Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Krijime dhe vepra nga Dodë Progni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Krijime dhe vepra nga Dodë Progni People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krijime dhe vepra nga Dodë Progni

Shko poshtë

 Krijime dhe vepra nga Dodë Progni Empty Krijime dhe vepra nga Dodë Progni

Mesazh nga WebMaster Tue 30 Nov 2010 - 6:43

HISTRORIA E FISIT NIKAJ

Shkruar nga Dode Progni

Fisi i Nikajt perbehet nga fshatrat: Lekbibaj, Peraj, Gjonpepaj, Curraj te Poshtem, Curraj te Eperm, Qeresh dhe Kuq. Shtrihet nga bregu i djathte i lumit te Merturit dhe te lumit te Kuqit ne lindje e verilindje, deri ne malin e Kaponit, qafen e T'thermes, Guri i Fushes Madhe e qafen e Ndermajnes ne perendim e veriperendim, per te vazhduar ne veri me bjeshket e Kakise, qafen e Boshit, majen e Zeze e deri ne shtegun e Dashit. Ne jug, trojet e Nikajt hyjne si pyke ne mes te fshatrave Palc dhe Tetaj qe i perkasin fisit te Merturit.
Deshmite arkeologjike tregojne se kjo hapesire gjeografike qe sot i perket fisit te Nikajt, ka qene e banuar qysh ne kohen e bronxit te vone, rreth 1200 -1000 vjet para Krishtit. Deshmohet gjithashtu se, edhe ne periudhen mesjetare keto gryka e shpate alpine kane qene te banuara nga shqiptaret. Ketu edhe sot ruhen rrenojat e disa kishave, varreza ose toponime qe lidhen me banoret paraardhes te Nikajt. Nder me te njohurit jane Kisha e Vargut dhe varrezat prane saj, sic thuhet ne dokumenta "qyteze e seli ipeshkvnore: e Pultit. Kisha e Luzajes ne Curraj te Poshtem, edhe kjo " ish- seli ipeshkvnore", varrezat ne lagjen Susaj te Lekbibaj, rrenojat dhe varrezat e vjetra ne Paplekaj, kisha dhe varrezat e Shiokut ne Gjonpepaj, varrezat e Mavriqeve ne Kalbs e Marin kendej e andej te lumit te Curraj etj. Banoret e Nikajt jane te bindur se keto varreza nuk u perkasin brezave paraardhes te fisit te tyre, por nje popullsie tjeter qe skishte lidhje gjaku me ta.
Megjithate Nikajt i kane ruajtur e adhuruar si vende te shenjta me bindjen se ato i perkisnin nje popullsie shqiptare te besimit kristjan. Betimi ne kishen e Vargut, te Paplekajt ose te Luzajes ishte i nje rendesie te jashtezakonshme per banoret e Nikajt. Deri ne kohet e vona, keto kane qene vende tubimesh dhe te betimit tradicional te pervitshem qe benin fshataret e Currajt te Poshtem, Lekbibaj, Gjonpepajt etj.
Nga burime dokumentare sllave, osmane dhe te kishes katolike te shek XIV-XVIII mesojme se gjate kesaj periudhe ne territorin e Nikajt te sotem shqiptaret formuan disa fshatra,per te cilat dokumentat shpesh here perdorin termin "katund". Pavaresisht nga termi katundet ne malesite tona kane patur kuptimin e ngulimeve te banuara bujqesore e blegtorale dhe jo te organizatave
blegtorale endacake, sic eshte perpjekur ti klasifikoje ndonje "studiues" serbo-sllav per qellimet e tij te mbrapshta raiste.
Katundi Nikijte del i formuar qysh ne vitin 1330. Perseri, ne vitin 1485 permendet Nikijte me 7 shtepi dhe ne vitin 1582 pa shenuar numrin e shtepive. Ndersa ne vitet 1628, 1671 e ne vazhdim, deri ne fund te shek XVIII, po ne kete territor del i formuar katundi me emrin Nikajni ( Nikaj). Luzaja gjithashtu permendet katund qe ne vitin 1335 dhe me pas, po ky ne vitin 1529 me 30 zjarre per te vazhduar deri ne vitin 1634 kur del se fundi me 8 shtepi e 40 fryme te krishtera. Kuqa ne vitin 1582, prej te cilit ka marre emrin lagja Kuq ne Curraj Eper, Zhush me 1485 (sot Nderzhush-lagje e fshatit Lekbibaj), Vargu me 20 shtepi ne vitin 1529-36 dhe ne vitin 1628 del perseri por i braktisur si fshat dhe i shkaterruar si manastir. Pjaja e Mavriqit me 1634 fshat me 25 shtepi dhe 220 fryme i cili vazhdoi te ekzistoje kryesisht ne Curraj Eperm, fqinje me Nikaj deri ne vitin 1774. Te gjitha keto fshatra qe shtriheshin ne territorin e Nikajt te sotem, kane pasur lidhje te ndryshme me fisin e Nikajt, por vendformimi i Nikajt mund te kerkohet vetem ne Nikijte ose ne Nikajne.
Arsyeja eshte e thjeshte.Se pari, keta te dy jane emra patronimik te formuar nga nje emer njeriu qe quhej Nike-Nika, te ngjashem me Nikajt. Se dyti, vendodhja e tyre eshte e percaktuar diku brenda territorit te Nikajt te sotem. Ne kerrkim te gjenezes se fisit te Nikajt eshte thene se ," fisi i Nikajt u formua prej shtimit te mevonshem te katundit te Nikejve qe permendet ne dokumentat osmane te vitit 1485 dhe ngulitjes se tij ne nje territor te banuar rishtaz".
Mendojme se kjo nuk eshte zanafilla as rruga e formimit te ketij fisi. Sic u tha me siper, katundi i Nikijte dokumentohet i formuar ne Pult qysh ne vitin 1330, Cka do te thote se kryepari i Nikijve -Nika, duhet te kete jetuar disa 10 vjecare perpara vitit 1330, d.m.th rreth 700 e ca vjet me pare. Prej ketej del se nga kjo kohe e deri sot duhet te kishin lindur mbi 23 breza. Mirepo nga pema gjenealogjike e fisit Nikaj, punuar me saktesi nga F. Nopce ne vitin 1908 dhe nga hulumtimet tona per zgjatjen e kesaj peme deri tek brezi me i ri i sotem del se asnje vellazni e Nikajt, nuk arrin ne me shume se 15 breza pa u bashkuar me NIken, te parin e fisit. Duke llogaritur me nga 30 vjet cdo brez del se Nika-ati i pari i fisit Nikaj, duhet te kete jetuar rreth viteve 1500-1550. Mund te jete koncidence interesante qe ky Nike nga i cili u formua fisi Nikaj, te jete vendosur per here te pare pikerisht ne territorin e Nikijve te meparshem por nuk eshte e mundur qe ky te kete pasur lidhje gjaku me te atin e pare te Nikijve, edhe pse edhe ai quhej Nike, por sic permendem kishte jetuar shume kohe perpara vitit 1330. Per rrjedhoje, as Nikajt e sotem nuk jane pasardhesit e Nikijve, te cilet permendem se fundi ne vitin 1582. Atehere lind pyetja: Cili ishte dhe prej nga erdhi ai Nike qe u be kryepari i fisit Nikaj?
Ne Nikaj dhe Krasniqe ka qarkulluar gojedhena se Nikajt dhe Krasniqja jane fise vellezer. Madje, thuhet se kane lidhje gjaku me fisin shqiptar te Hotit dhe me Vasojeviqet e Malit te Zi.
Sipas kesaj gojedhene, vellezerit Kras Keci, Nik Keqi dhe Vas Keqi kane qene eterit e pare te fiseve Krasniqe, Nikaj dhe Vasojeviq. Per t'i shpetuar vales asimiluese sllave, dy te paret u larguan nga vendlindja dhe u vendosen ne Dushaj te Eperm, ne krahun e majte te lumit Valbona, prane fshatit T'pla te Krasniqes. Vasojeviqet, qe qendruan ne Mal te Zi u bene ortodokse dhe u sllavizuan. Krasniqet ruajten kombesine shqiptare, por ne shekXVIII u bene myslimane. Ndersa Nikajt, qe u shkeputen nga Krasniqja per tu vendosur ne trojet e tyre te sotme ruajten kombesine shqiptare dhe fene e vjeter katolike. Vertetesia e kesaj gojedhene eshte e dyshimte nga fakti se emri "Hrsato" nga rrjedh emri Krasniqe nuk mund te percaktohet a niset nga nje antroponim " Krast", sic thote tradita e vendit, por nga fitonimi ''hrasto'' qe ne sllavisht do te thote ''dushk''. Ajo cka duhet pranuar si e vertet eshte pohimi i prof. Eqrem Cabejt se ''' te tre keto fise jane me origjine shqiptare''. Prej ketej, del se as i pari i Nikajve nuk ishte Nikoviqi. Rreth formimit te fisit Nikaj dhe lidhjeve te tij me Krasniqen ka nje tjeter tradite gojore qe njihet e besohet me shume se e para. Sipas saj i pari i Nikajt ka qene Nike Mekshi. Ky ishte vella me Kole Mekshin, nga i cili u formuan Kolmekshajt e Krasniqes, qe etnografisht perfshijne fshatrat; Shoshan, Kocanaj, Dragobi, Bradoshnice, Dege, Murataj, me gjysmen e fshatit Margegaj. Per kete arsye, Nikajt me Krasniqe, vecanerisht me Kolmekshaj, si dy vellezer, nuk lidhin martesa midis tyre. Ne te vertete, vellazerite e Kolmekshajt, nuk numerojne me shume se 15-16 breza nga brezi me i ri i sotem, deri tek ati i pare i tyre, Kole Mekshi, vellai i Nike Mekshit. Madje vllaznite Qokaj e Vukaj te fshatit Shoshan, qe i perkasin Krasniqes, i lidhin brezat e tyre me Qokajt e Vukajt e Currajt Eperm-fis Nikaj, ne brezin 11-12-te. Metaliajt e Dragobise-fis Krasniqe nuk shkojne me shume se 10-11 breza, pa u bashkuar me vllaznite e Currajt te Eperm. Duke njohur me mire keto lidhje fisnore, At Shtjefen Gjecovi, ne vitin 1917 i ka quajtur dragobijasit '' Currajt e Dragobise''.
Mbi lidhjet farefisnore te Nikajt me Krasniqen hedhin drite edhe studimet antropologjike. F.Nopce dhe E.Durham thone se ne pikpamje antropologjike ''Nikajt shkojne ne ndryshim me shume fise te Shqiperise se Veriut'' si Mertur, Shale, Shosh, Toplane, Mirdite, Puke” etj. Po keshtu antropologu yne i njohur Aleksander Dhima i grupon Nikajt ne tipin antropologjik te Malesis se Vogel, se bashku me Krasniqe, Gash etj.
Perfundimi me i besueshem qe del nga keto te dhena eshte se ati i pare, nga i cili u formua fisi i Nikajt, ka qene Nike Mekshi. Ky pasi u nda nga vellai Kole Mekshi u largua nga Krasniqja dhe u vendos diku ne territorin e Nikajt te sotem.
Per te percaktuar kohen dhe vendin ku e kishte zanafillen fisi i Nikajt po u kthehemi perseri burimeve dokumentare te shek. XIV-XVII. Kemi argumentuar me siper se fisi i Nikajt nuk identifikohet me katundin Nikijte, qe dokumentet serbe e permendin te formuar qysh ne vitin 1330. Ndersa Nike Mekshi ati i pare i fisit Nikaj, ka jetuar se paku dy shekuj pasi qe formuar katundi Nikijte. Me i pranueshem do te ishte mendimi se fisi i Nikajt e ka zanafillen ne katundin Nikajni, te cilin relatori Don Vincenti, ne vitin 1628, e shenon ne Pultin e Eperm, sipas rreshtimit Brise, Salce, Palc, Nikajni, Zhush, Luzanja, Blaka, Rajne etj. Ndersa ne relacionin e Gjeç Bardhit, te vitit 1634, hidhet drite edhe mbi vendodhjen e Nikajt kur thuhet se ''kisha e Bjakes eshte vetem 6 milje larg Nikajt''. Bjakja e asaj kohe ishte katund me 20 shtepi e 230 fryme, i vendosur ''ne nje territor te pyllezuar me geshtenja'''. Behet fjale per fshatin e sotem Tetaj. Ne kete rast dokumenti perputhet me thenien gojore e cila thote ''Trojet e para te Nikajt kane qene ne Paplekaj te Eper'' ku edhe sot ruhen rrenojat e nje kishe te vjeter dhe varrezat rreth saj. Distanca midis kishes se Paplekajt te Eperm dhe rrenojave te kishes se Bjakes qe duken edhe sot ne Tetaj eshte rreth 9.6 km. Afersisht ne te njejtin vend i lokalizon Nikajt edhe Sh. Gasperi ne vitin 1671 kur thote se ''Nikajt e Bjake jane shefituar te damun prej nje lumi te vogel''. Por distancen midis kishes se Shnaprendes ne Bjake dhe Nikajt ai e percakton rreth 9 milje. Sic duket ka patur parasysh distancen midis kishes se Bjakes dhe asaj te Shiokut ne Gjonpepaj, ose ndonje tjeter me siper ku mund te ishin c'vendosur Nikajt perkohesisht per arsye lufte, sepse ne te njejtin relacion, me 1671 ky autor thote: ''Katundi i Nikajt ishte rrenue e grabit prej turqve pak perpara dhe gjendej ne varferi te madhe''. Ardhja e familjes se Nike Mekshit nga Krasniqja dhe vendosja ne Paplekaj te Eperm ku zuri fill fisi i Nikajt, duhet te kete ndollur se paku disa dhjetevjecare perpara vitit 1628, pasi ne vitin 1628 ata kishin arritur te formonin nje katund me emrin e kryeparit te tyre, Nike-Nikaj. Burimet dokumentare te shek.XVII-XX provojne se Nikajt nuk kane levizur nga krahina me perjashtim te rasteve sporadike, kur individ ose familje te vecanta, per arsye te forta si gjakmarrje etj. Jane detyruar te emigrojne jashte fisit, per tu vendosur gjithnje brenda trevave Shqiptare. Nga ana tjeter, ne asnje rast nuk del qe brenda kesaj periudhe, rreth 400 e ca vjecare, te kete ardhur ndonje grup popullsie dhe te jete vendosur me banim te perhershem ne territorin e fisit Nikaj. Edhe Kapiti, siç pohojne disa studiues, kane ardhur nga Vajush i Shkodres perpara Nikajt rreth viteve 1416-1500. Pas ardhjes se Nikajt dhe rritjes se tyre, shumica e kapitasve u detyruan te largohen per ne Guci ku jetojne edhe sot. Ajo pjese e vogel qe nuk u largua bashkjeton prej shekujsh ne harmoni e mirkuptim me Nikajt, fale lidhjeve te kumbarise me fqinjet me te afert, Peraj e Gjonpepaj dhe lidhjeve martesore me vllaznite e tjera te Nikajt. Gjate shek.XVII-XVIII Nikajt, si te gjith banoret e tjere te Pulit, kaluan vershtirsi te panumerta. Gjendjes teper te rende ekonomike i shtohej dhe lufta e vazhdushme kunder ekspeditave ndeshkuese te feudaleve osman, qe vinin me forca te shumta ushtarake per te vrare, plackitur e nenshtruar malsoret e pa bindur. Megjithate, Nikajt nuk u neneshtruan, nuk u shperngulen nga trojet e veta, po qendruan ne mbrojtje te tokes, lirise, dokeve e zokoneve shqipetare dhe te fese se tyre katolike. Ata u rriten, u fuqizuan dhe u bene njeri nga fiset e bajraqet e njohura te Malesis se Veriut. Nga nje katund-fis, Nikajt, me 35 shtepi e 300 fryme qe ishin ne vitin 1671, pas 100 vjetesh, ne vitin 1771, arriten ne 119 shtepi me 849 fryme. Por tashme ''fis'' ne kuptimin e njesis se vetqeverisur, qe dollohej nga fqinji i vet kryesor Merturi, pasi, sic thote Gjon Logareci me 1771, ''Nikajt jane fis tjeter dhe rrjedhin nga gjak te ndryshem nga ata te Palcit dhe te Salces...''Kjo behet akoma me e qarte ne vitin 1775, kur Nikajt ndahen nga Palci e Salca edhe ne pikpamje dioqeziane, duke formuar famulline e pare te Nikajt. Rreth viteve 1867-1870 Nikajt kishin 240 shtepi me 2360 fryme dhe midis viteve 1905-1910 behen me 266 shtepi dhe rreth 2400 fryme, per te arritur 320 shtepi ne vitin 1917. Per tu theksuar eshte fakti se, procesi i rritjes se popullsise u shoqerua me ruajtjen e vazhdueshme dhe te forte te kujteses kolektive per lidhjet e gjakat midis fshatareve, vllaznive, barqeve, familjeve dhe gjithe antareve te fisit. Ne traditen gojore qe ruhet edhe sot ne kujtesen e shume banoreve te Nikajt thuhet se, rritja e fisit Nikaj eshte bere nga shtimi i barqeve te tre nipave te Nike Mekshit, djemeve te Bibe Nikes : Leke Bibes, Kole Bibes, dhe Mark Bibes. Prej ketyre u formuan tre'' kembet'' kryesore te fisit Nikaj. Dega e Kole Bibes u territorializue ne veri e verilindje te ngulimit fillestar '' Paplekaj te Eperm'', ku u formuan fshatrat: Peraj dhe Gjonpepaj. Nga pasardhesit e Per Kole Bibes u formuan Perajt. Ndersa nga ata te Gjon Pep Koles u formua fshati Gjonpepaj. Dega e Leke Bibes nga Paplekaj i Eperm u zgjerua me ne jug, ne Paplekaj te Poshtem, si dhe ne fshatrat e hershme Zhush dhe Varg, duke formuar nje fshat te vetem me emrin e Leke Bibes (Lekbibaj). Lekbibajt perbehen nga dy vllazni te medha: Nikprendaj dhe Paplekajt. Dega e vellait te vogel, Mark Bibes u zgjerua ne lindje e verilindje te fisit, ne nje hapesire me te madhe se dy te parat duke perfshire Currajt e Poshtem e te Eperm. Midis viteve 1634 -1670 kjo dege u shtri ne fshatin e vjeter Luzaje. Me shtimin e barqeve e familjeve rreth viteve 1660 -1670, tri shtepite e para te kesaj dege u ngjiten me banim ne Curraj te Eperm ku jetonin Pjajet e Mavriqit. Nga pasardhesit e Mark Bibes qe populluan Currajt e Poshtem dhe Currajt e Eperm, u formuan dy vllazni te medha; Nikbibaj dhe Prebibaj qe rridhnin nga Nike Bibe-Marku dhe Prend-Bibe-Marku. Sic kemi thene me siper emrin Nikaj e mbante vetem nje katund, banoret e te cilit kishin lidhje gjaku ne mes tyre dhe rridhnin nga nje at i perbashket, qe quhej Nike Mekshi. Me rritjen e popullsise se Nikajt dhe shtrirjen e tyre jashte territorit te katundit fillestar, emrin ''Nikaj'' nuk mund ta trashegonte vetem nje vllazni ose katund i ketij fisi. Te gjitha vllaznite e katundet qe u formuan kishin lidhje te barabarte me atin e tyre te perbashket, Niken. Prandaj emri i tij nuk mbeti ne nje katund te vetem, por u be emer i gjithe fisit.
Ne fillim te shek XX, numri i shtepive, sipas vllaznive kryesore, te fisit Nikaj ishte Peraj: 50 shtepi Gjonpepaj: 32 shtepi, Nikprendaj: 40 shepi, Paplekaj: 30 shtepi, Nikbibaj: 50shtepi dhe Prebibaj: 30shtepi. Nga dokumentet e kohes del se historia e formimit e zhvillimit te fisit Nikaj ne pikepamje numerike dhe teritoriale ishte e gjate dhe e veshtire. Per shume vite Nikajt jetuan fqinje me popujt e Luzajes, Pjajes se Mavriqit, Vargut, Zushit, Kapitit etj. Rritja e popullsise se Nikajve dhe te tjereve krijoi ngushtesi ekonomike per te gjithe. Siperfaqja e tokave te punueshme dhe kullotave ishte mjaft e kufizuar. Kjo e beri te pamundur vazhdimin e fqinjesise se mire dhe bashkejetesen e Nikajt me banoret qe nuk i perkisnin ketij fisi.Ne keto rrethana dikush do te largohej e dikush do te qendronte.Nikajt te rritur numerikisht te organizuar dhe te vetqeverisur ne baze te se drejtes zakonore dominuam me te tjeret .Keshtu ne vitin 1582 ne vark kishin mbetur vetem 4 shtepi te cilat do te largoheshin deri ne vitin 1628 kur varkau del i pabanuar. Me pas largohen edhe Luzajt duke i liruar vendin pasardhesve te Mark Bibes. Deri ne vitin 1771 Pjajet e Mavriqit "njerez shume te mire por pa kurrfare farefisnie as lidhje gjaku me Nikajt", jetonin ne fqinjesi te mire me keta te fundit. Pikerisht kete vit "43 familje te Pjajes siq thuhet ne nje dokument kane ikur ne shpatet e larta te maleve sepse u binin ne qafe Nikajve. Gjate viteve 1773-1774 Pjajet e Mavriqit pas nje zije buke largohen perfundimisht edhe nga Curraj eperm duke lene prapa vetem toponimet si Vada e Mavriqit, vorret e Mavriqit, prroi i Gjovelit ara e Gur Dodes, lumi i Pjase, pusterri i Pjase etj qe lidhen me keta banore te etnise shqipetare dhe te besimit katolok. Lidhur me shpernguljet e banoreve te hershem eshte rasti te vihet ne dukje fakti se popullsia e fiseve Nikaj e Mertur me ndonje perjashtim te rralle sic ishte rasti me mavriqet nuk ruan ndonje kujtim te perpjekjeve me arme midis tyre dhe banoreve te hershem te kesaj treve. Bashkejetesa u vendos ne menyre paqesore, pasi te dy palet te fisit dhe anas ishin shqipetare me gjuhe tradita e kulture te perafert. Mbi te gjitha ishin bashkeluftetaret kunder te njejtit armik turqeve pushtues. Megjithate per shkaqe qe u thane me siper shumica e popullsise se hershme si Luzajet, Pjajeshet, Mavriqet, Blackoret e nje pjese e kapisteve u larguan ne drejtim te trojeve shqiptare te Rrafshit te Dukagjinit, Kosoves etj. Shkuan andej nga kishin ardhur shekuj me pare gjysh-stergjysherit e tyre. Per keto levizje shqiptaresh mjaft sakte e bukur eshte shprehur albanologu i njohur Fpukevill.kur thote.
"Ky popull fatosash qe aq shume kje i shtrenguem te gjej strehe.nder male te te veta te papershkueshme per te ruajt lirine e vet vrote se nalti perandorite qe lindshin e disshin per te zbritun mandej me rifitue e bragtisun”.
Per zgjerimin e territoreve vecanerisht per bjeshket ka patur raste qe Nikajt kane hyre ne konflikte edhe me fise fqinje Mertur dhe Shale. Me keta te fundit konfliktet kane qene me te gjata dhe te ashpra. Shala zoteronte pothuajse te gjithe bjeshket e sotme te Nikajt. Per ti fituar deri ne kufijte e sotem qe ndajne Shalen nga Nikajt eshte dashur shunme kohe. Jane zhvilluar bisedime, jane e marre edhe pleq per te argumentuar secila pale te drejten e vet mbi bjeshket por eshte derdhur dhe gjak. Ky konflikt i gjate i dhimbshem u mbyll vetem ne fundin e shek 19 pas nje perpjekje te armatosur midis dy fiseve ne afersi te qafes se Ndermanjes ku mbeti i vrare bajraktari i Shales pikerisht ne vendin e quajtur " Kryqi i bajraktarit". Ne lartesine 1580m ku ra bajraktari u vendos edhe "kufiri" midis Nikajt dhe Shales. Sipas kanunit te Maleve eshte quajtur "kufi gjaku". Gjate shek.XIX fisi i Nikajt konturohet qarte ne pikepamje territoriale dhe organizative brenda kufijve te sotem, duke u bere fis i njohur e me peshe nder fiset e bajraqet e Malesise se Gjakoves. Ky luan rol te rendesishem ne lufterat clirimtare kunder pushtuesve osmane gjate fundit te shek XIX e fillimit te shek. XX.
Rritja e popullsise dhe shtimi i barqeve coi ne formimin e vellazerive te reja me te vogla qe ishin degezime te vellazerimeve me te medha. Kryeparet e tyre prej te cileve moren emrin keto vellazeri ishin pasardhes te vellezerve Kole, Leke dhe Mark Biba. Pergjithesisht vellazerite e reja trasheguan tokat e punueshme dhe kullotat te pareve te tyre. Kjo ka bere qe bashkesia territoriale, fshati apo lagjia, ne shumicen e rasteve te jete e perputhur me bashkesine fisnore.
Te grupuara sipas fshatrave deri ne vitet 50-60 te shek. XX, vellazerite me te njohura te fisit Nikaj ishin, ne fshatin Peraj, Gjonpalaj, Perpalaj, Martincamaj, Necaj, Pervataj dhe Kolbucaj. Ne fshatin Gjonpepaj: Dakaj, Docaj, Gjergjndreaj, Marvataj, Ndrepepaj dhe Stakaj. Kapiti qe shkon me Gjonpepaj perbehet nga vllaznite: Niklekaj dhe Dedaj.
Ne fshatin Lekbibaj: Paplekaj, Pecnikaj, Imeraj, Rosaj, Susaj, Meshaj dhe Aliaj. Ne Curraj te Poshtem: Nikmartinaj, Hasmartinaj dhe Zhivanaj. Kjo e fundit eshte vllazni e mbathur fisit. Mendohet se ka lidhje me popullsine e hereshme te Luzajes. Ne Curraj te Eperm me rreth 100 shtepi ne vitin 1932, kishte keto vllazni: Perpepaj, Nikbibaj, Prebibaj, Mrishaj, Qokaj, Malndreaj, Gecaj dhe Ndrevataj. Mendohet se Ndrevataj rrjedhin nga Pjajet e Mavriqit pasi nuk kane lidhje gjaku me vellazerite e tjera te fisit. Edhe kjo vellazeri ashtu si Zhivanajt i eshte mbathur fisit. Megjithese vellazerite e fisit Nikaj u rriten dhe u shperndane ne nje hapesire dhe distance gjeografike relativisht te madhe nga njera-tjetra, familjet, barqet dhe individet e tyre u ruajten brez pas brezi te forta lidhjet e gjakut, si brenda vllaznive ashtu edhe brenda gjithe fisit. Shprehjet e ketyre lidhjeve eshte ekzogamia e rrepte e zbatuar ne lidhjet martesore. Deri ne vitin 1972 ne tere fisin Nikaj me 451 familje, nuk ka patur asnje lidhje martesore brenda fisit.
Ne vitin 1990 fisi Nikaj perbehej nga 911 familje ( ekonomi me vete) dhe 3167 banore, te ndare sipas fshatrave: Lekbibaj me 235 familje dhe 849 banore, Gjonpepaj me 105 familje e 638 banore, Peraj me 181 familje dhe 630 banore, Curraj i Epern me 173 familje e 623 banore, Curraj i Poshtem me 80 familje e 245 banore dhe Qeresh me Kuq 47 familje e 137 banore. Krahasuar me fillimin e shek. XX kur fisi i Nikajt kishte 266 shtepi (familje) dhe 2400 banore gjithsej, del se gjate 90 viteve te fundit numri i banoreve eshte rritur me 1.3 here ndersa ai i familjeve 3.4 here. Rritja kaq e madhe e familjeve te vogla me nje mesatare prej 3-4 anetaresh nuk ishte vetem pasoje e shperberjes se familjeve patriarkale. Kjo u diktua edhe nga ngushtesia ekonomike qe solli kooperativizmi socialist i zbatuar ne formen e vet me ekstreme gjate viteve 1964-1990. Ne shume raste ndarja e vllait me vllain ose e prinderve nga femijet dhe dalja si familje ( ekonomi) me vete u be qe ata te perfitonin nje cope toke (parcele) me shume, nje " tufez" bageti me shume, nje derr me shume, ne ndonje rast edhe nje racion (100 gr) kafe me shume, pasi keto ndaheshin per cdo familje dhe jo per fryme popullsie.
Rendi ekonomiko-shoqeror i ashtuquajtur "socializem" dhe kooperativizmi qe perjetuan Nikajt ne gjysmen e dyte te shek.XX nuk arriten te c'rrenjosin bindjet mbi lidhjet farefisnore te banoreve, vllaznive e fshatrave te ketij fisi. Sic thame me siper martesa brenda fisit nuk u lidhen, perjashtuar ndonje rast shume te rralle pas vitit 1972. Emrat e vllaznive te medha ose te vogla jane ruajtur si mbiemra te banoreve qe linden e jetuan ne Nikaj dhe te atyre qe per arsye te ndryshme,kryesisht ekonomike u larguan nga krahina pas viteve pesedhjete te shek. XX, per t'u vendosur ne Cernice, Llugaj, qytetin B.Curri e kudo tjeter brenda ose jashte shtetit.
Dhjetevjecari i fundit i shek.XX eshte periudha e shpernguljeve me te medha te popullsise se Nikajt gjate tere historise shumeshekullore te ketij fisi. Ndryshimet demokratike te viteve 1990-2000, vecanerisht e drejta per levizjen e lire te popullsise krijuan mundesine qe afron gjysma e popuullsise se Nikajt te shperngulen nga malet per tu vendosur me banim ne zonat fushore kryesisht ne qytetet Tirane, Shkoder, Lezhe, Kruje, Durres etj. Shume banor nga Nikaj ne kerkim te nje jete me te mire u larguan edhe nga Shqiperia.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Krijime dhe vepra nga Dodë Progni Empty Re: Krijime dhe vepra nga Dodë Progni

Mesazh nga WebMaster Tue 30 Nov 2010 - 6:44

HISTORIA E FISIT MERTURI

shkruar nga Dodë Progni
Nder fjalet e para per Merturin po kujtojme ato te Franc Nopces, i cili rreth 100 vjet me pare ne njerin nga studimet e tij per fiset e Shqiperise se Veriut thoshte: " Nje nga fiset me te vjetra e me te rendesishme te Malesise se Vogel asht Meruri". Ndersa Edith Durham duke dashur te nenvizoje nje nga vlerat e vecanta te Merturit thoshte: “Ne pemen fisnore per Merturin te hulumtuar nga Nopce qe te cojne deri ne vitin 1370 madje deri ne 1270 as ne koherat kur krahina ishte perfshire ne perandorine Serbe nuk gjejne emra Serbe ne kete peme fisnore dhe se eshte i teri katolik"
Pohimet e ketyre autoreve te shquar per hulumtime, studime e logjike te shendoshe shkencore, shprehin qarte sakte dhe bukur te verteten historike se ne "lisin fisnor” shume shekullor te Merturit qe nga rrenjet tek trungu deget dhe degezat e tij gjithmone ka rrjedhur gjak i paster shqiptar.
Nga studiues te ndryshem si dhe ne traditen gojore thuhet se Merturi e ka prejardhjen nga fisi i Berishes. Lidhur me kete F.Nopce ne vitin 1908 thote "Merturi u shkeput nga Berisha rreth 11 brezni me pare". Madje shton se "Nikajt vazhdojne t'i quajne merturesit "berishaj" Nga pema gjenealogjike e Merturit e cila ne vitin 1908 paraqet 19-21 breza mesohet se 6-7 brezat e pare i ka te perbashketa me Berishen, cka do te thote se degezimi i Merturit fillon e vecohet rreth 200 vjet pas Berishes. Perndryshe, historia e fisit Mertur fillon me Berishen.
Trojet e para te Berishes ishin ne fshatin Berishe te rrethit te Pukes, i cili edhe sot quhet " Berisha e Vendit". Ne traditen gojore thuhet se ati i pare i Berishes ishte Kojel Pogu ( Kojel-Pog-Murr-Dedi), i cili ne fillim u vendos me banim tek shpella e Gralishtit. Ky kishter dy djem : Prendin dhe Gjonin.Nga shumimi i barqeve te tyre u formua fisi i Berishes me degezimet e tij. Nje pjese e barkut te Gjonit u largua nga Berisha dhe u vendos ne Malesine e Gjakoves. Pasardhes te tyre ka sot edhe ne Tropoje. Jane te besimit mysliman por trashegojne nga paraardhesit mbiemrat
"Kojeli" e "Berisha". Nje pjese tjeter e berishajve levizi ne drejtim te verilindjes, kaloi Drinin dhe u vendos ne brigjet e tij, perballe Dardhes se Pukes, fqinje me Bytycin e Malesise se Gjakoves duke formuar nje krahine te quajtur "Berisha e Brigjeve". Kjo perbehet nga Rodogoshi, Rushte-Shengjergji, dhe Visoca. Edhe keto jane te besimit mysliman.
Berisha njihet si njeri nga fiset me te vjetra me te medha po dhe me te perhapura ne Shqiperine e veriut dhe Kosove. Grupe popullsie qe ruajne edhe sot kujtesen e lidhjeve fisnore me Berishen ka ne Apripe te Keqe, Spac, Porav, Gropa, Iballe, Dajc, Lohje te Malesise se Madhe, Grude, Ujnisht te Lumes, Ungrej e Konej te Fanit (Mirdite), ne Rrjodh, Than te Planit (Pult), Postribe etj.
Mjaft iperhapur eshte ky fis ne rrrafshin e Dukagjinit, Kosove etj. Degen me te madhe dhe me te njohur te berishajve te shkeputun nga trungu i hershem e perbejne Merturi ne Malesine e Gjakoves, Merturi i Gurit dhe Apripa e Gurit. Keta se bashku perbejne fisin Mertur.
Per lidhjet gjenealogjike te fisit Mertur me Berishen ka mendime disi te ndryshme. Ne njeren thuhet se, Berisha e Merturi rrjedhin nga dy vellezer. Berisha rrjedh nga Kojel Pogu (Kojel-Pog-Murr-Dedi), ndersa Merturi rrjedh nga Leke Pogu (Leke-Pog Murr-Dedi). Sipas tjetrit Berisha rrjedh nga Kojel Leka (Kojel-Leke-Pog-Murr-Dedi),ndersa Merturi rrjedh nga Leke Pogu (Leke-Pog-Prend-Kojel-Leke-Pog-Murr-Dedi). Pra ati i pare i Merturit, Leke Pogu ishte nipi i atit te pare te Berishes, Kojel Leka. At Gjon Karma ne nje studim per Merturin e Gurit 1940 pervec lidhjeve te Berishes me Merturin e Gurit, duke iu referuar tradites gojore,shpjegon edhe lidhjet e ketij te fundit me Merturin e anes se djathte te Drinit, kur thote "Katundi i Merturit mbahet fis me Merturin e Pertedrines...Thone se migjr (axhe) e nip paskan pase ardhe moti. Migja ngul ne Berishe e nipi ne Mertur te Gurit Prej ketej, -vazhdon ai, - u hapen e dolen ne katundet e Merturit te cilat
njihen te njejtit fis me Merturin e Gurit e nuk martohen nderveti. As me Berishe nuk jane martue deri vone”.
Pavaresisht nga ndryshimet qe verehen ne traditen gojore rreth degezimit fillestar Berishe-Mertur, ato pohojne lidhjet e gjakut midis tyre e percaktojne se, vendformimi i fiseve Berishe dhe Merturi ishte ne anen e majte te Drinit, ne trevat e Dukagjinit mesjetar.
Mbi prejardhjen e merturasve nga keto treva dhe lidhjet e tyre farefisnore me Berishe, Apripe te Gurit dhe Mertur te Gurit hedhin drite edhe disa te dhena te studimeve antropologjike te kryera nga F.Nopce, E.Durham dhe A.Dhima. Ky i fundit ka ardhur ne perfundimin se " banoret e Zones se Pukes duke perfshire Berishen e Iballen paraqiten me shtat mesatar e me tipare tjera te ngjashme me ata te Merturit me prejardhje nga Dukagjini (i vjeter) kane nje tip antropologjik”
Emri "Mertur" eshte nje patronim i lashte dhe jo emri i atit te pare te fisit Mertur. E.Durham mendon se ky rrjedh nga nje emer i vjeter romak "Merituri", dhe gjendej aty ku eshte sot Merturi i Gurit, ne anen e majte te Drinit, rreze malit te Çlumit.
Ketu u vendos me banim ati i pare i Merturit, Leke Pogu. Pasardhesit e tij formuan nje bashkesi fisnore e territoriale, e cila mori emrin Mertur.
Ne defterin osman te regjistrimit te tokave dhe popullsise te vitit 1529-36, del i regjistruar per here te pare fshati Mertur me 32 shtepi ne Nahijen e Iballes te Sanxhakut te Dukagjinit.
Gjate shek.XVI-XVII,Merturi, si gjithe Dukagjini, ishte pjesemarres i qendres se malesive kunder ekspeditave ndeshkuese turke dhe feudaleve vendas. Por sic thoshte F.Bardhi me 1638, "keto male Sulltani nuk ka mujt t'i shtroje nen tiranine e vet,megjithese vjet per vjet ka dergue sanxhakbeget e veziret e vet, me 5.8 e 10 mije ushtare per te mujt me ja shtrue furise se vet".
Nje barre tjeter e rende per malesoret e ketyre aneve ishte renta feudale haraci te cilet osmanet e perdornin edhe si mjet presioni per islamizmin e nenshtrimin e popullsise katolike .Per kete qellim osmanet e rritnin renten nga viti ne vit .Ne vitet 1529-36 Merturi me 32 shtepi kishte 1382 akca detyrime. Ndersa ne vitin 1571 me 19 shtpi, detyrimi arriti ne 2565 akca keto dy detyrime te paperballueshme si dhe ngushtesia ekonomike qe vinte nga rritja e popullsise ne nje hapesire shume te kufizuar toke te punueshme detyruan shume merturas te largohen. Nje pjese e mire e ketyre kaluan Drinin per tu vendosur ne territoret e Pultit te Eperm midis qafes se Agrit dhe qafes se Kolcit. Shperngulja e pare e madhe duhet te kete ndodhur midis viteve 1536. Kjo del nga fakti se Merturi ne vitin 1536 kishte 32 shtepi ndersa ne vitin 1591 me 16 shtepi pra gjate 55 vjeteve ishte larguar nga Merturi gjysma e popullsise. Pothuaj te njejten gje pohon F.Nopce kur thote : "Vendosja e mertureve ne straziqe kandodhur midis viteve 1550-1590". Pse merturasit u vendosen per here te pare ne Brise me banim te perkohshem apo te perhershem? Kjo mbetet e paqarte pasi fshati Brise nuk permendet ne dokumenta nga viti 1628 deri ne vitin 1775.
Popullsia e shperngulurnga Merturi u vendos kryesisht ne fshatra te formuar me pare ne anen e djathte te Drinit. Nje pjese me e vogel kaloi malin e Çlumit dhe formoi fshatin Apripe e Gurit. Mertuesit qe u vendosen ne anen e djathte te Drinit me kalimin e viteve u shumuan dhe u zgjaten duke formuar nje njesi te re fisnore e territoriale te veteqeverisur qe trashegaoi emrin e fisit e qe i perkiste Merturit. Ne te dy anet e lumit kishte dy njesi me emrin "Mertur" dhe qe i perkisnin te njejtit fis. Per ti dalluar nga njeri tjetri Merturi i anes se majte te Drinit eshte quajtur Merturi i Gurit. Per shkak te Drinit qe e ndante nga dy pjeset e tjera te fisit, Merturi ne pikepamje organizative veteqeverisese i kishte ceshtjet e ndara nga Merturi i Gurit dhe Apripa e Gurit. Merturi i Gurit u bashkua me bajrakun e Bugjonit ndersa Apripa e Gurit me ate te Thacit. Merturi si asnje fis tjeter ne malesite tona i copezuar ne disa pjese larg njera tjetres dhe me veshtiresi te medha komunikuese e bashkepunuese per shkak te barrierave te forta gjeografike qe i ndajne ka arritur qe te ruaje e te respektoje prej qindra vjetesh lidhjet farefisnore. Merturi, Apripa dhe Merturi i Gurit nuk kane bere asnje lidhje martesore midis tyre dhe vazhdojne te festojne Zojen e Merturit me 7 shtator te cdo viti si festen tradicionale te fisit.
Merturi perbehet nga fshatrat: Brise, Salce, Palc, Shengjergj, Betoshe, Tetaj, Mulaj dhe Raje. Shtrihet ne forme gjysemharku qe fillon ne veriperendim me kurrizin malor, maja e Ershellit - qafa e Agrit – Kunore - Shtreziqe qe e kufizon me Shalen, Shoshin dhe Toplaen. Vazhdon gjate brigjeve te Drinit ne drejtim te lindjes deri ne Raje per tu ngjitur nga Raja ne malin e Kores e qafen e Kolcit ku ndahet me Geghysenin e Krasniqes dhe perfundon ne Mulaj ku eshte edhe kufiri me Nikaj ne lugun e Selbices. Ky brez i harkuar fshatrash rrethon pothuaj ne te tre anet fisin Nikaj, duke formuar se bashku krahinen e Nikaj-Merturit. Burimet dokumentare tregojne se shumicen e fshatrave te Merturit ishte formuar deri ne shek XV perpara ardhjes se merturasve ne to. Ne defteret kadastrale osmane te Sanxhakut te Shkodres te viteve 1485, 1582 dhe Rumelise per vitet 1529-36, dalin te radhitur midis Krasniqes dhe Prashtes (Brashtes) fshatrat Mllaka (Blaka-Blakja), me 8 zjarre ne vitin 1485, Noranja (Ranja-Raja) me 25 zjarre, Betuci (Betosh) me 13 zjarre, Placi me 5 zjarre, Salca me 10 zjarre she Brisha (Brisa) me 10 zjarre. Banoret qe i formuan dhe i banuan keto fshatra perpara merturesve ishin te kombesise shqipetare dhe te besimit te krishtere. Pothuaj te gjithe kryefamiljaret e 71 shtepive te tyre mbanin emra tipik shqipetare. Keta banore kane lene prapa mjaft toponime e deshmi materiale, kryesisht rrenoja kishash e varreza per te cilat banoret e sotem merturas thone se nuk iu perkasin fisit te tyre. Ne Raje deri ne vitet 1960-70 jane ruajtur rrenojat e 7 kishave. Njera prej tyre ajo e Ancit rreth 500 m ne lindje te Kalase se Lekes qe i perkiste shek XIV-XV ka patur nje kembonare 5.2 m te larte qe eshte ruajtur deri ne vitin 1980. Ne bjeshket e Salces afer Karronit njihet toponimi Kisha e Shnaprendes ku jane gjetur fragmente murresh punuar me gure te gdhendur e llac gelqereje qe i perkisnin shek XV-XVI. Deri ne vitin 1964 jane ruajtur ne Brise muret anesore te kishes Shenkollit. Nje ndertim ky mjaft i vecante punuar mer gure rrasore. Ka patur nje dere me qemer te harkuar mbi te cilin dalloheshin vijezime dhe nje kryq. Kjo sherbente si kapele varrezash dhe i perkiste periudhes paraturke. Ne Tetaj jane ruajtur gjurme muresh te kishes se Shnaprendes dhe varreza prane saj qe i perkiste Blakes se hershme. Nga dokumentet dhe tradita gojore del se pothuaj te gjithe fshatrat qe sot perbejne Merturin kane patur vazhdimesi banimi nga formimi e deri ne ditet e sotme. Ne fillim i perkisnin Principates se Pjeterspaneve. Me pas deri ne fund te shek XVIII, dokumentet i paraqesin ne perberje te Pulit te Eperm. Keto u perfshine ne fisin e Merturit kur merturasit e ardhur ishin bere banore te perhershem dhe zoterues te tyre. Dihet se cdo fshat ka historine e vet te formimit e zhvillimit po meqenese do te flasim kryesisht per fisin e Merturit keto fshatra do te shihen ne kuadrin e ketij fisi po vecojme vetem fshatin Martish qe del i regjistruar ne treven e pjeterspaneve ne vitin 1485 me 7 zjarre si dhe katundin Mortur qe del i shenuar ne relacionin e Don Vicentit ne vitin 1628 afer me Bjake dhe me Betoshe. Per emrin Martish gjuhetari K .Luka thote se emri Martish eshte veshtire te unifikohet me Morturin. Gjykuar nga radhitja ne defter ku Martish shenohet prane fshatrave Plan, Pog, Xhan e Kir themi se nuk ka lidhje midis tyre. Martish ishte shume larg treves se Merturit ne kohe dhe hapesire prandaj nuk mund te identifikohet me Merturin fis. Eshte argumentuar se Merturi me banore e me emer e ka prejardhjen nga Merturi i Gurit. Prej ketej del se Meturi qe permendet nga dokumentat e viteve 1628-1795 prane Blakes dhe Betoshes ishte nje nga ngulmimet e banoreve te ardhur nga Merturi i Gurit ne periudhen 1550-1590. Ky ishte fshat i perbere vetem nga banore merturas prandaj i dhane emrin Mertur qe dokumentat e shenojne Mortur. Meqenese Merturuasit ishin vendosur edhe ne fshatra te tjera, Morturi nuk mund te merret si zanafilla e fisit Merturi sic ishte rasti i fshatit-fis Nikaj qe u be zanafilla e gjith fisit Nikajt i cili nga nje fshat fis u rrit dhe u territoralizua ne afersi te vendformimit duke krijuar fshatra te reja qe moren emrat e kryepareve te vllaznive si Gjonpepaj, Peraj etj. Ne NIkaj fillimisht uniteti territorial administrativ perputhej me unitetin fisnor i cili me pas nuk mbeti plotesisht i tille. Ndryshe ndodhi me Merturin .Merturesit u shtrine jashte dhe larg krahines se vendformimit fillestar kryesisht ne fshatra te formuara me pare. Per kete arsye ne Mertur ka pasur shtresezim e bashkejetese me te gjate midis te ardhurve dhe vendasve qe skishin lidhje gjaku me njeri tjetrin. Ketu shumica e fshatrave nuk perbenin unitete te pastra fisnore prandaj nuk moren emrat e kryepareve te vllaznive te Merturit por ruajten emrin e vjeter qe kishin. Vetem Tetaj dhe Mulaj moren emrin e kryepareve. Kjo dukuri e veshtireson pasqyrimin e gjendjes demografike te vllaznive por jo shtrirjen territoriale te tyre. Ne traditen gojore thuhet se Leke Pogu ati i pare i fisit Mertur kishte pese djem: Ndre Leka, Bibe Leka. Mark Leka, Pec Leka dhe Tete Leka. Prej ketyre u formuan vllaznite e medha kembet e ketij fisi: Ndrelekaj, Bibelekaj, Marlekaj, Peclekaj, dhe Tetlekaj. Ne Salce dhe Brise u territorializuan kater djemte e Ndre Markut nipat e Mark Leke Pogut: Deda, Leka, Vuka dhe Kola. Nga tre te paret qe u vendosen ne Salce rrjedhin vllaznite Dedndreaj. Lekndrekaj e Vukaj (Vokndreaj) te cilat bashke me vlaznite Prognaj e Steaj perbejne fshatin Salce. Nga Kole Ndreu dhe Mehill Preka qe ishin vendosur ne Brise rrjedhin vllaznite Kolndreaj dhe Mhillaj. E para perben shumicen e popullsise se Brises. Salca eshte shembull tipik ku u realizua mbishtresezimi dhe bashkejetesa me e gjate e me e mire midis vllaznive te fisit Merturi me vllaznite Prognaj e Steaj. Thuhet se Prognajt u gjeten ne salce te ardhur kohe me pare nga Qyqeshi i Berishes. Ndersa Steajt rrjedhin nga nje nip bije dhe eshte vllazni e mbathur fisit. Ne vitin 1671 Salca kishte shtate shtepi me 83 banore gjithsejt. Nje pjese e pasardhesve te Ndre Lekes u territorializuan ne fshatin Palc. Pjesa tjeter qendroi ne Apripe dhe Mertur te Gurit. Kryepari i Vllaznive te Palcit ishte Mel Geci sternip i Ndre Lekes (Mel-Gec-Nike-Ndre-Leke-Pogu). Nga shumimi i barqeve te tre djemte te Mel Gecit: Palit Gjolit dhe Males u formuan tri vllaznite kryesore te Palcit: Palmemaj, Gjomelaj dhe Malmelaj. Nga dhjete shtepi me 83 fryme qe kishte Palci ne vitin 1634 arriti ne 26 shtepi e 150 fryme ne vitin 1671. Ky shtim popullsie e coi ne zgjerimin e fshatit ne drejtim te lindjes dhe perendimit duke formuar lagjet Kotec dhe Leri gjeografikisht disi te shkeputura nga Palci por te nje fisi me te. Per Kotecin i cili permendet per here te pare ne vitin 1771 thuhet se e mori emrin nga nje palquar i quajtur Kotel. Ne vitin 1771 Salca, Brisa, Palci dhe Koteci kishin 54 shepi gjithsejt dhe 614 fryme qe i perkasin fisit Mertur. Pjesa lindore e Merturit qe shtrihet ne shpatet e malit Kore deri ne kohet e vona eshte thirrur Bajke nga se fshatrat Shengjergj, Tetaj e Betoshe ishin vendosur prane ose ne territorin e Bajkes se hershme te Pultit te Eperm. Ne traditen gojore thuhet se pasardhesit e tre djemve te Leke Pogut: Bibe Leka, Pec Leka dhe Tete Leka u territorializuan ne fshatrat Btoshe, Shengjergj, Tetaj, Raje dhe Mulaj. Nga dokumenti i vitit 1628 per te cilin kemi folur me siper del se ne kete zone diku midis Btoshes dhe Bjakes ishte formuar fshati Mertur. Vendodhjen e tij e percakton me qarte F.Onufri ne vitin 1768 i cili kur flet per famulline e Rajes thote se nder dy fshatra qe shkojne me kete famulli jane "Merturi dhe Betoshi larg 2 a 3 ore prej Rajes se Pulit" Ketej del e kuptueshme se Morturi i vitit 1628 vazhdoi te njihej midis Betoshes e Tetajt te sotem me sakte ne territorin e Shengjergjit te sotem. Ruajtja e emrit Mertur per nje kohe kaq te gjate tregon se aty ishin grupuar vetem merturas te cilet i kishin dhene fshatit emrin e fisit te vet. Keta merturas nuk mund te ishin te tjere dhe rritja e popullsise se ketij fshati coi ne zgjerimin e hapesires se banuar nga merturesit ne drejtim te Bajkes, Btoshes, Ancitit dhe Rajes. Ne fshatin Mertur qe me vone mori emrin e pajorit te kishes Shengjergjit qendruan pjesa me e madhe e pasardheseve te Bibe Leke Pogut i cili kishte tre djem: Mengj Biba, Pepe Biba dhe Kole Biba. Prej dy djemve te Mengjes, Nikes dhe Prec Mengjes rrjedhin vllaznite e Shengjergjit: NIkmengjaj dhe Kolprecaj. Nga kater djemte e Nike Mengjes Vate, Pjeter, Dede dhe Vuke u formuan kater vllazni te tjera me te vogla: Vatnikaj, Pjeternikaj, Dednikaj dhe Vuknikaj .Po ne Shengjergj u formua dhe vllaznia Mulaj qe rrjedh nga Mule Pepe Biba vella me Kole Pepen. Nje pjese e Mulajt qendruan ne Shengjergj ndersa pjesa tjeter u zhvendos ne drejtim te veriperndimit dhe formoi fshatin Mulaj. Ne Btoshe u vendosen tre nipat e Pec Leke Pogut, djemte e Gjoke Pecit: Pjeter, Mark dhe Buca. Prej ketyre u formuan vllaznite kryesore qe perbejne Btoshen e soteme: Pjetergjokaj, Markgjokaj dhe Bushgjokaj. Me keto vllazni ne Btoshe ka bashkejetuar ne harmoni prej qindra vjetesh edhe vllaznia Ukcamaj qe ska lidhje gjaku me Mertutin. Shumica e pasardhesve te Tete Leke Pogut pasi u larguan nga ish-fshati Mertur u vendosen me banim ne Bajken e hershme ku bashkejetuan gjate me bjakcoret. Ne vitin 1643 fshati Bjake kishte 20 shtepi dhe 230 fryme. Ne vitin 1638-sic thote F.Bardhi, “kishte kishen famulltare dhe me prift qe i sherbente eshe Gshit" Pas largimit te bjakcoreve midis viteve 1768-1770 fshati mori emrin Tetaj nga Tete Leka. Vllaznite kryesore qe rrjedhin prej tij jane: Gjokaj, Rrucaj dhe Markaj. Ndersa vllaznia Qehajaj me banim ne Tetaj e ka prejardhjen nag Kole Bibe Leka. Qehajaj eshte emer i vendit dhe jo i atit te pare te vllaznise.
Raja nje nga fshatrat me te vjetra te Merturit me kalane e Lekes dhe kishen e Ancit ne perendim te tij qe i perkasin kohes se Pjeterspaneve ne vitn 1485 njihej me emrin Noranja dhe kishte 25 zjarre. Gjate shek XVI-XVIII ndahej ne dy qendra te banuarar:Raja dhe Ancit secili fshat me vete.Ne vitin 1634 Raja kishte 10 shtepi ndersa Ancit 20 shtepi dhe 200 fryme.Me 1671 Raja mbeti me 8 shtepi e 70 fryme ndersa Ancit kishte 12 shtepi dhe 120 fryne.Tradita gojore thote se merturasit qe populluan Ancitin dhe Rajen kishin ardhur nga Shengjergji dhe Tetaj pas vitit 1671 kur ishin shperngulur prej andej banoret e meparshem qe i perkisnin fisit Gash. Te paret u vendosen me banim ne Raje ishin Rame Pepa dhe Preke Pepa prej te cileve rrjedhin vllaznite Rampepaj dhe Prekpepaj. Nga keto u formuan vllaznite e tjera me te vogla qe perbejne Rajen e sotme: Ramaj, Pepkolaj, Kukaj, Markokaj, Kurprekaj, Maklekaj etj. Ne vitn 1957 fshati Raje mori zyrtarisht emrin Breglumi. Te dhenat e dokumentare dhe tradite gojore mbi gjeneaologjine e vllaznive qe perbejne Merturin tregojne se deri ne fund te shek XVIII merturesit ishin bere popullsia dominuese e te gjithe fshatrave te tij. Pra ne Pultin e Eperm ngjitur me Nikaj u formua nje tjeter njesi e veteqeverisur ne baze te te drejtes zakonore, Fisi e Bajraku i Merturit. Me gjithe copezimin gjeografik qe paraqet trekendeshi Brise-Raje-Mulaj rreth 6-7 ore rruge kembesore larg njeri tjetrit, mertuesit kane ruajtur te forte kujtesen mbi lidhjet e gjakut midis tyre. Shprehje e bindjes mbi lidhjet e gjakut eshte mungesa e lidhjeve martesore brenda fisit Merturi.
Nga veshtrimi i te dhenave dokumentare mbi gjendjen demografike te Merturit del se, nga gjysma e shek.XIX e ketej ky fis ka patur nje rritje fare te vogel te popullsise. Ne vitin 1867, Merturi kishte 240 shtepi me 2150 banore. Njeqind vjet me vone, ne vitin 1964, kishte 271shtepi dhe 2008 banore, ndresa ne vitin 1990 ne 589 ekonomi (shtepi-familje) dhe 2300 banore. Per 150 vjet vetem 150 banore shtese popullsie. Lidhur me kete tregues teper te vecante, gjykojme se kjo gjendje demografoke ishte pasoje e shpernguljeve te herpashhershme te merturasve dhe jo mungese vitaliteti te ketij fisi. Siperfaqa teper e kufizuar e tokes se punueshme dhe bjeshkave, vecanerisht mungesa e burimeve ujore per vaditjen e tokes, ne Brise, Palc, Tetaj, Betoshe etj i detyroj merturesit te largohen per te mbijetur ne treva te tjera me pjellore, brenda hapsires se banuar nga shqiptaret. Deget e ''nderprera'' ose pak te zhivlluara te pemes gjenealogjike te fisit sic eshte rasti i asaj te Kole Bibe Lekes etj.., tregojne se pasardhsit e tyre jane larguar nga krahina. Edhe ne gjysmen e dyte te shek.XX nje numer jo i vogel familjesh u larguan nga Merturi dhe u vendosen me banim ne Cernice, Bukove etj..,brenda rrethit te Tropojes. Gjithsesi shumica e banoreve te fisit Mertur kane qendruar ne trojet e gjysheerve te vet, qe nga shek.XVI e deri ne ditet e sotme. Fisi i Merturit u formua, u rrit dhe u be i njohur me fqinjesi e mirkuptim te admirushem me fiset e barqet e tjera te malesis, vecaneerisht me Nikaj, te cilet ishin fqinjte, miqte dhe bashkluftetaret me te afert te Merturit. Te dy fiset se bashku formuan krahin e Nikaj-Merturit, te njohur ne historin e Pultit dhe te Malesis se Gjakoves. Ne vitet 1990-2000, duke perfituar nga e drejta per levizjen e lire te popullsise,merturesit u zhvendosen me masivisht se kurre, ne drejtim te Tiranes, Lezhes, Shkodres, Krujes,Durrsit,etj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Krijime dhe vepra nga Dodë Progni Empty Re: Krijime dhe vepra nga Dodë Progni

Mesazh nga WebMaster Tue 30 Nov 2010 - 6:47

PJETËR MEHMETI I SHALËS – NJË YLL I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Me rastin e 63-vjetorit te renies

Nga Dodë Progni, historian

Pjetër Mehmeti u lind në fshatin Pecaj të fisit të Shalës në vitin 1910. Ishte i biri i patriotit të shquar Mehmet Shpendi–i pari i Djelmnise së Shalës dhe njëri nga luftetarët e prijësit më të njohur të këtij fisi në kryengritjet e mëdha antiosmane të viteve 1910-1911-1912, si dhe në mbrojten e tërësisë tokësore të shtetit shqiptar nga synimet grabitëqar serbo-malazezë në vitet 1913-1915. U vra nga forcat pushtuese serbo-malazeze në muajin Korrik te vitit 1915.
I ati e kishte lënë Pjetrin akoma pa mbushur pesë vjet. Por e ëma Zojë Sokolja-një grua që rridhte prej një familje me tradita të shquara patriotike, e bija e Sokol Kolës nga Pepajt e Shoshit, u kujdes për rritjen dhe edukimin e tij. Në fëmijërinë dhe rininë e herëshme, vëllai i madh Prekë Mehmet Shpendi dhe kushëriri Mark Sadiku së bashku me nënë Zojën iu bënë Pjetrit shokë e prindër. Ata i mësuan historitë e të atit Mehmet Shpendi dhe shumë burrave të tjerë të Pecajve dhe të fisit të Shalës që brez pas brezi kishin luftuar e dhënë jetën për lirinë e pavarësinë e Shqipërisë. I rritur në një ambjent të tillë patriotik,Pjetër Mehmeti, ashtu si i ati dhe paraardhësit e tij u bë një burrë trim e atdhetar i flakët, besnik i idealeve të nacinalizmit shqiptar.
Për disa vite sherbeu si tregëtar në krahinën e Nikaj-Merturit, ku kishte miq e shokë burrat më në zë të kësaj krahine si, Mark Tunxh Miftarin, atë të Nikajt Bafti Ndoun, si dhe Nikë Delinë e Shpend Sadik Bushatin nga Lekbibajt, Fetë Sadikun nga Palçi, Gjelosh Nosh Prognin nga Salca, Sylë Martinin nga Raja, Pal Nikën nga Currajt e Epërm, Nikë Sokolin e Mark Sadikun nga Bëtosha e te tjere. Jo vetëm në Nikaj-Mertur, po edhe në Shalë, Shosh e me gjerë ai njihej e respektohej si burre trim, besnik e atdhetar.
Në vitin 1942, u bë anëtar i Organiizatës së Ballit Kombëtar, dhe që nga ajo kohë u zgjodh sekretar i kësaj organizate për Nikaj-Merturin. Duke qenë njëri nga anëtarët e drejtuesit më të devotshem të Ballit, ai luajti rol të rëndësishëm në propagandimin e përhapjen programit të tij - “Dekalogu“, për shtimin e radhëve të organizatës me elementë nacionalistë dhe për organizimin e funksionimin e degëve të Ballit në Nikaj-Mertur e Dukagjin. Në sajë të punës së pa lodhur të kryetarit Gjelosh Noshi dhe të sekretarit Pjetër Mehmeti, organizata Ballit Kombëtar për Nikaj-Merturin dhe Dukagjinin ishte nga më aktivet në të gjithë malësitë e Veriut. Duke mbajtur lidhje të vazhdueshme me krerët kryesor të Ballit në qendër si Mit’hat Frasheri, Jup Kazazin, Xhelal e Enver Bushatin e te tjere, këta i dhane Organizatës së Ballit në këto krahina orientim të qartë nacionalist dhe antifashist gjatë tërë viteve të luftës së dytë botërore. Pjetër Mehmeti u përpoq me të gjitha forcat për të vënë në jëtë parimet themelore të përcaktuara në “Dekalogun“ e Ballit Kombëtar siç ishin: ”Lufta për flamurin kuq e zi, për një Shqipëri të lirë, etnike e demokratike, me baza shoqërore moderne ku do të mbizotërojë liria e fjalës dhe e mendimit “ e te tjera.
Në gusht të vitit 1943, udhëhëqja komuniste shqiptare, pasi kish nenshkruar në Mukje marrveshjen e bashkëpunim me Ballin Kombëtar dhe grupimet e tjera nacionaliste shqiptare; për një luftë pa kompromis kundër pushtuesve dhe për vetëvendosjen e popullit shqiptarë të Kosovës, e prishi atë në mënyrë të njëanëshme.Ky veprim, lëndoi thellë zëmrën patriotit Pjetër Mehmeti, i cili si shumë patriotë të tjerë shqiptarë kish ëndërruar për bashkimin e të gjithë shqipëtarve në luftë për një Shqipëri të lirë, etnike dhe demokratike. Qysh në atë kohë ai formoi bindjen se, ky veprim i dirigjuar nga komunistet jugosllavë, ishte një tradhëti kombëtare që do t’i vinte kazmën fatit të Shqipërisë dhe të Kosovës. Për nacionalistin Pjetër Mehmeti lidhjet e ngushta të komunistëve shqiptarë me ata serbo-sllavë përbënin njollën më të zezë të komunizmit shqiptarë. Ato i kundërviheshin çeshtjes kombëtarë shqiptare, prandaj u bë një kundërshtar i rreptë ideve komuniste dhe u përpoq me të gjitha forcat për të penguar përhapjen e tyre në Nikja-Mertur e Dukagjin.
Pasi kish hedhur poshtë marrveshjen e Mukjes, udhëheqja komuniste shqiptare për hirë të pushtetit, iu imponua me forcën e armëve, ballistëve, zogistëve dhe gjithë nacionalistëve shqiptarë, duke ndezur flakët e një lufte vllavrasëse në Shqipëri. Qysh me 1 tetor 1943, Enver Hoxha udhëzonte të gjitha Komitetet Qarkore të PKSH, se: “Ne duhet të ndërhyjmë e të godasim pa mëshirë Ballin Kombëtar. Asnjë hëzitim… ndryshe jemi të humbur. Balli nuk na liron pushtetin dhe askush tjetër në qoftë se nuk e rrëmbejmë me forcë … Mbaroi çeshtja e bashkimit me Ballin… tash ai duhet të demaskohet si një organizatë reaksionare. Demaskimi të bëhët i vazhdueshëm dhe ne vemi drejt likujdimit të Ballit dhe jo të bashkimit me të. Në rast se ai vendoset në ndonjë fshat a qytet, duhet të veproni përnjëherësh edhe ushtarakisht kundër tij“.
Në fund të vitit 1944, kur pushtuesit gjermanë po largoheshin nga Shqipëria, edhe për ballistët, zogistët dhe gjithë nacinalistët e Nikaj-Merturit e të Dukagjinit, doli në plan të parë qëndresa antikomuniste, për të mos lejuar vendosjen e sundimit të tyre në Shqipëri. Pjetër Mehmet Shpendi ishte njëri nga organizatorët dhe luftëtarët më të vendosur të qëndresës antikomuniste të Nikaj-Merturit dhe malësive tjera të veriut, në Qafen e Kolçit dhe lumin e Merturit, kunder forcave të Brigades VI dhe XXV S të UNÇl që sulmuan krahinën, në nentor të vitit 1944.
Me 16 nentor 1944, këto forca u turrën në drejtim të Nikaj-Merturit dhe Dukagjinit për nënshtrimin e këtyre krahinave antikomuniste dhe për vendosjen e pushtetit komunist aty. Fillimisht në Qafën e Kolçit e më pas tek lumi i Merturit ata u ndeshën në rezistencën e armatosur të mbarë popullsisë. Pjeter Mehmeti se bashku me Nik Deline, Gjelosh Noshin, Ndue Gjelosh Prognin, Zef Binakun e te tjere, shkatërruan urën e lumit të Merturit duke e bërë të pamundur marshimin e forcave komuniste në Nikaj-Mertur e Dukagjin. Të gjëndura nën zjarrin e mbi 400 luftëtarëve nacionalistë që ishin pozicionuar në anën e djathtë të lumit të Merturit, forcat e Brigades se VI, pas tre ditë luftimesh të ashpëra, ku patën disa të vrarë e të plagosur, u detyruan të lënë frontin dhe të kthehen për në Krasniqe. Aty moren në përforcim edhe Brigadën e XXV S të UNÇl, e cila në përbërje të Divizionit të V - të UNÇlSH ndodhej në Kosovë për të ndjekur forcat gjermane që po largoheshin nga Ballkani, por u kthyen për të ndihmuar Brigades VI Sulmuese, që të pushtonte Nikaj-Merturin, ku nuk kishte, dhe nuk kish pasur asnjë këmbë gjermani qysh me datë 17 prill 1944,kur 21 forcat e fundit gjermane, pasi kishin qëndruar rreth 2 muaj në Dukagjin e Nikaj-Mertur qenë dorëzuar tek misioni ushtarak i Aleatëve Britanikë. Të nisura nga Kolgecajt,këto dy brigada partizane, në bashkëveprim me njëra-tjetrën, risulmuan forcat nacionaliste që gjendeshin në Nikaj-Mertur nga katër drejtime kryesor:
1. Kolgecaj-Bujan-Gri-Shkambi i Rajës-Tëtaj. 2.Kolgecaj-Geghysen-Qafa e Kolçit-Shëngjergj. 3.Kolgecaj-Markaj-Shtylla e Grisë-Curraj Epër. 4.Kolgecaj-Dragobi-Qafa e Valbonës-Theth-Breglumi-Qafa e Agrit-Lekbibaj. Pas rezistencës që popullsia vendase u bëri këtyre forcave në Thethë, Qeresh-Mulaj, Qafë të Kolçit dhe Shkam të Rajës, ku pati disa të vrarë dhe të plagosur nga të dy palët, me 25 nëntor 1944, forcat komuniste arritën të pushtojnë krahinën. Me atë rast, nepërmjet dhunës e terrorit ngritën në Nikaj - Mertur e Dukagjin organet e para të pushtetit të tyre diktatorial, të ashtuquajtura “Këshilla Nacinalçlirimtare”.
Pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, Pjetri nuk u pajtua asnjë herë me atë regjim të cilin e konsideronte antikombëtar dhe antidemokratik. Përkundrazi, qëndrimi i tij u bë akoma më i rreptë e më i vendosur në luftë kundër tij. Për të mos iu nenshtrua diktaturës komuniste ai doli malit qysh në vitin 1945, dhe bashkë me 18 nacinalistë antikomunistë të tjerë të krahinës së Nikaj-Merturit e Dukagjinit si: Mark Tunxh Miftari, Gjelosh Noshi Progni, Mark Sadiku, Shpend Sadiku, Fran Ukshini, Nikë Sokoli, Pjetër Kukaj, Sadik e Gjeto Marku, Kolë Ndue Sadiku e te tjere. formuan çetën antikomuniste që komandohej nga Nikë Sokoli i Bëtoshës. Kjo çetë, e konsideruar nga regjimi i asaj kohe si njëra nga më të rrezikshmet në Shqipëri, qendroi nepër malet e ashpëra të veriut, në shi e dëborë, me bukë e pa bukë, në dimër e verë, nepër male e shpella duke luftuar me pushkë në dorë kundër forcave komuniste të ndjekjes deri në vitin 1948. Gjatë tërë kohës që Pjetër Mehmeti qëndroi në këtë çetë, ra disa herë në përpjekje të armatosur me forcat komuniste të ndjekjes, dhe në çdo rast u dallua si një luftëtar trim i pa epur. Në njërën nga përpjekjet më të ashpëra, në Qafën e Kolçit, shtator 1946, ai kreu një akt të rrallë trimërie e guximi. Çeta ndodhej e rrethuar prej qindra forcave komuniste të ndjekjes. Pas një qëndrese heroike disa orëshe asaj po i mbarohej municioni. Shpresa e luftetareve nacionalistë për të dal të gjallë nga rrethimi pothuaj se ishin shuar tërësisht. Por në këto çaste teje të veshtira, Pjeter Mehmeti shpalosi gjithë trimërinë dhe guximin që e karakterizonte. Pa ju trembur syri aspak, ai u turr në sulm me bomba mbi kundërshtarët, çau rrethimin dhe në mes zjarrit e flakëve ju prini shokëve e bashkë me ta doli jashtë rrethimit, çuditërisht pa asnjë humbje. Ai u qe betuar shokëve se, kurrë për sëgjalli nuk do të binte në duart të komunistëve. Lidhur me këtë, i kish lënë amanet mitralierit të çetës Mark Sadiku, se, po të ndodhte rasti që Pjetri gjatë luftimeve të mbetej i plagosur, të mos largohej pa e qëlluar për vdekje atë, në mënyrë që kurrësesi të mos e linte të gjallë në duar të komunistëve. Një rast të tillë e solli fati në dhjetor të vitit 1946, kur çeta e tij e tradhëtuar nga të pabesët u gjend e rrethuar prej qindra forcash komuniste të ndjekjes në një stan të lagjës Prebibaj të fshatit Curraj të Epërm. Të vendosur për të mos rëne në duar të komunistëve, të gjithë pjestarët e çetës bënë një qëndresë heroike disa orëshe. Me qënë se ata nuk po dorëzoheshin, forcat e ndjekjes i futen zjarrin stanit për t’i djegur të gjallë kundërshtarët e tyre. Kjo i detyroi pjestarët e çetës të turren drejt derës për të çarë rrethimin. Mitralieri Mark Sadiku së bashku me trimin guximtar Pjetër Mehmeti, si kurdoherë, me bresherite e armëve të tyre u hapën rrugen shokeve për te dal nga rrethim. Pasi dolën të gjithë, ata me mitraloz dhe automatik në dore mes tymit, flakëve dhe plumbave qe u fërshëllenin nga të gjitha anët, u turrën drejt shtegut të oborrit për t’u bashkuar me shokët. Por, papritmas një plumb i mallkuar goditi gjoksin e trimit Pjetër Mehmeti duke e lënë të plagosur rëndë. Marku me shpejtesi rrufeje u gjënd pran tij për t’a ndihmuar që së bashku të dilnin nga rrethimi. Por, sapo i vuri dorën për ta tërhequr, Pjetri që po jepte shpirt kujtoi amanetin që i kish lënë Markut, prandaj i tha: “Mark! Merri këto dokumenta e shko pa humbur kohë! Mos harxho fishek me mua se kam marre boll! Lamtumirë!“ Kështu pushoi së rrahuri zëmra e nacionalistit dhe atdhetarit të flaktë, trimit mbi trima Pjetër Mehmet Shpendit të Shalës. Duke dhënë jetën heroikisht për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, ai mbeti një yll i ndritur i nacionalizmit shqiptar.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Krijime dhe vepra nga Dodë Progni Empty Re: Krijime dhe vepra nga Dodë Progni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi