Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jim Morrison "The doors" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Jim Morrison "The doors" People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jim Morrison "The doors"

Shko poshtë

Jim Morrison "The doors" Empty Jim Morrison "The doors"

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 12:12

Në fillimet tona ne ishim duke krijuar muzikë,
rizbuluar vetveten, për çdo natë...
Duke filluar në dy linjat e para muzikore
e ndoshta me dy fjalë apo me dy vargje të para.
Shpesh në bregdet ndërsa shihnim oqeanin,
Së bashku të bashkuar për një kohë të gjatë
ishte një mrekulli për secilin nga ne
e gjitha kjo kohë :
Acid, diell, shokë, oqean, poezi dhe muzikë
(Jim Morrison (1943-1971)
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jim Morrison "The doors" Empty Re: Jim Morrison "The doors"

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 12:13

I ikur në udhëtime

Buri i ikur jashtë, në udhëtimet pafund të anijeve,
T'i shpëtoj mëkatit & thëthirrës të qyteteve,
vështrues i kërthizës së yjeve të mëngjesit,
nga kuverta e anijes gjer në shpinë,
kryq ekuatorit & interpreton rituale
që qartësojnë nën fokus vdekjen,
të rrezikshmen njohje,
që i jep një raport të ri të shkuarës.
Të ndihesh në rrethina të ç'djallimit të
ritualeve të së shkuarës,
të presësh, ose kërkoshë burërimin
nën influencën e armës, instruktimin
e vrasjes së fëmijërisë më tej,
i pavetëdijshëm,
për një moment...
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jim Morrison "The doors" Empty Re: Jim Morrison "The doors"

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 12:14

Ndiz Flaken Time

Si do te genjeja
Cfare genjeshtari do ishja
Nese do te beja te besosh
Qe kemi arritu majen.
Hajde zemer, ndiz flaken time
Jepi mos ki frike, versul flaket e mia
Provo te ndezesh natën.
Momenti i hezitimit kaloi
Dhe nuk kemi kohe te rrotullohemi ne balte:
Duhet vetem te provojme, me e keqja mund te humbim
Dashurine tone ne krahet e nje pirgu funeber
Jepi zemer, ndiz flaken time
Ti ke shkrepsin per shpirtin tim
Dhe flakhedhesin per naten.
Mjaft me hezitime,
Hedhim poshte balten
Dhe luajme ne ruleten e jetes
Si fishat. Dashuria jone e ndezur
Hajde zemer, ndiz flaken time
Versul flaket e mia
Dhe nata do digjet me ne
Do isha nje genjeshtar
Nje mashtrues
Nese do te thoja qe
Nuk kemi tjeter gje per te arritur
Forca kinge, ndezim gjithcka
Duhet te djegim naten.

Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jim Morrison "The doors" Empty Re: Jim Morrison "The doors"

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 12:15

Perendimi I erret Amerikan

Perendim i erret amerikan
Nata si nje komplotuese e madhe
Ndaj endrres
Vjen rrotull ne reren kolovitese

Tijuana, anusi I nates
Nje karikature e qyteterimit
****at jane merzitur ne
Naten Amerikane

C’fare do te shohim ne
Terrin e nates, ne
Shpellat e ngrira ku jane
Krijuar endrrat tona?!

Perpara syve te tu. Profeci pa para.
Kjo kenge duhet te kete
Cudine e zakonshme, te trishtueshme
Te shkembimit te monedhes mbreterore
Prush I hidhur. Arome tymi pishe!

Flake. Nate. Praktike e vecante shumezimi
Nje shfajesim per krimin …
Shkolla e larte e mbremjes
Heshtje ne nje shkolle nate!

Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jim Morrison "The doors" Empty Re: Jim Morrison "The doors"

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 12:16

Për jetën dhe veten...
1. Kam lindur duke qarë kur të gjithë qeshnin. Do të vdes duke qeshur kur të gjithë do qajnë!
2. Bëj që jeta jote të jetë një ëndërr por mos lejo që ëndrra të bëhet jeta jote!
3. Jeta më dhuroi tre zgjidhje: seks, drogë, dhe vdekje. Une zgjodha 2 të parat; e treta më zgjodhi mua.
4. Dielli që perëndon të prek në shpirt vetëm për të të kujtuar se të vodhi dhe një ditë.
5. Mos jeto me frikën e vdekjes por vdis me gëzimin se ke jetuar.
6. Më mirë te humbasësh një çast të jetës sesa jetën në një çast.
7. Ne nuk jemi ata që jemi por vetëm ajo që të tjerët shohin tek ne.
8. Derisa ngjyra e lëkurës do të jetë më rëndësishme sesa ngjyra e syve, do të ketë luftë.
9. Më mirë një fund i dëshpëruar sesa një dëshpërim pa fund.
10. Të lindësh e pastaj të vdesësh. Ky është absurditeti i jetës.

Për vdekjen, trishtimin dhe hidhërimet e dashurisë...
11. Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes.
12.Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë.
13. Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur.
14. Përse nuk na lejojnë të dashurojmë në X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!
15. Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj.
16. Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm.
17. Buzëqesh gjithnjë edhe pse buzëqeshja jote është e trishtuar, sepse më i trishtuar se një buzëqeshje është trishtimi që nuk buzëqesh kurrë.
18. Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes.
19. Uroj që kur të vdes të shkoj në parajsë, sepse ferrin e jetova këtu.
20. Dashuria është gëzimi i qenies 2, tmerri që mbetesh 1, frika që bëhesh 3.
21. Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës.
22. Mos qajj Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jim Morrison "The doors" Empty Re: Jim Morrison "The doors"

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 20 Dec 2010 - 12:21


E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve";. Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota. Prej vitesh, gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te artistit brilant, por po aq edhe veteshkaterrues

Ne nje varr te vogel ne varrezen e Pere Lachaise, prehet lideri i "The Doors", nje nga grupet me te njohur amerikane te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ai u gjet i vdekur me 3 korrik te vitit 1971, ne apartamentin e tij ne Paris, ku ishte vendosur per te pushuar dhe per te shkruar kater muaj me pare me te dashuren e tij, Pamela Courson. Disa agjenci lajmesh njoftuan se, ne kete pervjetor te 35-te vdekjes, se Jim Morrison, banesa e tij e perjetshme eshte vizituar nga qindra njerez. Shumekush e ka quajtur "njeri me zemer te madhe"; "njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve"; apo edhe "poeti i lirise". Shume lule, vizatime, foto, qirinj, mesazhe dhe partitura kane mbuluar vendin ku prehet idhulli i rok-ut, i dashuruari i blues-it, i lindur ne Melbourn-Florida me 8 dhjetor 1943, (37 vjet me vone ne te njejten date do te vritej John Lennon). "James Douglas Morrison (1943-1971)", shkruhet ne pllaken metalike te varrit shoqeruar me nje thenie klasike greke, "Ishte nje demon". Ne vitin 1990, u vodh nga varri busti i Morrison, ndoshta nga ndonje admirues, bust i cili nuk u gjet me kurre. Shkrime te te gjitha llojeve, mbulojne banesen e tij te perjetshme. Bile me pare ne hyrje te varrezes, disa shigjeta tregonin edhe rrugen qe te çonte drejt “Morrison”-it . Edhe varret e te famshmeve, Oscar Wilde (i mbuluar nga tekste dhe te puthura), Maria Callas, Edith Piaf, Sarah Bernhardt, deri te Chopin, Moliere y La Fontaine, qe gjenden ne kete varreze, duket se nuk kane zgjuar kaq shume pasione se sa Morrison. Por nuk kane munguar asnjehere edhe kundershtare te jetes se Morrison-it, te cilet e percaktojne ate si nje njeri qe ka sjelle me shume fatkeqesi se sa kenaqesi. Pika me kulminante ne varrin e Morrison cilesohet viti 1991, kur ne 20-vjetorin e vdekjes se tij, policia u detyrua te perdore gaz-lotesjelles per te larguar admiruesit e zhurmshem qe i ‘kishin pushtuar’ varrin. E verteta eshte se Parisi me teper e mbajti Morrison, per detyrim - sipas burimeve anonime, familja nuk donte te merrte trupin e tij e turperuar nga jeta e tij "seks, droge dhe rock and roll". Ndonese shume e besojne vdekjen e tij per shkak te mbidozes se droges- mjeket u shprehen zyrtarisht se shkak per vdekjen e tij kishte qene nje atak kardiak. Por pavaresisht trajektores se karrieres se liderit te grupit “The doors,” (u ndalua dhe u gjykua kur doli i zhveshur ne nje koncert ne Majami), Morrison si poet la gjurme ne historine e rock-ut me tekstet e tij enigmatike mbi anen e erret e jetes. Eshte fakt qe, Ai, u konsiderua me shume se kengetar, poet dhe gjate jetes se tij publikoi librat ,"The lords", "The New Creatures" dhe "An American Prayer".



Pas vdekjes, prinderit e se dashures se tij, Pamela Courson, e cila gezon te drejtat e vepres se tij, botuan dy libra me poezi mbi disa fletore me shenime te Morrison. Ne 1979, Jerry Hopkins dhe Daniel Sugerman publikuan nje biografi jo zyrtare te Morrison qe arriti nje rekord ne shitje. Ndersa ne 1991, regjisori Oliver Stone realizoi nje film mbi jeten e Morrison, film i cili u kritikua per mungese objektiviteti. Ne vitin 1997, anetaret e "The Doors" hodhen ne shitje kater disqe ku kishte edhe kenge te panjohura te grupit , kenge te njohura dhe incizime nga koncerte live. "Une nuk kendoj, une bertas", thoshte gjithnje Morrison, i njohur edhe si aktor gjenial, i cili ne jeten e tij kishte deklaruar se kishte pasur idhuj, legjendat , Elvis Presly, Frank Sinatra, Bob Dylan, The Kinks etj. Nje fletore me shenime qe Morrison i kishte hedhur gjate qendrimit te tij ne Paris, si dhe disa fotografi te fundit te muzikantit aktualisht ndodhen ne Londer. Çmimi i fletores e cila hedh drite mbi gjendjen e tij mendore dhe shpirterore perpara vdekjes tragjike ka arritur deri me tani ne 150.000 Euro. Gjithsesi, sfida e Jim Morrison, eshte se kenget e grupit amerikan, "The Doors", si "L.A. Woman", "Riders on the storm", "The end", "Roadhouse blues", "Light my fire", "Hello i love you" o "Break on through (to the other side)" nuk kane per te munguar kurre ne asnje antologji te epokes se muzikes...(!)

A U T O- I N T E R V I S T A



Jam i mendimit që është intervista forma e re e artit. Dhe mendoj që auto-intervista është esenca e krijimtarisë. Ti bësh pyetje vetvetes dhe të mundohesh të gjesh përgjigjet. Shkrimtari është pikërisht ai që i jep përgjigje një serie pyetjesh të pabëra. Ngjan paksa me përgjigjen e pyetjeve në bankën e dëshmimtarëve. Eshtë ajosituatë e pazakontë në të cilën mundohesh të saktësosh diçka të ndodhur në të kaluarën dhe ku mundohesh të kujtosh me ndershmëri se kush ishin qëllimet që kishe. Eshtë një ushtrim mental deciziv. Një intervistë të jep shpesh mundësinë ti vësh përballë mëndjes tënde një rradhë pyetjesh, gjë që për mendimin tim është ajo që nënkuptohet për art. Një intervistë të jep edhe rastin të fshish të gjitha gjërat e kota.... duhet të kërkosh të jesh i qartë, shprehës, në temë...jo më stërzgjatje. Forma e intervistës i ka rrenjët e saja në konfesimin, në debatin dhe në krahasimin e kryqëzuar. Pasi ke thënë diçka një herë, nuk ka më mënyrë për të trajtuar. Tepër vonë. Eshtë me të vërtetë një moment thelbësor. Unë jam tepër i varur nga loja e artit dhe literaturës: heronjtë e mi janë artistë ose shkrimtarë. Kam dashur gjithnjë të shkruaj, por pastaj kam menduar se s'do të kishte dalë ndonjë gjë për të qenë deri sa kur dora ime të merrte lapsin dhe të fillonte të lëvizte për hesap të vet, pa më përzier aspak mua. Si shkrimi automatik. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Natyrisht kam shkruar disa poezi; aty nga e katra apo e pesta elementare, më duket, kam shkruar një poezi të titulluar Pony Express. Eshtë e para që kujtoj. Ishtë një nga ato poezitë tip ballade. Sidoqoftë nuk arrita asnjëherë t'a përfundoj. Horse Latitudes e kam shkruajtur kur isha në Gjimnaz. Kam pasur gjithnjë një thes me blloqe, në Gjimnaz dhe në Universitet: pastaj kur mbaroi shkolla, për ndonjë arsye të kotë - apo ndoshta ishte mençuri - i hodha tutje të gjithë...Shkruaja në ato blloqe notë pas note. Por ndoshta po të mos i kisha flakur nuk do të kasha shkruar asnjëherë diçka origjinale - sepse ishin më tepër grumbuj gjërash që kisha lexuar apo dëgjuar, si citime prej librave. Besoj se po të mos isha liruar prej tyre nuk do të kisha qenë kurrë i lirë. Dëgjoni, poezia e vërtetë nuk thotë asgjë, rrjeshton vetëm mundësi. Hap të gjithë dyert. Dhe ju mund të kaloni nga ajo që dëshironi. ...dhe ja pse poezia më tërheq kaq shumë... sepse është e përjetshme. Për deri kur të ketë njerëz, njerzit mund të kujtojnë fjalët dhe kombinimet e fjalëve. Askush tjetër sikurse poezia dhe kënga ka mundësinë të mbijetojë një olokausto. Askush nuk mund të mbaj mend një tregim të tërë. Askush nuk mund të përshkruaj një film, një skulpturë, një pikturë por, përderisa të ketë qenie njerzore, këngët dhe poezia mund të vazhdojnë. Në qoftë se poezia ime kërkon të arrijë diçka, është të lirojë njerzit nga mënurat e kushtëzuara në të cilat sheh dhe dëgjon.

Los Angeles, 1969- 71 - JIM MORRISON
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jim Morrison "The doors" Empty Re: Jim Morrison "The doors"

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi