime. Kullës ia vunë flakën në periudhën e Pashiqit, gjithashtu serbo-sllavët e dogjën përsëri në kohën e Ukë Sadikut e tani së fundi kulla u rrënua krejtësisht në vitin 1998. Por me Kosovën e re, më e fortë se kurrë, do të ngrihet edhe kulla kala e Sadik Ramës.



Edhe kur shteti punon ne na duket se nuk punon

Pritet furtunë në zgjedhjet e ardhshme që s’mund të jenë larg. Kjo mund të ndodhë sepse shqiptarëve gjithherë iu vodh vota nga konservatorët, nga partiakët, nga ca dhjakë katundarë të veshur me rrobën e policisë. Diktatura po kërkon ta lidhë popullin fukara dhe të amnistojë, madje edhe të gradojë kriminelët në poste kyçe, duke i paisurme kartabintë si dikur Xhemal Selimin.

Në një bisedë me ministrin e rendit Çipa, të cilit në numrat e ardhshëm do t’i rezervojmë një intervistë në gazetën prestigjioze “Shqipëria Etnike”, gazetën që mban rekord nga vizitat në faqen e internetit, mësuam se sektori i policisë do të pastrohet dhe nuk do të ndodhë në të ardhmen që edhe kur shteti punon, të duket sikur nuk punon. Ashtu sikundër terrorizmi shfrytëzon vendet më të varfëra dhe më të pramambetura për terren, edhe kriminelët për t’u mbrojtur kanë zënë qoshe në radhët e policisë. Ka shefa që janë në gjak për veten e tyre dhe janë në polici, ka edhe të graduar oficerë që knaë vrarë edhe kolegët e vet, edhe njerëz të pafajshëm, që edhe janë plagosur dhe vazhdojnë të jenë në krye të punëve të shtetit. Populli që i di këto, por nuk di se të tillë njerëz janë përdorur nga politika për medemek barazpesha politike, kur policia është e depolitizuar, zmërohet dhe më tepër se dikur me spiunët vullnetarë, pasi ata të paktën nuk vrisnin.

Raste të tilla ka në Veriun shqiptar dhe në intervistën me Ministrin e Rendit Publik që kemi në plan të bëjmë do sqarojmë edhe vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, edhe të plakut, Tafili që mendohet ta kenë vrarë efektivë të vetë policisë. Në redaksi kemi edhe akuzën konkrete të avokatit të njohur shqiptar Haki Kraja, ku vetë grupi i policëve, të cilët do i botojmë me emra, mendohet të jetë vrasës dhe ky palaço shtet dënon të pafajshëm. Ngjarjen do e zbardhë edhe familja e nderuar Tafili dhe do botojmë prononcimin edhe të Spartak Ngjelës, ku duket se shteti po i mbron kriminelët për të mos zbardhur të vërtetat.

Janë këto probleme të mprehta politike e sociale sa që ky popull nuk kupton dhe kur ti zi gazetar shkruan një fjalë të mirë për shtetin, të bëjnë vu-vu veshët se pse shkrove ashtu, pasi ky shtet është pusht, ky shtet është hajdut, ky shtet është kriminel. Por ne themi se jemi pak, jemi veç tre milion dhe nuk është ndonjë gjë e madhe të spastrojmë ca fundërrina e me vullnet të mirë të jemi qytetarë të denjë, bashkëudhëtarë të popujve të tjerë të Evropës së kulturuar. Kishim, fjala vjen njëfarë Shenasi Premçi, të cilin babai i dëshmorit të demokracisë shqiptare Pëllumb Pëllumbit, Nikolla, e paditi në Hagë dhe mori përgjigje se ai shumë shpejt mund të gjykohet si kriminel i njerëzimit, (dokumentin origjinal të Tribunalit të drejtësisë së rruzullit tokësor do e botojmë në momentin e përshtatshëm) e megjithatë, ai njëherë u mbajt në punë në Malësi të Madhe, më vonë në Kukës e deri në ministri, e tash fshihet tek opozita! Për të tilla veprime shteti edhe kur punon duket sikur nuk punon.

Editorial nga: Sokol Pepushaj



Sëmundja e të lehurit

Keni dhjetë vjet që keni zhveshur gëzofin e lepurit dhe “mërdhisni”. I këputët vargonjtë në pyllin me ligje të “hekurta” dhe vrapuat pas kopesë së qenve që kompozojnë çdo lloj tingulli lehjeje. Kështu lehja u bë profesion ngjitës... Dhe kryetari i kopesë na kujton; më mirë të lehësh, se sa të jesh një lepurush i ngratë.

Të gjithë rrimë me veshë të ngrehur, kur dëgjojmë sonatë lehjesh në parlament. Dhe të nesërmen në të gjitha kafenetë, fillojmë e lehim lehtë. Kush e ndryshon kolonën zanore të lehjes, fillon “ligji i xhunglës”.

O ç’na u bë sëmundje kronike lehja...

Sidomos kur fillojmë fushatat elektorale.

Sa shumë leh kopeja, në mes të qytetit.

Ata ham, e ne bam. Ata hum, e ne bum.

I gjithë sheshi kompozon stonaturë...

Ka lehje shumëngjyrëshe. Por më të fortat janë blutë dhe të kuqtë, s’i lehe fort të nxjerrin trutë... Fillon e majta, ja pret e djathta. Nga zilia dhe qendra.

Janë vu në garë. Oh, sa bërtasin..., kush leh më fort, është i më zotë. Edhe ne lehim, qetë-qetë, se po të bërtasim ne mbytet lumi mu në detë.

O miqtë e mij! Në doni të keni tingull të ëmbël, e të përvajshëm, kur të lehni, vraponi në zemër të plehrave. Ka edhe shpirtmirë, nuk i pëlqen mishi me dhjamë, se shtojnë mbi peshë nga shtresa e dhjamit dhe e hedhin. Kështuqë mos ankoni. Mishi i bagëtisë është më i shtrenjtë, se lehja juaj. Prandaj mos i bëni naze. Dhe mos lehni kot, se nuk ju besoj.

O miqtë e mij! Pse qeshni, kur s’keni drita.mos bëni zhurmë, kur lehni, se keni rast për të “gjuajtur” ku të doni, si të doni.

O miqtë e mij! Pse lehni kot? Kush jua ka ndaluar të lehni kur të doni, si të doni. A e shihni se ju kanë lënë tëlirë pa zingjir. Pastaj miqtë e mij, po të na lidhni, do na quajnë vetëm qen shtëpie, duke marrë përsipër edhe urdhëra nga padroni.

Më mirë kështu, se ne jemi mësuar gjithë jetën me urdhëra, se kur zgjidhemi s’dimë se çfarë bëjmë. Dhe detin e kalojmë në këmbë. Pastaj mirë bëjmë që e kalojmë detin, se shkojmë në Europën e qytetëruar. Ne jemi dhe shumë të shkathët... Sa hap e mbyll sytë, çfarë do i themi Europës, hashash, kokainë, heroinë, shesim me shumicë, me pakicë, si ta doni. Po deshët, edhe pushkë ju sjellim, po deshët edhe automatikë e mitralozë, topa dhe eksploziv.

Nga: Sokol Pepushaj


Kryengritja antiosmane e vitit 1911, amaneti i trashëguar për një Shqipëri të vërtetë

Edhe pse pas vitit Shqipëria ka përjetuar kohë e ngjarje që nga më heroiket e deri nga më tragjiket, të cilat kanë lënë “gjurmë” të thella në vijijm të mbijetesës së trojeve tona, të coptuara e asimiluara plagët e të cilave vazhdojnë të kullojnë gjak të pastër shqiptarësh, e ku për fat të keq “Melhemi” i mbylljes së këtyre plagëve edhe sot në shekullin e 21-të ende vazhdon të “eksperimentohet” në laboratoret e Europës, por që gjithsesi jehona e “Kryengritjes” të vitit 1911 është e do të jetë për shekuj Drita e pashuar e Shqipërisë së vërtetë. Pasi është pikërisht kjo “drita” që bëri të mundur që pas rreth katër shekujsh e gjysëm terri turkoshak të “shfaqet” për here të pare Flamuri Shqiptar që na kishte lënë amanet Simboli i Shqiptarisë, por edhe i civlizimit Europian Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Padyshim për të gjithë ata që i thonë vehtes shqiptarë, kryengritja e vitit 1911 është kurora e lavdisë, mbi lavditë që gjithnjë shndritë në qiellin blu të Malësisë e Shqipërisë e cila na kujton përherë se Liria jonë, ndoshta si tek asnjë popull tjetër në Botë i ka themelet në gjakun e të parëve tanë. Padyshim epopeja e luftrave heroike të Shqipërisë e veçanërisht të simbolit të saj Malësisë së Madhe është një thesar brilant që mban të gjallë kujtesën e brezave të sotëm e atyre që do të vijnë, se çmimi i mbijetesës sonë ka qenë aq i shtrenjtë sa as nuk mund të shitet e as nuk mund të blihet kurrë dhe nga askush…

Sidoqoftë kryengritja antiosmane e vitit 1911 është shpallja de fakto e pamvarësisë së krejt Shqipërisë, e pamvarësisë së fituar me gjak e sakrifica e jo në laboratoret e errëta të diplomacive shpesh antishqiptar, ndërsa ngritja e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912 ishte “thjeshtë” nënshkrimi zyrtar (madje paqësore pasi nuk kishte asnjë incident tragjik që mori të paktën jetën e një shqiptari) i pamvarësisë së paralajmëruar kohë më pare. Natyrisht për të nderuar e kujtuar sadopak ato kohë heroike që i zbardhën faqen Malësisë e Shqipërisë le t’u referohemi shkurtazi kronikave të shkrutëra e gojore që koha e historia jonë na i ka lënë pas. Fillimisht përshkrimin e kësaj epopeje të lavdishme shqiptarie po e filloj me vargjet lapidarë të homerit shqiptar, simbolit të nacionalizmit modern me përmasa ndërkombëtare poetit patër Gjergj Fishtës i cili ndër të tjera shkruan për këtë ngjarje:

Të shtatë krajlat çua janë në këmbë

kah ka ra medet kjo gjamë

N’atë Malësi, n’atë Rapshë të Hotit

Ded Gjo Luli burrë si motit

Me i çetë Lekë burra Shkorretit

Ka nisë pushkën me asqer të mbretit

…………………...

Se mbas sodit emri i Zotit

Çka jemi nipa të Gjergj Kastriotit

E shqiptar që i thom na vetit

ma duva nuk i bajmë mbretit…

E në fakt kështu ndodhi pasi më 23 mars 1911 Malësorët në veçanti e shqiptarët e veriut në përgjithësi muarën “sinjalin” e fillimit të sulmit të armatosur mbi kazermat e mjerimit që ruanin regjimi mesjetar të turqve të rinj apo të vjetër, e ky sinjal njihet si thirrja që ju drejtua popullit të vilajetit të Shkodrës e më gjerë nga drejtues e pjesëmarrës të Lidhjes historike të Prizrenit të vitit 1878, të cilët kishin mbijetuar tërë ato vite edhe pse flakët e mjerimit e barbarisë Otomane kishin kërkuar ndër vite të përpinin lidhjen e Prizrenit e drejtues të saj. Kjo thirrje ishte nënshkruar nga tre luanë të përmendur të pamposhtur në luftën për liri e mvehtësi si nga pushtuesit shekullorë e ata sllavë të vonë, si Isa Bolentini, Ndue Gjoni e Mehmet Spendi, ku ndër të tjera në këtë thirrje thuhej se ka ardhur koha që të lirohemi nga pushtimi Osman. E pikërisht të nesërmen më 24 mars Hotjanët e Malësorët e “ndigjuan” këtë thirrje, pasi ata si gjithnjë kishin pranë e nëkrye të tyre simbolet e trimërisë e mençurisë shqiptare të cilët kishin marrë pjesë në Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878, si Ded Gjo Luli, Çun Mula, Baca Kurti e tjerë, por edhe të paktën gjashtë klerikë që momentalisht kishin gjetur strehë në trevat shqiptare të Malit të Zi të cilat edhe pse Mali i Zi kërkonte t’i shfrytëzonte për qëllimet e veta dashakeqe ndaj trevave tona; e ata njihen nga istoria ndoshta si truri i kësaj kryengritjeje lirie, e këta janë: At Karl Prenushim famullitar i Vuksalekajve, At Lorenc Mitroviq, famullitar i Bajzës, At Mati Prenushi, famullitar i Kastratit, At Sebastian Hila, famullitar Rapshës, At Bonaventura Gjeçaj, famullitar i Grudës dhe At Luigj Bushati, famullitar i Traboinit.

Natyrisht fillimi i kësaj kryengritjeje ishte në kushte të vështira e të pavolitshme, pasi shqiptarët ndodheshin në mes dy armiqve, atyre Frontal Turq e atyre Hileqar Malazez. Por gjithsesi më 24 mars 1911 hotjanët të parët sulmuan fortifikatat kufitare turke në Rapshë e Traboin të cilat i çliruan. U sulmuan edhe postat kufitare në Pikal, Selisht, Dinoshë, Omerbozhaj, Mali i Vranës dhe Nenhelm. Të gjitha këto u çliruan, ku u vranë disa ushtarë turq dhe të tjerë i zunë robër, ndërsa luftëtarët e lirisë kapën një sasi të madhe armësh e munizioni. Në këtë kohë Valiu i Shkodrës Bedri Pasha duke parë humbjet dhe disfatën e pashmangshme urdhëroi Kajmekamin e Tuzit Nënkolonelin Ahmet Beun që të rigrupojë forcat pë të mbrojtur kështjellën me rëndësi strategjike për Turqit atë të Shipshanikut. Gjithsesi sukseset e kryengritësve malësorë e më gjerë “detyruan” dinakun Bedri Pasha që të nxjerrë nga sundyqet e qelbura të perandorisë propagandën e përçarjes fetare. Më 26 mars ai në Shkodër spalli kryengritjen e Malësorëve Shqiptarë si luftë Fetare “Si luftë katolikësh kundër muslimanësh”, “si luftë kaurish Malazezësh” e tjerë, si dhe për këtë i bëri thirrje popullsisë muslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtur perandorinë Islame e besimin e saj të “njëjtë”.

Natryisht kjo propagandë arriti të mashtrojë rreth 1000 veta me të cilët u formua një batalion nën komandën e Emin Beut të cilët u nisën për të shkura në Tuz e në trevat e Malësisë për të luftuar kundër “Kaurrëve”, por që shpejt ata e kuptuan se turkoshakët i kishin mashtruar e marruar, pasi panë me sytë e tyre se nuk luftonin kundër Malazezëve, por kundër vëllezërve të tyre që kërkonin liri jo vetëm për vete, por dhe për vëllezërit e tyre të gjakut, Muslimanët. Pas kësaj një pjesë e këtyre të mashtruarve ose u rikthyen nga kishin ardhur, ose u bashkuan me kryengritësit malësorë kundër ushtrive turke, ndërsa një pjesë e vogël vazhdoi “ëndrrën dehse” të turkoshakëve për të luftuar kundër “Kaurrëve”, të cilët shpejt u zunë rob nga trimat malësorë e shqiptarë, ku pasi i kapën përsëri i trajtuan si vëllezër të mashtruar e jo si armiq të betuar, madje atëherë duhet ta kenë kuptuar hilen Osmane që gati u mori jetën. Me datën 28 mars kryengritësit sulmuan Tuzin kryeqendrën e krahinës ku arritën të djegin ndërteat ushtarake turke, dy kazerma ushtarake, furrën e bukës për ushtrinë, magazinën e kripës si dhe ndërtesën e Kajmekamit (Nënprefekturën), ndërsa kështjellën e Shipshanikut nuk arritën ta pushtojnë plotësisht pasi u munguan topat. E për ta pëshkruar me nota sa më realiste këtë luftë trimash përsëri po citoj disa vargje të At Gjergj Fishtës i cili ndër të tjera shkruan:

…Drejt kah Rpsha, Rapsha e Hotit

Qe si heret, si n’ditë sotit

kjo po m’ishte i falme agzotit

se aty vendi është ndezë zhari

janë herre krenat porsi bari

sa herë Lekët na janë perla

grykë për grykë me Turk e Shkja

idhtë tuj ba shkinat me kja

idhtë tuj ba me fsha turkinat

kah n’dorë flakë u rrinë “Martinat”…

E pas kësaj fillë Stambolli u detyrua të riemërojë në krye të ushtrive turke (kundër shqiptarësh) pashain famëkeq Shefqet Dergut Pashën i cili për të shuar këtë kryengritje që më 29 mars kërkoi ti fuste kryengritësit në mes dy zjarresh, ku nga Shkodra nisej vetë pashai famëkeq në krye të 20 mijë trupave, ndërsa pas shpine do tu binte Et’hem Pasha i cili nisej me katë batalione nga garnizonet ushtarake që ndodheshin në Gjakovë. Në këto luftëra tepër të pabarabarta, madje disi të izoluar nga pjesët e tjera të Shqipërisë së Veriut mbetën të vrarë mbi 150 ushtarë turq, kjo sipas kronikës turke, pasi humbjet duhet të jenë shumë herë më të mëdha, si dhe nga kryengritësit trimi legjendar Nik Gjelosh Luli me pesë traboinas, shtatë grudjanë, katër rapshjotë dhe u plagosën tre të tjerë. Por mjerisht kjo luftë pati hilet edhe të Kral Nikollës së Malit të Zi, i cili u kishte premtuar ndihmë kryengritësve malësorë, por që u kërkonte kushtin kobndjellës, që kur të çliroheshin tokat nga turqit të valëvitej flamuri i Malit të Zi, natyrisht malësorët këtë nuk do ta pranonin kurrë e ky mospranim është paraqitur bukur me përgjegjen lapidare të Ded Gjo Lulit i cili i thotë Kral Nikollës: “Për mik të pranoj, për Baba jo kurrë. Më i madh është mbreti i Stambollit se sa Ju, dhe nuk e pranoj për baba. Baba kam vetëm Shqipërinë.”

Gjithsesi malësorët kryengritës, trma e liridashës ishin nga e gjithë Malësia, që nga Gruda, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Plava, Gucia, Trieshi, Tuzi, Shkodra, Rrjolli e tjera, madje luftëtarët e lirisë ishin edhe nga Dukagjini e zonat e Nënshkodrës e deri nga Mirdita e pse jo ndonëse nuk morën pjesë direkt në luftë në këto troje, lufta kundër ushtive osmane u ndie që në rrethin e Durrësit, në Breg të Matës në Lezhë, në Hajmel, Rrobosht, Kallmet, Milot e tjerë e tjerë.

Por aurora e lavdisë së këtyre luftrave e betejave mbetet padyshim, beteja gati hyjnore e 6 prillit 1911 e cila u kurorëzua me ngritjen e flamurit kombëtar në majën e Bratilës në Deçiq. Në këtë betejë u dalluan të gjithë trimat kryengritës, por mbi të gjitha u dalluan luftëtarët e Kojës, Kuçit të cilët sulmuan fortifikatën turke të Deçiqit ku “Valëvitej e venitej” flamuri turk. Për të “marrë” këtë flamur turk e për të hedhur për tokë ku tashmë e kishte vendin ranë dëshmorë gjashtë Kojas njëri pas tjetrit, ev etëm i shtatëti arriti objektivin, dhe për këtë populli i ka përjetuar me disa vargje të paharruara ku po cilësoj vetëm dy:

“…Koja e Kuçit me pakicë

Muar Bajrakun në Deçiq…”

Për të çuar në vend fjalën e Ded Gjo Lulit, se aty ku trojet tona çlirohen nga turqit do të ngrihet flamuri shqiptar, në majë të Bratilës po më 6 prill (1911) dolën Nik Gjelosh Luli (kushëriri i Ded Gjo Lulit) bashkë me Ujk Miculin dhe Pjetër Zefin të cilët ngritën flamurin tonë kombëtar në këtë majë të shenjtë.

Natyrisht fati i mëtejshëm i kësaj kryengritjeje nuk ishte siç e dëshiruan shqiptarët e vërtet, por që edhe pas kësaj luftrat e përpjekjet nuk u shuan kurrë, madje edhe në rrugë diplomatike, ku kulmi arrin me atë që njihet si Memorandumi i Greçes që shpesh njihet me emrin “Libri i Kuq” i cili parashtronte para portës së lartë e fuqive të tjera Europiane 12 (dymbëdhjetë) kërkesat e Malësorëve shqiptarë që në thelb kishin lirinë e mvehtësinë e ëndërruar… Në organizimin e këtij akti diplomatik për momentin (pra për memorandumin e Greçes) përveç prijësve të njohur malësorë një kontribut të çmuar kanë dhënë edhe Luigj Gurakuqi dhe Ismail Qemali të cilët për momentin ishin strehuar në trevat shqiptare që mbante të “Pushtuara” Mali i Zi, e që mjerisht më vonë (më 1913) do të bëheshin realitet nga Europa. Qëndrimi dhe interesimi i këtyre dy shqiptarëve të mëdhenj për kryengritjen e malësorëve të vitit 1911 tregon qartësisht se kjo kryengritje kishte përmasa kombëtare e jo lokale, madje edhe në pjesët jugore të Shqipërisë e tjera kishin filluar kryengritjet antiosmane, që natyrisht për momentin nuk u ngrinin në nivelin e kësaj kryengritjeje, dhe fatkeqësisht nuk u arrit që këto kryengritje të ishin të njëkohëshme e të njëtrajtëshme në të gjithë Shqipërinë… Por gjithsesi kjo kryengritje e armatosur shqiptare është e madhe sa vetë historia jonë, e natyrisht edhe lista e luftëtarëve të lirisë së paralajmëruar është po kaq e gjatë, por në këtë shkrim të shkurtër e modest unë dua të kujtoj disa nga emrat më të spikatur të kësaj “Ere” Lirie të ëndërruar prej shekujsh, e ata janë:

Ded Gjo Luli, Marash Uci, Nik Gjelosh Luli, Mark Gjeka, Pjetër Nik Daku, Maço Grizhi, Lulash Zeka, Zef Peri, Prel Kol Shyti, Mirot Çoku, Pjetër Gjok Toshi, Luc Prel Nishku, Gjelosh Gjoka, Prelot Keqi, Ujk Gjeloshi, Ded Gjon Ujka, Gjelosh Doka, Prel Nik Pretashi, Prel Keri, Nik Zefi, Tom Nika, Dokë Lani, Kol Kurti, Sokol Baci, Marash Luca, Lukë Marku, Gjeto Mark Ujka, Gjon Ujk Miculi, Lulash Zeka e Stak Breci,Lik Mirashi, Gjok Dedë Luli, Gjon Ujk Çeku, Kol Gjo’ Leci, Luc Gjeloshi, Dasha Nika, Pjetër Uci, Smajl Mustafa, Sokol Mali, Gjon Nik Plluci, Ded Çoku, Dedë e Llesh Nik Daka, Tom Gjurgji e Mark Preng Dudi, Preng Nikoll Gjeçi, Mark Per Zefi, Gjekë Marash Haka, Mehmet Shpendi, Islam Makalushi e tjerë e tjerë, që natyrisht edhe këta që shënuam më sipër nuk janë të gjithë prej Malësisë së Madhe, por prej trevave të tjera shqiptare, por që të gjitha së bashku luftuan për të fituar lirinë, e si të tillë edhe ne nuk kishim pse i ndanim sipas trevave. Me këtë shkrim nuk mund të mbetet pa përmendur bilbili i kësaj lufte, Poeti e partioti nga Shkodra Hil Mosi, por mbi të gjitha vlen të theksoj se në këtë luftë lirie morën pjesë edhe dhjetëra gra e vajza malësore të cilat kanë në themel të kësaj kryengritjeje kontributin e tyre të rëndësishme, por dy janë ato burrëresha që shëndrisin si meteor në gjerdanin e kësaj lufte, Tringë Smajlja e Grudës dhe Norë Luli e Hotit. E të gjithë trimat që i dolën për zot atdheut në këtë luftë Fishta i madh i përjetëson:

…Burrat le për çak t’martines

Fjalën, fjalë e besën çelikut

Ballë për ballë e jo mbas shpinet

Mësy me i ra në luftë armikut…

Gjithsesi, luftëtarët e lirisë, si dhe të rënët për liri, pamvarësi e identitet, janë të shumtë sa vetë historia e krejt Ilirisë, por ata edhe pse sot prehen në varre, ose diku në tokën arbërore, janë gurët e themelit të “Kalasë” së përbashkët që ne shqiptarë ka shekuj që po mundohemi ta ndërtojmë e bashkojmë e që ka emrin Shqipëri (Etnike), e të parët tanë na e lanë lënë amanet, që siç dihet për ne shqiptarët amanetin duhet ta mbajmë se përndryshe as varri s’ka për të na mbajtë…

Mjerisht ne kemi ende të pushtuara territore tonat, por jo kurrë zemrën e trimërinë tonë që duhet ta dëshmojmë fuqishëm pra Europës së vjetër e të re, pjesëtarë të së cilës duhet të jemi. Jo të Ndarë në “katër Vilajete” e në një shtet të cunguar, por të bashkuar ashtu siç na fali Zoti në një Shqipëri Etnike…

Ndue Bacaj

Partitë: Po vjen mbreti, na mori dreqi

Lajmi i kthimit të familjes mbretërore me në krye mbretin Leka i parë në atdheun e tij, të cilët ja mohuan në vitin 1939 Fashistët dhe që nga viti 1944 e deri sot komunistët (e vjetër e të rinj), është padyshim një Ogur i mirë për të gjithë ata shqiptarë të cilët dëshirojnë dhe ëndërrojnë një shtet për të gjithë i cili ka rreth 63 vjet që u mungon. Gjithsesi dihet se mbreti dhe familja mbretërore vjen në Shqipëri jo si mbretëri, por momentalisht si simbol i një institucioni të ndaluar dhunshëm nga at që marrin edhe mbajnë pushtetin po dhunshëm e që kanë një emër të tmerrshëm për shqiptarët si komunistë, socialistë, trafikantë, mafiozë, hajdutë e kriminelë, por që momentalisht janë të detyruar të pranojnë kthimin e mbretit të paktën fizikisht si simbol të një institucioni të trashëguar. Natyrisht ardhja e mbretit do të bëjë që shqiptarët të “zgjohen” nga ai gjumë që ika rifutur komunizma e re, duke shpresuar se shpejt do t’i vinte dita të shpresohet se Shqipëria do të rikonfirmojë vullnetin e saj për të rikthyer Mbretin e mbretërinë në krye të shtetit, dhe sigurisht pas kësaj do të marrë fund dilema e një institucioni që shpesh po krijon sherr tek politikanët, pra institucioni i Presidentit, si dhe do të marrë fund njëherë e mirë monopoli total i levave shtetërore që kthejnë në favor të partive rezultatet e “votitmi e dreqnimit”, ku siç dihet deri tani më fitimtarë kanë dalë të majtët. Por krahas ogurit të mirë për kthimin e familjes mbretërore, këtij institucioni i duhet “Bërë” e qartë se gëzimi i kthimit në atdhe nuk duhet ta vërë në gjumë pasi ai në Shqipëri gjen pikërisht ata ose bijtë e atyre që jo vetëm ja mohuan atdheun mbretërisë, por mbi të gjitha shpifën e denigruan figurën e vetë mbretit të vjetër e të ri. Në Shqipëri mbreti gjen ata këlyshë të kuq që i vodhën e grabitën pronat, që madje edhe sot kur të kthehet momentalisht i duhet të jetojë në një rezidencë me qera e jo në “shtëpinë” e tij. Në Tiranë mbreti gjen ish studentin Spiun që studionte në Francë në kohën që gazetat franceze (Le Figaro) e akuzonin Lekën e Parë si trafikant armësh, droge e tjerë, e ky student spiun në atë kohë dërgonte tek “Le Figaro” të gatshëm shkrimin e shkruar po në Tiranë nga e veja e diktatorit Hoxha që sot është nëna “mbretëreshë” e PS. Natyrisht këto shkrime i paguante shteti shqiptar si fregnu pulën, por me ndihmën e KGB-së Ruse, UDB-së Jugosllave e Asfalisë Greke, e ky “student” tani ka role të mëdha në Qeveri e politikë, (kot nuk thoshte Enveri për të Djali i shokut e shoku i djalit). Në Tiranë do të gjejnë (në qeveri e në shtet) të gjithë ata agjentë kriminal komunistë që disa herë janë munduar me homologët e tyre sllavë ti organizojnë atentate nëpër botë kundër mbretit e mbretërorëve. Në Tiranë do të gjejnë lakuninë e kuqe të qenve që për rreth 60 vjet lehën kundër mbretit e mbretërisë, por që tashmë disa nga këta qenër në dukje kanë “ndërruar” padron, madje ata kanë filluar “lehjet” e ëmbla por mbretit. Në Tiranë do të gjejnë ata që i vodhën votat e fallsifikuaran referendumin mbretërisë, si dhe ata që vranë e plagosën monarkistët që protestuan më 1997 paqësisht. Në Tiranë gjejnë ata që organizuan gjyqin spektakolar që do të dënonte mbretin me vdekje ose burgim të përjetshëm, por që tani janë “zbutur”. Në Tiranë do të gjejnë edhe të gjitha ato lakuni servilësh e spiunësh që për një kafshatë gjith kohën të fshijnë pluhurat e të pështirosen, por që janë gati të “ndërrojnë” padron sa herë u del një kockë më e madhe. E së fundi në Tiranë (natyrisht në shet e qever) gjen dhjetra kriminelë të kuq e të zi të cilët janë gati të luajnë rolin e Avni Rustemit apo Valter Qarrit të cilët i bënë atentat Babasë së mbretit të sotëm (Ahmet Zogu) për llogari të klaneve antishqiptare Greko-Sllave që ata i shërbenin e i shërbejnë pasardhësit sot…

Pra siç shihet Mbreti e familja e tij nuk vijnë thjeshtë si dikur në vendin e tyre të mohuar, por mbi të gjitha në një vend të Minuar, ku për ta Çminosur do të jetë tepër e vështirë…

Ndue Bacaj
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga WebMaster Sun 3 Oct 2010 - 2:53

ja dhe harta e shqiperise etnike

Shqiperia Etnike  Shqiperiaetnike8pjese
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga Vizitor Sun 3 Oct 2010 - 3:37

shiprija etnike shum kam deshir te ndodh dhe ta perjetoj at mrekulli dhe une
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga Vizitor Sun 3 Oct 2010 - 3:43

Shqiperia Etnike = ^^150 000 km# // ^^20 000 000 Shqipetare.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga Vizitor Sun 17 Oct 2010 - 13:14

Shqiperia Etnike  Fffffffffffffffffffffffv
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga Vizitor Sun 17 Oct 2010 - 13:15

Shqiperia Etnike  Gggggggggggggggggggggggo
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga Vizitor Sun 17 Oct 2010 - 13:18

Shqiperia Etnike  Hhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhw
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Feb 2011 - 12:22

TROJET ETNIKE SHQIPTARE


Figura të njohura si Pukëvili, Napoleoni, Holand dhe historianë me emër në Botë, kanë dokumentuar kufijtë realë të Shqipërisë

Trojet reale të Shqipërisë sipas historianëve dhe njerëzve të shquar me famë botërore

Isuf Bajrami*

Autorë të ndryshëm dhe specialistë të gjeografisë kanë shpjeguar me të dhënat e tyre për madhësinë e trojeve shqiptare. Sami Frashëri thoshte se “Shqipëria ka një sipërfaqe prej 70.000 km katrorë”. Studiuesi francez L.Uelavitch thotë se “madhësia e sipërfaqes së Shqipërisë është 75.000 km2”. Studiuesi tjetër shqiptar T.Selenica na jep një “sipërfaqe të Shqipërisë prej 80000 km2”. Ndërsa kufijt e vërtetë etnik të Shqipërisë, ashtu siç na i përshkruan prof. A.Gashi, janë:

Trojet etnike shqiptare
Kufiri perëndimor
Nga kjo anë Shqipnija etnike kufizohet me detin Jon dhe fillon nga Preveza e mbaron në pikën Skepi i Zi. Gjatësia e buzës në këtë anë është 651 km. Kufiri veri-perëndimor Ky kufi fillon nga pika Skepi i Zi e mbaron nga Ferro.

Kufiri veri-lindor
Ky kufi fillon nga veriu i katundit Shapoja, ecën nga lindja deri te katundi Japor, pastaj varet nga jugu deri te kuota 1548 e pastaj kthen përsëri në lindje të Karakollit të Osman Pashës nën kuotat 1619-1931. Kjo vijë e kufirit përmbledhë qytetin e Kurshumlisë, Prokuples, Leskocit dhe të Vrajes së bashku me rajonet dhe katundet e tyre. Kufiri lindor Ky kufi fillon nga Gradnica dhe mbaron në qoshin ku bashkohen dy lumenjtë Venetika e Vistrica me një gjatësi prej 342 km. Kjo vijë lindore fut përbrenda krejt viset e humbura mbas luftës ballkanike (1912), të cilat përbëhen prej këtyre kryeqendrave dhe krahinave: Gjakovë, Prizren, Kaçanik, Vranie, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Preshevë, Dibër, Kërçovë, Strugë, Ohër, Krushevë, Përlep, Resnie, Manastir, Follorinë, Kostur, Naselicë e Grebenë. Kufiri jug-lindor Kjo vijë fillon nga pika ku bashkohet lumi Bistricë me Venetikon e mbaron në grykën e lumit Artë me një gjatësi gati 180 km. Kufiri jugor Përmbledh brigjet detare të gjirit të Artës. Këto brigje janë shume të përthyeme e kanë një gjatësi prej mëse 93 km dhe duke filluar nga goja e lumit Artë mbërrijnë te qyteti i Prevezës. Brenda këtyre kufijve ndodhet Shqipëria, e cila shtrihet në jug- perëndim të siujdhesës ballkanike, mbi brigjet detare të Adriatikut dhe të detit Jon, nga jugu në veri ndërmjet skepave Skepi i Zi në lindje të Vrajës, gjatësi lindore nga Ferro. Me luftërat ballkanike dhe Konferencën e Londres më 1913 plotësuan ëndrrat e shteteve fqinje, Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi dhe u vendos kufiri i sotëm që përmbledh më pak se gjysmën e Shqipërisë së vërtetë. Shqipëria etnike para ardhjes së turqve në Ballkan zinte një sipërfaqe prej rreth 110.000 km2. Në periudhën e pavarësimit të shteteve të Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, Turqia u “fali” këtyre shteteve rreth 5.000 km2 të tokës shqiptare. Pas luftës se vitit 1876-1877 me Rusinë, Turqia dhuroi në interes të popujve ortodoksë të Ballkanit rreth 25500 km2 të tokave shqiptare.

Shqipëria etnike në fund të shekullit 19
Në fund të shekullit XIX, dheu i Shqipërisë etnike do të tkurrej në 80000 km2 me 2.5 milionë banorë, ndërsa Konferenca e Paqes, që u mbajt në Versaje më 1919-1920, do të pranonte se dherat shqiptare në vitet 1912-1913 zinin një sipërfaqe prej 90270 km2 me rreth 3 milionë banorë. Përkundër këtyre pohimeve, kjo Konferencë lejoji vendimet e Traktatit Paqësor të Londrës (1913), duke shkëputur nga trungu etnik shqiptar rreth 80.000 km2 që iu shpërndau shteteve fqinje, kështu që Shqipërisë i mbetën vetëm rreth 28700 km2. Ndërsa sipas Vjetarit Shtetëror Statistikor të Shqipërisë, sipërfaqja në km2 e shtetit shqiptar është 28.748km2.

Sipas dokumenteve historike të botuara qysh herët, Ilirinë e Jugut grekërit e quanin Epir, ashtu siç e shihnin nga ishujt. Është njëlloj, vazhdojnë studiuesit, si peshkatarët e ishujve Bohama ta quanin Floridën “Kontinent”. Emër që s’ka asgjë të përbashkët me kombësinë e popujve që jetojnë aty. Në pjesën që i kushtohet Greqisë, Straboni nuk e përmend Epirin, kurse Ilirinë dhe Maqedoninë i trajton së bashku. “Pas epirotëve dhe ilirëve, thotë ai, vinë fiset greke”. Sipas veprës Iliada, këto fise “barbare” jo helene nuk bënin pjesë në Lidhjen kundër Trojës. Maqedonia dhe Epiri kishin një gjuhë të përbashkët jashtëhelene, thotë Straboni dhe Plutarku. “Epirotët e maqedonët, përforcon studiuesi gjerman Hahni, qenë fise të afërta me njëri-tjetrin ose me prejardhje të përbashkët”. Skënderbeu thoshte: “Nëse kronikat nuk gënjejnë, ne quhemi epirotas” ndërkohë që Barleti e quante Skënderbeun “Princ i epirotëve”. Ndërsa Pirroja quhej “Shqiponja”. “Në Epir gjatë lashtësisë banonin vetëm popujt jogrekë, shkruante Tumman, që flisnin gjuhën maqedone ose çka është njësoj gjuhën ilire”. Aristoteli, te vepra e tij “Politika”, i kushton vëmendje të veçantë Kushtetutës së Epirit, si e ndryshme nga ajo helene. Skylaki i lashtë, duke përmendur Ambrakinë thotë: “...prej këtej nis Helada”. Aristoteli shkruan për ishullin Diomeda në detin Adriatik: “...kur vinë këtu helenët...” dhe më poshtë: ’’...kur vinë barbarët që rrojnë aty afër...”. Të gjithë autorët e hershëm grekë gjuhën e Epirit e quajnë pellazgjike, jo greke. Në asnjë dokument a historian s’përmenden përkthyes në bisedime mes popujsh “barbarë”. Pasi ata merreshin vesh pothuaj në të njëjtën gjuhë të tyre johelene. Rrënjët e fjalëve të vjetra të Epirit s’njiheshin nga grekërit, sepse qenë të kohës së pellazgëve më të lashtë, me të cilët grekërit trazuan gjuhë e kulturë.

Studiusit e huaj për Shqipërinë etnike
Në këtë rrjedhë historike studiuesi suedez Martin P. N. Nilson thotë: “Epiri nga çdo prirje del jogrek”. Perandori bizantin i shekullit X, Luani i Mençur thotë se: “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Studiuesi Lyber shkruan: “Ishulli i Korfuzit në zanafillë banohej nga ilirët”. Kronisti bizantin i shekullit XIV, Mihal Dukasnantari, i Shtëpisë Perandorake, tregon paanshëm se “sunduesi i Janinës, Thoma Preluboviqi, i mbiquajtur “shqiptar vrasës”, Janinën e pastronte nga shqiptarët në një mënyrë të tillë saqë dhëndrrit të vet shqiptar, Gjin Bue Shpatës, i cili e rrethoi kërcënueshëm, i dërgonte me cinizëm si dhuratë shporta me sy të nxjerrë të shqiptarëve”! Megjithate, osmanët të kujdesshëm në regjistrime, Janinën kur e pushtuan më 1431 e quajtën tokë shqiptare. Kështu, ata shkruan Delvinë, Grebenë etj., e jo Dhelvinon, Grevena etj., pavarësisht se kishte ndodhur që në shekullin VI p.e.r. mbreti Tharip i Epirit në administratën e oborrit mbretëror kishte marrë me rrogë një athinas, i cili gjeti rastin dhe e hapi greqishten si një gjuhë të dytë.

Holand, Epiri dhe suliotët
Dr.Holand, në vitin 1812-1813, shënon në shënimet e tij: “Udhëtime në Ishujt Jonianë, Shqipëri”. “Hyra në Epir në brendësi të Shqipërisë”, shkruan piktori i shquar Levis. Në vizatimet e veta, piktori I.Leiç shënon mes të tjerash: “Janinë, kryeqytet i Shqipërisë; Qyteti dhe Kështjella e Paramithisë - Shqipëri; Varri i Ali Tepelenës – Janinë, Shqipëri; Kështjella e Pargës - Shqipëri; Lugina e Sulit – Shqipëri” etj. Në ditarin e vet në Qefalon në gusht 1823, Bajroni shkruan: “Suljotët qenë një kastë ushtarake e të krishterëve shqiptarë, që rronin në male të larta, të cilat sundonin rrjedhën e lumit Akeron”. Për njerëz të tillë Bajroni vazhdon: “...ka diçka të trashëguar nga lashtësia, diçka epike nga koha e Pirros”. Në librin “Udhëzues për udhëtarët në Greqi” thuhet: “Shqipëri sot quhet tërë Epiri i lashtë si dhe provincat jugore të Ilirisë së hershme që arrijnë deri në gjirin Rizonik, ose grykat e Kotorrit”. “Duke zotëruar Durrësin dhe bregdetin shqiptar nga Tivari tek Arta... ai popull flet në gjuhën e lashtë ilire që bënë pjesë në familjen e madhe të gjuhëve indoevropiane”. Koloneli Lik shënon: “Shqipëria zë tërë vijën e bregdetit në lindje të Jonit dhe Adriatikut, e përfshirë në paralelet 39–43”. Duke qenë në Epir, ai shkruan se “...aty rregulloheshin punët në atë mënyrë që qe e përgjithshme në Shqipëri”. Në zgjatje të Epirit më në Veri, Liku shkruan: “Asgjë nuk mund të jetë më tërheqëse e më piktoreske se pamja e Luginës së Gjirokastrës... katundet e shumta tregojnë se ajo është një nga rajonet më të lulëzuara të Shqipërisë”.

Dijetari Spencer bën një gjykim përgjithësues: “Mund të ndryshojnë emrat e një sërë rajonesh e t’i përfshijnë ato në provinca të tjera, por hartën natyrore të Shqipërisë s’ka dorë njeriu ta fshijë, ndërkohë që banorët e krishterë a myslimanë shquhen nga të njëjtat tipare, zakone, doke dhe prej të njëjtës gjuhë”. Dr.Holland gjatësinë e Shqipërisë e përcakton 250 milje; Lik e jep 30 milje në skajin jugor dhe 100 milje në pjesët e tjera, ndërsa kufijtë në bregdet i jep gjer në Prevezë dhe Sulin e quan rajonin e skajshëm të Shqipërisë. Ai plotëson më saktë, duke thënë se “Shqipëria nis me një rrip toke të ngushtë nga malet e Sulit në Vai të gjirit të Artës, duke u zgjeruar me një gjerësi, që është vështirë të përcaktohet”; dhe vazhdon më tej: “Gjiri i Artës mund të quhet dalje kryesore për pjesën jugore të Shqipërisë”.

Kufijtë e Shqipërisë sipas Hobhauz
Shoku i shquar i Bajronit, Hobhauz, thotë se “kufijt e Shqipërisë mbarojnë në jug në gjirin e Lepentos, ose sipas disave në gjirin e Artës... E tërë zona, duke përfshirë dhe Akarnaninë mund të quhet pa gabuar Shqipëri”. Kur vizitoi fshatin Qestorat, të Gjirokastrës, ai tha për shtëpitë e tyre: “...krejt ndryshe nga ç’kishim parë në Shqipërinë e sotme”. Të njëjtën gjë, por nga një drejtim tjetër, e përcakton ushtari anglez Paton: “Prej Novipazarit, 10 orë larg tokës së Malit të Zi... fillon shqipja, e cila që këtej shtrihet për në jug drejt Epirit”. Dijetari Erkhart Janinën e quan: “Kryeqytet i fiseve çame”. Hjuz, duke e përcaktuar Janinën në Shqipëri, shton se kësaj të fundit “mund t’i shtohet Arta e Lura”. Më tej Konicën e përshkruan si: “...një prej maleve më të mira të qytetit shqiptar... ka 5.000 banorë me dy të tretat myslimanë, 600 shtëpi shqiptare, 200 greke”. Pastaj flet për peshkopatën e Gjirokastrës Drinopollis (Dropulli i sotëm) me shkurtimin e emrit Fusha e Drinit. Para meje, shkruan Erkharti, kur doli përballë limaneve të Artës “shtrihet toka e Pirros, e Skënderbeut dhe e Ali Pashë Tepelenës”. Gjithashtu, gjatë vizitës së tij, studiuesi Doduell shkruan: “Gjiu i Ambrakisë ndan Epirin nga Akarnania dhe në anën jugore të tij është fillimi i Greqisë“. Regjistrimet osmane kanë qenë mbajtur tepër saktësisht, pasi lidheshin me interesat ekonomike e administrative të tyre me rastin e krijimit të nahijeve. Epirit i shënojnë 617 mijë vetë, nga ku rreth 120 mijë grekë dhe 33 mijë vllehë dhe të tjerët i vë shqiptarë; pra, vetëm një e pesta grekë. Statistikat e Sanxhakut të Gjirokastrës në mesin e shekullit XIX shënojnë 148759 banorë; nga këta 68915 myslimanë, 60872 krishterë, 18972 grekë, asnjë vlleh. Çamëria kishte 212 fshatra të krishterë dhe 80 myslimanë. Statistikat më pas shënojnë se më 1913 në Çamëri 96% flasin shqip, ndërsa më 1940 bie në 80%.

Pukëvili, Napoleoni dhe të tjerë për Shqipërinë
Pukëvili i njohur si filohelen shkruan: “Habitem shumë dhe nuk mund të kuptoj si ka ndodhur që në Çamëri dëgjohet vetëm gjuha shqipe, sikur shqiptarët të jenë këtu vendës e jo grekërit”. Napoleoni e quajti pashallëkun e Janinës: “...një shtet i qëndrueshëm me popullsi e zakone të të gjithë shqiptarëve”. Për këtë hapësirë shqiptare i apelohet Papës së Romës për të ndihmuar Epirin, kur i shkruhet nga Shqipëria “për një pjesë të vendit... nga Gjiri i Artës në portin e Vlorës, përfshi Manastirin në kufi të Maqedonisë e Mecovën në shpatet e Pindit”. Në botimet e Pukëvilit lexojmë: “...me numrin e tyre të madh, me guximin, zellin e veprimtarinë e tyre, shqiptarët do ia ndërronin një ditë faqen Greqisë”. Studiuesja e shquar rumune me origjinë shqiptare Dora D’Istria, thotë për shqiptarët në Greqi: “Vetëmohimi e flija e tyre qenë ndihma më e madhe në kryengritjen greke për çlirim. Mbi shkëmbinjtë e mbi zellin e Pargës gjenden ende tepricat e një populli që dha jetën e vet për Pavarësinë e Greqisë. Atje ndodhen edhe gjurmët e gjakut të martirëve”. Bashkëkohësi i Ali Pashës, rusi i pranishëm E.Golubinski, thotë për të: “Atdheu i tij qyteti i Artës, nuk gjendet në Perandorinë e Konstandinopojës... por në një principatë të lirë shqiptare. Ai qe pushtuar nga turqit më 24.03.1449”. Këto thënie pohojnë atë që Ali Pashë Tepelena i tha lirshëm Bessierit francez: “Unë e quaj shtëpinë time Butrintin, Pargën, Prevezën dhe Vonicën”. Çamëri quhet qarku i Shqipërisë që përfshinë krahinat e Paramithisë, Filatit, Pargës, Margëlliqit, Gumenicës etj. Topografikisht, etnografikisht, folklorikisht, Çamëria përbënë një krahinë jo të veçantë të Shqipërisë”. Po kështu thuhet edhe më vonë: “Çamëria është pjesa më jugore e Shqipërisë dhe jep të dhëna për numrin e popullsisë në myslimanë e ortodoksë”. Historiani grek Sathos shkruan se: “...në Mesjetë, Thesprotia përmendet si krahinë e banuar kryesisht prej shqiptarëve”. Një përcaktim të tillë e jep edhe Enciklopedia italiane: “Thesprotia është emri grek i Çamërisë”. Edhe në Konferencën e Loussanos, në janar 1913-të përfaqësuesi i shtetit grek, M. Cacllamanos, në debatet e nxehta për Shqipërinë u shpreh: “...shqiptarët banojnë në një krahinë plotësisht të caktuar në Epir”. Ç’ndodhi me tërë këta shqiptarë në Epirin e tyre?! “Tretja” nga çkombëtarizimi prej Patriarkanës dhe megalidesë motivoi parashikimin e diplomatit grek Stefano Skuludhis, shprehur me letër ministrit grek të Punëve të Jashtme më 18.02.1877, ku thuhet: “...shqiptarët pa gjuhë të lëvruar, pa arsim të zhvilluar, pa fe të përcaktuar, nuk do t’i ruajnë dot për një kohë të gjatë kombësinë e tyre, po do të asimilohen gradualisht prej grekërve”…

Trojet pas Revolucionit Francez
Pas revolucionit francez, filloi një epokë e re. Me likuidimin e copëtimit feudal lindën tërësitë kombëtare. Një ndër shtetet që lindën pas kësaj periudhe është Greqia (1831), e cila u garantoi shtetasve të saj liritë civile, politike në masë të barabartë. Klauzola të tilla u përcaktuan me Traktatin e Londrës më 1829, të Parisit 1856, të Berlinit 1878, që janë quajtur traktate “Minoritare”. Deri më 1914 ishin bërë jo më pak se 30 traktate të tilla ndërkombëtare. Siç u tha edhe më lart Pukëvili shkruan: “Çamët jetojnë në jug të lumit Kalama. Distrikti i tyre shkon deri në Janinë. Vendbanimet e tyre kryesore janë: Suli, Paramithia, Luarati, Margariti, Parga dhe Agjia”. Çamëria, pra, është një zonë e banuar nga popullsia autoktone shqiptare. Ajo e cila e përbënte pjesën kryesore të pakicës kombëtare shqiptare në Greqi, në një sipërfaqe me 1950 km2, u çlirua nga pushtimi turk më 1912, në të njëjtën kohë si e gjithë Shqipëria. Kongresi i Berlinit (1878), Konferenca e Londres (1913) e më pas Konferenca e Firencës, që përcaktuan kufijtë e pjesës jugore dhe juglindore të Shqipërisë, vendosën që kjo trevë shqiptare të kalonte nën sundimin grek. Ajo përfshinte 189 qytete dhe fshatra me një popullsi sipas regjistrimit turk të vitit 1908 mbi 72.000 banorë. Pas caktimit të kufirit shqiptaro–grek nga Protokolli Firencës, Fuqitë e Mëdha i kërkuan Greqisë të tërhiqte trupat e pushtimit brenda një muaji nga Shqipëria e Jugut.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga WebMaster Sun 27 Mar 2011 - 9:06

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shqiperia Etnike  Empty Re: Shqiperia Etnike

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi