Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anjeza Shahini: “Ju tregoj sekretet e mia private dhe artistike” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Anjeza Shahini: “Ju tregoj sekretet e mia private dhe artistike” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anjeza Shahini: “Ju tregoj sekretet e mia private dhe artistike”

2 posters

Shko poshtë

Anjeza Shahini: “Ju tregoj sekretet e mia private dhe artistike” Empty Anjeza Shahini: “Ju tregoj sekretet e mia private dhe artistike”

Mesazh nga WebMaster Thu 3 Mar 2011 - 12:37

Ekskluzivisht për gazetën “Telegraf”. Rrëfehet “bomba”që u përgatit në Shqipëri për të shpërthyer në Europe.Anjeza Shahini është një këngëtare e madhe shqiptare. Ajo u shfaq si meteor në Shqipëri dhe po si meteor u zhduk për të vezulluar më pas me gjithë shkëlqimin e krijimtarisë së saj artistike. E njohur nga shqiptarët si “bomba” që u përgatit në Shqipëri për të shpërthyer në Europë, këngëtarja e përmasave europiane, Anjeza Shahini rrëfen ekskluzivisht për lexuesit e gazetës “Telegraf”, gjithë sekretet e saj private dhe artistike. Ajo ishte krijesa e parë e artë e spektaklit të “Etheve”. Por, ndërkohë që, mori çmimin e parë në këtë spektakël madhështor, ajo tregoi që është po aq e talentuar duke pasqyruar gjithë talentin e saj në Festivalin Europian nga ku dhe zuri vendin e gjashtë mes shumë këngëtarëve të njohur nga Europa. Kjo këngëtare e talentuar, u shfaq si vesa e mëngjesit dhe po ashtu si kjo vesë qëndroi larg publikut shqiptar për shumë vite për t’u shfaqur në këtë intervistë me gjithçka që fsheh brenda shpirtit të saj artistik dhe sentimental..

Që nga Festivali i Dhjetorit të vitit të kaluar kur ju morët çmimin e dytë me këngën “Në pasqyrë”, nuk ju kemi parë më në ndonjë konkurrim apo videoklip. Përse ky largim nga vëmendja e medias dhe e skenës shqiptare”. Kjo mungesë lidhet me ndonjë eveniment apo ndonjë platformë artistike dhe studimore?

Në fakt unë kam qenë larg medias vizive këto kohë dhe kjo është mëse e vërtetë, por përsa i përket publikut që më ndjek, ose siç i quajmë ndryshe fansave të mi, ata kanë patur mundësinë të më ndjekin nëpër aktivitete të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj, të cilat janë më afër publikut, por larg televizioneve.

Pse thoni më afër publikut dhe larg televizioneve?

E vërteta është, që për fat të keq, në Shqipëri alternativat janë të rralla, në lidhje me skenat, të cilat pothuajse nuk vihen shumë shpesh në dispozicion të artistëve, përveç rasteve të konkurrimeve apo festivaleve. Gjithsesi për të qenë sërish në vëmendjen e medias dhe për t’i sjellë diçka të re publikut këtë herë kam zgjedhur skenën e “Top Festit”, të cilin më shumë se një festival do ta quaja manifestim të muzikës moderne.

A mund të na tregosh diçka më tepër në lidhje me konkurrimin tënd në këtë festival?

Ajo që mund të them për momentin, është se kënga është gati dhe që shumë shpejt do të bëjmë dhe prezantimin e parë. Këtë herë nuk do të jem vetëm, por me një grup tepër të mirë nga Kosova “Zig Zag Orchestra”, të cilët kanë realizuar edhe këngën me tekst të artistes së njohur Antigona Qena. Unë vetë jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, ndërkohë që pres dhe uroj që po kaq mirë të mirëpritet edhe nga publiku shqiptar.



Ne dimë që ju keni qëndruar për disa kohë larg vendlindjes. A mund të na thoni se për çfarë ju merrte më shumë malli gjatë kësaj periudhe?

Më merrte malli për çdo gjë që ishte e lidhur me Tiranën, me vendet, me miqtë, çdo gjë që unë bëja këtu, por më së shumti, jo vetëm mall, por ndihesha keq kur mendoja që isha larg familjes time. Ishte e paimagjinueshme të rrija larg tyre.


Domethënë, kjo ishte hera e parë për ju larg familjes?


Po. Ishte hera e parë që merrja këtë guxim dhe ja kam dalë mbanë me shumë vështirësi.


Kjo tregon që jeta jashtë atdheut është e vështirë dhe me shumë dhimbje?



Patjetër, përderisa vendosa të kthehesha e mos të largohesha më aq gjatë.



Gjatë qëndrimit tuaj në Austri patët ndonjë ofertë nga ndonjë kompozitor i madh?

Në fakt arsyeja kryesore, përveç faktit të studimeve, pse unë u largova drejt Austrisë pas gjimnazit në 2005-n, ishte pikërisht një ofertë që m’u bë nga një agjenci artistike austriake me të cilën pata dhe një kontratë dyvjeçare. Nëpërmjet kësaj kontrate u realizuan disa këngë me kompozitorin më në zë atje Harald Hanisch, i cili realizoi këngët që i kam publikuar njëkohësisht edhe këtu, si “Vvelcome to Europë”, “Vvhy Stop”.

Të pëlqen më mirë jeta këtu në Shqipëri, apo diku tjetër?

E vërteta është se jeta në Shqipëri është shumë e vështirë dhe me shumë probleme, mirëpo unë jetova pak jashtë saj.

Që do të thotë?

Kam shëtitur edhe nëpër vende të tjera dhe deri më tani do të thoja se Shqipërinë time nuk e ndërroj dot me asnjë vend të huaj.

Përse?

Pasi këtu kam lindur, këtu jam rritur dhe çdo gjë që do të bëja dhe kam ndërmend të bëj jashtë Shqipërie nuk ka se si të mos e ketë pikënisjen nga vendlindja ime.

Keni një zë të mrekullueshëm, kjo është dhe pjesa që komplimentoheni më shumë, apo jo ?

Së pari faleminderit! Unë do të thoja se kjo është pjesa për të cilën, unë më së shumti punoj për t’u komplimentuar nga pjesa me e madhe e njerëzve, pasi që kjo është ajo çfarë unë dua t’i ofroj publikut.



Po komplimente të tjera keni marrë?



Komplimente të tjera sigurisht, që më bëjnë të lumtur, si çdo vajzë e re. Ndërsa për sa i përket njerëzve të mi më të afërt i konsideroj të tillë, jo sepse thjesht pëlqejnë zërin tim, por duan së pari personin tim, më të mirat dhe të këqijat që kam.



E ke piketuar vellon e nusërisë?

Jo , joo.! Është akoma shumë shpejt.

Në cilën moshë mendon ta vendosësh kurorën e martesës?

Dhe pse të ardhmes asnjëherë nuk i dihet unë vetë do të doja në një moshë, kur ta ndjeja veten të aftë të krijoja një familje, pasi të kem realizuar disa objektiva që i kam vënë vetes, ndaj dhe e shoh pak të largët atë ditë.

Sa fëmijë dëshiron të ketë këngëtarja e talentuar Anjeza Shahini?

Se kam menduar ndonjëherë. Uroj pak e saktë.




Ajo që mund të them për momentin është se kënga është gati dhe që shumë shpejt do të bëjmë prezantimin e parë. Këtë herë nuk do të jem vetëm, por me një grup tepër të mirë nga Kosova “Zig Zag Orchestra”, të cilët kanë realizuar këngën me tekst të artistes së njohur Antigona Qena. Unë vetë jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, ndërkohë që pres dhe uroj që po kaq mirë të mirëpritet edhe nga publiku shqiptar.




Anjeza Shahini, emblema e Shqipërisë në Eurovizion

Anjeza Shahini është këngëtarja më e talentuar që përfaqësoi për herë të parë Shqipërinë në Festivalin Europian. Me zërin sugjestionues dhe performancën brilante të saj ajo fitoi mbështetjen e europianëve duke siguruar vendin e gjashtë në këtë festival. Që nga kjo kohë asnjë përfaqësues nga vendi ynë nuk ka mundur të ngjitet në vendin që siguroi këngëtarja Anjëza Shahini, duke qenë kështu nderi dhe emblema e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në këtë festival të madh. Kjo këngëtare e talentuar bëri që Shqipëria të njihet në Evropë për muzikën e saj, por ndërkohë në festivalet që erdhën më pas, asnjë përfaqësues nga vendi i shqiponjave nuk mundi ta kalojë atë nga pozicioni i vendit që zuri.




Nga fëmijëria juaj çfarë të kujtohet tani? Ka qenë një fëmijëri e bukur apo e trishtuar?

Kujtoj çdo detaj të fëmijërisë. Kujtoj kur me fëmijët e lagjes zhvillonim konkurse bukurie apo këngët e baleti, kur luanim pa fund në çdo cep. Më kujtohet zëri i mamit kur thërriste çdo ditë.”Anjeza..vajti vonë, urgjent në shtëpi”. i dua ato kujtime. Kam shijuar çdo çast si një fëmijë i vërtetë, e dyzuar në mes librash dhe lojërash me miqtë e mi, të cilët i kam edhe sot. Fëmijërinë time e konsideroj si një etapë të mrekullueshme të jetës, pasi e kam përjetuar pastër dhe lumtur pa ato komplikimet që natyrshëm sjellin vitet e rritjes.

Cilat ishin ëndrrat e tua të fëmijërisë?

Si shumë fëmijë të tjerë edhe unë ëndërroja një ditë të bëhesha artiste apo një ditë tjetër mjeke, çdo profesion që e shihja tek të rriturit imagjinoja edhe veten time. Ëndërroja gjithmonë të kisha makinën time dhe të shëtisja prindërit e mi, sepse asnjëri prej tyre vetë nuk kanë dashur të mbanin një dhe unë si ai “çuni i vogël” i shtëpisë mezi prisja të rritesha për ta bërë këtë.



Në cilën shkollë të gjeti fëmijëria?

Unë kam zhvilluar tetë vitet e para të shkollës tek shkolla “Shyqyri Peza”, një ndër shkollat që kisha afër shtëpisë nga e cila kam shumë kujtime të bukura dhe nga ku kam edhe marrë të gjitha dijet e para nga stafi pedagogjik i mrekullueshëm për të cilët e quaj veten me fat.

Ruani në dhomën tuaj ndonjë lodër nga fëmijëria

Në fakt kukullat apo lodrat në përgjithësi ua kam pas dhuruar fëmijëve të tjerë, ndërkohë që rritesha, mirëpo ruaj shkrime, kartolina, apo blloqe të vjetra, të cilat i ndaja me miqtë. i hap ndonjëherë e më bëjnë të lumtur teksa i lexoj.

Keni një emër të bukur. E dini cili jua vuri këtë emër?

Ah, emrin tim e ka propozuar gjyshja ime (nga ana e mamit), e cila me sa më tregojnë, erdhi në derë dhe thirri: “Ku është Anjëza ta shoh”, gjë që vuri të gjithë në heshtje, se nëse kishin menduar një emër tjetër tashmë ishte vonë. E kam falënderuar gjithmonë shumë që më erdhi në ndihmë në ato momente duke më vënë këtë emër, se kushedi ç’kishin menduar të tjerët të më thërrisnin.

Mentor Hoxha Gazeta Telegraf
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Anjeza Shahini: “Ju tregoj sekretet e mia private dhe artistike” Empty Re: Anjeza Shahini: “Ju tregoj sekretet e mia private dhe artistike”

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:32

nuk dua ti di un,sepse skam nerva me lexu dhe as qe jam kurioze sdi natyre.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi