Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Do të më shihni ndryshe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Do të më shihni ndryshe People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Do të më shihni ndryshe

2 posters

Shko poshtë

Do të më shihni ndryshe Empty Do të më shihni ndryshe

Mesazh nga WebMaster Mon 4 Apr 2011 - 23:59

“Nëse shikon look-un e ri të Ingrid Gjonit, mendon se ke të bësh me një vajzë intelektuale, aspak ekstravagante, që bie në sy me thjeshtësinë që e karakterizon nga maja e flokut deri tek gishti i këmbës. Syze optike, flokë të prera shkurt në ngjyrë të zezë, një veshje casual që të shtyn të pyesësh veten është apo nuk është ajo! Në fakt, një habi e tillë vjen plotësisht e përligjur në momentin kur dihet se Ingrid Gjoni është një nga femrat më të nxehta dhe më të lakmuara në ekranet shqiptare, kjo jo vetëm për performancat e saj seksi, por edhe për atmosferën që krijon në çdo skenë ku ajo ngjitet. “Unë po punoj për tri këngë të reja, por ende nuk e kam vendosur se cilën prej tyre do ta bëj videoklip.

E rëndësishme është që do të ndryshoj stilin tim, sepse mendoj se ka ardhur koha që të prezantohem me më shumë risi. Ideja ime është që edhe në videoklipin e radhës që do të lançoj, do të më shihni ndryshe dhe besoj se kjo do të ndikojë në shijet e fansave të mi. Shumëkush është mësuar që të më shohë sa më ekstravagante, por ka ardhur koha që të pozicionohem më tepër tek muzika e vërtetë dhe jo tek pjesa e dukshme”, thotë me bindje Ingridi. E thënë ndryshe, në videoklipin për të cilin këngëtarja po punon momentalisht, nuk do të ketë asnjë grimë të ngjashme me videon e fundit “Puçi-puçi”, që erdhi si një bashkëpunim muzikor me saj dhe mikeshës së ngushtë, Çiljetës.

Sigurisht duke iu përshtatur edhe kohës, pasi nuk bëhet fjalë më për temperatura të larta, për detin apo rrobat e banjës, Ingridi thekson se ka zgjedhur një tjetër metodë të suksesshme për të thithur edhe më tepër fansa rreth vetes. “Kënga ka përfunduar në studion e regjistrimit dhe pas disa ditësh do të filloj punën për realizimin e klipit. Këtë herë kam bashkëpunuar me një kompozitor shumë të dëgjuar, emrin e të cilin nuk preferoj ta zbuloj, por e sigurt është që do jetë një klip shumë interesant, ku unë do t’i këndoj një historie dashurie dhe një situate speciale nëpër të cilën besoj se kanë kaluar shumë femra”, vijon Gjoni. Ndërsa këngëtarja e njohur vijon të jetë pjesë e koncerteve të shumta të organizuara brenda dhe jashtë Shqipërisë, për asnjë moment ajo nuk harron që të angazhohet me përgatitjet e klipit të radhës.

Nuk heziton të përmendë faktin se kjo verë ka qenë një nga sezonet më të suksesshme në karrierën e saj, pasi nuk ka pasur ditë që ajo nuk ka kënduar nëpër klube nate përpara publikut të gjerë, dhe sigurisht para bashkatdhetarëve tanë që jetojnë larg vendit. Koncertet e shumta nuk i kanë krijuar aspak mundësinë për të marrë ca rreze diellore. Por Ingridi kurrsesi nuk pendohet, pasi ka planifikuar që pas pak ditësh të niset me pushime jashtë shtetit. E rrethuar gjatë gjithë kohës nga njerëzit e saj më të dashur, këngëtarja shpesh është bërë objekt i faqeve rozë të gazetave shqiptare, sidomos pas daljeve të shpeshta me Bleron, ku ata të dy janë bërë objekt i aparateve fotografikë të paparacëve të ndryshëm. Lidhur me këtë, Ingridi shprehet e prerë se dy këngëtarët kosovarë, Blero dhe Shpat Kasapi, janë dy nga miqtë më të ngushtë me të cilët atë e lidh vetëm puna. “Jo vetëm kaq, por unë nuk kam aspak kohë për histori të reja dashurie”, përfundon këngëtarja, duke lënë të kuptohet se në jetën e saj nuk ka ende ndonjë mashkull që mund t’ia ketë rrëmbyer zemrën!


Gazeta: Korrier
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Do të më shihni ndryshe Empty Re: Do të më shihni ndryshe

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:59

e shof se ka ndryshu dhe politika.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi