Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë

2 posters

Shko poshtë

Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë  Empty Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë

Mesazh nga Katniss Sun 6 Mar 2011 - 6:06

Publicisti i njohur kosovar Veton Surroi ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit në Maqedoni gjatë dhjetë viteve të fundit, në mungesë vizioni historik nga faktori maqedonas dhe mungesë konsistence nga faktori shqiptar është zvetënuar në negociata të përditshmërisë.

“Republika e Maqedonisë, e ngrirë në ecjen e vet euroatlantike për shkak të kontestit rreth emrit ka krijuar një lëvizje populiste maqedonase që përpiqet të ndërtojë legjitimitetin e vendit me projekte të së kaluarës, qoftë të shpikur, qoftë reale (prej emërtimeve të Aleksandrit të Madh deri te projekti Shkupi 2014). Vendi është tashmë i ndarë në tri blloqe të mëdha: populizmi antievropian maqedonas, besimi i shqiptarëve se vendi do të jetë anëtar i NATO-s e BE-së dhe blloku i indiferencës”, deklaroi kryetari i Klubit për Politikën e Jashtme në Kosovë, Veton Surroi.

Ai ka komentuar edhe incidentin e fundit me përmasa ndëretnike në Kalanë e Shkupit.

“Maja e Icebergut u vërejt këto ditë në Shkup, në konfliktin mes civilëve shqiptarë dhe atyre maqedonas rreth ndërtimit të një kishe ortodokse maqedonase në Kalanë e Shkupit (pjesë e rikërkimit të identitetit maqedonas). Debati rreth kishës, i lënë jashtë ndërmjetësimit të institucioneve publike, degjeneroi lehtë në konflikt fizik - e kështu mund të shkojë në tërë vendin”, theksoi Surroi.

Sipas tij, shqiptarët në Maqedoni, duke mos marrë pjesë në definimin e identitetit të vendit, qofshin të larguar, të pakonsultuar apo të përjashtuar nga ky proces, janë duke hyrë me shpejtësi të madhe në procesin e delegjitimimit të të arriturës së tyre të para 10 vjetësh, pra të faktorit shtetndërtues të Maqedonisë.

“Dhe pyetja që pason, në të kuptuar se nuk po e ndërtojnë shtetin, është krejtësisht e parashikueshme në skajshmërinë e vet: nëse nuk e ndërtojmë shtetin, nëse nuk kemi hise në të, përse jemi në të?”, ka thënë Surroi. /INA/ /Telegrafi/
Katniss
Katniss
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 11002
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi Hobi : Computer Science

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë  Empty Re: Surroi: Maqedonia pa shqiptarët s’mund të ekzistojë

Mesazh nga Tonii Sun 6 Mar 2011 - 9:45

me se e vertet se Maqedonia pa Shqiptaret nuk ekziston
ne qoftese Shqiptaret do te kishin vullnet destabilizues e shperbenin Maqedonin brenda 24 oresh
Shqiptaret kan bere perpjekje te afrohen ne bashkjetes me Maqedonasit
e ata pra maqedonasit i kan vlersuar Shqiptaret si qytetar te dores se dyt
Shqiptaret i afruan doren e bashkpunimit e ata doren e urrejtjes etnike e percmimit, ne kte rast duhet te dine pseudo Maqedonasit se ata jane humbesit e medhenj
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi