Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës!

3 posters

Shko poshtë

7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës! Empty 7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës!

Mesazh nga T_o_n_i Sun 27 Feb 2011 - 2:21

Të gjithë janë kureshtarë të njohin të fshehtat e seksit. Por shumim pyetjeve tuaj askush nuk ka guxuar kurrë t'u japë përgjigje. Ekspertët me të njohur kanë dhënë disa shpjegime për disa probleme kryesore që kanë meshkujt e femrat për raportet intime mes tyre. Vërtet ka dhimbje dhe kënaqësi në çdo histori dashurie, dhe seksi është vërtet diçka serioze, por nuk ka arsye të përjetohet me frikë apo druajtje. Përkundrazi, një grimë ironi ndihmon për të zgjidhur pasiguritë, për ta bërë me më shumë kënaqësi. Me përgjigjet për 38 pyetje që lidhen me marrëdhëniet seksuale, ekspertët zbulojnë gjithçka që duhet ditur mbi seksin.


•1-Përse gratë mund të kenë orgazma të shumëfishta? Thuhet se gratë e haremit arrijnë deri 50 orgazma njëra pas tjetrës. Kjo nuk është e pamundur. Sipas seksologëve, gruaja nuk e ka periudhën e ashtuquajtur refrektare (dmth atë gjendje në të cilën trupi pushon dhe nuk reagon ndaj stimujve), në të cilën hyn burri pas ejakulacionit. Ja pra përse ajo mund të arrijë orgazma njëra pas tjetrës. Duke ndjerë një emocion shumë më të thellë se burri. Është merite e klitoridit, organi i kënaqësisë femërore, që përshkohet nga 8000 fibra nervore: dyfishin e penisit.


•2-Përse kulmi seksual femëror është rreth moshës 30 vjeç dhe ai mashkullor rreth moshës 18 vjeç? Në fakt, si tek gruaja edhe tek burri, koncentrimi maksimal i testosteronit (hormoni i dëshirës seksuale) regjistrohet në moshën 20 vjeç. E nëse gratë kanë një pjekuri seksuale më të vonshme, varet nga dy motive që nuk kanë të bëjnë me anatominë. I pari është kulturor, lidhet me tolerancën më të madhe shoqërore që edhe sot ekziston ndaj seksit mashkullor: djemtë i jetojnë eksperiencat e tyre më me qetësi se vajzat. Arsyeja e dytë është e tipit psikologjik: për vajzën, seksi dhe ndjenja shkojnë bashkë. Ja pra pse thonë se një grua jep më shumë në seks rreth moshës 30- 40 vjeç, domethënë atëherë kur jeton marrëdhënie dashurie të qëndrueshme dhe të rëndësishme, të cilat e lejojnë t'i jepet partnerit me besim, duke u shfaqur më e lirshme dhe e sigurt në vetvete.


•3-Përse për disa gra, depërtimi i penisit është i dhimbshëm? Vaginizmi (domethënë dhimbja gjatë ampleksit) është një problem me një komponent të madh emotiv dhe janë shumë të pakta rastet kur depërtimi shkakton dhembje për shkak të një forme jo të zakontë të vaginës. Në pjesën më të madhe të rasteve, vaginizmi mund të varet nga një traumë e kaluar (raporti i parë i dhunshëm dhe i dhimbshëm, një edukatë e rreptë dhe shtypëse), ose nga tensione dhe shqetësime të tipit psikologjik. Dhe të këmbëngulësh në raste të tilla vetëm sa i keqëson gjërat.


•4-Përse gratë eksitohen më me vështirësi se burrat? Mjeku kinez Tamba Yasoyti, në shekullin X para Krishtit, këshillonte të eksplorohej trupi i partnerit (me duar dhe me gojë) 63 herë. Tepër? E pra do të bënte të lumtura ato 30 për qind të grave që, sipas një sondazhi, nuk arrijnë asnjëherë orgazmën (kundrejt 2 për qind të burrave). Gratë, që janë më në kontakt se burrat me emocionet, për t'u eksituar duhet të jepen me besim. Për këtë arsye dëshirojnë më shumë kohë për puthje dhe përkëdhelje. Ndërsa burri seksualisht është më pak i ndërlikuar dhe përgjigjet e trupit të tij mund të jenë mekanike. Ja përse mund të futet menjëherë "në temë". Për të eksituar vërtet një grua duhet që mashkulli të djersijë me kuptimin e vërtetë të fjalës. Pra, të nxjerrë hormonet androgjene që favorizojnë eksitimin e organeve gjenitale femërore.


•5-Përse shumë gra preferojnë errësirën? Errësira apo gjysmë errësira fshehin defekte të mundshme fizike, që janë shqetësim i shumë grave. E nëse celuliti apo rrudhat nuk shihen, atëherë është më e lehtë të jepesh. Por e vërteta është se në errësirë (apo me sy të mbyllur) ajo mund t'ia lerë veten lehtë fantazisë, që është afrodiziaku më i fuqishëm për gruan.


•6-Përse shumë grave nuk u pëlqen seksi oral? Kjo praktikë vë në kontakt direkt me gjenitalet e partnerit. Tek disa gra shkakton një sens neverie për shkak të erës së spermës. Në fakt, në përgjithësi, janë vetë gratë që nuk duan të bëjnë dashuri gjatë mestruacioneve. Por pas refuzimit të një raporti oral, mund të jetë edhe frika e poshtërimit në sytë e partnerit. Në një farë tradite popullore, kjo lloj praktike konsiderohet degraduese. Madje pikërisht burrat kanë shpikur një numër termash që i cilësojnë në mënyrë fyese dhe vulgare vajzat që praktikojnë pa probleme seksin oral. Sidoqoftë, nuk ka kuptim dhe nuk është e drejtë të detyrosh partnerin të bëjë gjeste që nuk i pëlqejnë.


•7-Përse thuhet se gratë e bukura pëlqejnë të shëmtuarit? Duket se gratë janë të tërhequra para se gjithash nga sensi i sigurisë që transmeton një burrë. Bukuria nuk është pa rëndësi, por nuk është kriteri i parë i zgjedhjes. Mendoni, për shembull, atë që ka konstatuar psikologu vienez Karl Grammeer: gratë, në ditët pjellore tërhiqen nga burrat me fytyrë simetrike, që është tipike për ata qe kanë një sistem të mirë imunitar. Këta, duke pasur më pak mundësi për t'u sëmurur, u përgjigjen më mirë pyetjes së pavetëdijshme të grave : "Mund të jetë një baba i mirë" `?
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës! Empty Re: 7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Fri 4 Mar 2011 - 12:10

Gjysma ja paskeshim fut kot
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës! Empty Re: 7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës!

Mesazh nga enigma Sun 13 Mar 2011 - 7:23




valla dikun dikun ja paskan qellu ama jo krejt a,se ne nuk jena si ata majmunat bonobo. qesh
enigma
enigma
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : N'dreqen
Postime Postime : 850
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/02/2011
Mosha Mosha : 73
Hobi Hobi : forumi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës! Empty Re: 7 përgjigje për dëshirat seksuale të femrës!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi