Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DY POEMA SOCIALE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
DY POEMA SOCIALE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DY POEMA SOCIALE

2 posters

Shko poshtë

DY POEMA SOCIALE Empty DY POEMA SOCIALE

Mesazh nga Shaban Cakolli Fri 22 Oct 2010 - 2:24

Demir KRASNIQI:

CIGARE ! MBUSHJE !

Ç’ janë këta djem të ri –

Çantat plot rreth vetit ,

Që i anë marrë në sy

Rrugët e qytetit ?!

Janë çanta me libra,

Apo me fletore ,

Shkojnë në fakultete,

A n’ shkolla fillore ?!

Një refren prej tyre

Tingëllon si shpërpushje :

“Cigare ! Mbushje!

Cigare ! Mbushje!”

Prej një tavoline –

N’ tavolinën tjetër ,

Me t’ njëjtin refren

Si sot e si nesër !

Jo, nuk janë shkollarë këta,

Por janë djem të ri ,

Që jetojnë në vuajtje

Dhe në varfëri !

Për një kafshatë buke

Kështu çdo ditë vrapojnë ,

Se nga papunësia

N’ shkollë nuk mund të shkojnë !

Ata s’ kanë qetësi,

As s’ bëjnë gjumë rehat ,

Me çanta në krah –

Rrugëve ditë e nat’ !...

Ata deshën shkollën,

Dijen dhe arsimin ,

Por , kush t’ ua sigurojë

Familjes ushqimin ?!



Dhe njëri prej tyre

Flet realitetin –

Me mund e uri

Mbarova fakultetin...

Për mua s’u gjet punë,

As nuk u gjet çare –

Dola të shes mbushje

Dhe të shes cigare !

Gjilan, më 18.10.2010.

BËNI ME RAHMET !

Edhe në dhjetëvjetëshin e parë

Të mileniumit të ri –

Shoh njerëz të shumëvuajtur ,

Që jetojnë n’ varfëri !

Trup-zdeshur , këmbëzbathur –

Në borë e në shi ...

Çdo ditë “Luli i vocërr” –

Ringjallet përsëri !

Në çdo shesh e n’ çdo qytet

Buçet një refren –

Refren që të trishton

E zemrën ta rrëmben !

Është himni i lypsarëve ,

Që lëkund bjeshkë e gurë ,

Sepse “Luli i vocërr”

Nuk do të vdes kurrë !

“Bëni gajret vëllezër ,

Bëni gajret motra ,

Zoti ju ndihmoftë –

Thatë mos ju mbettë sofra !

Zgjatni dorën , hapni zemrat

Dhe bëni gajret ,

Zoti ju ndihmoftë –

Bëni me rahmet !”



Kudo n’ rrugë e n’ sheshe,

Në qytetet mbarë ,

Shoh mbi gjoks të nënave –

Fëmijë buzëtharë...

Me sy të përlotur

Rrinë duke shikuar –

Kush po e zgjatë dorën

Pak për t’iu ndihmuar ?!

Në shi , n’ borë e n’ akull ,

Përmbi trotuar ,

Kudo njerëz të shtrirë ,

Kudo me lypsarë ...

Dyshek kanë çimenton ,

Jastëk e kanë gurin ,

Jorgan e kanë borën ,

Shiun edhe pluhurin ...

Njëri pa një dorë ,

Tjetri pa një këmbë ,

Njëri pa një sy ,

Tjetri pa një pëllëmbë ...

Shoh shumë nëna t’ shkreta

Që e mbulojnë syrin –

Që t’ mos shohin njerëzit

Kur fëmija i kërkon gjirin !

Kështu e kalojnë ditën

Të shtrirë mbi çiment’ ,

Duke pritur ndihmën -

Kush po u jep ndi ‘i cent ?!

Dhe kur të vijë terri ,

Treten ndër sokaçe –

A t’ blejnë bukë për fëmijë ,

A të blejnë ilaçe ?!...

Gjilan, 18.10.2010.
Shaban Cakolli
Shaban Cakolli
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 6690
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DY POEMA SOCIALE Empty Re: DY POEMA SOCIALE

Mesazh nga WebMaster Fri 22 Oct 2010 - 4:42

DY POEMA SOCIALE Images?q=tbn:ANd9GcTIiYPIVBAaRMrbDV7iBBirAvAcRs4qezpb3h1uolh0AiY8suk&t=1&usg=__uHvQ_umpA42WFwu0t-Qa4hVkKXQ=

Kjo poezi eshte kushtuar nga Demir Kresniqi

Per Shaban Cakollin

DEMIR KRASNIQI

TË LUMT OR MIKU IM SHABANI

Penda jote është plotë vargje dashurie
Goja jote është plotë fjalë ëmbëlsie
Sytë e tu – fanarë dritësie
Koka jote – hambar diturie.
Zemra jote – fole bujarie
Shpirti yt – frymë miqësie
Dora jote – ngrohtësi besnikërie
Fytyra jote – pikturë malësie.
Vargjet tua – kurorë nostalgjie
Fjalët tua – jone melodie
Këngët tua – lulëkuqe gjaku
Shtati yt – bajrak Gollaku.

Gjilan, më 15.07.2008. Demir KRASNIQI
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi