Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Atvrasje” apo “vëllavrasje” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Atvrasje” apo “vëllavrasje” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Atvrasje” apo “vëllavrasje”

4 posters

Shko poshtë

“Atvrasje” apo “vëllavrasje” Empty “Atvrasje” apo “vëllavrasje”

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Mar 2011 - 7:51

Përmbysjen e monumentit të Enver Hoxhës e kujtoj si një nga ngjarjet më të lumtura të jetës sime, në mos më e lumtura në mënyrë absolute – të paktën për sa i përket atij që quhet dimensioni social i qenies sonë, pasi në jetë kemi edhe ngjarje të lumtura private. Aq i madh ka qenë gëzimi në burg kur monumenti u përmbys, sa nuk di të them se kush u lumturua më shumë: ata në shesh, që më në fund e plandosën përdhe, apo të burgosurit si unë, të mbyllur me dekada prapa hekurave, që tek diktatori kishim projektuar tërë urrejtjen ndaj të keqes, që na kishte shkatërruar jetën.
Kujtimin e emocionet asaj dite i ruaj fort në kujtesë si një gjë të çmuar, së bashku me mirënjohjen ndaj atyre qytetarëve kurajozë që rrezikuan atë ditë dhe sikur nuk dua t’i trazoj me atë çka ndodhi më prapa. Por, vë re se ky mostrazim është i pamundur. E keqja e këtyre njëzet vjetëve më ka bërë të reflektoj shumë, edhe mbi atë gëzim duke e ridimensionuar. Dhe sa herë reflektoj për këtë, veçanërisht në ditë përvjetoresh të zhurmshme si ky i këtij viti, më kujtohet edhe një bisedë me një deputet demokrat të viteve ‘90, që ka lëvizur pastaj herë me PS e herë me PD, gjithmonë i suksesshëm, gjithnjë e më i pasur, i cili, kur i thashë një ditë, pas zhgënjimeve të para, se me arrogancën dhe autoritarizmin që po tregonte Berisha rrezikonte ta tërhiqnin zvarrë një ditë si Enver Hoxhën, m’u përgjigj me cinizëm: “E more, edhe atij monumentin i tërhoqën”.
Kjo përgjigje ka marrë për mua një kuptim simbolik, pasi më ka shtyrë të reflektoj mbi aktin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në formën e pyetjes psiko-analitike: a ishte ai një “atvrasjeje”, apo ishte një “vëllavrasje”? Si duhet ta interpretojmë këtë? “Atvrasjen”, për të cilën po flas (pa hyrë në thellësinë e kësaj teme qendrore të psikanalizës së shekullit XX dhe me plot interpretime) e kuptoj simbolikisht, si çlirimin e bijve vëllezër nga figura autoritare e atit të dhunshëm që u rrëmbente gjithçka për vete, edhe gratë, derisa një ditë e vranë, e hëngrën dhe vendosën një rend tjetër të gjërave, me “totemin” që zëvendësoi atin dhe “tabutë”, që metaforikisht këtu do t’i quaja rregullat e një bashkëjetese ndryshe. (“Totem dhe Tabu”, Sigmund Freud). Frojdi shpjegon nëpërmjet këtij miti lindjen e religjioneve. Gjithë simbolikisht kompleksin e Edipit, që çon në atvrasje, Jungu e interpreton si një dëshirë transformimi, rilindjeje, të tjerë si një dalje nga stadi i kafshës në stadin njerëzor social etj.
Kam parasysh kur shtroj dilemën “atvrasje”, apo “vëllavrasje”, edhe një intervistë të Umberto Ecos me rastin e 150 vjetorit të bashkimit të Italisë, i cili, duke e quajtur Risorxhimenton italiane më shumë një komplot të organizuar nga lart, sesa revolucion nga poshtë, thotë se italianët nuk e kanë kryer ende atvrasjen (si Anglia apo Franca që i vranë vërtet mbretërit e tyre për t’i hapur rrugën një vëllazërie të shëndoshë), se italianët kanë mbetur tek vëllavrasja. Them se po t’i vështrojmë nga kjo optikë këta njëzet vjet që na ndajnë nga përmbysja e monumentit të diktatorit, do të thoshim se edhe ne kemi shumë më tepër arsye për të thënë se kemi mbetur tek vëllavrasja, se po vazhdojmë një grindje mes vëllezërish të paçliruar nga sundimi i atit të gjithëpushtetshëm e të dhunshëm, që i përjashton dhe shtyp bijtë e tij.
Nëse do të bënim një kronikë të shkurtër të këtyre njëzet vjetëve në këtë kontekst, do të thosha se nga viti ‘92- deri më 1997 patëm një Sali Berishë në krye të vendit, që kërkoi të na imitojë atin Enver. Në 97-ta na u dha mundësia e “atvrasjes”, por ne e katandisëm në vëllavrasje. Shumë shpejt, pas këtij viti u ndamë në dy tribu me nga një at të gjithëpushtetshëm në krye të tyre. Edhe sot, modeli që kanë në kokë Sali Berisha dhe Edi Rama është po ai i atit të gjithëpushtetshëm, që u rrëmben bijve gjithçka. Por, po ta vështrosh më thellë, në fakt këta të dy nuk janë tjetër veçse një projektim i modelit të atit që kemi ne në kokë. Jemi ne vëllezërit që nuk e kemi kryer atvrasjen që projektojmë tek ata nevojën për të pasur një at padron e të dhunshëm, të cilit t’i shërbejmë e t’i japim krejt përgjegjësitë, sepse nuk jemi rritur. E ndërkaq, edhe ata vetë e klanet që i rrethojnë në këtë kuptim janë vëllezër që tentojnë të vrasin njëri-tjetrin, që s’e kanë kryer “atvrasjen”, – mjaft të shohësh nënshtrimin e tyre ndaj ambasadorëve amerikanë, apo europianë. Edhe sherri e sharjet që i bëjnë reciprokisht njëri-tjetrit si bllokmenë, neobllokmenë e bij, apo nipër bllokmenësh është një sherr midis vëllezërish të parritur.
Çfarë na mungon për të kryer atvrasjen? – gjithmonë simbolikisht e kam fjalën, sepse larg qoftë, nuk besoj se ndokush do ta marrë këtë si thirrje për të bërë ndonjë atentat. Gjykoj se kjo rilindje nuk ka të bëjë aq shumë me vrasjen e atit së jashtmi, sesa me vrasjen e modelit autoritar brenda nesh. Është një proces ky që do të duhej të fillonte që me strukturën në familje, ku vazhdojmë të sundohemi nga ati autoritar e që do të duhej të vazhdonte me arritjen e atij niveli dijeje e vetëdijeje, që do të na e bënte autonominë dhe lirinë tonë më të rëndësishme sesa çdo gjë tjetër në jetë. Vetëm kështu, në sajë të një procesi të brendshëm, do të vinte pastaj një “atvrasje” e vërtetë së jashtmi e jo një akt tjetër vëllavrasjeje. Fjalët e Brutit: “E vrava Cesarin, jo sepse nuk e doja, por sepse doja Romën më shumë se Cesarin”, janë emblematike në këtë kuptim. Pa një dashuri për Romën/lirinë Bruti nuk do të mund ta vriste Cesarin. Por, nga ana tjetër, manifestimi i një rilindjeje të tillë nëpërmjet aktesh të manifestuara së jashtmi, ka rëndësinë e vet. Përvojat historike të “atvrasjeve” të vërteta, emancipuese, rilindëse sjellin ndërgjegjësim dhe inspirim, ndikojnë shumë që në vetëdijen e njerëzve të ngjizet jo vetëm refuzimi ndaj çdokujt që kërkon të sillet si atë autoritar e i dhunshëm, por edhe refuzimin për t’u bërë vetë një at i tillë. Gjykoj se rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës nuk ka qenë një akt i tillë çlirimtar e rilindës, pse ka munguar procesi i brendshëm për të cilin fola më sipër, apo pse ai nuk ka qenë në një nivel të mjaftueshëm, por dhe pse u degjenerua nga bijtë e këqij që e shndërruan në vëllavrasje. Edhe vetë fakti që rrëzimi i tij përkujtohet gjatë këtyre njëzet vjetëve jo si një moment bashkimi e vëllazërimi i të gjithëve, por nëpërmjet dy tribush të ndara, që akuzojnë njëra-tjetrën si bij të atit diktator, tregon se kemi të bëjmë me këtë degjenerim në “vëllavrasje” dhe jo me një “atvrasje”.
Ja pse gjykoj se në njëzet vjetorin e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, vlen më shumë të reflektohet mbi rrugët e procesit që mund të na çojë në “atvrasjen” e vërtetë, sesa të bëjmë këto festime në frymën e vëllavrasjes. (panorama)
Fatos Lubonja
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Atvrasje” apo “vëllavrasje” Empty Re: “Atvrasje” apo “vëllavrasje”

Mesazh nga Daku Thu 10 Mar 2011 - 7:56

Respekte per Tos Lubonjen kam respekt per Penen e Tij dhe Opinioneve te tij dhe pse per shkak te lekeve qe merr si opinionist shpesh i "shkon"avazit dhe oreksit te Qeverise tek Opinion .

Ate dite qe ra busti i Enverit kam qene ne Shesh diku aty ke Banka E Shqiperise ,kisha frike dhe lumturi njekohesisht , fryma antidiktature kishte kohe qe ndihej ne Tirane ne ato vite.

Per mua rrezimi i bustit ka qene Atvrasje them kshu pasi E.Hoxha e konsideronte veten BABAI i kombit por ishte nje baba i keq dhe meritonte nje fund te tille.
Daku
Daku
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : N'metropolt
Postime Postime : 1998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/02/2011
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Japraku

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Atvrasje” apo “vëllavrasje” Empty Re: “Atvrasje” apo “vëllavrasje”

Mesazh nga Anakonda Sat 9 Jun 2012 - 18:43

ka qen atvrasje;nga njera an mir ja kan bo se rrezuan komunizmin dhe pruan demokracin ne shtet
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Atvrasje” apo “vëllavrasje” Empty Re: “Atvrasje” apo “vëllavrasje”

Mesazh nga dajti modh Sat 9 Jun 2012 - 19:56

Daku shkruajti:Respekte per Tos Lubonjen kam respekt per Penen e Tij dhe Opinioneve te tij dhe pse per shkak te lekeve qe merr si opinionist shpesh i "shkon"avazit dhe oreksit te Qeverise tek Opinion .

Ate dite qe ra busti i Enverit kam qene ne Shesh diku aty ke Banka E Shqiperise ,kisha frike dhe lumturi njekohesisht , fryma antidiktature kishte kohe qe ndihej ne Tirane ne ato vite.

Per mua rrezimi i bustit ka qene Atvrasje them kshu pasi E.Hoxha e konsideronte veten BABAI i kombit por ishte nje baba i keq dhe meritonte nje fund te tille.
Mire e ke Daku po ka hyp DIKTATORI I RI Sali Berisha ..qe u bo sa koha atij te parit e prap se leshon .. pa ja vene dhe atij litarin ne qafe si Enverit dikure “Atvrasje” apo “vëllavrasje” 817799
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Atvrasje” apo “vëllavrasje” Empty Re: “Atvrasje” apo “vëllavrasje”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi