Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grimca guximi! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Grimca guximi! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grimca guximi!

2 posters

Shko poshtë

Grimca guximi! Empty Grimca guximi!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 16 Dec 2010 - 10:37

Ke filluar ndonjë gjë të bësh në jetën tënde, e të mos e përfundosh atë? Po, sepse që kur e ke filluar atë punë, ke qenë në dyshim nëse je duke bërë gjënë e duhur apo jo. Një prej arsyeve çka të bën të dështosh është të qenët jo i sigurt në atë që bën.

Njeriu i guximshëm para se të fillojë diçka të bëjë, njëherë pyet zemrën, nëse zemra i përgjigjet pozitivisht, pyet pastaj mendjen, e nëse edhe mendja i përgjigjet njësoj si zemra, atëherë i rreket punës.

Megjithatë, nisu!
Nuk mjafton vetëm dëshira. Dëshira po, është nxitës dhe lëvizës i asaj që bëjmë, por të duhet edhe besimi. Pa besim, është e thatë, e pa sigurt ajo që bëjmë.

Të duhet edhe përkushtim.
Përkushtimi të siguron vazhdimësinë. Ndërsa, vendosmëria të bën të mos përtosh, e as të mos e ndërpresësh angazhimin, por të vazhdosh, dhe të ruan nga rënia në ndikimin e rrethanave që do të të dëshpëronin, siç është dobësia dhe ç'inkurajimi i të tjerëve ndaj teje.

Lëviz, pavënë re çka lëvizë përreth dhe anash teje. Kjo të siguron epërsi dhe paprekshmëri nga diçka që të ftoh dhe të plogështon. Nisu, pavarësisht aftësive dhe mundësive.
Ti nuk mund të dish se ç'aftësi e mundësish mund të kesh! Këto i zbulon vetëm atëherë kurme ngulm i bën ballë sfidës dhe pengesës. Çdo njeri në brendi të vet ka aftësi dhe mundësi, mjafton që të niset, të veprojë, të angazhohet dhe të mos dorëzohet kurrë! Ky është çelës, që të çel dyert e fitores!

Ambienti familjar ndikon fuqishëm në formimin tënd. Ndikon edhe në të ardhmen, në rrjedhat e ditëve tua, të organizimit të kohës tënde.

Ti zgjohesh në mëngjes, familjarët e tu në vend se të të sillnin një shpresë për ditë të bukur, ndoshta mund të të shkaktojnë edhe më tepër dhembje. Por, ti nuk guxon të lejosh këtë përditshmëri, këtë mëngjes të zymtë!

Ti përhap shpresë. Po, ti!
Ti ndiko që ky ambient i mbuluar me terrin e dëshpërimit të merr fytyrë tjetër, të ndryshojë. Familja mund të bëhet një qendër e zhvillimit tënd. Mund të bëhet fole ku piqen ëndrrat tua. Ku marrin formë dhe jetë mendimet dhe idetë tua. Pa familje të qëndrueshme, e ke shumë të vështirë të kapërcesh kodrat, të arrish të shijosh frytet e vullnetit tënd dhe të dëshirave tua për jetë më të gjallë dhe përplot jetë.

Megjithatë, guxo e vazhdo!
Ti je ai që i ndryshon. Po, ti!

Ti mund të jesh ai që mund të risjellë sërish në gjirin familjar shpresën për ditë më të bukura, për jetë më atraktive dhe më të gjallë.
Angazhimi dhe mundi yt në familje, dhe gjithkund tjetër nuk mund të shkojë huq! Ky është një premtim, që s'thyhet. Mjafton që ti të jesh i sinqertë dhe i butë, të jesh largpamës dhe qëllim mirë. Brenda një kohe të shkurtë do të të befasojnë rezultatet, frytet e djersës dhe lotit tënd. Në një të nesërme të afërt, ai ambient që dje ishte i kobshëm dhe i dëmshëm, shndërrohet dhe bëhet ambient i favorshëm, nxitës dhe ndihmues për t'i çuar çështjet përpara.


Bëj kujdes, zgjohu dhe mos u dëshpëro, rindërto ambient të pasur në familje, do të kesh në duart e tua çelës të fitores! Mos dysho tepër në sinqeritetin e të tjerëve. Ose më mirë, mos hulumto të metat e të tjerëve, sepse kjo shkakton çarje dhe hidhërim. Largohesh dhe largohen.

Duhet të jesh afër me njerëzit. Të pranosh edhe të metat e tua. Edhe pse ndonjëherë të duket vetja më i mirë se tjetri, mos përçmo e as mos u kreno. Sa shumë e urrejnë njerëzit atë që e shikon veten me krenari, po edhe më tepër atë që të tjerët i shikon me përçmim.
Ti ke nevojë të rrethohesh me njerëz. Secili njeri të ndihet i rrethuar me shokë të mirë e të sinqertë. Gjithsecili duke pranuar veten ashtu siç është, e duke u përpjekur të formojë një shoqëri të mirë, këshillon e qorton me fjalë të urta e të buta.

Duke respektuar edhe territorin e personalitetit të tyre. Kështu arrin të shoqërohesh por edhe të përfitosh respekt. Duaje për tjetrin atë që do për veten, urre për tjetrin atë që urren për veten, do jesh njeri fitimtar. Ti bashkë me të tjerët do bëheni një grusht i fortë. Do përballoni çdo barrierë që ju paraqitet në rrugë.

Vallë, a është e rëndë të mos i përmendësh të tjerët veçse siç ke dëshirë të tjerët të të përmendin ty, kur s'je në shoqërim më ta?! E lehtë është, vetëm atëherë kur synon të çash muret që ty të pengojnë ngadhënjimin dhe fitoren!

Në rrugë të ngadhënjimit mund të hasësh në një pengesë, ndër pengesat më të mëdha është provokimi! Por, ti qëndro trim e i pamposhtur.

Mund të provokohesh, të fyhet mendimi a rruga jote, por ti qëndroi ballë për ballë, e mos e ul kokën; duke mbrojtur atë që mendon dhe beson, e mposhtë provokuesin ndërsa ti rrugën vazhdoje.

E mos lejo të ngecësh e të bresh ndërgjegjen, që ty do të të pamundësonte rrugëtimin drejt fitores.

Është i paarritshëm ndryshimi i një gjendjeje, përderisa nuk dihen shkaqet e ndryshimit, e pastaj të dihen qëllimet, që do jenë fryte të atij ndryshimi.

Çka e vështirëson më së tepërmi kalimin prej një shkalle në shkallë më të epërm është frika. Frika, që shkaktohet nga mosbesimi, është veti e njerëzve të paformuar.

Njeriun e formon përvoja, dija dhe udhëtimet, ndërsa lidhja me njerëz dhe komunikimi e shkurton kohën. Njerëzit mund të shkojnë në shkollë për të mësuar diçka, por vallë sa njerëz besojnë në atë që mësojnë?! Këtu është thelbi i problemit!Jo, këtu është shkaku kryesor për mos efikasitet, për mos vullnet, për mos sinqeritet. Sepse dija e dobishme, nëse konceptohet si e tillë, duhet të besojë se është e atillë, e jo thjesht pse besohet, mendohet a thuhet.

Një prej çelësave të ngadhënjimit është guximi për të depërtuar, për të vazhduar, për t'u ngritur lartë e më lartë, pastaj butësia dhe të qenët i urtë me njerëzit e tjerë, për të qenë më afër tyre, që gjithsecilit t'i bëhet e mundur të bëhet pjesë e një të ardhme ndryshe, më të mirë.

Lufto aq sa ke mundësi, e kurrë mos thuaj "S'mundem!", sepse ti mundesh aq sa mundesh, andaj përpiqu sa mundesh. Lufto, sepse të luftosh në mbrojtje të vlerave tua, në ruajtje të identitetit tënd, besimit tënd, do të thotë, të ekzistosh me dinjitet. Nuk ka rëndësi nëse fiton a humb lufta jote, rëndësi ka të mos dorëzohesh!

Sa e rëndë është të të udhëheq një udhëheqësi që ty çdo sekondë të çel gropën thellë e më thellë, por edhe më e rëndë është nëse ti çdo sekondë bëhesh pre e tij.

Mos lejo që rrugën tënde ta pengojë i keqi dhe e keqja, mbijeto dhe kundërvepro, por le të jetë forma sa më e përshtatshme.

Disa njerëz janë të gatuar të nënshtrohen, të dorëzohen,të pajtohen me padrejtësinë, të pajtohen me të padrejtët vetëm pse në sytë e tyre duken të pamposhtur e të fuqishëm..
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Grimca guximi! Empty Re: Grimca guximi!

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 5:29

Grimca guximi! Empty Ndoshta



Gurët
nëpër rrugë, sikurse gënjeshtrat e imtësuara dhe shpërndara në mënyrë
të shkëlqyeshme... E pranoj, nganjëherë marr në thua. Ai grumbull i
vogël dhe i parëndësishëm i pluhurit, nganjëherë është tepër i ashpër,
ndërsa të lëndon pikërisht atëherë kur të dhemb më së shumti. Por jo,
nuk do të dorëzohem. Hapat e mi tani e tutje do të jenë më të
kujdesshëm, por shumë më të sigurt se në të kaluarën. Sepse shkojë atje
ku është më bukur.

Atje ku do të thithi ajër më të pastër në
skenën me barë dhe me lloj-lloj ngjyrash të jetës sime. Ku shkëlqejnë të
buzëqeshurat e personave të dashur në pikat e trëndafilave, ku era
bartë aromën e shpresës për çdo njeri, aromën e lumturisë për secili
njeri dhe lule të çelur. Aty keqdashësit nuk dërgojnë vetëtima në zemra
të sinqerta, aty secili është i posaçëm, pasi çdokush e ka respektin e
duhur.

Mjegulla e mashtrimeve dhe shantazheve, nuk mundet në këtë
botë të depërtojë, sepse këtu qielli është tepër i pastër për ta lejuar
një gjë të tillë. Dhe këtu vërtet e jetoj jetën, sepse çdo moment është
ëndërr e realizuar. Mirëpo, është shumë larg, këtë e di. Prapë nuk do
të heq dorë.
Do ta notoj çdo det që më del përpara, do ta
mbijetoj çdo stuhi dhe shtrëngatë, do të ngjitem tek secili yll në
gjithësinë e pafund. Sepse aroma e asaj ere vazhdimisht më përcjell.
Aroma e shpresës. Dhe përderisa kjo ekziston, lumturia është çdo moment i
përjetuar.

Edhe nëse për këtë më duhet këmbëzbathur të eci mbi
ata gurë të mprehtë. Nuk do të ndalem derisa ta takoj shpirtin tim
binjak dhe do të bëj kujdes që mos t’i përsëris gabimet e së kaluarës.
Dhe kjo aromë e shpresës, do të jetë udhërrëfyesi im më i mirë, ai që do
të më drejtojë në kahun e duhur
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi