Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

3 posters

Shko poshtë

 Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!  Empty Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Mesazh nga WebMaster Thu 31 Mar 2011 - 11:55

Krimi dhe ndëshkimi.

Në realitetin fqinjësor “Krimi dhe ndëshkimi” ka marrë përmasat e irreales. Nëse krimi për një vrasje banale, dikur, përjetohej nga vetë individi i përkryer nga një ndërgjegjje virgjërore, sot krimi paguhet nga bashkëatdhetarët dhe nga një popull që duket se po mundohen ti veshin mantelin abstrat se në pjellën e saj ka vetëm ujq e çakej. Në 2005, një apel kundër ksenofobisë i nënshkruar nga “Vipat shqiptarë” në Itali dhe përballë, një demonstrim i hapur nëpër udhët e mbushura me kaq histori të lashta kriminale të lartësuara në vepra arti, pa dyshim që inicon një performancë, që ka dyanshmërinë e saj. E para, ajo forma e përkryer që merr eshkë menjëherë në formën e kryengritjes dhe që është shumë herë e bukur, e nxituar dhe shumë heroike. Dhe e dyta, ajo forma e heshtjes, e turpit, e përuljes vrastenike që kanë njerëzit e thjeshtë duke mallkuar veten, që dikush që ka pirë të njëjtin qumësht dhie që është brujtur me një histori heroike ka kryer këtë akt të turpshëm, që e bën të ulë kokën për vëllazrinë kombastike. Kobi i një jete të marrë kot dhe dëshpërimi i një akti barbar. Të gjitha në një kohë rekord…Vetëm hakmarrja ishte më shumë se gjak…ishte urrejtje…Ndaj kujt? Unë mendoj me bindje të plotë që urrejtja e një të porsaardhuri nuk ishte ndaj vendasve, ndaj atij baristi varez që donte të shuante sherrin ,dhe me atë përuljen prej vendaliu i ka shpëtuar ndonjë fjalë ashtu vetvetiu . Urretja e djalit nga Shqipëria ishte ndaj të kaluarës së tij. Ndaj atij vendi që shahet e grihet në triumfime politike, në deklarata absurde për të ardhmen e shqiptarëve, dhe në një varfëri të turpshme dhe të dhimbshme. Një krenari që ai njeri donte ta thyente,atje në mirëqënien me dritëza të kuqe e të bardha, atje ku ngjyrat kanë ëmbëlsinë e tyre dhe e kaluara nuk është vetëm një ninullë e ëmbël familjare.
Ai donte ta thyente edhe pse më shtazën që fle brenda njeriut mbante një thikë për tu bërë pjesë e fitimit të lehtë, pjesë e krimit dhe e amalgamës më të lëtyrë njerëzore. Por është një gjë e zakonshme t’i ngjitesh lymit të krimit. E mëson me të gjitha mjetet e saj shoqëria shqiptare, tashmë fotografitë e politikanëve kanë mbytur bulevardet, dikush i bën pyetje të mençura politikanëve të rinj, dikush arrin edhe ti fusë në filozofi ( këto të fundit nuk ja kanë hiç haberin) dhe kanë arritur të fryhen, të bëjnë premtime joshëse për simpatizantët, dikush prej tyre shtron dreka luksoze për pensionistët, dikush mëngjes për mëngjes pi një kafe me plakat e lagjeve dhe i flet për varrezat që do bëhen mauzoleume dikush pse jo nga kandidatet femra mbledh lëmshin e trikove kur plakat thurin triko për nipërit. Dhe të rinjtë shqiptarë marrin udhët e arratisë…Drejt një ëndrre….Si para disa vitësh…Asgjë nuk ka ndryshuar në panoramën e emigrimit:i lashtë, mizor dhe gjithnjë ndjellakeqës…pa asnjë strategji, mbushur vetëm me ëndërra…
Dhe pastraj vjen pendesa e shpejtë. Sapo ka kaluar zjarrmia, djali shprehet se nuk ka dashur të hakmerret, nuk ka dashur ta kryejë këtë akt. Dhe nëse flasim për adoleshentë amerikanë që kryejnë krime duke kopjuar akte barbare që sot përcillen nëpërmjet ekranit në prodhime të shumëllojshme, nuk besoj se bëjmë gjë tjetër veçse llomotisim në mënyrë vulgare. Nuk ka nevojë që i riu shqiptar të kopjojë histori të ngjashme dh të luajë supermenët. Realiteti shqiptar është i personifikuar me krime që nga banalet, tek gjakmarrja e deri tek krimet mafioze. Bota shqiptare e merr hakun me gjak jo sepse ia kërkon thirrja shekullore për ta bërë një gjë të tillë, por sepse ia injekton e sotmja:varfëria dhe injoranca, mungesa e civilizimit dhe mungesa e bashkëqytetarisë europiane. Përjetojmë një situatë inkadeshente që patjetër duhet të ruajmë ekuilibrat njerëzorë…Një popull që vuan nga dilemat e mëdha të minimumit të jetesës dhe të edukimit, të rinj që kërkojnë të shuajnë të kaluarën me gjak….
Realiteti Italian ka njohur bëma shqiptare nga më të çuditshmet. Aty ku ka lindur Mafia me gjithë mizoritë e saj, femra është shitur si dele dhe nga njerëzit e gjakut dhe nga bashkëshortët në mënyrën më antinjerëzore. Aty ku njerëzit parfumosen dhe për t’i bërë një xhiro qenve (që ato të kryjnë nevojat e tyre) shqiptarët të grumbulluar në tufa, hahen e grihen me zë të lartë dhe shprehin inferioritetin e tyre në rregulla joqytetare. Pa dyshim një qytet i qetë si Vareze, ku jetojnë njerëz shumë të qytetëruar, të ftohtë dhe të kulturuar është tronditur nga një akt i tillë barbar. Në jetën e tyre monotone, ku nuk ndodh asgjë, ku qetësia të mpin jetesën e përditshme një vdekje kaq e pafat, ka llahtarinë e saj brenda. Ka kthimin prapa. Italianët nuk e duna kthimin prapa. Ato duan të ecin përpara në rrugën e tyre drejt qetësisë dhe mirëqënies ekonomike. Dhe nëse 70 % e popullsisë italiane i shohin emigrantët shqiptarë si njerëz të krimit, si kontigjent që u merr punën, të ardhurat, që iu prish qetësinë, dhe si një problem në të ardhmen e tyre, pa dyshin që krimi i Varezes do e çojë këtë shifër në 98%. Dhe nuk mjafton apeli i “Vipave” shqiptarë që janë rregulluar mrekullisht në Itali për të qetësuar shprishjen e mendësisë së tyre. Edhe pse ato mund të jenë të qëllimuar të vazhdojnë protestën e tyre “Pride pro Albanian” E keqja e këtij krimi mbartet nga Atdheu mëmë, nga ai vend që ka përcjellë një të ri shqiptar në vendin fqinj. Si është e mundur që njerëzit dëshirojnë përsëri të ikin? Tashmë që 2 korrikut të 90-ës po i bëhen më se 15 vjet përkujtimore, të rinjtë përsëri duan të çjerrin realitetin trazovaç shqiptar dhe të arratisen në një vend tjetër, mjaft që të mos jetë vendi i tyre. 13 vjet më parë do të isha protagoniste e një prej emisioneve radiofonike që është bërë për emigracionin, quhej “Zemër”. Kish ndodhur ikja e madhe e ambasadave, më pas anije të tëra u mbushën me shqiptarë dhe u larguan drejt Italisë. Vendi ynë e përjetoi në mënyrë tragjike. Në atë emision unë bëja lidhjet e jashtme me shtëpitë e emigrantëve që ndodheshin në Gjermani dhe në Itali. Nga gjithë ato biseda të gjata më ka mbetur një imazh në mendje, që nuk do e harroj kurrë. Në të gjitha shtëpitë e emigrantëve, fotografitë e para që kishin mbërritur në familjen e tyre, kishte të bënin me frigoriferin. Djem shtatlartë apo trupvegjël bënin nga një shkrepje fleshi përpara frigoriferëve të mbushur plot me ushqime. Dhe prindërit ishin të kënaqur: “Të paktën mbushin barkun edhe pse nuk na kanë afër”, më shpreheshin jashtë mikrofonit….
Varfëria i katandisi shqiptarët të largohen udhëve të botës, veçanërisht ato shqiptarë që jetojnë në zonat rurale dhe larg qytetërimit të Tiranës me qindëra kilometra. Vuajmë pasojat e një ish sistemi absurd në mënyrën e të drejtuarit dhe sot…Varfërinë e politikës shqiptare…
Pa dashur dikush u bë kriminel…Nuk duhet shumë për tu futur në një rang të tillë…Mjafton vetëm pak, një krim banal dhe një shoqëri e tërë gjakoset me barbarizmin e gjakëderdhjes. Është një qeveri e tërë, një popull i tërë që kërkon gjak. Kërkon gjakun e civilizimit dhe të harmonisë dhe këtu nuk ke të bësh me ligje të rrepta, por me rregulla njerëzore të bashkëqytetarisë. Dhe ai qytetari i ndershëm shqiptar që prej vitesh kërruset në punë ndërtimi, në fabrikat e makaronave apo në sheshet e parkimit pa dyshim që do ketë kërrusje më të thellë. Do e shohin shtrembër, dikush që nuk e ka dhe aq mirë me pronarin mund të largohet dhe nga puna krejt kot, dikujt do ti largohen miqtë, dikush tjetër do të bëjë lojën e të inatosurit me këto të ardhurit nga zona rurale, dikush do harrojë që ka prejardhje shqiptari dhe kush do ja belbëzojë dikush, do ndërrojë muhabetin. Racizmi do ushtrohet dhunësisht ndaj atyre shqiptarëve të ndershëm që kanë zgjedhur rrugën e rëndë të mbijetesës nëpërmjet punës së ndershme, që kanë zgjedhur rregullat e qytetarisë dhe normalitetit. Por kurrzi i tyre në këto kohë të turbullta duhet të mbajë shumë sepse ka diçka brenda shqiptarit që e bën të ndëshkohet vetvetiu, tek i ndershmi fle ndërgjegjja dhe kur ajo zgjohet merr përmasat e kryengritjes kur përlytet emri i shqiptarit, kombit të tij. Dhe nëse në Itali ky emër është përlytur me qindra krime ordinere të ndodhura e të sajuara nga gazetat, pa dyshim, që tashmë do të pritet ndonjë ortek ndaj shqiptarëve. Ndaj atyre që kanë një ëndërr dhe duan ta realizojnë qetësisht si gjithë qytetarët e kësaj bote Sigurisht problemi më i madh është drejtësia italiane. Vrasësi nuk mund të dënohet me vdekje dhe pse disa parti ekstreme e kanë kërkuar këtë(drejtësia italiane nuk e lejon) por sigurisht që nuk do të dënohet as me ergastolo(dënim të përjetshëm) do të dënohet me disa vite burg që do vinë gjithnjë duke u reduktuar për shkak të moshës dhe pa dyshim për faktin që djali ka një moshë relativisht shumë të re. Çështjet do të shtyhen e do të shtyhen dhe hakmarrja e drejtësisë nuk do të jetë asnjëherë ajo e merituara, sepse ligjet italiane kanë rregulla mbi rregulla ku mund të gjesh gjithnjë një çadër për tu mbrojtur. Për më tepër dhe pendimi dhe kërkimi i faljes nga nëna e djalit kanë qenë të menjëhershme dhe ato ndikojnë shumë në opinionin publik pse jo dhe në ligjet italiane. Nuk ka asgjë më ë butë se drejtësia italiane. Mund t’ja hedhësh shumë kollaj, mjafton të gjesh një avokat shumë të zot. Problemi është se kush do e paguajë valën e madhe të urrejtjes që do krijohet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, opinionin vrastar që fle tek çdo i huaj , racizmin.. Janë ato që do paguajnë me djersë, me vetëmohim dhe mbi të gjitha me nënshtrim të përvajshëm.
Në Itali krimin do e paguajë vetëm i vdekuri, që nuk jeton më... ndëshkimin do e paguajnë emigrantët e thjeshtë.
Është koha që qytetarët shqiptarë duhet të protestojnë për të drejtat e tyre, kudo ku janë dhe pse atdheu dhe politika shqiptare ka kohë që i ka braktisur në rrugët e arratisë…..



Jepni mendimet tuaja përsa i përket arsyeve te krimit.
A mund te njohi arsye "marrja e nje jete"?!

Cili do te ishte ndëshkimi i duhur sipas jush?!

Burimi i kesaj teme eshte mar ne nje web mu duk shum interesante per te diskutuar
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!  Empty Re: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Mesazh nga WebMaster Sun 17 Apr 2011 - 8:22

Varet sepse marrja e nje jete pervec te modhit zot ska te drejte ta mori njeri qa do qe te kesh bere se sado vone e denon perendia njeriun
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!  Empty Re: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Mesazh nga Prada Sun 17 Apr 2011 - 8:25

kunder krimeve

pro ndeshkimeve
Prada
Prada
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne Hapesire
Postime Postime : 7718
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/04/2010
Mosha Mosha : 112
Hobi Hobi : Ndihmes Bageri

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!  Empty Re: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Mesazh nga Anakonda Sat 10 Mar 2012 - 2:52

Kur te besh nje krim,duhet te marresh parasysh edhe ndeshkimet.Krimi eshte nje gje e rende,por ndonjehere mund te shkaktohen edhe padashur.Ama deshkimi nuk mund te jepet edhe aq i rende.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!  Empty Re: Mendimi juaj mbi "krimin" dhe "ndëshkimin"!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi