Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

+3
Tonii
Arabela
Єямєℓiиdå
7 posters

Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sat 12 Mar 2011 - 22:37

Një 85-vjeçar nga Fieri rrëfen se në kohën që mjekët i kishin thënë se kishte vetëm 6 muaj jetë, pirja e helmit e ka shpëtuar nga vdekja.
Halit Braho nga Roskoveci tregon se tashmë ndihet shumë mirë dhe nuk ka nevojë për ilaçe. Ndërkohë, në shtëpi ka edhe epikrizën që tregon se është i sëmurë.
Kur mjekët i thanë se vuante nga kanceri në mushkëri, 85-vjeçari Halit Braho, nga Roskoveci, mendoi se më e mira që mund të bënte, ishte t'i jepte fund jetës. Për këtë zgjodhi helmin e një akrepi, pa ditur se do të ishte pikërisht një vendim i tillë që do ta bënte ta vlerësonte më shumë jetën, madje t'ia ndryshonte atë.

Historia
Halit Braho gëzon shëndet të mirë. Aq sa mund të të tregojë vetë edhe një nga çastet më të vështira të jetës së vet, që nuk ka shumë që i ka ndodhur e pikërisht kohën në të cilën ka vendosur që t'i jepte fund jetës së vet, pas momentit kur mjekët i thanë se ishte i sëmurë rëndë dhe për të nuk kishte shpëtim. Madje, sot ai nuk ngurron të të presë dhe ta tregojë historinë e jetës si të ishte diçka jashtë tij.

85-vjeçari thotë se para disa kohësh mori vesh se vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Pasi u shtrua në spitalin e Fierit, mjekët e përcollën për në Tiranë, që të mjekohej nga specialistët. Dhimbjet e forta që kishte në trup, sipas tij, i detyruan mjekët që t'i jepnin morfinë jo pak, por katër herë në ditë.

Sëmundja megjithatë kishte përparuar, duke bërë që i moshuari të mos shihte më nga njëri sy. Në fund, bluzat e bardha u thanë familjarëve se i plakut kishin mbetur vetëm gjashtë muaj kohë dhe do të bënte mirë që të shkonte në shtëpi për ta kaluar këtë pjesë të jetës së vet.

Dërgimi në shtëpi nga mjekët thjesht e zhyti edhe më në trishtimin e vet 85-vjeçarin, teksa ka tentuar t'i jepte fund jetës. Por, ndërkohë, familjarët, të cilët kanë parë që ai po kalonte kohë i vetmuar, kanë fshehur të gjitha ilaçet dhe helmet e mundshme, në mënyrë që i afërmi të mos kishte mundësi të bënte ndonjë veprim që do t'i shkaktonte vdekjen.

"Një ditë, kur në shtëpi nuk kishte njerëz, shkova në një strehë dhe pashë një akrep. M'u duk si shpëtimtari im për të shkuar në botën e përtejme, - rrëfen Braho.

- E kapa akrepin dhe e futa në një vazo e brenda tij hodha vaj ulliri. Mendova se po ta lija disa ditë ashtu, akrepi do të zbutej dhe me helmin e vet do të më bënte t'i jepja fund edhe dhimbjeve të mia. E lashë disa ditë në vaj ulliri, pasi nuk kam dhëmbë e s'e kafshoja dot. Pas disa kohësh, kur mendova se akrepi e kish çliruar gjithë helmin e vet, e piva lëngun që ndodhej brenda në vazo".

Familjarët mbështesin rrëfimin e 85-vjeçarit. Ata thonë se pasi ka pirë lëngun ku kishte qëndruar për disa ditë akrepi, i moshuari ka pritur momentin që helmi do të vepronte në trup dhe si rrjedhojë jeta e tij do të merrte fund.

E në fakt, kanë kaluar tre orë derisa organizmi ka reaguar. Ka qenë pikërisht ky moment kur Braho ka thirrur familjarët për t'u thënë se ç'kishte bërë e duke u shprehur se jeta e tij tashmë do të merrte fund. Të afërmit e tij tregojnë se pas pak minutash ai ka vjellë duke nxjerrë gjithçka që kishte në stomak. Në këto momente kanë dashur që ta nisin për në spital, ndërsa i moshuari ka kërkuar të pijë ujë.

Pas kësaj është shtrirë në krevat, ndërkohë që të afërmit kanë menduar se i kishte ardhur ora e vdekjes. Madje, kanë nisur të largojnë edhe sendet shtëpiake nga njëra dhomë për pritjen e njerëzve për ngushëllim.

Por, pa kaluar një orë, 85-vjeçari është çuar në këmbë dhe ka kërkuar të ushqehet. Familjarët i kanë përgatitur për të ngrënë, ndërkohë që burri plak është shprehur se ndihej shumë mirë. Të nesërmen ai është çuar në spital, teksa ka kryer analizat.

Mjekët janë shprehur se i moshuari nuk vuante nga asnjë lloj sëmundje dhe aq më tepër as nga sëmundja e kancerit në mushkëri. Një gjë e tillë ka mahnitur familjarët dhe vetë 85-vjeçarin, i cili thotë se ka qenë pikërisht helmi i akrepit që e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Ndërkohë, Halit Braho, sot 85 vjeç, ka në shtëpi një epikrizë që vuante nga sëmundje kanceroze në mushkëri. Gjëkundi në literaturën shkencore nuk gjendet se helmi i akrepit mund të jetë zgjidhje për kanceret (çka do të kishte shpëtuar shumë njerëz nga një vdekje e një sëmundje të tillë të dhimbshme). Nuk është çudi që shumë prej njerëzve thonë që në të vërtetë i moshuari nuk ka pasur aspak kancer e që diagnoza e përcaktuar nga mjekët, nuk ka qenë e saktë.

Top channel
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Re: Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga Arabela Sat 12 Mar 2011 - 22:42

akrepi,akrepi,,,,sa i mire per te miret aq i keq per te keqinjt
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Re: Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga Tonii Mon 14 Mar 2011 - 11:37

ky Roskoveci ka marr shum fam njeher than se erdhen Ufot e tani ky lajmi lart,
Tonii
Tonii
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5860
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Re: Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga bobi 10 Mon 14 Mar 2011 - 12:29

Tonii shkruajti:ky Roskoveci ka marr shum fam njeher than se erdhen Ufot e tani ky lajmi lart,
hahahahhahhahahhahaha

kam qesh Toni sa te mund.

Vend cudirash jemi ne per teori,por hec mo se nuk eshte per te qesh kur permend mamben e zeze.
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Re: Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga WebMaster Mon 14 Mar 2011 - 12:42

Amon si nuk plasen njerezit me keto lloj genjeshtrash sot se kuptoj a fiton duke genjyer apo e ben per sport sepse jan mesuar duke genjyer
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Re: Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga Dardania Mon 14 Mar 2011 - 13:27

hmmm tani Shtetet e tjera te europes dhe ne Bot nuk do ken probleme me me semundje do marrin receten e ilacit te kesaj ngjarje Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! 398758
Dardania
Dardania
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Berlin
Postime Postime : 1134
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 08/11/2010
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Muzika

http://www.dardania.msnboard.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Re: Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga Anakonda Thu 5 Apr 2012 - 4:53

te pakten per dicka e paska ndihmuar
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!! Empty Re: Pi helm akrepi dhe shpëton nga kanceri, çudia ndodh ne Fier!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi