Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qyteti Juaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qyteti Juaj People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteti Juaj

2 posters

Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Qyteti Juaj

Mesazh nga Vizitor Sun 12 Jul 2009 - 11:51

Tregoni dicka per qytetin dhe fshatin tuaj ku keni lindur..................... PEQINI NE SHEKUJ 1431
Peqini eshte nje vendbanimi lashte ilir,ne bregun e
djathte te Shkumbinit te poshtem.Gjetjet arkiologjike
deshmojne per faktin se ai ka ekzistuar njeheresh me qytetet
me te lashte te vendit tone.Pozicioni gjeografik,ia jepte atij
nje mundesi te tille,duke qeni i vendosur pergjate rruges se
vjeter te Kandavise e me pas te asaj Egnatia,i njohur me
emrin Klaudiana.Ne burime historike te vitit 1431 thèrritet
me emrin Biklenet dhe me pas Peklin.Gjate mesjetes se
vonè u zhvillua si qender tregtare e zejtare.
E kaluara e lashte,sidomos ajo mesjetare,pasqyrohet
me momumentet historike te qytetit,si kalaja dhe xhamia
me kullen e sahatit.
Nga te gjithe vizitoret e huaj Peqini dhe krahinat e tij
permendet per popullin me bujar e mikprites,per shtepite e
kopshtet e bukura,kodrat e veshura me ullinj e gjelberim si
dhe fushat e gjera pjellore,qe lumi shkumbin i pershkon
fund e krye.Ne peqin eshte parashikuar rruga e
,c,ka do ti sjelle kesaj zone mjaft
favorizime ekonomike.
Peqini i perket krahines se Shqiperise se Mesme dhe
si i tille folklori dhe veshjet jane tipike te kesaj krahine.
Perjashtim ben vetem zona e Darsise,ne te majte te lumit,
ku vihen re ndikime te krahinave jugore.
Populli i Peqinit eshte pjesmarres aktiv ne te gjitha
ngjarjet historike te vendit.Nga rradhet e tij kane dale patriote
e luftetar te shquar,intelektual e veprimtarete perkushtuar
per ceshtje kombetare,ne fushat politike,akademike
kulturore e sportive.... Shkruar nga Kl
odi
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga Vizitor Sun 12 Jul 2009 - 21:52

qyteti ku kam lindur osht prishtina qytet qe me pelqen osht vend i bukur po shpresoj qe do jet edhe me i bukur
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga Vizitor Mon 13 Jul 2009 - 3:24

Nuk ke asgje per te thene per prishtinen si eshte themeluar ,kultura tradita etj etj juhjjjjj
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga Vizitor Mon 13 Jul 2009 - 4:54

Peja eshte qyteti im qe kam lind dhe qe e dua shum me nje fjal me pelqen shum :zemerthyer: me dhimbset vetja qe nuk jetoj aty ku kam lind 😢
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga Vizitor Mon 13 Jul 2009 - 5:01

Qyteti Juaj DSC_0087FIERI QYTETI I ENDRRAVE TE MIA
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga WebMaster Mon 13 Jul 2009 - 5:04

Qyteti Juaj Durres05
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga WebMaster Mon 13 Jul 2009 - 5:05

Qyteti Juaj Durresibeach
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga WebMaster Mon 13 Jul 2009 - 5:05

Qyteti Juaj Durresi

Qyteti im


Durrësi, sapo dëgjoj këtë emër, emocione të panumerta me pushtojne te gjithe trupin . Dhe ne kujtesen time hapet nje sirtar i madh ku brenda tij perplasen zhurmueshem fragmente gezimi, puthjesh, te qeshurash, lot, dhimbje, mall. E me pas si nje toge ushtaresh te bindur perpara gjeneralit te tyre fillojne e dalin ne rresht per nje si kronologji .
Gjithcka fillon ne ditet e para te Gushtit qe per shume njerez mund te jete nje muaj i zakonshem i vitit, per mua eshte i vecante pasi eshte muaj i pushimeve qe do te thote mundesia per tu kthyer ne vendin tim te lindjes.
Lundroj perms Adriatikut ne nje udhetim qe duket se sdo te mbaroje kurre . E me ne fund ja ku jam ne portin e madh te Durresit qe me modesti e them se eshte porti me i madh i vendit. Sapo zbres ne toke nxitoj te bej nje panorama te qytetit edhe pse e lodhur nga lundrimi nuk mund ta shtyje per me vone se kam pritur kaq gjate. Kembet me ndalen ne sheshin Taulantia qe dikur quhej Vollga . Eshte ky shesh qe ne ditet e veres sapo bie muzgu e deri ne oret e vona te nates pushtohet nga banoret e qytetit tim. Te gjithe si aktore profesionist zene vendin e tyre si ne nje skenar filmi pa ze. Te moshuarit ulen neper stola , femijet luajne ne barin e gjelber, djemte mbeshtetur neper bordurat e sheshit e me nje shikim ngazellyes veshtrojne paraden e gjate e te hijeshme te vajzave te bukura te qytetit tim.
E le shetitoren per tu ngjitur ne kodren e gjelbert me pisha te qytetit qe banoret shume vite me pare e kane pagezuar me emrin Vila e Zogut pasi ne majen e kesaj kodre ndodhet nje ndertese kur dikur jetonte Mbreti Zog . Nga maja e kodres qytetin e kam ne pellembe te dores . Shikoj ndertesat e panumerta dhe midis tyre mundohem te dalloj banesen time te vjeter qe pret me padurim te shkoj dhe ta zgjoj nga gjumi i thelle . Nga flladi i lehte e i ngrohte vere perzier me jodin e detit me perkedhel fytyren sikur deshiron te me largoje lodhjen e rruges .
Ja ku eshte dhe plazhi i mrekullueshem qe gumezhin cdo vit nga mijra pushues qe vijne nga gjithe vendi . Zbres ngadale me hapa te vegjel per te shijuar cdo segment , jam dhe e kujdesshme per te pare dhe ndryshimet e bera kur nuk kam qene ketu
Nuk harroj te ndaloj disa caste dhe ne amfiteatrin gjigand te qytetit , aty ku gladiatoret dhe poetet e lashtesise kane gdhendur me germa te arta emrin e DYRRAHUT te madh , Durresit tim . Kam shetitur ne shume qytete te Europes . Kam kontaktuar me njerez e kultura te ndryshme . Por ky qytet ka nje force enigmatike qe me terheq si nga ana fizike ashtu dhe ajo shpirterore . Jo vetem se ketu kam njerez te afert te gjakut , miq , shok por sepse keto kam belbezuar per here te pare fjalen nene . Ne kete qytet kam hedhur hapat e pare , neper rrugicat e tij kam vrapuar , jam rrezuar , jam ngritur e kam vrapuar perseri . Ketu kam pasur per here te pare vendin tim te fshehte ku me shoqet e mija rrefenim sekretet e adoleshences . Ketu une kam dhe pemen time . Nje pishe e larte qe qendron e gjelber gjithe vitin e me gjelberimin e saj me jep shprese e harmoni . Ne trungune saj une kam gdhendur emrin tim kur isha e vogel si per te treguar qe ajo eshte e imja dhe nuk e prek dot askush . Dhe pse vitet kalojne , njerez vdesin , shume te tjere lindin pema ime qendron aty e gjelber me rrenjet e ngulura thelle ne token e vendit tim te lindjes qe me pret gjithmone krahe hapur e qeshur duke me ftuar . Eja . Sepse ti je pjese e ketij qyteti te bukur e magjik . Ti je pjese e Durresit .


Edituar për herë të fundit nga KLEA në Mon 13 Jul 2009 - 6:19, edituar 3 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga Aristogata Mon 13 Jul 2009 - 5:14

Historia e trevave të Elbasanit e ka zanafillën e saj në shekullin e IIte p.k. me vendbanimet e hershme ilire. Në shekullin e IIte qyteti njihet me emrin “SKAMPA” e më vonë me emrin “SKAMPINI” në varësi administrative të Durrahut. Duke qënë i vendosur ne kryqezimin e rrugëve Veri – Jug dhe Lindje – Perendim, ai ka shërbyer si pikë e rëndësishme kalimi dhe si stacion i rëndësishëm, duke u përmendur si qëndër urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit të rrugës Egnatia nga dyndjet e barbarëve, qyteti nuk përmendet më dhe njeh shkatërrimin e tij gjatë migrimit sllavo – bullgar diku nga shekulli VI - VII.

Gjatë pushtimit turk të Shqipërisë, pas disfatës që pësoi në rrethimin e dytë të Krujës, Sulltan Mehmeti IIte, në kthim e rindërtoi kalanë e vjetër, për ta patur si pikë mbështetje të mëvonshme. Në vitin 1466 qyteti mori emrin Elba-san.

Ai shpejt u zhvillua si qëndër e rëndësishme strategjike, administrative, ushtarake dhe ekonomike e Shqipërisë së mesme. Zejtaria dhe tregtia mori përsëri një zhvillim te dukshëm duke shtrirë lidhjet dhe ndikimin në tërë zonat përreth.
Qyteti Juaj 05203
Urë e rrugës Egnatia
Një zhvillim të ndjeshëm mori arti postbizantin i përfaqësuar nga mjeshtri dhe piktori i madh Onufri i Neokastrës (Elbasanit), i cili krijoi një art kulminant ku spikat me forcë të vecantë gërshetimi i shkëlqyer i gjeniut me traditën vendase. Si vepra të tij, të trashëguara deri në ditët tona, janë afresket dhe ikonat e kishave të Shelcanit dhe të Valshit të mesit të shek. XVI. Vazhdues i veprës së Onufrit përmendet Kostandin Shpataraku.

Qyteti Juaj 09208
Kalaja e Elbasanit
Një zhvillim të vrullshëm mori qyteti i Elbasanit në shek. XVII me krijimin, organizimin dhe funksionimin e 60 llojeve të zejeve në 45 Esnafe. Vlen të përmendet në këtë kohë “Kodiku i Esnafeve të Tabakëve”, 15 Maj 1658, i cili konsiderohet ndër më të vjetrit ne Ballkan.

Në dokumentacionin e kohës, dëshmohet se në mesin e shekullit të XVII, Elbasani kishte 2000 shtëpi, 900 dyqane, punoheshin lëkura, leshi, mëndafshi, metalet e sidomos argjendi.

Prodhimet e qytetit të Elbasanit gjenin treg shitje si brenda dhe jashte vendit. Këtë e dëshmon fakti që Turqia në dy ekspozita ndërkombëtare në Paris në vitin 1867 dhe në Cikago në vitin 1894 krahas artikujve të tjerë të artizanatit ekspozoi edhe pushkët, pistoletat dhe silahet e prodhimit shqiptar të Shkodrës, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rëndësishme është se Elbasani shquhet për organizimin e panaireve. Panairi i parë është ai i vitit 1381 i pasuar me të tjerë në periudhat e mëvonshme.

Në këtë kohë Elbasani shquhet si qëndër e fuqishme arsimore dhe kulturore me përpjekjet që bënë Bugomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri për përhapjen e gjuhës e të shkrimit shqip. Në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare zë një vend të rëndësishëm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe.

Qyteti Juaj Krye139 Në krye


Në etapën e fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare vecojmë Elbasanin si perhapës i mendimit përparimtar arsimor e kulturor.

Pas shpalljes së Hyrijetit, Kushtetutës Xhonturke, u krijuan nje sërë shoqërish dhe klubesh nga patriotët elbasanas ku detyrë kryesore kishin përhapjen e gjuhës dhe shkrimit shqip.
Qyteti Juaj Konstandin_kristoforidhi212
Kostandin Kristoforidhi
Më 2 – 9 Shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit i cili ndër vendimet më kryesore ka qënë hapja e Shkolles Normale e cila u realizua me 1 Dhjetor 1909 dhe krijimin e Shoqërisë Përparimi e cila do te mbështeste financiarisht këtë shkolle. Kjo shkolle ka qënë e para shkollë e mesme e arsimit kombëtar Shqiptar.

Qyteti i Elbasani konsiderohet si një nga vatrat më të rëndësishme të luftës për liri dhe clirim kombëtar. Si pika kulmore përmendim aktin e shpalljes së pavaresisë së Elbasanit më 25 Nëntor 1912, si i pari qytet i Shqipërise, pjesmarrjen aktive në Luftën e Vlorës në vitin 1920, në lëvizjen demokratike antifeudale të vitit 1921 – 1924, si dhe në luftën e Dyte Botërore.

Gjatë periudhës 1924 – 1939 qyteti i Elbasanit arriti një zhvillim të ndjeshëm në disa drejtime si p.sh. në infrastrukturë kryesisht me ndërtimin e rrugëve që lidhnin Elbasanin me Tiranën, Durrësin, Korcën, Gramshin, Dibrën, etj, ndërtimin e ujësjellësit të qytetit dhe ndërtimin e centralit elektrik.
Qyteti Juaj Aqif_Pashe_Elbasani213
Aqif Pashë Elbasani
Gjatë kësaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia, me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan cigareve, vaj sapunit duke vazhduar punën artizanale tradicionale. Në këtë kohë kemi ngritjen e degëve të bankave Shqiptare dhe të huaja të cilat nxisnin prodhimin bujqësor e industrial të Elbasanit.Në vitin 1945 u vendos diktatura e proletariatit, regjimi komunuist dhe qyteti vuajti për 45 vjet nga represioni që donte ta privonte nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore.

U persekutuan personalitetet më të spikatura të qytetit të Elbasanit. U vu dorë mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas “ideologjise së re . Megjithatë qytetarët e Elbasanit morën pjesë aktive në proceset demokratike të vitit 1990. Personalitetet më të spikatura të këtij shekulli për qytetin e Elbasanit janë: Aqif Pashë Elbasani, Aleksandër Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et’hem Haxhiademi, etj.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga Vizitor Mon 13 Jul 2009 - 5:19

Besoj se nuk e keni kuptu thelbin e kesaj teme Une Nuk thash me Vendos Foto Ne Kete Teme Por me Pershkru Qytetin Ku Keni Lindur ju tjeter jeni jasht saj
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteti Juaj Empty Re: Qyteti Juaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi