Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Policia: Asnjë “çadër” e gjetur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Policia: Asnjë “çadër” e gjetur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia: Asnjë “çadër” e gjetur

Shko poshtë

Policia: Asnjë “çadër” e gjetur Empty Policia: Asnjë “çadër” e gjetur

Mesazh nga Vizitor Tue 1 Feb 2011 - 9:54

Policia: Asnjë “çadër” e gjetur Arma-proteste
Numri i protestuesve të 21 janarit të ndaluar nga Policia e Shtetit, nën akuzën e kundërshtimit dhe goditjes me sende të forta ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit i ka kaluar të 150-t.
Një pjesë të madhe të tyre u është shtuar edhe akuza e shkatërrimit të pronës private për shkak të dëmtimit të një numri automjetesh dhe djegies së tyre.

Por asnjërit prej protestuesve të ndaluar nga Policia e Shtetit nuk u është gjetur ndonjë armë zjarri.

Policia nuk ka referuar ende si provë materiale ndonjë armë, pavarësisht se duke u bazuar në pamjet filmike që disponon ka arritur të ngrejë dyshime, për dy prej tyre, njeri prej të cilëve i arrestuar dhe tjetri në kërkim.

Në komisionin hetimor parlamentar kryeministri i vendit u shpreh se ka prova se demonstruesit kishin ardhur në protestë me pajisje me armë shumë të veçanta, me çadra pistoletë, me stilolapsa pistoletë, me pistoleta e mjete të ndryshme deri makina me tritolë.

Por edhe në pamjet filmike, as policia nuk ka arritur të ngrejë ndonjë dyshim të mundshëm nga deklarata e kreut të qeverisë shqiptare përveç shtetasit Gjin Ndreu, pamjet filmike të të cilit policia i publikoi edhe për median.

Akuza e armëmbajtjes pa leje është referuar ndaj Prokurorisë vetëm në një rast, atë të Ndreut, duke u bazuar në këto prova filmike të ofruara nga policia.

Ndërkohë që në asnjë shfaqje tjetër filmike nuk paraqitet asnjë armë luftarake e sofistikuar, e përmendur në komision si çadër pistoletë, stilolaps pistoletë apo thikë e eksplozivë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi