Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë është sëmundja kronike e veshkave? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë është sëmundja kronike e veshkave? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë është sëmundja kronike e veshkave?

2 posters

Shko poshtë

Çfarë është sëmundja kronike e veshkave? Empty Çfarë është sëmundja kronike e veshkave?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Wed 23 Feb 2011 - 23:45

Të sëmurët me sëmundje të veshkave, për vetë problematikën e shumëllojshme që kanë, janë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimaterike. Për këtë arsye shihet e nevojshme të jepen disa këshilla në lidhje me kujdesin që duhet të tregojnë këta të sëmurë gjatë stinës së dimrit. Në një intervistë për “standard” prof. as. dr. Alma Idrizi, nefrologe, QSU “Nënë Tereza” shpjegon kujdesin që duhet të kenë veçanërisht kur pacientët vuajnë nga gurët në veshka, infeksionet urinare.

Cilat janë këshillat dhe trajtimet e duhura për këta të sëmurë, gjithashtu çfarë regjimi ushqimor duhet ndjekur. Çfarë është sëmundja kronike e veshkave? Sëmundja kronike e veshkave është një humbje progresive dhe permanente e funksionit të tyre për një periudhë të gjatë kohore, prej muajsh apo vitesh. Sëmundjet kronike të veshkave janë një problem global që shoqërohen me një sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë, duke u bërë një problem mjekësor, social dhe ekonomik për të sëmurët, familjet e tyre dhe shoqërinë. Sot në botë më shumë se 500 milionë njerëz vuajnë nga një forme e dëmtimit të veshkave dhe çdo vit në botë vdesin miliona njerëz nga ataku në zemër apo në tru (iktusi) të lidhura me sëmundjet kronike të veshkave. Sëmundjet që çojnë në dëmtimin e funksionit të veshkave janë diabeti, hipertensioni arterial, glomerulonefritet kronike-humbja e proteinave me urinë, infeksionet e traktit urinar, sëmundjet e trashëguara-polikistoza renale, etj.
Në stade të avancuara të sëmundjeve kronike të veshkave, helme si ureja, kreatinina grumbullohen në gjak duke shkaktuar të vjella. Komplikacione të tjera si tensioni i lartë i gjakut, anemia, probleme kockore, etj, mund të zhvillohen. Këto probleme mund të ndodhin ngadalë, gjatë një periudhe të gjatë kohore dhe shumica e njerëzve mund të mos kenë shenja evidente deri në stadet e avancuara të sëmundjes së veshkave. Megjithatë, nëse ju vëreni se ndiheni më të lodhur dhe keni më pak energji, keni probleme me përqendrimin, keni ulje të oreksit, keni probleme me gjumin, keni ngrece (krampe) muskulare, sidomos natën, keni fryrje të këmbëve, keni fryrje rreth syve, sidomos në mëngjes, keni lëkurë të thatë dhe urinoni më shpesh, sidomos gjatë natës, duhet të drejtoheni te mjeku për të bërë ekzaminimet përkatëse (gjak komplet, urinë komplet, azotemi, kreatininemi, glicemi, matjen e tensionit të gjakut). Zbulimi i hershëm dhe trajtimi i tyre shpesh mund të ngadalesojë ecurinë e tyre.

Kur sëmundja e veshkave vazhdon, kjo mund të çojë në insuficiencë renale – pamjaftueshmëri të punës së veshkave, e cila kërkon dializë apo transplant të veshkës për të mbijetuar. Pacientët me funksion të dëmtuar të veshkave dhe ata me transplant të veshkës duhet të jenë të kujdesshëm në çdo stinë, sidomos në atë të dimrit. Për çdo medikament që iu këshillohet nga specialistë të ndryshëm pacientët duhet të konsultohen me nefrologun ose mjekun e familjes.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çfarë është sëmundja kronike e veshkave? Empty Re: Çfarë është sëmundja kronike e veshkave?

Mesazh nga jerseysyin Thu 3 Mar 2011 - 16:11

Jo reklama!

Editoi Ermelinda

jerseysyin
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 8
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 01/03/2011
Mosha Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi