Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur

4 posters

Shko poshtë

Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur Empty Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur

Mesazh nga WebMaster Mon 8 Nov 2010 - 9:51

UPDATE) Të paktën 6 të vdekur është bilanci momental i aksidentit tragjik i cili ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Frataj pranë Ziaj në aksin Tepelenë-Ballsh. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, kur autobusi i linjës Durrës-Athinë ka rënë nga lartësia 100 metra në aksin Tepelenë-Ballsh.

Autobusi me mbi 20 persona ishte nisur nga Lushja për në drejtim të Greqisë.

Sipas Policisë, forca të shumta Renea dhe të FNF e Fierit ndodhen në vendgjarje për të hetuar ndërsa tereni i vështirë mbetet sërish problem për të gjetur trupat. Sipas të dhënave të policisë duket sikur autobusi është i përmbysur, por errësira dhe moti i keq vështirësojnë ndërhyrjen. Nuk ka të dhëna për shkaqet e ngjarjes.

Autoritetet frikësohen për shkak të mundësisë së rritjes së numrit të të vdekurve. (albeu.com)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur Empty Re: Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur

Mesazh nga Ariel Mon 8 Nov 2010 - 12:01

Autobusi bie nga 100 metra lartësi, 8 të vdekur, 35 të plagosur



FIER- Aksident tragjik në aksin Fier-Tepelenë. Në vendin e quajtur Ziaj, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka rënë nga 100 metra lartësi duke shkaktuar vdekjen e 8 personave nga të dhënat paraprake. Rreth 35 të tjerë janë plagosur. Njëri nga të mbijetuarit, Ervin Mema, 34 vjec fajëson shoferin grek Tomos Cergas, se ka ngarë autobusin në gjendje të dehur. Sipas kësaj dëshmie, në autobus ka pasur rreth 50 persona, të moshuar gra dhe fëmijë. “Shoferi ka bërë disa gabime gjatë udhëtimit, duke bërë disa frenime të crregullata. Ai ka qënë i dehur”,- dëshmitari.

Sipas korespondentit të News 24 Agron Llupi, autobusi është përmbysur dhe nxjerrja e viktimave është e vështirë. Për ti ardhur në në ndihmë zjarrfikësve që po punojnë në vendngjarje janë vënë në dispozicion 2 vinca, me të cilët nxirren edhe pasagjerët. Llupi deklaron se mosha e viktimave është e ndryshme, ndërsa “nga autobusi dëgjohen ende britma njerëzish që kërkojnë ndihmë”

ORA 23:20- VASILI: TË PAKTËN 35 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaron se, “Ka mbaruar operacioni i shpëtimit dhe boshatisjes së autobusit. Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve. Janë të paktën 35 të plagosur. Janë vendosur shumica në spitalin e Fierit”,- thekson ministri.

ORA 23:10- PASHAI: ARRIN NE 8 NUMRI I VIKTIMAVE
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai deklaron se është mbyllur aksioni në terrenin e thyr, duke nxjerrë prej andej të gjithë pasagjerët. Sipas tij, "bilanci i viktimave shkon në 8, gjithsej në autobusi 49 persona". Pashai: Autobusi ka bërë 4 rrotullime, shoferi fliste në telefon.

ORA 23:00- HOXHA: NË AUTOBUS KANË MBETUR EDHE 2 PERSONA
Sabire Hoxha, kryetare e komunës Fratar rreth orës 23:00 deklaron se në autobus kanë mbetur edhe dy persona, ende të panxjerrë. Sipas saj bilanci i viktimave vazhdon të jetë 6, por “mes të plagosurve ka shumë të rinj”.

Hoxha sqaron se “Vendi ku ndodhi aksidenti është 4 km larg Fratanit. Në vendngjarje vazhdon shiu, relievi është i vështirë. Punohet me barrela e litarë. Ndricimi bëhet me makineri dhe prozhektorë. Në autobus ka rreth 40-50 veta”, - sipas saj.

ORA 22:10- PASHAI: NË AUTOBUS 50 PERSONA
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai në një prononcim për News 24 deklaron se “nuk është rrugë me kthesa por rrugë e drejtë, jo e rrezikshme”. Ai sqaron se janë 6 të vdekurit nga aksidenti, ndërsa shton se aktualisht popunohet pë të kthyer autobuzin. Edhe pse deklaron për pasaktësi të numrit të njerzve në autobus, me përafërsi janë 50 persona.

ORA 21:35- NË SPITALIN E TEPELENËS 10 TË PLAGOSUR
Gazetarja e News 24, Eri Baco ka mbërritur në spitalin e Tepelenës nga ku njofton “për mbërritjen e 10 të plagosurve, një djalë i ri rreth të 25-tave është në gjendje kritike për jetën. 4 prej tyre në gjendje më të rëndë po nisen drejt Gjirokastrës për shërbim më të specializuar”,- sipas saj. Deklarohet se spitali i Tepelenës është në gadishmëri të plotë.

Tepelenë, publikohen emrat e të mbijetuarve: E mbijetuar Brunilda Halili 16 vjec, e mbijetuar Valbona Guma 17 vjec nga Fieri, i mbijetuar Boci Rina nga Lushjna, e mbijetuar, Danjela Papallaqi 34-vjec nga Gjirokastra, i mbijetuar Ervin Mema 34 vjec nga Kavaja, i mbijetuar Eduard Premci 21 vjec nga Lushnja, në gjendje kritike për jetën.

ORA 21:30- VIKTIMAT
Konfirmohet emri i viktimës së parë. Bëhet fjalë për shtetasin Fredi Guma, 41- vjec.

ORA 22:00- MINISTRI VASILI DREJT VENDNGJARJES: 15 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është nisur drejt vendit të ngjarjes. Në një komunikim për Neës 24 Vasili e quan ngjarjen “një tragjedi pasi aksidenti ka ndodhur në nje rrugë të vështirë ku edhe moti i keq ka ndikuar”. Sipas tij në spitalet e vendit aktualisht ka rreth “15 të pagosur, ku 3 ndodhen në gjendje të rëndë”.

Vasli sqaron se mosha mesatare e të plagosurve varion nga 30 në 40 vjec, ndërsa shton se në të gjitha spitalet e Fierit, Tepelenës e Gjirokastrës janë në gadishmëri të plotë për të pritur viktimat.

ORA 21:40- NUMËROHEN DERI NË 25 TË PLAGOSUR
Korrespondenti i News 24 Agron Llupi deklaron se terreni ku ka ndodhur aksidenti është tepër i vështirë dhe reshjet e shiut vazhdojnë ende. Sipas tij, autobusi është përmbysur dhe dyert e tij janë bllokuar. Kështu, për të nxjerrë viktimat autobusi po hapet nga lart. Liupi, deklaron se bëhet fjalë për 25 të plagosur dhe për 6 viktima.

ORA 21:00- POLICIA: 6 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR
Kur ka kaluar më shumë se një orë nga aksidenti tragjik, policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate për shtyp konfirmon vdekjen e 6 pasagjerëve që udhëtonin në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, që drejtohej nga shtetasi grek Tomos Cergas. Sipas deklaratës së zëdhënëses së policisë Klejda Plangarica, 20 pasagjerë të tjerë kanë marrë plagë të lehta dhe janë nisur drejt spitalit. Autobusi me targa INB 9900 ka rënë pranë fshatit Ziaj në aksin Fier-Tepelenë.

"Për menaxhimin e këtij aksidenti të rëndë dhe dhënien e ndihmës personave të dëmtuar, menjëherë janë angazhuar strukturat e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Gjirokastër dhe Fier, si dhe të Komisariateve të Policisë Fier, Tepelenë dhe Ballsh. Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca të FNSH, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Po ashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelenë. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është ngritur një grup pune, i cili po koordinon gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën 6 persona",- deklaroi Plangarica.



Ndërkohë nga forcat e policisë që ndodhen në vendngjarje, deri në këto momente është bërë e mundur që të nxirren nga autobusi 20 pasagjerë, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë pranë strukturave spitalore.

ORA 20:30- AUTOBUSI BIE NGA 100 METRA LARTESI
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka rënë nga lartësia 100 metra në aksin Fier-Tepelenë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Ziaj. Autobusi i rrëzuar është me targa greke, gjithashtu mësohet se edhe drejtuesi i tij është shtetas grek. Sipas policisë, dyshohet për gjashtë viktima në këtë aksident, ndërsa 20 pasagjerë të tjerë kanë shpëtuar.

Mësohet se aktualisht në vendngjarje ndodhen katër makina të policisë rrugore dhe një ambulancë. Në vendngjarje forca RENEA dhe FNSH e Fierit. Sipas të dhënave të policisë duket sikur autobusi është i përmbysur, por errësira dhe moti i keq vështirësojnë ndërhyrjen. Nuk ka të dhëna për shkaqet e ngjarjes.
------------------------------------------------------------------------------------------------

NE LAJMIN E TANISHEM U KONFIRMUAN QE NUMRI I VIKTIMAVE SHKOI NE 9 .... :( :( :( :( :(
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur Empty Re: Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur

Mesazh nga Leo_uk Mon 8 Nov 2010 - 12:04

Shume ngjarje e trishtuar.
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur Empty Re: Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur

Mesazh nga EpiKada Tue 9 Nov 2010 - 0:06

:sa inattttt: :sa inattttt: :sa inattttt: :sa inattttt: :sa inattttt: :sa inattttt:
:70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :70900: :402816.gif: :402816.gif: :70900:
EpiKada
EpiKada
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Cteduhetty
Postime Postime : 5045
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/10/2010
Hobi Hobi : Kelion

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur Empty Re: Autobusi bie në 100 metra humnerë, 6 të vdekur

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi