Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:01

First topic message reminder :

HALIL KAJTAZI

VIA-VITA SHQIPËRI

R o m a n

Prishtinë, 2008


PROLOG

Gjatë tërë natës nuk kisha fjetur si më parë! Çudi, as gruas u përpoqa të mos i rrëfeja, pse s'qesh i qetë. Madje, isha rrotulluar herë në krah të djathtë e herë në të majtin, dhe s'munda të fle. Mendja i ka bredhjet e saj nëpër udhët e jetës sime.
Mëngjesi i kësaj ditë të janarit 2000 më gjeti të zgjuar me një temë që e kisha sjellur nëpër mendjen time. I kisha matur e çmatur sa ngjarje të jetës, veçanërisht kësaj radhe, i përkujtova disa festa, që më parë i cakëronim gotat në NATËN E VITIT TË RI. Edhe sivjet i cakëruam gotat, por nuk kënduam si më parë. Kishte disa lloje të pijeve dhe të ushqimeve, por në mesin tonë mungonte më i dashuri ynë, që gjendej në burgun e Mitrovicës së Sremit. I kujtojmë sa pritje të Vitit të Ri këtu në shtëpi. I kujtomë edhe ata që vinin rastësisht, të paftuar, por që na gëzonin tepër. Në NATËN e parë të Vitit të Ri 1981, në mbremje kishte ardhur nga ushtria, ajo e APJ-së, tezaku i djemve, Rifat Latifi, me gruan e tij, Shpresën. Shpesh e përmend ai edhe flet në Amerikë për këtë festë, për pritjen e Vitit të Ri. Të flasim si i kemi pritur festat kombëtare në kohën e rinisë sonë, s'është e udhës. S'po i lodh të tjerët.
Më parë iu shkruaja shumë urime shokëve dhe miqve. Ka vjet që i kam dërguar mbi njëqind urime. Një muaj, gjatë dhjetorit, e hartoja listën e njërëzve që ua dërgoja urimet. Pastaj, në shënime, i shkruaja tekstet me përkushtim. Oh, sikur të mi ruanin ato letra shokët dhe miqtë e të shihej çfarë iu kisha uruar me të dashurve, shokëve, pastaj vëllait tim këtu në Prishtinë, kur i shkruaja urimin nga Vitaku. Saherë i kisha matur sa vargje të një vjershe nga Asdreni ynë:
"Fjalë e bukur, fjalë e shenjtë
Thellë zemrës i tingëllon
S'ka në botë gjë më të shtrenjtë
Se zërin nënë kur e dëgjon..."
Ndodh se këto vargje ua kisha shkruar shumë shokëve, që t'ua përkujtoja nënën dhe pastaj e shkruaja fjalinë: "Urojmë Vitin e Ri 1954, dhe ju urojmë shëndet e lumturi!" Shpesh iu shkruaja ndonjë urim edhe shokëve e miqve që ishin ushtarë, pastaj edhe bijve të mi, që të gjithë, sipas ligjit të APJ-së, ishin të detyruar t'ia kryejnë ushtrinë "të huajt", t'i mbrojnë kufijtë artificialë të RFSJ, përkatësisht të Serbisë! Sa çekanët i kanë fituar bijtë e mi, po edhe bijtë e të tjerëve në ushtri? Sa veta janë sëmurë, janë vrarë, etj. Kanë ardhur edhe të vrarë të mbyllur në arkivole e me rojë ushtarake, me vendimin e shpifur ushtarak se ka vrarë veten!
Urime nuk arrita t'i shkruaja asnjë të burgosuri më parë. As im atë kur ishte në burgun e Nishit, nuk ka pritur se ne të tre djemtë e tij do t'i shkruanim urim për vitin 1952! As biri im, kësaj radhe, nuk ka pritur se do të marrë letër urimi nga familja, sepse prisnim se do të lirohej nga burgu dhe së bashku të kapërcejmë Vitin e Ri 2000!
Urim i kam shkruar birit tim në burgun e Mitrovicës së Sremit përmes një monologu, që e dërgova në gazetën "Bota sot". I ndëroj, sepse ata lëre që e nderuan veten, lexuesit, por shprehen kujdes edhe ndaj të gjithë burgosurve të tjerë shqiptarë.
Urim nuk mendoja që t'ju shkruaja të zhdukurëve, kur përditë nënat e tyre qajnë dhe i kërkojnë gjurmët nëpër humbëtirat e tokës serbe!
Në këtë natë të Vitit të ri, uroj që të mos e ndiejnë veten të prekur që po u sjell ndër mend një poezi të një ish-të burgosuri politik, që e shkroi më l6 dhjetor l961 dhe e fshehi nën astar të setrës, dhe pas lirimit nga burgu e botoi. Kjo poezi është e Destan Bajraktarit, që ia përkushtoj nënës së tij.

Ku je, o bir?! Librat tua s'i shfleton kurkush,
E kjo mue të mjerën më mundon, më brengos.
Ato tash janë tretë, vrugnue, pluhnosë,
Si me qenë t'shkreta, - trishtim me të mbushë.

Shpesherë, o bir, nisëm n'dhomë, me t'pa ty,
Ku mendoj se t'gjej ndonjë libër tue lexue,
Dhe, ashtu, n'maje t'gishtave' vij, për mos me t'trazue,
Por ty s'të gjej dot. Ah, burgu te mban n'dry!.
Ndonjiherë t'thërras; ku je, bir i nanës"
A kaq herët e ke lanë, ke shkue me ra"!
Po ti s'më përgjigjesh. Dhe n'për dritë të hanës

Vij si hije që të shoh, mos je me krye n'duar,
Sytë atyne rreshtave kurr pa ua nda,
Po ti prap s'je!... O, kur do të kthehesh, kur?!

1.)

Urime, kësaj radhe, nuk iu dërgova as Siçës e Fecit në Gjermani. Urime (të shkruara në letër nga unë) nuk mori as vëllau që na ndanë një rrjetë teli!
Kur i shpalosi kujtimet dhe urimet, shpesh më ka rënë në dorë një letër urimi nga Instituti i Folklorit Shqiptar të Tiranës. Me kishte gëzuar urimi i pare. Sa herë pata klithur në vete: "Via-vita, Shqipëri!" Kur disa vite me radhë, nisën të më harronin me urime, nisa të prekem, pse gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit s'kam marrë asnjë urim nga nëna jonë Shqipëri?
"Urimet edhe zemrave të pikëlluara!" më bëhej se ky është një monolog i protestuesve që në vigjiljen e këtij Viti të Ri 2000, dolën para TEATRIT KOMBËTAR, në qëndër të Prishtinës. Nga të gjitha drejtimet e udhëve arritën shumë protestues, që me parulla kërkonin lirimin e të burgosurve shqiptarë nëpër burgje të Serbise. Kishte gra e burra me fëmijë kaliboç, kishte të rinj dhe të reja, por kishte edhe fëmijë që me mjetet pëlcitëse ose ishin të gëzushëm që po e përcillin një vit të luftës me mynxyra, apo e pritinin Vitin e Ri që do t'u sjell shëndët, jetë më të mirë dhe shumë e shumë më të lumtur!...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

"O, MOJ SHQIPËRI!"

Kisha rënë në pusin e thellë të mendimeve, dhe më dukej se i tërë parku në këtë mëngjes të korrikut më ra në kokë, por fat që Nora më ktheu në jetë, duke më rrëfyer sesi Ajnishës, ia kishin përzerë nënën nga shtëpia djemtë e kunatit, dhe se kur ishte e zoja e punës, atë e adhuronin tepër. Por, ç’u bë me atë pleqëri të saj, derisa ishte, e mbante edhe qesën e shtëpisë, me një zhag që e fuste gjithnjë në gji për t’i ruajutur paratë, e një ditë kunata e kishte tërhequr zvarrë. Nëna e Ajnishës doli prej asaj dere të shtëpisë, po pikërisht po atë ditë, kunati i saj përjetoi një aksidnet të rëndë para shtëpisë se tij dhe vdiq. Kanë thënë, vazhdoi Nora rrëfimin e saj, bën e mos shiko mbrapa. Kanë thënë të moçmit se kur dikush mundohet të kafshojë, të puthë!. Edhe këto puthje të jetës fat që po treten. Jeta po vënitet, e çdo gjë merr hov ashtu siç shpesh s’mund të parashohësh...
Isha përsëri në atë mëdyshje që kisha ndryrë në park, dhe çfarë do të filloja të trajtoja në kapitujt e ardhshëm. Disa herë klitha në vete që të mos më dëgjonte Nora: "O moj, Drenicë!..." Pastaj edhe një klithmë tjetër: "O moj, Prozë!..." Por, në mendje më ishte ngulitur më gjasë shprehja e parë, që e nisa kapitullin e ri: "O moj, Shqipëri!..." I kthehem edhe njëherë asaj Shqipërie dhe prej këtu shihet se mund të bëjë ndonjë klithmë apo edhe gafë të madhe, se asgjë s’mund t’i bëj e as t’i ndihmojë asaj. Çfarë do të bëja për Shqipërinë, është kjo detyrë mbi detyrëa, gjithnjë dëshiroj ta shoh një Shqipëri me shqiptarë të mirë... Iu ktheva edhe klithjeve: "O moj, Drenicë!... Ç’bëra unë për ty, e ti për mua? O, moj Prozë, pse ende fle dhe nuk zgjohesh të pijmë së bashku kafenë e mëngjesit? O, moj Prozë, a do të më qortosh që s’arrita ta bleja violinën që aq shpesh ma kërkoje kur i kishte njëmbëdhjetë vjeç? Disa herë dolëm në qytet dhe s’arritëm ta gjejmë asnjë violinë që aq shumë ishe dashuruar në të, duke e parë Ilir Shehun, se ia ndërronte gishtërinjtë, por që nuk i këndonte. Proza ime fle, unë shkruaj, por shpesh përpiqem që t’ua gjej vendin e duhur shënimeve të mia. Por, sesi me vijnë duke u plotësuar shënimet askush nuk do të me besonte.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

MOJ DRENICË!

Sa shpejt më ra në dorë një skedë, ku në bisedë me Mursel Hajrën, nga Rakinica, plak që i kishte mbushur njëqind vjet, kisha shënuar:
-Derisa të jetë bota s’duhet të humbet lufta e Ahmet Delisë. Kambër Loshit, Nak Berishës dhe e Azem Bejtës... Kisha e parë është ndertuar në Deçan, kurse e dyta është kjo në Deviç. Honrakët e Rakoshit e Kerolltë bëhen vojvodë dhe gjithnjë e kanë ruajtur kishën e Deviçit... - pohonte plaku, që ka vjet që ishte verbëruar sysh.
Kisha kapërcyer kalimthi nëpër një vijë të shkurtër të Shqipërisë, në mars të vitit l993. Më dukej se kisha shkuar të kërkoja zjarr, apo ndonjë ndihmë mjekësore për djalë? Asgjë s’pata t’i dërgoja Shqipërisë e as që mora diçka prej saj. Me dëshirë Shqipërisë do t’i dërgoja libra, për hir të abetares së parë që kushedi nga e kush e pruri në Kosovë dhe fat që mësova shkrim-leximin. Pata marrë me vete pesë romane të birit tim, Arsimit, dhe ato ua fala disa vetave. Ndodh se do ta kenë lexuar romanin, por ketë s’e bëra që të më pranohej se kisha djalë që di të shkruaj. Po, ç’të them për Drenicën dhe librat që lexohen atje. Ka Denica njerëz të shkolluar, ka... Ka Drenica lexues, ka... Ka Drenica veprat e mia, i ka... Por, ç’fat e përcolli atë Drenicë, e në halle të saj mos qofsha!
Në vjeshtë të vitit l995, vizitova Shkollën Tetëvjeçare në Runikë, aty ku më parë kisha punuar, pastaj edhe shokë të tjerë, por edhe Mehmet Kajtazi. Takova vëllain e tij, që ishte emëruar pedagog i shkollës, dhe m’u bë qejfi kur më futi në atë bibliotekë që më parë mezi e pata nisur punën me ato pak libra, e tash ka më shumë sosh. Në një skaj të asaj biblioteke pashë se ishte ngritur një pikturë e Shotë Galicës. E shikova atë pikturë, dhe pa më treguar asgjë, mora vesh se shkolla ishte pagëzuar me emrin e Shotë Galicës. Shotë Galica nuk kishte përmendore para ndertesës së shkollës, por ende ishte ajo përmendorja e Millun Jakshiqit, për të cilin gazetarët e nderuar, z. i ndjerë Nebil Duraku, dhe z. Mehmet Kajatzi, i patën shkruar e botuar fejtonet e para për të. Edhe për Shotë Galicën z. Mehmet Kajtazi ka botuar romanin me titull: "Shotë Galica", por që në atë bibliotekë ende s’ka arritur. Isha duke shikuar në dritare dhe Sheremet Kajtazi dukej se fare nuk më përcillte nga e kisha thelluar tërë atë shikim. Shkolla më dukej se kishte nisur të plasaritej, kurse në anën tjetër pashë shkollën e re.
- Ketë shkollë na lanë serbët ne,. e asgjë tjetër. Morën shkollën e re, por mirë që u ndamë prej tyre. Tash jemi më të qetë - tha Sheremeti.
E pyes pedagogun:
-Po, a mund të gjej shënime nga koha ime?
-Unë, më sa kam hetuar, ato janë në duar të shkive. Mjafton se i kemi këto shënimet më të reja! - m’u përgjigj ai pa fije arsyetimi, dhe u fut në botën e shënimeve që ai përpiqej t’i vë në skedarë të shkollës. Edhe atëherë ndodh se kisha klithur:"O, moj Drenicë!..."
Të tjerët herët patën klithur.
"O, moj Shqipëri!"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

KUJTIME PËR BREZNITË E REJA
Qerret i Durrësit, mars 1993.


Shëtisja me z. Ilaz Zekën, nga Murga e Drenicës, që babai i tij herët ishte selitur në fshatin Qerret të Durrësit. Udhët i gjeta të pameremtuara, me përjashtim të udhës kryesore, që ishte shtruar me zhavorr, prej Qërretit deri në Katund të Ri. Ecja dhe kur arrita te varrezat e fshatit, u ndala dhe pashë se ishin pjesërisht të meremetuara, dhe në fakt më mirë sesa në Drenicë. U afrova dhe i lexova mbishkrimet, pastaj nxora lapsin dhe bllokun e shënimeve dhe nisa të marrë shënime. Ilazi më shikoi dhe as që foli gjë. Më dukej se njëfarë dyshimi i rrapëlloi në kokë. Mendoja se do të më qortonte, apo të shprehte ndonjë dyshim ndaj mje. "Shkruaj, shkruaj!", - tha e më liroi nga një bagazh mendimesh e mynxyrash që ishin rujatur diku në thellësi të shpirtit të tyre. Kështu, i hyra punës me radhë, duke shkuar prej varrit në varrin tjetër, dhe isha tejetë kureshtar sesi i kishin ngritur përmendoret e disa prindërve. Mbishkrimet në këto varreza do të jenë edhe kujtime për breznitë e reja.
Ismajl Tahir Berisha,(l99l-l997), Gjyrgjevik-Kosovë.
Hanë Berisha,(l897-l987).
Zeqir Sadiku,(l897-l969), i biri i Sadik Ramës nga Gjyregjeviku.
Isuf Zeqir Dushi, 22 të vrarë i ka djegur Serbia dhe kanë ikur në Shqipëri.
Zade Berisha,(l5.2.l906-5prill l988).
Rushit Zeka, (2.6.l9l4-l5.5.l965).
Hamit Zeka, (24.6.l9l5-l5.5.l965).
Riza Zeka, (1o.12.1897-3.11.1985).
Bajram Ukë Kabashi (l9l0-l972). Bajram Rexha ishte shok i tij.
Emine (Dajaku) Zeka, e lindur në Rakinicë, gruaja e të ndjerit Riza Zeka nga Murga.
Edhe pse i pata marrë shënimet, pashë se kur i kërkova t’i sistemoja, ato fare s’i gjeta. Më kujtohet se të ndjerës, Emine Zeka, ia kishin ngritur lapidarin, me fotgrafi, me shami të bardhë, dhe dukej se krenaria dhe hija e saj gjatë do t’i mbajë në shpresa për jetë më të mirë katër djemtë e saj, nipat dhe mbesat...
-Të pëlqyen varrezat tona? - më kishte pyetur Ilaz Zeka. - Kanë ngjashmëri me ato në Drenicën tonë?
-Po, tash edhe te ne janë duke i meremetuar varrezat! - i thashë dhe u futem në botën e Shqipërisë.
- Edhe atje e kemi tokën tonë, por është tokë gurinore. Kemi edhe male shumë atje. Na kanë thënë djemtë e mixhës: "Ejani dhe ta ndajmë malin. Kjo është juaja!" Mirë që na kanë lutur kështu. Por, u kemi thënë: "Mali ynë mbasi është në duar tuaja, lë të rri ashtu". S’e kemi ndarë. Këtu kemi tokë të mirë, a sheh krejt toka është nën vadë. Vada e ka të veten, Bardh. Isha edhe në fshatin tim, ku ka lindur im atë. Toka jonë atje është e ashpër, thatësirë e madhe kishte qenë në atë verë të vjetit l992. E pashë Denicën, por babai dhe nëna vdiqen të përmalluar që nuk patën rast ta shohin vendlindjen e tyre...
Për dadën Minë (Emine), siç më rrëfente Nora, qëkur kishte dëgjuar se lëngonte dhe dëshpërohej që s’mund të kthehej në vendlindje për t’i parë vëllazërit e saj në Rakinicë, ajo ishte habitur dhe shpesh e qiste shaminë e bardhë në kokë dhe me të shpejtë dilte nga shtëpia duke u përshëndetur me të gjithë anëtarët e familjes.
- Ditën e mirë, se unë shkova në Rakinicë (Drenicë)!
Djemtë e saj e ruanin përherë, dhe e kthenin në shtëpi. Kur Nora e kishte marrë lajmin për vdekjen e hallës Minë, që të dy patëm qëlluar në një të pame këtu në Prishtinë, ajo kishte qar. Këtë s’ua kisha treguar bijve të saj as në Qërret të Durrësit.
Toka në Qërret të Durrësit ka emër.
Isha tepër i gëzueshëm që tokën e kishin ndarë pa ngatrresa dhe dëme.
- Në këtë tokë kaq të mirë qesim më pak farë, e atje në Murgë, duhej qitur farën më shpesh - m’i kujtoi sa fjalë të babait të tij, Riza Zekës, i biri i tij, Ilazi. - E pashë edhe tokën tonë atje. E ligë, e thatë, por bukën e ka të ëmbël!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

PËRVJETORËT!

Për pak çaste e ndala kompjuterin dhe duke u zhdjergur shkallëve teposhtë, dyshoja mos do ta kem bërë ndonjë gabim teknik dhe të më shlyhej, sepse aftësia krijuese s’është e njëjtë në asnjë kohë. Në sallon vërejta se kaftjalli s’ishte i gatshëm. Mora një grishkë bukë dhe e leva me pak mjaltë, e posa e hëngra, më erdhi një trohë fuqi krijuese. Rishtas u ngjita shkallëve përpjetë, dhe mendoja se ku t’i gjeja shënimet dhe çfarë të trajtoja sot. Në tavolinën ku punoj, pashë se i kisha shënimet që i kisha marrë nga prof. Abas Ermenji, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat "Shqipëria e lirë", të botuara në "Albania", më 28.l2.l962, në Romë, kushtuar 50-vjetorit të pavarësisë dhe të Ditës së flamurit. Në vete thosha: "Me shumë vonesë arrita të lexoja shkrime të tilla, apo vallë mos qesh larg botës së librave?" Libri ishte botuar në Romë, çfarë të thosha për romakët? Mjafton se edhe atje lejohej të botohej një libër i tillë, dhe të dalë emri i idologut që s’ka mundur të veprojë në Shqipëri, por krijoi kushte që të punojë edhe atje, jashtë kufijve, për Shqipërinë. Ai, në shkrimet e tij, theksonte se Rusia, Kina dhe Jugosllavia patën për qëllim të sundojnë popujt e vegjël, dhe atë pjesërisht e arritën. Policia serbe hyri në Shqipëri për të vrarë njëmijë e sa kosovarë, kurse brigadat shqiptare dërgoheshin për ta liruar Kosovën. Them në vete: "Anakronizëm i një kohe që hapi shumë varre shqiptarësh!" Në fakt autori i këtij shkrimi përpiqej të bëhet njësimi i shpirtit kombëtar në mbështetje të jehonës që bëri Lidhja e Prizrenit, e cila ndiqte vatrën e kulturës shqiptare. Vënte në spikamë se në luftërat Ballkanike shqiptarët i dhanë grushtin dërrmonjës Perandorisë Osmane; forcat u mblodhën të çthurura, të paorganizuara dhe fati i Shqipërisë mbeti në duar të fqinjëve dhe të fuqive të mëdha. Shqiptarët edhe mëtutje kërkojnë njohjen e autonomisë së tyre brenda katër vilajteve :Kosovë, Manastir, Shkodër e Janinë. Porta e Lartë i mbante gjithnjë me premtime e gënjeshtra. Populli shqiptar, i çthurur dhe i papërgatitur për qëndresë, pa administratë, pa një ushtri, pa një qëndër drejtuese, u ndodh i papritur përballë intrigave të jashtme dhe të veprimit ushtarak nga fqinjët, që i shkelen krahinat shqiptare. Ushtria marshoi në të katër anët. Një pjesë mori nga Perëndimi, drejt Shkodrës, dhe pjesa tjetër nga Juga, drejt Manastirit. Në anën tjetër, një pjesë e ushtrisë greke marshoj drejt Janinës. Kështu, katër vilajetet :Shkupi, Manastiri, Janina e Shkodra u morën nëpër këmbë. Sulmi ishte i papritur, sa që shqiptarët vonë e morën vesh, duke menduar se fqinjët kishin punë kundër Turqisë, dhe jo kundër tyre. Kur e morën vesh qëllimin e fqinjëve ishte tepër vonë" shkruante i nderuari z. Abas Ermenji në shkrimin e tij enkas për pavarësinë e Shqipërisë si dhe për marrëdhëniet fqinjësore të asaj kohe. Rishtas dëshiroja të përsiasja, por u tërhoqa, duke iu frikësuar shkrimtarëve të ardhshëm se mos kjo që po e them, do të cilësohej si parullë!
Sërish u qasem shkrimeve, dhe s’mund të shkëpus veten nga tërë ajo që kisha lexuar dhe shënuar. Mirë që jeta po vazhdon edhe si e tillë, pra me shkrime.
Lexoj në vazhdim për ngritjen e Falmurit në Vlorë, l9l2 (28 nëntor) kur u formua edhe një qeveri e përkohëshme nën kryesinë e z. Ismail Qemalit, duke i njohur fuqitë e mëdha se Shqipëria kishte shpallur pavarësinë, dhe të ndërhynin që të mos bëhej copëtimi i saj. Për fat, apo pa pikë fati, Austro-Hungaria e para iu përgjigj kësaj thirrje dhe kërkoi që Shqipëria të mos copëtohej! (Këto qenë parulla mashtruese se do të copëtoheshin!...) Luftërat Ballkanike i pushoi Anglia, kur e organizoi Konferencën në Londër, ku morën pjesë ambasadorët e fuqive të mëdha, më l7 dhjetor l9l2. Kjo i caktoi kufijtë e Shqipërisë më l9l3. Austro-Hungaria dhe Italia kërkonin një Shqipëri më të madhe, kurse Rusia dhe Franca donin ta bënin sa më të vogël. Gjermania përkrahte Austro-Hungarinë, kurse Anglia si pajtuese ndërmjet dy palëve, luajti lojën më të rrezikshme. Interesi i Austro-Hungarisë, ishte mosdalja e Serbisë në Detin Adriatik, kurse Italia të siguronte kanalin e Otrandës dhe të mos mbyllej kanali i Korfusit. Shqiptarët mbasi nuk mund t’i dalin zot vendit të tyre, u ndoq vija gjeografike e Italisë dhe e Austro-Hungarisë. Në mars l9l3, me ndërmjetësimin e ministrit britanik, Edëard Grey, Austria ra në ujdi me Rusinë mbi caktimin e kufijve të Shqipërisë së Veriut. Kufijtë e Veriut u qethen dhe u përqethen! Më 30 maj l9l3, u nënshkrua në Londër traktati i paqes ndërmjet Turqisë dhe të aleatëve ballkanikë. Artikulli III i këtij traktati ua linte në dorë fuqive të mëdha caktimin e kufijve të Shqipërisë dhe rregullimin e çdo pune që kishte të bënte me Shqipërinë. Komisioni prej të dërguarëve të gjashtë fuqive të mëdha, që u mblodh në Firencë të Italisë, me ndihmën e Institutit Gjeografik, caktoj në hartë kufijtë e Shtetit shqiptar, ku më l7 dhjetor l9l3, u nënshkrua Protokolli i Firencës. Në prill l9l3, Ismail Qemali u nis për në udhëtim nëpër Evropë, ku i vizitoi kryeqytetet e fuqive të mëdha. Plaku i Vlorës u kthye në Shqipëri me premtime të thata. Lëvizjen e Vlorës e paraqitnin si pa fe, që kërkonte të sillte një mbret kaur.
Princ Vilhelm de Vied zbriti në Shqipëri më 7 mars l9l4. Esad Topotani arrestohet më l9 maj l9l4. Rebelet ishin për një princ të Osmanllinjve. Parulla e tyre nuk ishte :"duam tokë", por "duam Babanë!"(dmth Sulltanin). Nga kjo dramë targjikomike që luhej në dëm të Shqipërisë i luhati trojet shqiptare. Muhaxhirët e mjerë, të ndjekur me zjarr e dhunë nga trojet e tyre nga Serbia, vdiqen nga uria me mijëra burra, gra e fëmijë nën ullishtat e Vlorës. Trupat e mjerë të tyre i hodhen në det...
Traktati i fshehtë i Londrës, që parashikonte copëtimin e Shqipërisë, u mor vesh nga tërë bota, më l9l7, kur Bolshevikët në Rusi, botuan arkivat e fshehta të misnitrisë së carit. Zogu i shpërndau popullorët si bykun që shpërndan era...!
Mendja rishtas më rrëshqiti në fillim të kapitullit, dhe në vete mirë që lëshova klithmën e poezisë: "O, moj Shqipëri!..." – të shkrimtarit romantik Vaso Pashë Shkodranit

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

O, PRITE ARSHI PIPËN, O HEJ!

Para se të zgjohesha nga ëndrra që si nëpër mjegull më afrohej një grua me shportë të pemëve në dorë, i shtrirë në kanape, mendova se mirë u bë që s’ia mora pemët, u ngrita dhe nisa të shkruaj në stilin lutës:
- Shqipëri, mos të pastë hije, pse më ndjek si hije!?
Ekrani i kompjuterit më motivonte të shkruaja, kurse valët e Radio-Tiranës me lajmin më të ri për arritjen e z. prof. Abas Ermenji në aeroportin e Rinasit, më gëzoi tepër. Isha në Vitak, dhe prisja që atë ta shoh se arrinte në aeroport duke ateruar me aeroplanin e tij special nga Roma për në Tiranë. Por, prapë më thotë një mendje: asgjë për Shqipërinë s’është vonë. Edhe sikur të bëhej kushtrimi: "O prite, Arshi Pipën, o hej!..." do t’u isha mirënjohës zërave të tillë.
Seç më kujtohej ajo ditë e korrikut me vapë edhe vendlindja sikur më doli parasysh, sikur arrita në Vitak. Ishin këto vjet që me dashuri iu kisha kthyer jetës në fshat, dhe jetoja posi të gjithë ata në lagje. Nga bisedat që më vinin terthorazi, po shpesh edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, më qortonin se isha bërë po ai që kisha qenë më parë këtu, dhe mendonin se fare nuk e përcillja jetën e shkrimeve. Në ato ditë isha më aktiv, dhe asgjë mëngut nuk lashë pa e futur nëpër gërhanë e gërsherë. Në Vitak vazhdimisht e dëgjoja pasqyrën e RTSH, dhe me gjasë më kishin këndellur sa emisione. Shihja një pjesë të Shqipërisë, dhe shumëpak kishte emisione për Kosovën. Kosova s’e kishte më atë Radio-Televizion të Prishtinës, që gjatë Serbia ishte përpjekur ta vë kapelë mbi atë të RTSH të Tiranës. Mjafton se çdo zhvillim që bëhej këtu në Kosovë, kishte për qëllim që t’u thotë atyre në Tiranë: "Ç’po luani ju me fatin e atij populli? A e dini se edhe ne këtu në Kosovë kemi radio dhe televizor? A shihni se jemi një, por sapo shihet shqiptarët kosovarët do t’ua luajnë truallin me mençuri!".
Në bisedat që i bëja me fshatarët të mi, shpesh ndahesha mirë, por ka raste kur fare s’më kuptonin, apo e bënin veshin të shurdhër, por edhe kjo kohë pohoja në vete se do të jetë kapërcyese. S’ishte punë e lehtë që çdo gjë e re të shpërthejë vrullshëm, siç ishte penguar gjatë një pjesë e historisë. Televizioni shqiptar, me gjasë ngutej që t’i nxjerr në shesh njerëzit dhe patriotët që ishin flijuar për Shqipërinë e lirë, por edhe për një Kosovë të lirë. Ishte e pamundshme që t’i kapja këto tema, por mjafton se i përcillja prej një prapavie të shëndoshë, siç e pata zakon të veproja gjatë tërë jetës...
Lajmet që i përcillja në RTSH më jepnin vullnet për jetë, por edhe shpesh më shqetësonin dhe befasonin. As që kisha nder mend të lodh trurin aq shumë, por tërë kjo ishte formale, por që vragët mbetën në një pjesë të këtij shpirti.
Aksiomat e Shqipërisë ringjalleshin. Lajmi më i ri, i RTSH: "z. Prof. Arshi Pipa arriti në aeroportin e Rinasit". U gëzova që e pashë aeroplanin duke ateruar dhe kur zbriti z. prof. Arshi Pipa, më erdhi shumë keq që ishte plakur shumë, dhe mezi ecte. Pritja ishte bërë e mirë, vetëm që s’i dëgjoja spikerët duke thirrur sikur luftëtarët e Drenicës në kohë të Azem Galicës!
"Ou, prite Arshi Pipën, o hej!..."

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

NJË VERË TJETËR

Kishte kapërcyer korriku me vapë. Frikësohesha mos edhe gushti do të na bëj të dalim në mal me atë vapë që kishte pllakosur. Droja se edhe vjeshta do të jetë me vapë, e ato pak prodhime të mia, nuk do të më sjellnin asgjë për dimrin që vinte. Ishin ditë të thatësisë ato, dhe shpesh i dëgjoja fshatarët e mi se ankoheshin:"Po, këtu në Vitak, çdo dhjetë vjet ka verë të mirë, e pastaj gjithnjë kështu!". Kanë halle ata fshatarët të mi, por as vetë s’qesh pa to. Edhe vetë hetoja diçka në fshatin tim e kjo ishte thatësira. Pritej një verë tjetër…
Në atë korrik me vapë kisha kositur barin, dhe kur më duhej të udhëtoja në Zagreb, otkosët mbetën të shtrirë. Më vinte keq ta ngarkoja dikë me punë të mia të fushës, apo edhe t’u thosha: "Merrnie atë bar, kositne dhe thane e pastaj do të bëjmë lehtë!".
Kisha udhëtuar për në Zagreb, se më priste biri im në spital, që ishte operuar. As që mendoja se do të fitoja aq shumë prej tokës, që njëzet e pesë vjet ishte djerrinë, ndërsa jetoja në Prishtinë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

SHQIPTARËT E MJERË!

Kur e pashë se zbriti nga aeroplani Arshi Pipa në Tiranë, mos mendoni se e nënçmova kthimin e tij, por m’u duk se fluturoi nga Perëndimi me një aeroplan shumë të madh. Udhëtarët e tjerë fare si pashë në kamerë. Kutadi, ai gazetari i televizorit, kishte për detyrë që në plan të parë ta vënte z. prof Arshi Pipën. Këtij intelektuali ia kisha dëgjuar zërin edhe më herët, por të tjerët me siguri e kanë njohur para meje. U bë bujë ardhja e Arshi Pipës në Shqipëri! Po, vallë, si erdhi e ç’tha, ajo ishte punë e tij. Nuk e mohoj punën e tij intelektuale dhe veprimtarinë patriotike. Për njerëz patriotë kemi nevojë gjithnjë. E pata përcjellur edhe veprimtarinë e tij në gjuhësi, por kur dëgjova se ishte kundër njësimit të gjuhës letrare, më doli nga huji. A kam të drejtë të fus sqepin në punët e tij, do të më qortoni, por se kemi një gjuhë dhe një komb, kësaj teze s’mund t’i themi: ndal, se do të kthehemi atje ku ishim: të kemi dy dialekte: atë gegë dhe toskë! Apo, edhe të ndjekim tezën më të re, të lansuar se gegërishtja e vjetër është më e pasur së toskërishtja! Ç’fitojmë me këtë në planin e përgjithshëm kombëtar? Mos duke u përpjekur t’i kruajmë vetullat, po i nxjerrim sytë?
Kujtesa dhe harresa për mua janë thyerje shpirtërore, sa më vjen kujtesa, po aq më paraqitet edhe harresa. Më duhet të pajtohem me këto dy anë të psikologjisë sime. Kujtesa më treti prapë te ai aeroplani që prej tij zbriti Arshi Pipa, dhe më dukej se të tillë aeroplani kam parë sikur të ateronte dikush nga Beogradi. Mendja më thoshte mos Arshi Pipa ka pirë shërbet në Beograd? Po, vallë, kthimi i tij në Shqipëri, në vendlindje pas pesëdhjetë vjetësh ishte sihariq për të gjithë mërgimtarët dhe vendësit, por edhe për shkencëtarë të tjerë!
Kujtesa ime rishtas më shpie t’ia bëja vetëm një pyetje të thjeshtë:
-O zoti Arshi Pipa, mirë se erdhe në Shqipërinë tonë? Po, vallë, a mos erdhe të kërkosh gjak shqiptari, apo t’u japësh gjakun e shqiptarëve që ke fituar në botën e jashtme, në Amerikë? A mos erdhe të na qortosh se jemi pajtuar ta kemi një gjuhë kombëtare, edhe pse nuk e gëzuam një shtet kombëtar?
Kjo që më mundone, s’është gjë e rastit, se edhe më parë, kur dëgjoja se në Shqipëri kishin qenë ata që s’kishin fije gjaku shqiptarësh, i pyesja: "Mos dhe gjak shqiptari atje, apo mos more?". Ata që s’kanë gjak shqiptari, si mund të japin? Ndodh se ka të tillë që përpiqen t’u japin gjak shqiptarëve të mjerë që janë kundër Shqipërisë...?
E pata vështirë ta përshkruaja personazhin e Arshi Pipës, kur s’e kisha parë kurrë në jetë e as që isha takuar në ndonjë restorant, madje as që ia pata lexuar veprat e tij. Ç’fat pati shkrimtari i përndjekur nga Shqipëria që me vështirësi e krijoi rrethin e tij në Amerikën e lirë? Po, vallë çdo të ketë shkruar Arshi Pipa për Kadarenë? Patën apo s’patën mosmarrëveshje këto dy figura të rëndësishme të kulturës shqiptare, të Arshi Pipës dhe të Ismail Kadaresë? A patën rast t’i cakërojnë gotat? Më saktësisht, merrej vesh se më 1987, në një revistë qenkësh botuar në Amerikë teksti anglisht i Pipës "Subvercioni drejt konformizmit – fenomeni Kadare", që pritej se do të përkthehej dhe do të botohej si libër i veçantë edhe në gjuhën shqipe…
Çdo betejë të re kundër forcave të errëta, ai do ti përgjigjej me kundërshti!
Ndodh se koha e kundërshtive dhe e pykave ndaj njëri-tjetrit do t’ju përplasë dorën dhe do t’ju bjen mbi hundën e çuar përpjetë në re të bardha apo të zeza! Kjo më pret edhe mua…!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:07

LULËZIMI I SHKRIMTARËVE!

Kisha arritur prej fshatit në Prishtinë, dhe sipas asaj që isha marrë vesh me bijtë e mi, ata m’i ruanin të gjitha gazetat dhe revistat. Kthimi nga fshati më gëzonte, dhe kështu mëse një muaj mbyllesha dhe i lexoja shkrimet e zgjedhura. Çdo gjë në gazetë nuk lexoja asnjëherë, se s’ishin për shijen time. Përcillja rubrikën e kulturës, dhe gjithnjë shpresoja se diçka e re po lind... Lexoja raportin nga Kuvendi vjetor i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku me një theks të veçantë, konstatohej se janë arritur rezultate të dukshme në fushën e krijimtarisë letrare! Raportin e kishte "lulëzuar" me të dhëna gazetari më i ri dhe më privilegjuar i rubrikës së kulturës, Abdullah Konushefci, alias i klanit të shkrimtarëve llapjanë, i bindur thellësisht se vetëm penat e kësaj treve synonin përparimin e kombit. Ai, ne bisedat dhe letrat që shkruante, gjithnjë e kishte gojën plot: Nazmi Rrahmana, Zejnullah Rrahmana, Sabri Hamita, Lepajë, por kohëve të fundit iu shtua edhe Adem Demaçi si dhe vetëvetja!. Kishte raportuar arsyetimin e pranimit të shkrimtarëve të rinj në shoqatë. Ndër të tjerë ishin pranuar dhjetë veta. Kjo ishte punë e madhe! Shihej se pavarësimi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte në nismë, por kishte ende të tillë shkrimtarë, që s’mund ta mendonin ketë pa serbë e malazezë, po edhe pa turq këtu në Kosovë! Bënte fjalë edhe për këtë temë apo jo? Më sa hetoja çështje thelbësore ishte pse Abdullahu nuk dëshironte të hyjë në kamuflime që ishin kontestuese për kohën? Apo mos kjo ishte etika e një gazetari që ishte trampolinë e një rrethi të caktuar të elitës së kulturës, që ishte në fuqi?!
Diku nga mesi i artikullit të gazetës "Rilindja" shkruante: "Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, pasi shqyrtoi kërkesat e shkrimtarëve për pranim anëtarë të shoqatës, vendosi që Arshi Pipa dhe Bardh Mulaj, të pranohen shkrimtarë të nderit në Shoqatë..." Kisha lexuar dhe nënvizuar këtë fjali, dhe qysh atëherë mendoja: ç’kisha të përbashkët me Arshi Pipën, apo mos vallë, më ketë flegër desh të ma shurdhojnë pipën mua, apo atij? Me një plumb, dy të vrarë!, do të thosha. Asgjë s’hetoja se ishte bërë ndonjë ndryshim në pranimin e anëtarëve të rinj në këtë shoqatë. Kot së koti prisja se do të pasojnë përtëritje. Shkrimtarët rrallë e ngritnin zërin për çështje thelbësore të kombit, dhe të mbrojtjes së interesave vitale të tij. Kishte nder të tjerë që shikonin vetëm vinë e tyre, të botimit dhe të avancimit, në mënyrë që me ndonjë botim, të zë vendin e merituar, që të luaj me fatin e të tjerëve, e të lavdërohej: "Ja, a jam ai që arrita të bëhem shkrimtar, për inat të këtij e të atij..." Kishte ndër të tjerë që i mbanin kaliboç për t’i propaganduar vlerat e tyre në masën e paarsimuar.
Kërkesa me shkrim e Bardh Mulajt për pranim anëtar të Shoqatës ishte shqyrtuar shpesh. Ç’prej vjetit l979, ajo gjendej diku nën sirtar të administratës së Shoqatës, por që dihej se vetëm njëherë kalimthi ishte shqyrtuar, dhe fare s’u pranua anëtar! Ai, sipas statutit të shoqatës i plotësonte kriteret: kishte një roman dhe shumë tregime të botuara, si dhe pesë përmbledhje nga lëmi i folklorit kombëtar. Kishte dëgjuar nga kuloaret se pengesë për mospranim ishte kryesisht se merrej me folklor. Folklori dhe krijimtaria origjinale janë në kundërthënie me njëra-tjetrën, më thoshin sa veta që ishin pranuar para meje në Shoqatë. Drojmë mos ai Bardh Mulaj do të fus diçka nga folklorizmi i tij në krijimtarinë e re letrare, pohonin ata që s’e adhuronin as folklorin e as letërsinë! Privilegjet ishin të theksuara në Shoqatë. Ç’fitoja nga këto privilegje, asgjë?...Privilegjet dhe të privilegjuarit ushtronin ndikim tek të tjerët, se artit po i kanosej rreziku, se nuk ka vepra… Vepra janë vetëm këto që po i botojmë… Redaktorët e Edicionit të botimeve "Rilindja" mburreshin se po botojnë vepra me vlera të mëdha ideo-artsitike dhe me vlera shumë të çmuara kombëtare. Kështu, ankesat e krijuiesve se ka censurë, nuk pinin ujë! E vërteta për krijuesit e Llapit, është kjo: "Plot 55 vjet ka që jetoj në Prishtinë dhe merrem me krijimtari, kam shokë e kolegë nga shumë anë, pra edhe nga Llapi. Por, në asnjë bisedë nuk hasa të ndonjëri nga krijuesit e kësaj ane që ka dorëzuar diçka të botojë, e ka pa dritën e botimit. Edhe sikur ("dikush"!) të paraqitej me ndonjë fletore shënimesh, shpejt e shpejt do të ndërmerrej me këtë punë ndonjëri nga redaktorët përkatës, dhe të formohej vepra, e të botohej… Nga anë të tjera krijusit gjithnjë janë ankuar se ekzistonte censura sekrete!"

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

"TRUNGU ILIR"!

Kujtesa më fut në tituj të veprave të mëdha dhe të intervistave të shkrimtarëve të Kosovës si dhe të tjerë. I veçoj dhe i nderoj shkrimtarët, por mendja më thotë se ata që ishin bërë inventarë të gazetave dhe të revistave të kohës, asgjë s’do të mbesin në letërsi. Shumë vjet është shkruar e folur për romanin e Sabri Hamiti: "Njëqind vjet vetmi", dhe i ka shfrytëzuar të gjitha privilegjet e botimit, të ribotimit si dhe i ka fituar shpërpblimet vjetore të Shoqatës së Shkrimtarëve. Së pari me ketë vepër i hapi dyert e redaksive e pastaj edhe me veprën me poezi: "Trungu ilir". Mbizotëronte mendimi se i pari, si krijues i parë dhe guximtar, arriti t’i përmend se Ilirët ishin ndër të parët që jetuan këtu, e ja ne pasardhësit e tyre dimë të shkruajmë për ta shqip poezi! Pasuan lavdatat dhe intervistat, pasuan edhe shpërblimet, dhe Sabriu u bë i njohur në shtypin e ditës. Por, kujtesa ime prapë kthehej aty ku s’pritej prej shkrimtarëve. Në vete bluaja gjithfarë kujtimesh. Shpesh pyesja veten: "Po, vallë, edhe sikur të pranohesha shkrimtarë, çfarë do të më ndihmonte Shoqata që të bëhesha shkrimntar?" I nderoj shkrimtarët, i lexoj veprat e të gjithëve, por s’do të thotë se eci me pikëpamjet e gabuara të një shtrese shkrimtarësh që janë edukuar e formuar "ad hok"! Mendja më thotë se pikëpamjet për letërsinë dhe kohën në të cilën jetova, do të jenë objekt shqyrtimi për një kohë tjetër...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

GJUHA JONË

Kisha fjetur sikur të isha përkundur në ndonjë kolovajzë fëmijësh, edhe pse kurrë në jetë s’kisha parë me sy vegël të tillë që të më zbus në lojë. Nata më kishte kapërcyer e tillë, dhe deri nga mesi i natës, me gjasë rrotullohesha e ç’rrotullohesha si shtalbi në prush. Ishte një natë e korrikut që s’mbaj mend se aq shumë e ndieja vapën edhe në dhomën time të fjetjës. Por, dikur nga mëngjesi, ndodh se do të kemë fjetur më mirë. Edhe ëndrrat që i pashë s’dija t’i dalloja: janë ëndrra apo zhgjëndra. Në djall të mallkuar edhe ato ëndrra të mia! Çfarë janë ato që s’më lënë të qetë, janë ëndrra fëmijërore apo rinore, apo mos vallë janë bërë rrëmok dhe janë përzier me këto ëndërrimet e pleqërisë? Nga tërë ajo rrëmujë ëndrrash shoh se ende s’isha liruar tërësisht nga mendimet për Arshi Pipën, si dhe për pranimin e këtij dyshi anëtarë të nderit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më thoshte një mendje se ne duhet ta kishim një shoqatë shkrimtarësh, sikur që e bëmë atë të një gjuhe të njësuar shqipe. Po, prapë ndrydhja mendimin sesa më shumë shoqata letrare, letërsia jonë do të marrë hov! Po, edhe nëse do të ishte një Lidhje si e Shkrimtarëve Shqiptar, sërish arti e ka vinë e vet. Atë vijë s’mund t’ia leçojnë as tanket e lëre më sekretarët e kryetarët formal të klano kulturës të një kohe. Shkrimtarët i kam menduar gjithnjë njerëz të urtë, të butë dhe të qetë. Kështu e mendoja se do të ishte edhe Arshi Pipa, por dyshoja, po qe se do të takoheshim me të, çfarë do të më thoshte për gjuhën e njësuar, e mos do të më kthej mbrapa: "Ne bëmë krim që e njësuam gjuhën tonë! Dy dialekte, gegërishtja e vjetër dhe toskërishtja e begatonin gjuhën!" do të pohonte ai sikur të ateronte me aeroplanin special për në Kosovë! Po, vallë kush do ta priste në aeroportin e Sllatinës? Pajtohem, zoti Pipa ia kishte përkushtuar një poemë Kosovës... Shkrimet e tij e pasuruan letërsinë. Pastaj u pa se lypej të bëhej edhe njësimi i saj. Është e njohur se nën rrethana shumë të ndërlikuara arritëm një gjuhë të moderuar. Por, vallë çfarë t’i thosha Pipës sa i gëzueshëm isha atëherë kur të gjithë njëzërit u pajtuam dhe duartrokitëm se votuam për një gjuhë, por sa veta e dinin se vota ishte edhe për një komb shqiptar. Kush e përmendte atëbotë kombin, kapërcnete më keq. Kombi ishte një nëntokë e fuqishme që rrëzonte çdo gjë që përpiqej ta rrënojë gjenezën e tij. Kombi dhe ata që merreshin me çështje të tij, ishin bërë të thuash punë monotone për sa njerëz të politikës ditore. Fati ynë ishte në duar të grave, se ato s’u paraqitën si kundërshtare të gjuhës. Fat i madh që gratë e mençura e dhanë votën për një gjuhë. Ishte një kohë kur fati punonte për ne. Edhe fytyrat e poltikanëve fare s’e kishin ngritur zërin kundër një gjuhe. Gëzim dhe kënaqësi e madhe ishte për mua ajo ditë kur doli nga shtypi gazeta jonë "Flaka e vëllazerimit" në gjuhë të njësuar. Gazeta e dytë që iu bashkëngjit asaj gazete shqipe të Shkupit, pas pranimit të njësimit të gjuhës letrare ishte "Rilindja" e Prishtinës. Fille të mirëpritura kombëtare, të shkruhej e të lexohej në gjuhën që herët ishte kërkuar të bëhej për të gjithë gjuhë e shkruar e përbashkët e shqiptarëve. Fjala e urtë që nëpër shekuj qarkullon: "Më mirë një ditë të jetosh Shqipe malit se sa l00 vjet si sorrë "shqiptare e mbetur në hunjë?!" Pritej me padurim e lexohej me ëndje e dashuri çdo revistë e gazetë që nxjerrej në gjuhë të njësuar. Sikur ishim mësuar t’u përballojmë të gjitha dobësive dhe mynxyrave të jetës së përditshme. Prej fjalëve të Naimit shpresoja së do të ngadhnjejmë mbi të gjitha pengesat. "E përjetshme është Shqipëria, lavdi që i takojmë gjakut të paprishur të Arbërit".
Prisja se do të dalë edhe gazeta jonë "Kosova" e Obiliqit në gjuhë të njësuar, e t’ia mbyllja gojën ish-kryeredekatorit të saj nga Uzhica, Milivoje Lluçiq:
-Ja, a sheh të kam thënë se ne shqiptarët kemi një gjuhë, dhe jemi një komb! - i thashë atij zeshkanit.
-Hej, ore veshlapoçi i Uzhicës! – e ngrisja zërin lart. – Dëgjo mirë. Shikoje gishtin tim, unë ta bëj ty me gisht derisa jam në Kosovë, e kur do të vi te ti në Serbi ti ma bën mua me gisht. Mbaje mend këtë gishtin tim!...
Ai përpiqej ta rrah telin ndryshe:
-Ju jeni shqiptarë të tjerë, e ata jashtë kufijve, të tjerë. Ata ua kapërcejnë juve me dituri, e ju a sheh se s’po mundeni të mëkëmbëni pa gjuhën tonë. A sheh, se gjithnjë jeni duke përkthyer prej gjuhës sonë, s’po mund t’ua qëlloni termave, dhe shihet se ju s’keni terminologji përkatëse. As ata në Shqipëri, s’kanë, por po bëhen se kanë... Gjuha juaj është gjuhë sharraxhinjsh, lëri ato dokrra! - ngulte këmbë M. Lluçiqi që kishte ardhur në Kosovë për të mohuar qenësinë tonë kombëtare.
Por, çfarë të bëja, kur dialogu me kolegun e punës fare s’pinte ujë. Ishte mësuar ai të jetojë nga bindjet e hershme, por edhe nga fyerjet. Gjuha serbe, atëbotë, sipas Kushtetutës së Serbisë dhe të RSFJ ishte gjuhë zyrtare për ne, por që s’e pranoja kurrë. Shpesh më duhej të ngul këmbë dhe t’ia thosha në një gjuhë serbe të vrazhdët:
- Shiko këndej, ore ti veshlapoç! Mos mendo se kjo serbishte ytja mund t’i vëhet kapelë gjuhës shqipe. Po, edhe sikur shqipja të bëhej kapelë e gjuhës tënde, kjo s’do të ishte e pranueshme. Gjuhë mbi gjuhë s’ka e as që do të ketë. Ruaj mendimet tuaja, se ato herët apo vonë do të rrëzohen për tokë!
Numri i gazetës sonë përgatitej se do të nxjerrej në gjuhë të njësuar. Sa punë e mirë më dukej kjo, dhe fare nuk lodhesha. Ka raste kur më është dashur ta shpalos fjalorin e të gjej fjalë e shprehje më të qëlluara dhe t’i shkruaja pa gabime, por ka raste edhe kur s’dija t’i përdor. Fillimi ishte i vështirë, por udha e sigurt. Kur arrija në shtëpi dhe hapja programin e radios, shpesh mendoja, po vallë është stacioni i Radio-Tiranës apo i Radio-Prishtinës? Qe të dy këto stacione, pas një sërë përpjekjesh, njëherë në jetë arritën t’ia dëgjojnë zërin e radiovalëve njëra-tjetrës, pra në një gjuhë. Kjo ishte punë e madhe, mendoja atëbotë. Evropën do ta vras e vërteta, kur shqiptarët dëshmojnë në mënyrë të hapët se janë një komb dhe kanë një gjuhë.
Me padurim prisja se do të dalin edhe gazetat e tjera të kolektivave punuese në atë gjuhë të re! O, bubu, kur pashë se njerëzit që fare s’e njihnin ta shqiptonin gjuhën, e kur flisnin para kamerës së televizionit, sa qeshark më dukeshin. Çalonim dhe frikësoheshim, të thuash të gjithë, por në veçanti politikanët fare s’mund ta theksonin gjuhën e njësuar. Fatkeqësisht se pjesa më e madhe e tyre ishin të pashkolluar. Fati ynë, prapë pohoj, se gratë ato ditë s’i qortonin burrat, që me dashuri nisën të ushtrojnë të folurit dhe të shkruarit e gjuhës shqipe. Rrallëherë bëhej ndonjë shaka, por që kapërcehej lehtë.
Kisha vjelur e lexuar shumë tregime e këngë për gratë, dhe kurrë në jetë s’e kisha nënçmuar faktorin grua, po as edhe atë burrë e grua. Nuk do t’ua lodh mendjen, për femrat se a janë më të mençura se meshkujt, por kishte raste kur burrat i ruanin fshehtësitë e tyre, dhe mohonin mençurinë e garve! Fundja prapë silleshin e pështilleshin në atë rrjetë të grave, thureshin e përthureshin në to, sikur merimanga që thurë mizën në rrjetë të vet. Dhe, për çudi, edhe pse kisha dëgjuar se gratë kur grindën, ndërtojnë shtëpi në shtëpi, ato ditë kur u bë ky bum në gjuhë, sikur fare s’dëgjoja grindje grashë. Më thotë kjo mendje se të gjitha gratë shqiptare në atë kohë qenë mendjeprehta! Burrat mendjelehtë e panë se ç’u bë dhe heshtnin. Edhe heshtja e tyre ishte pranim i gjuhës sonë, i kësaj gjuhës shkollore. Shkolla e bëri të veten, ajo i hapi dyert e reja të jetës dhe u bë udhërrëfyese e ideve kombëtare.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

FRIKA MPOSHTEJ

As që kisha menduar që të shkruaja anomim, siç i kisha botuar ato pak humoreska në "Zëri", me emrin LILË VITAKU. Nëna më qortonte, pse e përmendja Vitakun, pse s’e shkruaja emrin dhe mbiemrin tim siç e kisha? As që pajtohesha me këto qortime të nënës atëbotë, por tash shoh se ajo e kishte pasur mirë. Grua ishte, por kur vinin shokët e djemve të mi dhe e dëgjonin se fliste shqip, si në shaka pohonin: "Kjo gjyshja juaj, shihet se e flet gjuhën letrare. Ka ardhur në qytet dhe sheh se kështu i flasin nipat e mbesat e kjo u është bashkëngjitur gjuhës që flasin të rinjtë! Eh, sikur ta kishim edhe ne një gjyshe si ju!" përsiasnin shokët e djemve të mi.
Frika se nuk do të arrija të shkruaja në gjuhë shqipe, më kaplonte rrallë. Atë e mundja me lexim dhe punë të pareshtur. Askush s’e kishte lehtë të nis të shkruaj me pakëz ndryshime në gjuhë të re! Kisha botuar pesë vepra folklorike në gjuhën gegërishte, dhe i kisha ruajtur e përcjellur trajtat foljore aq me pasion, sakaq detyrohesha që për çdo ditë të shtunë dhe të dielë të shkoja në fshatra të Drenicës, dhe kudo që shkoja më thoshin:"Po, a s’u ngope fjalë tona më, a? Mjaft shkrove, eja dhe të shohim ndonjë libër tëndin më!". Dëshira e tyre ishte që të shohin dritën e botimit librat e mia, por mirë e thoshte i ndjeri Sterjo Spasse, se detyra është detyrë e mëshira është mëshirë! Askush nuk kishte mëshirë e mirëkuptim ndaj veprave të mia. Ato i dërgoja prej një redaksie në redaksinë tjetër, dhe kështu me premtime të thata, i tërhiqja si dorëshkrime. Prisja që Instituti Albanologjik do t’i thyente kornizat e brendshme dhe të dalë me ndonjë vepër, por kjo punë ishte e kotë. Sipas kritereve të formuara të tyre, askush nga jashtë s’mund të dalë me vepër individuale, pos duhet të ishte bashkëpunëtor i brendshëm i Institutit, pra me rrogë, dhe ta arsyetojë rrogën e tij me vepra e punë shkencore. Kjo digë as që mund të thyehej as nga të tjerët. Ishte interesnate edhe kjo, se kushdo që botonte diçka në Redaksinë e botimeve "Rilindja" shpesh sa individë e bashkëpuntorë, kinse zyrtarisht, pa arsye e ngrisnin zërin si profesionistë e specialistë kundër njerëzve dhe veprave të tilla. Edhe Redaksia e botimeve shpesh vëhej në mat-pozicion. Profesionalizmi ishte thikë me dy tehe. Kishte anë të mira por edhe të këqia. Njerëzit vështirë se e arsyetonin apo e pranonin këtë lëngatë!
Kujtesa bredh dhe futet atje ku edhe më parë ishte, para ca vjetësh, kur më dukej se çdo gjë është bërë sot, apo sot për nesër, dhe për nesër s’po mbetet asnjë punë... Punën e sotme mos e lërë për nesër. Edhe kjo urti i kishte dyert e hekurit. Çfarë janë këto urtitë tona? Sikur të kisha fuqi e mundësi, shumë sosh fare s’do t’i përhapja. Ka thënie filozofike, që nder të tjera çonin ujë në mulli të primitivizmit. Njerëzit u jepnin teh tjetër, ashtu siç janë vetë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

SHPATULLAT E MIA

Mirë që Nora hesht, dhe pastaj kur sheh se bëhem nervoz, bëhet sikur barku i saj kërkonte kafenë e mëngjesit, e unë me ato hallet e mia krijuese futem edhe atje ku ndoshta s’e kam vendin. Çfarë të bëjë, edhe kjo është një vaujtje shpirtërore, që më vonë, ndodh se do të gjendet dikush që tërë këtë vullkan e stërmadhim të ngjarjeve ta vë në binarë të kohës... I ankohem Norës se dje kam pasur një krizë, dhe me gjasë më ka luajtur trysnia e gjakut. Ishte dita e djeshme me vapë, dhe ajo s’largohej dot prej shtëpisë sime. Edhe pse kur u pata zgjuar, pas një pushimi, pashë se kishte nisur një rigë shiu, angështia e vapës veçsa s’më kishte përplasur përtokë. Por, dita e djeshme me kishte kapërcyer si në ethe, derisa pas ditës, vonë kishte ardhur Veliu, dhe pashë se vërtet tërë ato kujtime më ishin zhdukur nga kujtesa e kompjuterit. Në djall të mallkuar edhe ky kompjuter, them shpesh, dhe një mendje më thotë: "Ore, t’ia nis punës krijuese me ato makina të vjetra, se për nder i marrë prapë! Shkoj dhe i riparoj te Syla!" Por, këtu s’e pata mirë. Shpesh e them se puna në rrahje të makinës së shkrimit është e mundimshme, dhe se gjithnjë më kanë dhembsur supet sikur të shtypja misër në trinë...Por, çudi edhe pse gjatë shkruajta në to dhe shoh se më kanë dërrmuar këtë trup, asnjëherë s’lëshova klithmë për to.
- Oh, moj, makinë, shpatullat e mia e dinë...!
Isha i ri dhe vërtet së bashku me Arsimin, kur patëm shkuar në Drenicë për të mbledhur folklor, me vete e patëm marrë makinën e shkrimit, e ç’hoqem derisa arritën në ato fshatra rrëzë Çyçavicës, vetëm ne e dimë...
Ka ditë që s’kam hipur në tavan të shtëpisë e t’i shikojë mos makinave të shkirmit u është hequr najloni dhe ndryshku i han... Njeriu ndryshket po të mos punojë e lëre më makinat e hekurit!...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

FUNDI I JETËS – VDEKJA

Mëngjesi i korrikut, si gjithnjë, edhe këtë herë më gjeti në park. Kur u futëm nën hije të blirëve, Nora uroj që të kapërcejmë mirë. Meqë ankohej se ishte ngritur me dhembje të kokës, shpresonte se kur do t’i bëjë dy rrathë shëtitje, do t’i pushojë dhembja. Ashtu i ndodh shpesh Norës, dhe vërtet duke kapërcyer herë nën hije të blirëve, herë në atë të pishave e të akacjeve, harronte se në fillim kishte hyrë me dhembje të kokës. Edhe pse shoh se vetë lëngoj nga trysina e lartë e gjakut, ka ditë që s’ju kisha ankuar Norës. I them shpesh, po ta kishja trysninë e gjakut normale si Nora, do të shkruaja për çdo muaj nga një roman. Kur ia përmend emrin e romanit, ajo si në shaka më thotë:
- Po ty të është bërë mendja gjithkund roman. Lëre njëherë atë punë dhe pusho. A sheh se njerëzit shkojnë në det, në banja shëruese e ti me mua ke mbetur guriç në shtëpi! Edhe jeta është roman në vete. Të jetojmë se një jetë e kemi: lindja - vdekja…! Ata që lindin njëherë edhe vdesin… Pastaj sërish të tjerët lindin për të jetuar, dhe fundi i jetës – vdekja!...
Shpesh edhe këto këshilla të saj i kapërcej duke arsyetuar se tash është krizë materiale, dhe mungesa e të hollave, e bëri të veten, por as kjo s’është e pranueshme...
Kruaj dorën dhe shpreh një mendim herët të thadruar:
- Ja, Norë, më kruhet dora. Nesër do ta marrë pensionin... Do të shkojmë në pritje, në hotelin Shou, ku vajza e dajës Xhemë, Sadija bën pritje me rastin e synetisë së të vetmit djalë. Na kanë ftuar, por duhet të blejmë ndonjë dhuratë!...
- S’ka, o Bardh, pa e tundur fshatarët jetën, asgjë s’ecën përpara - tha mjeku.- A sheh, tash ka dallime të vogla. S’po pijnë ujë ato rryma më!... Arritëm që me shkollë të gjithë të bëhem si një...
Eci dhe mjekun e lamë në punë të tij.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

VDEKJA E NËNËS

Më 20 mars 1984, në shtëpinë time këtu në Prishtinë, në orën 3,15 minuta më vdiq nëna ime dhe njerka e dy vëllezërve të mi, në moshën shtatëdhjetë e pesë vjeçare. Ajo vdiq në praninë time, të gruas sime Norë dhe të motrës së vogël, Shefkijes. Qiri që i rrinte te koka edhe para vdekjes u shua me zbardhjen e mëngjesit. Pastaj i lajmëruam familjen e vëllait këtu në Prishtinë, dhe sipas porosisë së saj, bëheshim gati që varrimin e nënës ta bëjmë në Vitak, aty ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës. Në skedë gjeta të shënuar porosinë e nënës: "Më shumë të lë pa fytyrë paraja se kurva. Kurva kur di mund të mbulojë. Sa thonë: "po", të tjerët thonë:"jo", kurse paraja të lë pa fytyrë përjetë".
Derisa ishte ime ëmë gjallë, njerëzve u thosha se unë më tepër e desha babain tim, por pas një kohe, pashë se kisha gënjyer, dhe e ndërrova mendimin e thosha:
"Jo, gënjështër ishte ajo imja, se nënën e kisha pas dashur më shumë së babain".
Motrat më thoshin, kur i pyesja:
- Pse, moj motrat e mia s’po vini te unë?
- Prej se na ka vdekur nëna ajo shtëpi po na duket e ftohtë - më përgjigjeshin ato.
- Paj, e ftohtë më duket shtëpia edhe mua pas nënës, por më duhet të jetojë në të - pohoja në prani të motrave.
Udhëtoja së bashku me Norën për në fshat, dhe takuam Fazli Çollakun, që po ashtu i kishte vdekur nëna edhe atij. Gruaja e pyeti:
- Fazli, a po shkon ndonjëherë në Çubrel, pas vdekjes së nënës?
- Shkoj, por jo me atë dashurinë sikur ishte nëna gjallë. Atëherë shkoja dhe në çdo kohë ma shtronte bukën, kurse tash shkoi te vëllai im, dhe kurrë as s’më lutin të ha bukë e as të rri e ta bëj natën.
- Të jesh më konkret! - i thashë. - Mos ngurroni. Thuani atë që e dini dhe që mendoni. Nëse jeni i drejtë atëherë mos keni frikë prej askujt. Bëhuni më konkret në fjalët e juaja. Jeni njeri i aftë dhe i talentuar, pra tregoni aftësitë dhe dashurinë tuaj ndaj nënës dhe të vendlindjes!

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

LUTJET E PLEQËRISË

Atë mbrëmje të vonë Nora disa herë me dha shenjë që të shkojmë të flemë. Më vinte keq ta pyesja në prani të nuses për palë të jorganit:
- A e ke bërë atë palën hajmali, siç ke pasur zakon apo po harron?
Dhe, s’e pata pyetur fare. Disi jam mësuar se kur e shoh palën e jorganit hajmali ma përkujton atë kohë rinore, të ditëve të para të martesës, kur mbi otavë Nora e vënte shtrojsën që e kishte punuar në vegjë. Deri atëherë s’kisha parë sesi shtrohej shtrati, kurse pas martesës, në mbrëmje gjithnjë hapej një palë e jorganit. Ndodh se kështu nuk ia shtronte shtratin ime ëmë babait? Edhe kjo punë e shtratit, dhe e gjumit, çfarë qenka? them në vete. Ka njerëz që herët janë bërë me shtrat dhe dëshirojnë të flenë me grua, por ka edhe sish që kanë shtrat, por kanë mbetur pa grua. Kohë e tillë është, dhe s’i dihet askujt, sesi do t’i përfundojë jeta. Pleqëria i ka huqet e veta, posi rinia. Shpesh bëjë shaka në llogari të pleqërisë sime, e Nora më qorton. Nuk e ka përnjëmend, se ndodh që edhe ajo shpesh theret në fjalë të mia.
- Paj, pleqëri i thonë edhe kësaj tonës, o Bardh!
Atëherë shoh se pajtohet me fjalë të mia, dhe fare s’ia përmend. Pse të rrah ujë në havan për pleqërinë time dhe të gruas? Ndonjë shaka të çastit, dhe pajtohem shpejt. Ka raste kur edhe grindemi me Norën, por të rralla janë ato raste. I kapërcejmë sërish me ndonjë rast të një kohe që kur ishim të rinj, apo edhe shpesh humori na shpëton që të dyve. Shoh se s’kam mundur të bëjë asnjë hap pa humor në shtëpi. Edhe kur pijmë kafenë apo pas kaftjallit çajin e rusit, e ndodh që Nora të flas diçka në shpjetësi, edhe kur ia qëllon, por edhe kur mund të gaboj, i them si në shaka:
- Moj Norë, mos fol kur je ulur në kanape, dhe të vjen çaji në tavolinë prej resë, e po qe se përzhdredhësh duke folur ulur, s’ka gjë që të shpëton!
Ajo pastaj qesh, një të qeshur të ftohtë e shoh edhe te reja, kështu pijmë çajin, dhe presim të pijmë edhe diku tjetër, thërrasin shpesh në lagje, po edhe i thërrasim ne.
Kur patëm shkuar të flemë me Norën, dhe e pashë palën e jorganit hajmali, kujtesa njëherë bredhi në Vitak, në atë dhomën e vogël, me dritare prej Spahive, kurse dritaren tjetër prej dyerve të oborrit që e kishte mbyllur mixha Ramë, kur ishte martuar, e patëm çelur. Na patën qortuar pse e çelëm atë dritare se ishte në anë prej sokakut, dhe mund të shihej çdo gjë, por pse edhe të mos shohim edhe ne kush vjen dhe kush kapërcen nëpër atë sokak të lagjes. Isha mësuar me ato dy dritare, dhe kur zgjohesha, së pari shikoja në atë dritaren në anë të sokakut nga dyert e oborrit të thurur prej thuprash të lajthive, e pastaj kthehesha e shikoja në dritaren prej anës së Spahive. Shtëpitë ishin të vogla, dhe pos kullës së mixhës Idriz, dhe të Kodrës së Kostërcit në atë anë, asgjë s’më tërhiqte. Isha mësuar të shikoja në ato dy anë, dhe kështu, Nora ato ditë të para të martesës, përgjonte, hante dhe shinte oborrin e shtëpisë. Po, kështu bëjnë nuset e mençura, më thoshte një mendje. Atë që duan ta bëjnë vendin me zot, s’e çojnë kokën thikëpërjetë. Ndodh se i kishin thënë edhe ata të shtëpisë së saj, s e Dajakët mburren se kanë zë:
- Kur të dalësh në fis të huaj, ule kokën dhe puno!
Punën me sa shoh e adhuron ajo që nga fëmijëria, por s’e lëshon dot nga dora edhe tash në këto vjet të pleqërisë. Edhe ajo shpesh e thotë një mendim: "Dora e dajthtë, mos u bëftë miftaxh për të majtën!". Lutjet e tilla shpesh s’më pëlqejnë, edhe pse ka fjalë që janë futur në popull dhe kanë mbetur të them statike. I kam bindjet e mia, se s’ka asnjë organ në trup të njeriut që mund të jetoj në vete, pra kokol mbi kokol. Jeta e bën të veten, dhe çdo gjë duhet të jetë e lidhur nyjë dhe gjithnjë duke i ndihmuar njëri-tjetrit, pra edhe organet. Po qe se ndonjë organ në trup të njeriut, ta zëmë se stërkeqet, sërish duhet bërë një zgjidhje tjetër, pra edhe lidhje të ndonjë organi që të mundëson të jetosh.
Shpalosja e palës së jorganit më ktheu në kohën rinore, që kur shtrihesha, para se të flemë, merrja ndonjë roman dhe ia lexoja Norës. Ajo dëgjonte me kurshtje, dhe shpesh ia shpjegoja atë që kisha lexuar. Edhe në ktë mbrëmje nisa t’ia lexoja kapitullin e fundit të kësaj pjese të prozës. Vetëm që nuk e përmendi edhe ajo kohën tonë:
- Moti s’më ke lexuar asgjë, sikur ke harruar tash, Bardh! - tha ajo.
Por, ajo po duket se s’pati mundësi të shoh çfarë po shkruaj, sepse përherë po e luftoj harresën... Kuptohet, këtë e kam shprehur herët, se harresën s’e adhuroj, por edhe nëse më duhet, atë e lë pas. Po e zë, harresën për veprime të pamira, harresën e një fjale që në fill e kam marrë si fyese, dhe gjatë kam jetuar me të, e kam ngritur, e besa e kisha ndrydhur e shtydhyr thellë në zemër, dhe asgjë s’kam fituar prej saj. Ta them edhe një mendim pak më troç: mosbesimi edhe mosbindja më janë hakmarrur! Mosmirënjohja ndaj njerëzve, po ashtu...
Nisa t’ia lexoja Norës dhe shpesh përpiqesha ta mas psikologjinë e saj, vallë apo i pëlqente ajo që kisha shkruar apo jo? Shkrimtarët shpesh i kanë në qejf lavdërimet e rrethit të afërm, por ka sish që fare s’i përfillin. Arrita edhe te ajo historia e abetares shqipe, që shpesh i kisha rrëfyer asaj se kishte ardhur nga Dajakët, pastaj kur ia përmenda emrin Norës se s’kishte pasur fat të mësojë në abetaren time, u prek, dhe kushedi nga ia dha me atë kujtesë të saj? U ndala edhe në ato ditë të martesës, kur bëhej luftë e ashpër kundër analfabetizmit të meshkujve dhe të femrave. Atëherë kisha formuar kursin analfabetik në lagjen tonë, pikërisht në odë. Kisha detyrë t’i mësoja ato femra që ishin shkëputur prej shkollimit si të shtyra në moshë, e më qortonin në lagje. Por, mbasi vinin nuset e mixhës Bali, pastaj edhe ato të Maltinëve, pse të mos vinte në kurs edhe Nora. Madje, kjo krijonte besim e lehtësi në punën time, sepse dyshimet se mund ta shikoja ndonjë nuse me sy të keq, fundoseshin me një fjalë:
- Lëre atë punë, po ai e ka nusen e vet si gaca, e po i shikon nuset e huaja!
Edhe atëbotë Nora adhuronte të mësojë shkrim-leximin, por i vinte turp nga im atë. Përpiqej që të fsheh atë laps dhe fletore, dhe shpesh edhe rrudhej e skuqej nga unë. Nga dashuria për t’ia mësuar shkrim-leximin, ngadalë ia merrja atë dorë, ia afroja në letër, shpesh ia shkruaja një pjesë të shkronjës, dhe pastaj i thosha:
- Ja, tash mund ta vazhdosh vetë!
Ajo skuqej, e unë heshtja. Nuk di pse s’e qortoja Norën që nuk dinte të shkruaj? Kjo do të mund t’i ndodhte gjithkuj në atë kohë...
Hetova se ndieja lodhje dhe e ndala leximin. Nora nisi të kotej, por m’u desh ta zgjoja, se më ishte mbyllur nga dylli veshi i majtë, dhe më duhej të vë hidrogjen, që të zbutej dylli e të shkoja në pastrim te mjeku, specialist i veshëve. - Më vjen keq, Norë, por duhet të ma qitësh në vesh atë bar. Nesër më duhet të shkoj në pastrim të veshit!
Ajo u ngrit, mori atë gastare të hidrogjenit, dhe m’i qiti sa pika në vesh. Pastaj prita dhjetë minuta, dhe kur pashë se e kishte kryer efektin, e hodha jashtë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:08

JETA ËSHTË MËSIM

Kapitullin nga jeta që ia pata lexuar Norës e lashë në tavolinë. Për fat, edhe pse në atë mbrëmje e pata pirë një kafe të Xhaviti, gjumi më mori shpejt...
Të nesërmen derisa isha në shtrat kisha menduar gjatë se ç’i mungonte këtij kapitulli? Edhe kur në atë mëngjes të korrikut dolëm në park së bashku me Norën, s’e pata pyetur fare, se vallë a i kishte pëlqyer ajo pjesë apo jo? Edhe veten e pashë se kisha harruar ta përshkruaja odën tonë të vjetër, pastaj nuset që kur vinin në kurs dhe e shihnin të pastruar, preknin njëra-tjetrën me bërryla, dhe vetëm sa nuk shprehnin para meje:"A sheh çfarë nusje të vyeshme ka Bardhi!". Ishte kohë kur në odën tonë të vjetër herët ishin përqafuar dashuritë ndaj njerëzve dhe të librave. Dollapët e odës pastroheshin më mirë, në fund qitej nga një shtresë e gazetës, ku ruheshin ato pak libra. Të gjithë sikur i kishim sytë në dollapët! Pra, s’ishte çudi, se këtu më erdhi rasti që të dalë në provim, si i ri, me drojë se mos nuk do ta drejtoja mirë dhe jetoja lundrimin e anijes së familjes sonë...? Edhe në kursin shëndetësor kishte mësuar Nora, me ato nuse të fshatit. Vinin edhe prej lagjeve të Spahive, të Topallajve, dhe vetëm ato nuset e Tarakëve nuk vinin. Thoshin se ato ishin boshnjake, dhe fare s’e dinin atë shqipen tonë në fshat. Do kohë që ato së pari ta mësojnë gjuhën e folur, e pastaj edhe këtë të shkruar... Por, Nora, përkundër përpjekjeve të mia, dhe të saj, s’arriti se s’arriti të mësojë shkrim-leximin. Edhe kur patëm vu kurorë së bashku me të dhe kur kryetari i Komunës së Skënderajt, Abedin Rushiti, na shqiptoi nenin e ligjit për kurorëzim, më kujtohet mirë, që kur Nora duhej të nënshkruaj se pajtohej që të jetojmë në bashkëshortësi, mezi arriti ta nënshkruaj emrin dhe mbiemrin me shkronja të mëdha të shtypit! Madje, dora i dridhej dhe i vinte keq që para meje apo edhe para kryetarit s’dinte të shkruajë. As që dinte së çfarë po ndodhte me fatin e saj, ishte skuqur e tëra, dhe me atë dorë të djathtë, mori penën, e shikoi disa herë, pastaj desh të gjej ndonjë arsye, dhe uli kokën e nisi të shkruaj ngadalë emrin dhe mbiemrin e ri: Nora Mulaj. Kryetari i komunës, edhe pse dinte shkrim-lexim, sikur i pëlqyen ato shkronja, mori librin e kurorëzimeve, duke e shikuar me kureshtje. Pastaj ia dha nëpunësit dhe e paloi në do rafte të vjetra. Por, edhe vetë ndieja lehtësi shpirtërore. Mjafton se kryetari para nesh dhe të nëpunësve shprehu kënaqësinë e çiltër njerëzore.
- A sheh, ore burra, sa mirë u bë me këto kurse shëndetësore. Kur nuset po vijnë të kurorëzohen, tashmë s’po e përshkëllijnë librin e kurorëzimeve me gisht të ngjyer...
Por, të futem në atë botë, kjo lë të mbes për një kohë tjetër. Në mos asgjë, prej punës sonë, ndodh se dikush mund të mësojë. Jeta në vete është mësim, por edhe çdo mësim, mund të jetë edhe pësim. Kur çdo gjë arrin kulmin, ndodh se mund të bëhet edhe ndonjë rrëzim, e ngritja e rrëzimi, janë shkallë të jetës dhe të çdo kohe...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

MARTESA

Kujtesa më ktheu në atë natën e parë të martesës, një natë pa gjumë, e të gjithë mund të dyshonin, apo edhe të bijnë viktimë të fjalëve që i kishin përhapur dhe ishin dëgjuar edhe në shtëpi të Norës, se djali i Veliut është shumë i vështirë, se ai s’është ngusht për askënd, vetëm i do librat dhe mësimin. Ata të shtëpisë së Bardhit, nder të parët janë pajtuar që të heqet ferexha, ajo futë e zezë që ishte ruajtur për të zezën tonë! Sa fjalë që dëgjonte, siç pohonte shpesh ajo, vetëm e kishte pasur mësuesen e mirë, atë motrën e madhe, siç e nderonte ajo emrin e saj Zojë, dhe erdhi nuse te unë. Hoq duvakun e kuq dhe më ishte falur tërësisht që të bashkëjetojmë e të krijojmë familje. Vërtet, oda jonë ishte bërë një vend ku luheshin shumë drama, mbaheshin konferenca të frontit, vinin udhëheqësit me detyrë të caktuara për aksione për shkollimin e femrave dhe të meshkujve, për vënien në jetë të tërë asaj që ishte për të mirën e fshatarëve. Atëherë me çdo kusht kërkohej që të bëhen thyerje të mëdha, së pari në familjen tonë, por edhe më gjerë. Kishte përpjekje që çdo gjë e re të marrë udhë të drejtë, por kishte edhe njerëz të tjerë që përpiqeshin t’i jepnin kahe të gabuar. Për të gjitha këto përgojime, shpesh im atë ndjente veten të ndarë prej fshatit. Një palë e lavdëronin për luftëtarë, kurse pala tjetër përpiqeshin ta pengojnë si ithtar të shkollës. Çfarë janë edhe disa fshatarë, kur në çdo gjë të re gjejnë froma të lloj-llojshme ta pengojnë e shpesh edhe ta stërmadhojnë si punë të keqe, që do të bëjë shkatërrimin e tërë asaj që është arritur. Por, drama e re për mësim që po ndodhte në odën tonë, do të përhapej më vonë edhe nga hapja e shkollave dhe e mësuesve të parë, më thoshte një mendje.
Sa herë i hapi ato libra të para, i thashë një mbrëmje të vonë Norës, gjej kujtime. Ato janë të lidhura me jetën time dhe të asaj familje që me shumë vuajtje më ngriti aq sa mundi dhe diti. Por, shpesh i them asaj, sa për ta ndarë nga ato kujtime të saj të hidhura: "Fëmijët janë rrita jonë, dhe ja, kjo është tërë ajo pasuria që arritëm ne" Shpesh atë e mundojnë bredhjet e mia, por tash më tepër ngarkohet me barrë të bijve dhe të bijave, që nisën t’i marrin flatrat e jetës.
Shëtitjet në fill të gushtit në park si zakonisht së bashku me Norën, shpesh me futin në botën krijuese, por edhe në ato shënime që shpesh i nxjerrë nga skedat e mia. Parku është bërë një oazë e shpëtimit të kujtimeve e punës për mua, dhe shpesh kur shoh se edhe Nora futet në një botë të saj, ia pres:
- Po, ec e fol diçka, Norë! Mos bën hop, pa e parë shtegun e hapur!
Ajo kthehet dhe shpesh më kërkon falje, dhe ndodh se fare s’e nguc apo s’e nxis të ma thotë ndonjë fjalë të rëndë që s’e ha lima as klima!...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

MË QET NË TOKË!

Kur kujtesa më treti andej nga kisha qenë, në vete them, ka gjasë se do të gjendëm sërish në atë vend. Edhe nga fundi i korrikut, me Norën kisha biseduar se do të shkojmë në Banjë të Sijarinës. Koha kur ishim ne, më thotë kjo mendje, ishte tjetër. Por, ajo banjë na kishte ndihmuar shumë në shëndetin tonë. Atëbotë qemë katër veta: unë me Norën dhe Arsimi me Prozën. As vetë s’e di sesi mu qep në kompjuter një ngjarje që pata dëgjuar prej zotit të asaj shtëpie, Halil Fejzullahoviqit. Ishte ardhur në atë Banjë para tridhjetë vjetësh nga fshati i Svircës, dhe jetonte në një kënd të shtëpive ku kishin ndërtuar vetëm shqiptarët. Më thoshte se në atë shtëpi, para tri vjetësh kishte banuar edhe Adem Demaçi, i Kosovës.
- Ai ishte vetëm, dhe saherë që shihja se delte për nevojë, shkonte te përroi, te ajo shkoza e madhe - tha Halil Fejzullahoviqi. - Kurrë s’futej ku ishte nevojtorja. Shkonte atje dhe ç’bënte s’e di, por shihja se vonohej shumë. Mos shkruante diçka edhe ai si ti? Ruaju prej këtij vendi. A sheh, ai fqiu im, në atë sokakun përballë, Ramë i thonë, i fshatit tim është, por ka gjasë se ai e qiti në kurth Ademin. Prej këtu kam dëgjuar se e kanë burgosur. Shoh se ti po shkruaje diç. Lëre atë punë dhe derisa të shkosh në shtëpinë tënde, duro, ore burrë!
Isha ulur në një tavolinë të vjetër. Prisja se Nora do të ma pjek një kafe. Ishte ulur edhe Arsimi, dhe përgjonte me kureshtje. Nxora bllokun e shënimeve, dhe posa e vura mbi tavolinë, sakaq mendjen e ndryshova për njëqind shkallë.
- Ja, fol ç’të duash me mua! - i thashë me një zë pak më të lartë. - Ta dish se unë jam më UDBASH se ti. Këto punë i shkruaj për ta. Ti mos u frikëso fare prej meje. Të gjeti ty ajo më e keqja, më gjeti edhe mua! - dhe Norën më dukej se po e shoh se në ç’gjendje kishte ardhur. Arsimi heshte. Halilit një rreze gëzimi i futej në atë gjoks.
U kthye në një kohë të jetës së tij:
- Svirca ime është një prej fshatrave të mëdha këtej. Ka shumë male e më pak tokë. Jeta atje ishte e vështirë. Farë qisnim, e farë s’merrnim nga ajo tokë. Ishte thatësirë e madhe. Thatësira na kishte pëprcjellur gjithnjë. Më kujtohen ato ditë të rinisë sime. Herët më futën në shati. Prashita tërë ditën te ky Rama këtu, për një lugë kripë të bardhë, kurse në mbrëmje ma dha kripën e kuqe. Isha bërë helm dhe e m’u desh t’i thosha:
- Mos më jep kripë të kuqe se s’është e njelmët si e bardha! Ç’po hamë hithëra pa miell e kripë, po i vjellim...
- Vetëm të kuq! - nguli këmbë ai.
E pata marrë atë lugë kripë të kuqe dhe kur e pa ime ëmë, lëshoi një nëmë. Nëma e saj s’më pat pëlqyer...Tri ditë kam prashitur për një okë miell. Nëna ime, ndjesë pastë, qitë një petë e hiq tjetrën e ha hithëra, e përsëdyti ha hithëra e ul petën, me të njëjtën petë, i qitte tre lakrorë! Dhjetë ditë i kemi kapërcyer me një okë miell. Lakrorit i vëhej peta vetëm përsipër...Ishte kohë e bugarit. Ime ëmë, më kujtohej, se e ndrydhi kafshatën e dytë "vërc" e tha:
- O zot, ty po të lus, luftë më Hanifja mos pritë, se s’e di sa luftëra i prita e s’mund t’ju qëndroj më!
Krye pesëmbëdhjetë ditësh nëna u sëmurë. Dymbëdhjetë ditë derti, dy ditë ishte pa gojë. Atë ditë që vdiq i erdhi goja.
- Halil!
- Po nënë...
- Dëgjo ç’po të them!
- Hë, nënë!
- Po vdes!
- Jo, nënë.
- Amanet: meitin mos ma vajtoni, të ma tfilloni meitin si duhet e mos të qeshin njerëzit me mua. Shiko bir, në shtrat mos më lë të vdes. Më qet në tokë...!
Kisha rënë në botën që s’e njoha se ajo mund të marrë me vete edhe nënën time. Vëllazeria s’pajtoheshin që nëna jonë të shtrihej në tokë. Ajo më thërriti tri herë:
- Halil, Halil, Halil!
- Hoj, nënë!
Ajo s’arriti të flas më. I vu të dy duart në bërryla. Shtrati i saj kërciti. Kur e zbritëm në tokë, ajo u qetësua.Vdiq.
Tre muaj humbi ujët e pusit e kur ishte sëmurë nëna në kosime, pusi pastaj pruri ujë. U kryen qirat e nënës e pusi sërish shteri...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

TROJET

- A e sheh këtë shtëpi të z. Gani Luboteni - tha Bardhi, duke rikujtuar ditët kur këto troje të reja kishin qenë ara dhe mezi bëhej tërshëra në to. - Kam shumëçka për të rrëfyer. Një mbrëmje me shi të pranverës së hershme, Ganiu kishte blerë gelqere të pashuar dhe duhej të gjente punëtorë për ta kryer këtë punë. Po qe se nuk do të shuhej gelqerja atë natë, mund të digjej e të prishej. Mezi arriti t’i gjej sa punëtorë, dhe ia nisën punës së shuarjes së gelqerës nëpër shi. Ishim të pranishëm unë, Ganiu. Anton Çetta dhe Xhafer Karahoda. Ne dolëm për ta gjetur edhe një çakëll, Ganiu një vagonetë. Të gjithë u shpërndamë në punë të ndryshme. Pas një kohe shumë të shkurtër u kthyem dhe s’i gjetëm fare punëtorët duke e shuar gelqeren. Ganiu i lidhi duart kryq sikur të ishte nuse në kanape! Unë, si në shaka, i thashë: -
- Shiko, or ti, heqi ato duar që i ke lidhur si nuse në kanape, dhe bëru gati e t’ia nisim shuarjes së gelqerës. A more vesh?
- Ai nisi të qeshte. Pashë se i binte mirë. Antoni shikonte dhe një çast heshti.
-Po, po, ne do ta shuajmë gelqeren - nguli këmbë Bardhi. - Kush është me mua, le të bëhet gati. Këtu e kemi Selimin me kalë. Le të bart ujë me fuqi e ne do ta shuajmë gjatë kësaj nate...
- Ia nisëm punës, dhe deri në mëngjes, z, mjek, e kryem shuarjen e gelqerës - i tha Bardhi dhe ecën prej hijes së shelgjes drejt shtëpisë së tij. - Kur ia nisa t’i hap themelet e reja të shtëpisë sime, së pari erdhi një burrë dhe as që më uroj fillin e punëve. Ishte ulur dhe shikonte me kureshtje. Pastaj erdhi e më tha: - Kjo arë ku ti ke filluar të ndërtosh shtëpi është imja. Ma ka marrë shteti për pak para. Nuk do t’ia jepja me dëshirë. Unë po të them mos ndërto shtëpi në vend të huaj - dhe ai njeri që desh të largohej. U desh t’i ndal punët, e luta që njeriu të ulej pranë meje, dhe ia nisëm bisedës për këto ara. I besova se ara kishte qenë e tij, dhe në fund, ia prita: "Unë po e ndal punën e ndërtimit të shtëpisë, por nëse dikush ia nis shtëpisë i pari, unë do të jem i dyti. Pastaj, po qe se dikush të jap para për këtë vend, edhe unë do të paguaj! I pari pas meje ia nisi ndërtimit të shtëpisë Zhivota Gjurgjeviqi, dhe fill pas tij unë. Pronari i kësaj are s’është dukur më! Pas dhjetë vitesh, kam takuar një plak të lagjes së muhaxhirëve dhe e luta të më shpjegojë se të kujt qenë këto ara? Ai ishte ulur në një dërrasë përballë shtëpisë së Zekeria Canës, dhe duke e thithur një tullug duhani, më tha:
- Trojet dhe këto ara na i falen bejlerët e Prishtinës kur patëm ikur në kohë të shkaut nga trojet tona. Ata na i falen ne, e fal na i mori edhe pushteti.
- Faleminderit për këto fjalë, mixhok! - i tha Bardhi. - Tash më hoqe një pjesë të brengës së tokës... Fill pas nesh, në këto troje, që ua kishte ndarë komuna e Prishtinës, me të madhe nisën të ndërtohen shtëpitë e reja. Për dhjetë vite Kodra e Diellit u bë vend i banueshëm.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

PAGËZIMI I PROZËS

Pse nuk e thirra asnje vajzë: Dimërore, ku je moj vajza ime? Jo, nuk dëshiroj ta pagëzoj Dimërore, por, dua ta pagëzoj me emrin e verës - Verë! Eh, sa e adhuroj Verën, po edhe si verë të vërtetë. Mund ti them edhe Verore - si ajo personazhja krysore në romanin për fëmijë të R. Hoxhës: "Verorja". Mos po hidhërohet z. Rexhep Hoxha dhe ma vë apostrofin: plagjiat. Njerëzit mund të jenë plagjiatë!..., s’do të thotë se kështu mund ta thërrisja edhe Prozën, Lumnijen dhe Pranverën. Po e zë: "Oj, Pranverë, pranevra ime! Pastaj: Oj, Lumnie, lumturia ime, dhe shpesh edhe e thërras Prozën: "Oj, Prozë, proza ime!..." Nuk më kuptojnë se shpesh kur e përmend Prozën, kjo ka dy kuptime: pra Proza, vajza ime, me të meta, si dhe proza e shkruar, ajo që i kam parapirë dhe do të botohet. Pagëzimin e Prozës e pata bërë një vjet pas botimit të librit me tregime popullore: "Proza popullore e Drenicës". Që në fill të daljes në dritë të kësaj vepre patëm organizuar banket në shtëpinë tonë. U patëm gëzuar se erdhën shumë veta që të na uronin një botim të librit të parë me mjete personale.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

GJAKSORËT NUK IA DUAN TË MIRËN NJERËZIMIT

Po e lë Kujtesën vajzë të qetë; ndodh se ka filluar të ndihet gjallë në embrion. I ka mbushur katër muaj e gjysmë, se djemtë ndihen më herët se vajzat. Ndodh te kush, por Nora më thotë: "Vajzën mendon kujt po ia jap e djali kënd po merr..." Fat që mund të thërras mbesën time tri vjeçe: "Ku je moj Tringa e gjyshit?" e përkëdhel, e marr kaliboç e ajo me kërkon t’ia blejë në çokolatë, dhe mendja më tretë te ajo Tringa e maleve tona dhe dëshiroj të vallëzoj para ekranit të kompjuterit. E pyes:
- Oj Tringa e gjyshit? A e adhuron ti Tringën e maleve me pushkë në supe që të hidhet në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, apo një Tringë që lufton me penë? Tringë, të lutem, mos u bë shoviniste! Tringë, mos hip në tanke të Serbisë me flamurin tonë, sepse do të ndotësh flamurin me gjakun e gjaksorëve që s’ia duan të mirën njerëzimit. Të gjitha po ti ofron gjyshi: edhe gazetën do ta pagëzoja me emrin tënd: "Tringë jetësore".
Mendja më thotë që ta thërras edhe Teutën, mbretëreshë të ilirisë, apo Teutën, mbesën time. Teuta shpesh më lajmërohet në telefo dhe e pyes si në shaka:
- Oj Teutë, a do të bëhesh mbretëreshë e Ilirisë, apo e Shqipërisë? Teutë, moj Teutë, po perëndoi Iliria, por u lind Shqipëria! E, moj Nënë Shqipëri, mos paçin jetë ata që desh ta kthejnë Shqipërinë në Iliri! Lodër kërcimtarësh, i them kësaj! Perëndoi Iliria me mbretëreshën e fundit Teutë. Ç’prej atëherë asnjë femër nuk arriti të bëhej mbretëreshë! Një mbretëreshë që i bashkon zemrat e thyera të shqiptarëve… Ka Shqipëria nevojë edhe për një Teutë tjetër, e jo të asaj të kohës së Ilirisë… "Teutë, të lutem shikoje veten dhe mos u bën shoviniste!"... shprehem para mbesës sime Teutë, që jeton në Prishtinë.
Shpesh më kishin qortuar ata të mitë: çfarë po do Bardhi me këta emra të rinj? Por, fat që ime ëmë dhe gruaja kurrë s’më janë përzier në këto punë. Kisha festuar njëvjetorin e botimit të librit të parë me tregime të Drenicës, për hir të njëvjetorit të ditëlindjes se vajzës Prozë. Ftesa e studentëve shqiptar - anëtarë të Shoqatës kulturo-artistike "Shkëndija" në Zagreb më daljen në dritë të librit, kishin organizuar përurimin. Nderimin që ma bënë ata kurrë në jetë s’do ta harrojmë në familje. Shihej qartë se njëzet e pesë vjet kishte pritur libri i pabotuar. Veprën e pata gjetur në Institutin Albanolgjik, që mbante datën e dorëzimit, me gjasë në maj l954. Titulli i librit ishte shkruar me dorëshkrim të të ndejrit Nebil Duraku:"Përralla drenicare". Kështu e kisha menduar veprën, por kjo kishte qenë vetëm fill i punës sime, sepse më është dashur të dalë prapë në terren dhe të mbledh tregime të tjera. Doli si doli ajo vepër prej shtypit, shkurt m’u desh ta bëjë financimin nga mjetet e mia, këto të ushqimit. Pata marrë edhe hua, por mjafton se askush në shtëpi s’më kishte penguar. Madje, kur kisha ardhur në atë mbrëmje të vjetit l969, ishte pranverë, ime ëmë kur më pa se isha i mërzitur më pyeti:
- Po, ç’ke, o Bardhi i nënës? Mos të kanë hidhëruar me ato libra?
- Po, nëna ime, po - i tha Bardhi. - Për to po mërzitëm. A sheh, njëzet e pesë vjet mblodha tregime popullore e s’mud t’i botoj. Çfarë pune bëj unë...?
Pashë se nëna kishte rënë në mendime të thella. Më dukej se të tillë e kisha parë vetëm kur morëm udhë prej Vitakut për në Prishtinë, në atë fill të vjeshtës së vjetit l965. As vetë s’e di sesi edhe kisha rënë në një heshtje, e ajo s’më fliste. Kur e ngrita kokën dhe e shikova në fytyrë, pashë se i kishte ardhur një trohë gëzim në atë fytyrë thatuqe.
- Po, mirë, o Bardhi i nënës, po a të flet kush sikur ta botoje atë libër? - pyeti nëna.
- Jo, nënë, askush s’më flet, por duhen para shumë – iu përgjigj Bardhi. - Të botosh libër me para tuaja, është një punë e rëndë, po edhe e rrallë për ne... - ia bëri me dije sa vështirësi, e ajo rishtas mendonte.
- Nëna po të thotë, e ti di vuajtjet tua, merr para hua, dhe botoje atë libër më! Ke bërë shtëpi, e botimi i librit s’është më i vështirë sesa të ndërtosh shtëpi...
Më sa di kurrë më të gëzuar s’e kam ndie veten, kur ime ëmë me ato fjalë më shtoi vullnetin dhe shpresën për botimin e librit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

NJË LAJM I PAPRITUR!

Për çdo ditë merrja lajme të ndryshme nga bota, dhe nga njerëzit që bredhnin poshtë e lartë. Në mbrëmje lexoja ndonjë libër me peshë, apo që kishte të bëj me ngjarje të ngjashme në ndonjë shtet tjetër. Deri vonë shpesh i përcillja lajmet në radisotacione të ndryshme. Shpesh më iknin, dhe i kapja vetëm fillin apo fundin e lajmit. Kreu i lajmit më treste, dhe futesha në punë të tjera.
Mora një lajm të hidhur për vdekjen e z. Kristaq Moliku, nga z. Haxhi Birinxhiku, e pastaj edhe e gjeta lajmin e shkruar në gazetën që e kishte hedhur dikush në parkun ku shpesh në mëngjes gjendem në të. Lajmi ishte i sakët.
Më 27.7.l996, në varrezat e Prishtinës u varros me nderime Kristaq Moliku. Ai ishte nder ligjëruesit e parë të Letërsisë jugosllave në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ishte edhe drejtor e kryeredaktor i revistës letrare "Jeta e re", si dhe në shumë vende të tjera të rëndësishme, por edhe të besueshme! Kristaqi e njihte edhe Letërsinë Shqipe, sa për gjuhë shqipe, ai i kishte lektorët e parapaguar me honorare që merrte nga redaksitë. I ndjeri K.Moliku, pas z.Sat Nokshiqi, ishte intelektuali më i rafinuar dhe i privilegjuar në Kosovë. Ishte me rrogë profesori, pra i paguar, por burimet e tjera materiale e tërheqnin më shumë se puna në fafkultet. Ka shumë studentë shqiptarë të Letersisë Shipe që kanë rënë viktimë nga Letërsia Jugosllave, por edhe nga vetë koncepti i gabuar i tij. Ishte edhe njohës i Letërsisë Ruse. Kishte bibliotekë të pasur, por që e kishte varfëruar shumë Bibliotekën Krahinore. Kishte shkruar kritika, dhe sa prej tyre i ka botuar në revistën letrare "Jeta e re", kurse në jetën e tij s’arriti ta botojë asnjë vepër... Miqtë e kohës së tij ndër të tjerë edhe akademik Rexhep Qosja, me një bisedë ishte deklaruar: "Të mjerët ata studentë që kanë rënë viktima në provime të letërsisë Jugosllave!" Ndodhë se do të kenë trilluar…!?

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

IKJA NGA VDEKJA

Kisha rënë të fle me një muzikë të lehtë. Isha lodhur dhe sapo rashë, treta në një ëndërr. Kisha marrë një fletë në dorë, dhe para njerëzve në atë odë të madhe, u thosha:"A po e shihni këtë letër? Të gjitha kërkesat e tim eti i kam shënuar këtu para vdekjes. Dhe, çdo dëshirë të tij ia kam plotësuar". Sa shpjet më iku ëndrra dhe koha, ikja edhe unë nga vdekja...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:09

RADIO –TIRANA

Është ditë me diell. Në dhomën time radiostacioni i Tiranës m’i kujton shumë ngjarje. Por, ndodh se po e teproj, kushtimisht e them, se pas demostratave gjithnjë prisja ndonjë lajm nga Tirana. Kisha formuar bindje, se Tirana sikur bëhej se fare s’po ndodhte asgjë në Kosovë. Kosova për Shqipërinë ishte gjithnjë strumbullar, dhe pritej se ajo do të ishte krahu i saj e ne s’e kishim dëgjuar asnjë lajme as edhe ndonjë komentim lidhur me shpërthimet e demostratave të studentëve në Kosovë. Kësaj i thoshim ne: "Shkoi dhia t’i marrë brirët dhe i la edhe veshët!". Çfarë të bënim, kur qemë në udhëkryqin Kosovë! Një lajm i mirë na gëzonte shumë, por edhe na jepte shpresë përjetë.
Ngjarjet në vjeshtën e Prishtinës shkonin duke u gjykuar përditë, por edhe duke u zgjëruar e përhapur në stilin: unë ty e ti askujt... Edhe fjalët në vesh bëheshin më të besueshme, besa edhe bindëse. Kishim rënë të gjithë në një amulli. Pse Shqipëria jonë s’e thotë fjalën e vet? A jemi ne pjesë e saj, apo e Jugosllavisë? Pritëm shumë, e asgjë... Shqipëri, o moj, Shqipëri në letër, e asnjëherë në vepër... Po, shkrimtarët e saj, ç’bëjnë atje? I brengos çështja shqiptare?
Mbledhjet as që pushonin për demaskimin e ngjarjeve të nëntorit. Një mendje më thoshte: "Po ne shqiptarët gjithnjë u trazuam në nëntor? Në nëntor më l9l2 u trazuam për një flamur, dhe atë e ngritëm në Vlorë, por mbetem jashtë kufijve të Shqipërisë gjysma e popullit shqiptarë. Apo, mos qenë ata kufij etnik, dhe u pajtuam që të copëtohet Shqipëria jonë!... Për "AVNOJ-in" e Shqipërisë as që flitej. Cili do të jetë "AVNOJ-i" ynë? Më thotë një mendje se "AVNOJ-i" i Shqipërisë u mbajt në Pezë, kur ishte organizuar Konferenca e Pezës, e vetmja me peshë historike por që e shuan komunistët e dështuar serbo-shqiptarë! Prej atëherë, kot u ngrit ajo Shqipëri në luftë, se asgjë s’fitoi.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:10

KOHA E HISTORISË

Mëngjesi i fillit të gushtit s’më kishte gjetur në parkun, ku shpesh shëtis së bashku me Norën. Edhe koha shoh se kishte ndryshuar, ishte një mëngjes me do riga të shiut, që më kujtonte shpesh kohën me vranësirë në Vitak. Kujtesa më treti në atë udhën Malmbaslame të Maltinëve, ku kapërceja me shokë fundit të shtëpive të Tarakëve kur arrinim në Rrahishtë, futeshim në atë Udhën me thana në mjedis të Arës së Danit e të Hamzë Zeqës, dhe kur arrinim në sokak të shtëpive ecnim sa më shpejtë për të arritur në shkollë. Para ekranit të kompjuterit sikur më doli ajo shkollë e vjetër, që më parë ishte ndërtuar për mejtep, kurse pas luftës ajo ndertesë u shndërrua në shkollë fillore. Kishte një klasë të madhe, dhe në vend të bankave të shkollës, uleshim në shkami dhe në drurë të trashë. Kushedi saherë rrëzoheshim e çoheshim prej shkamive, e shpesh drurët rrëzoheshin dha na i prishnin rregullat e mësimit.
Kujtesa më treti në një orë të mësimit të historisë, kur mësuesi im Haxhi Mecinaj, që e admiroja vendosmërinë e tij, më l949, meqë nuk kishte libra, na i kishte diktuar e ne i shënuam në fletore luftërat Iliro-Romake. Ndokush do të dyshonte se s’është e mundur të ruhen fletoret e shkollës fillore, por unë i gjeta të ruajtura. Fat që ato s’mi hëngrën dhitë e mia!...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Alberti Thu 14 Oct 2010 - 23:10

PASSHKRIM

E pata do punë rreth formimit të këtij shkrimi, dhe jam tepër i lumtur që arrita t’ua ofroj lexesve të mi. Duke e përfunduar këtë, më ra në sy poezia "Testament për Shqipërinë" e Milaim Berishës, ku shkruante:
"Nënë, unë do të vdes prej mallit
Po nuk të pashë Ty dhe Arbërinë time..." Pastaj, poeti vijon:
"Anës detit pa yll, pa hënë.
Dymijë vjet gjëmon një Nënë.
Plagë e moçme ther në gji,
Pikon gjak - në Kosovë, në Shqipëri"
Erërat e luftës së Kosovës e kanë trazuar botën, po edhe Nënën Shqiperi.
Poeti vijon:
"Trupi im do të digjet nga rrufetë,
Po, Shqipëria do të rrojë përjetë.
Dhe kur të bëhem shpuzë e hi,
Prapë të dua, Nënë Shqipëri!"
Uroj që këto ide të përhapen kudo ndër ne!...

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman) - Faqe 2 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPËRI (Roman)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi