Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Ndoc Gjeta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Poezi nga Ndoc Gjeta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Ndoc Gjeta

2 posters

Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 4 Jan 2011 - 10:11


Ti je mbretëresha dhe unë jam mbreti,
E ngjitëm fronin me anë të puthjes.
S'pushtuam askënd veç njëri-tjetrit,
Asnjëri s'e ndjeu shijen e mundjes.

Ne s'kemi nevojë për kushtetutë
në marrëdhëniet tona sundon kaosi,
nën cipën e hollë të mirësjelljes së butë
tani bën ligjin vetëm erosi.

Nuk di deri kur do mbahet në këmbë
mbretëria jonë në çrregullim të plotë,
por çasti i rënies s'do jetë i rëndë
do biesh mbi mua që jam shtrirë poshtë
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 4 Jan 2011 - 10:12

Femrave

Pa ju ne jemi gjysma njerzish
se ju per ne jeni gjysma tjeter
Tek dashuria behemi te plote
as te manget e as te tepert

Sikur te dija te thurja sentenca
ashtu sic fatmiresisht ben Saadiu
Juve do tju jepja metaforen Vreshta
Per vete do te metaforen shiu
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 4 Jan 2011 - 10:13

Loje dashurie

Ti je mbreteresha dhe une jam mbreti
E ngjitem fronin me ane te puthjes.
S'pushtuam askend vec njeri tjetrit
Asnjeri s'e ndjeu shijen e mundjes

Ne s'kemi nevoje per kushtetute
ne marredheniet tona sondon kaosi
nen cipen e hille te mirsjelljes se bute
tani ben ligjin vetem Erosi.

Nuk di deri kur do mbahet ne kembe
mbreteria jone ne crregullim te plote
por casti i renies s'do jete i rende
do biesh mbi mua qe jam shtrire poshte.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 4 Jan 2011 - 10:14

Puthja

Sa gjëra të shëmtuara si grindja dhe sharja
ndodhin në mesin e rrugës së madhe
po ajo më njerëzorja
më e madherishmja, me hyjnorja
puthja ka mbetur ilegale.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 4 Jan 2011 - 10:15

Lutje

O Zot që fatet tona në dorë i mban!
Na ruaj nga shëndeti trashaman
na ruaj nga orekset e Sanço Pançës,
na ruaj nga hija e rëndë e famës,
na ruaj nga faqeputhjet helmuese të Judës,
na ruaj nga orteku rrëmintar i turmës,
na ruaj nga prejardhja prej shimpanzesë
na ruaj nga thyerja e timonit të kresë
na ruaj nga putra pushtetore e Njëshit
na ruaj nga engjëjt, na ruaj nga dreqërit,
na ruaj përditë nga ftohjet e miqësive,
na ruaj, o Zot, secilin prej të gjithëve!
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 4 Jan 2011 - 10:16

Kur fillova nga pak te vdisja

Kur fillova nga pak të vdisja
mbaj mend, ka qenë e enjte
vetëm ty pranë të kisha
rrije në këmbë dhe heshtje.

Në sytë e tu binte borë,
në fytyrë të fryu Veriu,
unë te brinjët vura dorën
ndjeva zemrën që mërdhiu.

Mbaj mend si e hape derën
si e tërhoqe pas dhe ike,
në palcë të ëndrrës ndjeva therrje
që më vonë m’u bë kronike.

Që ta marr pakëz veten,
vazhdimisht më sjellin njerëzit
reçel të ëmbël buzëqeshjesh
dhe ca pako me ngushëllime.

Përherë i lë në tryezë pa hapur
kompostot me lëng entusiazmi,
e nuk i prek me dorë fare
pjatat plot me optimizëm.

Ah, e humba krejt oreksin
nga ky virus shpirtëror i dhembjes,
me zor flas e me zor qeshi
më kot rri në tryezë të jetës.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Єямєℓiиdå Tue 4 Jan 2011 - 10:17

Pleqërishte

Më në fund u plakëm grua,
siç e sheh dhe vetë
me thinja të bardha e rrudha
na mbushi kohë e sertë.

Dhe shëtitjet i rralluam
nëpër dhomë vijmë përqark,
dhe në vend të tyre shtuam
kollën dhe kafenë me pak.

Sa më ka marrë malli, grua
të zemërohem qoftë dhe kot,
si dikur atje tek udha
kur të shihja me një shok.

Ne kemi vite që pasqyrën
e përdorim shumë rrallë
se kemi sytë e njëri-tjetrit
fytyrat tona për t’i parë
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Anakonda Wed 13 Jun 2012 - 19:42

Interviste me poetin Ndoc Gjetja







Ndoc Gjetja-“Poezinë nuk mund ta kem ndryshe nga ç'jam unë”
Intervistoi- Lindita Dedgjonaj

1- Mund të na thoni dicka për fillimet tuaja poetike? Nuk e mbaj mend në
cilin muaj apo vit e kam shkruar poezinë e parë. Zanafilla ime krijuese
ka ndodhur brenda hapesirës së dy viteve të gjimnazit. Atëherë kam
patur një zakon të keq, nuk i ruaja gjatë poezitë që shkruaja. Më dilnin
nga qejfi, i grisja dhe shkruaja të tjera. Kisha frikë se më humbisnin
dhe m'i lexonin të tjerët. Më vinte turp të merrte vesh njeri se unë
shkruaja poezi. Akoma më turp do të ndjeja po të mi lexonin ato poezi që
ia kushtoja dashurisë. Nga ajo kohë i ka shpëtuar autocensurës vetëm
poezia “Desha” të cilën e kam botuar tek libri i parë “Rrezatim” (1971),
34 vjet më parë.

2- A mund të veçoni librin më të bukur që keni botuar deri tani? Për nga
vlerat artistike e kam të vështirë të veçoj librin tim më të bukur.
Edhe pse kam botur shtatë vëllime me poezi, unë e konsideroj veten autor
i një libri të vetëm , që do të hartohej duke përzgjedhur poezitë më të
mira që kam arritur të krijoj. Jam i mendimit se edhe poeti më i shquar
gjatë gjithë jetës së tij nuk arrin të krijojë më tepër se një libër me
vlera antologjike. Krijimtaria poetike nuk matet me numrin e librave ,
as me numrin e fletëve të tyre. Vetëm një libër me poezi ka botuar
Migjeni, një libër ka botuar Noli, dy libra ka botuar Lasgushi gjatë
gjithë jetës së tij 90- vjeçare e megjithatë kanë zënë vend në panteonin
e poezisë shqiptare.

3- Kritika e ka vlerësuar lart krijimtarinë tuaj, tashmë konsideroheni
një poet i afirmuar. Sa keni sakrifikuar për të arritur deri këtu? Para
dy vitesh kam thënë se të krijosh do të thotë të krishtërosh. E bukura
krijohet me dhimbje të thellë e kjo dhimbje fisnike nuk shpërblehet
kurrë nga shoqëria materialisht. Zoti që kur krijjoi botën e pastaj
njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet, ndoshta me dashje nuk i dha
krijuesit dy të mira njëherësh: talentin dhe paranë. Vetëm një gjeni
mund t'i posedojë të dyja.Kurse ne që jemi në rastin më të lumtur vetëm
talente të thjeshta na la në mëshirën e lojës marramendëse të Ekonomisë
së Tregut të Lirë. Për mua gjatë jetës poezia nuk ka qenë thjesht një
çast krijimi. Mbi të gjitha ajo ka qenë qenësia ime, mënyrë e të
sjellurit, e të jetuarit dhe për shkak të saj kam bërë një jetë
virtuale. Nganjëherë më duket vetja sikur kam dalë nga një ëndërr e
gjatë, shumë e gjatë, ndoshta m4- Në poezinë tuaj vihet re një revoltë e brendshme. Si e shpjegoni
këtë? Revolta ime buron nga përjetimi dhe vrojtimi që i bëj jetës dhe
njerëzve në këtë tranzicion të tejzgjatur, tek shoh se si na janë
ngjallur të gjithë dreqërit që na flinin brenda vetes sonë. Kulti i
përtypësit , pasionet e shfrenuara, kulti i seksit vulgar,dhe tregu i
mishit të gjallë paralajmerojnë vdekjen e ndjenjave të bukura e të
shenjta njerëzore dhe ardhjen e një kohe kur “vetëm nëpër muze si relike
do të ruhen ca psherëtima e pika loti dashnorësh” . Revolta në vargjet e
mia vlon nga fakti tronditës që“janë bërë një tregu e miqësia e në
zgavër të gjoksit ka hyrë dhelpra që e lot bishtin te buzeqeshja dhe
kështu Shqipëria rrezikon të kthehet në një Dreqistan me plehra, smog e
duf partish që hanë e pinë me pare të pista ndërsa Dedë Gjo Lulat
lëpijnë gishtat”.

5- Keni jetuar familjarisht 13 vjet në Tiranë. Pse keni zgjedhur të
riktheheni në Lezhë? Në Tiranë drejtoja revistën e njohur në atë
kohë“Skena dhe ekrani”, që nga numri i parë deri tek i fundit. U largova
sepse revista u mbyll për mungesë fondesh nga Ministria e Kultures dhe
unë mbeta pa punë, pa përkrahje, nuk kisha as burimin më elementar të
jetesës. Kujt t'i kerkoja ndihmë për të ekzistuar në atë moment të
vështirë të fillimit të proçeseve demokratike? Vetëm vetvetes. Dhe
vetvetja më tha: E di ç'bën ti Ndoc? Kthehu atje nga ke ardhur! Dhe u
ktheva në Lezhë. Këtu gjeta ngrohtësi, përkrahje dhe u punësova.
Njerëzve që shprehin habi nga largimi im nga metropoli do tu kujtoj
vetëm dy vargje të një poeti të shquar amerikan “Edhe një fshat me
kasolle mund të bëhet qyteti më i madh i botës, po të banohet nga njerëz
të vërtetë”. Me ardhjen time në Lezhë nuk kam humbur asgjë sepse
”poetët banojnë në qytetin e Ideve, në lagjen e Ndjenjave, ndanë
bulavardit të Ëndrrave, në shtëpinë e Fantazisë, në dhoma pa sende rreth
e rrotull”.

6- Si arrini të shkruani aq thjeshtë dhe të prekni zemrat e atyre që ju
lexojnë? Nuk bëj asnjë përpjekje për të shkruar thjesht. Poezia e mirë
qoftë, apo e dobët më ngjan mua, nuk mund të jetë ndryshe nga çoshatare me mua. nuk mund të jetë ndryshe nga ç'jam unë në jetë.

7- Keni lëvruar shumë temën e dashurisë në vargje, e ndoshta poezitë më
të ndjera janë ato, që janë frymëzuar prej saj. Kjo është pasojë e
përjetimeve konkrete personale apo janë fryte të fantazisë poetike?
Dashuria është qendra e gravitacionit të universit njerëzor dhe unë nuk
kam mundur të mos ndjej thellë në veten time tërheqjen e saj. Ajo nuk ka
qenë thjesht nje temë e preferuar, ajo ka qenë“padronia” ime e
gjithëpushtetshme, kam jetuar e krijuar nën “protektoratin”e saj.Por jo
të gjitha poezitë që kam krijuar për dashurinë pasqyrojnë raporte me
femra reale.

8- A mund të qendrojë shkrimtari jashtë angazhimeve sociale në
krijimtarinë e tij? Shkrimtari i madh gjerman Gëte në një varg të
poezisë së tij thotë: “Unë këndoj siç këndon zogu” me kuptimin këndoj
vetëm me vete, pa kërkuar të më dëgjojë njeri. Këtë varg të vjetër, i
cili është thjesht një deklaratë poetike, shumë teoriciene të artit e
kanë komentuar si dëshmi të faktit se gjoja artisti, në momentin e
krijimit ska fare lidhje me angazhimin social dhe se nuk nxitet nga
thellësia e shpirtit për të dhënë ndonjë mesazh për lexuesin e tij. Në
qoftë se një poet do t'ia thoshte këngës si zogu, vetëm për vete,
atëherë lind pyetja: Përse ai merr mundimin e shpenzon duke i botuar në
një libër të veçantë cicërimat- vargje të shpirtit të tij? Përgjigja
është e vetëkutueshme , për ta dëgjuar (lexuar) të tjerët.Kushti më
minimal që të realizohesh si poet është që të kesh qoftë edhe një lexues
në botë. Unë nuk njoh ndonjë muzë tjetër frymëzuese përveç lexuesit. Pa
të krijimtaria ime nuk do të kishte egzistencë.

9- Cili është mesazhi juaj për poetët e rinj? Nuk kam qenë kurrë dakort me ndarjen “poetë të vjetër” dhe poetë të rinj”. Me e saktë me duket po të thoshim “poet”. Mendoj se
mesazhin më të bukur e më kuptimthellë na e ka dërguar shumë vite më
pare poeti i madh nga Kosova, Azem Shkreli me distikun e njohur “Mos u
bëj poet nëse nuk mundesh të vdesësh në secilin varg, nëse nuk mund të
lindësh në secilën fjalë…”
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi nga Ndoc Gjeta Empty Re: Poezi nga Ndoc Gjeta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi