Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femrat shqiptare sot People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Femrat shqiptare sot People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat shqiptare sot

3 posters

Shko poshtë

Femrat shqiptare sot Empty Femrat shqiptare sot

Mesazh nga WebMaster Wed 16 Mar 2011 - 3:29

Një rrëfim fotografik

Ekspozita është produkt i një projekti të iniciuar nga Ambasada Spanjolle nën titullin “Ellas”(Ato). Është zgjedhur jo pa qëllim 8 Marsi për t’i prezantuar. Fotografitë e ekspozuara janë përzgjedhur nga një konkurs i lajmëruar më parë me temën “Gjendja e gruas në Shqipëri: e përditshmja, fantazi, art, denoncim, barazi, krijimtari”

Një vajzë e re, pastaj një plakë që shet rroba në trotuar, një tjetër që më shumë u ngjan burrneshave, një tjetër që ngre bar në krah...Janë të gjitha femra shqiptare të kapura në përditshmërinë e tyre. Nëse kalon në krahun tjetër të ekspozitës fotografike ajo duket më e përditësuar në fenomene: një nudo, një çift lezbikesh, një grua që qëndron para fotos së një anoreksikeje, një e moshuar që i kthen shpatullat përqindjeve nëpër dyqane, një vajzë rome e takuar rrugës, një tjetër në zymtësinë e shtëpisë, por edhe duart plot me rrudha të një gjysheje. Është një rrëfim fotografik për gruan shqiptare, parë jo me sytë e profesionistëve. Ekspozita është produkt i një projekti të iniciuar nga Ambasada Spanjolle nën titullin “Ellas” (Ato). Është zgjedhur jo pa qëllim 8 Marsi për t’i prezantuar. Fotografitë e ekspozuara janë përzgjedhur nga një konkurs i lajmëruar më parë me temën “Gjendja e gruas në Shqipëri: e përditshmja, fantazi, art, denoncim, barazi, krijimtari”. Këto janë fotografi të realizuara nga persona të ndryshëm pa kufij moshe e as gjinie, pa kushtin e domosdoshëm për të qenë profesionistë. “Ky konkurs ka për synim të nxisë, të njohë, të përhapë e të vlerësojë krijimtarinë, si dhe të festojë duke i dhënë një kuptim Ditës Ndërkombëtare të Gruas”, thotë organizatorja e këtij projekti për Ambasadën Spanjolle, Carmela Sánchez-Blanco Palomera. Nga fotografitë e paraqitura për konkurrim një juri e përbërë nga anëtarë të Ambasadës Spanjolle në Tiranë, Shtëpia e Spanjës, si dhe nga fotografi Armando Babani, përzgjodhën disa nga veprat për t’u ekspozuar, ku më e mira në mënyrë simbolike i jepet edhe një shumë monetare prej 200 eurosh, ndërsa çmimit të dytë, 100 euro. Ajo që vihet re në ekspozitë është përballja e femrës në dy dimensionet: jetës në periferi dhe asaj urbane. E thënë ndryshe, mund të ndërtosh dy histori përmes këtyre fotografive. Në periferi, në zona të thella ku jeta e femrës është afër asaj tradicionales, përpjekjes për mbijetesën e familjes dhe një tip i femrës shqiptare që në një jetë paralele me tjetrën, është më afër e pjesë e fenomeneve më bashkëkohore. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë “Zeta” deri më 13 mars.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare sot Empty Re: Femrat shqiptare sot

Mesazh nga kasperi Wed 16 Mar 2011 - 23:56

femrat shiptare sot
te arsimuara
te emancipuara
te ngitura nga vetedija
te lira ne veprime
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare sot Empty Re: Femrat shqiptare sot

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 3:08

Femrat shqiptare;te arsimuara,me karakter,liri veprimi dhe te dhunuara.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Femrat shqiptare sot Empty Re: Femrat shqiptare sot

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi