Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

3 posters

Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 1 Feb 2011 - 3:36

Ne kete teme do te keni mundesine qe te lexoni disa Persiatje te miat personale,
te shkruara aty ketu neper nete te gjata pa gjume dhe me shpirt coptuar, qe i kam
permbledhur nen kete teme me titull:
Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume...

Lexim te kendshem.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Tue 1 Feb 2011 - 3:37

Sonte kete nate, pres te ndodhe mrekullia...
(Persiatje e shpirtit te pervuajtur)

Sonte kjo nate duket se me ka shpallur armiqesi hapur fare, me ka shpallur
lufte, po me terbon dhe po me han permbrenda si krimbi drurin.
Eshte perbetuar se do te me shkaterroje pa meshire dhe u sprapsur aspak
dhe si duket po i'a arrin ketij qellimi te pameshirshem ndaj qenies sime te
pafajshme.
Dua t'a te mbyll syte dhe te mos e shoh ma errsiren e nates qe ma dritheron
shpirtin teksa jam i vetem, por serish edhe perse syt i mbyll errsira nuk largohet,
madje per cudi duket sikur me afrohet me shume, duket sikur ka hyre ne trupin
tim dhe mundohet qe te depertoje thelle e me thelle neper mishin e trupin qe
me eshte mbushur plot mornica.
Forcat nuk me ndihmojn me aspak qe t'i bej balle sonte kesaj nate, qe mundohet
me c'do kusht qe te me shpartalloje, madje jo vetem mua si qenie, por edhe
enderrat e bukura dhe te mrekullueshme qe kam thurur deri me sot.
Por une serish do te mbijetoj sepse ne dore kam armen me te forte qe ka nje
qenie njerzore, besimin tek i madhi Zot, se c'do cast mund te beje ndonje
mrekulli dhe gjithshka te ndryshoje e te jete serish e bukur, jeta te behet
serish e embel ashtu sikurse ishte dikur.

Trishtimi t'i heqe kthetrat prej shpirtit tim qe e ka izoluar keqas sonte kete nate.
Lastaret e akullt te ankthit te shkrihen nga ringjallja e buzeqeshjeve te ngrohta
serish ne buzen time.
Errsira te cahet mes per mes gjer ne lartesit me te largeta te qiellit prej shendritjes
vezulluese te syve te mi te kristalte.
Gjaku neper dej te me ngrohet serish me energjine qe cliron zemra ne cdo rrahje te
saj teksa ty te ndjen se te ka prane vetes.
Enderrat te riperterihen serish me pigmanetin e ngjyrave mahnitese te imagjinates
ne thurje e siper, per nje jete te tere ne vazhdim perkrah teje.

... dhe ja pra, kjo eshte e gjitha c'ka une pres qe te ndryshoj dhe te ngjaje mrekullia
e aq shume pritur nga une, sonte kete nate...

© Saimir Murati...
Janar.2011


Edituar për herë të fundit nga Saimiri në Wed 9 Feb 2011 - 4:07, edituar 1 herë gjithsej
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 4:05

Sonte kjo nate...
(Persiatje shpirterore.)

Sonte kjo nate po me duket teper e veshtire.
Me duket sikur nuk gjej forcat e pamjaftueshme per ta kapercyer edhe
kete nate qe mbase mundet te jete e fundit ne jeten time, por ndoshta
edhe jo.
Vetmia me mberthen fort kthetrat e saj rreth fytit dhe nuk me lejon qe
te marr fryme lehte, si rrjedhoje nje dhimbje e forte me godet si cekic
ne kraharor, sepse mushkerit nuk arrijn te mbushen plotesisht me ajrin
e duhur.
Zemra pershpejton ne maksimum rrahjet e saj te c'orientuara qe duket
se nga casti ne cast do te pelcase.
Syte me jane zgurdulluar mbi tavanin e kesaj dhome te ftohte qe me
vjen verdall mbi koke dhe vetes nuk mundem me as qe ti jap edhe me
te voglin ngushullim qe e gjitha kjo do te marre fund shume shpejt.
Dhe ja, teksa gjithshka nis qe t'i rikthehet qetesis se meparshme, ti me
shfaqesh serish ne cdo cep te dhomes ku gjendem i vetmuar dhe sa hap
e mbyll syte vetmia e trishtuar nis te me trembe akoma me shume.
Ndersa mbyll syt per t'iu shmangur paksa kesaj drame te frikshme qe me
rrethon, rreshkas lehtas ne nje tjeter bote te mallengjyeshme, krejt ndryshe
nga kjo ku jetoj, parajse me vete sepse aty te gjej ty gjithnje te qeshur qe
me pret me krahet e hapur si hyjneshe.
Dua qe te qendroj perjet ashtu me krahet e tua hedhur ne qafe dhe koken
me floket e gjata e te buta mbeshtetur mbi kraharorin tim, por nuk e di se
si ndodh dhe zgjohem me nje tronditje ne shpirt qe s'po me len te qete aspak,
duke marre fryme thelle me veshtiresi.
Kuptoj qe isha thjesht ne nje enderr te shkurter dhe nga syte me rreshkasin
pikat e loteve qe nuk thone asgje tjeter vecse:
-Sonte kjo nate po me mundon jashte mase, kam ftohte, kam frike nga vetvetja,
kam ankth ne shpirt, kam trishtim ne sy dhe mall te madh ne zemer, thjesht te te
shoh njehere ashtu sikurse moti kur te kisha prane dhe s'na ndante asgje nga njeri
tjetri, deri diten kur vdekja e zeze, te perpiu dhe te dergoi atje larg ku une nuk
mundem te te vij as edhe per vizite, ashtu sikurse ti vjen dhe me viziton mua here
pas here neper enderra...

...gjithsesi nje gje tashme e kam te qarte, se kur do qe une te nisem asaj rruge nuk
do te kem asnje frike, sepse ti do te jesh duke me pritur e buzeqeshur ne fundin e
rruges, krahehapur dhe syndritur ashtu sikurse nje zane e bukur maje nje mali te
mbuluar nga gjelberimi i prenaveres.

© Saimir Murati...
Janar.2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Anila Wed 9 Feb 2011 - 4:08

bravooooooooooo..
Anila
Anila
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka dashuri
Postime Postime : 1643
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/10/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : sporti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 4:09

Anila shkruajti:bravooooooooooo..

Faleminderit e nderuar Anila... Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) 17722
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Anila Wed 9 Feb 2011 - 4:12

me vertet fjalet e tua jane shume shumeeeeeeeeee te rendesishme,dhe me shume kenaqesi lexoj cdo postim tendin,,,je me vertet nje djale me shume te mira ne shpirte..zemer gjer.. 432965
Anila
Anila
Princeshë
Princeshë

Vendbanimi Vendbanimi : Ku ka dashuri
Postime Postime : 1643
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/10/2010
Mosha Mosha : 35
Hobi Hobi : sporti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Wed 9 Feb 2011 - 4:13

Faleminderit per komplimenetet e bukura dhe miqsore Anila dhe mos harro se e tille je dhe do te mbetesh edhe ti per mua.

Sinqerisht:
Saimiri...
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Fri 11 Feb 2011 - 4:20

Sonte kjo nate...
(Persiatje)

Sonte kjo nate nuk me ngjan aspak me netet e tjera qe i kam kaluar ne vetmi.
Mundohem te mbyll syte e te bej nje sy gjume, te qetesohem sadopak prej
mundimeve te dites qe nuk kishin te sosur, por jo syte nuk me mbyllen.
Edhe ato i tremben erresires nen qepallat e lagura nga lotet qe rrjedhin si gurre
uji pa shterim as ne dimer e as ne vere.
Kerkoj te gjej prehje duke u kapur ne krahet e ndonje kujtimi te vjeter qe ende
zvarritet si calaman neper trurin e turbulluar, por me kot se prehja u shua perfundimisht.
Prehja dhe qetesia me kane braktisur mua qe prej kohesh dhe as qe jane kthyer
te me shohin nese jetoj me apo jo.
Vendin e tyre te pluhurosur e ka zene trishtimi dhe ankthi qe vetem i shtrijne
thelle e me thelle rrenjet e tyre ne shpirtin tim te plagosur qe renkon pa reshtur,
teksa pret qe edhe ai te ngrihet si shume shpirtra te tjere ne formen e nje rrezeje
drite drejt qiellit te pafund qe me ngjan per nga madhesia aq shume me dhimbjen
qe mbart zemra ime perbrenda.
Dua te bertas, te uleras dhe t'a nxjerr tere mllefin qe me eshte mbledhur si nje lemsh
celiku prej vitesh ne shpirt, por forcat nuk me premtojne, edhe ato me tradhtojn dhe
me lene ne gjysem te udhes ashtu sikurse edhe fati i mallkuar i kesaj jete qe paskam
patur.
Lodhje arrin kulmin por syte ende nuk i dorezohen lehte gjumit.
Ato qendrojne si truproje besnike te hidherimit qe here zbret poshte e me helmon shpirtin,
e here ngrihet larte e me turbullon trurin qe po me duket se edhe ate perbrenda ka nisur
t'a mbuloj myshku sikurse nje trung i thare e i mbetur zhveshur lakuriq nen shirat e vjeshtes
qe shkoi.
Kujtimet qe me kane mbetur ende gjalle prej atyre diteve qe sapo isha njohur me ty, zgjohen
nje e nga nje me radhe dhe rreshtohen si ushtare te rrahur mire nga lufta, por te perbetuar
perjete qe do te me qendrojn besnike deri ne frymen e
fundit te jetes.
Sillem rreth e rrotull neper krevat, mbi carcafet e bardhe e te ftohte qe s'me ngjajne me asgje
tjeter vecse debores se pare te dimrit qe mbulon lehtas me bardhesine e saj te ftohte e
shendritese majat e larta te maleve shekullore.
Dhe serish gjumi nuk me merr, por vetem arratiset larg e me larg prej meje, sikurse te isha
armiku numer nje i tij.
Shikimi nis te me turbullohet gjer ne ate pike saqe nuk arrij dot te ndaj deren nga dritarja,
dhe po te me mjaftonin forcat per tu ngritur prej krevatit ku ndodhem i shtrire sikurse nje luan
i plagosur, jam i sigurte qe do te dilja nga dritarja dhe ndoshta ketu mund edhe te marre fund
gjithshka e trishte per mua, sonte ne kete nate...

© Saimir Murati... Janar.2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 21 Feb 2011 - 2:43

Natë pa gjumë...
(Persiatje vetmie)

Sonte kjo natë po më duket e errët më shumë se ç’do natë tjtër më
parë që e kam kaluar në vetmi.
Errësira e kësaj nate sa vjen dhe thellohet akoma më shumë për ç’do
minut që shkon.
Vetmia tashmë ka nisur të mbjellë rrënjë frike në ç’do qelizë të gjakut
tim, i cili më duket sikur është shëndrruar në acid të lengshëm por që
ende e ruan pigmentin e kuq teksa qarkullon nëpër venat e ftohura të
trupit tim, por që sapo arrin në zemrën e boshatishur, e ndjej shumë
thellë djegësin e përpbërjes së tij.
Në tavullën e duhanit që ndodhet mbi tavolinë, përkrah hirit të cigareve
që i ndez dhe i shuaj njëra pas tjetrës, shkund edhe pluhurin e kujtimeve
të vjetra që koha i masakroi, sakatoi dhe i vrau pa mëshirë, e që më pas
i la në harresën e viteve që shkuan për të mos u kthyer më kurrë prapa.
Kujtimet tashmë janë vyshkur e tharë ashtu sikurse petalet e atyre luleve
që kanë mbetur pa ujitur prej ditësh të tëra me radhë nën rrezet përcëlluese
të diellit dhe zhegut të vapës së Korrikut.
Dhimbja dhe trishtimi vetëm thellohen në brendësinë e shpirtit të mbetur bosh,
teksa shpresat për një dritë te re në fundin e tunelit sa vijnë e pakësohen
ashtu sikurse vete ditët e kësaj jete mizore që s’e ndali kurrë revanshin e saj
drejt vdekjes se zevë.
Megjithëse në dhomën ku gjendem mbizotëron një qetësi absolute, koka përbrenda
më gumëzhin si një koshere bletësh prej mendimeve dhe kujtimeve të panumurta
që hyjnë dhe dalin në mendje nga mënyrat më të ç’rregullta.
Sytë e përskuqur më rraskapiten nga pagjumësia e netëve të gjata si kjo dhe më
djegin sikurse t’ju kem shtrydhur lëng limoni përsipër.


© Saimir Murati... Janar - 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Poeti Dhimbjes Mon 22 Aug 2011 - 4:46

Mundonhu të më harrosh!...
(Persiatja shpirtërore.)

Nëse nuk mundesh që të më harrosh aq sa unë tashmë ty, të paktën
mundohu që të më harrosh aq sa më harrove edhe atë ditë kur vendose
të ikje dhe të më braktisje duke më lënë me lotë në sy si një fëmijë jetim
i mbetur në mes të udhës së jetës, i pa strehë dhe i pashpresë për të
vazhduar për më tej!

Mundohu të më harrosh edhe përse tashmë është e vështirë një gjë
e tillë për ty, sepse jam i sigurtë në vetvehte që je penduar thellë në
shpirt për lëndimin e ndjenjave të mia dhe lotët në sy që m’i dhurove!

Mundohu pra, mundohu të më harrosh, mblidhi edhe njëherë të gjitha
forcat e shpirtit dhe bëja të ditur vehtes njëherë e mirë përgjithmonë,
se unë nuk egzistoj më për ty, madje as që pata egzistuar as edhe më
parë, sepse gjithshka që përjetuam sëbashku dikur, ishte thjeshtë një
lojë aventurieske për ty, paçka se ishte krejtësishtë ndryshe për mua!

Mundohu të më harrosh, sepse u bënë kohë që tashmë edhe unë të kam
harruar ty, pas shumë e shumë stërmundimesh që përjetova në këtë luftë
të shpirtit që nuk dorëzohej lëhtë edhe përse ishte i plagosur dhe e kishte
të qartë që e pati humbur këtë betejë që mbante emrin Dashuri e Hidhur!

Mundohu të më harrosh, me shpresën që një ditë, në mendjen dhe shpirtin tëndë,
nuk do të ketë më as edhe një fije më të vogël ndjenje ndaj meje, apo ndaj
dashurisë që dikur vërtet t’a pata falur me gjithë shpirtë!
Inkurajoje vetvehten tënde dhe shëndrroje ç’do kujtim të bukur të timin, në një
kujtim të hidhëruar e të trishtë për të cilin nuk do të kishe patur as edhe dëshirën
më të vogël për t’a risjellë më në kujtesë!

Mundohu të më harrosh, hapi sytë dhe zgjohu nga gjumi, mos e gënje vetvehten
me ëndërra që kurrë më nuk do të bëhen realitet!
Përqëndroje shikimin mirë në realitet dhe shumë shpejt do të vësh re që,
të harruarit mua, do të jetë diçka e dobishme dhe e mirë për ty dhe jetën tënde
në vazhdim.

Mundohu të më harrosh, sepse fundja e fundit edhe nëse nuk më harron,
jam i mendimit se e ke kuptuar sadopak që, unë tashmë të kam harruar
dhe nuk mendoj më aspak për ty!

© S. Murati… Gusht - 2011
Poeti Dhimbjes
Poeti Dhimbjes
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Mergim.
Postime Postime : 14346
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/03/2010
Mosha Mosha : 40
Hobi Hobi : Poezia

http://www.saimiri.webs.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Anakonda Sat 7 Apr 2012 - 4:50

GJITH NATEN RRI PA GJUM
DHE TY TE ENDERROJ SIKUR JE ME MU
PO NATA ESHTE E GJAT VETEMIA
ME KAPLON UN RRUTULLOHEM
POR SHTRATI ESHTE BOSH

KAM FRIK QE TE FLE
SE NE ENDERR STE SHOH
PRANDAJ UN RRI ZGJUAR DHE PER TY MENDOJ


PO E PRES NJE DIT PO E PRES NJE NAT
QE TI TE VISH
DHE MALLIN TA SHMALL

POR TI JE SHUM LARG
PRANDAJ UN VUAJ PER TY
JAM BERE SI E DEHUR
PA GJUME NE SY
nuk njoh liri vec lirise se te qeni rob i dikujt
i dikujt qe nuk mund t'ia degjoj emrin pa u perqafuar
i dikujt qe me ben ta harroj kete gjallim
qe me ben ta quaj diten dhe naten si te doj...
Dashuria esht sheqeri i jetes,por kujdes mos merr shum ,ka gjasa ta fitosh diabetin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri) Empty Re: Copeza kujtimesh te thyera neper nete pa gjume... (© Saimiri)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi