Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë

3 posters

Shko poshtë

Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë Empty Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë

Mesazh nga WebMaster Thu 3 Mar 2011 - 12:39

Kosovarozvicerani Patrick Nuo, sivjet po ndan drejtësinë në “Deuchtland Sucht Den SuperStar”. Këtë javë ai kritikoi kosovarin tjetër, që po konkurron në këtë festival, Ardian Bujupi.Të gjithë ata që kishin parë Ardian Bujupin në shoun e madh televiziv të Gjermanisë, “Deutchland Sucht Den SuperStar”, pakkush kishte menduar se aty është edhe një kosovar tjetër..Është ky anëtari i jurisë së këtij emisioni, Patrick Nuo, i cili po bën ndarjen e drejtësisë për talentet gjermanë që po defilojnë në këtë emision tash e disa javë, raporton Express.Nuo, këtë javë ishte kritik ndaj Ardianit, konkurrentit të vetëm kosovar, duke e kritikuar atë për paraqitje më të dobët se një javë më parë.

“Ardian, nuk keni qenë në formën e javës së kaluar. Keni pasur një ulje graduale që dallon shumë nga prezantimi që keni pasur me këngën ‘Sway’ të Bubble”, i ka thënë ai Bujupit.

Por, për Ardianin kritika kishte pasur edhe anëtarja tjetër e jurisë, Fernanda Brandao, e cila e kishte kritikuar atë për veshje, por jo për interpretim të këngës, ndërkaq me nota të mira Bujupi kishte marrë nga kryetari i jurisë, gjermani Dieter Bohlen.

Por, kush është Patricku që arriti të jetë njëri prej anëtarëve të një emision më të shikuarin në Evropë, sidomos në vendet gjermanofolëse?

Edhe pse shumë pak kanë njohuri për të, Patrick e ka babanë kosovar nga qyteti i Gjakovës, ndërkaq nëna e tij është zvicerane.

Në ueb-faqen e tij shkruan se ai është rritur në Lucerne të Zvicrës, ndërkaq ëndërr ka pasur që të luajë tenis. Por pasi kishte dështuar në këtë sport, ai vendosi t’i fokusohet muzikës duke filluar një karrierë që e ka bërë atë të famshëm në tërë Evropën.

Karrierën e tij e fillon në Hamburg të Gjermanisë, ku fillon punën për të incizuar në disa produksione të këtij vendi. Përveç kësaj, Patrick është edhe aktor dhe model, përderisa shpesh është parë duke marrë pjesë edhe në projekte të ndryshme humanitare.

Ai u bë i njohur në vitin 2002, kur takoi producentin dhe kompozitorin David Jost, i cili i ndihmoi atij për të nënshkruar kontratë me shtëpinë e njohur evropiane të muzikës, “Warner Music”. Pas disa muajve, ky duo krijoi një album të cilin e quajtën “Welcome” dhe doli në treg në vitin 2003. Këngët “5 Days” dhe “Reanimate” ishin hite në Zvicër dhe Gjermani, ku qëndruan me javë të tëra në krye të top-listave. Për shkak të suksesit të madh, albumi u ripërpunua dhe ridoli në treg në prill të vitit 2004, ndërkaq Patrick punoi edhe një “single” të ri me titull “Undone”.

Pavarësisht suksesit, Patrick po ashtu mori pjesë në projektin humanitar “Zeichen der Zeit”, ku u lansua edhe hiti “Du Bist Nicht Allein” që ishte ndër 10 këngët më të mira në Gjermani dhe mandej lansoi hitin “Ein Weiterer Morgen”.

Në qershor të vitit 2007, Patrick lansoi albumin e tretë me titull “Nuo” me hitet “To Late (To Save It With A Love Song)”. “Too Late” ishte albumi i 83’të më i shituri në vendet gjermanofolëse në vitin 2007, përderisa “single” i albumit “Watchin’ Over You”, i lansuar në vitin 2006 arriti në vendin e 54-t si njëra prej këngëve më të dëgjuara të vitit.

Që nga korriku i vitit 2010, Patrick Nuo ka zëvendësuar anëtarin e jurisë, Volker Neumüller, i cili ishte anëtar i emisionit “Deutschland sucht den Superstar”. Ai ndanë drejtësinë në këtë show bashkë me producentin e famshëm gjerman, Dieter Bohlen dhe aktoren Fernanda Brandao.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë Empty Re: Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë

Mesazh nga LaDescarada Fri 4 Mar 2011 - 5:18

wauu se pasna dit...qfar befasie :lol!:
LaDescarada
LaDescarada
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11767
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë Empty Re: Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 19:30

befasi teper e madhe.......
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë Empty Re: Kosovari Patrick Nuo, vlerëson talentet gjermanë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi