Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Politika shqiptare në kërkim të Bollanos së Korçës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Politika shqiptare në kërkim të Bollanos së Korçës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Politika shqiptare në kërkim të Bollanos së Korçës

Shko poshtë

Politika shqiptare në kërkim të Bollanos së Korçës Empty Politika shqiptare në kërkim të Bollanos së Korçës

Mesazh nga Vizitor Thu 4 Nov 2010 - 4:34

Mesazhi: “Mos i bëni qytetet shqiptare si Himara, se gjithë faji do të bjerë mbi ju”

Që Bollano i Himarës është krijesë e politikës shqiptare kjo tashmë nuk ka asnjë dyshim. Që Bollano u tolerua të sillej sikur ishte në Greqi dhe jo në Shqipëri dhe që vazhdon të tolerohet po njëlloj, kjo është një shenjë tjetër që tregon se etërit e krijimit të tij nuk munden të “kryqëzojnë” dot birin e tyre të krijuar me aq mund. Që do të ndodhte një vrasje në Himarë askush nuk e kishte menduar, por ja që ndodhi, dhe kjo na dha një mësim të mirë. Tashmë gjithçka është e qartë: atë e vrau politika shqiptare, dy partitë politike më të mëdha të vendit. Tashmë të gjitha deklaratat, pavarësisht se nga cila palë vijnë, ku disa prej tyre vënë në dukje se vrasja ishte për motive nacionale dhe disa të tjera se ishte një grindje e çastit, me paramendim ose jo, nuk kanë për qëllim asgjë tjetër, përveçse krijimit të një tymnaje, për të larguar vëmendjen nga ata që janë shkaktarë të vërtetë të këtij krimi monstruoz. Ajo që ndodhi duhet parë drejt e në fytyrën e politikës. Nëse politika do të kishte mbajtur qëndrimin e duhur në çdo rast, atëherë ky makabritet i Himarës nuk do të kishte ndodhur. Vitet kalojnë dhe fytyra e politikës shqiptare gjithnjë e më shumë po del nga maska e saj. Tashmë po dëgjojmë përditë e më shumë se Athina zyrtare është tërhequr nga pozicioni i saj agresiv i fillimit. Në të vërtetë nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Qarqet greke duan një Shqipëri të përgjumur, politikanë që nuk ngrehin zërin, shqiptarë që qëndrojnë në heshtje dhe nuk flasin, sepse vetëm kështu ata mund të instalojnë me lehtësi çdo projekt të tyre antishqiptar, ashtu siç kanë bërë deri më sot. Nëse Athina do të vijonte me agresivitetin e saj të fillimit, atëherë edhe ndërgjegjësimi i shqiptarëve do të ishte më i madh për përgjumjen e tyre. Partia e BDNJ do të rrudhej deri në maksimumin e mundshëm. Kjo nuk do të shkonte në të mirë të Athinës dhe planeve të saj

Autokorrigjimi i Athinës

Athina u vetëkorrigjua, sepse kuptoi që në fillim që me daljet e saj agresive më shumë po i prishte punë vetes se sa shqiptarëve. Ajo egërsohej, shqiptarët sensibilizoheshin. A nuk kishte arritur ajo gjithçka që kishte dëshiruar vetëm përmes heshtjes dhe përgjumjes së shqiptarëve. Çfarë do të fitonte më shumë, nëse do të sillej ndryshe nga sa deri tani? Do të merrte Vorio-Epirin?! Kjo është veçse një ide fantazmagorike. Jo, ata e dinë mirë që tokat e shqiptarëve janë në brendësi të kufijve grek; ata dëshirojnë vetëm greqizmin e Shqipërisë, së paku të rajoneve të saj përgjatë kufirit. Kjo është ëndrra e tyre dhe kështu mund t’i marrin gjithçka këtij vendi. Por a ia kanë mbërritur deri më sot qëllimit të tyre? Sigurisht që pa gjë nuk kanë dalë. A nuk heshtën politikanët tanë dhe a nuk kryen çdo veprim në fshehtësi të plotë për tolerimin e krijimit të varrezave greke në çdo vend të Shqipërisë, a nuk u tolerua zhvarrosja e varreve të shqiptarëve në Kosinë, njëlloj sikur të ishin eshtrat e “Gjeneralit të vdekur”, a nuk u tolerua, që një varrezë e tillë të krijohej edhe në Çiflig të Korçës nën mbulesën e krijimit të një manastiri, ku tashmë qindra varreza presin të mbushen me eshtra…, a nuk u tolerua Bollano, kur deklaroi se Korça dhe Përmeti janë Greqi. A nuk u tolerua Janullatos të vendoste kryqe në çdo kodër që dëshironte, edhe pse kjo nuk kishte qenë në traditën e shqiptarëve dhe për shqiptarët nuk sillte asnjë gjë të mire. Të gjitha këto nuk janë të rastësishme. Politika shqiptare arriti të krijonte Bollanon e Himarës, ashtu sikurse për vite të tëra me radhë po përpiqet të krijojë “Bollanon” e Korçës. Fundi i kësaj politike të shëmtuar do të vijë vetëm nga zbardhja e marrëdhëniet okulte me qarqet shoviniste greke.

Bollanot lëvizin

Bollanot lëvizin natën dhe ditën. Lëvizjet e tyre i lehtëson heshtja e politikanëve shqiptarë, përgjumja e shqiptarëve. Politika antishqiptare greke ka kohë që ndihet te çdo shqiptar si një erë e ftohtë që akullon eshtrat e tyre, por deri më sot ata kanë qëndruar në heshtje. Ka ndodhur kështu, sepse shqiptarët në gjithë historinë e tyre nuk kanë dashur grindje dhe përçarje me fqinjët dhe popujt e tjerë, ka ndodhur kështu sepse për 50 vjet me radhë nuk të linte njeri të flisje as për politikën e brendshme, dhe as për politikën e jashtme. Gjithçka ishte monopol i partisë- shtet. E njëjta gjë po ndodh edhe në ditët e sotme. Ka ndodhur kështu edhe për një arsye tjetër: shqiptarët kanë pritur të flasin politikanët, por ata nuk folën kurrë, as kur emigrantët vriteshin në kufi nga policia greke, dhe as kur ata masakroheshin nga qytetarët grek. Edhe nëse folën ndonjëherë, fjala e tyre ngjasonte më së shumti me quravitjet. Dhe kjo është e dhimbshme për gjithë banorët që jetojnë në trojet e tyre. Politikanët tanë janë të aftë të qëndrojnë si shkëmb granti në istikamin e tyre të heshtjes. I shohim çdo ditë të shfaqen si trima të mëdhenj, vetëm në luftë kundër njëri –tjetrit, ndërsa kur vjen puna për çështjet kombëtare, si njëri dhe tjetri ngjasojnë si dy pika uji me djemtë e mamakave.

Bollanoja i Korçës

Fill pas ardhjes së demokracisë e deri më sot, dy partitë më të mëdha politike, si Partia Demokratike ashtu dhe Partia Socialiste, jo rastësisht, sollën kandidatët e tyre për kryetar bashkie vetëm të besimit ortodoks. Sigurisht që të gjithë ata kanë qenë intelektualë të zot, qytetarë të nderuar dhe të spikatur në fushat e profesionit të tyre, por në këtë rast fjala nuk është për ta, por për politikën e ndjekur nga dy partitë më të mëdha politike në vend. Për 20 vjet me radhë kanë dashur të prishin raportet dhe bashkëjetesën në këtë qytet. Veçanërisht kanë menduar të ndihet mirë vetëm Janullatos. Demokracia është pjesëmarrje, përfaqësim i çdo grupi, shtrese dhe komuniteti, kjo vlerë e demokracisë, pikërisht në këtë qytet, është shpërdoruar tërësisht. Pse? Çfarë imazhi duan të krijojnë politikanët tanë për Korçën? Çfarë mesazhi kërkojnë t’i përcjellin kryepeshkopit Janullatos? Përshtypja që të krijohet është e frikshme. Mos vallë po sillen me Korçën njësoj sikurse u sollën me Himarën. Tashmë na del që edhe Himara qenka minoritet grek, kur në të vërtetë asnjëherë nuk ka qenë kështu. Mos vallë me kalimin e kohës edhe në këtë qytet do të na shfaqet një “Bollano”? Kjo nuk është ndonjë çudi, as herezi ta mendosh. Tashmë një varrezë greke ekziston edhe në fshatin Çiflig të Korçës, tashmë në këtë qytet kemi edhe “Omonian” edhe pse në Korçë nuk ka minoritet grek. Shteti grek nuk po le rast për të shpërndarë pensione për qytetarët e Korçës, konsulli grek në Korçë nuk nguron të deklarojë se edhe vllehët janë minoritet grek, së fundi po flitet se edhe romët paskan ardhur nga Greqia! Ajo që i vë pikat mbi i është deklarata e Bollanos, se edhe Korça dhe Përmeti janë Greqi. Vetëm “Bollanoja” i mungon Korçës.

500 vjet më pas

Dikush mund të thotë se të gjithë kryetarët e bashkive janë zgjedhur nga vetë qytetarët. Sigurisht që është kështu, por janë partitë politike ato që harmonizojnë të gjithë interesat e grupeve shoqërore dhe që e bëjnë demokracinë funksionale vetëm përmes përfaqësimit dhe pjesëmarrjes, sepse Korça nuk banohet vetëm nga ortodoksët dhe myslimanët nuk janë një komunitet minoren, pasi përqindja e diferencës mes tyre mund të jetë e papërfillshme. Madje kjo nuk duhej të kthehej aspak në çështje, pasi flitet vetëm për shqiptarë dhe jo minoritete, por në këtë produkt na ka sjellë politika e politikanëve tanë. A ishte e drejtë vallë kur gjatë pushtimit turk sanxhaku i Korçës drejtohej vetëm nga myslimanët. Le të kujtojmë me këtë rast nga kush qeverisej Sanxhaku i Korçës në vitin 1911. Kryetar ishte Mehmet Ali Effendi, Kadi ishte Hasan Myfti Efendi, Kryetar i Gjykatës ishte Shaban Efendi, Kryetar i Bashkisë ishte Beoglu Efendi. Mos vallë në atë kohë në qytetin e Korçës shumicë ishin myslimanët? Në të vërtetë s’kishte si të ndodhte ndryshe. Korça ishte e pushtuar nga turqit dhe Porta e Lartë e Stambollit përpiqej që kalkulonte veprimet e veta në interes të saj. Edhe të dëshironte një intelektual ortodoks të vinte në qeverisje e kishte tepër të vështirë, edhe sikur të gëzonte përkrahjen e të gjithë banorëve sërish nuk do ta kishte të lehtë, sepse nuk vendosnin banorët, por të tjerët. Sot lind pyetja: kush po kalkulon veprimet e veta në interes të tij për qytetin e Korçës? Kujt i intereson kjo ndarje kaq e dukshme? Ku kërkojnë ta çojnë këtë qytet përmes politikave të tilla? Kujt i intereson një përçarje që nuk ka ekzistuar kurrë?. Përse kërkojnë krijimin e palëve në një qytet që ka jetuar në harmoni që nga krijimi i tij e deri më tani? Një politikë e tillë në mos sot nesër do të degjenerojë në grupe kriminale. Dhe e vërteta është se Korça ka vuajtur pikërisht nga kjo gjë, veçanërisht gjatë viteve të demokracisë, ku gjithçka ka qenë fryt i një politike të shëmtuar.

Janullatos i dashuruar me Korçën

Universitete ka shumë në Shqipëri, por vetëm Universiteti i Korçës dhe pikërisht universiteti që mban emrin e “Fan Nolit”, njeriut që i dha pavarësinë kishës ortodokse Shqiptare, i akordoi kryepeshkopit Janullatos titullin “Honoris Causa”, titull ky që jepej për herë të parë nga ky universitet. Motivacioni: "Për kontribut të shquar në fushën e teologjisë, kontribut për bashkëjetesën fetare midis qytetërimeve si dhe kontributin në shkencë". Për cilën bashkëjetesë fetare e ka fjalën Universiteti i Korçës, për atë që e kanë krijuar vetë shqiptarët në shekuj. Mos vallë kjo bashkëjetesë mungonte dhe na e solli Janullatos? Për cilat arritje teologjike të Janullatos bëhet fjalë? A nuk ishin teologët ortodoks ata që sollën ndarjen e krishterimit në dy kisha dhe që sot e kësaj dite ende nuk e kanë gjetur gjuhën e mirëkuptimit mes dy besimeve të mëdha që besojnë te Krishti. Cilat janë kontributet e Janullatos në shkencë? Sigurisht e ka një kontribut, veçanërisht në arsim, dhe këtë na e thotë At Nikolla Marku, që tregon për përpjekjet e Janullatos, në rrëmbimin e shkollës “Kostandin Kristoforidhi” në Elbasan, “për turrjen e tij drejt Ardenicës monumentit të madh historik e të shenjë, vendit ku Skënderbeu i Madh vuri kurorë me Donikën e Arianitasve. A nuk ishte Janullatos ai që u pozicionua kundër sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë. Universiteti “Fan Noli” e nderoi me një titull të madh, Janullaton sepse ndoshta nuk e dinte që kur Janullatos erdhi në Tiranë puna e parë që bëri ishte heqja portretit të Fan Nolit nga kisha e Shën Vangjelizmoit. Tashmë meqenëse Janullatos ka dhënë kontribut për bashkëjetesën fetare, a nuk i takon sërish Universitetit të Korçës t’i akordojë edhe një kleriku të fesë myslimane titullin e “Honoris Causa”, apo nga ky komunitet nuk gjen njerëz të studiuar dhe të kenë kontribuar për bashkëjetesën fetare? Ngjarja e Himarës duket se ka hedhur dritë mbi politikën e politikanëve tanë, i la zbuluar në makabritetin e tyre, i dritësoi shqiptarët për të kuptuar se vrasja e himarjotit ishte vepër e politikanëve shqiptarë dhe jo e shqiptarëve. Tashmë gjithkush ka një mesazh për të përcjellë: “Mos i bëni qytetet shqiptare si Himara, sepse gjithë faji do të bjerë mbi ju”.

Pergatitur:VEPROR HASANI
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi