Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë

3 posters

Shko poshtë

Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Empty Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë

Mesazh nga WebMaster Sat 30 Oct 2010 - 2:34

Studio arkitekturore spanjolle RFA ka marrë përsipër projektin e stadiumit të ri që do të ndërtohet në stadiumin kombëtar ekzistues “Qemal Stafa”. Kjo firmë prej disa muajsh ka studiuar mangësitë kryesore të këtij stadiumi duke theksuar dhe konceptet që ka ajo për projektin e stadiumit të ri.

Nga vëzhgimet e tyre stadiumi aktual ka disa mangësi vizuale, përveç faciliteteve e kushteve që nuk plotësojnë asnjë nga normat ndërkombëtare të UEFA-s dhe FIFA-s.

Sipas studios RFA stadiumi aktual përveçse ka një kapacitet të vogël prej 19.000 vendesh, nuk është i paraqitshëm, fusha e atletikës që e rrethon krijon një hapsirë të madhe dhe humbet atmosferën që krijojnë tifozët, nuk është i mirëmbajtur, ndërtesa e stadiumit është e çrregullt pa studim, me vështirësi qarkullimi për rreth dhe me dyqane të sajuara duke mos të dhënë mundësinë e zhfrytëzimit të hapsirave poshtë për dyqane restorante apo qëndra biznesi.

Projekti i tyre i ri është ndërtuar në bazë të tre koncepteve, i pari lidhet me formën e hartës së Shqipërisë, duke qenë se pozita jonë gjeografike ka një orientim veri-jug, të ngjashëm me orientimin e një fushe futbolli. Koncepti i dytë lidhet me sfondin e thyer malor të Tiranës, një reliev i ashpër dhe i fortë, gjithçka që përfshihet në këtë projekt të stadiumit dhe koncepti i tretë ka të bëjë me ngjyrat e flamurit tonë, e kuqja dhe e zeza, që do të jenë dhe ngjyrat e fasadës së këtij stadiumi të ri.

Ky stadium do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 41.500 metrash katrorë e do të ketë mbi 30 mijë vende për tifozët, 75% e tyre do të jetë e mbuluar ndërkohë që janë projektuar edhe 330 vende parkimi. Ai do të jetë i ndarë në dy pjesë. Pjesa e poshtme e stadiumit mban mbi 17 mijë vende ku përfshihen 525 vende VIP, ndërkohë që pjesa e sipërme do të ketë rreth 16 mijë vende, ku përfshihen sërish edhe 320 vende VIP.

Gjithçka perfekte për një stadium të standartit ELIT të UEFA-s, një ndër nivelet më të larta që është projektuar studio RFA, e njëjta që ka bërë projektin e stadiumit të Valencias, Espanjolit, Atletikos së Madridit e disa prej stadiumeve të vendeve të tjera europiane.

Tashmë marrëveshja është arritur, nuk mbetet gjë tjetër vetëm që punimet të fillojnë për të pasur brenda 2012-s një stadium të ri.
Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Stadiumifoto1
Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Stadiumifoto2
Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Stadiumifoto5
Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Stadiumifoto6
Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Stadiumifoto6
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Empty Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 16 Feb 2011 - 13:55

Mire do te ishte te behej nje stadium me permasa gjigande edhe ne Shqiperi.
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Empty Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë

Mesazh nga Anakonda Sun 8 Apr 2012 - 1:07

Qenka stadium i bukur,ah sikur te ishte nje stadium i till ne vendin tone
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë  Empty Re: Stadiumi i ri si harta e Shqipërisë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi