Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

4 posters

Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga kasperi Sun 3 Apr 2011 - 22:47

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

[You must be registered and logged in to see this image.]

Statistikat kanë filluar të "çmenden". Ato flasin gjithnjë e më shumë për një numër të madh rastesh të martesave që përfundojnë në ndarje.
Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës së tyre. Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Dhe, papritur, kaq vite të jetës bashkëshortore shndërrohen në një të kaluar të largët.

Në ditët e sotme, fakti i një ndarjeje nuk përbën ndonjë lajm të veçantë. Ndarjet janë bërë thuajse një rutinë e zakonshme, e përditshme. Dhe ajo që të bën më shumë përshtypje është se ndarjet në martesat me një jetëgjatësi të madhe janë bërë diçka e shpeshtë kohët e fundit. Është e vështirë të kuptohet se si dy njerëz që kanë jetuar 20-30 vjet së bashku, të vendosin të ndahen. Por s'ke ç'bën. Pavarësisht nga arsyet, shkaqet që çojnë në një ndarje të tillë, tashmë është fakt i pakundërshtueshëm se numri i divorceve në martesat afatgjata rritet vazhdimisht, me ritme të çmendura. Ku do të shkojë vallë?!

Shkaqe që shtyjnë në ndarje

Të shumta janë arsyet që mund të shtyjnë një martesë afatgjatë në ndarje. Një prej tyre është rrënimi fizik i marrëdhënies, për shkak të kalimit të kohës. Kur vetë çifti nuk përpiqet ta rinovojë këtë marrëdhënie, natyrisht që do të vijë monotonia dhe më pas shkatërrimi. Mënyra me të cilën u ndërtua lidhja në të kaluarën përbën një arsye që mund të çojë në ndarje pas shumë vjetësh martese. Nuk ekzistonte gjithnjë në shoqëri liria për të zgjedhur shokun e jetës.



Shumë femra detyroheshin prej familjeve të tyre ose nga rrethanat e jetës, të martohen me një burrë të caktuar me të cilin bënin fëmijë dhe vazhdonin jetën me të mirat dhe të këqijat që mund të sillte një marrëdhënie e tillë. Në rastet më të shumta çifti jeton me të gjitha problemet që i paraqiten në jetë, dhe në çastin kur çlirohet nga detyrimet ndaj fëmijëve, d.m.th kur fëmijët kanë arritur moshën e pjekurisë, vendosin të ndahen, duke realizuar në këtë mënyrë qoftë edhe pas shumë viteve, dëshirat dhe ëndrrat që mbetën të shtypura për kaq kohë.

Një arsye mjaft e zakonshme që mund të çojë një martesë afatgjatë në ndarje i detyrohet ekzistencës së një personi të tretë, një të dashure ose një të dashuri. Sigurisht tradhtia në martesë dëshmon për problemet që ekzistojnë në martesë, si dhe mungesës së kënaqësisë së bashkëshortit ose të bashkëshortes. Kështu që nuk janë të pakta gratë dhe burrat që kanë tradhtuar njëri-tjetrin. Ndërsa ekziston edhe një kategori femrash që shkojnë deri në ndarje pa dashur ta pranojnë tradhtinë.

Një tjetër arsye tepër e thjeshtë për të cilën ndahen çiftet rëndon mbi vetë çiftin, me zgjedhjet e gabuara dhe sipërfaqësore që mund të bëjnë për shkak të një dashurie momentale si dhe tërheqjes seksuale të çastit. Është e vërtetë që kur dy njerëz dashurohen nuk gjykojnë me qartësi dhe kur pasion i bie gradualisht ndërgjegjësohen për situatat dhe problemet të cilat jua bëjnë të vështirë bashkëjetesën. Shumë njerëz pohojnë se duhet të ishin treguar më të kujdesshëm në zgjedhjen e shokut të jetës së tyre.

Pas njëzet vjet martese njerëzit i mendojnë dhe i gjykojnë situatat me gjakftohtësi. Kështu ata zbulojnë se një pjesë e madhe e jetës së tyre përbëhej nga gabime, mungesa dhe faje të cilat nuk ishin marrë në konsideratë. Është fakt se marrëdhëniet dashurore si dhe filozofia që fshihet pas tyre nuk mësohet në asnjë shkollë. Njerëzit i drejtohen njëri- tjetrit pa qenë në gjendje t'u vënë kufij gjërave. Një marrëdhënie dashurie është një organizëm i gjallë që nuk zhvillohet vetëm, ai ka nevojë për mbështetjen e të dy personave ose të dy bashkëshortëve. Dhe më në fund ajo që sjell fundin tek një lidhje është padituria dhe mungesa e të resë.

[You must be registered and logged in to see this image.]
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Gjeto Gjetani Sun 3 Apr 2011 - 23:36

.......kjo eshte krejt e natyrshme,sepse nuk ka rruge tjeter,sa here qe rrezohesh,prap duhet te ngrihesh per te ecur me tej........
Gjeto Gjetani
Gjeto Gjetani
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Dukagjin
Postime Postime : 1969
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/12/2010
Mosha Mosha : 55
Hobi Hobi : leximi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga WebMaster Mon 4 Apr 2011 - 0:08

Gjithmone njeriu mendon se dashurine qe ke e ke pergjithmone ka shum raste qe kjo gje nuk perfundon keshtu sikur mendojme rrezohemi edhe ngrihemi duhet jeta eshte e perbere keshtu
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga kasperi Mon 4 Apr 2011 - 0:51

Tapalushe shkruajti:Gjithmone njeriu mendon se dashurine qe ke e ke pergjithmone ka shum raste qe kjo gje nuk perfundon keshtu sikur mendojme rrezohemi edhe ngrihemi duhet jeta eshte e perbere keshtu
mirpo nese dashuria zbehet apo semuret duhet qe te ja japim nje terapi sheruese
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Anakonda Wed 8 Feb 2012 - 5:39

Njerezit vihen perpara sfidave te medha edhe si kjo,edhe mund te sakrifikosh varet nga gjendja ku ndodhesh.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...  Empty Re: Të sakrifikosh një dashuri për një dashuri tjetër...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi