Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ushqimi Tradicional ne  NIKAJ- MERTURI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ushqimi Tradicional ne  NIKAJ- MERTURI People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ushqimi Tradicional ne NIKAJ- MERTURI

2 posters

Shko poshtë

Ushqimi Tradicional ne  NIKAJ- MERTURI Empty Ushqimi Tradicional ne NIKAJ- MERTURI

Mesazh nga WebMaster Tue 30 Nov 2010 - 6:51

Ushqimi, te gatuarit, dhe ngrenia e tij kane rendesi thelbesore, sepse, si ne shume aspekte te tjera te jetes shoqerore (banesat, enet, orendite, veshjet etj.) edhe ne menyren e ushqimit nuk pasqyrohet vetem menyra e jeteses dhe zhvillimi ekonomik e shoqeror i popullit, por dhe zhvillimi historik, lidhjet ekonomiko-kulturore midis krahinave dhe vendeve te tjera te vecanta. Pra, te ushqyerit popullor, ndryshon sipas zonave dhe i pergjigjet tradites ekonomike, historike dhe kulturore te zones perkatese
Fshatrat e zones se Nikaj-Merturit kane bere jete ekonomike te nderthurur, blegtorale-bujqesore. Per shkak te prapambetjes ekonomike dhe te terrenit te papershtatshem, si blegtoria ashtu dhe bujqesia nuk kane qene te zhvilluara. Ky vend me kullota te pasura verore lejonte zhvillimin e blegtorise, por mungesa e kullotave dimerore e pengonte shtimin e saj. Keshtu qe, blegtoria ishte nje burim konsumi, qe mund te plotesonte vetem kerkesat e familjes ne ushqim e ne veshembathje, d.m.th, qumeshtin dhe nenproduktet e tij (si ushqim te perditshem) dhe mishin ne raste festash familjare, si: dasma, lindje, vdekje, pritje miku etj.., ne te cilat mishi ishte i domosdoshem.
Shumica e familjeve zoteronte 40-50 koke bageti te imta dhe 4-5 gjedhe, por kishte familje te skamura dhe me pak pjesetare qe zoteronin vetem rreth 30 bageti te imta. Ndersa tufat e bagetive ne familjet e pasura dhe me numer me te madh pjesetaresh arrinte deri ne 150 koke bageti te imta e gjedhe. Keshtu p.sh., ne prag te Clirimit nje familje e quajtur e pasur, ne fshatin Lekbibaj, numeronte keto bageti: 80 koke dhen, 40 dhi, 6 lope, dy kie (qe) kulari.
Duke filluar nga 25 qershori e deri ne fund te shtatorit bagetite i mbanin ne stanet e bjeshkes, ku pergatitnin edhe prodhimet e qumeshtit: gjalpin (t’lyenin), djathin, ngjizin e kosin e kulluar).
Duke qene se pjesa me e madhe e banoreve ne Nikaj-Merturi ishin te besimit katolik dhe feja ua lejonte perdorimin e mishit te derrit (thiut) cdo familje rriste 1-2 derra per konsum mishi. Derri therej zakonisht ne dhjetor, krypej dhe behej pasterma per tu ruajtur dhe ngrene gjate vitit, sidomos per stinen e dimrit. Pervec derrave, rrisnin pula per veze e mish. Nje burim tjeter mishi ishte dhe gjuetia e kafsheve dhe e shpendeve, gjithesesi e paket dhe qe nuk zinte ndonje vend me rendesi ne ekonomi e nikajmerturasve. Gjuheshin dhi, derra e lepuj, kurse nder shpendet parapelqehej vetem thelleza por gjuhej edhe grisheza. Pellumbat nuk i vrisnin, pasi ngrenia e mishit te tyre ndalohej nga besimi. Peshku perdorej pak dhe gjuhej ne lumin e Merturit dhe ne lumin Drin.
Bujqesia ishte e prapambetur, me toka malore e siperfaqesore te vogel, me pak uje per vaditje. Kultivohej kryesisht miser dhe pak theker. Mbillej miser i bardhe kokerrmadh qe quhej drithe moravi ose drithe celike. Ky lloj ishte me i pelqyeshem, sepse e bente buken me te shijshme, por jepte rendiment te ulet. Me shume mbillej drithi i kuq (miser kokerrvogel i verdhe), sepse jepte rendiment me te larte dhe piqej shpejt por buka nga ky drith dilte “mos me shpue as pushka”). Ne arat, bashke me misrin, mbillnin dhe tri lloje fasulesh, dhe quhej bathe: bathe banate (fasule kokerrmadhe), bathe e ndermjetme (fasule kokerrmesatare), bathe rile (mbillej ne toka te lehta dhe nuk kacavirrej ne trupin e misrit si fasulet).
Te pakta ishin llojet e perimeve te kopshtit. Nikajmertrasit mbillnin qepe (kepe), hudher (huder), domate (paterxhana), lakra (lakren e zeze oose e bardhe), si edhe kunguj. Kungulli ishte me i perhapuri dhe mbillej ne kopshte dhe ne brigjet e arave. Njiheshin dy lloje: kungull misiri me lekure te bute qe arrinte peshen deri ne 20 kg, dhe kungull heje (me lekure te trashe), qe eshte me pak i embel se kungull misri dhe rreziston me pak se ai. Prane staneve, ne bjeshke, mbillnin zakonisht rrepa. Patatja njihej si bime e re e fundit te shekullit 19-te dhe e fillimit te shekullit 20-te te cilen e kishte sjelle nga Moraça e Malit te Zi, Ali Zymeri i Mulajve dhe e kishte mbjelle e kultivue ne vendin e quajtur Molltepra siper fshatit Mulaj ku kishin edhe stanet. Duke pare qe patatja jo vetem qe ju pershtat per mrekulli tokes se bjeshkes por dhe qe zuri vend te rendesishem ne te ushqyerit e ketij fshati edhe Currajt filluan kultivimn e saj e me pas e gjithe zona, kjo u arrit edhe me nderhyrjen e priftit te kishes se Currajve te Eper i cili u mbushi mendjen malesoreve per rendesine e patates. Perveq patates, Ali Zymeri ne Nikaj-Merturi, perpara saj kishte sjelle edhe kafen dhe njerez te ndryshem jo vetem nga keto fise por edhe fise te tjera ngjiteshin ne Mulaj, 4-6 ore ne kembe vetem per te provuar “Kafen e Ali Zymerit”
Geshtejna: Duke qene se zona e Nikaj-Merturit eshte shume e pasur me pyje geshtenjash, burim tjeter me shume rendesi per plotesimin e ushqimit ishte fruti i geshtenjes se bute. Geshtenjat jane ne blloqe natyrore, ne vend disi larg fshatrave, por ka me pakice dhe prane shtepive. Ashtu si toka e bukes, dhe kashnjeti (blloku i geshtenjave qe i takon cdo familjeje) ishte i ndare me kufinj te percaktuar mire kufij qe ekzistojne edhe sot. Kashnjeti shpesh vleresohej me shume se toka e bukes. Kur donin te benin krushqi, dhe interesoheshin per gjendjen ekonomike te dhendrit, pyesnin: “A ka kashnjet, a ka fare toke?”. Geshtenja ashte buke e te njome (gjelle) se ka krype ma s’miri e sheqer ma s’miri. “Asht gjynah me hanger buke e geshtenje, se ato ia lane vendin shoshoqes. ” Per t’i ruajtur te njoma dhe nga kalbja per nje kohe te gjate, geshtenjat, merreshin si boca te pahapura dhe i vendosnin ne nje vend te sheshte te rrethuar me gure ose gardh dhe i mbulonin me gjethe e dege geshtenjash te cilin e quanin “thark”. Ne Nikaj-Merturi ka dy lloje geshtenjash: geshtenje rrodhe dhe geshtenje mashkull. Geshtenja rrodhe e ka kokrren te vogel, te embel dhe prodhon shume, kurse geshtenja mashkull e ka kokrren te madhe, prodhon pak, porse kokrra e saj eshte me e mire per ta bere miell dhe druri i saj eshte i mire per derrase e sidomos eshte perdorur shume per landet e shtepive.
Kjo zone eshte e pasur edhe me dru arre. Ka tri lloje: arre lukur (me levozhge te bute qe thyhet lehte) e cila eshte shume e pelqyeshme dhe me burim te ardhurash, sepse cohet ne treg per ta shitur; arre lukur (me levozhge te forte qe thyhet me gure) dhe arre gumushe (gunge) anes perrenjeve.
Vreshtat. Vreshta nuk ka pasur; ndersa varietet rrushi qe kacavirren neper peme e kreva kishte cdo familje. Njihen keto lloje varitetesh rrushi: rrushi rokoqel (qe e ka kokrren te madhe, te rrumbullaket dhe te embel) eshte perdorur gjithnje per ta ngrene te fresket: rrushi qylek perdoret me teper per raki e sidoos per vere por eshte perdorur edhe nje menyre per ruajtjen e tij duke e futur ne beshtaje bathe ose hi dhe duke e futur ne arka druri dhe rujatur i fresket deri ne dimer. Llojet e tjera jane: rrush ujcak, gastaran, mandakuq, muskadi e rrush thanale, perdoreshin ne te kaluaren dhe sot per ti ngrene te fresket, si dhe per raki dhe vere. Ndersa rrushi grezde, i bardhe ose i zi (qe eshte kokerr vogel e rritet ne pyll i kacavarur neper lisa) mblidhej vetem per raki. Afer banesave gjenden edhe keta drure frutore: mandi i bardhe dhe i zi, skamena (mand i kuq pak i athet), qershia e kuqe kokerr vogel dhe kokerrmadhe, kajsia kokerrvogel, kumbulla verore, e kuqe e verdhe, bardake, kumbulla vjeshtake e zeze, me kokerr te zgjatur dhe pak te shtypur; dardha bishtgjate dhe dardha zoje, dardha gjokmeme, ftonj dhe pak fiq. Nga dardhat me kryesorja ka qene dardha gjokmeme e cila eshte perdorur edhe si burim ushqimi per dimer. Ajo ndahej ne disa pjese per se gjati, thahej, ruhej ne vende te thate sidomos ne pod e ne dimer zihej si oshaf. Dardhen gjokmeme e kishte sjelle ne Nikaj-Merturi, Gjok Mema prej te cilit mban edhe sot emrin e tij. Mollet ishin me te perhapura dhe perdoreshin mjaft. Njihen keto lloje: molle verore, molle vjeshtore gjylave, molle e kuqe kokerrmadhe dhe shume e embe. Ne pyje ka edhe shume molle dhe dardha te egra te cilat mblidheshin per tu bere hardalli (pije e lehte). Te gjitha llojet e pemeve perdoreshin te fresketa ne stinen e pjekjes se tyre, ndersa nje pjese e mire e molleve te kuqe dhe ftonjeve ruheshin per dimer, duke i futur midis talles, ne sane ose midis bishtajave te thata te fasules, kurse kumbulla e zeze dhe kajsia thaheshin per ti ngrene te ziera ne dimer.
Nje nga ushqimet me rendesi, qe perdorej ne gjendjen e tij natyrore, ishte mjalti i bleteve te buta ose te egra. Duke qene se flora e Nikaj-Merturit eshte e pasur me shume lloje lulesh, mjalti i bletes ne kete zone ishte i jashtezakonshem e ndryshonte disa here ne vit. Shume i kerkuar ne treg atehere edhe sot eshte mjalti i geshtenjes, eshte pak djeges por ka veti te larta sheruese.
Para Clirimit, perdorimi i artikujve ushqimore, qe nuk prodhoheshin ne vend dhe duheshin blere, ka qene shume i kufizuar per arsye se tregtia ne zone qe fare e pazhvilluar, dyqanet e shitblerjes pothuajse mungonin fare, qendrat e tregtimit ishin shume larg dhe mjetet e transportit mungonin. Ne pergjithesi, ne keto ane ndonje familje perdorte rralle ndonje kafshe ngarkese, keshtu qe barra duhej mbajtur ne shpine, gje qe e veshtiresonte shitblerjen e mallrave. Si rrjedhim, ne duart e fshatareve pothuajse mungonin te hollat. Per te blere artikujt me te nevojshem, ata, se pari, conin per te shitur mallin e tyre me te zgjedhur ne Shengjin, ne Shkoder, ose ne Gjakove. Zakonisht dergonin arra, fasule, e gjalpe. Rrallehere shisnin bageti. Me te hollat e fituara nga shitja e mallit blinin artikullin me te domosdoshem, kripen e cila perdorej mjaft per te kripur djathin, gjizen, pastermane, turshite etj,. Kurse artikuj te tjere, si kafe, shiqer, oriz, miell gruri etj, i blinin me pakice vetem per dite festash dhe per miq.

PERGATITJA E USHQIMEVE

Prodhimet e qumshtit zinin vendin me me rendesi ne ushqimin e popullsise se kesaj zone. Ato zakonisht pergatiteshin ne stane. Personi i caktuar qe do te shkonte ne stan me bageti merrte me vete gruan e femijet, si edhe enet e nevojshme per perpunimin dhe ruajtjen e prodhimeve te qumshti. Me perjashtim te nje kazani prej bakri qe bliheshin ne treg dhe sherbente per te zier qumshtin, te gjitha enet e tjera i pergatisnin vete fshataret. Ne mjeljen e bagetive perdorej shtrunga (ene cilindrike prej dru pishe me nje vege). Porceka (ene prej kungulli, me bisht te gjate, ne barkun e te ciles celej nje vrime e madhe) sherbente per te zbrazur qumshtin. Per te transportuar qumshitn perdorej caliku (lekure e berrit e thare) ose kungulli, po ai kungull si porceka por hapej ne bisht dhe mbyllej me tape si shishet (gastaret) me boqen e kollomocit. Shpeshhere enet prej kungulli vesheshin me lekure qe te mos caheshin dhe ta mbanin qumshtin te fresket. Ato kishin madhesi te ndryshme dhe nzinin nga 2-7 litra qumesht. Per mbledhjen e ajkes (krese) sherbenin koritat (ene te cekta prej druri pishe ose arre, ne forme keterkendshi ose vezake, qe, nzinin 2-3 litra qumesht). Per pergatitjen dhe ruajtjen e fares se djathit perdorej shqila, ene e pergatitur me dru pishe, ne forme cilindrike. Per te kulluar djathin perdorej shisa, nape e pergatitur nga fijet e bimes shies dhe cedilla, beze e holle tekstile, rize. Kurse gjalpin, djathin e gjizen i ruanin ne sheke druri, te madhesive te ndryshme.

PRODHIMET E NZJERA NGA QUMSHTI

Gjalpi (tlyeni). Per skermimin e qumshtit (tamlit) nuk eshte perdorur tundesi (tpini), sepse nga perdorimi i tij del tamli i lig . Gjalpi nzirrej vetem ne kete menyre: Pasi vlohej qumeshti derdhej ne korita dhe lihej aty prej mbremjes deri ne mengjes ose prej mengjesit deri ne mbremje, derisa te zinte ajke (kre, maze). Ajken e ndare nga qumshti e grumbullonin ne nje korite te vetme duke e perzier sa here qe shtonin ajke te re dhe e ruanin derisa te behej ne sasi. Per te nzjerre gjalpin brume, ajken e rrihnin rreth dy ore, pa nderprerje me shtage (shkop druri me nje koke ne forme luge te paformuar plotesisht) derisa te dilte gjalpi siper. Gjalpin brume e lanin dy a tri here me uje te ftofte dhe pas kesaj ky quhej tlyen i lame dhe perdorej ne kete gjendej. Kur donin t’u qendronte per nje kohe te gjate pa u prishur, athere gjalpin brume e vendosnin ne kusi dhe e shkrinin. Pas nje ore ne krye del ciku ndersa draja bie ne fund. Ky quhet tlyen i kulluet dhe ruhet ne sheke druri. Pas zierjes se drase del mucenica nje pije freskuese shume interesante ne formen e dhalles por nuk ka dhalle ne bote qe mund te krahasohet me te.
Djathi.Per pergatijen e tij perdorej cdo lloj qumshti, zakonisht perzienin qumshtin e deles, te dhise dhe te lopes, se keshtu ndreqnin njeri-tjetrin. Per ta shnderruar qumshtin ne djathe perdorej mulleza (shqila). Mulleza pergatitej ne kete menyre: Diten e Shen Gjergjit (dita e pranveres 23 prill) mullezat i lanin mire i grinin dhe i futnin ne uje e kripe ne nje ene druri qe quhej shqile. Qe far ate behej e mire sipas besimit popullor, kete veprim e benin pa folur, pastaj futnin ne ene nje plumb pushke, duke thene kete fraze magjike: “Banu shpejt si kokrra e pushkes”. Per fare djathi perdornin me teper mullzen e kecit te tamlit dhe ne mungese te tij mullzen e qengjit ose vicit. Qumshtit pak te ngrohte me ose pa ajke i hedhin mullze, e cila e fermenton dhe e shendrron ne djathe te njome (shtalb). Shtalbi hedhej ne nape e pas kullimit, vendosej mbi nje derrase, siper se ciles vihej nje pete guri, me qellim qe te merrte forme te shtypur. Pasi nzirrej nga napa (djathe gogel), pritej ne mes dhe shtrohej ne sheke, duke e kripur pale me pale. Ne kete menyre, djathi leshonte shlliren, forcohej dhe keshtu quhej djathe i kripur ne shllire, e perdorej per tu ngrene me buke ne cdo rast. Si ne dite te zakonshme, dhe ne dite feste me miq djathi nuk mungonte asnjehere ne sofer sepse hahej si gjelle e pare.
Kumshti. Pergatitej nga hirra qe mbetej nga djathi, zihej ne zjarr te ngadalshem, derisa formohej gjiza. Pasi ftohej, hirra derdhej ne enen e posacme, dhe tharej me pak kumshte te meparshem por edhe me nje luge kos, qe sherbente si fare fermentimi . Kumshti ka shije te athet dhe perdorej si pije freskuese, por hahej (per kursim) edhe si pershesh me buke. Kumshti ne stane ka qene pija me e perdorshme. Ate e mbanin ne sheke druri ne nje qoshe te satnit. Hera-heres, gjate dites, pjesetaret e stanit shkonin aty, mbushnin kroqen (ene e vogel prej druri ne forme sapllake dhe pinin kumesht. Sipas rregullave te mikpritjes, cdo udhetar qe hynte ne stan e zonja e stanit e qeraste me nje kroqe kumsht, ku ishin shtuar edhe pak thermija djathi te njome.
Kosi. Pergatitej me faren e vet. Ne nje liter qumesht te ngrohte aq sa ta duroje gishti i dores, duke numeruar deri ne 12, hidhet si fare, nje luge gjelle kos i holluar me qumesht te ngrohte dhe perzihej me nje luge gjelle druri. Pastaj mbulohej me nje rrobe te leshte dhe lihej te behej kos. Ne mungese te kosit, si fare merrej vere, leng rrushi i tharte ose leng thane.
Kos i kulluem. Eshte kos i zakonshem, por i kulluar ne nape, sa te mos mbetej aspak hirre. Kosi i kulluar ruhet ne sheke. Kur mbushej shekja i hidhej siper nje shtrese e holle dhjami bagetish i shkrire (Ky e izolon kosin nga ajri dhe keshtu e ruan nga prishja). Ne fund ena mbulohej me nje kapak qe perputhej mire me buzen e saj. Ne kete menyre kosi rron per nje kohe disi te gjate. Kosi i kulluar hahej duke ngjyer kafshaten, me shpesh hollohej me uje dhe hahej pershesh me buke. Hirra qe del nga kosi i kulluar eshte me e tharte se e djathit dhe eshte perdorur me shume per thite.
Gjize (Ngjizi). Kosi i porsabere vihet ne nje ene prane zjarrit, perzihet prane zjarrit sa te trashet. Pas ftojes shtrohet me kripe ne sheke, mbulohet me nje shtrese dhjami dhe i vihet kapaku. Lihet keshtu per stazhinim rreth nje muaj.
Gjize kosi te kulluem. Kosi i kulluar shtrohet shtresa-shtesa me kripe ne sheke e mbulohet me dhjame e kapak dhe lihet per stazhionim rreth 10 dite.
Gjize shtalpe. Qumeshtit te porsamjele i shtihet mullez dhe lihet sa te behet djathe I njome (shtalpe). Shtalpa shtrohet ne sheke me pak kripe. Kjo rradhe vazhdon disa dite, derisa te mbushet shekja,e cila mbulohet me dhjame e kapak per nje kohe rreth dy jave. Kjo eshte gjiza me e pelqyeshme. Quhet edhe gjize e embel, pasi ka pak kripe.
Ne kete zone malore me dimer te gjate lindte nevoja e ruajtjes se asortimenteve te ndryshme ushqimore. Keshtu perveq prodhimeve te qumshtit ruanin edhe mishin, perimet e frutat, artikuj te domosdoshem per plotesimin e ushqimit. Ruajtja behej ne menyre te thjeshte. Mishi ruhej vetem i kripur dhe i thare ne tym, dhe quhej posterme (pasterma), kurse perimet mbaheshin ne shellire. Pastermaja pergatitej prej mishit te derrit, te lopes ose kaut, dhe me rralle prej mishit te deles ose dhise. Pastermate marrin emra sipas llojit te kafshes. Kafsha qe do te therej per posterme ushqehej mire qe te majmej “te kete boll vjame”.
Pasterma derri. Zakonisht derrin per pasterma e therin ne fund te dhjetorit dhe jo si gjitha kafshet e tjera, por duke i rene me qyten e sepates ne mes te ballit ose duke ja prere gryken me thike per ti mbledhur gjakun. Lekura zakonisht ripej me thike pastaj pritej sipas shenjave te caktuara. Se pari fillonte ndarja e pakeve qe quhej edhe mishi i bardhe. Priteshin kater pake: nje e barkut, dy te brinjeve dhe paka e kurrizit. Pasi i hiqej dhjami, mishi pritej ne kete menyre: se pari priten shpatullat, pastaj kofshet dhe kurrizi. Se fundmi, ndahej dhjami rreth te brendshmeve (ushuji). Pasi jane zhveshur nga kockat, copat e mishit, paket fjegrohen me thike ne forme katerore dhe mbushen me kripe. Pas ketij veprimi shtrohen ne kosh nje mbi nje me shtresa kripe copat e mishit dhe mbi to copat e pakeve. Siper tyre vendosen pllaka guri per ti ngjeshur. I lene keshtu per dhjete dite sa te kullonin dhe te merrnin kripen pastaj vendoseshin ne trine, nje shtrat me thupra geshtenje qe ndertohej ne tavan siper oxhakut. Aty shtroheshin prane njera-tjetres dhe liheshin rreth dy muaj qe te tymoseshin dhe te thaheshin mire. Mishin e thare e ruanin ne arka prej druri, kurse paket zakonisht vareshin ne mure te dhomes se zjarrit e perdoren per tu bere gjelle. Ushuji grihet copa copa, shkrihet, pastrohet nga mbeturinat e dhjamit (Zhanga, kerca) dhe ruhej ne sheke druri.
Pastermaja e lopes ose kaut. Pergatitej si edhe mishi i derrit, veqse pritej ne rripa te ngushte dhe kripej e tymosej mish e dhjame bashke.

Pergatitja e perimeve. Ne ngrenjet e kesaj zone zinin vend dhe turishite. Ato haheshin me buke sidomis ne ditet e kreshmemeve. Nje familje prej 10 vetash mund te pergatiste reth 150 kg. perime turshi ne vit. Per turshi perdoreshin kastraveca, domate te papjekura, speca, laker dhe rrepa. Specat, domatet e kastarvecat, te perziera futen ne shellire (kripe e uje ne raportin 1 pjese kripe 10 perime). Per te shtuar shijen u hidheshin thalba hudurash. Kurse lakra dhe rrepat krypen sebashku. Me qellim qe perimet te mos dalin mbi shellire siper tyre vihet nje trine (e thurur ne forme rrethi me thupra te qeuruara). Permbi trine vendoset nje pllake guri. Pastaj ena mbulohet me kapakun qe puthitet mire mbi buzet e shekes dhe lihen keshtu 10- deri 15 dite.

Perpunimi i frutave. Perveq perimeve, fshateret e kesaj zone perpunonin edhe disa lloje frutash. Keshtu, nga fruit i geshtenjes nxirrnin miell, nga rrushi vere e raki, nga mollet dhe dardhat e egra, benin hardalli.
Per ti bere miell geshtenjat kerkohej nje kohe e gjate prandaj me kete pune merreshin te gjithe pjestaret e familjes ne mbremjet e dimrit kur rrinin per rreth e zjarrit. Se pari, geshtenjat zhvisheshin nga bohca e gjelber dhe thaheshin me shoshe ne shpuze ose cerem (cerep balte) duke i mbuluar me sac. Pas tharjes, i zhveshin nga lekura dhe cipa e brendshme, pastaj i copetojne me gure dhe i cojne per ti bluar ne mulli.

LLOJET E PIJEVE

Nga llojet e pijeve te perhapura ketu kane qene: vera, rakia,dhe hardallia. Veren dhe rakine e nxirrnin nga rrushi, kuse hardalline nga mollet dhe dardhat e egra. Per fermentimin dhe ruajtjen e tyre jane perdorur tinaret (voza te medha). Ka pasur tinare te madhesive te ndryshme qe merrnin deri ne 200 kg fruta, por zakonisht perdoreshin tinaret e vegjel, qe mbanin 50-70kg.
Vera. Per pergatitjen e saj merrej mushti i rrushit i cili futej ne nje voze se ciles i mbyllej mire gryka me fiere kapak dhe lihej per fermentim ne nje vend te fresket rreth dy muaj.
Rakia. Per nxjerrjen e rakise, mushti dhe kokrrat e rrushit te fermentuar futen ne kazanin e rakise, kapaku i te cilit lyhej perreth me balte te pergatitur prej hirit te zjarrit, per te mos dale avulli jashte (vjellur). Kazani mbeshtetet mbi tre gure te medhenj, midis te cielve ndizej zjarri. Tubi i kazanit prej nga pershkon avulli i rakise kalon midis kerbulles (arke druri e mbushur me uje), kurse ne gryken e tubit vihej nje fije pambuku per te drejtuar rrjedhjen e rakise te ena. Rrjedhja e pare e rakise quhej bash kazani dhe dilte mbi 20 grade, pjesa tjeter me grade me te ulte dhe ne fund bluta e cila mblidhej e hidhej ne kazanin e ardhshem. Vera dhe rakija nuk arrinin te dilte shume e mire pasi rrushi ne disa vende nuk arrinte te piqej mire. Si vera dhe rakija perdoreshin vetem nga burrat dhe me pak nga grate e moshuara. Shume raki pihej ne raste dasmash, kurse ne rast vdekjeje nuk pihej as vere as raki.
Hardallia. Mollet dhe dardhat e egra qe perdoreshin per pergatitjen e tij duhet te ishin te pjekura mire, ndryshe hardallia dilte e tharte. Pasi lahen mire frutat e egra, futen ne nje tinar me uje, ne raport 1 kg fruta me 2 kg uje. Aty lihen per tu thartuar nje deri ne dy muaj. Pas kesaj, pa i prekur fare frutat merrej lengu i kthjellet. Kjo pije freskuese pihej ne cdo rast, zakonisht pas ngrenjes se ushqimit. Shpesh here ne tinarin ku hidheshin dardhat dhe mollat e egra hidheshin edhe pak thana dhe rrush qylek, per ti rregulluar ngjyren, shijen por dilte edhe hardallia me e embel.

LLOJET E GATIMEVE

Vendi ku pergatitej gjella (heja) ishte oxhaku. Ne oxhak vareshin vargojt prej hekuri ku varej vega e enes ku zihej gjella. Ne te majte te oxhakut rrinte amvisa ne nje stol te vogel me tre kembe. Ne te djathte te oxhakut piqej buka. Dhoma ku ndizej zjarri nuk perdoerj vetem per gatim. Aty rrinin gjithe pjestaret e familjes per tu ngrohur, per te ngrene dhe per te punuar pune dore te ndryshme si: shkoqja e drithit, zhveshja e lekurave te geshtenjave, gdhenja e objekteve te drunjta, thurja e splikut per pergatitjen e xhubletes ose zbukurimin e tirqeve, qepje opingash etj. Po ketu vareshin ose mbeshteteshin ne faqe muri enet e orendite si dhe shtreter druri per te fjetur pleqte dhe beqaret.
Enet per pergatitjen e gjelles dhe ruajtjen e ushqimeve ishin dy llojesh: prej balte dhe prej druri. Enet per te zier quhen vegsha. Ato jane prej balte dhe tem adhesive te ndryshme. Kane nga nje vege ne nje ane dhe merreshin ne Gojan ndersa qerept merreshin ne Tropoje. Enet prej druri per te mbajtur ushqimet, si bluda , gotat, kroqet, luget, peharin dhe sofren per te shtruar buken etj, I pergatitnin vete fshataret.
Llojet e gjelleve te perdoruara ishin te pjekurat, te zierat si dhe te skuqurat.
Te te pjekurat hyjne:
Ferliku (mishi i pjekur ne hell). Per ferlik duhet te ishte qengj ose kesh i moshes 12 muajsh. Mishi i pjekur ne hell pergatitej vetem ne festen e pranveres si dhe kur vinte ndonje mik i rralle. Po per keto raste piqeshin edhe disa lloje ushqimesh, qe kane si baze miellin e gjalpin dhe qe kerkojn mjeshtri ne gatimin e tyre. Keto jane:
Flija. Per pergatitjen e flise merret miell gruri ose miell geshtenje. Mielli behet brume I holle, me te cilen behen 10-15 pete qe pergatiten ne kete menyre. Nzehet cerema (cerepi) dhe lyhet me gjalpe, derdhet ne te nje shtrese e holle brumi, mbulohet me sac te nzehte sa te piqet. Keshtu piqen nje nga nje te gjitha petet dhe shtrohen ne cerep pasi sperkaten me gjalp secila. Pastaj pritet ne copa katrore, u hidhet siper gjalpe mbulohen me sac te skucur dhe lihen te piqen.
Pitet. Pregatiten me pete te pjekura prej mielli gruri ose geshtenjash. Shtrohen ne cerep te sperkatura njera pas tjetres me gjalp e kos ose me gjalp e qumesht dhe piqen te mbuluara me sac.
Lakrori me shellire arrash. Pergatitet me pete te pjekura prej mielli geshtenjash. Ne cdo pete shtrohet shellire arrash (arra te shtypura, miell, kripe dhe uje), piqet ne cerep. Pergatitet sidomos ne rastet e festive kreshmore.
Ne llojet e te pjekurave hyjne kungulli i prere ne copa i pjekur ne cerep, geshtenjat e pjekura ne shoshe dhe patatet e pjekura ne shpuze.

GJELLE TE ZIERA

Ne llojet e te ziera hyjne ne pergjithesi gjellet e lengeshme qe hahen me luge dhe kane si baze mishin, perimet, si dhe miellin.
Ne raste festash, si dasma, lindje e festa te tjera familjare dhe vecanerisht ne raste vdekjeje, mishi i fresket i zier me leng “mish e vjam” ishte gjella kryesore dhe “ndera e sofres”. Ne te tilla raste, ku merrnin pjese shume te ftuar, thereshin shume bageti te majme, si dele, cjep e lope. Qe te nderoheshin miqte, duhej te kishte boll mish e dhjame aq sa nje personi ne nje ngrenje duhej ti qitej perpara se paku gjysem kg mish.
Mish e dhjame. Mishin e bagetive te porsatherura e benin ne cop ate vogla. Thela, dhe e zienin thjesht me uje e krype; pas zierjes nje pjese e lengut te yndyrshem hiqej dhe hidhej ne nje ene te vecante, kurse lengun e mbetur, pasi hiqeshin thelat, persheshej buke misri, qe quhej ne kete rast pershesh me leng. Kurse ne lengun e yndyrshem grihej dhjami i organeve te brendshme te kafshes dhe zihej sa te shkrinte krejt. Ky leng quhej “vjam” e servirej ne vend te supes. “Vjami” hahej me buke, duke e marre ate me luge. Meqe ishte shume i lyrshem, fshataret kishin kujdes qe te mos pinin uje mbas ngrenjes se tij sepse kjo shkaktonte c’rregullime ne stomak.

Pasterme me pershesh. Pasterma pasi lihet rreth 2 ore ne uje te ftohte qe ti dale krypa e tepert, pritet me thela dhe zihet me uje. Pasi hiqet nga zjarri, ne lengun e saj psheshet buke misri. Pastermaja gatuhet edhe me fasule dhe lakra te ziera, qe grihen holle dhe zihen sebashku me mishin e thate. Ne keto raste quhej “mish e bathe” dhe “mish e lakna”. Gjella tjeter e zier dhe shume e perdorur, sidomos ne kreshme, ishin fasulet e ziera thjesht me uje, me kripe dhe me pak spec te kuq.
Ne gjellet e llojit te qullit qe pergatiten me miell, duke i perzier me luge jane:
Qulli. Pergatitet me miell misri, uje te vluar, pak yndyre dhe krype, duke i perzier me nje shkop ne majen e te cilit ka shume rrema, vazhdimisht derisa te zieje. Ky lloj qulli perdorej si gjelle mengjesi dhe hahej thjeshte ose shoqerohej me qumesht.
Kacamaku. Edhe ky eshte lloj qulli i pergatitur me miell misri, krype she uje te vluar. Gjate zierjes nuk trazohet por vetem shpohet me nje shkop. Mielli hidhet ne ujin e vale ne menyre qe te mos shperndahet. Pas zierjes pervlohet me dhjame derri te shkrire.

Maza. Maze eshte nje lloj ushqimi shume i yndyrshem, i cili pergatitet me ajke (maze) dhe pak miell misri. Ajkes se porsavluar i hidhet miell misri dhe perzihet mbi zjarr derisa te zihet dhe te leshoje yndyren. Hahet thjeshte me luge. Per ta bere me te shijshme shpesh here i hidhet mjalte persiper e ne kete rast quhet maze e mjalte. Meqe behet shume e yndyrshme te vel shpejt, prandaj ishin te paket ata qe e hanin mazen shume. Maza pergatitej ne raste te rralla. Kur i benin mikut maze, e kishin nderuar njesoj sikur ti kishin pre berrin. “Maza e berri i lane vendin njani-tjetrit”
Ne te zierat hyjne eshe qumshti i zier, oshafi i zier pa sheqer, qe shpesh perdorej si gjelle kreshmore, si dhe patatet, rrepat, geshtenjat e kungulli i zier.
Te skuqura numerohen keto lloje:
Melqi e zemer e skuqur. Melqite e bagetive te porsatherura i copetojne ne copa katerore, i kripin dhe i skuqin ne tigan me dhjame bagetish.
Veze e skuqur. Ne gjalpin ose dhjamin e shkrire dhe te skuqur mire zbrazen vezet, siper tyre hidhet gjize ose djathe i thermuar dhe skuqen duke i kthyer nga te dyja anet.

Petulla. Keto i benin me miell gruri te bardhe. Mielli rrihet me uje te vaket sa te behet nje brume i holle. Ne tigan te nxehte hidhet nje mase brumi aq sa te formohet nje pete rrumbullake me diameter 6-7 cm e skuqet mire nga te dyja anet. Hahen te ngjyera me mjalte. Petulla benin kur vinte ndonje mik ose kur lindte ndonje femije.Ne te skuqurat hyjne edhe maza e skuqur, qe eshte ajke qumshti e shkrire ne tigan dhe qe hahet duke ngjyer kafshaten e bukes, si dhe gjize dhe djathe i skuqur me gjalpe (tlyen) ose ushuj.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ushqimi Tradicional ne  NIKAJ- MERTURI Empty Re: Ushqimi Tradicional ne NIKAJ- MERTURI

Mesazh nga Anakonda Wed 22 Oct 2014 - 1:52

Çdo popull ka mënyrën e vet tradicionale të gatimit dhe të ushqyerit, ashtu siç dallojmë popujt në fusha tjera siç është veshja, mënyra e banimit, dhe organizimit familjar e shoqëror.
Ushqimi si veprimtari tradicionale është I lidhur me kulturën e një populli.
Shqiptarët si popull dallojnë nga popujt të tjerë me mënyrën e përgatitjes, llojllojshmërisë së ushqimeve si dhe me mënyrën e shërbimit.


IADK ne kuadër te projektit “Promovimi i shërbimeve të turizmit rural dhe infrastrukturës në zonën e Shalës” një nga komponentët e projektit  edukimi dhe trajnimi I grave ne përgatitjen e ushqimit tradicional dhe ofrimit te shërbimeve.

Ne këtë  artikull mund te gjeni recetën e Pulës me Oriz

Pulë me oriz

Tava me oriz është gjelle e cila përgatitet shume shpesh në familjet shqiptare. Është kjo gjellë e preferuar për mikpritje dhe festa tradicionale.

Përbërësit:

•1 pulë

•600 gr oriz

•1 puter ose 2dl vaj

•2 qepë

•1spec

•1 domate

•Kripë

•Biber të kuq

Përgatitja:
Mishin e pulës e kavërdisim me qepë, kripë dhe biber të kuq dhe ia shtojmë për afër 2l ujë dhe e lëmë të zihët afër 1 ore varesisht prej pulës. Orizin të pastruar dhe të larë e kavërdisim 5-10 min me yndyrë, pastaj ia shtojmë lëngun e mishit të zier dhe e fusim në furrë . Pas pak  kur orizi fillon të fryhet, ia hedhim

mishin e pulës siper dhe ashtu e lëmë ne furrë për gjysmë ore
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi