Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lediana Kapaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Lediana Kapaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj

4 posters

Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 2:17

Udhëve të paudha.

Udhëve të paudha si të humbur shtegtojmë,
kryq e tërthor dhe e uritur çapitet shpresa.
Endërrat në ëndërra të lënduar kërkojmë.
stërgjaten pa mëshirë si tërkuzë,dëshira e mbresa.

Mëndje e njëmëndët si e çmendur marrohet,
labirinteve të pafund të pa anë e pa fill.
Zemër e s'provuar si Borëbardha harrohet,
në të ashpërin,të brengosurin dhe të errëtin pyll.

Vetmi e mallkuar si kuçedra pareshtur sëmbon,
në shpirtin e brengosur dhe të tharë të çdo udhëtari,
Dëshira e lënduar dhe e etur shteron,
duke lene pas saj një mjegull...ku sundojnë veç gurë varri.

Persiatje e përçartur më në fund mbaroj,
pa gjurmë e zhurmë dhe si shumë herë të tjera,
si zogu i pranverës në agim, shpirti vetë fluturoj ,
në krahë trishtësinë,e përndoqi një çast era!!


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Tue 30 Nov 2010 - 4:49, edituar 2 herë gjithsej (Reason for editing : Boshlliku i madh ndermjet strofave dhe rreshtave...)
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 2:19

Ku kam gabuar?!

Nëse nga dhimbja jam tjetërsuar,
dhe lotëve endem pa hijeshi,
mos më gjykoni ku kam gabuar,
se mbi të gjitha jam veç "njeri".....

Nëse në gjunjë, nje çast më shihni,
dhe klithmat buzët po mi përshkojnë,
mos ligështoni...mëshirë mos kini!
Në dashuri dot s'komandojmë...

Nëse nga malli ëndrrat brengosen,
dhe nata e ftohtë duket "lubi",
mos i qortoni, pse më plagosën,
se dhe zhgënjimi quhet.."njeri"....

Nëse nga etja gjakun ma morën,
dhe trupin, mëndjen ma vunë në gjumë,
nëse shikoni që shpirtin vodhën,
mos u trishtoni...ngelem po "Une,,


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Tue 30 Nov 2010 - 4:51, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Boshlleku i madh ndermjet strofave dhe rreshtave...)
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 9:54

Poezitë rreshtova mes lotëve pafund,
Vuajtjes ikëndova,ndonëse me shumë mund.
Pashë njerëz të mjerë me dashuri të vrarë,
Dikush bëlbëzonte :"Desha si e marrë"!
Prangat seç më vunë,në qeli degdisur.
...Zemër sakatosur,qënie e braktisur.
"Burgim të përjetshem"!_,gërthet ligësia!
"Ngrihu mikja ime"!_,më tha dashuria.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 9:55



Do të ndihesh i vetmuar po të vish sonte tek unë.
Dhe do të kuptosh papritur që jeta është dhe pësim.
Që poezia mendohet kur del nga shpirti i poetit.
Që ëndrrat e humbura treten dhe nuk kanë kthim!...
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 9:56

E kërkova lumturinë, por vetë dheu e kish përpirë.
E lakmova dashurinë edhe pse me akull ngrirë.
Kohen doja pak ta ktheja,lehtë nënqeshi,nuk pranoj!
"Shiko vitet qe ke para!" e përlotur bëlbëzoj!
Plagët mblodha ti shëroja,por u trëmba!Ishin shumë!
...
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 10:03

Nga ky shpirt human me ka bere pershtypje veprimi i saj me te cilin gjithe librat e shit nga botimi i saj i dyte qe i gjithe fitimi shkoi ne ndihme te femijeve ne nevoje.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga WebMaster Mon 29 Nov 2010 - 10:07




E mata rrugën me sy, dhe shpirtit e vogël, një grimcë po i dukej, pareshtur, qante dashuria, sa thellë në zemër më strukej, nxitoja, me sytë e përlotur, fytyren tënde diku po kërkoja, e heshtur..., kjo rrugë e kalldrëmtë, nuk dija as vetë se ku shkoja...!!

Edhe une i kam lexuar disa shkrime te saj edhe tani solla nje vidio qe ka bere me pelqyen jasht mase edhe do i thoja vetem suksese te kete

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga WebMaster Mon 29 Nov 2010 - 10:10

WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 10:21

Do të endesh i trishtë një ditë dimri.
Ditë shiu dhe furtune do të jetë.
Do të ikësh se bashku me shelgjet e verdha që çapiten.
Një muaj i shqetësuar ku lumenj me hënë do të ketë.
Para se të kthehem në buzët e tua të dikurshme.
...Kujtohe pak kohën kur na ndante një lumë!
Ujërat e tij të thella dashurinë e morën.
Dhe kurrë nuk i zgjuan më ndjenjat që flinin gjumë.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 10:27

Promovimi i librit''FLLAD PSHERETIMASH,,me nje numer te konsiderueshem botimesh ish pikerisht botimi i saj i dyte
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga bobi 10 Mon 29 Nov 2010 - 10:29

Nuk e di pse vargu,trishtueshëm dhe me lot u shkrua.
Se kuptova as vetë
ndjenjën,si tinzare u largua.
Nuk e di pse qënia
ime,në labirint lotësh u kthye.
...Nuk e pashë kur vetë
trishtimi,kapardisur ish në krye!
Nuk i ndjeva më
gjymtyrët, mpirja seç më kish zaptuar.
Rimën doja të
ushqeja,nëpër netë më kish munguar....
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:19

Buzëqesh Dashuri!

Ah Dashuri!
Sdo ta mbante kurrë ajri fluturimin e zogjve.
Dhe vetë toka që na mban,po të mos ishe ti do futej në pikëllim.
Nuk do shikoje drithërima ere në flokët e shpupuritur.
As lindjen e ëmbël të agimit që shkëlqen lotëve në shikimin tim.

Ti je e hijshme në kryqëzimin e ëndrrave të mia.
Një laureshë e bukur që veç këngë malli ka në kujtesë.
Mjellmë bardhësia e së cilës merr zjarr në perëndim.
Një botë e ngazëllueshme...
Ku vetë njeri harron se do të vdesë!

Ah moj Dashuri...
Ti je vetë nga ajo që bëhesh edhe akull edhe prush.
Përbrënda shpirtrave që me etje të përpijnë.
Dhe drita bujare e shpresës lodron në klithma gjaku.
Dhe tek ata që në fatin e tyre...
Nuk patën mundësinë që një çast me ty të rrinë
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:20

Do të doja si dhuratë të të falja diellin,
Por i bukuri në mbrëmje perëndon.
Mendova t’i vidhja hënën qiellit,
Por dhe ajo largohet, kur agon!
Do të doja të të falja botën mbarë,
Është e rëndë, s’e mbaj dot mbi sup.
Për ty, o dashuria ime e parë,
Gjithë yjet e qiellit me dorë i këput.
Do të doja të të jepja kaltërsinë!
Të qiellit dhe të detit bashkë!
Ti që më fale dritëdashurinë,
Kaq sa të fal më duket pak!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:21

Eh, të isha ishull, me ty veç do rrija,
Nëse duhej varkë, bëhej dashuria!
Të isha e vdekur, për ty do zgjohesha,
Po të isha zjarr, me ty do të ngrohesha.
Të isha dhimbje, jo, tek ty s’do të vija,
Do jepja gjithçka, larg teje të rrija!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:21

O Zoti im,jam kryqëzuar, u bëra "fli" për dashurinë.
Asgjë s'fitova,asgjë s'më dhanë, në këtë botë pashë veç mërinë!
S'po kam fuqi që të rri zgjuar,qepallat mbyllen me lotin tim,
O perendi te ty besova, s'po mund ta mposht këtë zhgënjim.
Sikur të mundesha që hënës vetë, ti flisja afër dhe ta mësoja,
Më shumë ajo do shtonte yjet, një vullkan ndjenjash kur t'ia dhuroja.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:22

Në zemrën time sot eja, jo frikë nga unë ti mos ki.
Nuk je kaq i largët,të njoh,me ty veç do dua të rri.
Nuk mundem që derën ta mbyll.
Sa shumë nëpër netë të kam pritur.
Ku humbe unë dot se kuptova?!
Mes gjumit veç ty kam thërritur
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:23

Buzët e etura për dashuri të pafundme.
Fjalët dridhen,fërgëllimë bore dhe zjarri.
Në jermin e thellë të misterit dhe ëndërritjes.
Ku sytë e tu janë dy lule që mendohen.
Ku duart e mia erëmimin e trupit ta njohin.
Dhe zëri ta njeh reagimin e ndjenjave që zgjohen
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:25

Më kafshonte natë e
ftohtë,gjumi trëmbur ish
tërbuar.

Brengën ndjeja nëpër
deje, prej besimit e
mashtruar!

Shpresën ndjeva tek
po vinte,ëngjëjt rresht mbi
sup mu ndalën.

Më bekuan
"plagëzemrën",tufa ndjenjash seç
më falën!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:28

Ah yll i bukur i hapësirës,me vellon tende po më
tërbon!
A e mban mënd sa të
kam folur,a ma sheh shpirtin sa fort rënkon?

Ushtar i fatit me
plagë të thella,
e gjunjëzur për
dashuri,

Nga ty kam pritur e
përlotuar,
një drite,një
shpresë,një ngrohtësi.

Nga lart me dhimbje
më ke vështruar,
po s'jam e vetme në
këtë botë.

Pale sa lutje do kesh
dëgjuar,pale sa brenga do
ketë kjo tokë!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 6 Dec 2010 - 11:31

Kokën e ulur ngadalë e ngrita,
zëri më dridhej por thashë dy fjalë:
Sado zhgënjime ka dashuria,
e ndjej në vete e kam të gjallë.

I kam besuar unë bukurisë,
kam parë dhe lulet kur vallëzonin.
Dëgjova zogjtë,i preka yjet,
mbi dashurinë ëngjëjt lodronin!

Të gjitha këto me penën shkrova,
mbi shkronjat befas loti u ndal
Një gjurmë la mbi fletën time,
syri penduar më tha "më fal"!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 21 Dec 2010 - 0:23

Mos më thuaj që më deshe,isha unë që të besova,
Midis flakëve të pasionit e vetmuar ëndërroja!
A e di ç'është ndjenja vallë apo zemra e zhuritur?
A e di se çdo të thotë të harrohesh kaq papritur?
Mos më thuaj që më deshe,pasi shpirti s'gënjen kurrë
Hesht më mirë mos më lëndo!Jam veç femër dhe jo gur!
Ndiqe rrugën që të pret e me kohën do kuptosh!
Sesa vuan nga zhgënjimi dhe ti vetë mund ta provosh
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 6 Jan 2011 - 10:32

Kërkova të të kisha veç për vete.
Por ti nuk më perkisje aspak mua.
O ëndërr lumturie si mu trete?
Vegimi ëngjëllor sa shpejt mu shua!
Eh tradhëti e pangopur,çfarë kërkon?
Akoma nuk je ngopur me ligësinë?
Nga tempulli i ndjenjës pse më zbon ?
Veç shpresa saj, mban gjallë njerinë!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:33

PORTË E ZEMRËS TIME.
Port'e zemrës time përherë qëndron hapur,
Eja pa trokitur, me ëndrrat të pres.
Qiriri i shpresës nuk e ka fshirë flakën,
Lotin tim të shpirtit ditë e natë po djeg!
Në ke harruar udhën, humbsh në hon të ferrit,
Nuk bëhem murgeshë, as dhe pendë e zezë!




Kam ëngjëjt e fatit mëkuar nga qielli,
Që ma mbushin jetën vetëm me pranverë!
Kam dhe zemrën time mbushur plot me zjarr,
Vatra e saj e ngrohtë si shtrat poezie.
Herë më bën të urtë, herë më bën si dallgë,
Jeta s'është gjë tjetër veç det dashurie...!!

Vajzës sime....Esmeralda!

Të shoh si trupin hedh o trëndafil behari,
ti prek të bukurat flokë si rreze ngjyre ari,
nga ty moj bija ime, vetë mrekullinë takova,
që ditën kur si prind në gji fort të shtrëngova....


Me ty dhe vetë u rrita, me ty u bëra "nënë,
tek sytë e tu vogëlushe pashë yje edhe hënë,
thesar ke qënë për mua,tek ty veten kam parë,
oh lotë nuk po nxjerr dot...Gezimi i ka tharë!

Kjo rruga ime jetës nuk ishte aq e lehtë,
por njësh me ty u bëra...më bëre të kem "fletë",
i preva hovin djallit që dhimbja mos afrohej,
të mbrojta ty si ëngjëll ...kur shpirti më lëndohej...


Mesnatës shpesh jam ngritur.."Mos vallë nuk po merr frymë"?
Një ftohje më përshkonte...mëngjeseve plot brymë,
ah frika mos të humbja, nga shpirti kurrë s'është ndarë,
një frut i bukur ishe....Në dashurinë e vrarë!


Por koha iku shpejt...vështroj sa shpejt je rritur,
sa shumë me ty krenohem ...akoma je e mitur,
kështu do të qëndrosh gjithmonë " e vogla ime",
dhe befas lotët dalin...më futin në mendime..!

Ah koha! Prapë të vetën...! Nga unë do të largohesh,
por zemra hapur mbetet...do presë të ledhatohet,
si sot kur më pushton dhe thua..." Sa të dua",
një ditë me zor do pres...të rrish pakëz me mua....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:34

Heroine e jetes sime!
Ne jeten time treni me ka lene shpesh,kam qendruar shume here ne stacion duke pare ate dicka qe me ikte aq larg....
Cdo here kam patur dhimbje dhe lot,kam hedhur guret larg me besimin qe do te prekja dike!!
Ne te gjithe jeten time jam munduar tju ngjas atyre princerve ne
perrallat magjike,dhe cdo here deshira per te derdhur lot nuk me ndahej
kurre..
Cdo dite kaloja ne mendjen time nje dite qe ju shtua kesaj jete dhe
iluzionet e mija ishin per cdo dite e cdo dite me pak te bukura..
Fillova te qaja per gjerat me te vogla dhe endrrat e mija nuk me
dukeshin te verteta por te pakuptueshme ku ne te cilat nuk shihja me
kalimin e stineve dhe diteve te vitit...
Ecja para vetes time ne pritjen e padurueshme te ndodhjes se nje mrekullie...
Per mua dashuria kishte humbur emrin e saj,cdo dite ecja ne kete
hapesire te bardhe ku ne te cilen nuk shihja me asgje dhe asgje nuk
ndodhte...
Kujtoja se u shmangesha problemeve te shpirtit po ne te vertete i kerkoja ato me teper!!!
Fati im i trishtuar dukej qe ishte i vetem ne fund te shkrimeve te mia..

Dhe nje dite.....zilja ra fort dhe ndodhi nje revolucion i brendshem,nje uragan lumturie qe arriti te une...
Degjoj rrahjet e zemres dhe nuk mbaj dot lotet e gezimit..
Kjo zemra ime si gur dhe aq krenare shperthen ne mijera ngjyra,dhe
papritur nje njeri tjeter del nga vetja ime dhe ben ligjin te une...
TI erdhe drejt meje nga nje vend se di ku,nga nje qiell mbase i mbushur me yje ne nje dite prilli..
TI je ketu ne kete nate, veshur me pafajshmeri,me shpirtin te mbushur me shprese....heroina jetes sime!!!
Frymemarrja jote eshte gdhendur ne gjoksin tim dhe jam gati te te ndjek pas ne jeten tende.
Syte e tu kane aq ndricim saqe mund te ndriconin nje qytet te tere!!
Pesha e dashurise qe ti mban dhe sinqeriteti yt me ngrohin dhe me japin pickime ne zemer...
Nje nga nje ti me dhe te gjitha celesat e shpirtit tend,ti me hape
zemren dhe more te shpiri yt te gjithe mbytjen qe mbaja prej kohesh ne
vetevte..
Ashtu si nje yll qielli ti me drejtove ne rruget e dashurise se vertete dhe te pavdekur...
Sa mire eshte te kalosh kufirin sepse e di qe asgje nuk do te jete me si me pare!!
Lulet qe lindin ne balte behen madheshtore,vuajtjet kthehen ne jepje
dhe zhgenjimet e meparshme ishin thjesht formalitete te vjetra..
Dhe tani prej teje,udhetoj ne kete bote qete dhe ku jeta eshte vetem butesi,dhe ne te cilen udhetoj jo si ne nje drame...

Nuk mund te te them dot kurre sesa ti me pelqen,nuk mund te te them kurre sesa ti me ndricon!!
Te gjitha fjalet qe mund te te them ne vesh nuk mjaftojne dot kurre per
te te falenderuar per dhuraten me te bukur te jetes sime ,te cilen ti
me dhurove ne ate dite dhe ne ditet e vazhdueshme duke me dhene zemren
tende per eternitetin!

Nuk do te rri me asnjehere ne kete stacion treni sepse e di tani qe hypa me ne fund te treni i duhur...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:35

.Shpeshherë
tek unë ëndrrat e frikshme turbullojnë orët e gjumit tim, ku ne të
cilin pa pikë mëshire pasionet e jetës veniten....Projektet
vriten!
Shikoj me keqardhje gjymtyrët e mi të ngrirë të cilët kanë
mbetur të përulur në kërkim të një masazhi dhe prekjeve të cilat janë
bërë aq shumë të largëta tashmë...Ti je përballë
meje mish e trup,por në të vërtetë më kot gënjej veten....Nuk më
mjafton të të shof pasi dhimbja pushton tërë qënien time dhe ku dëshira
e tërbuar për të të shtrënguar sadopak në krahët e
saj....Ngurron!
Ndjenjat humbën s'di se ku ...i përpiu nata,i përpinë
ditët,je afër meje por zemra jote e ftohur si akulli...Jo!
E trishtuar
shikoj bebëzat e syve tê mi të trishtuar,më kot rri duke i shtrënguar,
që lumenjtë mos të dalin..
Qerpikët
mbylla e babëzitur,veten përkunda qiellit me hënë,
me njërën dorë
jastëkun preka, hije vetmie mbi të kish rënë.....
Shtrëngova sytë e
mallëngjyer, me ëndrrën vetë," duel" kërkova,
kish kohë pa ardhur pakëz
tek unë, befas zhgënjimin me shpirt mallkova!...
Më kafshonte natë e
ftohtë, gjumi trëmbur ish tërbuar,
...brengën ndjeja nëpër deje, prej besimit .. e mashtruar....!!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:35

Puthja magjike!
Nga puthja jote e bukur merr jete ky shpirti im,
Mes flladit te pranveres, te ftova ne vallezim,
ne mes te nje lendine ku endrra lulezonte,
ku bari po shkelqente dhe lulja lehte kendonte!
Ku uji po buronte , shterimin nuk e njihte,
ku zogjte ciceronin, ku kenga lehte te vilte,
ku dielli po ndriconte, ku rrezet bisedonin,
ku pemet fruta kishin, ku fluturat vallezonin....
Te ky vend po te pres, nje puthje te ma japesh,
te me dhurosh ca lule, me zemren te me flasesh,
te pres une tek ky vend, peshtjelle nga magjia,
te pres te kjo parajse ,e mbytur nga vetmia!!
Te pres ....oh sa shume pres me shpresen qe do vish,
Jo vetem te kalosh...ketu dua te rrish!
Te pres dhe sa shume etje per puthjen tende kam,
kjo enderr kaq magjike kete shpirtin po ma than!


Te lutem eja shpejt dhe falma nje te puthur,
te pres e deshperuar dhe shpirtin e keputur,
te pres duke menduar per dashurine e vrare,
O Qiell!!! .. falma pak vesen.. per shpirtin tim te thare!
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:36

Dhimbja me eshte kthyer ne zemerim.Si qenka njeriu! Nuk ke pse e lodh
veten me pritje te kota! Nje lot tjeter me shket nga syte. Largohem ne
dhomen time dhe e fshi...nuk dua me te qaj. Po mbyll nje dere qe me ka
falur shume drite,ose me mire nje rruge te cilen e ndriçova e vetme!
Driten e nje universi te madh,te pamate,por qe u venit shpejt...
Nuk eshte fundi i botes.Shume njerez jane te vetmuar ne univers,shume
te tjere mengjesi i gjen duke perkedhelur nje jastek i cili duhet te
ishte miku,apo mikja e endrrave te tyre,por me ardhjen e nates ata
harrojne çdo lloj frike duke u hedhur me vrull ne te ardhmen e bere te
sotme dhe kerkojne si peshq ne fund te Oqeanit ...nje mik per ujerat e
turbullta te jetes....
Do te rrefej
shpirtin , kete shpirt te rrembyer ,

do te flas per shpresen,qe kurre nuk
eshte thyer...

Do te them per zemren , kete zemer te marre,

"peme" e
beri ndjenjen dhe pse ishte farë..

Ushqyer nga dielli,drite e zemres
time ,

ku do te te gjej,ti zbraz keto rrefime?

Te jap shpresen time...te
fal shpirtin tim,

te te them se jeta,gjithnje jep shperblim...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lediana Kapaj Empty Re: Lediana Kapaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi